Në Londër është parë si një fitore e Britanikëve. Europa zmbrapset nga rregullat e forta fiskale që kishte planifikuar

Eurozone waters down its tough fiscal rules plan

 

Draft i ri i BE, nje fitore per Cameron dhe Britanine(eshte titulli ne faqen e pare ne Telegraph)

Nje draft-projekt i rjedhur ne media shfaq qe paragrafit qe: "Anëtarët do të duhet të angazhohen për të mbajtur deficitet e tyre më poshtë 0.5% e PBB-së ose të përballet me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ)"  i eshte shtuar "Por  vendet do të lejohen të "përkohësisht te devijojnë" nga rregullat "në rast të situatave emergjente ose në "periudha te kizave ekonomike."

Mediat Britanike shprehen se vendet si Hollanda,Suedia,Danimarka kishin shprehur rezerva haptazi per draft-projektin e pare(I cili duhet te kaloje per tu votuar ne cdo parlament te vendeve perkatese)

Sipas projekt-draftit te ri roli i BQE eshte dobesuar. I eshte hequr pushteti ligjor për të gjykuar dhe ndeshkuar thyerjen e rregullave nga vendet perkatese. BQE do të ketë mandat te kufizuar dhe te drejte vetem për të marrë ankesa nga shtetet anëtare të tjera dhe per vendosjen e afateve(deadline) për shtetet qe te balancojne buxhetet.

Sipas FT keto paragrafe te projektuara nga Franca ishin posacerisht per te imponuar rregulla strikte mbi tregun financjar Britanik(sich njihet si zona CITY).

Downing Street shprehu nje fare lehtësimi për projekt-draftin e fundit. Ndihmësi i Z. Cameron u shpreh se aleatët e tregut të lirë, vende si Gjermania, Hollanda, Suedia dhe KE arriten te sigurojne që të gjitha vendimet e tregut ne BE të merren me perfshirjen e Britanisë.

"Është mirë që arkitektët e këtij pakti lanë mënjanë skemat e tyre te mepareshme te cilat ishin totalisht të paligjshme dhe bllokonin drejtimin e duhur te tregjeve," tha Martin Callanan, udhëheqës i konservatorët britanikë në Parlamentin Europian.

Agjencia Open Europe argumentoi se Gjermania "ju nenshtrua" kerkesave te vendeve skeptike, e cila mund te sjelle nje termet te ri neper tregje

Think tank-u me qender ne Londer u shpreh : "Ne situaten e Eurozonës, draft i ri ne fakt mund të jetë lajm teper i keq se sa versioni i mëparshëm, sepse tregjet mund të gjykojë si nje dobesim te mekanizmave ligj-zbatuese te institucioneve të BE-së, një dobësi kjo e ngjashme me ate te Paktit te Stabilitetit dhe Rritjes Ekonomike"

Mats Persson, drejtor i Open Europe, u shpreh: "Ky draft i fundit shënon një fitore "të përkohshme" për Cameron dhe Clegg - referencat për tregun e vetëm janë fshire dhe roli i institucioneve të BE eshte minimalizuar duke theksuar faktin se ndryshimet kane lidhje të ngushtë me objektivat dhe interesat e Mbretërinsë se Bashkuar . Kjo na sugjeron se Cameron mund të ketë më shumë aleatë ne Evrope se sa mendohej. "

23 Komente

bravo Anglia, ja thyu pak dhembet Merkozise.....

BE-ja funksionon me veto, ja njesoj si NATO ku nuk pranohet maqedonia se ka vene veton greqia. dmth si greqia si anglia ... 

Po pra..Por Merkozi ju vuri si detyrim vendeve te BEse te aprovonin kete marreveshje ne menyre jo-demokratike. Anglia perdori veton dhe u perpoqen ta izolonin. Vetoja e Britanise ne fakt nuk bllokoi asgje ne thelb se Merkozi u perpoq ta miratonte me vendet e tjera(pa Britanine)

Ne fakt kishte shume vende skeptike si Hollanda dhe vendet skandinave qe nuk u deklaruan hapur por mbajten rezerva(gjithnje per te qetesuar ca tregjet te cilat po luajne si macja me miun me euron). Kur ujerat u qetesuan filluan sqarimet: Me sa e di une nga mediat ketu ne Suedi: Km Suedez u pergjigj se shanset ishin teper te paketa per tu aprovuar nga parlamenti Suedez projekt-drafti ne formen qe ishte. Nje pergjigje pak a shume e tille erdhi dhe nga Hollanda,Danimarka,Cekia dhe Hungaria(me te cilen Be i ka punet pisk kohet e fundit)

po pra them dhe une, po suedia dhe cekia do ta conin ne parlamentet respektive, cameroni-t nuk ja mbajti bytha as ta votonte ne parlamentin e vet, po zgjodhi rrugen "topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj vete", perdori veton, si greket.

