Kryeministri Sali Berisha ka vizituar mbrëmjen e së enjtes për më shumë se dy orë e gjysëm kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në shtëpinë e tij në zonën e bllokut

Vetëm 4 ditë pare se Gjykata e Larte të shpallë vendimin për aleatin kryesor të shefit të qeverisë. 

Ajo nuk mund të quhet një vizitë për festa, pasi është data 12 janar dhe urimet për festat e ndërimit të viteve kanë kaluar, por koha e gjatë e qëndrimt tregon për një darkë të shefit të qeverisë në shtëpine e Metës. 

Në datën 6 janar prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Gjykata do të shpallë vendimin këtë të hënë në datën 16 janar, duke mbyllur kështu procesin gjyqësor për zyrtarit më të lartë të qeverisë që është ulur në bankën e të akuzuarve që nga koha e burgosjes së Fatos Nanos. 

Gjatë orëve që Berisha ndodhej në shtëpinë e Metës, policia ka kufizuar lëvizjen e mjeteve, si edhe nuk ka lejuar gazetarët dhe kameramanët që të qëndrojnë përballë hyrjes së apartamerit të kreut të LSI-së.

____

Berisha presion Gjykatës së Lartë: Meta mund të rikthehet në qeveri pas vendimit

Gjatë intervistës së tij të dhënë mbrëmë në ABC News, kryeministri Berisha është ndalur gjatë edhe tek procesi gjyqësor për Ilir Metën dhe rikthimin e tij në qeveri.

Berisha ka lënë të kuptohet se Meta do të rikthehet në qeveri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke bërë në të njëjtën kohë presion ndaj kësaj të fundit, pasi pafajësinë e Metës e ka cilësuar si një gjë të padiskutueshme.

Vendimi i drejtësisë është vendim drejtësie dhe pa diskutim që do të respektohet. Meta gjersa të jepet vendimi është i pafajshëm, ky është prezumimi i pafajësisë. Meta ka deklaruar se do ta respektojë plotësisht vendimin dhe ka besim të plotë në gjykimin objektiv. A do të jetë Meta pas vendimit të Gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo çështje imja. Është çështje e asaj partie aleate që unë bashkëqeveris, deklaroi Berisha.

Përveç presionit jo të drejtpërdrejtë ndaj Gjykatës së Lartë, Berisha në intervistën e tij sulmoi ashpër edhe prokurorinë, duke mbrojtur hapur Metën.

“Mendoj se lideri i partisë së koalicionit ka dhënë një shembull të shkëlqyer. Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen, shkoi para prokurorëve si qytetari Ilir Meta. Ekzistonin disa variante, por kërkoi më thelbësoren, që të gjykohej në thelb për këtë çështje.

Paraqitja ishte ndryshe. Ishte Meta ai që i kërkoi Gjykatës që të ndryshojë spektrin ose lëndën e gjykimit. Ishte për çështje materie, Gjykata e pranoi dhe u tregua e përgjegjshme. Meta i është përgjigjur në mënyrën më të civilizuar kërkesës së Gjykatës së Lartë, i ka shprehur besimin asaj dhe nuk ka pasur asnjë paragjykim. Ka pasur probleme të drejta me Prokurorinë, e cila ka mashtruar Parlamentin me dokument, por ky është kapitull tjetër. Pavarësisht nga kjo, nuk ka asnjë keqardhje nga heqja e imunitetit të Metës, sepse të dhënat e mëvonshme kanë faktuar katërcipërisht se Parlamenti është mashtruar, nuk iu tha e vërteta për ato çështje. Por kjo ska rëndësi. Është Drejtësia që e nxori këtë problem. Këtu mendoj se qëndrimi i Metës i bën nder atij si politikan. Pranimi i Gjykatës për ta shqyrtuar në materie çështjen, i bën nder shtetit ligjor, i bën nder integritetit të saj,” tha Berisha. (Lajme shqip)

______

Garda merr gazetarin e Shekullit, fotografoi Berishën duke hyrë te shtëpia e Metës

Garda e Republikës ka ndaluar me forcë  gazetarin e “Shekulli”-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok hyrjen e kryeministrit Sali Berisha ne kete vile disa minuta me parë.

Gazetari i “Shekulli”-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit qe Garda i ka bere zones.

Gazetari Tanushi u mbajt i ndaluar ne nje nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat. (Shekulli)

104 Komente

kush mund te na sjelli foto nga vila e metes ?

ne bllok s'ka vilen, ka katin e fundit te nje pallati

po pse thone keta athere Vila ?

E thone ata te shekullit. Ata te topit thone apartamenti. Te lajmet mbreme te topi pashe videon e apartamentit, ne kat te fundit te nje pallati te verdhe ne bllok. 

qeka me verte nje pallat ne bllok me hyrje "speciale"...e lexova tek nje gazete tjeter ...sidoqofte thanks

Filip Cakulli pa i ra plasja ka me e zan dhe Salen gafil.Me za e ka ba,po do e baje ne me figure  smiley

Meta dhe Berisha jane te ndervarun,nuk jane vartes te njani-qetrit.

hahahah !

Sa keq do e kete punen ky qe e felliq veten ne kete fare feje!!!

