Dje vdiq në moshën 67 vjeçare nga kanceri në mëlci boksieri Joe Frazier, "underdog-u" më i madh në historinë e boksit të Peshave të Rënda.

Me nje left hook, naten e paharrueshme te Marsit 1971 ai hedh ne toke Muhamet Ali, Perendine e padiskutueshem te Boksit, ne raundin e 15 te asaj ndeshje legjendare ne Madison Square Garden duke i marre titullin e Kampionit . Ishte nata e tij me e madhe. Nje nate e tille nuk do te vinte kurre me.

Ata luftuan tre here kunder njeri-tjetrit. Dy here ne zemer te New Yorkut dhe njehere ne nje ring te mjegulluar te Maniles ne Filipine. Kane luftuar gjithsej 41 raunde kunder njeri tjetrit dhe te gjitha kane qene ndeshje viganesh. Asnjeri kurre nuk u terhoq asnje inch dhe secili luftoi deri ne piken e fundit te gjakut. Ne ndeshjen e tyre te fundit ne Manila, ne 1975, ato kane shkembyer grushte me nje shpejtesi dhe egersi te paimagjinueshme per boksieret e peshes se rende. Freizer luftoi me gjithe c'kishte per 14 raunde, deri sa me ne fund ne fushe doli traineri i tij Eddie Fulch qe e nderpreu lojen, ndersa Xho donte te vazhdonte ndeshjen megjithese nuk shihte me nga syte.

"Asgje nuk me ka ngjare me shume me vdekjen, se sa ajo nate", ka deklaruar me vone Muhamed Ali.

Por ai ishte i pameshirshem me Joen si ne ring, ashtu edhe jashte tij. Aliu e quante gorilla dhe Xha Tomi. Por ai mesoi ta respektonte ate si boksier, vecanerisht pasi Freizer vendosi te luftonte kunder tij per te mbrojtur titullin e kampionit. Ndeshja ishte kaq e famshme sa edhe Frank Sinatra bente fotografi poshte ringut per ti pasur si kujtim, dhe boksieret fituan 2.5 milion dollare per ate ndeshje, nje shume e paimagjinueshme per kohen.

"Ajo qe pashe atje, ishte dicka jashte kesaj bote. Dy njerez qe luftonin ne ndeshjen me te madhe te te gjitha koheve. Ajo ka per te qene dicka qe nuk do ta harroj deri sa te vdes" deklaroi nje nga komentuesit me te famshem te asaj kohe.  

RAUNDI 15. Fraizer Vs Ali

MANILA. Highlights

Personalisht e kam te rrenjosur ne mendje ate nate sepse duhet te kete qene dita e dyte ose e trete qe kishim marre televizorin "Superambasador". Tre xhaxhallare erdhen qe ne dreke megjithe nuset. Xhaxhai i vogel hypi ne tarrace per te rregulluar antenen, tjetri shihte figuren dhe manovronte me varakun kurse une isha jashte dhe beja nderlidhjen mes te dyve. Kur filloi ndeshja, ne apartament nuk kishte vend ku te rrije. Ne balle prane televizorit ishte babai me gjyshin dhe une qe me kishin ulur siper tavolines, mbrapa ishin 5 xhaxhallaret e tjere dhe pastaj nje dore komshinjsh e farefisi. Grate ishin mbledhur ne aneks. Me kujtohen vetem dy qenie te zeza mes grise se ekranit qe qellonin me grushta njeri tjetrin dhe ulurimat e burrave qe benin tifozllik per Kasus Klein. Nga gjysma e ndeshjes me ulen ne toke se nje moment ato qe ishin mbrapa kercyen dhe desh rrezuan tavolinen. Ne cdo pushim, hapej dera qe te dilte tymi i duhanit se nuk dukej mire televizori. Grate benin kafet dhe "thane" shishen e likerit... Eh kohe te lavdishme.

25 Komente

Thank you, bro!

