Tirana Kulturore, 6 Nëntor ' 11

Drejtoria e Turizmit & Promovimit shpërndan buletinin e përjavshëm informativ “Tirana Kulturore”, i cili ju informon mbi aktivitetet më të rëndësishme kulturore - artistike që do të zhvillohen javën e ardhshme në Tiranë.

 

NË NUMRIN E RI TË BULETINIT INFORMATIV “TIRANA KULTURORE” ndër të tjera do të gjeni:

  • Pianistja hungareze Adrienne Hauser në TOB
  •  “Amaro Amore” përsëri në TK
  • Hapet panairi i librit “Tirana 2011”
  • “Adrianopolis” në ekspozitë

Për më tepër informacion klikoni: http://213.207.46.243/kultura/Tirana_Kulturore_6_Nentor_2011.pdf

 

 

13 Komente

Kur hapet panairi i librit, di gjo njeri saktesisht, datat e hapjes-mbylljes dhe vendin e organizimit. 

e merkure- e djele,pallati i kongreseve...

Flm Endrity! Duhet te marrim dhe librin e P.Th. smiley

nga lsi-ja drejt e ne bashki, e pastaj drejt e ne ppu duke promovu punen e bashkise

Me duket pozitive qe "Tirana Kulturore" e nisur nen drejtimin e Rames po vazhdon edhe tani nen drejtimin e Bashes.

Ngadale ngadale, shqipot po piqen.

Do ishte bukur sikur te kishte vazhdimesi edhe per projekte te tjera.

Nga te gjitha risite e Rames me shume me ka pelqyer Bienalja, se deri diku panaire librash i bejne vete shtepite botuese edhe po nuk u kujtua bashkia. Bienalen shpresoj ta vazhdoj, po me duket nje gje shume stil Rama e nuk e di sa i predispozuar do jete ky tjetri ta vazhdoj. 

Se c'kam nje parandjenje qe Basha ka fiksim operat si edhe artin muzikor pergjithesisht. smiley

Te dalin ty Olso parandjenjat keshtu ne pergjithesi them?.. smiley

He mo, dashke me na e mbyll dhe nje dere tjeter? lol

Isha sot ke panairi i librit dhe bleva tre libra.

 

ENVER HOXHA vetem per sot kushtonte 8 mije leke te vjetra , ditet e tjera 10 mije leke.Ne pergjithesi kishte ulje çmimesh .

"Kohe e pamjaftueshme " e E.Kadarese mu duk shume i shtrenjte 20 mije leke per xhepat e shqiptareve mgjth ishte nje liber voluminoz.

 

PS.Me beri shume pershtypje , organizimin e kishin marre serbet , jashte panairit ka shume makina me targa BG , maune serbe dhe punetoret qe kujdesen per rregullin e stendave ishin serbe.
Pse duhet ta benin serbet kete organizim ??!!!

 

Eh, keto lidhjet e vjetra sllavo-komuniste nuk marokan kurre. smiley

Nuk thu shyqyr qe ne vend qe te na vrasin i kemi vene te punojne per ne. Mas nja 20 vjetesh do degjohen pyetje te tipit: Pse ta bejne kete pune pakistanezet dhe mos e bejme ne? 

Neimi ( Henri Cili) kishte zene vendin me te mire ne panair sa futesh tek dera ne mes te Panairit dhe rrinte si gjel

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).