Kolë Rrethi të pret me krahë hapur. Për Anën dhe Kejdin, dy jetimët e Ziver Veizit, pamjet e vrasjes së të cilit përballë kryeministrisë tronditën Shqipërinë një vit më parë, plaku tashmë duhet të jetë jo vetëm gjysh po edhe baba. Jetojnë me pensionin e tij (80 mijë lekë të vjetra në muaj) dhe rrogën që Alma, nëna e dy fëmijëve merr në ndërmarrjen e gjelbërimit. Gjyshërit, Kola dhe Violeta janë të shqetësuar. “Fëmijët po rriten, duan të shkollohen e më dhëmb shpirti se të dy janë fort të mbarë por këtu… Që Kejdi të vazhdojë shkollën e mesme, vetëm për autobusin duhen 60 mijë lekë në muaj, pa përmendur të tjerat. Por dhe Ana u rrit. Është vajzë dhe ka kërkesa të tjera. Të kishin babain gjallë ishte ndryshe. Unë jam plak, s’di nëse do mundem…”- thotë Kolë Rethi. Kejdi shkruan dhe pikturon bukur. Ndërsa Ana, dëshiron të studiojë për drejtësi. Ndoshta një ditë do të mund të vërë drejtësi edhe për babanë e vrarë. Por Alma, nëna e tyre ngre supet. “Këtu në fshat nuk ka as shkollë të mesme ndërkohë që për në Fier duhen para që Kejdi të shkojë në shkollë, nuk di, nuk di çtë them”- thotë gruaja rreth të 30-tave. Ana të sheh grua e pjekur dhe Kejdi ngjan si një burrë i heshtur. Kejdi shkruan bukur poezi dhe njëra prej tyre ngjan si një peng. Ndoshta për herë të fundit është ndarë i zemëruar me babanë pa e ditur se vdekja do hynte mes tyre..

Kurse sytë e Anës, – të bërë të famshëm nga një foto e Jutta Benzenberg në kopertinën e Shekullit, – përloten sapo nis e flet për të atin. Familjarët thonë se Ana ka qenë pika e dobët e Ziverit të ndjerë. Ana është 13 vjeç. Nga ajo që na thotë, vetëm vogëlushe nuk të duket më Ana.

Ana, mund të më thuash si i kalon ditët?

Po ja, shkoj në shkollë. Tani kam filluar të përmirësoj sërish notat se për disa kohë rashë në mësime. Nuk mund të mësoja. Mendoja vetëm për babin. Babi ishte gjithçka për mua, ndaj ato ditët unë nuk do ti harroj dot kurrë. Por tani të paktën po mësoj, jam serisht tek 9-ta. Rri ndonjëherë me shoqet por rrallë, ata kanë gjera të tjera në mendje, dhe  unë të tjera. Unë duhet të mësoj. Babi donte që unë të bëhesha aktore.

Do bëhesh aktore ...

Sa ishte babi gjallë dhe unë doja të bëhesha aktore, por tani gjërat janë ndryshe. Besoj se do të studioj për juriste. E mendoj si të vetmen rrugë për të vënë drejtësi për babin tim. Megjithatë s’e kam vendosur akoma. Ndoshta edhe babi do donte të studioj për drejtësi . Nuk e di. Kur shkojmë në varreza, më vjen ta pyes edhe njëherë babin. Do doja shumë ta dëgjoja dhe një herë zërin e babit …

E ndjek televizionin?

Para se të më vrisnin babin shikoja vetëm filma ndërsa tani ndjek të gjitha lajmet. Dhe të gjitha çfarë thuhet për 21 janarin.

Çfarë mendon kur ndjek lajmet për 21 janarin?

I dëgjoj. Ndonjëherë qaj dhe kam urrejtje të madhe.

Për kë?

Për ata që më vranë babin. Ndjej si neveri të madhe, më vjen të qaj kur shoh çfarë flasin ashtu. Do të doja ta kisha përballë atë Berishën dhe ta pyesja përse ma vrau babin tim? Çfarë i bëri babi im? Cfarë u bëri babi im atyre? E patë ju babin tim të qëllonte dikë? Babi nuk kishte as gurë, as armë nuk kishte, asgjë nuk kishte. E patë babin tim si ishte në këmbë, ai po rrinte si gjithë të tjerët… Pse e vrau babin tim? Këtë dua tja them. Sa të jem gjallë këtë pyetje e kam…

_____

Poezi e Kejdit për 9 mujorin e vrasjes së babait

9 muaj kaluan…

Babi, zemra shumë më është copëtuar,

dhe krahët më janë mpirë.

Kishim zënkën tonë të mallkuar

Por unë babi të gjitha i kam harruar

Veç mos të shihja ty,

në mes të dhomës shtrirë

9 muaj kaluan

Syri u tha për të t’shikuar

9 muaj kaluan

Zemra më loton si pa kuptuar

9 muaj kaluan

Krahët mu mpinë për të t’përqafuar 

81 Komente

Ana xhan, kurseji fjalet se je e pambrojtur dhe ai eshte njeri i keq, mund te te vrase edhe ty. 

 

 

Ndjej si neveri të madhe

 

Femije i mençur! I ka thene te gjitha me intuiten e atij qe i dhemb shpirti dhe sheh me larg se shume syleshe qe plaken e nuk rriten.

Drite t'u befte ngado te shkosh! 

