-Sa e keni tufen e spinaqit, zotni?

-Imije e tete qind leke.

-Sa, sa?

-Iqind e tedhet lek, pra mo!

-Na ngrive gjakun !

-Mu ma nri krejt, e nji ku jom hala.

-E sa gram ka tufa?

-Vallahi, bilahi me tafmin se ku di gjo une. Munet 600, 700 grom. Sa thu tina? Shum çmimi?

-Shume them.

-E si qoka shum ere? E dina, prej nga viji une? Prej Pez Helmsi. Nji pra mo! Sa ka shku nafta e juj, qytetarve, per ne fshataret e vorfen? Po shko dymije leke litri sot a neser! E sa litra du une me i dhon benzit, per me mpru qi ktu? Po ket hesapi e bo tina, qyetari? Nuk o bo jo!

-Pse me benz vjen mengjes per mengjes?

-Po me se t'vij una? Me tajare a?

-Me kete benz 250 vjen prej aneja, gjer kete me dhjete tufa spinaq, pese bidona qumesht dhe dy tufa prasi?

-Me kaq gjo pra mo! Sall me qit buken per kalamojt.

-Po si te ka dale me ble kete Benz?

-Si mko dule, si na kan dule prej veni te dy syte, qysh thu tina. Katuni ka marr fun! Çuni, çuni ma pruni, pa una? Desha i here me shit. Masanej, lene lene i thashi vetes. E lash. Nji ku me bo lazem. Bi keto dy çika gjo, ene qis buken e kalamojve. Sall buken vallahi! Kurrgjo tjeter.

-Si te del keshtu? Nafta …

-Lene lene se ... Kurrgje nuk po dime si mja bo. Jena tu maru. I dilet me perdor benzin me shit spinaq, qumesh qe na e marrin ma lire se ujtin, apo prasin …? Nuk po e di una a si?

-Pse nuk vjen me furgona?

-Pse mate, pa pare thu vi a si? Don pare ene per venin ene per koshin. Masanej ku tbi furgoni ktu mre? Apo te len rehat ene keta dreqnit, polica t'bashkise! Ku di gjo vallahi, ku di gjo si do behet …! A ke me ble gjo a si?

-I ke shtrenjte. Duhet te te paguaj dhe per transportin me … Benz.

 

Ne fakt e kam pare thuajse çdo mengjes kete burre rreth te dyzetave qe tregton perballe rrugices time. Hap bagazhin e nje makine Benz 250, boje ulliri dhe nxjerr ne pah pak prodhime. Ndalova sot me pyt per kuriozitet. Ne peshk i rrahim keto probleme, por shof se vetem aty ...

Spinaqi i tij eshte i paster, i fresket, por i shkulur akoma pa u bere per treg, nga pikpamja e mases per peshe. Te mos e dije ky fshatar e bir katundari as kur duhet shkulur spinaqi, per leverdi? Nuk e kam besuar por kur me thote "per buken e klamajve vjen" , e kuptoj ate. Ajo qe une nuk po kuptoj tek katundaret e ketyre viteve eshte fakti se nuk me duket i sakte "modeli ekeonomik" qe shteti i tyre u ka ofruar per t'i emeruar: Fermere.

Ne ate sojin, per te cilet Z.Bode dhe Kryeministri,  ua kane bere 6  % TVSH-ne. Dhe kush dreqin duhet t'i beje, te marrin vesh, se nuk shkon shume ne model ... kur shesin spinaq me bensa?

30 Komente

po ca makine tjeter shko ne katun mer...fordit, opelit, fiatit i bijn rrotat ne mes te rruges.

rrofsh grava

ps : me benz i bi dhe prasin qytetarit besoj

Po ky sikur kishte 30 milion euro pasuri te patundshme,cne duke shit spinoq.

Mercedez i vitit 1988 ma hesapi a thu se  ca ........ka shume fshatar qe ekonomikisht jan mire dhe skena pse me i injoru nga pamuncia jone ndoshta qe skena keto munci .bravo ketij fshatari i cili ka kriju kushte lehtesuese me na sjell prodhimet puro BIO ne treg sa me shpejt e cilesore.

