Studentët shqiptarë shpenzojnë të ardhurat e tyre për t’u arsimuar, por në fund ata pajisen me diploma të pavlefshme.

Studentët shqiptarë shpenzojnë të ardhurat e tyre për t’u arsimuar, por në fund ata pajisen me diploma të pavlefshme. Ky është fati që i pret studentët e universiteteve private në Shqipëri, të cilët duket se kohët e fundit janë shtuar shumë në numër. Pjesa më e madhe e këtyre universiteteve u ofrojnë studentëve programe studimi që nuk njihen nga Ministria e Arsimit. Sipas të dhënave të marra nga Agjensia e Akreditimit, në universitetet private170 programe mësimore janë të paakredituara dhe 115 janë të akredituara. Pra me një llogaritje të thjeshtë i bie, që më shumë se gjysma e programeve të studimeve në universitetet private, nuk njihen nga Ministria e Arsimit, edhe pse është kjo e fundit që e ka dhënë miratimin për hapjen e këtyre universiteteve. Çështjes së akreditimit të programeve që ofrojnë universitetet shqiptare, i kemi hyrë më thellë, dhe sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Agjensisë Kombëtare të Akreditimeve, kemi nxjerrë përfundimet përkatëse për secilin program studimi që ofrojnë këto universitete.

Kështu, Universiteti privat i New Yorkut në Tiranë, gjithsej ofron 19 programe studimi, nga të cilat 12 janë të akredituara dhe 7 janë të paakredituara. Universiteti “Luarasi” ka gjithsej 6 programe studimi, por të akredituar ka vetëm njërin prej tyre. “Ufo”, nga 34 programe gjithsej, të akredituara ka vetëm 8 prej tyre. Ndërsa, universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ka gjithsej 21 programe studimi, nga të cilat 13 janë të paakredituara, dhe vetëm 8 prej tyre njihen nga Ministria e Arsimit. Edhe universiteti privat, “ Marin Barleti”, ka shumë programe të paakredituara, sepse nga 20 programe, 16 prej tyre janë të paakredituara. Një tjetër universitet privat, siç është ai “ Kristal”, ka gjithsej 27 programe studimi, prej të cilave 13 janë të paakredituara. Universiteti “Justiniani I”, ka vetëm 7 programe, 4 prej të cilave nuk i njihen nga MASH. Institucioni privat i arsimit të lartë, “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, është shembulli i universiteteve, të cilat kanë më shumë se gjysmat e programeve të tyre të paakredituara. Kështu, ky universitet nga 17 programe gjithsej, por, 11 prej tyre nuk njihen, sepse janë të paakredituara. Universiteti Europian i Tiranës, ofron 39 programe studimi, qofshin këto të nivelit të parë, të dytë apo të tretë, prej të cilave 29 janë të akredituara dhe 10 të paakredituara. Një vend në këtë listë, e zë edhe universiteti “Polis”, i cili ka 13 programe gjithsej, por vetëm 4 prej tyre janë të akredituara. Kësaj liste, i shtohet edhe universiteti “Aldent”, që ka gjithsej 5 programe, 3 prej të cilave nuk njihen. Universiteti “ Epoka”, ka gjithsej 16 programe studimi, prej të cilave nuk njihen jo pak, por 9 prej tyre. Edhe shkolla e lartë, “ ISSAT”, ofron plot 15 programe studimi, prej të cilave njihen vetëm 5 prej tyre.

Fundin e kësaj liste e përmbyll universiteti “Iliria”, i cili përbën edhe ekstremin e kësaj liste, sepse nga 12 programe, që ofron gjithsej, njeh vetëm një prej tyre, duke harruar që studentët e 11 programeve të tjera, marrin diploma që nuk janë të vlefshme për tregun e punës

15 Komente

Eh, te shkretet njerez qe hedhin leket poshte!

S'ka problem.E rendesishme eshte qe njerezit po iluminohen.smiley

 

marrin diploma që nuk janë të vlefshme për tregun e punës

e njef Maliqi po hec tashti

Ju, qani  punen e Universiteteve.Mire e keni, por pa degjoni dhe mua!

  Nipi im, 6.5 vjeç, nisi klasen e pare, te Cilkit te Ulet,  tek shkolla private  F@ik Konica.E shkrova si dhe e ka te shkruar emrin kjo shkolle, me pronar nje, qe merr vesh nga...tubacionet dhe ... ndertimet.

Pardje,gati nje muaj e ca gje te shkuar, na njofton shkolla se duhet te vemi ne takim me prinderit.Vete i jati dhe e ema, qe te dy intelektuale, me grada shkencore dhe befasohen nga qellimi i thirrjes.

