Kryeministri Berisha deklaroi sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet t'i paraqesë Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu nga posti i tij.

Kjo kërkesë sipas kryeministrit të vendit vjen pas abuzimit që ky i fundit bën me ligjin dhe institucionet e drejtësisë. 

“Grupi parlamentar i PD-së ka marrë një vendim, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. E vërteta është se kjo parti, e nënkryetarit të KLD-së është parti direkte e Kryetarit të KLD-së (Topit), i cili në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit i ka lejuar vetes që institucionet që iu besuana në përputhje me kushtetutën, të përdoren në mënyrën më të papërgjegjshme për interesa strikte, partiake por do të thosha... duke dhunuar rëndë këto institucione”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e akuzoi numrin dy të KLD-së se është sharlatan që ka vendosur tek ai institucion, standarte të dyfishta, duke shndërruar institucionet në paticka. “Emrin e ka Kreshnik, po është nje liliput i pavlerë”, ironizoi më tej kryeministri.

Kreu i qeverisë shkoi më tej, duke folur për një lidhje mes të ashtuquajturës parti të Presidentit Topi dhe numrit dy të KLD-së Kreshnik Spahiu me Edi Ramën. 

“Nuk mund të lejojmë që dy institucionet më të depolitizuara të vendit të shndërrohen në paticka pse do Edi Rama, se Edi Rama është 100% i sigurtë që këto zgjedhje si fiton dot. (qesh) Se Edi Rama thotë se po të këndoj unë himnin e kreshnikut do ta dëgjojnë edhe më shumë”, tha Berisha më tej.

Spahiu: Kërkesa për shkarkim, antikushtetuese

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. 

Në një konferencë për mediat, Spahiu e cilësoi kërkesën për shkarkimin e tij si një goditje ndaj drejtësisë në një kohë kur opinioni publik pret vendime të rëndësisshme nga organet e drejtësisë.

“Iniciativa për të shkarkuar zv/kryetarin e KLD-së vjen në ditën kur gjithë opionini publik i ka sytë tek drejtësia dhe tek çështje të caktuara. Qëllimi në vetvete është të shkëputet vemendja e publikut për t’i dhënë një grusht drejtësisë shqiptare në ditën kur priten vendime të rëndësishme.”- deklaroi Spahiu.

Duke rikujtuar se përplasja e tij me mazhorancën ka ndodhur vite më parë, kur qeveria kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve të Gërdecit, Spahiu nënvizoi se kërkesa për shkarkimin e tij është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për funksionimin dhe organizimin e KLD-së.

“Natyrisht që kjo çështje vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për organizimin dhe funksionin e KLD-së që nuk shkarkohet dot nga Kuvendi i Shqipërisë. Nënkryetari emërohet dhe shkarkohet me propozim të Presidentit dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Situata është tërësisht e papranueshme ku hapat dhe vendimet politike godasin njerëzit e drejtësisë dhe institucionet e pavarura. Çlidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, çlidhje ka politika me gjyqësorin? Si ka mundësi që në 2012 pushtetet të mbivendosen me njëra-tjetrën?”-vijoi më tej Spahiu.

Ndërkohë nënkryetari i KLD-së nënvizoi se është i hapur për t’u ballafaquar me këdo në komisionin parlamentar që do të ngrihet për këtë çështje.

“Klasës politike pushka top t’i bëhet por ta harrojnë se do t’i hapet krahu ndokujt.”, përfundoi nënkryetari i KLD-së.

13 Komente

“Grupi parlamentar i PD-së ka marrë një vendim, ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së."

Kam shume qejf ta di, se kujt do ja dorezojne kete kerkese, qe paska marre vendim grupi parlamentar i PD-se?

Do jete gallate e madhe, sikur ta dorezoje kete kerkese ne Kuvend dhe te mblidhet Kuvendi per te diskutuar per shkarkimin e Spahiut nga detyra e Nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Kaq e pati dhe Spahiu.

Kjo eshte shashke, sa per te bere ca tym, ndersa Meta del i pafajshem, qe te beje ca gallate bradi se e ka fajin KLD-ja qe Meta del i pafajshem.