Ka "modele" qe ua merr shteti te dera, Grave. Pa shaka kjo. Vetem qe ua percakton sasine, nuk u merr me shume se nje sasi e caktume. Kuptohet, eshte shtet per se mbari.

neqoftese tufa e spinaqit kushton 180 leke = 1,30 euro, kjo do te thote se aty ose duhet te filloj ndonje revolucion, ose ajo qeveri kllounesh, duhet te marri masat e ta bej çmimin te pakten njesoj si ketu ne perendim, ku nje tufe sallate kushton 0,79-0,89 eurocent, tani ne dimer, se ne vere kushton 0,39-0,49 eurocent. 

kjo eshte mikroekonomi Pjer; po e ul pak veten qe merresh me spinaq e lakra

E ke gabim Bredharako, nga luhatja e çmimeve, fillon nganjehere kthesa, revolucioni, ndrrohen qeverite, programet, ekipet e skenes apo te prapaskenes. Pastaj mos harro se me çmimet e produkteve, sot mirren jo vetem brokersit/belegersit dhe peco-groset e bursave, por dhe organizma e struktura te veçanta ne EU smiley

Pa kadal po n belgjik a jeton ti pjer?, e benzina sa ka shku sot atje?? rrezikon kto dit me shku 2 eur 1 liter..e spinaku boll mire keka atje se ne belgjik nuk blihet me kg por me pako prej 250gr,e cila me ka kushtu vetem 1.75eur.te marketi delhaize.e sallata sot nje tufe qe peshon 300gr kushton 1eur sot ne kete market.tash n shqipni vetem rrogat duhen me u rrit se me jetu ma mire asht ne shqiperi sot per sot.50eur ne belgjik me ikun vetem ne mengjez me 1 marlboro qe ban 6eur,1kafe 2eur, kroasant 3cope 4.50eur ,lene cdo dite baj 300km me makine dhe 25-30eur konsumon nafte e cdo njeri ktu asht ba me plas prej shtrejtsis e n shqipni prap me pa skujdes jetohet me lehtesisht...e ketu ne belgjike qeveria asht ma kllouna se qeveria jon atje n shqipni, ku revulucion shpejt do filloj ne zemer te evropes se ktu po ka lufte per exsistenc,t pakten shqiptari ne kriz asht tan jeten etij kur ka ken mire noj her se sa tash ???

Nga flamuri dukesh qe jeton ne Belgjik, me trup dukesh qe jeton ne Belgjik, por fatkeqesisht me menje dukesh sikur fluturon, sikur s'je ne Belgjik. Ketu nuk foli njeri per spinaqin, por per sallaten. Ato paketat me spinaq qe zotrote thua, 250 gr, i blejne disa vejusha, vejushe parellinj, disa si puna jote, kokrra, qe blejne edhe krosante 3 copa 4,5 euro, qe bejne 300 km rruge , 25-30 euro karburant, siç e thua vete, ndersa populli 90% e popullates blen paketa/qese me spinaq 400 dhe 500 gr qe kushtojne 1,5-1,99 euro, apo ate spinaqin ne grirje (400 gram) qe kushton 0,39-0,45,  qe blejne buke normale 0,69-1,5 euro, qe blejne krosante 3 copa 0,90-1,20 euro .  Te keshilloj Shkodra, ta lesh perkohesisht makinen e te dalesh me kembe, te shohesh me mire dyqanet dhe çmimet. Makina dhe shpejtesia, nuk te bejne mire te perqendrohesh.  

ah, te drejte ke Pjer.
Kur te lexoj si argumenton dhe bllokon cdonjeri me argumenta, te kam zili. Po te gjithe nuk behen shkrimtare librash...ca si une kane per te ngel lexues apo jo Pjer?

Belulo a do mo.......

..........Makina dhe shpejtesia, nuk te bejne mire te perqendrohesh.  