Djali, perjashtohej prej shkolle..."per akte rrugaçerore", se mu ne mes, apo aty pa arritur fundi i  ores mesimit, ngrihej si pa gje te keq dhe levizte prej bange.Direkt e ne perjashtim!... Pa nje "vrejteje", pa i "thyer noten sjelljes"..e pse? Goxha "faje"! Mesuesja u kishte dhene te vizatonin nje kokosh dhe ai kishte bere vetem koken ndersa  pjesen tjeter e kishte lene te bardhe fare...Kur mesuesja e kishte pyetur;  -ku e ke trupin ?djali i qe pergjigjur: "eshte kokosh i bardhe", zonja mesuese".Ajo pergjigje e kish bere vrer mesuesen.E kishte kerryer jashte, duke e terhjekur... per zhelesh...

 "Duhet ta hiqni prej shkolles tone, sepse ju  nuk e keni mesuar djalin si duhet"...Ky  di shume  per moshen qe ka por neve na demton  femijet e tjere...qe prindrit mund te na i terheqin dhe demtohet ekonomia e shkolles-ishin fjalet e pronarit te shkolles, ku ata paten parapaguar, per gjithe vitin, shumen e prej 200 euro ne muaj!

  Ju them se djali eshte tip i qete, ka qene ne kopsht amerikan dhe flet rrjedhshem anglishten ..angleze(se te tille mesuese ka pat per tre vite).Eshte femije me dije shume te avancuara dhe e perdor kompiutrin per nje seri lojrash.Shfaq shenja paperqendrimi apo mungese  interesi, per gjerat qe i di.

  Mirepo sa shikoj, keto lloj shkollash, me drejtim dhe qellim krejt bisnesi, e jo pedagogjine edukuese e mesuese, dashkan tu shpiem femije  "te mesuar", sipas standartit  ..Cilit?

E  une them se shkolla, eshte goditur  po goditet rende, qe ne embrionin e saj....

Po kur e fillon edukimin si amerikan ,si amerikan duhet ta perfundoje.Gjejini nje shkolle amerikane .Mos ia prisni hovin.Femijet  duhet te gjejne mjedisin e tyre .Vellai im e ka ditur abetaren pa vajt ne shkolle dhe me thene te drejten kjo me shume e demtoi ,se e ndihmoi .Qe te arrinte shoket ,se per te nuk kishte program te avancuar ,ra ne dembelizem dhe indiference graduale ndaj mesimeve ,derisa i la pas dore fare.

Mgjth,eshte gje e rralle te perjashtohet nje nxenes i klases se pare dhe me as 2 muaj shkolle.Per mua hera e pare qe po degjoj. Maximumi kisha degjuar per moshe me te madhe dhe vetet problematike ne sjellje e mesime bashke.Nipi juaj duhet te jete jashtezakonisht i prape .Meqenese eshte shkolle private ma ha mendja ,se nipi juaj eshte bere problem nga prinderit qe ka dale dhe drejtoria ne ate mase ekstreme,se mesuesin se pyet kush.smiley

po deshe i thone asaj ,po se bere punen ti ,e ben tjetri/a.smiley

 Antipatrea. Jo ore jo! Nuk eshte hiç i prape.Eshte femije jashte  mase i qete.Por me zhvillim teper te  avancuar.Por  mesuesja e klases pare eshte krejt e paafte si metodiste, per femijet  e klases pare.eshte shume nervoze dhe i  godet femijet.Ajo vete e ka per here te pare ate pune dhe me nje formim krejt te dyshimte.Eshte nje e  afert e pronarit te  shkolles.Nuk eshte aqe e lehte.... te  mesosh femijet e klases pare.Por perjashtimi i nje femije  6-7  vjeç eshte absolutisht nje veprimi marre.Une per sarkazme, ku ka perfunduar shkolla, e solla  shembullin.Pasi une i kam te  gjitha mundesite, per nje tjeter zgjidhje shume me te mire.E ardhmja e shkolles, si formim brezash,.... me brengos.

E kemi shkaterruar  traditen dhe  nuk di  ku  po  vemi.

Grave, po nipit tip qe iu mbyll shkolla fillore per mungese klientesh (dmth. nxenesish), 1-2 muaj pas fillimit te vitit te ri shkollor.

Eh mor An..!Po e ardhmja e strukturimit, kaqe keq, te  shkolles me shqeteson e jo ajo e nipit tim....

Problemi i shkollave fillore grave fillon pikerisht ne ato universitete qe nxjerrin mesues te paafte si ajo qe pershkruan ti. Kur abuzohet me nje hallke eshte normale qe pasojat te kapin te gjithe ciklin.

