Kryeministri: projektet për bujqësinë janë ambicioze me qëllim lehtësirat për fermerin si dhe rritjen maksimale të rendimenteve të tregjeve.

Kryeministri Sali Berisha tha sot se "ne synojmë nivel të ri në bujqësinë shqiptare”. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri theksoi se projektet për bujqësinë janë ambicioze me qëllim lehtësirat për fermerin si dhe rritjen maksimale të rendimenteve të tregjeve. 

Berisha kërkoi sot që Ministria e Bujqësisë të mund t'u japë akses fermerëve të informohen online për bizneset e tyre.

“Z. Ministër i Bujqësisë është në detyrën tuaj të ndërmerni shtrirjet dhe dixhitalizimin total të Bujqësisë, fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithcka që i duhet për biznesin e tij. Ministria duhet të shqyrtojë dhe të identifikojë praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot në moshën dixhitale, për këtë sektor”. 

Duke theksuar suksesin ne projektin e ullirit dhe arroreve, sipas kreut të qeverisë ekzistojnë të gjitha mundësitë që prodhimi bujqësor të 10 fishohet. 

"Projekti i ullirit dhe arroreve po ecin çdo ditë e më shumë. Jam i bindur se prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë. Shqipëria është vend i përshtatshëm për zhvillimin e Bujqësisë, ka ujë, tokë dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit. Zor se gjen një vend tjetër që t’i bashkojë këto 3 kushte sic i bashkon Shqipëria". 

Vaditja

Prioritet nga qeveria do të jetë dhe vaditja. Kryeministri tha se pas projektit të rrugëve, projekti i ardhshëm madhor është sistemi i vaditjes. Sipas kreut të qeverisë, “projekti më i madh, pas finalizimit të projektit të rrugëve do të jetë projekti vaditës. “Do të bëjmë gjithçka që të vadisim çdo pëllëmbë të tokës së punuar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë, për shkakt të relievit të saj, të krijojë vaditje me rrjedhje pothuajse në çdo skaj të territorit të saj”, u shpreh Berisha.

“Ky është një projekt që kërkon mobilizim fondesh të mëdha. E rëndësishme është që duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky sektor, ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të kenë në dispozicion farat më të mira, plehrat kimike më të mira dhe infrastrukturën mbështetëse financiare, kryesisht mbi bazën e mikrokredisë”, theksoi Berisha.”. 

Krijimi vullnetar i shoqerive bujqesore

Po sot, Berisha u shpreh sot dhe për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore. 

“Sot miratojmë një vendim për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, që do t’u mundësojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për gjetjen e tregjeve më të leverdisshme”, u shpreh Kryeministri. 

Ndërsa më tej, ai theksoi se krijimi i rrjetit të infrastrukturës financiare i mbështetur në mikrokredinë që duhet të mbulojë të gjithë territorin e vendit, do t'i japë nxitje të madhe prodhimit bujqësor dhe punësimit në këtë sektor. 

Berisha theksoi se në këto vite është investuar ndjeshëm në zonat rurale.

"Janë ndërtuar mijëra km rrugë dytësore dhe ne do të ndryshojmë infrastrukturën në të gjitha qytetet".

Kanalizimet

Problem të radhës, kryeministri Berisha përmendi sot ne mbledhjen e qeverise, zgjidhjen e problemit të kanalizimeve. 

Sipas Kryeministrit, “rrethanat e zhvillimit të vendit kanë imponuar përqendrimin më të madh të fondeve në rrugë, ujësjellësa dhe ndonëse janë ndërtuar dhjetëra-mijëra km kanalizime, është i domosdoshëm një zgjidhje për këtë problem madhor”. 

“Po ndërtojmë dhe kemi ecur në ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza”, tha Kryeministri, por sipas tij, problemi është madhor pasi në sistemin e vjetër ekzistues derdhen edhe ujërat e shiut, ç’ka dyfishon koston e impianteve. Ultësira bregdetare, funksionon gjerësisht mbi bazën e gropave septike, që janë gropat më problematike. 

“Ministria e Punëve Publike, Mininistria e Brendshme, pushteti vendor, do duhet ta përparësojë problemin e ujërave dhe kanalizimeve në tërësi dhe ujërave të zeza në veçanti, sepse ka një prapambetje të padiskutueshme në këtë sektor”, tha Berisha. 

Kryeministri kërkoi që të ngrihet një grup ndërinsitucional, i cili do të shqyrtojë dhe hartojë një plan veprimi për të adresuar në mënyrën më të vendosur këtë problem serioz. 

“Investimet janë mjaft të mëdha. Nga Velipoja në Sarandë po punohet për kolektorë dhe kanalizime, por një disiplinë më e fortë duhet ndaj këtij problemi”, u shpreh Kryeministri. 

“Ministria e Mjedisit duhet të ketë një qëndrim shumë të vendosur”, tha Berisha. “Ky proces, së bashku me kolektorët, do të bëjë të mundur që ujërat e ultësirës të hidhen të pastra në det".

84 Komente

Bujqesia dixhitale, peshkimi me touch screen, sherbimet me 3G!!!

Hongsha zemren o Sule! Per inot te botes e te socialistave kudo si nollen  smiley 

Kryeministri leshohet

Në fjalën që ka mbajtur sot në mbledhje të Këshillit të Ministrave, kryeministri u lëshua ca si shumë. Ka zënë kohët e fundit t’i shpeshtojë mufkat. Shikoni disa pasazhe të fjalës së sotme:

-Projekti i ullirit dhe ai i arrorëve po ecin me shpejtësi në çdo orë, ditë (i ka mbirë në gojë ulliri dhe arrorët; jo vetëm kaq; ky projekt po i ecka me ditë, me orë).