Pjer je i madh, per bese......kjo eshte shprehja jote e dyte qe do te hyje ne analet e financave........per popullin e thjeshte.......

tash n shqipni vetem rrogat duhen me u rrit se me jetu ma mire asht ne shqiperi sot per sot.

 

smileysmileysmileysmileysmiley

Ajo qe une nuk po kuptoj tek katundaret e ketyre viteve eshte fakti se nuk me duket i sakte "modeli ekeonomik" qe shteti i tyre u ka ofruar per t'i emeruar: Fermere.

Pra e thene shkurt nuk eshte faji i katunarit (qytetarit) por i `modelit ekonomok` i shtetit tone liberal qe  i ka ndertu modelet ekonomike mbi modelet e vjetra te shqiptareve te para 100 vjeteve, kur ata shisnin mallin, produktin e tyre blektoral, buqesor, ne rruge ne udhekryqe, ne menyre primitive mesjetare, pa standarte, ose pa kushte e nevojshme sanitare te higjenes,  etikes apo estetikes se sherbimit!!

Mire ky `fermeri` paska nje benz dhe ben transportin e produkteve te vogla ne menyren e vet te lire, dhe gjen treg per ti shitur, po ai `fermeri` tjeter qe ka superprodhim te produkteve si patate, qep,domate kastraveca, molle,dardha, etj, dhe nuk gjen treg ti shesi produktet e tija sepse, te mbysin produktet e maqedonsit, grekut, turkut bullgarit ett..?!!!!!

Ose ketu ne  peshk ka fare  pake djem katundaresh ose djemte e katundeve tona jane bere  qytetare e shkuar qytetareve.Kane vite pa   bere "çap" ne fshat.

Ça dua te thom me kete? Pretendoj se e njoh fshatin, si pake kush ne  kete blog.E si  i  tille ju them se pergjithesisht  fshati po braktiset.Qe ne fund te fundit tregon se po braktiset ara, fusha, toka prodhuese.Ata qe po jetojne gjene ne fshat e quajne fatkeqesine  te  ciles nuk i bejne dot balle.Ky  eshte nje proces normal dhe  i  ndodhur kudo ne boten e qyteteruar.

Lind pyetja cili fshat?

Kodrinori sot eshte  me shume probleme jetese, ndersa malori po VDES. Fshatrat  rreth qyteteve mundohen te jetojne, fale ndihmave te bijve te  tyre, nepermjet asaj qeses si "koke hudhre", (shume edhe si prej jush), qe kane hequar prej vehtes per prindrit dhe eshte  rregulluar jetesa ne drejtim te banesave.Pa plane urbane e pa infrastrukturen e nevojshme  por fakti eshte  qe ka ndryshuar jetesa. E ka pesuar vetem ...ara...Por njeriu don per dite..E kjo nenbuze i detyron te punojne edhe pleq e plaka.Te prodhojne,  bio prodhime bilez..

Mirepo  shteti,  per ta,  eshte i huaj.Qe te  stimuloje ate  qe permend emo  shkarazi.Sipermarrjen prodhuese, grumbulluese e  tregtuese, te prodhimeve bio...."katundare"  

  Gjer sot keni degjuar ndonje takim, mbledhje, forum, si çeshtje ne qeverri, ne parlament, per kete  gjendje te mjeruar te fshatit?Asnjehere! Ndaj katundari i shkrete, ben si di vete.Punon me kosto te larte(figurativisht me benz, per te  shitur  spinaq e presh)  dhe shpesh, malli i  shkon si  e thote shume sakte  ilir-jani, per dhjame qeni.

A nuk eshte pake me keq se   llafi;  "me benz per te shitur presh e spinaq", kur fshataret e Meliqt, te Dvoranit e te Devollit i  hodhen mollet e qepet ne Devoll, se ju mbeten nga  qe tregun e  mbyti  prodhim grek e bullgar, me çmim me te ulet se kostoja e katundareve tane?

