U dashurova me Persën, fqinjën tonë, sepse atë kisha më afër. Persa ishte pikaloshe, mbante çorape të verdha dhe thembrat i kishte gjithmonë të shtrembëruara nga këpucët. Sa nuk isha dashuruar, nuk i kushtoja vëmendje, por që nga momenti kur rashë në dashuri, më dukej hyjnisht e bukur dhe më mjaftonte ta shihja, edhe nga larg, të shihja vetëm thembrat e saj te shtrembëra, dhe të emocionohesha e të nxitoja t’i dilja përpara që të ndeshja sa më shpejt buzëqeshjen në fytyrën e saj pikaloshe.
Ajo ishte vajza e profesorit që na jepte aritmetikën dhe që për mua, nuk e di përse, nuk kishte mendim aq të mirë. Ishte nëntë vjeçe dhe mësonte në klasën e tretë të shkolles fillore. Dashurinë ia shpreha në një mënyrë romantike të pazakontë. Njëherë, kur po luanim hapadollapa, u fshehëm të dy në një fuçi në të cilën ime më bënte lakrën turshi. Aty, në atë fuçi, i shpreha asaj dashurinë, dhe prej atij kujtimi të dashur, edhe sot prekem sa herë kaloj pranë ndonjë fuçie.
Njëherë rastisëm pas mësimit dhe u kthyem bashkë në shtëpi. I dhashë një kifël, të cilën ia blija çdo të premte, pasi të enjteve pasdite fitoja te krajcaricat të paktën aq sa të mundja njëherë në javë me një kifël t’i shprehja asaj simpatinë dhe vëmendjen. Me atë rast e pyeta me seriozitet:
- Si mendon ti Persa, a do të të japë babai nëse kërkoj dorën tënde?
Ajo u skuq, uli sytë dhe e hutuar theu legishtrin në tri pjesë.
- Nuk besoj! - m’u pergjigj me gjysmë zëri.
- Po pse?- e pyeta i emocionuar dhe sytë m’u mbushën me lot.
- Sepse në lëndën e tij je nxënës i dobët!
Iu betova se do ta mësoja natë e ditë aritmetikën vetëm që të përmirësoja notën. Dhe mësova, por, a mund të isha unë më i forte se ajo ndjenjë tek e cila aq njerëz kishin thyer forcën e tyre- a mundja vallë të pajtoja dashurinë me aritmetikën? Duke pasur për të zgjedhur midis dashurisë dhe aritmetikës, zgjodha si më të lehtë dashurinë dhe orën e ardhshme në vend të dyshit, që kisha deri atëherë, mora njësh.
Të enjten tjetër nuk fitova asgjë te krajcaricat , prandaj të premten në mëngjes u futa në dollapin e rrobave, preva nga këmishat e dimrit të babait nja njëzet kopsa dhe i shita në shkollë për dhjetë qindarka, aq sa më nevojiteshin për kiflën. Në drekë prita Persën para shkollës dhe, duke ecur pas saj, pranova se tani isha edhe më keq sepse kisha marrë njësh në lëndën e babait të saj. Ajo me dhimbje tha:
- Atëhere kurrë nuk do të jem jotja!
- Ti do të jesh imja, në mos në këtë botë, në botën tjetër! - thashë me zë të lartë fjalët që disa ditë më parë i kisha dëgjuar në teater.
- Si mund te bëhet kjo?- pyeti ajo kureshtare.
- Do të helmohemi, po qe se pranon.
- Po si do të helmohemi?
- Ashtu! - vazhdova gjithnjë e më i vendosur, - do të pimë helm.
- Mirë! - u përgjigj e vendosur, - pranoj! Po kur?