-Sot miratojmë një vendim për krijimin vullnetar të njësive bujqësore (edhe ‘vullnetar’, edhe ‘vendim’?).

-Shqipëria është një vend me tokë pjellore. Ka kushtet më të shkëlqyera natyrore (‘më të shkëlqyera’, thotë), plot ujë, plot dritë. Zor të gjesh një vend tjetër që të bashkojë këto tre kushte siç i bashkon Shqipëria (jo, nuk ka asnjë vend; vetëm ne jemi).

-Shqipëria është një vend ndër më të përshtatshmit (këtu e ka relativizuar pak gjënë; nuk ka thënë më i përshtatshmi, por një nga më të përshtatshmit), me një ultësirë bregdetare që mbillet gjithë vitin.

-Zoti ministër i Bujqësisë, është në detyrën tuaj të ndërmerrni shtrirjen dhe dixhitalizimin total të bujqësisë shqiptare. Fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithçka i duhet atij për fermën e tij (Hë më ta lumsha!).

-Projekti më i madh pas atij të rrugëve do jetë projekti i vaditjes. Ne do bëjmë gjithçka që të vadisim çdo vend. Shqipëria ka mundësi të krijojë vaditjen me rrjedhje në çdo territory (prapë ta lumsha!).

ResPublica M.N.

..

shiko, ky nuk eshte budalla. Jo, jo, perfundimisht jo. Ky eshte nje mafjoz i pashembellt, nje kusar boteror i papare. Pergatit situaten gjoja ne emer te ndihmes per bujqesine per te  marre borxhe nga bankat, institucione financiare boterore e nga kudoqofshin per te kryer "pune te medha" mbjellje miliona arrore, miliona ullinje, sefundmi projekte vaditje me rjedhje te lire (miliona dollare jane investuar per kete pune gjate ketyre 20 viteve me fonde te mara borxh nga banka boterore, IFAD e ku di une). Vetem keshtu nepermjet puneve te medha ose ndryshe puneve botrore ky gjakpires sebashku me familjen e tij dhe sigurisht me disa lakenj gllaberojne pjese te huave/financimeve qe qeveria merr borxh e qe populli fukara do te duhet ti ktheje vete dhe bashke me femijet e femijet e femijeve te tyre. 

Shikoni sa tinzar qe eshte: hedh idene e investimeve masive ne rjete ujitese me rjedhje te lire, pra ndertimin e veprave (kanale vaditese, ujembledhesa, stacione pompimi etj) qe kerkojne para te medha, megjithese po keto lloj invetimesh te bera gjate ketyre viteve kane deshtuar me sukses. Pse nuk hedh idene qe te mbeshtetet skemat e ujitjeve me pika ku edhe efektiviteti (abzorbimi i ujit nga bima eshte absolut) eshte i larte dhe uji kursehet? SEpse ne kete menyre nuk mund te projektoje dot vepra madhore dhe keshtu nuk do te kete mundesine te kerkoje financime te medha dhe te perqendruara ne nje dore nga ku te gllaberoje pastaj si nje krokodil i urritur. 

Ah i rrafte dammllaja sa me shpejt!!

Thone qe budallalleku kur arrin ne nje nivel te caktuar fillon e duket si zgjuarsi. Mund ta kem edhe gabim po mua thjesht budalla po me duket kryeministri.

Po pse s'thoni ju se keke ma ble 4-5 ipads edhe mu kthy n'shqipni me kultivu rrushin? smiley 

Do u dhikemi me iRrush kete vit ne Shqypni.

N´koh t´Qoftlargut ishin mbledh kater gra shkodrone ene po i mburreshin njona-tjetres se burri i kuja kishte punen mo t´mir. Njona thot e kom burrin msus, tjetra thot e kom burrin prokuror, e treta thot: Ik maj, po ku di gja ti, burri jem asht doktorr. Aty ja kthen e katerta: "Ik maj ti, burri jem ka tash dy vjet, qi del me rrush perjashta", medemek e kishte burrin shofer me maune (asajkohe i thoshin shofer albanie smiley )

IIIIIIAAAAAAA!! 
 

smiley

Haha

Mua me beri pershtypje ajo pamja e zmadhuar e tij tek nje Gazete.
Ne krahub e djathte te buzes se poshteme ka nje te "plasur " . Eshte tipike e shenjes se te semureve me sizofreni te pakthyeshme e diagnoze degjenerative. Jo vetem "eshte leshuar " por nuk ka ilac ta mbaje ne gjendje mormale. Eshte Totalisht i pakontroll !
Kush e terheq per Hundesh ?
Per kete te Bujqesise dallohet menjehere ne sfond te " idese " arrorri Rruli . I njejti qe e terhoqi per " se minierat zotrie ' tani po eterheq me " se kanalizimet zotrie " .Eshte e njejta sjellje qe "mbulon " Kusarite e priteshme . Njesoj sic i drejtohet Rrulit tani i drejtohej Mejdiut " se demontimet zotrie jane projekti me Madhor i Skypnies ". Pas kesaj do te vije nje deklarate pa le se nga Ku ( Kina , Anglia , BE ) ku flitet se Skyperia po perparon me sukses ne fushen e Bujqesise !!! smiley
Investoni ne Lefqeni !

Nisma e re e qeverise: "Nje iPad per parmende". Ketij te marri as Titi Tamburi nuk do te mund t'i bente derman.

Wow PF tani e pashe. Shokuese, e dhimbshme............Vitoja gati po e bente ne te mbathura.