A kane zgjidhje keto halle te  fshatit(ku une shikoj resursin e vetem per te qene prodhues shqiptaret ne Evrope) ne menyre qe te mos ndodhi  ajo  qe  thote shkodra , se..." do  tendodhi ne Belgjike..."?

Me kete  qellim e solla kete  shembull simbolik...qe Bradit, nga qe e mba koken larte, tek protreti i te marrit,   ju  moren mente  dhe kujtoi  se..... po e  shisja une spinaqin.Nuk ke ç`i ben, "ushqimi i keq" sjep... dhjafeni....

Grave, shqiperia nuk ka me bujqesi dhe as nuk ka per te pasur as edhe ne te ardhmen. Qe te jem realist, ajo per c'ka ne flasim (dhe qe shume duan ta quajne bujqesi, apo ferma e ku di une) eshte kopshtari/bahce. Ata qe sot banojne neper fshatra nga zori, sa genjejne vehten kot kur prodhojne dicka ne bahcen e tyre per ta shitur se e kane me humbje. 

-Po me se t'vij una? Me tajare a?

hahahah

Grave, kot nuk e bleve spinaqin. E meritonte pagesen ekstra! smiley

Dhe sa per ate qe fshataret po vuajne, mos ia fut kot. Sala e ka bo fshatin qytet! 

 

Ne modelin ekonomik Berisha nuk ka vend per spinaq. Spinaqin le ta mbjellin ato shtetet qe nuk kane ide gjeniale si tonat. Ne po na lutet bota ta ndihmojme me modelin tone neoliberal ti na tregon spinaqin.

Benza te lashte qe ne vende te tjera s'lejohen te dalin rrugeve, ose t'i falin, nga shqiptaret vazhdojne akoma t'i perdorin si paradoks "luks e varferi". Pa lidhje. Te kishte qene makine e shtrenjte, hajt me.

Megjithate, eshte teme interesante.

kusho; " .... Te kishte qene makine e shtrenjte, hajt me... " 

Edhe ketu ne perendim, benci mbahet si makine e shtrenjte, gjithmon dyfishi i çmimit per te njejtat makina, persa i perket madhesise, fuqise, modelit etj. Nese nje ford, opel, seat, suzuki, reno, citroen, pezho, mitsubishi, nisan, hyndai, volkswagen, etj, kushton 11-12 mij euro, e njejta makine me te njejtat parametra por benc kushton 19-20-22 mij euro.  Po keshtu eshte me makinat e dores se dyte. www.kapaza.be 

Tani lind pyetja; qysh kur benci quhet makine e lire, kur ajo eshte dyfishi i çmimit te makinave te tjera. E he, po ta krahasosh me Porshen, natyrisht qe benci eshte makine e lire. 

Grava, ti ne fakt ke portretizuar shqiptarin tipik ketu

Fshatar. I varfer. Qe ka Benzin, por jo leket per naften. Qe ka Benzin por nuk ka traktorin per te punuar token. Qe mban frymen gjalle fale parave qe i sjell i biri qe ka emigruar jashte. Qe gjoja shet aty buze rruges, por ne fakt lyp. Qe shperdoron resorset e vendit ku jeton. Qe shperdoron kapacitetin e tij intelektual. Qe eshte dembel. Qe eshte injorant. Qe i di te gjitha. Qe eshte dhi e zgjebosur me bishtin perpjete. Qe e ka shtetin kunder. Qe nuk ka shprese. Qe kujton se jeton, por ne fakt vegjeton.

Nuk e kuptova kete? Ky fshatari i paska fajet?

Ata qe shesin fruta perime qenkan shqiptari tipik?

Te shesesh fruta perime qenka lypje? Kjo shprehje ka qene tipike ne vitet 90, e vinte nga te perkedhelurit e sistemit qe sapo ra, per te qortuar ata qe vendosen te benin te vetmen gje qe kishte mbetur per t'u garantuar pune ne te ardhmen ketyre "te perkedhelurve", pra venia ne pune e tregut te lire, te mohuar nga komunizmi, duke u pasuruar me tregetine "lypje" te sistemit te ri e duke i punesuar keta qe dinin te perkufizonin lypjen. 

