Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave konfirmojnë vitin 2011 si më të zymtin për ekonominë shqiptare që pas vitit 1997.

Sipas INSTAT në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar rritja ekonomike, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka qenë më e vogël se 2 përqind. Kjo është shifra më e ulët që nga koha kur në Shqipëri filloi të publikohej rritja ekonomike me bazë 3 mujore.

Madje në gjysmën e parë të vitit të kaluar ekonomia është rritur më pak edhe se sa e njëjta periudhë e dy viteve paraardhëse 2009-2010, kur kriza globale ishte në kulmin e saj. Sipas INSTAT-it, një nga shkaqet se pse ekonomia është ngadalësuar ka të bëjë me industrinë.

Gjatë dy viteve paraardhëse, prodhimi në sektorin e industrisë është rritur me ritme të larta duke e shndërruar atë në një nga sektorët udhëheqës të rritjes ekonomike.

Por në tremujorin e dytë të 2011 prodhimi industrial jo vetëm që nuk u rrit por ra me rreth 8.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për vitin 2011 qeveria vlerësonte zyrtarisht një rritje ekonomike prej 3.9 përqind por  me shifrat e fundit të INSTAT, kjo tashmë duket  e pamundur, pasi ekonomia, jo vetëm që nuk po rimëkëmbet, por përkundrazi po vijon të ngadalësojë ritmet.

Nëse edhe shifrat e 3-mujorit të tretë të vitit 2011 do të konfirmojnë tendencën e 2 tremujorëve paraardhës, gjasat janë që rritja ekonomike të rezultojë shumë larg vlerësimeve zyrtare të qeverisë duke rikthyer sërish debatin mbi qëndrueshmërinë e financave publike.

Nëse rritja ekonomike do të jetë më pak nga sa vlerëson qeveria, atëherë edhe borxhi publik i vendit është automatikisht më i lartë se sa shifra zyrtare duke rrezikuar të kapërcejë kështu kufirin ligjor prej 60 përqind.

12 Komente

Po ndonje te dhene per demet e shkaktuara, nuk ka nga kompanite e siguracioneve. 

po ca te dhenash kerkon o Pjer? Ja po te them une nje fakt: vjet, pra ne 2011 zona e shkodres, prfshi edhe qytetin u permbytem nja tre here dhe uji qendroi atje me muaj. Demet ne materiale, kafshe dhe prohime bujqesore ishin te dukshme. Nje komision qeveritar beri vleresimet per cdo familje dhe biznes duke percaktuar edhe shume e demshperblimit. Buall Mavria dhe kanakari i tij ne ate kohe Minister i Brendshem premtuan pagesen e demeve te permbyturve sa me shpejt. Edhe sot qe une te flas nje mut kane marre te demtuarit.

Qe pas vitit 1997 thote ....po shqiperia perfitoi si shume nga lufta qe u be ne ish jugosllavi ma ....se po te kishte ken sot acoma jugosllavia shqiperia do kishte qene vendi i humbur .Sa benzina dhe sa mallrat kontrabande u shiten ne kete enklave lufte? sa cisternat e autobote autokolone niseshin nga greqia drejtim mallakaster e destinacioni shkoder e podgorice...mos kishte qene kjo menyre tregtie edhe sot ne shqiperi do kishte egsistu tolloni..qa kujtoni ju se emigracioni ishte dora e forte ne ekonomine shqipetare ??keto sondazhe jane shembuj me ju a kujtu shqiptarve se deri 1997 jeuam punuam pa kontroll,pa shtet,e pa siguri.....perkundrazi u grabitem haptazi nga firmat piramidale para syve te sali berishes.Ekonomi te forte shqiperia edhe sot nuk ka sepse ska industri ne funksion.

 cer flet mer shoku si perfitoi shqiperia nga lufta me jugosllavine? shqiperia humbi se pari nga shembja e piramidave, perpara 1997, ato parate qe u futen ne piramide, nga cila "lufte" ishin perfitu ? kush te tha ty qe skishte shtet ?