Vetem te mendosh alergjine qe kane gjithe PDistet per Meten, e kupton qe kete nje hall i madh e ben me vajt aty.

 ..do kete qene ndonje nje thirrje urgjente, per  `vizite mjeksore` Ilir Meta mund t`kete pat  ndonje krize ne zemer, thjesht Berisha ka shku si doktor. smiley

E cfare pastaj se Berisha darkoi me Meten?Cilado te kete qene arsyeja eshte ne te drejten e tyre qe te jene private ne informacione lidhur me kete ngjarje.Gjithsesi une nuk mendoj se kjo vizite ka lidhje me gjykaten sikurse aludohet.Ata tashme jane miq dhe bashkepunetore dhe nuk shoh ndonje te keqe te vizitojne ndonjehere edhe shtepite e njeri tjetrit.

ajo qe intrigon per rastin them se eshte thyerja e rutines nga ana e sales. pa sa per bashkepunimin sali-ilir, ka 100 menyra qe ai te behet pa u shfaqur fare. kam nje bindje qe me shume se tre oreshi i bisedes, kjo eshte bere tamam per ate 3 minutsh te hyrje daljes nga shtepia e metes. te gjitha keto gjoja masat per te mos u fotografuar etj, them se jane filma prestigjatori per te arritur qellimin e vertete: demonstrimin e anesise se sales ne kete afere, drejtuar "to whom it may concern".

kam nje bindje qe me shume se tre oreshi i bisedes, kjo eshte bere tamam per ate 3 minutsh te hyrje daljes nga shtepia e metes.

... per te arritur qellimin e vertete: demonstrimin e anesise se sales ne kete afere, drejtuar "to whom it may concern".

+1

 

Ore njerez te keqinje ... si nuk ju vje turp qe aludoni kshu gjerash. Vizita ishte personale fare. Ja tua them une arsyen.

Monikes i kishin sjelle pri Peshkopije nje kuti kena qe kuqe, nje cope pasterma DERRI, nje ha grosh te kuqe, dhe nje dorez lajthi e bajame. MOnika si nikoqire qe eshte i kish zi  dhe ftoj SAlen te merrte veten pas virusit qe   pat pllakosur. 

Kaq mo o historia. 

Ps. Po degjuat ndonje bume mos kujtoni se po na sulmon Irani.

Le te bejme nje poll
Tema e muhabetit ka qene:
1} Ilir mos e rruj se sa te jem une s'te gjen gja .
2} ilir bej gajret se burgu per burrat eshte.

hahahaha sipas teje i ka cu ene i jelek leshi qe ta mbaj ngrofte eeee ...hahhahaah

Hahahahaha sa m'bohet qejfi!! 

Atyyy, atyyy, faqe t'gjitheve!  

T'a shikojne t'gjithe ca burri i mire je!

Pthu!! 

 

 

Vari lesht, qenkan rrena t'komunistave: 

http://www.gazeta-shqip.com/#/politike/c10791627acbef28397be3a28da37c3c.html

Incidenti

Gjatë kohës që Kryeministri po zhvillonte takimin me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim,  ka ndodhur një incident ndërmjet forcave të gardës dhe një gazetari. Garda e Republikës ka ndaluar me forcë  gazetarin e “Shekulli”-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok hyrjen e kryeministrit Sali Berisha në këtë vilë. Gazetari i “Shekulli”-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit qe Garda i ka bërë zonës. Gazetari Tanushi u mbajt i ndaluar në një nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat.

Shume interesante, dhe shume amatoriale ne performim. Gjithsesi, Meta ja paska futur kembet ne nje kepuce plakushit qe i paska shku per vizite "per shtepine e re" (sic thoshte Jovan Bregu tek 176-a).

Meqe ra llafja, a i ka lene gje per 'adet" ne kete rast miku? smiley

Dhe se tani e pashe dhe kete tek Shqip-i:

"Rama-Arvizu, drekë pranë shtëpisë së Berishës"

Me ngja se paskan ndrru portat smiley .

Mrroku, tamom vari lesht, pazarlliqe hajnish (te te gjithe aveve...) smiley

alidems,

car thote Tema e Mero Bazes per kete? A po e ka kapur te papergatitur e s'ka thurur akoma hartimin?

Prit, se po e mpref mojen Meroja dhe ta shofesh masanej kur te qisi xixa.... po ti si thu, a nuk eshte turp kjo qe bo ai shoku jot?...osht i soj si me i bo karshillik te fortit te lagjes...nga nje i forte i nji lagje tjeter.....lat nom mer burr i dheut, late nom...

dmth asnje te re. ok po na apdejto kur te dalin gje

tung

Ky mafioz boteror, po ben presionet e hapura, apo shantazhin e radhes ndaj organeve te drejtesise. Mbasi foli nje dite me pare ku akuzoje  prokurorine se na paskesh mashtruar parlamentin per ceshtjen e hajdutit Meta, tani me kete vizite ne shtepine e hajdutit, kerkon ti thote grupit te gjyqtareve qe te henen duhet te japin nje vendim per hajdutin, se shiko ai eshte miku im. Aq mik e kam sa une (pra krimineli Sali) qe kurre nuk bej vizita ne shtepite e bashkepunetoreve, kesaj radhe e shkela. 

mesazh mafioz i qarte smiley

http://eatoniano.files.wordpress.com/2010/11/three-monkeys1.jpg

p.s. te pyeta, ndonje info pse po shkon te protestosh ne Kosove te tema tjeter

flm

shume bukur paske dale, por pse i ke mbyllur syte? Apo e ben si struci qe duke futur vetem koken ne rere, kujton se u fsheh?