ç'egersi ka ne syte e vajzes! 

nuk eshte egersi, eshte te piqesh para kohe prej hallit... te mos zesh bese, ndoshta... kesaj vajze i eshte permbysur sistemi i referencave me boten, jeten, njerezit...ka filluar ta rindertoje nga e para. nje femije normal kete fillon e ben tek 17 a 18...

vertet, Av, tashme gjithe jeta e saj do te sillet rreth e rrotull kesaj tragjedie, cdo veprim, cdo mendim, cdo qelize e qenies se saj mund te vihet ne ndjekje te qellimit final, po jeta e saj? Tashme, ajo duket se s'ka me asnje iluzion a enderr, a ku di une se cfare, ka vetem nje qellim: hakmarrjen. Sikur gjerat ne kete dreq vendi te funksiononin si ndozot ne tjeter vend, drejtesia do te vihej ne vend dhe ajo s'do te kishte dilema hakmarrjeje, por me kohe do te platiste dhembjen e do te bente zgjedhjet e veta, si kushdo tjeter. Me duket se ne kete menyre, po humbet dhe shpirti i saj i vertete, duke u kthyer ne rob te hakmarrjes. 

She will become a great lady.

shiko, Ana H, ajo qe kam cituar me lart, nga fjalet e saj, do te thote shume fare... Thote "ndjej Neveri".... shenje pjekurie. Problemi me kete vajze e me gjithe femijet e te vrareve, eshte se po rriten ne gojen e atij ujku qe u shqeu babane... pra, sa premisa ka qe keta te behen ata qe duan... Por nuk me duket se keta do behen hakmarres ordinere...

megjithese te them te drejten, do doja shume te dilte atyre viseve nje njeri si Ky

Jo, jo, s'e kisha fjalen per hakmarres ordiner, por thjesht, ne vend qe t'ia lehtesojme vuajtjen dhe dhembjen, ne vend qe t'i krijohen kushtet per ta platitur plagen, e per te jetuar njefaresoj ate c'i ka mbetur per te jetuar si femije, shoqeria e gjitha pret qe ajo te ngrihet e te hakmerret, e nxisim qe ta vuaje dhe me teper ate qe ka ndodhur, pa i lene rruge zgjedhjeje. 

Dhe sa per ate "trimin", ata i kemi ne pushtet, per fat te keq. 

oh ok, e leme...jemi krejt ne shina te ndryshme.

E mire, se shina jane, jo drejteza paralele... smiley

Ana, ti po shpreh keqardhjen per njeriun, po njeriu s'eshte gje hic kur vihet ne peshoren e marrezise te ketyre qenieve, eshte thjesht nje gur qe rendon, qe anon peshoren, qofte dhe femije, sidomos femije, persa anon me shume peshoren.

Pse mos kujton ti se keta palacot e ps-se dhe militantet e tyre, te cilet pas 21 janarit i mesuan emrat dhe fotot permendesh atyre viktimave dhe i kane refren, e plasnin trapin keta thua ti per ata njerez dhe se kush ishin ata para se te vriteshin? Ata ishin dele per ta, si per ata qe i vrane dhe per ata qe i sillnin me autobuza ne bulevard. Po ashtu dhe keta femijet, jane dele, a nuk i servirin po njesoj si delet duke i kthyer para e mprapsh, apo mbase si arinjte e arixhinjve? Arixhinjte i rrahin arinjte e tyre derisa i bejne te kercejne, keta palacot e bejne kete gocen e mjere te qaje, dhe fap ja shkrepin aparatin dhe ja qisin foton ne gazete.

Me bast qe kjo goca keshtu do trajtohet nga keta, si vjet, si sivjet, si cdo vit tani e tutje (vjet Shekulli beri nje poster me foton e kesaj duke qare). Per fat te saj eshte dhe simpatike, dhe ne kete rast per fat te keq eshte viktima perfekte per tu bere kurban ne media.

Xhibi, kete po them dhe une, vetem se une akuzoj gjithe shoqerine qe pret hakmarrjen prej saj, qe pret pikerisht ato fjale nga vajza, qe ajo kur te rritet, do t'i marre haken te atit dhe perdite e perdite mbruhet me kete lloj tharmi. Ndoshta, edhe nena e saj pret te njejten gje nga vajza. Ndoshta, sepse nuk e di fare se c'mendon e ema per kete gje. Une po te isha ne vend te nenes se Anes, do t'isha bere bishe kunder te gjitheve, s'do te lija gur e kusur pa levizur derisa te zbulohej e verteta, ama vajzes sime do perpiqesha te mos ia ngarkoja barren e rende te vdekjes se te atit, do perpiqesha t'ia shpetoja ate pak femijeri te tronditur tashme perfundimisht.

Shiko, ne e kemi te shkruar ne ADN, perjetimin tragjik dhe gjitheperfshires te ngjarjeve dhe ne kete mes nuk kursejme as me te pafajshmit, as me te vegjlit. I them keto, sepse me ka ndodhur dicka e ngjashme ne fisin tim. Xhaxhai im ka vdekur ne nje aksident rrugor dhe makina e personi qe e shtypi iku e kurre nuk u mor vesh kush qe. Per fat te keq, ate dite, xhaxhai nuk ishte vetem, ishte me djalin 6 vjecar qe e pa te gjithe skenen makabre. Tani, perfytyro se c'mund te ndodhe ne psiqiken e atij femije, vetem per shkak te parjes se asaj skene llahtari. Shtoji kesaj dhe faktin qe grate e fisit, e merrnin aty ku ishte xhenazeja, me ato vajet me ligje sic behen nga jugu, dhe i kerkonin "qaj dhe ti per babin! Ti je shtylla e shtepise, qe do gjesh se kush e vrau babin!" Dhe djali i shkrete ishte totalisht i mpire dhe une s'me vinte te qaja per xhaxhane, por ate te voglin qe po e torturonin pafund. E s'kishte per te mbaruar, sikur ime eme te mos ua kishte rrembyer nga duart e ta sillte ne shtepine tone.
Ai djale dhe sot e kesaj dite eshte i coroditur, te gjithe ne fis i thone "eshte cmendur qe i vogel horri", dhe sinqerisht me vjen t'u uleras "ju e cmendet!"

