Dashuria ime e parë fare, ka qenë me zysh Verën. Unë duhet të kem qenë rreth të pestave atëhere, kurse ajo, edukatorja më e bukur e kopshtit. Zysh Vera i kishte flokët të gjatë dhe të verdhë dhe i mbante ato të lëshuara dhe jo topuz apo kaçurrela si edukatoret e tjera. Sytë i kishte bojëqielli dhe kur qeshte zbulonte ca dhëmbë të bardhë e të bukur mes buzëve të kuqe, që ngjanin mu si ato karramelet e bardha vezake që na i jepnin nëpër dasma. Ajo e fliste edhe gjuhën pak gjysma-gjysma, si kalamajte e kopshtit, dhe babi më kishte thënë se ajo e fliste ashtu ngaqë ishte ruse, ndërsa mami thoshte se ajo fliste ashtu ngaqë ishte kuçkë.

Dashuria ime me zyshë Verën ka qenë që në shikimin e parë. Domethënë që ditën e parë që unë e pashë atë në kopesht, iu luta Partisë dhe xhaxhit Enver që ajo të ishte edukatorja ime. Dhe Partia ma plotesoi deshirën. Tani, dashuria e parë ështe vërtet e sikletëshme. Unë nuk rrija dot një minutë pa zysh Verën. Gjatë kohes që ishim në klase po e po, por edhe kur atë e therrisnin ndonjëhere në drejtori apo tek menca, unë gjithmone do rrija tek dera, që ta shihja i pari kur merrte kthesën në fund të korridorit, ndërsa drita e diellit që hynte nga dritarja mbrapa saj, ia bënte floket që t’i shkëlqenin si fushat me grurë të Rusisë, që unë i kisha parë në një enciklopedi ruse që babai e mbante në biblioteke. Për shkak se ajo ishte ruse, unë kisha filluar të interesohesha për çdo gjë që kishte lidhje me Rusinë. Më kujtohet që rrija orë te tëra duke kopjuar me dore shkronjat cirilike, ndërkohe që pyesja dhe babain se çfarë do të thoshte kjo apo ajo gërmë. Qëllimi im i fshehtë ishte që të shkruaja me gërma cirilike fjalët “Të dua” dhe pastaj t’ia jepja atë fshehtazi zysh Verës. Babai kënaqej sa herë që i beja pyetje të tilla dhe i thoshte mamasë që unë me siguri do të bëhesha gjuhëtar, ndërsa mamaja kishte frikë mos bëhesha revizionist. Nejse.

Më në fund arrita t'i mblidhja germat ruse grumbull dhe i shkruajta në një cope letër, që doja t’ia jepja zyshes. Puna ishte se si. Nuk doja kurrsesi që t’ia jepja në mes të kopshtit ku të më shihnin të tjerët. Kjo punë duhej të mbetej sekret midis meje dhe zyshes. Mendova t’ia lija diku mbi tavolinë, apo edhe t’ia fusja në çantë, por po sikur ajo mos ta vinte re dhe ta hidhte me letrat e tjera? Pastaj i gjithe lezeti ishte që ajo pasi ta lexonte letrën time, të më shikonte drejt në sy me atë buzëqeshjen e saj të mrekullueshme, të ulej në gjunjë paksa shtrembër ashtu siç dinte vetëm ajo për shkak te fustanit të ngushtë dhe pastaj duke më puthur, të ma vinte kokën mbi gjoksin e saj të ngrohtë ku më shtrengonte sa herë bëja ndonje gje te mirë, dhe të më linte aty që ndjeja aty atë aromën e mirë që dilte prej gjinjve të saj. 

Kështu pra fillova të studjoj të gjitha lëvizjet e saj lart e poshtë, për të gjendur një moment ku ajo të ishte vetëm, larg  syve të tjere po kjo s'ishte gjë behej. Të vetmet herë që ishte vetëm, qenë kurajo ecte në korridor gjatë oreve të mesimit për të shkuar  tek klasa ngjitur ku pinte ndonjë kafe me edukatoren Kimeten kur nuk vinte vete ajo, ose kur shkonte në banjë ose në drejtori. Më shume nga të gjitha shkonte në drejtori. Drejtori në dispozicion, sic e quanin ishte një  burre me ca mustaqe të zeza e te holla mbi buzë, që kishte ardhur për të zëvendësuar drejtoreshe Poliksenin që kishte disa muaj që kishte ikur për të bërë një bebe, që mesa duket nuk e kishte bërë akoma. Ai gjithmone e mbyllte deren me çels sa herë ajo shkonte në zyre, sepse une e degjoja qartë bravën që kërciste pas saj. Duhet të ishte shume trime që nuk kishte frike të rrinte vetëm me të, me derë të mbyllur. Mua do me kishte shpetuar nga frika sikur ai të ma mbyllte derën nga mbrapa me çels po të shkoja unë në drejtori.