Projekt-drafti prekte direkt Britanine keshtu qe do reagonte ashper. Suedia dhe Cekia nuk kane zona finacjare te fuqishme. Po te marrim parasysh ketu pozicjonin te favorshem politiko-ekonomik te Britanise ne Europe dhe me nje nga tregjet me te fuqishme ne bote ate te FTSE. Britania nuk i kishte zgjatur doren BEse per lemoshe apo nuk kishte pse te vishte kepucet ushtarake qe kishte porositur Merkozi per 27vendet.

Vendimi i Cameron, ishte e vetmja mundesi llogjike perndryshe Euroskeptiket do ta piqnin ne zgare nese vinte ne shtepi kokeulur. Cameron u prit si hero ne vend duke marre parasysh se 80% e opininoinit Britanik ishin kunder kesaj levizje te BE dhe mbi 60% jane pro shkeputjes se ishullit nga Unioni. Cameron thjesht i perforcoi opininin publiko-politik te Brianise, Merkozit dhe i sfidoi bukur fare.

 

Ne fakt 70% e gjermaneve jane per daljen e UK nga unioni, perfshire gjithe qeverine. E keqja eshte qe nuk i nxjerrin dot, duhet qe cameron te zbatoje vullnetin e 60% te popullit te vet. Ne kete rast do kishim nje divorc ku te dyja palet do ngeleshin te kenaqura. Ne fund te fundit, a ka qene ndonjehere realisht britania ne be?

Lajmi tjeter i keq, nga  fronti Merkozi: Sot Merkel dhe Monti u shprehen se taksa tobin(transaksjonet bankare) kishte pak gjasa te realizohej. Ajo duhet te vihej ne fuqi per gjithe BEne dhe jo vetem per Eurozonen gje qe dukej e pamundur pa pjesemarrjen e Britanise dhe Suedise. (une personalisht mendoj se kjo takse ishte ide e mire por e pamundur ne realitet se do te zhvendoste perfundimisht tregjet Evropjane ne Ishujt Kayman,SHBA apo Azi)

Sarkozi e ka punen ca pisk se ka dhe zgjedhjet tani afer dhe Fracois Hollande po pregatitet ti zere karrigen. Por ajo karrigja po i frikeson ca dhe Gjermanet, se Hollande ka premtuar se do ti rishikoje maredheniet dhe traktatet e BE-se. Francezet jane irrituar nga futja ne pune e lokomotives gjermane..jane ato plaget e vjetra alidemso...plaget e vjetra te LIIB qe nuk sherohen kollaj

ju thame qe Britishave nuk ju rruhet per keto gjera evropiane...

Ato plage, Arto, jane rregulluar me marrveshjet dy palshe qysh para 4-5-6 dekadash, dhe me hapat se bashku per krijimin e Unionit Europian, EU/BE.  Mirpo çfar ti bej une dhelpres (siç eshte quajtur Anglia nga shum shtete), dhelpra eshte mesuar te shij e te fusi uje nen rrogoz, dhe se ka dashur kurre nje Europe te forte, sepse miopet parlamentare britanike, shohin tek nje Europe e forte, nje dobesim te pozitave britanike ne bote. Thjesh mentalitet i vjeter, siç jane dhe shumica e lordeve, parlamentarve britanike. Britania, eshte si nje femije, qe dhe Europa, EU, e toleron, i leshon pe, vetem e vetem ta kete prane, gjersa te piqet politikisht. 

Pjero a nuk te duket pak naive te krahasosh nje vend si Anglia me nje femije???

Gjithmone nese po flasim per Angline e Magna Cartes, Angline e parlamentarizmit, Angline qe i beri balle Napoleonit dhe Hitlerit.

Te krahasosh Angline me nje femije me duket shume feminore. Me vjen keq qe po ta them se kam shume rrespekt per ty dhe aq me teper qe Vizionet po i lexoj me nje fryme.