Hunter, ja ketshtu do te fillojne te gjithe....kadal kadal.... se ka edhe zot, dhe ai mba shenim.....

 

Aleksandër Frangaj, ka 1 vit që përdhos në “TV-KLAN” gjakun e bashkëfshatarit Aleksandër Nika

NgaKledian Lula
kledianlula@ymail.com

Mendimi për këtë denoncim publik moral për shtetasin Aleksandër Frangaj, më është “fiksuar” në mendje që prej orës 17 e 30 minuta të mbrëmjes së 21 Janarit 2011, kur TV-“KLAN+ABC” transmetoi turp-lajmin, me të cilin e quante “shpifje” vrasjen e katër demonstruesve prej qeverisë edhe pse ata u vranë publikisht me zë e më figurë, nga plumba të derdhur prej gryka koburesh, sanjeperësh e automatikësh të policisë dhe gardës së qeveritare, që qëllonin mbi popullin nga tarraca, bunkerët, bordurat dhe nga brenda zyrave të ndërtesës së pushtetit “SALI”, ose  “shpellës së hajdutëve”, siç e quan populli prej 6 vitesh. Ai krim qeveritar e ka autorësinë: Urdhërues është kryeministri Sali Berisha, zbatues është ish-ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, togë ekzekutimi është Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit. Ky krim nuk mbulohet e nuk ndryshon autorësi dhe ekzekutorë, sikur jo një kuti me gëzhoja e plumba të lyer me gjak të zhduken, ose të lahen me ujë, por edhe sikur gjithë armatimi e municioni i policisë së shtetit dhe Gardës së Republikës të çohet për skrap. Madje ky krim, nuk mund të harrohet e të “groposet” as nga disa deklarata diplomatësh të huaj, që 90% të kohës e kalojnë duke përtypur qofte me fuçi birre nëpër inagurimet, mejhanetë dhe “bodrumet e pushtetit. Ky krim nuk mbulohet e nuk ndryshon autor edhe sikur, Aleksandri i Saliut me paçavuret TV-“KLAN” e “ABC”, të bëjë 1 milion kronika e intervista në mbrojtje të urdhërues-vrasësit SALI.

Përse po e lidh këtë denoncim për vrasjen e 21 janarit, me “langua-pronarin” e TV “KLAN+ABC”, bufonin e oborrit të pushtetit Aleksandër Frangaj? Sepse një nga 4 të vrarët prej pushtetit “SALI” dhe konkretisht Aleksandër Nika i vrarë nga pushteti “SALI” është nga Lezha, është bashkëfshatar me Aleksandër Frangajn e pushtetit “SALI”. Sipas zakonit të malosorit, njeriut që njeh, ose që ke në lagje e në fshat, i bëhen ose i çohen ngushëllime, ndërsa vrasësi përçmohet. Po sipas këtij zakoni, edhe nëse nuk i shkon në mort e ngushëllim, i ndjeri nuk përflitet, qoftë edhe sikur të jesh në gjak me të. Aleksandri i pushtet-vrasësit, jo vetën që nuk i ka shkuar bashkëfshatarit të tij Aleksandër Nika në mort e as i ka shprehur ngushëllime, por edne pa u hequr trupi i tij nga bulevardi e përdhosi gjakun e të ndjerit, duke mohuar e mbrojtur vrasësit dhe duke transmetuar pa fund sharrjet “rrugaç, alabak, kriminel, drogaxhi, kokëpalarë, hajdut, ordiner” etj, etj.  Ekranet televizive dhe gazetat e Aleksandër Frangajt të pushtetit, kanë 12 muaj që hedhin baltë mbi gjakun dhe familjen e Aleksandrit të 21 janarit.Askush nuk i ka kërkuar Aleksandrit të Frangajve të Lezhës, që të nderojë gjakun e Aleksandrit të Nikajve të Lezhës. Por, sipas njerëzillëkut e “ligjit kanunor” shqiptar, nuk ka asnjë të drejtë që ta përdhos atë edhe në rastet kur vrasësi e paguan, siç po paguhet Frangaj nga pushteti “SALI” edhe për kësi punësh “djalli” që të nxjerrin “tek shtegu i lig”. Aleksandër Frangaj, po vazhdon ta bëjë këtë përdhosje gjaku të fisit të nikajve të Lezhës edhe pse janë prej një “çatie”. Madje këto ditë, ka nisur përsëri të shpif e të mohoj krimin dhe të mbrj vrasësit, siç bëri edhe në ditën e 21 janarit 2011, paçka se e di mirë çdo të thotë kjo “shkelje gjaku” dhe kjo “besë-prerje”, mbasi nga “rrënjët” është mirditor

 

epo nga malesor eshte kthyer ne malok, por malok i pasur ama. Dikush mund te thote se pasuria e vjedhur nuk gezohet gjate. Ndoshta, por tani per tani ai eshte i lumtur!  