Po Iris...Ke te  drjete.Por kjo puna e shkolles po behet nje Trate e Prishur,  qe nuk besoj se gaditet me...(ato  aniet  per peshkim)

Po mbase do mesojne prinderit te mos jene indiferente ndaj shkollimit te femijeve te tyre, te pretendojne pak me shume kur paguajne sidomos (por jo vetem). Kam pershtypjen qe prinderit (shumica) ne njefare menyre jane vete qe justifikojne kete formim te manget, shkolla eshte bere me shume si vendparkim femijesh sesa si institucion qe i zhvillon dhe pergatit . Sipas pretendimeve dhe oferta. Po te kishte mesues te mire, per femije me te avancuar do kishte dhe klasa te veçanta. (S'e di nese ka shkolla qe i ofrojne, por shkollat qe kam pare une me siguri jo, madje as e kane ne projekt).

dy here

E solla kete shkrim ketu, per te diskutuar edhe mbi sistemin arsimor ne Shqiperi...i cili sa po vjen dhe po degradohet me teper... Keto eksperimentet me kurikulat allternative, apo me nderhyrjet e befta ne sistemin arsimor, jo vetem qe kane çoroditur nxenesit, prinderit dhe arsimtaret, por e kane degraduar sistemin arsimor ne ate fare feje, sa veshtire te ringrihet......

Po u sjell nje shembull nga "performanca" e arsimit tone...

Te gjithe e njihni Jamarber Malltezin, dhenderrin e ATIJ... Ky djali kish mbaruar ne Amerike, dhe vjen radha per te mbrojtur masterin, dhe per me shkurt, shkon ne ULB, KAmez, se per aty e kishte venin.....

Profesoret e shkrete e njihnin, ja njihnin edhe aftesite shume te mira qe kishte, dhe as qe ja pane temen fare, i vune noten maximale...dhe shpejt e shpejt e mbyllen problemin. TAni i thote ai Kryetari i komisionit...

- TAni, per te qene ne rregull me ligjet, te duhet edhe nje deshmi e gjuhes se huaj, e mbrojtur ketu ne UT, dhe ta gezosh....

- E si me thua keshtu ti mue..?.- ja kthen i irrituar ky, -.... a e din ti, se me ke po flet?..... a e din ti se ku kam mbarue une....?

-PO keshtu jane rregullat, - ja kthen me te bute profesori, - ndryshe, nuk te njihet masteri....

Iku duke trufulluar ai...

Pas disa ditesh, fakulteteve u erdhi urdheri, qe per deshmine e gjuhes angleze, te njihet vetem Toefli...... dhe kush e ben Toeflin ketu ne Shqiperi...????? merreni vete me mend.....

Ja pra se si degradon sistemi yne arsimor, nga tekat e njerit, behen ndryshime ne sistem.....

Te tjera gjera me vone, varet nga niveli i diskutimeve....

eh mer alidems...sic kan qen jan kohet. ne kohe te dulles di dhe un ca histori me kto te bijte e pushtetit.

1 - ne klase te 4, ne klase me 4 mbesa nga blloku, shperndahen fletoret e hartimit, daku ktu kishte mor 10...pa asnje gabim. nje nga kto mbesat, me nja 10-12 gabime drejshkrimore, 10 me yll...i kam bo sherr asaj zyshes sa na erdhi ne shtepi me ju lut prinderve mos te me lenin me fol kshu gjonash se do e hante ajo e shkreta e ne te shkretet.

2 - nji nga bijat e bllokut, shko ne provim (universitet) gjys e pergatit ene i ve profesori 8...kjo dote 10, se allahile, i kishte shume te mira aftesite (si ky jamshkjau siper). cer i kan bo atij profesorit...

se ku lexova qe universitet jane bere si fabrika kepucesh. mesa di une UET ka mesatarisht 4 mije studente, viti eshte 2500 euro, pra mesatarisht ne vit jane rreth 10milione euro te ardhura. fitimi??? sa te duash., ( pse te mos thote naimi : se keshtu me do trapi pastaj)
po keshtu jane edhe te tjere, puna eshte qe nuk ka sistem meritash,por vetem pazar.
dhe po kjo ndodh ne cfaredolloj pjese te shoqerise, po arrin te preket dhe sipermarresi privat ne kompanite e tyre, duke punesuar te paafte sepse shume prej kontratave te tyre jane me shtetin. dhe nuk u kerkohet pune por behet pazar, edhe tregu eshte prekur rrenjesisht.
te them te drejten nuk i ve faj universiteteve qe jane te akredituar dhe te pa-akredituar, sepse ata nuk jane shoqate bamirese e as edukuese,jane te regjistruar si shpk biznes, pra rrjedhimisht ata duan EURO-t e studenteve. Une s'e kuptoj perse keta studente duan te genjejne veten duke marre nje karton qe nuk tregon vleren qe ata kane. Dhe per kete genjeshter te vetes,ata japin para.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).