Kriza greke në Shqipëri ka pasur përgjithësisht dy qasje në analiza. Njëra ka qenë ajo nacionaliste idiote, e tipit “shumë mirë t’i bëhet grekut, le të vdesë për bukë” e tjetra kozmopolite e po aq mendjemadhe, një analizë e jashtme e borxhit të brendshëm të Greqisë, analizë gjakftohtë a thua se bëhet fjalë për një krizë në Sri Lanka e jo në mes të Europës, e ngjitur me Shqipërinë.

Kriza greke, ndryshe nga çfarë duam të besojmë, e ka prekur Shqipërinë, dhe e ka prekur mirë madje. Këtë e thotë gjithë ditën Banka e Shqipërisë, duke reflektuar mbi remitancat e pakta të emigrantëve. Por, mbi të gjitha, kjo ndihet në qytete kufitare si Korça e Gjirokastra, ku të ardhurat e emigrantëve ishin buka e përditshme e ekonomisë lokale. Shumica e bizneseve që ishin ndërtuar si pasojë e kësaj qasje ekonomike lokale, kanë të bëjnë me materialet e ndërtimit dhe arredimit të shtëpive. Duke qenë se tradita e emigracionit shqiptar, ishte ndërtimi, apo rindërtimi i banesave. Me dhjetëra dyqane mobiliesh, elektroshtëpiakesh, e shërbimesh të tjera të kësaj natyre po falimentojnë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, sidomos në zonat kufitare, ku edhe emigracioni i shqiptarëve në Greqi ishte më i përqendruar.

Kjo fazë do të shoqërohet me një fazë tjetër, që do jetë kthimi masiv i emigrantëve në qytetet e origjinës. Po të shkëputemi nga folku i “gjasme patriotizmit” e këngëve me “kurbetin e zi, që më mirë është me ndejt në shtëpi”, është e lehtë të imagjinohet, që ky nuk është një lajm i mirë, sidomos në kushtet kur qeveria shqiptare ka përqafuar sistemin më fundamentalist neoliberal të parë në ndonjë vend tjetër. Mosprezenca e shtetit e lënia dorë të lirë tregut, do të sillte në këto zona një kosto edhe më të lartë sociale. Si papunësi, rritje kriminaliteti e forma të ngjashme të kanalizmit të depresionit. Mungesa e një alternative B, për ata që nuk gjejnë punë në vendin e tyre, vajtja në emigrim, tashmë është plotësisht e fshirë. Në këto kushte katastrofa është praktikisht në dyert e Shqipërisë.

Shteti shqiptar, jo vetëm që nuk e merr në analizë një mundësi zgjidhjeje, por përkundrazi e fut veten në një flluskë imagjinare prosperiteti, e ulëret me zërin e Kryeministrit idiotësira të tipit jemi vendi i dytë për zhvillim pas Gjermanisë. Me këtë sjellje tashmë të parë e të provuar në 97, kostot e 97 janë të pashmangshme.

E vetmja mënyrë për të shmangur katastrofën është e kundërta e asaj që qeveria e djathtë në pushtet po bën. Së pari, sikur të kishim një shtet, duhej ngritur menjëherë një grup krize i koordinuar mes Ministrisë së Ekonomisë, Financave, asaj të Punës dhe të Brendshme. Për të kuptuar se sa është sasia e shqiptarëve që po kthehen, e cili është ritmi i kthimit të tyre. Gjithashtu njohja dhe me profesionet dhe me kapacitetet financiare me të cilat kthehen në Shqipëri.

Pas kësaj faze, sikur ne të kishim një shtet të vërtetë, do të na duhej të rikthenim një qasje proteksioniste të shtetit, sidomos për sektorët ku pritet që paratë e emigrantëve të kthyer do të investohen. Edhe me sy të lirë, pa asnjë studim, është e kuptueshme që shumica e shqiptarëve në Greqi punojnë në ndërtim, agro-biznes ose industri tekstile. Në shumicën e rasteve është e pritshme që ky grup, me paratë e kursyera, të tentojë të rikrijojë në Shqipëri të njëjtin biznes, duke pasur parasysh që do të duan të vënë në jetë njohuritë e fituara në emigracion.

Sikur ne të kishim shtet, menjëherë do të nisnin politikat e kreditimit dhe ndërtimi i një banke bujqësore (premtim i Berishës në 2005-n) për të jetësuar këtë kapacitet monetar e punëtor që do të angazhohej në ekonominë shqiptare. Kjo do të sillte që në rastin më të keq, papunësia të mbetej e njëjtë e nuk do të shtohej me gjak të ri emigrantësh fatkëqij.

Analiza e aftësive të “të ardhurve të rinj”, është shumë e rëndësishme për të rivitalizuar ekonominë e për të ulur papunësinë në vend. Së pari, sepse papunësia në Shqipëri është më tragjike se papunësia në vende të tjera europiane. Në Shqipëri, të papunët janë në kushte mesjetare, kanë vetëm trupin fizik, por nuk dinë të përdorin asnjë makineri, e nuk zotërojnë asnjë zanat që do të mund t’i krijonte një lloj perspektive. Ata janë sot pas më shumë se 20 vjetësh, në të njëjtat kushte që ishin emigrantët e parë që shkuan në Perëndim. Sot emigrantët e kthyer, vërtet, mund të jenë pa punë, por ama zotërojnë një aftësi, që mund të transformohej në një motor për ndërtimin e mikro-bizneseve familjare, që sot janë i vetmi ilaç kundër krizës në Itali e Spanjë, e që do të mund të riintegronin në tregun e punës e t’u jepnin aftësi dhe atyre të papunëve që nuk kanë asnjë aftësi, e që krijojnë sasinë e të papunëve kronikë në shoqërinë shqiptare.

Sigurisht që të ketë sukses një nismë e tillë, do të duhej që qeveria të zhvendosej nga terreni i rrezikshëm neoliberal për të përqafuar masa më proteksioniste për produktin vendor. Në mënyrë që të garantonte tregun për këto produkte, e që më pas këto para të riqarkulloheshin në hapësirën publike e për interes publik.

Sikur të kishim një shtet të shqiptarëve e jo një agjenci private familjare, do të mund të nxirrnim përfitime nga kriza fqinje për të ndërtuar një ekonomi vendore, që do të mund më pas të bëhej një shtyllë e rëndësishme për integrimin e vendit në BE. Mbrojtja e rivitalizimi i ekonomisë vendore, është shembulli i vetëm që shqiptarët mund të nxjerrin nga kriza e koalicionit ku duan të bëhen pjesë, por në vend që të ketë një reflektim më të madh për çështje të tilla, ne merremi me debate të pavlera mbi sintaksën e gjuhës.