Po, o gungaçi, shurdha, qorri, i shemtuemi i "Katedrales..." mire po i ditke disa gjana...

Ehuuuu kur te kuptojn strategjine e Saliut opozita, do te jete shume vone...por me e keqja eshte se e hajn karremin shume kollaj dhe kthehen ne pr kryesor te tij pa vetedijen e tyre...sic e thote dhe populli: me be dhe njehere nuse, se di une te nuseroj...eshte e pamundur qe kjo opozite amatorieske te triumfoje mbi kete Sali...sad but true

Sidoqofte saliu kurre nuk do arrije te kete popullaritetin qe ka PS-ja ne Facebook ne pergjithesi dhe strategu Rama ne Twitter ne vecanti. Dhe kjo eshte kyc per situaten globale sot. Nuk eshte budalla Rama jo.

Budalla nuk eshte asnje aty as qe e ve ne diskutim, por Rama eshte shume naiv. Koha e ka treguar, qe ai shpesh here e ka ngrene sapunin 15leksh te RRogozhines per djathe kackavall Gjinokastre. Pa i hyre fare ne anal-ize ketij debati, ikja nga duart e bashkise e tregoi fare mire ket gje. Robi mund thote, jo po Ristani jo po Berishiani, mire mer mire as qe e vej ne diskutim, qe eshte e veshtire me e luftu Sulen(sidomos nga larg, apo nga virtualiteti LelPlep me fejsbuqe e cicerima), por duhet me ja bo dhe pytjen vetes: ore pse gjithmone kur une e haj, e kan fajin ato qe ma fusin, apo mos valle jam kthyer ne mazokist dhe me pelqen kjo gje??? Sidoqofte shkaku paaftesia e tij si lider eshte mese e qarte dhe gjerisa te jete keshtu, Sula ka gjet shesh dhe ben pershesh. Hajt gezuar!

Ka zera qe qarkullojne e thone se:

- Meta futet ne burg.
- Koalicioni Berisha & Meta bie
- Zgjedhje te parakoheshme.

Ec aty, Tony Soprano.

Kot nuk e projektonte veten e tij, Berisha tek Nano ky kur e quante kete te fundit here pas here padrino..

ore mos ka vajtur Berisha tia thote me menyre, kshu larg e larg:  degjo Ilir, ke qene ndonjehere ne Kine...?   -jo, do thote kokemadhi-     ..epo do vesh ne burg pastaj..smiley

Ilir dy vjet burg i bo per qejf robi.

burgu per burrat eshte

He te lumte goja! Po keta ciliminjte e sotem s'dine gje... se do rrine pa ato vidjo gejma apo fëmrat qe tundin vithet rrugeve te shqiperise me nga nje pellembe taka

Nuk e kuptoj se pse gazetari i Shekullit eshte arrestuar dhe i eshte fshire filmi apo fotot. Kjo bie era diktature. 

Ky eshte grusht shteti ndaj medias Pjero

mo u ngaterro, te ish grusht shteti do ta kishit qellu me snajper..

dhe do thoshin qe e vrane te vetet nga afer, me qellim, pas shpine... pa e dit ala qe kishte filmime.

po, edhe do ta mbushnin kohen programore te klanit me publicitet tip "ky mund te ishit ju"..

pastaj do mobilizojshin analistat e barazlargum, qe do thoshin qe fajin kryesor e ka shefi qe coi gazetarin te vila

hulumtime halimenjsh pastaj, pse e coi, qysh-tek, puc..Puc? PUc? PUC!!!!!!!!

E keni degju ate historine e nanos me biznesmenin qe i kishte dhe borxh? Ja kerkon si me turp ky biznesmeni njeqindmije dollaret. Ok ok, thote nano, hajde dalim nje xhiro dhe flasim. Dalin, ecin nja 200 metra vajtje-ardhje dhe kur arrijne prape ne lokal nano nuk i kishte permendur hic leket. Futen dhe i thote ky karabushi, ok zoti nano po per ato leket si do ja bojme? O idiot i thote nano, ik pra tani merri leket e tua se te pa gjithe durresi me mu, cer do me shume ti?
E keshtu, e pa gjithe gjykata e larte te lajmet qe birisha shkoi te shpia metes, me shume s'ka ci bo birisha, tani del apo e ha e ka vete ne dore

po pra. se robt dun me dit ca u fol tre or mren. se e ka zor sala me fol ne telefon ose me skype smiley  aq i apasionum qe osht mas elektronikes dinxhitale.

varionti osht te ai tre minutshi te dera, dhe me e bukra, edhe duke bo sikur s'do me e pa njeri smiley  amon mer se kto jon varianti alpha per fillestar.

E megjithate une po plas nga kurioziteti te di cfare u be aty brenda.

nji nga muncit eshte nje dore tavell. kuptohet, mbasi sala i ka dhon drejtim ne nji pes minutsh fillestar, tip: "Shiko Ilir, do t'bahet kshtu kshtu". I kan lujt te treja lojet: Hapsin, BURGUN, dhe Qylin. Per cudi, ne fund kon fitu te dy. "A win-win visit", do e ket cilsu Sala, duke ber edhe hokatarin e madh ne fund.

