Me kësulën tipike; ovale, të vogël, në ngjyrë të zezë, mbi çaçkën e kokës. Në ndonjë rast tjetër edhe me kapele të madhe e të zezë e kostum tërësisht të zi. Por që dritë dhe shumë ngjyra tejçon në fytyrë, buzëqeshje.

Me mjekër të gjatë. E sipas traditës ebraike, kur përshëndet iu jep dorën vetëm atyre që i përkasin gjinisë mashkullore dhe thjesht ulje koke ndaj gjinisë së kundërt femërore, pa i puqur duart.

Shqiptarët janë mësuar të shohin rabinë sidomos nëpër filmat amerikanë a dokumentarë. Por me përurimin këto muajt e fundit të sinagogës së parë në Tiranë pas shtatëdhjetë vjetësh, njohjes në vitin 2010 të fesë ebraike si komuniteti i gjashtë fetar në Shqipëri, ndonjë kënd apo rrugë e kryeqytetit po pasurohet dhe ndërkombëtarizohet edhe me rabinë. Ai më përfaqësuesi është dhe do të jetë hë për hë i emëruari si Rabini i Ballkanit, 33-vjeçari Yoel Kaplan.

Që nga viti 2009 në këtë detyrë. Si zemër të Ballkanit ka zgjedhur Shqipërinë, Tiranën. Këtu e ka rezidencën kryesore nga ku lëviz për të përhapur kulturën ebraike në gjithë gadishullin e vjetër, e për t’u kthyer e qëndruar sidomos këtu, në Shqipëri. Sepse është Shqipëria vendi që mbrojti si askush tjetër, e ku gjetën prehjen e ëndërruar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Yoel ndihet i entuziazmuar, i dashuruar, jo më thjesht vetëm virtualisht nga dëshmitë gojore të ngulitura në kujtesë dhe shpirt për të, pa e vizituar, por edhe pas prekjes nga afër të vendit që quhet Shqipëri dhe kohës që po kalon këtu mes shqiptarëve.

“E dua shumë vendin tuaj, për njerëzit e mirë që ka. Për ndihmën unikale që iu ka dhënë hebrejve. Shoh edhe shumë të përbashkëta mes dy popujve tanë. Në vuajtjet që kemi kaluar, në ngrohtësinë njerëzore që mbartim, në besën zakonore. Ishte pikërisht besa ajo që u shpëtoi jetën mijëra hebrejve”, thotë rabini, i cili edhe prejardhjen e ka nga një familje rabinësh në Izrael.

I ka bërë një tjetër përshtypje edhe bashkëjetesa jonë tipike fetare. Një vlerë që ai po e zbaton edhe vetë në marrëdhëniet që ka vendosur me të gjitha komunitetet fetare në vend. ‘Shkojmë mirë me të gjithë, por sidomos me bektashinjtë’.

Pas takimeve të tij edhe me personalitetet më të larta shtetërore shqiptare si presidenti apo kryeministri, po vijon dendurisht kontakte të gjithanshme, sidomos ato me profil ekonomik, por edhe arsimor dhe kulturor në dobi të dy vendeve. Së pari, për të sjellë sa më shumë biznese izraeliane në Shqipëri. “Jam dërguar këtu nga vendi im, që t’iu kthej shqiptarëve gjithë mirënjohjen tonë për atë që keni bërë për ne. Po e bëjmë me njohjen e Kosovës dhe afrimin e bizneseve izraelite që po vijnë me rekomandimin tonë, e që po mbështeten nga dita në ditë, duke dashur të investojnë aty ku çalon biznesi shqiptar, me projekte në fusha si agrikultura, arsimi, energjitika, shëndetësia, minierat etj. Janë në fazat e para të takimeve dhe së shpejti do të ketë finalizime të rëndësishme, shpresoj. Besoj dhe shoh shumë të ardhme në këtë vend”, thotë me entuziazëm Yoel Kaplan.