Shteti shqiptar, e ka më për zemër, integrimin e plehrave italiane në vend, se sa të qytetarëve të tij, ky është paradoksi i neo-liberalizmit që sot prodhon pambarimisht paradokse të kësaj natyre, e që e kanë transformuar shqiptarin në një skizofren të përjetshëm.

Sikur të kishim një shtet, e një qeveri të shqiptarëve e për shqiptarët, do kishte qenë më e lehtë të debatonim për të ardhmen e për zhvillimin politiko-ekonomik. Por ne ndërkohë e dimë që nesër do të jetë një ditë e re, ku Kryeministri do të mundohet të përfitojë me Mediun ndonjë para nga biznesi i plehrave. Naço do presë ta urdhërojë Meta për ndonjë tender të paligjshëm. Halimi do të fillojë që tani të bëjë listat e të burgosurve gati për zgjedhjet e 2013-s. Myqeremi do të marrë ndonjë para nga ndonjë pronar universiteti privat që të kalojë ligjin fashist të arsimit të lartë. Ben Imami do të shesë skrap. Haxhinasto do të zgjohet në një ditë të re për të thënë idiotësira të vjetra. E Shqipëria do të përjetojë përsëri, deri në neveritje, krizë pas krize, varfëri e papunësi. Sikur të kishim shtet, do të kish qenë më e lehtë, po ja që kemi një bandë, e sa kohë të jetë ajo në pushtet, do të na duhet të bëjmë biseda e të sillemi si të marrë peng.

65 Komente

Kjo pra eshte: sakte, qarte, shkurt, edhe me propozime po deshe.

Kthimi i emigranteve ne 5 vitet e shkuara kap shifrat e 10% (sipas shtypit grek).  Por si pasoje e krizes, ka nje rritje te madhe:

“Ekathimerini” raporton se në këto lagje tani të kap syri ngado lajmërime “Jepet me qera”.

Ne rritje jane numri i diplomave/certifikatave qe perkthehen noterizohen e njesohen nga gjuha greke ne shqip. 

Sot emigrantët e kthyer, vërtet, mund të jenë pa punë, por ama zotërojnë një aftësi, që mund të transformohej në një motor për ndërtimin e mikro-bizneseve familjare, që sot janë i vetmi ilaç kundër krizës në Itali e Spanjë, e që do të mund të riintegronin në tregun e punës e t’u jepnin aftësi dhe atyre të papunëve që nuk kanë asnjë aftësi, e që krijojnë sasinë e të papunëve kronikë në shoqërinë shqiptare.

Me se e vertete, ka shume emigrante qe kane bere kurse/shkolla dy a me shume vjecare profesionale, nje pergatitje qe u mungon te papuneve ne Shqiperi, sic eshte diskutuar shpesh mungesa e shkollimit profesional.  

Do bie ne vesh te shurdhet, gjithesesi, por ceshtjet qe shtron Kola jane jetike.

 

Shkrim i mire Vec une mendoj se nuk eshte se nuk kemi shtete
Ne kemi shtet por kemi nje shtete qe nuk do te punoj , nje shtet dembel, nje shtet hajdut
A e mendoni sa shume pune , sa nete te gdhira ne zyre do te kerkojne tere keto qe thuhen ne me lart? Cili minister qe njihni ju ( se kemi ministra nuk eshte se nuk kemi ministra ne karriget e ministrise) do e bente kete? Cili nenpunes ministrie do te rinte me orare te gjata te punonte per te realizuar ato qe thuhen ne shkrim
Pra nuk eshte se nuk kemi shtet dhe te fillojme the themi ...Ahhh sikur te kishim shtete....
Duhet thene ...Ahh sikur shteti yne te mos ishte dembele, hajdute dhe te mendone fare pak edhe per ne aterehere mund te behen tere ato qe propozohen me lart

Edhe per krizen greke e paska fajin Berisha!
Nuk eshte cudi qe edhe per krizen e Italise apo te SHBA te kete gisht Berisha.
Ato qe sugjerohen ne shkrim jane komplet utopike dhe pa buke.
Nese nje emigrant do te kthehet ne Shqiperi ne pergjithesi do te kete ca para dhe ose do te hape ndonje biznes te vogel me punen qe bente ne Greqi ose do tja mbathe per ne vende te tjera si Franca e Gjermania,ku disa nga shqiptaret e Greqise po shkojne.
Te ngarkosh shtetin me pune imagjinare sic na sugjeron ky Learti,thjesht sa ben rrush e kumblla parate e taksapaguesve,pasi emigrantet ashtu sic iken dhe nuk pyesin shtetin,ashtu dhe do te vijne dhe nuk do te pyesin shtetin.
Nese doni te krijoni superministrira apo superkomisione bejeni,por keto qe sugjeron Learti nuk kane rezultuar me sukses ne SHBA apo perendim dhe nuk ka si te rezultojne me sukses ne Shqiperi.Thjesht do te harxhohen shuma te medha dhe rezultati do te jete po ai qe do te jete pa krijuar keto komisione apo superministrira.Per te ilustruar thjesht po jap komisionin qe eshte ngritur ne SHBA per te inkurajuar zezaket te behen fermere.Cfare ndodh?Shume prej tyre nxjerrin nje deshmi qe jane fermere dhe me nje avokat, marrin pastaj shuma te majme cdo vit dhe natyrisht qe nuk punojne asnje dite ne ferme.Te mos shkoj me tej pastaj.
Supershtetet dhe superkomisionet jane komplet praktike e tiranit qe sundoi Shqiperine deri ne 1990.Lereni emigrantet te vijne vete nese duan dhe vete te shikojne se ku ti derdhin parate.Nuk kane nevoje per shtetin tu tregoje se cfare te bejne me parate e tyre.
Sugjerimi qe shteti ti mbledhe numuroje dhe tu thote emigranteve se cte bejne me parate e tyre do te rezultoje nje show qe do ti kushtoje shqiptareve qimet e kokes.
Pastaj per ti vene qershine mbi torte permendet 1997 vend e pa vend ne menyre qe autori je jete i sigurte qe ka te drejte.
Pastaj kemi dhe Tomin qe pa lexuar fare nuk e sheh se si shperdorohen parate e taksapaguesve ne shtetin ku jeton,kur krijohen komisione apo superministrira te tilla dhe qe rezultati eshte perseri zero,por vazhdon me utopine e librave...E mban mend bilingual education program?Sa miliarda $ u harxhuan?Sa efektiv ishte?Zero me xhufke!Shyqyr qe po bejne referendume dhe po e heqin se ishte komplet program tip Learti dhe komplet joefektiv.
Ok,ok nuk po vazhdoj me...

lexoje mer ti artikullin mire! ku tha ky robi qe fajin e ka Berisha?