Me soinqeritet PF... te njejten gje kisha ne mend sapo te mbrrija ne shtepi .Rrofsh Pf.
Brezi jone i ka perjetuar si castet me te paharruara ne BOKS.
Tifozllek absolut i Shqiptareve per Muhamed Ali . Ne cdo berberhane te Kohes ishte varur fotografia e tij prej vitit 64 e kacafiu . Edhe sizikisht i persosur e dominus!
Askush muk kishte dijeni per kalibrin e Joe Freizer .Po kur u cfaq ne ring me ate vendosmerine dhe "verberine " e tij si dem , si dhe me ate shpirt luftarak te pa epur .... aha dicka levizi edhe tek superfansat e Kleit .
Lavdi paste nje figure e tille legjendare si Freizer !
11 femije dhe 35 niper e mbesa ....le te presim nje cfaqje te shpirtit te tij te Luftarak.
"Perse me terhoqe .I got him "... ....Ju drejtua Joe trainerit
" Nuk ka problem .Gjithe Bota e pa se cfare ishe ne gjendje te beje dhe cfare bere sot " ii tha ai sic i takonte nje Njeriu me te vertet te madh ne Arene !....

Tamam Idrizo. Keto dy fotografi kane qene dy fotografite e feminise time

Kasus Klei dhe

Stive Rives smiley

Flm miq
Kujtime te feminise ..... Klei dhe Frezer,ne boks dhe Gjermani e Hollande ne futboll ishin idhujt dhe temat tona te debatave te zjarta feminise kur ersohej dhe mbiledhim tek "kanali" ( nje qoshe e rruges ku kishte nje pusete si grope dhe ne uleshim ne rreth).... FLM

Pf le te biem edhe ndonje kujtim ne kete rast .flm tuajave e te Tomit.
Une ndeshjen e Maniles ne dhjetor e kam pare me vllane dhe te famshmen Edi Luarasi shtrire ne cdo divan me vete , sejcili.
Edi ishte shume e pasionuar pas Ali ( ishte dhe vete shume e rralle per grushte ) dhe gjate gjithe kohes i shoqeronte me klithma "zgalemi " grushtimet e tij .Por Freizer kishte ate epersine absolute te FITORES se Pare ne BOTE ndaj Ikones Ali dhe krijonte me te drejte lekundje mendimi per Fitonjesin . .Keshtu qe ka qen edhe nje debat i zjarrte "pa baste " se kush do fitonte.
Ne fakt ishte nje ndeshje nga me te paharruarat per "egersine " dhe shpirtin luftarak dypalesh ku me te vertet Freizer meritoi nga Ali vleresimet me te medha se sa te gjithe boksieret e kohes si Norton , Foreman etj.
Freizer i lavdishem qe verteton shprehjen e gjithboteshme ...
"Nuk ka rendesi sa i madh eshte ....por rendesi ka zemra sa e afte eshte te perballoje e ndeshet "

kjo eshte tema e .... pensionistave me duket smiley

po macistin e mani men? smiley

Ca lesh pensionistash u burre. Une asokohe kam qene ne fillore. Njisoj si goca ime tashti qe hutohet me Justin Biber. smiley

Justin Bibin e keni ne patriot mo...e keni detyre atdhetare, dhe ti biles, se me duket se e ke harru smiley

Posi jo mer jahu. Justin Beaver (Biver) i themi me perkedheli. Mu me pelqe se me kujto modelin e flokeve te katunareve te Korces kur zbrisnin ne qytet qe e ngjisnin balluken ne balle me "pështynkë". smiley

mbase gjoja me e hershme qe une maj mend ka qen nje film "mathias sandorf" e kom pa te hekurudha, ne plazh.

ah po, dhe nje dokumentar per fuat celen, nga ato qe jepeshin para fillimit te filmave, kjo ka qen te kinema ali demi... filmin s'e maj men, natyrisht... ueee, na hapet thesin... po kjo tani ka qen me vone: kinemaja e pallatit te pionereve... u jepnin ca filma me ngjyra, lindor, cer mrekullimi ka qene ai!

Filmi i pare qe kam pa ka qene "Debatik" te kinema "14 Nentori" ne Durres. Vllain e vogel e masha kalapic qe mos paguja bilete per te, dhe peselekshin e atij e bleva akullore te gega. 

Kokrra lotit sa grushti kur vrane Colin. smiley

meqe flasim per filmat e asaj kohe per disa kohe ne kinema shfaqej vetem Herkuli kunder romes dhe fan fan tulipani.Nje komshiu im megjithese ne universitet dhe djale teper inteligjent vdiste per herkulin kunder romes .Perendia e di sa ore mesimi linte per te pare ate film dhe bemat e herkulit i merrte pe verteti.