Roni-loni-xhoni smiley me thuaj ç'emer ti vej atyre qe i varin turinj nje pashe, dhe gjithmon jo vetem cingla-vingla me Europen, por dhe kundra interesave te saja ne disa raste (s'po them shum raste). 

Pjero, kjo varja e turinjve me duket se ka lidhje me ditet e pakta me diell qe ka Britania. Po ta krahasosh me belget qe kane shume me teper diell se inglizet do shohesh qe belget jane dhe shume me te qeshur dhe me me shume humor. Ose ndoshta ka lidhje edhe me cokollatat belge, nuk e di.

ti duhet te jesh i kujdeshem  kur flet per anglezet smiley  se Europa nuk mund te behet si kembet e dhis, me Itali, Greqi, etj dhe  atje te komandoje burokratet e Brukselit!smiley

Anglia duhet te jete lider aty dhe po s`qe ,  nuk ka BE ne Europ, kupton ti  smiley

EU se pari ishte nje eksperiment, dhe dihet qe eksperinti ka risqet e veta, keshtu sic eshte Anglia sot,(jashte EU dhe BE )eshte me pak e demtuar finaciarisht sec do te ishte brenda EU ose BE! Para interesave te veta Anglia nuk ve askend, pra ceshtje konkurence dhe prestigji besoj! 

Pjero, co vend shikon interesat e veta kombetare: BE dihet boterisht qe eshte klubi i Franko-Gjermaneve, keshtu qe Britanise nuk i interson..Vendet e tjera jane thjesht numra plotesues. Tani ti hidherohesh qe Britaniket nuk zbrezin breket dhe ti binden urdhrave te Merkozit?...Evrope te forte nuk ka per te pasur kurre, kete na e ka treguar historia: Keto idealet e tua i perngajne utopise komuniste te brazise se plote. Ne Europe nuk ka barazi, kemi nje grup vendesh te privilegjuara qe gradualisht po shkaterrojne cdo ideal "demokratik", po te njejtat ideale me te cilat krenoheshin dje neper bote.

Britania eshte nje nga qendra e gravitetit te kultures Evropjane. Evropa ka perfituar shume nga Britania.

"Keto idealet e tua i perngajne utopise komuniste te brazise se plote.".

Art une ka kohe qe jam ndjekes i rregullt i komentave te Pjerit (nga te cilat kam mesuar jo pak). Mund ta them me sigurine me te plote qe Pjeri nuk ka per ideale ato qe permend ti. Madje do te thoshe se vet libri Vizione te Qarta eshte prove se Pjeri jo vetem qe nuk beson ne utopine komuniste por ka qene nje nga disidentet me aktiv kunder komunizmit.

Shiko, Ron, se ka edhe femije qe jan shume te zgjut edhe i manipulojn te rriturit si ua ka qejfi!

smiley
femijet dhe grate manipulojne xhanem,burrat s`jane aq te holle(nonji perjashtim tek tuk).

vlora paska menje te keqe!!!!!!!

E Premte e zeze per Francen sot

 

Franca sot uc'vleresua nga Standart & Poor..Priten c'vleresohen dhe vende te tjera te BEse. Kjo automatikish sjell tkurrjen dhe zvogelimin e atyre pak fondeve te "Fondit te Emergjences". Po ashtu BE apo vendet ne krize do ta kene me te veshtire per te marre borxh dhe borxhet do te jene me perqindje me te larte.

Art-o,  pas demaskimit qe i bere Gjermanise para nja jave ketu, une te them te drejten prisja zhvlersimin e Gjermanise sot nga Standart & Poor.... 

ndonje koment?

Prit se do ti vije radha(Embelsira ne fund) : Tani e ka radhen "Main Course" ..Dhe eshte nje nga 2pjatat me te shtrenjta te restorantit. Euroskeptiket po e shijojne me kenaqesi

S&P nuk i hyn dot me sepate te madhe direkt trungut...Po pret deget ne fillim...

S&P e kurseu Gjermanine kesaj radhe (por realisht e meritonte downgrade sipas analisteve)..Por nese e fusnin Gjermanine ne te njetinj thes atehere fillonte ai termeti i madh...kupton ti...por do ti vije radha dhe Gjermanise si po vijne punet...Tregjet kerkojne leke, dhe leket mungojne keshtu qe tregjet po e shtyjne vete drejt humneres euron.

mos u zini se bosi kujt i ka k0qet me te renda....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).