OMG sa car qe eshte ky njeri! Ky fluturon me presh ne *yth!

I madh! Vizionar, (me Vizione te Qarta)!!! smiley

Dhe te jeni te sigurt qe ai i beson carlliqet qe thote! OMG! smiley

Doxha i Madh esht i apdejtum dhe vizionar.
Knej oqeanit fermeret sapo kan fillu me i kuptu perfitimet e onlajn koopit.
E perdorin pergjithcka, qprej shkembimit te eksperiences mbi krimbin zonal, tek orientimi i cmimeve e deri tek ciftezimi specifik per fermeret enterprunial.

 

 Pata  postuar kete shkrim, me titullin e meposhtem,por nuk di pse adminet nuk e gjykuan se duhej dhene...Ja si e gjykoj une dhe shifeni ku ja keput KY...!   "Nevoja per nje ekonomi te bazuar mbi token are dhe burimet natyrore." (i papublikuar)

  Shume iluzione, te  fillim viteve  90 -te, na kane lene shendene me vakt e me kohe.Ne Tirane  do te ishte  habi ne se gjendej me ndonje intlektual ai i shkolluar, qe  seriozisht ende do te besonte se ardhmja mund te "planifikohet".Sidomos  ne aspektin ekonomik.Mirepo bashke me keta edhe shume idhtare te funksionimit ne menyre "automatike te tregut botror", mund te  jene katandisur per tu numuruar, sot sa gishta e nje dore.Nga keta   nuk rezulton asnje shqiptar,  dhe per habi nuk po degjohen te tille as ne gjithe Evropen Lindore.Kriza ka hutuar gjithe eliten e ideve te  shoqerise konsumit.Te gjitha perpjekjet, qe e shikojne zgjidhjen e krizave  nepermjet zgjedhjeve te  parakoheshme, kane rezultuar ne shtim te furtunave me mashtrime, demagogjirave pa fere, zhgenjimeve pafund.Tek neve ka dhe nje dukuri krejt te veçante nga te  tjeret.Kusaria mbi gjitheçka, eshte bere fenomen strukturor. 

   Varferia  po  arrin kulmin dhe papunesia eshte  kthyer ne nje fenomen gjithashtu   strukturor,pasi qe zhvillimeve teknologjike me ecje shume te shpejte ne bote dhe perreth nesh, nuk u jane  pergjigjur me  masa  te pershtatshmerise kulturore, nepermjet shkollave me programe moderne  kualifikimi, per prodhimin nga burimet natyrore.Mbi te  gjitha nga toka.Kualifikimi  i mesem eshte shkaterruar teresisht.Ares  i "qasen", per  ta  levruar te  pamundurit dhe... te paditurit..Te gjithe intelektualet bejne "mire"  role politikanesh.Qeverrisja  eshte nje hallakatje  e jashtezakonshme sa ne drure e  sa  ne fara,  por gjithenje larg nga... arat

 Gjitheçka diskutohet  apo gjithe ato qe diskutohen sot, tek mejdani  shqiptar i politikes dhe i  sfers se shoqerise civile eshte shume larg thelbit,  problematikes me kryesore, qe mund te  perballoje efektin shkaterrues te krizes;Prodhmi agrar, i strukturuar,  nuk eshte ne asnje program zbatimi.Kjo  perben nje fatkeqesi te madhe kombetare.Ky besoj duhet te  jete  edhe shqetesimi i  çdo individi, qe i dhimset fati  i ketij vendi.Modelet e te  keqes dhe te  shpreses nuk mungojne...

 Nje lajm qe u be i ditur,  sot, bente fjale se ne Greqine e falimentuar thuajse ,  ka muaj qe tere vemendja eshte  perqedruar tek prodhimi  bujqesor.Ne keto  kohe krize, ku gjitheçka duket e paralizuar, eshte bujqesia ajo qe ka hapur 30-40.000 vende pune.Ka nje rritje shume te shpejte te prodhimit dhe kjo flet per nje pike shprese, nje pike kthese, per ekonomine e shkaterruar prej menxhimit barbar. 

A nuk eshte  momenti  per nje kthese rrenjesore drejt  orientimit te politikave  ekonomike per shfrytezimin e tokes  are dhe te krejt  burimeve  natyrore?............."

-perfundonte shkrimi im i para tre diteve.Me larte  eshte  prurja e  vendimt te qeverrise.

Analizoni  ju  lutem vetem kete fraze dhe nuk ka me nevoje per me shume qe te kuptohen marrezite e kesaj qeverrie.

“Sot miratojmë një vendim... për krijimin vullnetar të shoqërive bujqësore, që do t’u mundësojnë fermerëve shqiptarë përpjekje të përbashkëta për gjetjen e tregjeve më të leverdisshme”, u shpreh Kryeministri. ..!!!"

 

postoi: grava

Grava:

Pusetat kan plasur prej kohesh. Te gjihte po ecin ne maj te gishtave. Te gjithe po mbulojn hundet me shami nga era e keqe.

Of sa jam gajas me foton ilustruese: SalPad-i eshte i hapur tek loja Framville e FB  smiley

Monda me ke shtuar 2 vite jete....Rrofsh

 

 

Ue ca legeni, me paske vjedhur idene. Do vija kete foton qe ke vene ti bashke me citatin e krieministrit:

Fermeri shqiptar duhet të disponojë online gjithcka që i duhet për biznesin e tij.

Titulli i fotos fare mire mund te ishte titulli i artikllit, ose "Plani i Berishes per dixhirevolucionarizimin e bujqesise shqiptare".

Ja mbase i ben Manja nje perpunim fotos...