A thu ta ket prit me gatime speciale ajo burrnesha Sulen?

Nuk e ben ate pune komandanti.

Gojet e liga thone qe edhe Mehmet Shehu u vizitua nga i Madhi pak dite para se te vriste vehten.

mire thua.  kokemadhi duket burre me seder...  ka per tia hequr vetes..  nuk duron dot ai tia vene prangat publikisht ne sallen e gjyqit.

 do hyme ne histori si vendi (fatal) qe brenda 30 vjeteve , 2 kryeministra kryen vetvrasje... ok, Ilir kokemadhi, ishkryeminister.

 "ka per tia hequr vetes.. " Me ca se? Se pistoleta sbo pune.. duhet noi 12.7 ose noi matrapik...

Thua mund te depertoje kjo ne koken e Ilirit.

Monika thone eshte e semure me semundje te keqe, apo llafe pazari?

Po, kleptomaniake me pasoja te parikthyeshme.

Iliri shume ka ra ne peshe!!!

Si duket po e vret ndergjegjia.

Shqiptaret dobesohen vetem kur i ze halli.
E ke vene re kur diskush bie ne peshe dhe i thone: Ou sa paske ra ne peshe. A je mire???

smiley true that

e forta eshte kur femrat copetohen ne dieta dhe thashethemi eshte: e pe filanen,ishte bere si laper ababababasmiley

 

Qytetari dhe njekohesisht kryeministri Sali Berisha,  bujt bre,  ne shtepine e  Ilir Metes...!            -Dhe kjo, u  quajteka vizite ? -

  Qyetari dhe njekohesisht kryeministri Sali Berisha, u  "ngujua" per dy ore rresht, ne katin siperor te pallatit ku dremit neteve te vona e qytetari Ilir Meta.Disa arresye bashke e bejne kete per tu  shenuar si lajm, pse jo dhe si  nje ngjarje qe kurrsesi nuk do te jete pa impakt ne jeten edhe gjer ne kete moment dramatike te demokracise dhe pasoje e kesaj edhe te qeverrisjs se vendit.Sali Berisha eshte qeverrisesi me problematik ne Ballkan, jo me ne kete vend.Ilir Meta eshte politikani ish minister, me pretence te dhene, per tu denuar per  korrupsion, ne nivelin me te larte qeverrises.

  Te "qeverrisurit shqiptare" e kane pare me sy  figuren e tij, duke shfletuar  nje bllok shenimesh, me madhesine e dores se tij, por me ze degjuan prej gojes se tij tek sa permendi se ai bllok aqe i vogel mbante brenda tij  te shenuara  shifra perfitimi marramendese.! E kane degjuar me veshet e tyre, i madh e i vogel ne kete vend, qe qeverris ky  "vizitor",  jo me njeri por dy ministra bashke, nga te cilet  ky i vizituari, prej kryeministrit te tij, ishte  ne postin e zevendesit te kryeministrit, tek sa po benin pazare kusaresh.E degjuan shume here  ministrin e ekonomise dhe   te "superfuqise energjetike", zevendes ne partine  integruese, per te gjithe ne, ne dyert e Evropes, emershkurtren, ose me mire  i thene  emrshuaren LSI, te denonconte zevendeskryemninistrin Ilir, si organizator per nxitje aferash korruptive. Me pas  dhe si bandit, per te fshehur  gjurmet e nje krimi te  zbuluar,  faqe gjithe te qeverrisurve, prej ketij vizitorit kryeminister.Ka qene vetem kjo arresye, qe opinioni qytetar  faktikisht e ka denuar, moralisht, me pushkatim, ish funksionarin e larte te kesaj qeverrie.

   Kreyeqeverisesi, qe quhet Sali Ram Berisha, ketij te pushkatuari moral, na i beka nje vizite, emrin e se ciles per nga menyja e gjelleve te degustuar, ne gosti, nuk kemi si ja veme ndryshe veçse vizite per  shijim te  gjelles se gjelleve te  gatuara bashkerisht.A valle qendron emertimi  "pushkatim moral", ne kete rast? Plotesisht!".Sepse nuk kemi te  bejme me me opinion, por me nje fakt te pare me sy dhe degjuar me veshe, ku  qeverrisesi  denoncohet per  korrupsion dhe shfaqet  duke e bere ate realisht. Ketij te "pushkatuari  moral", te cilit nje Gjykate normale  do t`ja kishte  kthyer allaminute, ne Vendim te Formes Prere pretencen,qytetari Sali Berisha, i vetmburrur ne pakufi, per moral te  larte  qytetar, i shkel sixhadet  persiane, "per kurtuazi "! Ketij  ish zevendesit te  vet, qe gjithkush  ne kete vend  e shikon si  modelin me  te shemtuar te  korrupsionit, kryeministri Sali  i vete per nje... "dreke pune" duke zene kryeqoshen e  pare te ketij te penalizuari, tre dite para shpalljes se vendimit  prej Gjykates me te Larte te vendit.Eshte ky fakt skandaloz, i cili  e ben  kete  vizite aspak per "per kurtuazi" ! Por sakte  nje karshillek ndaj Korpusit te Gjykates se Larte i  cili, me siguri matematike do te  kete   dy vendime.Te shumices favorizuese te korrupsionit, domethene te gjelles se gjelleve, te  ketyre te dyve, ne darka e dreka kusaresh  dhe te pakices, perfaqesuar prej  gjyqtarit  Dvorani, te cilit mund ti themi pa hezitim  nje  "Di Pietro" i pathyeshem,... ne kete gjykim.