Historia e Anes instrumentalizohet dhe merr permasa me te medha, duke qene ne nje kontekst me kombetar, me politik dhe ne harrojme qe Ana eshte vec 13 vjec, krejtesisht e pambrojtur nga ky bombardim i perditshem pergjegjesie qe presim prej saj!

!!!

Shume e dhimbshme historia e ketij cunit, vertet shume, po ashtu dhe e kesaj goces dhe cdo femije qe gjendet ne ate gjendje, afermendsh. Dhe e kuptoj shume mire ate qe thua per mentalitetin e shoqerise, apo ne kete rast te familjareve konkretisht. Por atyre s'ke ci ben, aq dine dhe aq bejne, nuk e kane me te keq fundja, aq dhe ashtu ja pret, nuk i duan qellimisht te keqen femijes se vet.

Por imagjino tani sikur ketij cunit pervec familjareve ti qepej dhe Shekulli apo Klani fjala vjen me nga nje artikull vit per vit, ti gerryeje plagen dhe shpirtin per interesat e atyre maskarenjve qe jane dhe shkaktaret e ketyre tragjedive.

Dhe tabloja mbyllet me popullin qe ja mban ison "ashtu posi". Kanibalizem i gjalle ne emer te idealeve te partise.

Pavaresisht arsyes se bezdisshme te shekullit, me qellimin e vetem qe e vogla te thote fjalet qe u leverdisin arsyes se tyre politike, une vertet shpresoj qe kjo vajze nje dite te ndieje ate ndjenjen e hidhur e te embel njekohesisht, te larjes se hesapeve. Ato sy thone qe ajo eshte gati per ate ndjesi.

te shkretet femije..

është 13 vjeç

eehhh... smiley

tema si keto nuk duhet te kene fushe komentesh...

Cfare te komentosh ketu?! smiley Qe gazetarja ka intervistuar nje 13-vjeçare me babain te vrare?! Qe i nxjerrin foton ne gazete?! A kemi ndonje OJQ per te drejtat e femijeve, a s'kemi, a cfare dreqin kemi?! Si s'funksionon asnje fasade shoqerie liberale ne ate vend, mor Zot! Po mire ore, turp s'ju vjen qe ua lini femijeve ne dore urrejtjen e merine?! Po cfare te rriturish jeni mor Zot?! smiley  

po cili i rritur ja zgjidhi hallet asaj femije?

po po pra, ate po themi smiley 

Ec babe, gazetari per çmim Pulitzer! smiley

Me kujtohen ca shkrime te gazetes Padania. Nje emigrant klandestin vret gjate nje grabitje nje argjendar. Shkojne e pyesin te birin, - Eh cfare mendon? Cfare ndjenje ushqen Ti ndaj klandestineve? Pergjigja ##xk*°°##O

po eshte thone e sterthone o hunter, kur ske noi gjo t'hajrit ne ksi temash, mos ashtu hic..

e ty t'kom thone e sterthone, qe nderhyn kur s'duhesh e s'te takon.

e di e di..

Hunter, ti e kevinjon, e disa te tjere qe do te mbronin saliun dhe po te ishte vrare kjo vajza e jo i ati, beni mire te mos e ndyni kete temen vetem e vetem per te mbrojtur Saliun. S'ia vlen ta ule veten kaq njeriu. Ka te tjere qe flasin me sinqeritet per shfrytezimin e vajzes nga media. Ikni mbroni Salen, Meten, Nanon, dhe Ramen kur te behet me Salen apo edhe Enverin kur t'i doje qejfi Sales ta mbroni, por ne ndonje teme tjeter.

xp je ti mo???
Ik ore, se s'po mbroj e as kam mbrojtur kend, se une s'kam asnje peshe pervec opinionit tim, gje qe dembelet si ti, per tu mos lodhur tentoni ta mbyllni me "ushtar i ketij, ushtar i atij". Edhe une per ty mund te them te njejten gje, he si te duket?!
Ky artikull eshte turp, sepse abuzohet me nje te mitur, qe e bejne te flasin si i rritur. Flasim per kanunin dhe gjakmarrjen dhe kerkojme edukim te shoqerise, po cfare ndryshimi ka me ato femite, te cilet qe te vegjel ushqehen me ndjenjen e hakmarrjes (te vellait, babait te vrare nga hasmi). Femi 10 vjec, te cilet ushqehen me ndjenjen e gjakmarrjes nga gjithe farefisin e opinionin publik dhe kur behen 18 vjec, vrasin moshatarin e vet, sepse eshte i biri i hasmit. Ja pra, asnje ndryshim nuk ka. Turp qe familja le abuzime te tilla, qe demtojne psikologjine e femise ose s'ndihmojne aspak ne kalimin e traumes. Turp per gazetaret qe i servirin publikut si show.

Dhe nje turp tjeter nga gazetaria shqiptare. Nuk di c'te theme, por me duket e perdorur. Nje vit eshte shume shpejt per intervista te tilla, femijet jane shume te rinje per intervista te tilla, thjeshte komentimi im, dhe joni, eshte shume i papershtatshem per intervista te tilla.

titulli dhe pyetjet jane si te them....aspak nje mjet i goditur per te arrit qellimin e gazetares, sa do i mire te jete ai! Pak e pa afte gazetarja, me ato pyetje per nje 13 vjecare.

Ajo vajza se pari, te rroje dhe te kete jeten e gjate!

Finis, ajo vajze ishte edhe ne homazhin e 28 Janarit, ne mos gaboj.  E qe ishte homazh publik.

Ajo vertete eshte jetime, por nuk eshte anonime.  Krimi nuk eshte anonim.  Ne mes te dites, ne sy te te gjitheve, ne emer te "shtetit ligjor."  