Ndonje komision hetimor parlamentar sa per karagjozllek edhe mund ta ngrejne.

Mezi po presin veren qe te shtien ne dore Presidencen dhe KLD-ne, keshtu mund t'i vjedhin me lirshem edhe zgjedhjet e 2013.

Nuk eshte pune gallate,ja me thuaj ti mua,qe u lirua Meta,qe te gjithe e dime qe eshte fajtor,kush e ka fajin.

Po Spahiu e ka, kush tjeter, ka ca budallenj qe ia vene Berishes, kur atij i erdhi surprize pafajesia e Metes, jo me kot hengri me te darken e fundit para 2 ditesh.

Epo atehere kur drejtesia trembet nga nje darke e KM me Meten,te dorehiqen,te lejne celesat e zyres siper tavolines dhe te thone : nuk jena per kete pune dhe pike.Po jo mor jo,nuk ikin se kane hall dhe ata me vjedh si Spahiu jot si Bamka jot,se Sala im dihet qe eshte hajdut,kupto ti ? smiley

Ja sipas teje, nga do trembet drejtesia nga nje gjigand si Sala apo liliput si Spahiu ?

Ore, ta them troç, une kur shoh peshq me flamurin kombetar s'ma mban te ve doren ne zjarr se nuk ka vjedhe ndonje gje apo s'ka bere ndonje korrupsion 'te pafajshem', po hallin e kam kur shitet deti, kombesia e gjera te ngjashme.

Qe Iliri do dilte i pafajshem e dija qekur pashe videon, dukej qe ishte e montuar per te prishur Aleancen Historike PD-LSI.

Me thone te drejten dhe ndonje " pisllik " me nxjerr noj lek co ku dhe e kemi bo,osht bo jete e veshtire,kupton ? Ah masanej sa per ato Ujerat apo Detet qe thua,ato pune i di Naltmadhnija e TIJE qe e votojne mbi 1 milion Shqiptare,aty sdi gjo une.

Po si s'te kuptoj, kohe krize gjithandej, duhet vene ndonje thes grure menjane per kohet e urise.

Naltmadhnise do t'ia heqim ato pune ne zgjedhjet e ardhshme, se shume i ngarkuar eshte per moshen qe ka, jane pune me zarar.

1 milion Naltmadhnija, 1 milion Spahiu, po llogaritet milioni si me pase qene kineze.

Ah,ketu po te jap nje lajm te keq,Naltmadhnija vendosi deri ne 2017 - en me nejt Kryeminister,Jozefine,i tha: Do bahesh Presidente.Mire tha Jozi shkrete,po bahem.Edhe keshtu qe thu ti,nuk osht pune Spahiu Bamiri dhe Edi,ky Sala or ti e ka huq qe ne zgjedhje hyn me mbi 200 milion euro dhe Banoret e Elbasonit ngelen te kenaqur qe distanca e ardhjes ne Tirane ju shkurtua.

Aha e hengrem njehere me rrugen e kombit, e dogji karten e rrugeve, tani duhet ta nxjerrim ne rruge, boll e ngrohu kolltukun.

Ka aleance kombetare kesaj radhe, do mblidhen bashke edhe komunista,ballista,zogista, fashista, bejlere,agallare,skllavopronare, se e dhjeu fare Naltmadhnija, e ka bere çik si shpesh shurren jashte uturakut.

E ndien veten tek litaret, prandaj i duhet boksieri Meta, se ky ia keput arbitrit dhe veteshpallet fitues.

po ky vjetersira, kryeministri i budallenjeve dhe maskarenjeve, prape do te ngreje komision parlamentar? Po e ka nje te ngritur, ka nje vit qe funksionon, dmth qe ha mut kot. Apo e ka si mjet presioni per te tijet? Ti mbaje ne rresht gatitu? Une them se kesaj radhe, ne krye te komisionin do te caktoje Paloken!!! Na duhet njecike gallate se nuk shtyhet keshtu.

Ky eshte i vetmi politikan, qe i ka hapur lufte te terve aty ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).