  Eshte  vetem kjo  arresyeja,  qe u ka prishur shqisen e shijimit te   perbashket te gjelles qe dhe i ka bashkuar,perjetesisht ne te njejtin fat, keta te  dy burrecer, te kthyer ne lakatyra kusaresh, ne syte e opinionit publik shqiptar.Fati i  perbashket i ben te hiqen, per syrretinxhihan, si vizitore miqesishe normale.Por qellimi   mbetet; karshilleku ndaj "Di Pietro"- Dvoranit

Gozhde shume e rende, u ka hyre te  dyve 

 

 

Un skam kuptu asgja nga iky shkrim. Kush asht autori? smiley

grava, po une e di qe populli i ka dhene vota edhe pasi e pa me sy vjedhjen. Per cfare "pushkatim moral" e ke fjalen? Mos duhet pritur deri sa te turperohet Iliri meqe po shahet neper kafene e blloqe interneti?

 ani,  Ju  mund te  prisni  sa t`ju doje qejfi! Por kusaret, tashem ky popull i njef shume mire. Vetem ata qe perhumben, neper blloqe e kane te veshtire te  marrin vesh dhe te  ndahen njehre e mire nga kusaret .Une nuk kam deshire  , te jeni njeri prej tyre ...Por eshte zgjedhja e Juaj

Nuk ka dyshim qe te gjithe i njohim kusaret. Pyetja eshte pse votohen?

Po pranej habiten dhe te jashtmit...pse votohen ata qe nuk duhet te votohen? kjo eshte òeshtja.....une e kam shtjellu diku, po siò duket paska kalu pa u vone re..... thelbi ka qene ne konstitucionin tone shpirteror, si shqiptare, gjithmone ne nuk kemi perjetuar lirine, por kemi dashur qe te jemi nen nje prijes, te cilit i falemi dhe ja falim te gjitha zullumet...deri ne momentin qe nderrohet ky priijes, e atehere ndodh procesi i trushpelarjes nga i pari dhe rilarja me te dytin......i pari baltoset dhe i dyti vleresohet dhe vendoset ne piedestalin ku ka qene ai i pari, po mbi ato themele....

ka botuar nje liber Andrea Stefani per kete qellim, lexojeni eshte shume i bukur dhe i drejteperdrejte.....

http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=4&id=21065&titulli=andrea-stefani-komploti-kunder-lirise-libri-disident-i-momentit

Pe e paske  veshtire, te marresh vesh qe ne kete vendin tend dhe timin bashke,   nuk votohet, por vidhet.... E pastaj  ndonje na e quan "prezumim te  pafajsise'"...!

Na bejne "te mençurin", mercenaret e kusareve....

Votat vidhen pa diskutim dhe nga te gjitha palet. Megjithate mbetet fakti qe nje pjese e madhe e njerzve vazhdojne te votojne per S.Berishen dhe I.Meten. Dhe nuk eshte trushpelarje se sic e thame ketu njerzit e kane kuptuar kush jane hajdutet. Megjithate une nuk shikoj ndonje reagim qytetar te mirefillte.

Nga cili shkrim Teef, ai me siper  eshte  imi.Mos  ju duket  gjuhe e huaj? 

 

N'shkoder kena i thanje: "Moti i mire shifet n'nadje!", fillimi i shkrimit ma vshtirsoj vazhdimin e leximit. Bahet fjale per kontekstin dhe jo gijuhen. smiley

Eh mor Teef, ajo puna e motit,  tash u  sherben vetem atyre, qe gjujn per laraska....dhe rosa kur shkodra u be... Venecie.

Mbaju fort  asaj...." thanes".... tuej, se ju ka ba boll çirak.

Ça ka lidhje Venecia me nadjen, dhe laraskat me Teefen tashi? Se rosat..., hajt, hahen. smiley

Teefa, une dhashe nje opinion rreth nji peoblemi te cilin dy aktoret e sistemit te  kusarise,sa duket  te preferuar  prej jush dhe me kete rast   Ju uroj, t`ju  rrojne, pasi qe e kane institucionalizuar kusarine, po kerkojne te institucionalizojne  mbrojtjen prej pasojave ligjore te ketij institucionalizimi.

   Juve, krejt habitshem, nuk ju shqeteson ky fat i zi mbe vendin tend prej kesaj gjeme shume te rende, por ne se e keni kuptu  apo nje fraze te  dikujt, te  cilit edhe pse ja lexoni emrin, beni "budallen", duke pyt se medemek  i kujt eshte shkrimi.E mu per kete, une ju peremeda, rastin e njeriut qe "gjun", jo problemet, por laraskat.... me gluhen...e sentensave popullore, e cila per hir te se vertetes, per rastin ne fjale  nuk "dhe hahet".