Viktimat nuk jane anonime.  Kane emer, kane familje me plage te pambyllura.  Per fatin tone te keq shume si komb, kujtesen e kemi te shkurter.  Te pakten qe mund te bejme si shoqeri sedentare qe jemi ku uji eshte qelb fund e krye, eshte here pas here te pakten t'i kujtojme, me hir e me pahir.  Ne dijeni te plote qe gjumi top naten gjithesesi.

@ Hunter, mire mer mire, "shoot the messenger" s'behet boze kurre. 

Telef u bone,por prape nuk kupton ky derr mileti.

O Monda, po kjo s'eshte gazetari, kjo eshte prostitucion moj? pfff

Hmm kete shprehjen "Te pakten qe mund te bejme si shoqeri sedentare qe jemi ku uji eshte qelb fund e krye, eshte here pas here te pakten t'i kujtojme, me hir e me pahir." kur te dalin ndonje teme per te perndjekurit te torturuar neper burgje dhe kur ne ppu "te zakonshmit" t'ja nisin me "he me ishte koha, ishte konteksti, ishte ashtu, ishte keshtu .... " do ta nxjerr nga xhepi kunder kesaj shoqerie sedentare.

Po flet me mua me duket.  Nuk mbaj pergjegjesi per komentet e te zakonshmeve e as te jashtezakonshmeve.  Kam shkruar ketu per vajzen e nje ushtaraku qe vrau veten ne vitet 80 se u persekutua e denigrua nga sistemi, ketu po shkruaj edhe tani.  

Po me pelqeu shume fjalia e s'e kisha per ty. Pa ndonje ironi, ishte si tip kerkese apo autorizimi.

Per ate qe eshte turp te perdorin te mitur e i vene ne goje fjale te rritursh e konfirmoj 100%.

Monda, s'eshte halli as tek tema, as tek kjo vajza ne vecanti. Ketu ka nje problem shume te madh te transferimit te pergjegjesise dhe detyres nga nje brez tek tjetri. E ke pyetur ndonjehere veten se pse i pyesim femijet ne shqip "çfare do te na behesh"? 

S'i ka ardhur mundesia vetes te pyesi, se e kane pyetur nje dynja.  Desha te them, e di shume mire ku e ke fjalen.

Megjithate (e ndoshta do ishte teme interesante per t'u diskutuar me vete "cfare do na behesh" ne pergjithesi) qe jemi ketu ku jemi me duket me shume rezultat i transferimit te papergjegjesise.

Po hiku brezi i eperm o Fin, hengri plumbin..

Shiko, media ka kontaktu te gjitha familjet e te vrareve, gjen te pakten 3 artikuj ketu ne peshk... Mu me dhemb te degjoj kete femije te flase, por teksa e degjoj, kuptoj se nuk eshte me femije..

"çfare do te na behesh"

Nuk duket ndonje e keqe ne kete thenie, Fin. Eshte normale qe tek femija te projektohen shpresa, jo per perfitim, por ne menyre te tille qe femija te jete me shume mohimi sesa pohimi yt. Mohimi yt, qe te te kaperceje ty.

Ne lidhje me problemin qe ngre, ti ke te drejte. Por derexheja, sic dhe ti e sheh, ka prekur ate pike qe te diskutosh per nivel gazetaresh sot ne shqiperi, eshte argument shume luksoz. 

Mire, per arsye shume objektive s'kam autonomine e duhur per perqendrim, por po perpiqem te sqarohem. 

Ka nje reagim te pare per intervista te ketilla dhe eshte reagimi i diktuar nga meria e pashpaguar "e te drejtit", ne kuptimin qe te gjithe (ose pothuaj te gjithe) do te donim qe 21 janari te kalonte permes nje drejtesie te shtetit. Kjo nuk ndodh: si pasoje frustrimi ka nevoje per dru, se djeg brenda si zjarri. Ne kete ethe harrojme me cfare po e ushqejme frustrimin tone. Me duket e padrejte qe shoqeria e te rriturve (ne) te gezohet fshehtazi me idene qe kjo vajza do te rritet dhe do ta vere ekuilibrin e "se duhures" dhe "se drejtes" ne vend. Kjo s'duhet te ndodhe gjerkur te kete qofte edhe nje te rritur qe ka mundesine ta beje kete.

Ne te kundert do te na duhej te pranonim qe kemi mbetur (ose jemi rikthyer, ne baze te "parimit te rikthimit te perjetshem" ) ne nivelin e nje shoqerie tribale, por ne nivelet me "te uleta" te kesaj. Sepse dihet qe shoqerite tribale funksiononin sepse kishin edhe pika "te larta" ; perkrah hakmarrjes ne kulturen popullore kemi edhe figuren e plakut qe kur e pyesin se pse po mbjell (eshte plak dhe s'do ta gezoje frytin e punes se vet), pergjigjet : mbjell qe te korrin te tjeret. Ketu s'po mbjell njeri, po leme nje toke djerre dhe po urojme qe bijte te rriten shpejt e te na behen krah-e, ne kuptimin me egoist te kesaj logjike.

Mire, Fin. Ideja ime eshte qe filozofia, kur thika ka shkuar ne kocke, eshte luks i madh ta degjosh. 

Kende te ndryshme shikimi. Cheers.

edhe po flitnim per keqperdorimin e femijeve nga media....

se mos vetem te femijeve.

ne shqiperie keqperdoret dhe abuzohet nga mediat me fukarallekun,  me hallin, me injorancen dhe me pafuqine e njerezve.