Shkolla hebraike & bursa falas

Në janar të 2012 në Tiranë do të hapet Balkan Jewish College. Pjesë e një rrjeti kolegjesh analoge në qendra të ndryshme ballkanike si Prishtinë, Shkup, Selanik, Podgoricë. Në fillim në Tiranë vetëm pesë klasa me njëzet e pesë studentë. Ku do të mësohet gjuhë, histori dhe kulturë ebraike.

Shteti ebre ofron edhe një tjetër ndihmesë madhore, master me bursa tërësisht falas në Izrael në shtatë degë të ndryshme. Kusht kryesor është të kesh mbaruar universitetin dhe të dish gjuhën angleze.

25 Komente

pse nuk e kane hapur kete qender ne selanik ku cifutet kane qene popullsia e pare e qytetit deri ne 22-shin?mos valle nuk i qas njeri?

Rrofsh Monda qe na e solle dhe per keta zhulsa jena manget.

Nuk ua solla une, tha smiley.  Por e gjet KM-ja ne mes tone* smiley.

*qe e beri fe zyrtare.

Ka kohe dhe ai qe ka fillu me rrjedh.

Po pra na dalin boll zhulsat e qeviriut dhe PD-s, plus zhulsat e tyre serb, grek turq e lloj lloj arapesh e racash qe vine shkerdhejne vendin tone si tju doj palla.... na u dashkan dhe keta cifutet tani qe te pakten tregojne respekt dhe dashamiresi. zhulsat...

o ci kapem dhe nja dy dite pushim cdo vit

jane te mrekullueshem, swed!une e kom icik problem se dy here ne jave mduhet me e leviz makinen per 1 ore e gjys gjate pastrimit te rruges. dhe ktu kane edhe rregullin e keq qe duhet me ndenjt brenda makines per gjithe ate kohe qe te mos hash gjoben. E kshu me merziti shkova edhe dje, kur pashe qe s'i kish lujt njeri. Oh, thashe, feste cifute me siguri... kete e dija nga para tri javesh kur dikush me pa qe po rrija ne makine duke vra kohen, i erdh keq per mu mesa duket, dhe bertiti sa kish ne koke qe ta nigjoja permes xhamit te mbyllur "Jewish holidayyyy... jewish holidayyy..." hapa xhamin: eshte feste cifute, tha. smiley

popull i zgjedhur vertet, mendova, duke dale shum i gzum nga makina. Kishte qene Simchat Torah... sic mora vesh me vone.

Ore po Iranit do i bine keta? Se spo e marim vesh, ne lajme deklarojn qe jane bere gati, biles kan filluar te pergatisin dhe popullsine ne Tel Aviv ne rast kundrasulmi.
Tjetri 2000 km larg(Shqiperi-France) dhe kto ndjehen te kercenuar?! Ne rrugull se rrezja e rakethedhesit e kap, po Irani nga ana e tij se ka shprehur drejteperdrejti deshiren per ti sulmuar. Eshte njelloj sikur une te kem nje pistolete dhe sapo ta mar vesh qe, fqinja i fqinjes i fqinjes tim ka ndermend te mar dhe ai pistolete, une ti shkoj dhe ta vras vetem per faktin se une ndjehem i kercenuar. Nuk ka asnje lloj llogjike ne kete llogjiken e zgjuar te izraeliteve, direkt e kam fjalen sepse indirekt dihet ajo gje. Gjithsesi nje sulm i mundshem i Izraelit ndaj Iranin do te ishte me te vertete fatal. Irani nuk eshte as Egjipti, as Lebanoni, as Palestina dhe as Iraku. Ka me shume potencial sesa keto shtete, plus dhe interesi i ruseve dhe kinezeve ne Iran eshte shume me i madh sesa ne vendet e tjera. Uroj qe nje lufte e permasave kaq apokalipte te mos ndodhe kurre, sepse pasojat do te ishin me te vertete te paparashikuara ne keto koh trazirash ekonomike qe jemi duke kaluar ku baruti eshte thare ne ate mase qe nje shkendije e vogel duhet per te filluar procesi domini dhe "Welcome the third WW". Numri i fatit 7 miliard sapo hyri !