 

Dhe ti lexoje gjithe komentin tim mire pastaj kerce si gjel.

Stavri, mire e kishe, mos e vazhdo me. Edhe kaq, shume e gjate ishte.
Ose, po vazhdove, duhet t'i shkosh deri ne fund, e te thuash se perderisa "emigrantet e askush tjeter nuk ka nevoje per shtetin qe te levizin e jetojne", mire eshte qe shteti (bashke me shtetaret e imunitetet etyre) te ike e te mos ne zere tere ate goxha vend (e te haje tere ato goxha para e jete) kot me kot.

Jam shume dakort me ty,jam per shtet te vogel dhe qeveri te vogel.

Po puna eshte se shteti eshte i madh, e qeveria e madhe, imuniteti i palevizshem, parate qe vjedhin te medha, dhuna qe ushtrojne e madhe, autoriteti dhe kercenimet qe hedhin te medha; e te gjitha keto ne emer te çfare? Ose te nevojes qe kane njerezit per shtetin; ose, nese ti (dhe shteti i vetedeklaruar liberal) e mohon kete nevoje...atehere thjesht prania e tyre (shtetareve te sotem), e tille siç eshte, perben skandal, dhe skandalin e pare.
Fundja nese duhet te kete ose jo shtet, te themi qe eshte pozicionim filozofik. Por te pakten, nese s'kemi, te mos kemi vertet. Dhe Learti te themi se vihet ne hipotezen "sikur te kishim shtet", por te kishim vertet ama. Ketij sot s'dime si t'ia veme emrin; ne fakt e dime shume mire dhe Learti ia ka vene.
Ja pra qe nuk jemi fare dakort.

Stavri ta thashe edhe tek komenti tjeter qe ti nuk ja vlen te besh debat
Por per te qeshur me erdhi kur lexova
....fare nuk e sheh se si shperdorohen parate e taksapaguesve ne shtetin ku jeton,kur krijohen komisione apo superministrira te tilla dhe qe rezultati eshte perseri zero,por vazhdon me utopine e librave....
Kurse tek tema e rruges thua se ky shteti ku jetoj une mbron qeverine e Thacit si jo hajdute
Si mundet nje shtet qe sipas teje eshte shperdorues e hajdut te mbroj nje qeveri jo hadute?
Tani ose njera ose tjetra o militant mercenar i politikes dembel, hajdute, antikomebtare shqiptare Therm kur them "politike" kupto edhe partine ne te cilen ti je mercenar dhe ate qe ti lufton si mercenar
Ta perseris "TI NUK JA VLEN TE BESH DEBAT " thjest per gallate tu pergjigja ketu

Ka nje ane tjeter te medaljes.Emigrantet qe kthehen jane ata qe bejne pune te rendomta dhe nuk kane ndonje aftesi te madhe.Emigrantet me employable skills qendrojne ne vendet pritese sepse sado keq ekonomia kane me teper shanse per tu ripunesuar plus duke bere punera te mirepaguara kusimet e tyre jane me te medha keshtu qe mund ta durojne krizen.
une bie dakord me artikullin.Kriza italiane dhe greke kane dhe do ta prekin rende shqiperine.emigracioni ne keto vende e ka mbajtur gjalle vendin ne keto 20 vjet.Cuditerisht disa gazetare mburrin vizionin e kryeministrit qe shpetoi shqiperine nga kriza?!

po sic bejne 80% e amerikanve mi goc..te rendomta jane dhe punet ne shqiperi, s'kerkon njeri te beje raketa atje.

Punerat e rendomta krjohen nga ato pune qe kerkojne kualifikim te larte.Quhet trickle down economy.Nje shkencetar raketash qe fiton mire krijon pune per bojaxhiun qe i lyen shtepine, dadon qe i mban kalamajte, bahcevanin qe i korr barin etj.Problemi i shqiperise eshte se fuqia punetore eshte e pakualifikuar per punera te teknologjise se larte.Kemi nje qeveri qe po pregatitet te shpenzoje 112 milione euro per nje parlament te ri ne vend te investoje ne kualifikimin e krahut te punes.

hahaha - trickle down economics...ate e besojne vecse ato qe jan home apo church schooled. tea bag over the head.

trickle down

 

Ide e mire, pavaresisht se trajtimi eshte semplicist. Megjithate eshte nje fillim dhe s'i takon Leartit ta coje me tej se kaq.

Shkrimi nuk eshte...  Ide e mire. Eshte  britme.Gjendja ketu nuk eshte me buze katastrofe.Une ja u kam thene me kohe.Nuk me keni besuar.Jemi futur  ne kete gjol ku jo igrasia po njomja, e tere, ka arrire gjer mbi  rripin e pantallonave dhe po  thith per dite, ore e minute.Popullit i... jane lagur gjithe  aletet.Varet  se sa pake njerez, kane kutin e vogel, per llafin Popull.

Mos degjoni me kete te marrin qe sokellet.Ketij, ka kohe qe mendja.... i ka  lene shendene.

Nuk eshte  me ne pyetje  se kemi apo jo  shtet.Nuk kemi shtet.Ky eshte shtet koti  fare. Tere  bota, e gjithe Evropa ne krize e ky na prrallis per koçkolora.Kur do te duhej te mblidhej mendja e tere kombit.Te thireshin nga jashte e nga brenda, ata qe kane mend dhe dine ti vene mendete ne vendin e duhur, ketu  ka zene qoshen e te  gjitha  qosheve.... nje i marre.I ikur fare  fare..Ky  eshte shteti...

   Drejtim shteti si e ketij tonit, ne vitet  sali,  mund te beje virtualisht, cilido nga te peshkut, per  ...tere Afriken Ekuatoriale.

Ky joni, me mendjen qe i eshte katandisur,..... po  drejton tere  Globin...Dale, dale  se  ka dhe me fundi.

Se fundi po e krahason veten edhe me Ronald reganin.baba i ka pas fol mire per te kur ka qene i vogel..

Hmmmm, vazhdon kjo tradita e njerezve qe nuk kane marre nje klase hyrje ne ekonomi qe perpiqen te bejne analiza e sugjerime ekonomike. 

+1

smiley

Vazhdon kjo klasa juj' e "ekonomisteve" qe dhe ne mes te krizes te kete te njejen kurajo per batuta "inteligjente"smiley

Sot me shume se kurre smiley

Bej kabull o Endrit e na trego ku calon ideja e ketij "autorit pa kredencialet e nevojshme" ne syte e tu.

Kur te vendos te shkruaj artikuj neper media edhe e bej. Dy fjale i ka thene Alba dhe Stavri aty siper me te cilat ne pergjithesi jam dakort. Nqs shteti paska kete veti qe t'iu gjej pune te kthyerve pse duhet te presi deri ne ate pike, pse te mos ju gjej pune edhe atyre qe jetojne ketu????

nuk e ka veti shteti, por e ka detyre!