- Nesër pasdite.
- E, nesër pasdite kemi shkollë- u kujtua ajo.
- E vërtetë, - u kujtova edhe unë. - Nuk mundem as unë nesër se do të më vënë mungesë, dhe kam tashmë njëzet e katër, dhe mund të më përzënë nga shkolla. Por, nëse dëshiron, të enjten pasdite, kur nuk kemi shkollë as unë, as ti.
Ajo ra dakort dhe u morëm vesh që unë të përgatisja gjithçka për helmimin.
Të enjten tjetër pasdite marr fshehurazi nga shtëpia kutinë e shkrepëseve dhe shkoj ne takimin që kisha lënë me Persën, ku do të iknim së bashku në atë botë.
U takuam në bahçen tonë dhe u ulëm në bar, frymëmarrja e thellë na merrej nga dhimbja dhe mallëngjimi. Nxora nga xhepi kutinë e shkrepëseve.
- Ç’do të bëjmë tani?- pyeti Persa.
- Do të hamë shkrepëse.
- Si do t’i hamë?
- Ja, kështu! - u përgjigja, hoqa kokën e shkrepëses dhe e hodha, kurse drurthin e hëngra.
- Po pse e hedh atë?
- Të kall krupë.
Edhe ajo zgjati me vendosmëri dorën. Hoqa kokën e shkrepëses dhe i dhashë drurthin. Ajo e mori dhe nisi ta hajë me guxim. Hëngri tri dhe nga sytë i dolën lot.
- Nuk mundem më! Nuk kam ngrënë kurrë drurtha, nuk mundem më.
- Ateherë duhet te jesh helmuar.
- Mundet! - u përgjigj. - Por ndjej dicka që më gërvisht fytin.
- E, ajo është. Je helmuar tashmë!
Vazhdova i palodhur dhe hëngra nëntë drurtha, edhe mua më iku oreksi dhe ndjeva gërvishtjen në fyt.
- E përkryer! Edhe unë u helmova! - thashë me solemnitet, sic duhet thënë në një cast të tillë. U bë një qetësi e tillë në te cilën po mendoja sa bëjnë katër herë shtatë dhe kurrsesi nuk kujtohesha dot, kurse ajo, nuk e di ç’po mendonte, por e di që po qëronte dhëmbët, sepse një drurth i kishte ngecur mes dhëmbëve. Më në fund ajo e ndërpreu atë qetësi solemne duke pyetur:
- Po tani ç’do të bëjmë?
Ajo pyetje më hutoi tmerrësisht ngaqë, vërtet, helmimin si gjënë më kryesore e kishim kryer dhe unë nuk e dija çfarë duhet të bënim tjetër. Më në fund më erdhi një mendim i lumtur.
- E di çfarë, meqë u helmuam, hajd’ bëjmë kryqin!
Ajo, bëri kryqin, te njëjtën gjë bëra dhe unë.
- Kurse tani- vazhdova unë- të shkojmë të vdesim secili në shtëpinë e tij. Eshtë turp të vdesim këtu, në bahce. Jemi fëmijë nga shtëpitë më të mira dhe është turp të vdesim në bahce.
- E vërtetë - tha ajo dhe u larguam.
Megjithatë, e gjithë kjo punë mbaroi kështu:
Ajo shkoi në shtëpi dhe e luti nënën t’i përgatisë shtratin e vdekjes. Me atë rast pranoi se ishte helmuar, pra se kishte ngrënë drurtha me mua. E ëma, pa pyetur fare për gjendjen dhe për ndjenjat e saj i tha:
- E po, kur paske mundur të hash drurtha në bahce, do t’i hash edhe këtu në dhomë! . . . - I ngriti kësaj fundin dhe që andej filloi t’i dëbonte ndjenjat që Persës i ishin ngulitur në zemër.
Prej asaj të rrahure Persa më mori shumë inat dhe ashtu përfundoi dashuria ime e parë.