Ketij femije zoti ja befte drite dhe ishalla njerezit e ndihmojne e gjinden. Fatin ishalla e ka te mire, pavaresisht se ktu ke peshku ja bene parashikimet e rastit. Por smjafton qe ka humb baben, s'mjaftojne hallet dhe fukaralleku por manget ka dhe perfoljen neper gazeta. Aplifikim i drames me disa here.

Eh nejse, dhe peshku smund te mungonte padyshim.

jam kurioze kush moderon kohet e fundit peshkun.

Me duket nje menyre moderimi really bitchy and cheap

nejse

Ne "fakt" ktyre me shpirtin e keqe e qe nuk gjejn dot derman, ju erdhi "shume keq" kur i vrane kesaj femijes te jatin nje vit me pare ekzekutim ne mes te Tiranes dhe kane hallin sot tek "perdorimi ne media i femijes". Me shume, e qeshen dhe e tallen edhe diten kur ky femija qante ne mes te Tiranes nje vit me pare! Kaq per fundurrinat qe shkruajn ne kete forum. Nese Ana i lexon kto komente, ose do ti lexoj ne nje te ardhme te afert, trego meshire dhe kurre mos krijo urretje, mos lejo qe te kthehesh kurre ne nje shpirt te keqe e te paqete ... eshte me keqe se vdekja.

Te kete Rilindje duhet te kete vdekje ne fillim - kjo per Ramen qe mendon se do fus ne burg Saliun 90 vjec.

Nje vit pa drejtesi, nje drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar... Edhe eshte shume vone tashme.

Kot me te pyt o Liqen, a ka pate naj here drejtesi ne Shqiperi? Me gjej vetem nje rast te vetem? 

Shqiperia ka 100 vjet pa drejtesi. Komb qe feston 100 vjetorin e Pavaresise dhe kurre nuk ka pare drejtesi.

Asnje rast nuk kam.

ore ti dhe shoket e tu ketu ose jeni handikapate ose analfabete,

po te pergjigjem une meqe me perifrazofe, "perdorimi ne media i femijes". se na e keni sjelle ne maje te hundes.

kush ka qesh dhe eshte tall ne 21 Janar apo ne diten e homazheve mor i verber ?

gjeji postimet me te qeshur dhe silli ketu.

hajde dil dhe silli, se u be mullar.

Ta shofim i here kush paska qeshur se une per vete qeshur nuk kam, noshta jam plak me 5 vjet, noshta jam merzit sic jam merzit vetem ne '97., ndoshta jam inatosur me Ed Ramen dhe se  kam fsheh, por tallur dhe qeshur nuk kam

Dhe si merr te drejten te shash ti  dhe te quash njerezit ketu 'funderrina' ?

Kush jeni ju more qe gjykoni shpirtin dhe zemren e njerezve ?

Po si sju vjen turp se s'jeni dhe kalamaj. 

Po si sju vjen turp qe debatoni ne kete menyre, dhe gjykoni te tjeret per dopjo standarde kur ju keni dopjo standarde per te vene duart ne koke. Aq per te vene duart ne koke, sa nuk numurohen rastet kur mund tju kishim quajtur me te vertete katile, e shpirtvegjel, e funderrina e kriminele.
Por nuk ju ka qujt njeri, se ne fund te fundit jeni duke shpreh nje qendrim, bazuar  ne boten , eksperiencen,TRASHEGIMINE FAMILJARE, inteligjencen etj .

Po cer inati keni perbrenda qe skeni as edukate, as tolerance, as respekt , as nuk i jepni tjetrit te drejten te kete nje qendrim ?

Po pse shpifni , pse i fusni zjarr corbes dhe e zieni dite per dite ?

dhe e habitshme eshte qe  jeni te gjithe me flamure te huaj, qe si keni prek pllakat e bulevardit me kembe prej sa kohesh. 

spo ankohem se po me quajne 'te barazlarguar' , se hajt mire, kshu e gjyjkojne ata qe e thone, dhe e gjykojne qe une e pasakm gabim. Pale dhe e kam gabim. sic mund ta keni dhe ju gabim.

Por te vini juve spurdhjake dhe te na lexoni shpirtin ??

ptu jazek !

OK, mbase dhe mbase komenti me larte eshte paksa i nxitur , por kurre ndaj dikujt "individual" apo "personal".

Duke thene kete, nuk i heq asnje presje. Eshte fjala per daten 28 Janar jo per 21 Janar.

O Ruzhdije, sapo e tha Ilir Meta tek Opinioni, qe pergjimi qeka bere problem social ne shoqerine shqiptare. smiley

Tha edhe gjithashtu, qe cfaredo gjeje qe do te beje apo ka bere Monika, nuk ka per ta hedhur Moniken nga ballkoni. smiley

like pating det uabit much?

me no talk english!

Ne rradhe te pare,ndoshta kur te kete mbaruar shkollen kjo vajza Berisha mund te mos jete ne mes te gjalleve.
Se dyti dhe kjo eshte po aq e mundshme deri atehere Berisha dhe keta qe sot kane intervistuar kete vajze dhe po e perdoron dhimbjen e saj,do te jene mpleksur do te jene bile ne nje koalicion apo do te hane e pine ne nje tavoline.

Ndoshta e kam gabim,por keshtu ka ndodhur gjithmone ne politike...

Shikoni femijet e Azemit psh,cfare te bejne tani?Berisha,Nano,Meta apo Klosi hane dhe pine bashke...

Keto intervista kane vlere me shume se 100 paçavure te Muçit&co.

Nje gje me vjen inat, 10 deputetet me te pasur te parlamentit jane socialiste, a nuk u lidhnin dot femijeve te viktimave ndonje pension, a ku di une, t'u garantojne leket per shkollen etj.

Si do i rrise kalamajte ajo gruaja e shkrete apo çiqitemen, rendesi ka ti nxjerrim ne gazeta, televizion e shesh çdo 21 Janar.