 

Na vdiq dhe Kim-ja...Skemi me se ta krahasojme tani ...Se edhe ai i ndjeri i kishte qejf zarzavatet,panxhoret dhe arroret

 

 

po ku mi gjen keto mer Art....miniere paske qene...

E 10ra ne mbledhjen e sotme te qeverise per bujqesine ishte se ne te njejten konference shtypi, Berisha uli cmimin e subvencionimit te fshatareve nga shteti per mbjelljen e ullinjve e te arroreve, sepse fshataret nisin t'i mbjellin vertet e buxheti s'e perballon dot. Dhe s'e uli pak, por me 30%. lol Me te mbaruar kete, i ftoi prape te mbjellin. Mashtrues pa piken e taktit. Duhet te jesh idot te genjehesh prej ketij.

dhe ata jetuan pastaj te lumtur dhe te gezuar, nen mbeshtetjen e arroreve dhe genjeshtoreve.....

nuk thuhet nen mbeshtetjen e arroreve e genjeshtoreve... po m'byth t'arrorve dhe geshtenjorve...

..lale, nuk e baj dot, se e kon shume te modhe ate gjone ato.....smiley

pse mer jahu, nuk i thone mo me u ul n'byth te pemes?

Leter dashurie......
ai-Merushe,degjova qe njenazaj te erdhi dajua ne shtepi e te beri persion per mua!ti c`i the?ai c`te tha?
ajo-shemo,frtet preme dajua me beri persion,po u` nuk u dhash-te
ai-Merushe,te pres neser prema ne bythen e fikut te eger ne bahcen e te ziut Bastri..po s`erdhe mbec qyqe perjete ne dere tende
ajo-u`...neser prema ne bythen e fikut te eger ne bahcen e te ziut Bastri o vi-te....po jo per gje te liksmiley

Jam i bindur se prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë. Shqipëria është vend i përshtatshëm për zhvillimin e Bujqësisë, ka ujë, tokë dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë vitit. Zor se gjen një vend tjetër që t’i bashkojë këto 3 kushte sic i bashkon Shqipëria".

un nuk e kuptoj si mund te folet kaq qesim! me kete dhjeten me kujtoi edhe nje here Carlinin e Madh, po ai te pakten tallte trapin professionalisht edhe bote naj lek me ate pune.

10 fish thot. Carlini do vazhdonte:

Why are there ten? We don't need that many...

But let me ask you something: When these guys were sittin' around the tent makin' all this up, why did they pick ten? Why ten? Why not nine, or eleven? I'll tell you why. Because ten sounds important. Ten sounds official. They knew if they tried eleven, people wouldn't take them seriously. People would say, "What're you kiddin' me? The Eleven Commandments? Get the fuck outta here!"

But ten! Ten sounds important. Ten is the basis for the decimal system; it's a decade. It's a psychologically satisfying number: the top ten; the ten most wanted; the ten best-dressed. So deciding on Ten ... was clearly a marketing decision. And it's obviously a bullshit ...

http://youtu.be/WOE_0aOy_Zg

Shiko, kjo pasja e ujit dhe tokes e bon Shqiperine ven unik. Se ca vene kane toke, po s'kane uje, kurse ca te tjere kane uje po s'kane toke. Kurse ne i kemi te dyja. Dhe jo se nuk i kemi pas edhe me perpara, po komunizmi nuk i lente bashke, kurse tani ne demokraci ja ku i kemi njit e njit.Une them qe Shqiperine tani e tutje ta quajme ujdhésë.

smiley

 

Uee alidemso, e papame kjo fotoja. U 10va gazit. Ne nji bythe ven kemi restorant, vapor, apartament, hale, peshkim. Ne jemi popull nikoqir mer, s'ka si ne.

Mori fund.

Berisha President ne Qershor.

Jozefina Kryeminstre deri ne zgjedhjet e reja Parlamentare.

Lulzim Basha Kryetari i Partise Demokratike.

Lulzim Basha Kryetar i Bashkise se Tiranes.

Po kopjoka Edin me duket duke u bo edhe kryetar partie edhe kryetar bashkie. Shof te ardhme un per ket Lulin...

Brado, ti personalisht cer menimi ke per "Lulezo Luleza ime, lulio"?! smiley

Cun korrekt por manipulues i lindur.

A meno qe ka bythe me i zon venin te madhit? Si peshe e lehte duket.

A meno qe ka bythe me i zon venin te madhit?

Jozefina Topalli kishte me than: "Kjo asht pytja ma idiote qe mundet me ba. Duhet me ken budall me e ba nji pytje t´till"

Per sa kohe qe Sali Berisha te marri fryme (qofte ne menyre natyrale apo me mjete ndihmese) edhe sikur ai te jete kujdestar i kopshtit te femijeve 39 Tirane, part-time, ose me gjysem rroge, prape ai ka me qen Udheheqesi i Madh qe do e coj vendin nga fjetorja ne fjetore. Dhe atehere ne Kushtetute do te shkruhet qe Shqiperia eshte republike kopsht-kujdestariale dhe se kujdestari part-time i kopshtit 39 Tirane drejton qeverine dhe fatet e vendit.

Nejse, kisha parasysh edhe nej hata (po luj venit) larg qofte se AI nuk eshte unbreakable. Sikur ka fillu me u kris icik.

Po mer po, nga ai krah flej ti.

Ai ka bo gjith axhenden permas 2017, ka mush kalendarin me takime, ka bo planin 5-vjecar si me thon, ene ti kujto, se po i mbrriti vdekja aty te dera me e marr me vete, ai ka per te shkuar me te?

No fucking way!!!!!!