Duke qene se ne cdo vend ka papunesi, sidomos ne kete periudhe, atehere eshte e veshtire per mua te besoj qe shteti paska detyre te gjej pune per te gjithe. 

Po edhe nqs e ka, kur ky shtet nuk e benka dot per njerezit qe jetojne brenda prej vitesh, cfare na ben te mendojme se duhet ta bej dhe per ata qe do rikthehen. 

Po ti mundohu se keta me siper s'kane qullosur gje. Stavri mavria s'thote dot ndonje gje te hajrit se i ka ngelur ora tek affirmative action dhe zezaket. Si shqipo i pazhvilluar qe eshte nuk mund te rrije pa bere superamerikanin megjithese rrezik eshte ende me green card.

Alba nga ana tjeter teorizon, mbase te keq, por duke injoruar faktin qe ka plot sipermarrje ne Shqiperi qe jane krijuar nga emigrantet e "pa-afte" te kthyer edhe para krizes se duan te jene ne vendin e tyre.

Vere doren ne zemer e provo ti te shpjegosh se ku calon ajo qe propozohet ne shkrim, propozim qe mund te permblidhet lehte ne:

1) Studim i hollesishem i situates pertej deklaratave propagandistike;

2) Mbeshtetje me kreditim per sipermarrjet e reja ne nje kohe kur BSh thote qe kushtet e kreditimit nga bankat e nivelit te dyte jane shtrenguar;

3) Mbrojtje per industrite e mitura, sic e ka bere cdo shtet qe eshte zhvilluar ne kete bote.

Provoje, quaje si tip para-shkrimi ne gazete smiley

Per rolin e shtetit ta kam thene me siper, as nuk e ka, dhe po ta kishte detyre qartesisht nuk e ben mire. 

Per punen e takimeve. Nga e di autori qe nuk ka pas takime? E dyta, dhe me e rendesishmja, po te ishte per pune takimesh Eurozona do kishte dale qindra here nga kriza, aq shume takime jane bere. Nuk besoj se po u takuan ca zyrtare ne Tirane nate e dite e zgjidhen problemin e mundshem me emigrantet. Po ri-hyri ne krize tere Europa do e vuajme dhe ne se nuk jetojme ne nje ishull. 

Keto jane problemet e mia me artikullin. 

Nuk e di pse por kam pershtypjen se e ke lexuar ca shtrember shkrimin. Nuk thuhet gjekundi qe shteti tu gjeje pune njerezve, ne te kundert propozohet qe shteti te jape mbeshtetje per krijimin e mikro-bizenesve familjare. Hidhi edhe nje sy.

Per piken e dyte; perseri e ke lexuar shtrember se nuk propozohen takime por studime. Apo te mjaftojne deklaratat e KM se "emigrantet do sjellin kapitale me vete" dhe mbaroi puna? Ne qofte keshtu ki kujdes kur te besh shkrimin ne gazete se mos te marrin per klonin e Tan Hoxhes.

 

P.S. Me c'kam lexuar ti e pershkruan veten si ish-anetar/mbeshtetes i PS por me c'shkruan tingellon me teper si versioni 20-vjecar i Tak Ngjeles kur flet per kapitalizmin smiley

Lexo komentin me poshte per punen e nderhyrjes se shtetit. 

p.s Po, deri diku ne ambjentin shqiptar mund te cilesohem lehtesisht i djathte ekonomisht. Po jo ne vende te tjera. Jam shume pro neo-keynesianeve persa i perket krizes globable, dhe shume progresiv per problemet sociale. Kjo ka te bej me shume me faktin qe te ne raporti i te punesuarve shtet/privat eshte gati 1, qe eshte absurde per cdo shoqeri kapitaliste dhe eshte e gjitha si pasoje e sistemit politik qe kemi ndertuar. 

"Per arsye te ketyre premtimeve Eurozona eshte ketu ku eshte, sepse politikanet kane premtuar qe njerezit do marrin sherbime e te mira falas, pa paguar ndonjehere kostot. Dhe ky eshte problemi dhe ne Shqiperi, nga te dyja palet. "

 

Ej, te lutem mos me refero tek komente qe i shkruan per Alidemsin se e kam ca te veshtire ta ha kete arsyetimin e se kredite e buta dhe mbrojtja e ekonomive te mitura jane "sherbime te mira falas"..... 

 

"Shteti ka ne dore dy mjete per te luftuar ciklet e biznesit afatshkurtra. Politiken fiskale dhe ate monetare. "

 

Te thuash gjera te ketilla eshte te hedhesh poshte te gjithe historine ekonomike te botes. Nuk ka shtet te zhvilluar qe te kete ecur perpara duke u mbeshtetur vetem tek keto dy mjete, perkundrazi armet kryesore kane qene politikat industriale, arsimore etj. Kjo jo per te thene qe politikat fiskale dhe monetare jane te parendesishme, por nuk nuk jane kurrsesi alfa dhe omega e mjeteve te shtetit.

P.S. I ke gabim stastikat, raporti tek ne eshte 1 i punesuar ne shtet per 3 e ca te punesuar ne privat. Ta thote edhe Instati kete.

1. Kur borxhi te arrin ne nivelet qe kane shume nga vendet e Europes, sidomos asaj jugore, do te thote pikerisht qe njerezit po votonin per te marre gjera falas. 

2. Jo, ti nuk e kupton se ca po them une. Keto jane mjetet per te luftuar recensionet, i.e ceshtja kryesore e makroekonomise moderne. Ato qe thua ti jane reforma strukturore, me shume bazohen ne parimet e mikros duke pare se pse tregjet nuk funksionojne si duhet etj etj. Dhe mbi te gjitha jane reforma afatgjata. Thelbi i artikullit ishte qe shteti mund te organizohet me mire qe te perballet me krizen qe po vjen, pra recensionin. 

3. Ne shifra une nuk llogaris te punesuarit ne bujqesi. My bad, duhet ta kisha specifikuar. Pa ata, jane diku te 200 mije me 250 mije. 

1) S'ka lidhje me Shqiperine, apo me shkrimin. Eshte diskutim tjeter por gjithsesi nuk ka premtime te ngjashme ne Shqiperi (pensione, mjekesi, etj).

2) Sa me shume qe debatojme aq me shume me duket se theksohet qe s'e ke lexuar shkrimin. Psh aty propozohet qe te krijohet nje banke bujqesore. Kjo s'eshte mase afatgjate por relativisht afatshkurter, s'ka te beje me politiken monetare apo fiskale dhe eshte nje mjet mjaft interesant per tu perballur me kushtet e reja (shtim i krahut te punes dhe sjellja ne vend e njohurive te caktuar nga emigrantet e kthyer).