 

 

pikerisht.
prandaj quhet perdorim femijesh.keta femije e kane kete plage.me e mira qe mund te behet eshte lidhja e nje pensioni(qe llazdrupeve nuk u kushton asgje,ndoshta nje pale butona).keshtu femijet mund te shkollohen e te shohin perpara,zaten nuk kane per ta harruar edhe te duan.

po cfare shkruan pension ti lidhin atyre te shkreterve? E kupton se cfare llumi njerez na rrethojne kur shkruajne qe media po "perdore" femijen se i kane vrare te jatin!
A thua se ja vrau media te jatin? A thua se ne asnje vende te botes nuk jane intervistu femije ne raste vdekje apo fatkeqsie.

Imagjino per nje moment sikur vertet deputet socialiste ti ndihmojne ne holla, do ngrihet llumi do mbrojne femijen nga "perdorimi" i Rames. U mblodhen dhe ndihma per keta te shkrete qe jane ne pike te hallit e nuk guxojn t'jua japin....... pak nga frika e pak nga ngurimi se te hidhet llumi ne qafe...

Nuk i lexon se cfare llogjike ndiqet nga disa... Erdhi dhe fenda e ftohte te jap mendim e tij "personalisht".

  po ngatrohet diskutimi i gazetarise dhe  politikes me duket, si pune lemshi me duket, spo marim vesh nga vjen grindja! 

Per mua personalisht perdorimi mediatik qe po i behet kesaj jetimeje 13 vjecare eshte i turpshem! Sikur te mos i mjaftonte vrasja e te atit...

Po e perdorin periodikisht dhe ne nje menyre te paskrupullt!

 

Te kete Rilindje duhet te kete vdekje ne fillim -

Hajde! Bujrum! Beju ti kurbani i rilindjes sone.

Me mire me be kurban nje kerric se sa ty ne fakt, por gjithsesi... mqs. insiston...

Ndal shperdorimit me dhembjen e kesaj vajzes se gjore!

Ajo eshte viktime e dyfishte sepse te rriturit dhe "ata" qe i bien karamele per propagande Mediatike i kane ngulitur e pershperitur ne vesh se Berisha eshte fajtori i vetem. Kjo nuk eshte e drejte per ate vajze sepse askush nuk e di saktesisht se nga erdhi plumbi apo kush shtiu a dha urdher. Jo gjithnje ai qe ngre doren eshte ne fakt edhe ekzekutori i vertete! Fajesimi politik e qe behet sport popullor me pas eshte nje spekullim masiv ndaj se vertetes qe nuk e dime akoma. Une nuk e di per vete se si eshte e verteta, askush nuk ka te drejte te spekulloje kot! Ne vend qe ajo vajze te mbahet larg thashethemeve e Mediave sepse eshte akoma e vogel, gazetare te paskrupullt bejne intervista te porositura, si per sebep gjoja por pjese e planit politik te 1 vjetorit....

Fakti qe ka mbetur pa babe eshte e dhimbshme por nuk justifikon asgje per Mediatizim politik. Gabim ishte para nje viti perdorimi i saje per podiumin e PS-se, gabim eshte edhe tani me keto intervista "prekese" por te sajuara me qellim e diktim.  Femijet duhet te kene mbrojtjen maximale dhe tek to nuk duhet lejuar mbjellja e urretjes! Se si ju vra babai do te dale dikur por kjo nuk duhet te jete ceshtje personale e vajzes feminore. Te pakten jo tani!!! Ajo ka te drejte te gezoje jeten dhe te kete qeshuri pavarsisht humbjes!

Emocioni dhe keqardhja nuk e bejne fajin me te rende dhe as fajtorin me fajtor por ndodh qe mund te na trullosi trurin dhe gjykimi do ishte instiktiv - dicka shtazore!

Turp per gazetaret qe merren e duke shperdoruar nje femije te gjore duke krijuar, larg profesionalizmit gazetaresk dhe jashte kultures morale e sociale, lajme me emocione per te eksituar, ne kor e me zor, masat popullore per te arritur nje qellim te caktuar...... qe ska te beje shume me babain e vajzes qe u be viktime e politikave te mbarpshta e njerezve te papergjegjshem.

Mjafton te shohesh me kujdes foton per te dalluar shpejt se kemi te bejme me nje fotografim te qellimshem per te treguar urretje e akuzuar ate qe eshte "mbi te". Asnje fotograf nuk do te bente foto me nje pozicion te tille syshe e kendveshtrimi po nuk pati si qellim nje synim te pororsitur!

kev

Ndal ore ndal!

"""askush nuk e di saktesisht se nga erdhi plumbi apo kush shtiu a dha urdher. Jo gjithnje ai qe ngre doren eshte ne fakt edhe ekzekutori i vertete! """ Si ore askush? Po e tha Naltmadhnija vete me gojen e tij qe e PLUMBI kishte ardhur nga CADRA PISTOLETE qe mbante ai KOKEBARDHI aty prane qe ja kaloi pastaj pistoleten nje djaloshi i cili brenda 2 sekondave e perdori per te vrare dike tjeter dhe ja futi dhe nje thike me helm per te qene i sigurte qe do te vdisnin.

Tamam e ke per foton qe e kane bere kastile duke pare drejt e ne sy kjo vogelushja. Te ishin tamam te papanshem keta gazetaret e fotografet, do e benin duke shikuar tutje tehu, drejt te ardhmes fitimtare.

Bravo, e sigurove honorarin per sonte. Shko fli gjume tani!

E di qe mezi do te zeje nga meraku i keqperdorimit mediatik te kesaj vajzes, por provo ta shtysh me ndonje valium.

