Qeveria gjermane "gjen" 55 miliardë euro të harruara

Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janë tuajat.

Tani imagjioni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate, e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.

Kështu, Gjermania është zgjuar 55 miliardë euro më e pasur, pasi ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërronin. Banka HRE pati probleme të theksuara likuiditi gjatë krizës së gjigantit amerikan "Lehman Brothers" dhe qeveria gjermane e garantoi atë me 145 miliard euro para se ta shtetëzonte.

14 Komente

Po shkon leku tek leku mor vlla.

Leku aty ishte,nuk shkoi.Parja e hallallit s'bahet haram,do ishte shprehjam'ket rast smiley

markat s'ua solla une smiley

 

Keta nuk dine sa leke kane ne vendet e tyre dhe jo me te kontrollojne buxhetin Evropjan...Ky lajm ishte me teper turperues dhe poshterues per Gjermanine ne nje kohe kur po i lutet Kines dhe Indise per fonde

ishte pare e modhe kjo.

shiko, sikur me 3% ne vit te ishte, jepte 1 miliard e 650milion euro (ne vit), qe do me thone 50 e ca euro ne sekonde. imagjino, nji e rrafme e pendulit, nje 50 euroshe si gjethe vjeshte dhe ca metalike pertoke... ding dong... ding dong... smiley

Besoj se po te germosh andej ne dosjet financjare te BQE  do te dale teper ndonje 1trilionesh ,keshtu gabime llogarish smiley

.smiley

Imagjino sa burokrate dhe aparatcike punojne atje...Shtate -tete lloj gjuhesh: Sikur dikush ta kete bere per inat diten qe u pushua nga puna dhe fshire ndonje zero smiley ..As ka perendi ta marre vesh

eh, ah! 

thuhet se do i ndajne me popullin keto para smiley

Ouu? kur? 

sa gjera behen ne emrin tend o popull(kjo per ne popllin e pafat)

O po do gjejne dhe te tjera, shumica ne Gjermani ose France, sidomos po t'ju duhet te shpetojne ndonje tjeter pjestar te Club Med. Ka shkuar puna qe 1 miliard euro eshte si bakshish qe i le kamarierit per nje kafe.

smiley parate krijohen, nuk jane statike, prodhimi, ekonomia hecen vazhdimisht, vetem duhet t'u pergjigjesh me ekuivalentin e tyre; Parane. Thjesht ndryshon koncepti per manaxhimin e parase smiley gje qe ne Shqiperi nuk e kuptojne. 

''Qeveria gjermane "gjen" 55 miliardë euro të harruara

tia japin Greqise se gjynah.smiley. bejne sevap.  fundja gjermanet te harruara i kishin keto para. zere se si kishin....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).