Përktheu: Lulëzim Abdiaj

58 Komente

Very nice tregimi smiley

Shkruaka lezecem ky Sir Nushiqi, ndonje qeter? And thx.

e bukur kjo, shume e kendeshme....dhe e perkthyer mire.....po do te deshiroja ca shpjegime per disa fjale qe i shoh per here te pare.... kifël  .............krajcaricat.........legishter.......

kifel-lloj i brumit,simite ne forme te bananes

krajcarica-nje loje e bixhozit me origjine nga Sllovenia,shume e popullarizuar nder filloristet e ish-Federates.Luhej ne ate menyre qe monedha hudhej drejt murit nga nje distance e caktuar.Ai(ajo) qe e gjuante monedhen me afer murit ,fitonte monedhat tjera prej humbesve.

Legishter(origj. "legishtar") -nuk e di kuptimin e saj.Mbase ndonje "melmese" arumune,duke marre parasyshe origjinen arumune te autorit(emri i vertet i tij ishte Alkibijad Nusha)

P.S.
Meqe eshte komenti i pare ne kete vit,atehere i uroj te gjithe peshqit dhe sirenat per Vitin e Ri 2012!

krajcarica.........-kesaj loje ne ne Tirane i thojshim ...bat.... kush hudhte lekun me afer vizes, e cila kufizohej nga te dyja anet, dhe kur leku rastesisht dilte nha kufizat, detyrimisht ishe i humbur...

Me kenaqismiley
Kush e mban mend dashurine e pare?
Une po smiley

smiley une mezi prisja qe te putheshin keta te dy, ajo hengri dru..
Une mbaj mend me shume dashurine e dyte dhe te pesten, te tjerat i kam harruar.. smiley

kur thua mban mend 'me shume' dashurine e dyte dhe te pesten, smund te thuash qe i ke 'harruar' te tjerat.

Jo nuk i kam harruar, por nuk dua ti kujtoj.. smiley

na fal se mos pa dashje ju shtyme ti kujtonit. smiley Por gjithsesi cdo dashuri ka bukurine e vet ashtu si dhe lulja ka petalet e saj.

Ska problem, tani po i kujtoj me radhe dhe po me vjen per te smiley. Paskam dashuruar kot me duket.. duke pyetur cfare eshte dashuria dhe pergjigja qe me vjen eshte ndjenja me e bukur qe perjeton njeriu, eshte nje zemer qe rref si e cmendur nga emocionet, ne fakt jane dy zemra te bashkuara qe i japin gjalleri dashurise.. dashurite e mia paskan qene si era pa shenja dashurore.. smiley

E ka pas thene Herakliti qe qemoti, rrafmet paste, qe vetem dashuria 2, 5, 8 dhe 11 lene mjaftueshem shenja tek njeriu. Te tjerat harrohen, me perjashtim te ndonje kafshimi permanent.

dmth une qenkam brenda shenjave sipas Heraklitit.. smiley

Shpresoj te mos jete ne ndonje vend te dukshem kjo shenja permanente.

Apo e kishe fjalen per nga nr i dashurive? Nese po, po.

Per nga nr thashe de.. se per shenjat njerezit nuk kafshohen, por shkembejne puthje, vetem ne ndonje rast kur partneri/a skane provuar mish per long time.. smiley

paradoksale kjo qe thoni ju, dikush qe nuk kafshon nuk mund te kerkoje te puthe dike se nuk ka dhembe dhe nuk e thote dot th-ne

Nuk mund te dilte ne nje konkluzion te tille askush pa perdorur statistiken e aplikuar qe lindi si shkence rreth 200 vjet me pare. Vetem ne rast se ju i referoheni ndonje Herakliti te mevonshem. Ne te vertete 2+11 =13 dhe 5+8 =13 dhe normalisht njeriut i duhet vetem 13 seconda per te kuptuar nese e dashuron dike apo jo.

dhe normalisht njeriut i duhet vetem 13 seconda per te kuptuar nese e dashuron dike apo jo

Une e dija qe i duhen vetem 3 sekonda per tu dashuruar dhe 10 per tu erektuar. O literatura e shkolles tende o e times duhet azhornuar, ose ndryshe s'duhet me abonuar.

nuk eshte pune literature, eshte me moshe, 10 seconda hyn te mosha trete.