Po sikur ai komshia i komshiut tat kerkon te blej nje pistolete dhe thote vazhdimisht qe ty do te zhduk me gjith familje se ke nje problem pronesie me fqinjin tat... sikur ai ti jap pistoleta e thika langove te lagjes per te vrare ty e familjen tate si do ja beje ti xhan?  Izraeli eshte  e vetmja demokraci ne ate rajin. Kaq duhet te te mjaftoje besoj. Plus cifutet jan njerezit me paqesore kudo qe jetojne.

m'fal po boll me brecka me m*t. Oren Yiftachel, cifut, thote se Izraeli nuk eshte demokraci por etnokraci.

Nuk ka shtet ne bote qe te mos jete etnokraci. Izraeli eshte i vetmi vend ne lindjen e mesme qe i respekton te drejtat e qytetareve te vet.

Mortaliteti i femijve arab brenda izraelit eshte 2.5 here me i larte se ai i femijeve cifut.

1 nga 2 te studente te laureuar arab brenda izraelit eshte i papune nderkohe qe per cifutet % eshte diku te 98%. etj etj..meqenese te gjith qytetaret e izraelit duke perfshire edhe ate 15% arab paskan te drejta te barabarta.. 

Nuk ka nevoje per shenjterime! Prit te gjej nje artikell qe e kam rujt diku, besoj do ta gjesh interesant.

Sa humorist qe je.

Oy Vey

ore ky kapllani mos ndonje shqiptar tip''jorgaqi'' qe ka ndryshuar emrin?

Ka me hebrenj ne Shqiperi?

Me mjekër të gjatë. E sipas traditës ebraike, kur përshëndet iu jep dorën vetëm atyre që i përkasin gjinisë mashkullore dhe thjesht ulje koke ndaj gjinisë së kundërt femërore, pa i puqur duart.

Ky qenka "ca tolerant" se andej nga NY , bashkekombasit e tij i detyrojne grate qe te vene ne fund te autobuzit...Dhe mundesisht te qendrojne ne kembe

 

 

 

Halle plot ka shqiperia por dhe "shenjtoret" i ka te shumte, lum ne qe jemi populli i zgjedhur per te gjitha fete.

 

''Shkolla hebraike & bursa falas

Në janar të 2012 në Tiranë do të hapet Balkan Jewish College. Pjesë e një rrjeti kolegjesh analoge në qendra të ndryshme ballkanike si Prishtinë, Shkup, Selanik, Podgoricë. Në fillim në Tiranë vetëm pesë klasa me njëzet e pesë studentë. Ku do të mësohet gjuhë, histori dhe kulturë ebraike.

Shteti ebre ofron edhe një tjetër ndihmesë madhore, master me bursa tërësisht falas në Izrael në shtatë degë të ndryshme. Kusht kryesor është të kesh mbaruar universitetin dhe të dish gjuhën angleze.''

 

Uroj qe nga keto shkolla te dalin ca shqiptare per te qene. Te dine te punojne ashtu sic duhet. lexova sot biografine e atij qe mund te behet k/m i Greqise: ''

  

Lukas Papadimos, kush është njeriu që mund të drejtojë qeverinë greke?ATHINE-Lukas Papadimos ka lindur në 11 tetor 1947 në Athinë. 

Profesioni i tij është ekonomist, ish-guvernator i Bankës së Greqisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane (2002-2010). 

64 vjecari Lukas Papadimos, është një figurë e respektuar gjerësisht në Greqi, me një prapavijë të fortë në fushën akademike dhe atë të financave. 

I arsimuar në SHBA gjatë viteve 1970. Ai ka një diplomë në fizikë, një master në inxhinieri elektrike dhe një doktoraturë në ekonomi. 