3) Djalli eshte tek detajet smiley

1) Ne Shqiperi ai premtim eshte bere per rruge, rendshem, nga te dyja palet. 

2) Nuk po futem te komentoj cdo ide te shkrimit, sepse sic thashe, nuk kap idene e politikave makro jo sepse idete ne vetvete jane te keqia. Po, nje banke bujqesore do ishte ide e mire, mgjths problemi kryesor i bujqesise ne Shqiperi eshte pronesia e tokes, po sa te aprovohet, kapitalizohet dhe te futet ne pune nje banke e tille do doje min nje 12-18 muaj. Kjo eshte, by definition, nje politike jo afatshkurter. Politika monetare fillon punen dhe brenda nates, e tille edhe ajo e shkurtimit te taksave. Ndersa stimuli, qe eshte opsioni i fundit edhe per kete arsye, mund te doje disa muaj po zakonisht financon projekte qe jane gati. 

3) Naten se vajti vone kendej, ju andej jeni akoma duke pa NFL. 

1) Rruget, sidomos ato qe nuk ndertohen per fshatra me nga 3-4 shtepi nuk jane premtime sociale, jane investime kapitale. Eshte nje politike e caktuar e ndjekur nga zyrtaret Shqiptare per arsye si praktike, ashtu edhe personale (vota, vjedhje etj).

2) Jo vetem qe s'po komenton cdo ide te shkrimit, s'po komenton as shkrimin ne pergjithesi smiley   Nje "banke bujqesore" mund ta ndertosh edhe ne forma te tjera jo-tradicionale, tip programi i administruar nga bankat private te cilat e kane rrjetin e gatshem per te shperndare fonde.

3) Naten, do kishte qene me e lehte te kishe bere koment te shkrimit qe ne fillim smiley

Ne cfare industrish jane keto sipermarrje qe jane krijuar ne shqiperi?

Bujqesi, turizem, sherbime.

Keto jane industri teper konkurruese per sipermarrjet e vogla te mbijetojne.Toka eshte teper e paket ne shqiperi per bujqesine te behet shtylle e zhvillimit ekonomik.Perendimi ka nje politike teper te sofistikuar subvencionesh per bujqesine qe per momentin me rremujen e krijuar ne shqiperi zor se mund te zbatohen.Shqiperise i duhen heavyweights si mercedes honda boeing toyota etj te hapin fabrika ne shqiperi .punet e krijuara nga keta do tu japin mundesi edhe bizneseve te vegjel te mbijetojne.

Shqiperise i duhen heavyweights si mercedes honda boeing toyota etj te hapin fabrika ne shqiperi .

Seriozisht e ke? "Duhen" apo "mund" jane gjera te ndryshme. Nuk ka shans, qe ndonje nga te medhenjte te hapin fabrika ne Shqiperi.

beson qe eshte mungesa e theksuar e puntoreve te kualifikuar?

Shqiperise i duhen heavyweights si mercedes honda boeing toyota etj te hapin fabrika ne shqiperi

Keto i pret nga emigrantet ti? smiley

 

Aspak shteti eshte ai qe duhet tu krijoje kushte te favorshme ketyre per te ardhur ne shqiperi.
1)te ngreje qendra trajnimi te teknikeve te cilat kushtojne te pakten ne usa $10-15 milione.
2)Infrastrukturen e nevojshme parqe industriale rruge kanalizime etj.
3)lehtesira fiskale nese psh premtojne te krijojne pune per 2-3 mije shqiptare.
100 pune manifacturimi ne usa sjellin $1 milion xhiro per retail sector.Prandaj dhe guvernatoret e shteteve e kalojne pjesen me te madhe te kohes si industrial recruiters duke bredhur dynjane e duke iu lutur korporatve te ndryshme te vijne e te investojne ne shtetet e tyre.

S'kemi takat o Alba, jane endrra. S'kemi takat.

S'kemi kapital human, infrastrukturor, energjitik, financiar per te stimuluar punesimin, mungon mbrojtja ligjore, etj. Tek ne sot te huajt nuk investojne ne turizem, sepse nuk dihet kush eshte pronari i filan toke. Ne maksimumi mund te jemi nje sub-sub-sub-kontraktor.

Ato mund te krijoheshin sikur njerezit qe sherbejne ne qeveri te kishin interesin e popullit ne mendje.

Ja pra hunter, kete pune te beje shteti dhe te tera rregullohen, se kapacitet njerezor kena dhe kena shume, po nuk dime ku ti perdorim, se perdorim ate qe ka mbaru agronomi per financa dhe ate qe ka mbaru per mjek te na udheheqe ekonomine...ja ketu eshte e keqja jone....

vazhdoj listen? nje veteriner si President, nje ish gjyk. komunist (me denime me vdekje ne kurriz) si ish kryetar Gj. Kushtetuese, nje Piktor si kandidat per kryeminister etj. Drama e vertete eshte qe keto nuk jane arsyeja e mosekzistence ekapitalit njerezor, por pasoje e mungese te kapitalit njerezo

Ajo mund te zgjidhej duke marre keshilltare te huaj.Komuniteti europian atehere akordonte miliona dollare asistence teknike.mirepo perparimi i vendit ishte gjeja e fundit qe kishin ne mendje mehmuret tane.

Bujqesi, turizem, sherbime= shtylla kurrizore e ekonomise te nje vendi si Shqiperia.

Endro, sikiur nuk po me pelqen per kete teze qe po shtron ketu. e kam me ty, e jo me Stavridhet qe nuk kane haber nga keto pune. te gjithe kryetaret e shteteve ne boten demokratike, kur hyjne ne situata elektorale, premtimin e pare e kane, o te taksat o tek ulja e papunesise. Besoj se deri ketu biem dakort. Natyrisht qe shteti nuk eshte zyre punesimi, po po aq e antyrshme eshte qe shteti stimulon punesimin nepermjet politikave te veta. Dhe kete e ben ne forma nga me te ndryshme, si nga loja me taksat, si nga shtimi i buxheteve per punet publike, ashtu edhe nepermjet stimulimit, nepermjet kreditimit, apo subvencionimit te aktiviteteve te ndryshme prodhuese. Tani me thuaj ti, ku gabon ky Learti ne keto parashtrime qe ben?

Dhe si konkluzion me mbetet ay paragrafi i fundit i komentit tend.....kur ky shtet nuk e benka dot per njerezit qe jetojne brenda prej vitesh, cfare na ben te mendojme se duhet ta bej dhe per ata qe do rikthehen.  ........domosdo, se kur nuk e ben per te brendeshmit, as ka ndermend qe ta beje per te "jashtmit"...sepse, ose nuk do, ose nuk di....