Oranje Leeuw.

po tani ketij fjalori e veshtire ti pergjigjesh.

po kisha shkrujt per ty me siper qe mendoj, je loqe dhe katunar , per te theksuar se inatin e kisha me bredharakun dhe gjestin e tij, dhe skishte te bente me ty.

edhe ti je i lire te shkruash qe une qenkam kurve, no big deal .e kshu fshihen komenetet me llafe te pista.

por komentet me : funderrine, shpirtzi, kafshe, kriminel nuk maj mend te jene fshi.

une e maj mend cke thene ti.

dhe , po, une e mohoj, per sa kam shkruar me duart e mija, qe as kam qesh e as jam tall ate dite.

mire mos germo,no big deal une ndergjegjjen time e kam te paster.

Ja shendet !

mirë, zonjë. Bashkë konfidenca nuk kemi patur, ama me aq sa di unë për veten, as inat nuk të kam. rezervohu pak, se s'di ti kem ndonjërit borxh këtu. kohët janë të liga, njerëzit preken dhe acarohen, sidomos me lajmet që dëgjohen rrotull e vërdallë. 

unë nuk do rri të të them: ti atë ditë që... ishe aty e the kështu, të pa dhe filani, harroje! Po s'ke thënë gjë, e marr unë përsipër që jam gabuar. 

Për Jovan Bregun e peshkut, që bën anonime, nuk di ça të them... është turp që e lënë të bredhë vërdallë. 

 

shef ti, po me i brim i bin fyllit te gjith kto, shfrytezimi mediatik ...

Jo, une s'e pranoj qe po i bie ne nje vrime me @kevinjonin, sepse po them qe s'duhet t'ia leme kesaj vajzes t'i laje hesapet me padronet e kevinjonit.

ca ti bosh, ca viktima nuk rrine anonim, te vuajne me dinjitet larg syve te botes

noshKa, Berisha po u le trashegim bijve te vet pasurine e te gjitheve, si edhe te drejten qe ne nje te neserme, kur ketyre t'u bjere rasti, te thone: Po ne s'kemi faj, se s'ka pse femijet te gjykohen per fajet e baballareve. Paralelisht, kolektiviteti (qe jemi ne) po e ngarkon kete vajzen me barren e viktimes qe duhet te hakmerret. Mua kjo s'me duket e drejte. Kaq! S'ka pune as dinjiteti, as pudori i viktimes. Po deshem gjak duhet me i ly vete duart.

Finisterre:

Makbethin e ke parasysh?????????

E kam, por s'e kuptoj lidhjen.

une kam kohe qe e menoj: per pare/ose cdo lloj tjeter leverdie e bojn kta komentuesit qe justifikojn pislliqet ktu?

edhe me del shume keq sido qe e marr. se po ta bojn per perfitim te cdo lloji, te zgjojn keqardhje, mer. nuk ka gjo me te felliqte se te kesh job ose edhe part time job, mbrojtjen e felliqsive te qeverise. se osht per dit. si ne te somes shkon ne shpi e hap deren kur maro punen?

ndersa po qe se e bojn se ashtu menojn me ter men, me habit se deri ku ulet shpirti i robit. kjo ne fakt eshte dahat me keq se e para. e keqja s'ka fun thoshin pleqt.

nuk e besoj se e bojne per pare, thjesht jane idiote. po nuk eshte e keqja te nje kevinjon e nje kaposh qe ne fund te fundit te peshku jane minorance. problemi eshte qe 50% + 1 a - 1 e popullit jane ky nivel. kjo eshte vertet problematike se sikur te ishin le te themi 30% te garantoj une qe do isha i pari qe do ju hidhesha ne fyt kur ti shanit, s'do ju lija llaf pa ju thone, more po edhe me te fortet e lagjes do zihesha kur ti canin topin njeqindsh smiley

po jane shume, per fatin tone te keq smiley

epo edhe keshtu s'ka kuptim...

Se kur nxjerrin te flasin prinderit e ketyre te vdekurve ne 21 Janar... dalin e thone se i ka blere Rama.

Kur nxjerrin femijet e ketyre te vdekurve ne 21 Janar... dalin e thone se eshte prostitucion gazetaresk.

Epo prit njehere... se si thone italianet : nuk jemi te gjithe me vath tek hunda.

Asnjeri nuk e mohon qe po perdoren familjaret e viktimave por halli me i madh ne kete mes eshte se ka ende njerez qe akoma nuk e dine (apo bejne sikur nuk e dine) se kush i vrau ata te 21 Janarit...

Ky eshte problemi sepse nga kjo dije do vije me pas edhe denimi i fajtoreve dhe lehtesimi i shpirtit te kesaj vajzes dhe gjithe te tjereve.

Te pakten kjo vajze (po edhe familjaret e tjere) po ta thone qarte se vrasesi per ta eshte Sali Berisha, dhe kjo interviste sherben te pakten qe PF-ja psh te mos pyesi me se kush eshte vrasesi por ta mari vesh njehere e mire. Sepse nese duam qe drejtesine ta bejne te rriturit dhe jo femijet... ne radhe te pare duhet qe keta te rritur te jene ne njohuri te fakteve dhe per te njohur faktet sherben shume mire edhe nje 13 vjeçare, se aq mend duhet...

Po ja ta bejme nje eksperiment te vogel... sa nga keta qe jane shprehur kunder perdorimit te femijeve, jane po ashtu dakord me ate qe thote kjo vajza se vrasesi i te atit, eshte sali berisha...