Dijetar i shquar, që ka botuar mjaft dokumente në teorinë dhe politikën makroekonomike, Z. Papademos ka mbajtur pozita akademike në Universitetin e Columbias, Universitetin e Harvardit dhe Universitetin e Athinës. 

Më pas ai punoi si ekonomist pranë Bankës Federale të Bostonit. 

Me Bankën e Greqisë u bashkua në vitin 1985 duke ngjitur shkallët nga si zëvendësguvernator në vitin 1993 dhe guvernator i saj, në vitin 1994. 

Papadimos ka qenë i njohur dhe i vlerësuar, për punën e tij si një nga ekonomistët më të lartë të vendit, dhe tani nëse bëhet kryeministër e pret një sfidë tepër e vështirë; ai duhet të drejtojë një vend që ndodhej buzë greminës së falimentimit. Qeveria e tij duhet të përparojë urgjent për miratimin e marrëveshjes së kredisë nga Parlamenti dhe zbatimin e vendimeve që rrjedhin prej saj, me qëllim që të lëvrohet sa më shpejt kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë, të miratohet paketa e re e shpëtimit dhe vendi t’i hyjë normalitetit. ''

 

C'te thuash me pare. shqiptaret habiten me ca kot fare, dhe duan t'i bejne ministra sepse kane bere nje master. Uroj qe cifutet do dine te nxjerrin 5-10 njerez per te qene, qe te behen politikanet e ardhshem.

 

Filluan te rekrutojne spiune Zionistet ne Ballkan tani?

Po akoma nje nga keto kolegjet e kugullit. Do beka cudira NeoZionistet ne Ballkan..Kjo eshte teper naive...Ja ca mijera kolegje  dhe universitete private, por ceshtja nuk eshte aty se kemi dhe Shqiptare qe kane mbaruar Harward apo Cambridge. Problemi eshte se postet ne Shqiperi nuk jepen ne asnje rast me meritkoraci

Ai Kaplani ne foto, veç çifut nuk me duket, megjith pershtatjen qe i ka bere pamjes. Ai me ngjason me shume me ata tiransit e vjeter qimekuq, qe i kishim neper mehalla smiley

I arsimuar në SHBA gjatë viteve 1970. Ai ka një diplomë në fizikë, një master në inxhinieri elektrike dhe një doktoraturë në ekonomi.

 

Me nje fjale nje cike nga te gjitha dhe asgje tamom.

Njeriu sagllom e ndan mendjen o teknik o ekonomi kurse ky akoma se dika se cfare doka.  smiley

 

 

Shqiptarët janë mësuar të shohin rabinë sidomos nëpër filmat amerikanë a dokumentarë.

 

Thank u veri mac! smiley

I needed smth like this today! smiley

Nuk e di kush jane keta qe shkruajne ketu me keto ndjenja e mllefe te renda e fyese per cdo shqiptar e banore te planetit toke. Zoti e jep dhe e merr jeten. ZOTI eshte gjykatesi i mendjes zemres e shpirtit njerezor e vetem Ai. Ca njerez i ka bere nena e ca njerez i ke bere lopa kjo nuk eshte keshtu! Cifute eshte emer fyes qe ka ngelur nga pushtimi obskurantist otoman. Keta njerez te krijuar nga Zoti quhen Hebrenj nga (Profeti ate i kombit te tyre Abraham ose Ibrahim ne Bibel ose Kuran) ose Izraelit nga emri i Nipit te Abrahamit nga djali i Abrahamit, Isaku ose Judenj (Jews) ng nje fis i Izraelit. NUK KA RENDESI CFARE NGJYRE KA NJE NJERI TE BARDHE TE ZEZE APO TE VERDHE AI ESHTE KRIJESE E ZOTIT! NE EMER TE ZOTIT POR JO NGA ZOTI NJEREZ E FE KANE VRARE E CFAROSUR NJEREZ TE TJERÈ!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).