Per arsye te ketyre premtimeve Eurozona eshte ketu ku eshte, sepse politikanet kane premtuar qe njerezit do marrin sherbime e te mira falas, pa paguar ndonjehere kostot. Dhe ky eshte problemi dhe ne Shqiperi, nga te dyja palet. 

Shteti ka ne dore dy mjete per te luftuar ciklet e biznesit afatshkurtra. Politiken fiskale dhe ate monetare. Me politiken fiskale nuk e di nqs mund te luhet me shume. Taksat jane nga me te ultat ne rajon, dhe shpenzime te metejshme une nuk do isha dakort se jemi te 60% i borxhit. Une kam nje mendim qe nje nga arsyet pse ne nuk na kapi rende kriza e 08 ishte dhe sepse ishim ne nje moment ekspansioni fiskal. Dmth ishim ne stimul e siper e tani duhet te rimbulojme ate pozicion. Cdo ngritje pertej ketij kufiri duhet te jete shume i kujdesshem dhe mire do ishte qe te ishin dakort te gjitha palet. 

Nga ana tjeter ngelet politika monetare. Ketu kemi akoma pak hapesire per te levizur per poshte. Por me kujdes, sepse inflacioni eshte 3%, pra tamam ne shenjester. Ne rastin me te keq, do ulen normat deri ne 0 sic jane ne tere boten tani. Po mbas zeros politika monetare fillon e humbet mjetet kryesore. 

Kaq ka shteti ne dore ne afatin e shkurter. Keto jane mjetet e makros. Tani nqs ka ndonje hapesire te madhe ku mund te luhet ketu, ok, jam gati ta degjoj. Nqs jo, te tjerat jane populizma.

Persa the me larte jam dakort plotesisht me ty, po situata nuk do te ishte ne kete gjendje, nese kjo qeveri, nuk do te abuzonte politikisht me investimet publike, qe e kane kerrusur ekonomine tone.... Kur thua qe borxhi publik, kap nivelin rreth 60 % dhe rritja e PPB, eshte e dyshimte, atehere nuk ke ç'flet per politika zhvillimi, po per kafshaten e bukes... Jo per pragmatizem, po kete nivel te ekonomise, te sotme, nje ekonomist i mirefillte, e theksoj, i mirefillte, qysh ne 2005, kur u hodh idea per rrugen e kombit dhe parametrat financiare te saj, me pat thene......do ta shohesh vendin tone, pas 4-5 vjetesh, se ne ç'derexhe do te jete..... e ku mund ta mbajme dot ne kete kosto...???

dhe i doli fjala te ziut..... ne po shkojme poshte e me poshte.....

Prandaj ne situaten aktuale, nuk ka vend per politika, te atij llojit qe te permenda me siper, tani duhen politika te shterngimit te rripit, alla greqie..... dhe prit, se e keqja sa ka filluar.....

Jam pjeserisht dakort me ty, dhe ketu mund te luhet, pra qe nqs do kishim pozicion me te mire fiskal mund te benim nje tjeter stimul te fuqishem ne rast e krize e ta perballonim per 1-2 situaten. 

Nga ana tjeter, sic thote Alba me poshte, nje nga arsyet pse pozicioni fiskal eshte ky qe eshte edhe sepse u krye nje stimul jo i vogel ne 08-09 me investimet. 

Gjeja tjeter, si neo-keynesian tani, Shqiperia nuk eshte Greqi, nuk ka pse te mbledhe rrypin ende. Mbi te gjitha kemi monedhen tone dhe kjo eshte nje super-avantazh ne kete periudhe. Por do te thote qe ato mjete qe kemi ne dore, fiskale e monetare, duhen perdorur me kujdes ne rast krize. 2012 nuk do jete e lehte gjithsesi nqs tere Eurozona kalon ne recension. 

Por ato qe thote Alba, kane te bejne me informalitetin e ekonomise tone, dhe kur ka informalitet, statistikat nuk jane te sakta, prandaj dhe situata nuk eshte aq e kendeshme, sa thote komandanti. Dhe kete e sheh tek ulja e fuqise konsumatore, qe eshte nje nga treguesit me kryesor te fuqise se nje ekonomie, duket tek aftesia mospaguese e bizneseve, te detyrimeve, po keshtu edhe mungesa e likuiditeteve, ka shpene nje mori kompanish, sidomos ato prodhuese, qe te kene nje kapital ne natyre, por qe nuk kane para per te paguar detyrimet ndaj te treteve, me nje fjale, sistemi yne ekonomik, eshte nje forme piramidale moderne, e cila njesoj si ne '97, do te sjelle nje kolaps ekonomiko financiar, nga i cili veshtire se mund te shpetojme, e kete e shpjegon qarte edhe pakesimi i buxhetit per '12, qe eshte dhe shume optimist, perkunder verejtjeve te FMN dhe BB...

Nje nga arsyet se nuk na kapi kriza ishte aftesite huamarrese te shqiperise nuk ishin ezauruar ende e dyta sistemi bankar i shqiperise nuk ishte i integruar me ate boteror.Si duket mbajtja e parave poshte dyshekut nganjehere eshte gje e mire.

po c'krize do e kapte Shqiperine. Shqiperia ne krize eshte sot e 100 vjet. eshte e semure, dhe kur semuret dikush tjeter ( perendimi) i duket vetja si pak me mire, se behen te gjithe si kembet e dhise. shqiptaret jane mesuar te hane dhe buke e domate, kurse keta ketej prandaj jane ne krize se nuk dine te kursejne.

....mbajtja e parave poshte dyshekut nganjehere eshte gje e mire.

Gerwin Bell: Shqipëria ka forca dhe ne i theksojmë ato - sistemi solid bankar, një sistem që ndryshe nga sistemet bankare evropiane ende po jep kredi me një ritëm të lartë. Pra shohim një rritje të shëndetshme të kreditit në Shqipëri që nuk e shohim në shumë vende të tjera. Në vend ka besim tek sistemi bankar dhe depozituesit janë të qetë të fusin paratë e tyre. Shohim disa pika të forta strukturore për një mjedis të favorshëm biznesi që jep nxitje për investimet e huaja direkte.

Shteti si zgjidhje e cdo problemi, cdo halli. E gjetem!