Ti hunter psh je dakord me kete...

ket e paraqesin ne ato qe quhen "2x2 contingency tables" qe zakonisht jane nje katror i ndare me katersh - grafikisht ne 4 katrore me te vegjel, te cilet i qujn kuadrante, dhe graphin vet quadrant chart- si psh:

http://www.onemathematicalcat.org/algebra_book/online_problems/graphics/quadrants.gif

ne aksin horizontal eshte qendrimi ndaj perdorimit te femijve , sa me majtas aq me kunder perdorimit te femijve dhe the other way around. ne aksin vertikal eshte kush i vrau. sa me poshte me shku, aq me shume besohet qe i ka vra sala, sa me lart, aq me shume ed rama. Tani me at experimentin qe thu ti, ai quadranti III do ishte plot me kta. Shkurt mund t'ju thonim Q3-shsa. Del nje analize shume interesante kjo, dhe aplikimi eshte i atyre qe quhen "exact tests".

ps. Ca bohet, akoma e ke at nickname-in e vertete te bllokum smiley

Jam dakord me Monden qe krimi eshte aty, dhe vajza jetime eshte aty e s'ka pse te fshihen. Por gazetarja e shekullit e ka bere pa takt. Mjaftonte te fliste per vajzen, qofte per deshiren e saj per t'u bere juriste e per te zbardhur te verteten e vrasjes te te atit, por pa e permendur Saliun, dhe do te jepte efekt 100 here me te madh. S'kane takt. As faj, xhanem. Gazetare me 400 mije leke rroge qe ua jep kocoja nje here ne pese muaj. 

Gazetare me 400 mije leke rroge qe ua jep kocoja nje here ne pese muaj.

well, kjo qarteson shume gjera, me duket mu.

ana moj zemer mjer ty qe te ra ,dhe mjere atyre qe u rapara teje,ketu moj zemer nuk kane zgjidhur akoma gerdecin dhe kurre nuk kane per ta bere dhe te vjedhesh ne mes te dites te shpallin hero dhe jo fjator.ketu eshte ulur antivlera kembe kryq dhe ka zaptuar shpirtrat e te gjitheve.

Nuk ka gja ma t'poshter se instrumentalizimi i dhimjes,lene masanej kur asht fjala per femije."Hakmarrjen" per prindrit e vrame, u'a kane borxh organizatoret e mitingut,nse jane njerez,pernryshe dhe ata, po ngjyjne kafshaten e tyne, ne gjakun e prinderve te vrare dhe ne lotet e ksaj vajze.

Duhet hapur nje fondacion per ti ardhur ne ndihme familjareve te viktimave te PLEHROKRACISE. Keta vrases nuk ndalen para asgjeje, keta jan te paskrupuj, keta te vrasin naten e te qajne diten, keta detyrojne femrat te kurverojne, keta kan shitur femij, keta kontorrollojne drogen, kan vrare me mijra e mijra shqiptare e kan akuzuar njeri-tjetrin diten, e naten ndanin fitimet sebashku.

PS-PD jan nje. Familjaret do te bejne mire te mos pranojne afer asnje nga keto dy parti pasi jane NJE. Eshte e qenmja nje e ketyre dy partive qe ben te pamundur drejtesine ne vendin tone. Familjaret te bashkohen dhe te hapin nje fondacion sepse shqiptaret do ti ndihmojne. Psh i ndjeri Nika ka nje xhaxha a dajo i cili ka shkruajtur ne publik disa here, ai mqns eshte i fushes te hape nje fondacion ku mund te kontribuojn  te gjith ata qe jan te interesuar dhe ceshtja e 21 Janarit te shoh nje dite drejtesi. Te hapet sa me shpejt nje fondacion dhe te ardhurat te mbulojne koston financiare te ndjekjes penale te fajtoreve te 21 janarit, dhe mbeshtetjes financiare te familjareve te viktimave.

Njerez te keqinj, kriminele, diktatore, ka pasur e do te kete gjithmone ne te gjithe boten. Historia njerezore eshte e mbushur me te tille njerez qe me masakrat e tyre kane ngelur ne histori si njolle e zeze. I tille eshte dhe Berisha, nje vrases mizor, qe drejton nje shtet dhe si i tille ka me shume mundesi te beje keq dhe te ndikoje ne uljen e cileses se jetes te bashkeqytetareve te tij aktuale, por edhe te pasardhesve te tyre. Historia ka treguar se te tille njerez vecse agravohen/rendohen ne qendrimin e tyre karshi mireqenjes se te tjereve dhe e thellojne me shume pasionin per te gjymtuar te tjeret qe e kundershtojne. Sot per sot, ai eshte njeriu/krimineli me i rezikshem ne Shqiperi sepse ka bere per vehte/inkriminuar/shantazhuar strukturat kryesore te shtetit si dhe ka fatin e madh qe bota perendimore nuk ja ka ngene Shqiperise.

Prandaj, nese kane pak dhimbje dhe humanizem, gazetaret nuk duhet kurresesi te amplifikojne urrejtjet mese te drejta te femijeve te njerezve te vrare nga ky vrases, sepse ai i vret edhe keta. smiley    

Eh,moj Ana ,po nuk mjafton vetem nje diplome qe te vesh drejtesine ne vend ketu,qofte dhe Haward siku te studioje.Ne nje vend ku drejton dhe vendos mafia se cfare do jete e ligjshme e cfare jo ,nuk kane vlere as dijet ,as lotet.

Hakun e babait tend do ta marrin te tjeret .smileyEshte ceshtje kohe Anush.

i xanun

 

Cfare te komentosh ketu?! smiley Qe gazetarja ka intervistuar nje 13-vjeçare me babain te vrare?! Qe i nxjerrin foton ne gazete?! A kemi ndonje OJQ per te drejtat e femijeve, a s'kemi, a cfare dreqin kemi?! Si s'funksionon asnje fasade shoqerie liberale ne ate vend, mor Zot! Po mire ore, turp s'ju vjen qe ua lini femijeve ne dore urrejtjen e merine?! Po cfare te rriturish jeni mor Zot?! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).