Ketlin ,ate te paren do e kesh pas ,para se te hiqje bebelinat ,se te tjerat me brapa ,mbahen mendsmiley

kam qene ne kopesht, por une se doja ai pooo smiley

Pse mi ,cfare nuk te pelqente tek ai ?smiley 

..ishte shume xheloz.. smiley

Jo, jo nuk shpetova dot edhe i martuar ai xhelozohej per mua qe isha akoma beqare..Ama kur ishim ne fillore ne nje klase, une isha kujdestare klase.. Gjithmone gjeja rastin kur me linte mesuesja kujdestare te mbaja qetesine une gjithmone i qelloja me thupren e mesueses.. Ai sikur ndiente kenaqesi se me thoshte vet me qello me qello..smiley

Ky togfjaleshi "dashuri e pare" mua me duket shume spekullativ. Une kuptoj "puthjen e pare", "seksin e pare" etj... por keshtu "dashuri e pare"!

Tobestrafkullah!

Po ai e ben te qarte per ca e ka llafin o, per here te pare ne moshe femijerore. Mgjths e qarte qe eshte veshtire te ta percaktosh patjeter te paren.

Mua p.sh. me kujtohet njera nga klasa 5 a gjashte, kur e shikoja me rrihte zemra si me nje piston mangut, mjafton ta shikoja ulur ke banka dhe s'kishte nevoje ti flisja as gje. Po ec e kujtohu ne ka qene e para kjo apo ndonje tjeter para saj, si fjala vjen nje rast kur isha i vogel fare, sa mezi me kujtohet si neper mjegull, dhe i kam pare njeres allatet  smiley

O xhibo,ti shyqyr qe s'e mban mend te paren dhe ishalla s'e kupton ,kush do jete e funditsmiley

Ajo e allateve s'e di a ka qene e para, po jarebi qofte e vetmja si eksperience. Ndryshe do ishte tashme (ne kete moshe) problematike tia shikosh tjetres ne drite te diellit dhe te mos ndihesh asgje fare ne ate aspekt, pervec kuptohet kuriozitetit naiv nga ana e formes dhe mekanikes se gjese. smiley

Larg qofte si Gjenerali ,Xhibo (Telefilmi "Nje baba teper":

" Qe te behet nje gje ty ,te behet  ,por se cfare s'me kujtohet"

"smiley

Me vajti mendja ke kjo, e kisha me te degjuar, s'e kam lexuar dmth. Desha ta kerkoj per ndonje version te plote ne inglisht po pastaj pertova.

o fini, gezuar. first love si togfjalesh ne anglisht do te me kujtoje gjthmone beckettin dhe me behet shume qejfi qe lundrojme bashke ne keto ujra. madje ka qene becketti im i pare smiley. si ne rastin e dikujt qe te kujton dike tjeter, edhe une kete tregim po e shfrytezoj pa e begenisur.

Gezuar Trop. Duket absurde, por me behet qejfi qe qenkemi me afer. smiley

smiley

ndoshta eshte diku nje ekuacion qe percakton se cfare distance dinamike eshte optimale per dy njerez. ne nivelin simbolik besoj se concordi e shpreh shpirtin e ekuacionit.

meqe dy njerez jane dy sende spirituale a mund te biem dakort per togfjaleshin "dinamike distance" ne vend se "distance dinamike"?

smiley 

haha ti i vure emrin ekuacionit. ju kontinentalet keni shpikur pikat e i-se smiley.

distanca ne nje hapsire nje permasore te Gilbertit... eh t'ish aq e lehte puna! t'ishte vec nje vektor hapesira. dy pika bejne si bejne, por kur mos-o-zot shtohet nje e trete, e pastaj nje e katert - pas ligjit te merfit ato te uruara pika s'vijne vetem, ja shi shiun - afrohesh me nje ane, largohesh m'ane tjeter, te vrasen gradet e lirise mu si 42-shi i termometrit, si shrapnele, ndaj dhe universin e ze malli per singularitetin, ate kohe te lume para se t'ia bente "bang!", se s'i rrihej... dmth howdy trop, sa na qenkshe largu/afru ("mi goc" ) smiley