- Kush je ti?

- Vdekja.

- E cfare do?

- Te te marr me vete.

- E ku do me cosh?

- Atje pra mo, ku e kan vendin te gjithe mbasi vdesin, ose po u solle mire te marr me vete si asistent, te me mbash kosen, se u lodha gjith kto vjet, se edhe une po plakem tani....

- A ke takim?

- Si takim!?

- Po mer po, takim, a ke lene takim? Se une ne kalendarin tim nuk po shof gje.

- Jo takim nuk kam lene, por...

- Si por.....pse cfare kujton ti zotnie se jemi ne ketu....han me dy porta...bejme gallat ketu ne? Hajde ik tani andej nga ke ardhur ose ik e merr ke ke per te marrur tjeter ene mos u duk ketej, le te themi per nja gjashte-shtate  vjet.

- Por une....

- Cfare ti....kush je ti njehere?

- Vdekja!

- Po pastaj c´kerkon? Ke lene gje takim?

- Jo, por une....

- S´ka une,une,une....merr njihere ne telefon, pyet per ndonji takim te mundshem edhe pastaj hajde. ...Na, po qe se nuk te del sekretarja, merre e shenoje ket numrin e celularit, n´fakt e kam per denoncimet e korrupsionit, por s´ka gje, me merr ketu dhe fol tek sekretaria telefonike, se do ti japim zgjidhje edhe problemit tend.

- Po une s´mund te iki keshtu! Une jam Vdekja! Une marr njerez me vete, kjo eshte puna ime, per kete paguhem.....

- Po ik tashti, se nuk ta kam as kohen e as qejfin. Edhe ma hiq kete kose nga dora, nuk ke gje bar ketu, nuk ke cfare te kositesh, m´je bo si koperativist i tipit te larte. Na, nje iPad ketu dhe dixhitalizohu edhe ti. Edhe ik tani, se ti versula Sali Lushen me Izet Haxhine, qe te te bejne, qe te mos ket vdekje qe te te marre persiper.

O Brad, nuk funksionoka tuiteri anej nga partija?

Po ce o, ty ta paskan ngopur kete pune, o?

smiley

Pastaj, se desh harrova me e shkrujt, pse Berisha ne Qershor President?

Nuk i durohet deri ne Korrik?

Se mire se nuk e doni Topin, po lejeni t´shkretin ti boj ditet tamom. smiley

"Projekti i ullirit dhe arroreve po ecin çdo ditë e më shumë. Jam i bindur se prodhimi në bujqësi sot mund të 10 fishohet. Shumëfishim i i prodhimeve bujqësore është synimi ynë."

Sali Berisha.

_____

Mundet, ka mundesi, ben vaki qe edhe te 10 fishohet,por mundet qe edhe te mos 10 fishohet!

Mirepo udheheqsi thote; "jam i bindur" dmth eshte i sigurte:,  pse thote atehere; mund te 10 fishohet ?smiley

 

po ka thene keshtu me siguri qe do te dhjetfishohet, edhe per flete e hedhura ne kutite e gabuara tha, kam informacione qe do te gjenden flete qe do te permbysin rezultatin dhe.............
keshtu qe te jesh i bindur qe do te NDODHE

Sipas kreut të qeverisë, “projekti më i madh, pas finalizimit të projektit të rrugëve do të jetë projekti vaditës. “Do të bëjmë gjithçka që të vadisim çdo pëllëmbë të tokës së punuar.
“Ky është një projekt që kërkon mobilizim fondesh të mëdha. E rëndësishme është që duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky sektor, ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të kenë në dispozicion farat më të mira, plehrat kimike më të mira dhe infrastrukturën mbështetëse financiare, kryesisht mbi bazën e mikrokredisë”

...i forte eshte per zotin, si  i regullon  gjithe keto fonde kaq te medha ne ket  kohe  krize boterore mor burre!... bile duke pasur edhe opoziten kundra ....le qe eshte me mire kur eshte opozita kundra sepse kontrollon  me mire  shpenzimin e fomdeve  te ketyre projekteve te medha...

E ka thone AI  kur e pyeten se ku do i gjesh gjithe keto fonde per keto pune te medha:

Do ja marr Korrupsionit tha,dhe ja paska pas te drejte.

Tani po nuk vune rrypin e sigurimit osht bo gjoba 40 mije leke.

..di gjo brando;do i vene ndonje emer simbolik ketij projkti njesij si ai i rrugeve, apo ska nevoje...

Me duket se do ja vene " ipad me fasule" .

Po ky kadosh nga i mesoi gjithe keto gjona per bujqesine? Se ky doktor zemre ka qene, apo jo?!!!

..nuk e di por thone se degjon shume andaj nga rruga e Elbasanit cfare thuhet..edhe ti sdije shume nga ndertimi kur erdhe ketu fillimisht  ,por duket qe je bo mjeshter ...mgja po te kishte rene muahabeti  me pare ne PPU,ate izolimin mun ta kishe bo edhe  me  "Soja Foam Insulation" sepse kemi nje firme ketu koshije qe ka bere gjithe lagjen .....