Nese behet fjale per formim, orientim te punetoreve jemi shume ok. Por angazhimi direkt i shtetit ne hapjen e vendeve te punes nuk funksionon. Nje shembull i thjeshte. Fondet per nxitjen e punesimit. Ne disa raste shteti e financon punesim kur nje biznes puneson psh 100 punetor te rinj. Personalisht jam kunder. Arsyeja e pare, teorike dhe filozofike (liberale), alokim i padrejte fondesh, favorizim i padrejte i nje biznesi, apo nje sektori ne dem te bizneseve apo sektoreve te tjere. Arsyeja e dyte, me praktike. Fondet per nxitjen e punesimit, nuk funksionojne. Jane grope korrupsioni, ku me shume se gjysmen e ketyre fondeve i merr ministri, zvministri, zyra e punesimit e kshu me radhe deri te inspektori i thjeshte i punes, sipas zinxhirit te pergjegjesise.

korrupsioni i supozuar nuk eshte argument, hunder. Dhe po eshte koha te perballesh me te verteten: filozofia neoliberale qe perkrah ti eshte filozofi mooti.

Para se te fillojme e te diskutojme filozofite teorike te majta e te djathta, duhet te kesh nje shtet qe punon dhe pastaj te diskutohet se cfare rruge do te ndjeke kjo puna e tyre.
Se keto disktimet tuaja per te treguar sa shume dini per krahun e majte apo te djathte duket si pallavra pa vlere kur ke nje qeveri dembele dhe eshte per te qeshur kur shikon se disa as qe e kane lexuar aritkullin ose as qe dine fare se cfare idesh ka nje krah i majte apo i djathte per rolin e shteti dhebehen si porfesore ekonomie politike
1.( O djathtise militante) Meqenese autori flet per studime dhe statistika kjo nuk e ben ate te majte . Roli i cdo shteti te majte apo te djathte eshte te dije gjendjen , te kete statistika.
2. (O mjatise militante) Autori nuk eshte i majte Ai flet per proteksionizem dhe ska te majte te flaisn per proteksionizem te ekonomise
3. ( O miitante te dy kraheve) Autori mund te jete simpatizant i PD apo PS a(as qe e di as qe e njoh)por kjo nuk e ben ate te jete i krahut te djathte apo te majte Se as PD e as PS nuk kane krahe
Per mua autori ka nje mori idesh qe jane nje ngaterin i disa te majta e disa te djathta

PS. Per ata qe pertojne ta lexojne artikulin por kane zell te madh te komentojne autori thote ...
1. Së pari, sikur të kishim një shtet, duhej ngritur menjëherë një grup krize i koordinuar mes Ministrisë së Ekonomisë, Financave, asaj të Punës dhe të Brendshme. Për të kuptuar se sa është sasia e shqiptarëve që po kthehen, e cili është ritmi i kthimit të tyre. Gjithashtu njohja dhe me profesionet dhe me kapacitetet financiare me të cilat kthehen në Shqipëri....
2.Pas kësaj faze, sikur ne të kishim një shtet të vërtetë, do të na duhej të rikthenim një qasje proteksioniste të shtetit, sidomos për sektorët ku pritet që paratë e emigrantëve të kthyer do të investohen. ...
3. Sigurisht që të ketë sukses një nismë e tillë, do të duhej që qeveria të zhvendosej nga terreni i rrezikshëm neoliberal për të përqafuar masa më proteksioniste për produktin vendor. Në mënyrë që të garantonte tregun për këto produkte, e që më pas këto para të riqarkulloheshin në hapësirën publike e për interes publik.... VS ....Sikur ne të kishim shtet, menjëherë do të nisnin politikat e kreditimit dhe ndërtimi i një banke bujqësore (premtim i Berishës në 2005-n) për të jetësuar këtë kapacitet monetar e punëtor që do të angazhohej në ekonominë shqiptare

toko,

Leart Kola, eshte ai qe te Zone e Lire te Cani, prezantohet si anetar i grupit "radikal te majte". Shkruan edhe te Saktivista me duket. Tani nqs nuk e ke kuptuar boshtin e shkrimit te tij, nuk te ve faj se as une nuk e kuptova ne fakt, por per te pasur nje ide mund te ndihmoje Curriculum i tij.

E shef gjahtar.
Une as e kam idene se kush Learti as ku shkruan e as ku del ne TV. Dhe keshtu kam me shume mundesi te lexoj dhe kuptoj se ti qe priresh nga paragjykimi se u ka shkruar Learti apo ku del ai ne TV
Mendoj se qendroj me lart se ty qe "di kaq shume " per Leartin

Ai qe ke permbledhur te komenti yt i pare, eshte permbledhje (e respektueshme deri njefare pike) e mendimeve tuaja, Jo permbledhje e artikullit te autorit. Sepse artikulli i L. Koles (shihe njehere se mos kujtohesh ta kesh pare ndokund ne tv) eshte i pakuptueshem dhe si i tille ti, duke dashur ta komentosh, je munduar ta interpretosh, por ne fakt ke projektuar mbi te pritshmerite e idete e tuaja. Nuk ka pike lidhje paragjykimi ketu.

Ho me Huntero shifke tv, per ti kap gjonat?smiley

Per Endritin dhe Hunterin, ja ç'do te thote te kesh shtet.....

 

 “Urbani” Rama rihap debatin për zhvillimin rural  

Nga Eduard Zaloshnja

Një vend të rëndësishëm në programin e paraqitur nga Edi Rama në kongresin e PS-së zinte bujqësia. Rama deklaroi se rritja e parashikuar e punësimit do të vijë kryesisht nga ky sektor.  Dhe disa politikanë e analistë e kanë ironizuar “urbanin” Rama për këtë fokus të tij “rural”, njësoj si në kohën kur ai bënte turneun e famshëm “Dialog me Shqipërinë”, para 2009-ës. Ky ironizim mund të shpjegohet ndoshta me faktin se, në buxhetin familjar të këtyre politikanëve/analistëve, ndryshe nga buxhetet e shumicës së shqiptarëve të thjeshtë, shpenzimet për ushqime nuk zënë ndonjë peshë të konsiderueshme. Por, parë nga një këndvështrim më i gjerë, ata duhet të mos harrojnë se, në përgjithësi, zhvillimi rural i ka paraprirë zhvillimit industrial kudo në botë.

Kështu, pothuaj të gjitha vendet europiane e filluan zhvillimin e vrullshëm industrial të shekujve të fundit pasi i hoqën zhvillimit rural pengesat që pronësia feudale mbi tokën kishte imponuar për më shumë se një mijëvjeçar. Amerika e Kanadaja, gjithashtu, e filluan zhvillimin industrial pasi kishin arritur të bëheshin superfuqi në prodhimin bujqësor. Ndërsa në Azi, Japonia e Kina e filluan rrugën drejt shndërrimit në vende të zhvilluara industriale pas reformave të suksesshme në bujqësi (Në Japoni, gjenerali amerikan McArthur kompensoi pronarët e tokave që iu shpërndanë fshatarëve që i punonin ato, ndërsa në Kinë, e cila kishte vuajtur nga kolektivizimi ekstrem maoist, shteti ia shpërndau tokën për përdorim anëtarëve të komunave, ndërkohë që vazhdoi t’i ndihmonte me furnizimin e lëndëve të para dhe grumbullimin e produkteve bujqësore).