  E qe ta dish,  une, ato lloj  insinuatash di ti bej edhe me mire, kujtoj.Keshtu  zotni, duke mbet ne ato qe "dhe hahen",   them ta  leme me kaqe bashke. 

Kjo duket nje aksion mediatik ramist per te vene ne shenjester Meten pasi nuk ka asnjelloj cudie takimi i Berishes me Meten. Keta te dy nuk i kane pase shkeputur marredheniet qe i rivendosen dje dhe keshtu te behej lajm. Berisha me Meten mund te takohen sa here te duan dhe ku te duan dhe e kane bere kete sa here kane dashur. Deri tani Meta eshte qytetar si gjithe te tjeret (prezumimi i pafajsise) dhe partia e tij ne zgjedhjet lokale pati rezultat spektakolar.

si thon venec-et..nuk o puna se a permbytesh, po a di me notu

....pune gluhe  nosh, pune gluhe !

Se c'kam pershtypjen qe Meta ja ka shtrengu keq koqet Sales dhe Sala nuk ka nga lun.

Nuk e kuptoj se pse ka shku Sala tek Meta dhe jo Meta tek Sala....se zakonisht Saliu nuk para vete kollaj tek te tjeret....

po ne burg, a thu ka me i shku sala per vizite?

berbero, mo perpara mund te bish ti mren se koklopa. Kot eksitohesh.

po po e futi Sula Meten, nuk ka me ja pa mo surratin....se masanej kan me ja fut edhe te vetet .........

83 + 1 komente se Sala vajti tek shtepia e Metes. C'fare twitter e Facebook-u ka Rama, Sala thjeshte bene nje xhiro, e ze barku, vete shpejt e shpejt tek shtepia e nje te njohuri, dhe e mesojti i tere vendi.

E forta eshte qe Rama mundohet te krijon zhurme me artikujt (kane apo s'kane 2 komente ato, akoma importohen tek Peshku nga blog-u i tij?), kurse Sala nje gje te beje jashte rutines e ja kalon.

Asht ma e thjesht se c'duket .
Sala po i kthen Neren . ...Thone qe dikur Meta e ka " arrestue or tie " ...dhe hangu e piu nen keshillat e nje Videoje te perbashket smiley
Kush e ma men qe Sala ktheu pas asaj dite ! I la dyqind Petritat dhe u fut ne "vathe " .Qe jupje e madhe ajo per Malokerine se e trajtun si " cub rrugesh " njat fare jovan Skanderbegi .
tani te shohim "larjen e Neres " smiley . Megjithse me thjeshte akoma duhet te jete ...E ka zene barku dhe e ka gjet si me te rehatshmen ..... sipas Aliut smiley

Kot e egzagjeroni. Jo po mesazhe mafioze jo po presion gjyqsorit.

E verteta eshte qe gruja e metes ben nji pace koke fantastike. Berisha ka shku per te hongrer pace!!!!

ishallah nuk i ka peshtyre monika ne pace.me kujtohet kohet e vjetra kur shaheshin mbare e prape te dyja palet si grate e liga.ve bast se edhe rama nje dite ka per tu ul e per tu puthur buze me buze me salen.

Po kjo pune dihet. Te mos harrojme qe kur kokmadhi bente diet ne parliament, Rama me Berishen kishin nje "make-out session" rreth kushtetutes. Une thjeshte mezi e pres ate dite qe Rama me Berishen te ulen dhe te puthen, jo per gje por dua te lexoj komentet e disave ketu. 

 

PS: mor mos jane ulur gje ata dhe puthur, se sikur me habit ky Rama i blogjeve qe nuk merre as mundimin te kundershtoj Berishin tek "dhurata" e plehrave. Ajo do qe nje menyre e mire te rigjalleronte bazen... me referendum e me te tera.

E dha Fevziu pergjigjen e pyetjes tuaj ,se c'donte Berisha te Meta.

Fevziu te "Zone e Lire", deklaroi ,se te emisioni i te henes te Opinion ,do te jete i ftuar Meta dmth diten qe ka gjyqin. 

smiley

 

Kur do kputet kordoni qe lidh kerthizen e gjyqsorit, me vaginene e pushtetit?

meta do te dale i pafajshem dhe sala me falni rama do te beje ndonje proteste me 21 janar ku largqofte mund te vdese ndonje ri, sa per te terhequr vemendjen e te gjithve (te huaj dhe shqiptare) nga vendimi i gjyqit.

eshte ne sinkron 21 Janari, me vendimin e gjyqkates, cilido te jete ai dhe kjo ne nje fare menyre, eshte nje shans i mire per perpjekje te shqiptareve per te vene drejtsi.