Drejt, drejt. Do filloj tani edhe une te mbledh ndertuesit tani ketu ne Toronto dhe do ju tregoj se si ndertohen pallatet...smiley

"Gju me gju me popullin, ke rruga Elbasanit, si ka lene gje pa kopju idhullit" smiley

bosso, ore u bofshin jo 10 here, por edhe 20 here me teper prodhime, po kshu me qejf e me "potenciale dielli" s'bohen ato... a ka naj gjo te qerume se si e qysh ky, apo mbeshtetet vetem te "forcat krijuese te masave", si Ustai? pys me ter men.

ps. ikshim i her per nivice edhe i rame nga ure e bences. te burimi. uje sa me pi gjysma laberise a i qivja udhet. nderkaq, ne tepelene uje vetem 4 ore ne dite. I them une njerit nga Luzati, po si eshte kjo pune me tepelenen mer jahu, se uje ktu sa me plas dreqi, ca bohet kshu... E mire thua ti, ia beri, po do edhe ca qyngje ai uji qe te shkoje deri ne tepelene... per inot, icik me lart akuadukti i ali pashes.. ec perpara aty, sulmo ne forme pyke, tha.

Prit, se shpejti do dali teoria e mbjelljes se arroreve me "kubik". smiley
Si tha ustai, "po ndaj ben nje vit po, nje vit jo ulliri, se ju e rrihni me shkop, ja prishni gjethet."

"Eh, te isha edhe njehere 20 vjec", tha "do u qepesha ketyre kodrave e do i beja me pjellore se fushat."

Na, tani!

duket dashnija per carshit e kasabate iu lind ne pleqni prijsave ton. smiley

E ka pasjon Ajpadin nuk e ndan nga duart, ..Wiki dhe guglla jane minere e pashtershme informacjoni

Bujqesia eshte ceshtje e te gjithe Popullit !

Gjithe infrastruktura qe u desh 40 vjet te ndertohej e bujqesise u prish.Toka u nda dhe nuk dihet se kush eshte pronari.ndertime pa leje gjithe andej.qindra miliona dollare grante hua kredi fonde vendase dhe te huaja per rehabilitimin e infrastruktures shkuan per lesh.Megjithe keto faktore kondra krieministri mendon se prodhimi do te 10te fishohet.eshte si te thuash1+1=7.sikur edhe te gjithe kushtet e mesiperme ti kishim ne terezi shqiperia eshte vend i vogel me toke te paket.bujqesia duhet zhvilluar si dege e ekonomise sa te mundet por nuk duhet te pritet te na nxjerre ne selamet.gjithe gjithe si vend kemi me pak toke se sa nje konte andej nga nebraska me fusha te pafund ku behet misri 2 m i gjate.ndoshta shqipot duhet te lerojne trurin me teper se sa token nese duan te dalin vrima ku jane vithisur.

Eh mer Sale ç'na bone, kena dy dite qe po merena me ty dhe kushedi se sa dite te tjera do te merena....pupupupupu. tamom si ka thone ai i pari ....hudh i budall i gur ne lume dhe turren te gjithe te meçmit me e qit prej tij....smiley

i xanun

 

shiko, ky nuk eshte budalla. Jo, jo, perfundimisht jo. Ky eshte nje mafjoz i pashembellt, nje kusar boteror i papare. Pergatit situaten gjoja ne emer te ndihmes per bujqesine per te  marre borxhe nga bankat, institucione financiare boterore e nga kudoqofshin per te kryer "pune te medha" mbjellje miliona arrore, miliona ullinje, sefundmi projekte vaditje me rjedhje te lire (miliona dollare jane investuar per kete pune gjate ketyre 20 viteve me fonde te mara borxh nga banka boterore, IFAD e ku di une). Vetem keshtu nepermjet puneve te medha ose ndryshe puneve botrore ky gjakpires sebashku me familjen e tij dhe sigurisht me disa lakenj gllaberojne pjese te huave/financimeve qe qeveria merr borxh e qe populli fukara do te duhet ti ktheje vete dhe bashke me femijet e femijet e femijeve te tyre. 

Shikoni sa tinzar qe eshte: hedh idene e investimeve masive ne rjete ujitese me rjedhje te lire, pra ndertimin e veprave (kanale vaditese, ujembledhesa, stacione pompimi etj) qe kerkojne para te medha, megjithese po keto lloj invetimesh te bera gjate ketyre viteve kane deshtuar me sukses. Pse nuk hedh idene qe te mbeshtetet skemat e ujitjeve me pika ku edhe efektiviteti (abzorbimi i ujit nga bima eshte absolut) eshte i larte dhe uji kursehet? SEpse ne kete menyre nuk mund te projektoje dot vepra madhore dhe keshtu nuk do te kete mundesine te kerkoje financime te medha dhe te perqendruara ne nje dore nga ku te gllaberoje pastaj si nje krokodil i urritur. 

Ah i rrafte dammllaja sa me shpejt!!

Hajd e gezofshi bujqesine virtuale (sala e quan dixhitalizim, per mos me e thone troc virtuale, ose shife me sy e plas me zemer).
Po shkruaj nje app me rit rendimentin. U bo kjo pune.
Kimi i korese mori vesh qe ne Gjermani ishte nje rites lepurash te nje race qe beheshin nga 20 kile. Dhe i porositi te vetet te blenin disa qe te zgjidhnin problemin per mish ne kore. Puna eshte se lepurat nuk rrojten shume, por populli u rrejt se sdo kene me problem per mishin.
Ide e mire per kryeministrin tone per ta lancuar si ide.
Gjithcka virtuale mbeti ne ate vend. Mjer njerezit.

dhe thoni pastaj qe ja fut kot ai....jo mer daj, jo, ai do te bohet i perjetshem......

 

Arrat janë plot antioksidantë dhe luftojnë sëmundjet 

Mesa duket kryeministri ynë nuk ia fut kot kur flet për arrat. Shkencëtarët thonë se ato janë të mbushura me anti-oksidantë, që pengojnë plakjen dhe luftojnë sëmundjet. Pak kohë më parë shkencëtarët thanë se edhe shega është plot me antioksidantë. Mesa duket kryeministri është vërtet në kërkim të përjetësisë.