Por a egziston mundësia që një vend të zhvillohet kur ka një bujqësi që nuk mbulon as gjysmën e nevojave të popullsisë për ushqim – siç është rasti i Shqipërisë? Raste të tilla egzistojnë, por nuk janë të shumta. Arabia Saudite është shembulli i parë që të vjen në mendje kur kërkon të gjesh shembuj të tillë. Duke patur një burim natyror tejet të kërkuar në tregjet botërore – naftën – sauditët nuk kanë nevojë të kenë një bujqësi të zhvilluar. Madje, edhe po të duan ta kenë, nuk e realizojnë dot në shkretëtirën arabe… Një shembull tjetër është rasti i Panamasë, e cila është një importuese neto e produkteve bujqësore, por që e mbulon këtë deficit me të ardhurat nga turizmi dhe transporti në kanalin e famshëm që e përshkon atë.

Duke u kthyer te Shqipëria, dihet që ne nuk kemi as burime natyrore të tipit saudit e as shanse reale të bëhemi një pikë e rëndësishme transporti e turizmi e nivelit të Panamasë. Në vitet komuniste, ne arritëm të ushqeheshim falë ndihmave ruse e kineze për modernizimin e bujqësisë. Dhe pasi ndihmat u ndërprenë, ushqimi na u racionua. Kurse, në 20 vjetë e tranzicionit demokratik, Shqipëria i ka plotësuar nevojat për importimin e ushqimeve kryesisht nëpërmjet eksportimit të emigrantëve (të cilët u kanë dërguar para familjeve të tyre), dhe nëpërmjet valutës së trafiqeve të paligjshme. Por dalëngadalë, këto burime do të shterojnë – emigrantët nuk do të dërgojnë më para, ndërsa trafiqet ilegale do të kufizohen gjithnjë e më tepër nga BE-je, pjesë e së cilës duam të bëhemi. Pikërisht për këto arësye, zhvillimi rural duhet të kthehet në një debat kryesor publik.

Dhe për të dhënë pak material për këtë debat, le të analizojmë shkurtimisht disa shembuj të modeleve të suksesshme për zhvillimin rural.

1 – Modeli amerikan. Pas zaptimit të tokave të vendasve në mënyrë individuale, kolonët amerikanë e kuptuan se, që të ishin të suksesshëm, duhej të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për blerjen e lëndëve të para dhe për shitjen e produkteve. Gradualisht, ata krijuan agjensi të tyre të përbashkëta për këtë qëllim, të cilat sot menazhojnë volumin kryesor të blerjeve të lëndëve të para dhe të marketingut të produkteve bujqësore. Ndërkohë, secili fermer merret me procesin e prodhimin në fermën e tij në mënyrë individuale. Një gjë të ngjashme në Shqipëri mund ta gjesh në komunën Xarë të Sarandës, ku fermerët bashkëpunojnë për blerjen e lëndëve të para dhe shitjen e produkteve. Si rezultat, atje jo vetëm që nuk mjafton fuqia punëtore lokale, por vijnë punëtorë edhe nga komuna të tjera. Në qoftë se shteti do të inkurajonte financiarisht bashkëpunime të tilla në komuna të ndryshme të Shqipërisë, prodhimi bujqësor vendas do të rritej dhe, për rrjedhojë, do të rritej edhe punësimi.

2 – Modeli europian. Duke patur një kulturë më etatiste, shumë shtete të kontinentit të vjetër, kanë krijuar ndërmarrje në bashkëpronësi me sipërmarrës privatë e fermerë, për të ngritur rrjetin e furnizimit me lëndë të para dhe thithjen e produkteve bujqësore. Një shembull i ngjashëm në Shqipëri është tregu me shumicë i fruta-perimeve në Lushnjë, i financuar nga Banka Botërore. Ky model mund të funksionojë mirë në një bujqësi me ferma të vogla të specializuara në perime, fruta e qumësht, produkte që kanë kërkesa të larta për krahë pune (Sipas Bankës Botërore, produktiviteti i fermerëve të Lushnjës është rritur dyfish pas ndërtimit të treguthttp://www.Worldbank.org.al/WBSITE/EXTERNAL/COUNTRIES/ECAEXT/ALBANIAEXTN/0,,contentMDK:20587388~pagePK:141137~piPK:141127~theSitePK:301412,00.html).

3 – Modeli kinez. Me ardhjen e Tien Siao Pinit në fuqi, siç u përmend më sipër, toka e komunave maoiste iu shpërnda anëtarëve të tyre dhe ndërmarrjet shteterore siguruan furnizimin me lëndë të para dhe tregëtimin e tepricave të prodhimit. Si rezultat, për 10 vjet në Kinë, u dyfishua prodhimi bujqësor dhe 300 milionë kinezë u ngjitën mbi nivelin e varfërisë ekstreme (Për arsye të vetkuptueshme politike, ky model mund të mos propozohet sot në Shqipëri – atë mund ta kishte propozuar Ramiz Alia në 1985-ën).

4 -Modeli japonez. Pas Luftës së II Botërore, Japonia, deri në 28 prill 1952, u qeveris nga një administratë e forcave aleate, të drejtuar nga gjenerali amerikan MacArthur. Gjatë asaj kohe, ai zbatoi reformën agrare (me shpërblim të ish-pronarëve) dhe, më pas, inkurajoi koncentrimin e fermave në sipërmarrje të suksesshme bujqësore, nëpërmjet blerjes apo marrjes me qera të tokës nga ata që morën guximin dhe që dinin si ta bënin mirë atë punë. Ndërkohë, ata që e shitën apo e dhanë tokën me qera u kthyen në punëtorë të thjeshtë të fermave ose migruan në qytete. Por, a mund të funksionojë ky model tek ne? Jo në të ardhmen e afërt. Së pari, sepse do të dojë kohë që titujt e pronësisë së tokës të zbardhen përfundimisht dhe së dyti, sepse do të dalë në skenë përsëri termi argat (japonezët s’e patën problem këtë gjë). Sidoqoftë, në të ardhmen e largët, koncentrimi i fermave në sipërmarrje të suksesshme bujqësore do të jetë i pashmangshëm edhe në Shqipëri.

respublica.al

Doli Ministri i arsimit dhe tha me krenari qe ne vitin 2013, masterat do te jene vetem ne Anglisht dhe gjimnazet do ta kene anglishten provim mature.

Sikur te kishim shtet....... po mer po,shkeli ne kallo dhe do e shohesh,kemi apo nuk kemi shtet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).