Xho Frezerin e kam pa vetem ne dokumentaret e mevonshem.Foremani e pat majt me pike te shkretin.Nderkohe nigjoishim rreth legjendes se Dhori Faqes.Thuhej se i kishte vene nje rreth te nxehte ne ftyr dhe i kishte than te jatit ,se kur ta shifte me kte shenje,duke u ndesh me Klein,ta njihte se ishte ai.smiley

Une me citime nga babi e kam. Permendja mbyllej gjithnje me nje psheretime te tipi: Pastaj boksin e ndaluan! smiley Po pse babi? Se ishte sport i dhunshem smiley! (psheretime edhe ketu)

Tani, na falni qe po ju prishim festen, por kurre s'kam per ta kuptuar se pse u dashka dale ne nje ring e te rrihesh e te dendesh me grushta, a thua se s'ka menyra te tjera me te mira per te shfryre inatet. Halli eshte se inatin e gruas, psh, ia nxjerr atij tjetrit qe s'te ka faj fare. Nga ana tjeter, me corodisin fare njerezit qe bejne tifozllek ne menyre cnjerezore "Bjeri! bjeri!" :O

Nje nga dajat e mi ka qene boksier. Ia kam bere njehere kete pyetje e ma ktheu: Eshte sport burrash, jo kuklla pe lecke". E qepa, s'kisha c'beja, por prape s'kam ndryshuar mendim.

Si tha teto Ollga,"po ti s'ke pare finalen"

Dhe finalja ne boks eshte vertete prekse,kur dy luftetaret me turinj pershesh,fytyre te masakrume perqafojne najnitjetrin.Kjo na ban dhe ne, qe i shoqerojme me levizje nga divani,te kuptojme se ishta thjesht sport smiley

Po, po, leje ca sporti, pjeter

dy luftetaret me turinj pershesh,fytyre te masakrume

@swed, ja do kaloj nga sektori i qendistarise tani... smiley

Si perfundim, pyetja ime ngeli prape pa pergjigje.

ku t'dush, vetem jo te Fraizer-i smiley

Po, po, leje ca sporti, pjeter

dy luftetaret me turinj pershesh,fytyre te masakrume

Po prandaj quhen keshtu (luftetare) Ana,ndryshe si thote daja,do lunin me kukulla smiley

Meqe ra llafi ma lejoni i pytje:Ke "normal distribution" a permenet naj rast, per boksier gey ? smiley (pergjithsisht kane ma shume afinitet me koreografine smiley)

Boksier gay?!!

Herezi! smiley

kushedi, pjeter, kushedi, po ca gjera eshte mire te mos dihen, se do na zhgenjehen burrat, pastaj! lool

tani ti ke te drejte te te duket e cuditshme, dhe mund te shtrosh shume pyetje. por kete nuk lejohet absolutisht ta besh pikerisht te tema ku flitet per Fraizer-in ose per ikona te ngjashme. dil mi goc ke pyetjet dhe pyt ca t'dush smiley

Ua c'me kenaqe PF, me ktheve vite prapa. Nuk e di por edhe pse jam tip i ndjeshem dhe per rmua boksi eshte nje sport i tmerrshem, prape e kam pare si dicka vertete burrerore, dmth si nje dyluftim luanesh, dicka magjepsese. Ndoshta kjo lidhet me faktin se dhe vellai im ia thekte ndonjehere boksit(atekohe flas) dhe kjo me shtyn te shoh ndjeshje boksi edhe sot. Kam pare nje dokumentar per jeten e M.Ali dhe pjesen e siperpermendur ne ndeshjen me Joe...shume emocion.

Meqe pashe foton e Stive Rives...Ka qene nje djale atekohe, flas per vitet 80 e kusur qe i ngjante shume Stive Rives, djale king, i pashem, andej nga sahati rrinte ( e kisha pare e kisha pare smiley ) . I kishte mbet si llagep ky krahasim. Pastaj ne per krahasime kemi qene te vetmit ne, psh dihej kush ishte Helena e Trojes smiley apo Semiramida.

Ha, e di per cin thu, Steve Rives. smiley Ka pas nejt ke bordura e xhamise, po nuk ia kam pas dit emrin.

Ehe smiley , po c'rendesi kishte emri, kush ia dinte, vetem dihej qe ishte "ai qe i ngjan Stive Rives". Nejse se po kujtojme personazhet e asaj kohe, po per gallate dhe nostalgji, mire eshte qe nganjehere te ngacmohemi. Prandaj eshte interneti, e ben Tiranen te duket e vogel akoma si asokohe smiley

me e famshme eshte ndeshja e Ali me ate llozin Foreman ne afrike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).