Sa i përket arrës, shkencëtarët thonë se vetëm shtatë të tilla në ditë ndihmojnë për të ulur kolesterolin dhe për të luftuar sëmundjet.

Profesori Joe Vinson nga Universiteti Scranton në SHBA thotë se arrat luftojnë kolesterolin e dëmshëm. Ato kanë më shumë polifenol se të gjitha llojet e familjes së saj. Megjithatë në Europë nga familja e arrorëve konsumohen më shumë kikirikët.

na rrofshin arroret e sules mo...

mu m'kenoq kur i drejtohet ministrit perkates gjith autoritet, por edhe si pa problem dmth, qe shife i cik ket pune, merr vesh, mos e lej pas dore smiley

 

Po pse, meno se ky i meposhtmi le gjo pas dore?

se shif tani, muabeti bohet ashtu me tregu qe sala osht teoriku, qe i di muncit e te gjitha, dhe zhvillon mendimin, tani me keto vogelsit oprative duhet te merren kta me poshte, tip "hands on" si me thon, ne japim/prodhojm idene...

me kujton xhaxhin qe iu thoshte atyne te naftes - alamet inxhinierash ata te shkretet - qe nafte keni sa te doni (toka dhe nentoka jone ka thesare pa fund etj etj etj), tani kerkojeni dhe gjejeni, mos na krijoni bezidra te kota smiley  ata te shkretet e dinin qe nje lesh kishte, dmth jo aq sa donte xhaxhi, anyway, me 6 meleona fuci, mirepo kishte burre none te thoshte jo... perkundrazi, muhabeti u bonte "shyqyr qe te kemi, komandant, qe na hap syte, se ne na shpetojne kto gjona"... kshu ene muhabeti i ksaj bujqesise online.

Ka qene njeri, mbaj mend, qe specializohej ne bujqesine me precizion - australian ishte, por jo ky autori i linkut, por ajo ishte si nje lloj fantashkence pak a shume, qe presupozonte mbarimin e epokes se benzit me presh qe thoshte grava.

Eshte shqetesuese ne fakt se sa qesim jane mesu me fol, dmth cdo fantazi dhe deshire (edhe e mire perfshire), e nxjerrin ne tavoline qeverie. Eshte shqetesuese se si nuk kemi leviz nje mm nga Enveri. Eshte shqetesuese se si gjithnje flitet mbi endrra, ne kohen e ardhme, ne menyre asimoviane, dhe asnjehere me nje studim te mbarum dhe kontrata te kopsitme. Nejse, VK, amon. Ti e pe ca i kishte thon vllai Mrrokut smiley

T'mura vesht une, po thjesht me te kujtu se ai i fotos nuk osht mesu me nejt me dur n'xhepa.. Aqe ku ish pshemull, vejshin vet robt... dume i koncesion... sa bo? Kaq.. plus bakshish!

Knej nuk para gje karafile te tille se bujqsia s'eshte nentoke, elektrone te lire etj (edhe eshte po muhabet jashte teme) Keshtu qe me keto skemat e reja te projekteve gjigande per rimekembjen e bujqsise, do dalin edhe keta karafilat qe do pagujne e do lejne edhe bakshishin.. Ndonese ndryshe punet tani, kan mor aq rryshfete sa i bojne vet te gjitha; vec borxhin e morin ne emer te te gjithve ne, punet me terezi, sic i dine vete...

E di si m'tha njoni mu, kur po i shpjegojsha ket punen e plenave, njoni qe i dite me mire se une, po mu mu krujt se desha me i qit kunjin me qyltyre.. Me tha, ne jena shoke e une sdu me te kundershtu, po naihere, naihere ne Shqipot egzagjerojme icik, kerkojme te keqen ene aty ku s'osht.. smiley 

Teoriku, teoriku, po une vej bast  qe noi kushuri a noi krushk i ktij arrorrit (and lately, from what I hear, edhe pjeshkorit) do e zbatoje ne praktike keto muhabete. Zhudrit nuk do dalin nga fisnija tha!

nderkohe.... smiley

me kujton xhaxhin qe iu thoshte atyne te naftes - alamet inxhinierash ata te shkretet - qe nafte keni sa te doni (toka dhe nentoka jone ka thesare pa fund etj etj etj), tani kerkojeni dhe gjejeni, mos na krijoni bezidra te kota smiley

Cimo, ti qesh, po xhaxhi nuk e kishte kot ate muhabet. Se Kicos (Ngjela), para se ta fusnin ne burg, i vajten e i trokiten amerikanet n´der t´ambasades, ene i than "si me ja bo me u fut ne n´ ato fushat naftmbajtese qe keni ju, ene fitimin e ndajm, ne icik e ju icik?" Ene i kishin lon ene hartat n´dor me zbulimet me satelit. Ene xhaxhi u nxef me inxhinieret e naftes, pse amerikonet i kishin zbulu prej qielli, kurse ata nuk kishin arrit me i zbulu n´tok. Hajde t´ja mbushje mendjen a kishte ne te vertete nafte aty apo jo. Sepse me vertet i shante amerikont, po prap ai ishte me men´jen, qe po t´thoshin ata qe ka nafte, atehere ka nafte me vertet. Kshu qe i coi ne sater disa inxhiniere nafte, sepse kujtoi qe ia kishin me hile. Se ishte ene koha qe OPEC-u e kishte myll rubinetin e naftes, ene te kishe nafte n´at kohe ishte isoj si me pas makin me pre dallar.