Shperdoron burimet e vendit? Ai qe shet presh merret me menaxhimn\hartimin\planifikimin\zbatimin e strategjive per burimet e vendit? 

Ajo qe ndodh ne te vertete me ata qe perdorin benza per te shitur presh, eshte se jane mesuar te jetojne ne ate menyre, dhe edhe pse ka me shume pasuri e me shtepi te mire se nje mesues apo buxhetor tjeter i shtetit, do prape te mos i coje dem preshet e te dale t'i shese, e te beje gjynafqarin per t'ia shitur nje xhajeje qe vjen e habitet me benzin.

Nuk jane keta te varferit, por jane ata qe s'dine te jetojne dot si te pasur, sado para te kene. Ky mund te kete benz edhe me te mire se ky, mund te kete shtepi edhe me te mire se Grava, por prape gardhin do ta beje me kallama, s'do te bleje bar dekorativ e gardhe te bardhe te Praktikeri (ndjese paste). Te varfrit s'kane as benz si ky. Ky eshte e kunderta e asaj qe thua. Ai qe e con para kete vend. Qe s'pushon, punon edhe kur ka benz 250, edhe kur ka cunin jashte shtetit. S'eshte dembel. 

Anonimo, 

Ca gjona te pergjithsme qendrojne, ska se si mos te qendrojne.. per ca te tjera, te keshilloj te dalesh noihere jashte Tirone. smiley 

Oboboo... ta dija qe do me duhej te beja koment per te sqaruar komentin, nuk do ta kisha shkruajtur fare. smiley

@ani: edhe e ka, edhe s'e ka.

@kusho: edhe mund te jete e drejte ajo qe thua.

@Bama: kam dale, por kur e shkruajta komentin nuk me erdhi ne mendje. smiley

-Pse mate, pa pare thu vi a si? Don pare ene per venin ene per koshin. Masanej ku tbi furgoni ktu mre? Apo te len rehat ene keta dreqnit, polica t'bashkise! Ku di gjo vallahi, ku di gjo si do behet …! A ke me ble gjo a si?

Shkrimi i bukur më pëlqeu  sidomos dialekti i përdorur . Një copë Shqipërie bio.

Sa për idetëndoshta herë tjetër.

Personalisht kur jam me pushime i paguaj dyfishin e cmimit ketyre fakireve qe shesin ne rruge, kuptohet duke u perpjekur te ndaj te ndershmin nga mashtruesi. Respekt per perpjekjet heroike per mbijetese.

Benz 250 per te shitur...spinaq dhe presh! Kjo s`qeka hic nji gjo perpara ketij benzi tjeter :smiley.. i shoqerum edhe me polic! 

Benzat ne Shqiperi jane ne vend te Gomarit .Shume te Huaj habiten me keta pasunare se si munden me i sigurru ...
Nga nje studim i vitit 2001 te gjithe bensat pa perjashtim ishin te VJEDHUR...Sot ndryshon puna se Benzi i Berishes eshte vjedhur me leket e pipllit qe shet Spinaq .... me benz smiley
Sa shume lodhesh o Grava ...Edhe per 2012 nuk po ka" koqe ose fara " Po ato tralala jane , me kenge e hare per suksese te Raja ...TALLU ....eshte i vetmi argument i FeLlte per keTe KaTegori ! .."Se fermeri yne zotrie "
I ntervisrtuesi " Dhe Ju te gjithe kete kategori BUJQISH ne fshat e quani Fermer " ?
Rrrrrruuuuuli i Qeverise si Minister i Sqeperve :" Pa dyshim zotrie .Cdo individ qe punon ne Bujqesi eshte per NE Fermer ...
Vazhdo Grava smiley

kusho; " .... Qe s'pushon, punon edhe kur ka benz 250, edhe kur ka cunin jashte shtetit. S'eshte dembel... " 

 Kjo qendron. Po keta , m'duket se jane me pakice ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).