Kjoft se je shqiptar e ke jetu n shqipni e sidomos n shkoder tan e dijn botnisht sa kena perfitu prej lufts n jugosllavi ..ik pyt selit e partis demokratike, socialiste se ato kajn ken perfitusat e pare deri ne 1997.Po cdo dite ne doganen e hanit te hotit kane kalu traun me mallra drejt jugosllavis rreth 5000 vete persona ambulant.e me linje tjeter jo ligjore permes liqenit shkodres kane trafiku me qindra motobarka ku shumllojshmeria e mallrave ka qene e pa imagjinushme.tregjet ne kryeqytet u zmadhuan 10fish nga kerkesat qe vinin nga veriu i shqiperise zoteri.tankeret qe lundronin neper liqenin e shkodres kane transportu me miliarda litra nafte e benzine drejt tregut te etur jugosllav se pse jugosllavia u vendos ne embargo totale.une kam punu vet me ket rruge ti me thu ska shance.po mos kishte pa ken kriza ne jugosllavi ishim dek unit ma n shkoder....harrove ti a a qa na tha partia demokratike ?? te shkatrojm uzinat e fabrikat se i ka ndertu enveri? ma gjej ti nje fabrik te dikurshme sot ne funksion? sot zona industriale  ne shkoder eshte kthy qe nga viti 1991 ne nje zone fantazem ku dikur i gjith eqyteti shkodres ka punu e jetu me kete zone.sa kafeja ,sa cigaret,sa mallrat me vlere jan shkemby ne kete zone ma zotni ku e dijn boll mire qeveritaret se ka ju ka ardh ajo pare qe sot ato e gezojn padrejtsisht.jo vetem shqiperia ka perfitu me ket lufte por te gjitha shtetet qe e rrethojn kajn kontribu ne ato kohna si rumania ,bullgaria, hungaria....macedonia,shqiperia e greqia direkt. harrove ti a a se shqipnia sa kishte pa dal prej diktaturs e skishte buk me hanger? pelikani shperndate ndihmat ne cdo cep shqipnis e ekonomia e zeze ma mir me i than lindi nga kjo lufte.

Mua me kujtohen pikat e benzines ne rrugen per Han te Hotit qe ishin cdo 25 metra. A thu ti se cdo familje e zones kishte dy Kadillak, nje Mac dhe tre Harley. Crazy! smiley Po treni me pesticide te skaduara ne han te Hotit qe kullonte helm dhe fshatare qe merrnin fucijat, i zbraznin dhe pasi i lanin "mire e mire" i perdornin per te zene mushtin e veres dhe rakise.

KADILLAK sjan preferum zotni te ne por mercedezat i kena ba si bicikleta .....vertet ma kujtove at punen e trenit me pesticide gjermane qe erdhen ne vitin 1990 e ka disa vite keto pesticide jan kthy mrapsht drejt gjermanise.E tjetra shko shikjo mirqenjen e familjeve sidomos n malci t madhe e hajde jep koment real ktu.po ato t mysin n pare ma sot ...ato nuk i shikjon refugjat neper greqi ma shoku por per qejf tuj shku neper BUDVA apo  DUBROVNIK...e lene diasporen e malcorve qe i ke ne AUSTRALI E KANADA E AMERIK KU BAJN DALLIM ME SHQIPTART TJER.hajn buk n vedi si thojm na n shkoder malcort.tash musht e raki e vene ke ner ene te bleme shtrejt e me kujdes apostafat per ket varietet, e rrri pa merak se nuk helmohesh se ska dek kush deri itesh eee...

eh, viti 2011 i zymte ka qene, por ne fund te 2012 kemi per te thene qe 2011 paska qene lule. Nuk ka si te jete ndryshe. Me kete qeveri e me kete kafshe ne krye te saj, me kete hajdut, kriminel e kete qe sgjej dot fjale per ta pershkruar nuk pritet gje tjeter. 

Brad do thoshte : Po ruajme forcat per 6 mujorin e dyte te 2012-es dhe 6 mujorin e pare te 2013-es.

Brad ckemi smiley

Mire smiley

Nje sinjal presim dhe leke kthehet ne vote smiley

vertet 2011-ta ka qene vit i zymte jo vetem per Shqiperine por edhe per vendet e eurozones sidomos Greqia, Spanja dhe se fundmi Italia por mendoj se nese ecet keshtu 2012-ta ka per te qene vertet i dhimbshem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).