Prodhimet stok, fermerët e Vreshtasit në protestë

Qindra fermerë të komunës Vreshtas në rrethin e Korçës dolën dje në një protestë përgjatë rrugës nacionale Korçë - Pogradec, duke kërkuar ndaljen e politikave diskriminuese për prodhimet e tyre në favor të atyre që vijnë nga eksporti. Duke evidentuar faktin e “kalbjes së qindra tonëve patate, mollë, qepë etj, duke çuar në falimentim e pamundësi për sigurimin e bukës së gojës”, ata kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave shtetërore përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi jetik. “Nëse apeli ynë do të neglizhohet, ne do të përshkallëzojmë protestën, duke nisur bllokimin e aksit të rrugës nacionale Korçë - Pogradec”,- pohuan banorët.
 

PROTESTA
Protesta nisi rreth orës 09:00 për të vazhduar mbi tre orë. Në shenjë sensibilizimi, protestën e zhvilluan pranë aksit të rrugës nacionale, por pa bllokuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. “Nëse do të vazhdohet me këtë heshtje shkatërruese për ne, në ditët në vazhdim, do të bllokojmë rrugën”,- shtuan banorët. “Ne njoftuam e shkuam të marrim lejë në polici për protestën, pasi askush nuk na ka dëgjuar. Duke hapur doganat për prodhimet e huaja, për ne nuk ka treg. Na janë kalbur e po kalben tonelata prodhimi. Ne do e bllokojmë rrugën nëse heshtet, deri në momentin e zgjidhjes së problemit, pasi shitja e produkteve tona, është i vetmi mjet jetese për ne. Nuk po sigurojmë as bukën e gojë. Ndërsa shumë prej nesh, për shkak se prodhimet u kalbën, nuk kemi treg për t’i shitur, nuk mund të paguajmë as kreditë që kemi marrë nëpër banka”,- pohoi për “Gazeta Shqiptare”, Nezhdet Pengu nga fshati Nizhavec.
SITUATA
Për protestuesit, favorizimi i prodhimeve të eksportit, mungesa e tregut për prodhimet e tyre, këtë vit prodhues, u kthye në një fenomen rrënues për ekonominë e qindra fermerëve në Korçë. Sipas statistikave, vetëm komuna e Vreshtasit ka rreth 150 mijë që janë kalbur apo po kalben për mungesë tregu. Sipas tyre, shitja e prodhimeve bujqësore u bë edhe më e vështirë, veçanërisht nga importimi masiv i mallrave kohët e fundit nga Kosova dhe Maqedonia. Banorët na treguan, se aktualisht në magazinat private të kësaj komune ndodhen mijëra ton prodhime, por treg nuk ka. Nëse kjo situatë do të vijojë edhe në javët e ardhshme, atëherë, nënvizuan ata, pjesa më e madhe e mallit do të prishet nga kalbja. Prodhimet që nuk po gjejnë treg janë të shumta, por banorët e komunës Vreshtas, shqetësimin më të madh e kanë të mungesa e tregut të mollës dhe patates. “Konkurrenca e pandershme, politika favorizuese për mallrat e importit, është një shqetësim për shumë fermerë të Korçës e më gjerë. Por veçanërisht për fshatrat tona, ku molla, patatja e qepa janë prodhimet që sigurojnë të ardhurat e familjeve për jetesë, situate aktuale është tepër e rëndë. Ndaj kërkojmë ndihmën e shtetit.”,- shtojnë banorët.

mire e kane ata,po fermeret maqedone nuk jane gjynaf?
ku t`i cojne kalbesirat ata?
po vijeni mor doren ne zemer se i kemi gjitone...s`ka lezet

Po "nga ata fermeret maqedonas" marrin doganen keta Mullahet e Berishes kurse nga fermeret tane nuk ju del ajo llogaria

emo, kete paragraf nuk ta dheks:E ke gabim!

..".. Eshte shqetesuese se si nuk kemi leviz nje mm nga Enveri. Eshte shqetesuese se si gjithnje flitet mbi endrra, ne kohen e ardhme, ne menyre asimoviane, dhe asnjehere me nje studim te mbarum dhe kontrata te kopsitme.."

Ne bujqesi ?

Jane dy fjali te ndame ato Grave. Nuk kane te bojne me njona tjetren.

Ore po edhe konsumatorin Rruli e mbroka ? Sikur kishim nje te OjuQ me Zmk . pak i 'shkare " se thoshte jam dhe Avokat smiley , po sidoqofte bertiste posht e lart per Mbrojtje . Sic duket keta te PDH-it mbrokan vetem ata qe Hane jo ata qe Prodhojne smiley Po prodhuesit kush i mbron ?
Akoma nuk e ka marre vesh ky popull qe punon ne bujqesi se eshte "se Fermeret zotrie "
C'na gjeti or ti , mire qe ne origjine nuk e kuptojne se cfare eshte Titulli Fermer , po nje pjese prej tyre ka Punuar ne Ferma dhe e do cdo me thene !
Mbase dhe ka ndonje qe e lexon PPU ta dine te pakten se jane BUJQ Individuale qe merren me prodhimin e THJESHTE ...sa per te ngrene buke vete dhe familja . Po qe ndonje me krahe shume i mbetet edhe per ndonje cike Treg.
Fermer eshte produk i prodhimit te Zgjeruar qe muk punon vetem per te ngrene vet , por para se gjithash per TREG .
Por kane kaq vjet qe u mashtrojne e genjejne duke Ju vjedhur e rrjepur , duke u lene te Kalbeni ne parmenda si qete ...sepse shefi Juaj eshte Arroroo - shegoro - ullishtor.

o të ngopemi me iBathë simjet mo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).