 

nje buzeqeshje si qoshke katetesh per te dy smiley

megjthate sado larg, ne na bashkon anglishtja. nuk e mbaj dot per vete pra duhet t'ia them dikujt: sapo degjova ne radio 'kjo eshte kenga me e plejuar e vitit'.

me sa duket programi ambiciz ''anglishtja gjuhe zyrtare'' eshte ne rruge mbare,,

Takimi i pare i dashurise se pare ne fund te fucise duhet te jete unik! smiley

Tregim i bukur!

ne fakt njeriu eshte i programuar qe te dashuroje vetem nje here. kush thote/deklaron per shume dashuri e ngateron me te berin seks me partner te ndryshem. Por kjo e fundit nuk eshte dashuri por fiskulture ku mund te harxhohen 2-5 mije kalori.

i programuar nga kush?

shemja,dora vete...

Berberski programa za leshska i preshska smiley

E gjeta kete tregimin Dashuria e pare e Beketit meqe s'ra fjala: ketu lexohet me mire, por dhe ketu eshte i plote.

Shume e bukur,sa keq qe nuk i tregojme ne tonat ketu,mund te jene me interesante dhe se kjo e Nushiq,apo kush rri e nderro nick pastaj.

Dashurite e peshkut mos trego vetem, per te tjerat je ne rregull, dmth i mirepritur.. smiley

Ke marre vesht gjo ti keshtu qe se ditkam une ?

Opa! smiley

Ja fut plot aman ku di gje une? smiley

Fin, te uroj se pari 2012-n : qofte sa më bujar per ty !

e dyta :
Meqe jemi tek dashuria :
Une nuk e ndjek shume skenen muzikore te Italise (per te mos thene hiç...). Per me teper qe Jovanotti, nuk ka fare fare hyrje ne France.

Pyetja ime eshte : pse, kaq muzike te mire ben ky djale ? (http://www.youtube.com/watch?v=D3HwnYbU_1A ).

Apo :
1. kjo kenge eshte nje perjashtim ne repertorin e tij ?! (rastesia e dhà qe te degjoja gjithe albumin e fundit, dhe pothuaj vetem kete kenge veçova; me vone, konsatova ne youtube qe kenga ne fjale qenka edhe single - a)
2. Ngaqe kam kohe pa ndjekur muziken italiane, po ja fus me top ?! smiley

Urimet me te mira edhe ty Stalker! smiley Per kete Djelmurine qe me thua une s'kam ndonje simpati te veçante. S'me pelqen ajo lloj muzike, por po, sidoqofte mund te te them qe ben kenge te tilla si ajo qe ke sjelle. Pashe mbreme Nuovomondo te Crialese-s. Ke ndonje mendim?

Me kete Crialese-n, kam nje histori te veçante 'dashurie' : para nja 10 vjetesh, kur nuk kisha shume qe kisha rene ne sevdà me 'cinémanë', pata pare filmin e tij "respiro", me te cilin rashe po aq ne sevdà ! çoç më dukej ! nejse...
E ka ripare filmin para nja dy vjetesh, dhe nuk eshte aq i mire sa kam pas kujtu ne "rininë" time kinofilike, edhe pse ka disa pjese te mira.

Nuovomondo-ja pat dale andej nga 2007-a ne kinema, por e kisha evituar (ose me sakte, ne fr. i thone 'bouder'; - ne it. na u perktheka "fare il muso" - si mund te thuhet ne shqip : diçka me shume se 'evitoj', por me pak se 'injoroj' ??).
E 'injorova', sepse thuhej se ishte nga ata filma qe mbahen per kontemplativë, por ne sensin e keq te fjales (dhe ne fakt, ne kinema, per mendimin tim, ka vetem sens te keq kjo fjale, por nejse, ky eshte tjeter debat). Por me merziste edhe fakti se ishte 'film en costume', pra qe evokonte nje epoke te shkuar nepermjet rrobaqepsise, si nje far' qellimi ne vetvete...
Ty si tu duk ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).