Se kush  jane keta plehra, qe i  kane zene frymen demokracise shqiptare  mjafton te degjoni  sa  e si foli, firauni Fevzi, tek "TV. Klankusaret". Duke qene qese qelbi  e te marrit, ai e di prej kryekusarit, Vendimin e Gjykates, ne favorr te kusarit  vagabond.Ndaj dhe e ka ftuar fitimtarin te  na dale ne  dhjete e pergjysem te nates, diten e dhenies se vendimit.  Merret vesh, qe te na beje me dije, se ishte prokuroria qe ka vjedhur  dhe  ai ishte ...vetem viktima.E kush nuk do te  bindet me se duke patur ne krah nje kryekusar, nuk u beka,  fet  e fet nje thes me plehe, te   shnderrohet nga dhelper  kusare  ne... Luan?

  A nuk qe "parafta" dhe  karshilleku i Kryekusarit, me ate viziten darkuese, ku ai si degustator i rralle i  vererave viçidolase, shijoi llojin.... "kusarka" te vreshtit  "faqja e zeze"...? 

Mirepo, per djenine e mercenareve ne te keqen e vendit te tyre(qe ne kete blog duken ashiqare),sikurse dhe e kam thene, gjer tani eshte e qaerte  se do te kete  dy vendime ky proces. Nuk ja dolen te ishte vendim teresor, por vetem shumice.Vendimi i  Pakices, do te shpjeri nje dite, ne dyert e burgut,  gjyqtaret  e blere....te kesaj shumice.Mesiguri matematike!

Ai deshmimitari " kyç", i cili nuk na e njihkej Ilri Meten, tabulatet vertetuan se kishte  fole me "te panjohurin" prej tij, dhe qe e paskej emerin Ilir  Meta,   plot 194 here...!

Ishte ky  fakt qe e beri Gjykaten  te terhiqej prej nismes, per ta dhene brenda dites vendimin ne Favorr te Ilir kusarit(rast i pashembellt ne historine e gjyqsorit) duke u terhequr ashtu  me turp, pasi  nuk ja dolen ta thyenin gjyqtarin Dvorani.

   E ne se nuk do t`ja arrijne dot ta thyejne edhe keto ore qe u  kane mbetur, ahere  ne mos u  gjet   "i vetvrare  ne gjyeti, Dvorani" mesiguri  do te kete  Vendim Pakice.Gje qe i ka tmerruar kryekusart.Ndaj dhe Ai,  qe takohej nje here  ne tre dite me nje te penalizuar, sot  e prishi adetin. E ktheu ne takim ;"darke e sabah me Ilirin"!

I lidh bashke  fati dhe ...faria...! 

Gjithe keto llogje dhe asnje peshkparashikim nese Meta do shpallet ajo fajtor neser. smiley

Po kur s'ka folur as Bradi qe di gjithshka ca presim nga ju te tjeret.

berisha e boni te veten. Ene sot qe eshte dite e shtune, ne mesdite u taku me kokelopen tek rogner per nje kafe. Kishte thirr ene kanakarin e bashkise qe ti bashkohej kafese. 

Ohh well ... sekreti i kesaj vizite duhet te fshihet tek pyetja - Pse Sali Beu nuk pati durim edhe 2-3 dite e t'a vizitonte Meten pasi te jepej vendimi i gjyqit?

Xhib pranej te kom qejf qomet une ty se je si i Tredhuri ( dmth ke ngjashmeri ne cfaqje se as qe e ve ne diskutim nivelin tuaj ne raport me te smiley .
Ti xhib cfqesh pas cdo fshirje , ai cfaqet me +1 , pas cdo @rlleku qe thirret koment nga kedhrit !
Po qe e ke thene drejt ! Ta mbeshtes dhe une sepse e kam nje mejtim.
Do shpallet fahtor ( masen nuk e di , ndoshta vetem me gjobe ) dhe do ndjeke procedurat . ....
pastaj per proceduroullorobarishtorokonsulloro ke eksperience dhe nuk e ke veshtiresi te parashikosh.
Me mbetet merak po nuk ma the nje llaf , si me ke keqmirkuptue ( e di ti mo ) smiley

Oidriso, mercenaret e garrumujllogjevekavajse e kane shume te veshtire te marrin vesh se ashiqare dduket se do te kete dy vendime.Njeri qe ben te lare mutsihanen  meta, e ai eshte i grupit shumece te salimbanit dhe tjetri  qe e tregon si eshte ne te vertete, qe qelb mjediset shqiptare, veç nahijet mujshare.E ky do te jete Vendimi i Pakices.

   As nuk e kuptojne se si dhe qysh eshte futur ne legjislacion, rasti kur Gj.E Larte  del me dy Vendime.

kjo vizita e sales te ilir esht autentike si ajo e  enverit tek mehmeti (shehu) te dy te fundit jan kriminela dhe pushtetar te fort ,te dy jetojn te bllok te dy jann komunsita te kamufluar,te dy jan trazhgimtar te pushteit te te pareve por ne menyr sekrete,te dy nuk din te bejn gje tjetr veçse te shfrytzojn popullin e tyre per interesa te te tjereve dhe te veta

ndryshimi i vetem esht se sala i shkon ne vizit per ta shpetuar ilirin jo per ta vrar !

shpresoj qe ne 21 janar 2012 te ket protesta deri sa te rrezohet kjo qeveri kriminelesh komuniste

Ka ndonje gje te re nga gjygji metes ne tirane?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).