E vetmja gjë që më kishte mbetur ishte, sic i thoshin zyshat, dezhurni i pastërtise. Gjatë ditëve te javes, ndersa ne dilnim në oborrin e pasme të kopshtit për pushimin e madh, njëra nga zyshat rrinte në kopesht për të rregulluar lodrat dhe tavolinat, ndërsa zyshat e tjera kujdeseshin për ne në oborr. Asnje nuk lejohej të hynte brenda gjate pastrimit. Zysh Vera e kishte dezhurnin diten e parë pas pushimit të dites së diele dhe une isha kaq i emocionuar natën përpara sa nuk më zinte gjumi, ndërsa herë pas here prekja me dorë letren e palosur ku kisha shkruar me germa cirilike “Të dua”

Mëngjesi erdhi i mbytur në diell dhe unë vrapoja në rrugë duke tërhequr nga pas mamane që më shtrëngonte fort për dore. Letrën e kisha futur tek xhepi i madh përpara i perparëses dhe me dorën e lire e mbaja të shtypur pas barkut që mos ma merrte era e mengjesit. Gjatë gjithë dites më kujtohet që as nuk loza dhe as nuk vrapova, po me njerën dorë mbi xhepin e perparses, prisja me padurim që te vinte pushimi i madh. Këte heshtje timen e vuri re dhe zysh Vera që mu afrua nja dy herë dhe pasi më pyeste nëse ndihesha mirë, ma vinte doren në balle për të pare mos isha i nxehtë, ndersa mua më hidhej zemra përpjetë nga mendimi që brenda pak oresh, ajo do ishte gruaja ime. Kur më në fund zilja për pushimin e madh ra, une çava me vrap dhe dola i pari në oborrin e shkretë të shtruar me gure, ku ende nuk kishte asnjë këmbe fëmije. Tani ajo që më kishte mbetur ishte që te hyja prapë brenda, pa u vëne re nga njeri.

Ndërkohe nga dera e madhe filluan të dilnin pak e nga pak kalamajte e tjerë e pas tyre edhe edukatoret. Çunat vrapuan të gjithe tek trau i ekuilibrit dhe vendi i rërës, kurse gocat u mblodhen poshtë pemës së madhe për të luajtur me litar. Zyshat një e nga një u ulen si gjithmonë tek bordura anës derës që të shihnin mos dilte njeri në rrugë dhe ia shtruan muhabetit. Unë fillova t'i vija vërdallë oborrit, sepse nuk doja te rrija me njeri. Tani e gjithë puna ishte që të gjeja momentin e duhur për të hyrë brenda pa më parë zyshat. Koha e pushimit kalonte, por me sa duket shanset që unë të hyja brenda pa u vënë re ishin të pamundura, pasi nga vendi ku ishin ulur, ato i kontrollonin të dyja dyert me një shikim. Kur tamam atëhere, jashtë në rrugë u dëgjua një makinë që frenoi me zhurmë të madhe dhe një njeri që po shante me fjalë të pista dikë tjetër. E ndërsa mësueset u ngritën të gjitha dhe u përkulën mbi murin e kopshtit për të parë se ç’kishte ndodhur atje, unë u hodha si shigjetë drejt derës së madhe, e shtyva me shpatull, hyra brënda pa u ndjerë dhe pastaj e shtyva me kujdes derën nga pas.

Korridoret e kopshtit ashtu të zbrazura, dukeshin sikur ishin për gjigandët. Dritaret nëpër të ngriheshin deri lart në qiell  dhe poçat e vegjel e të verdhë ngjanin si kanarina te dënuara me varje. Unë fillova të ecja në maje të gishtave i trembur nga gjithë ajo qetësi, dhe mora për nga dera e klasës ku me siguri ishte dhe zyshe Vera. Letrën e kisha bërë shuk brënda pëllëmbës dhe e ndieja që po më qullej nga djersa. Ndërkohë nga klasa dëgjohej një zhurmë e lehte gjerash që leviznin dhe kërcisnin. Me siguri zysha po bënte pastrimin dhe po vinte gjërat nëpër vende. Mbaj mend që vazhdoja të ecja ashtu si në ënderr dhe vetem mbaja dorën e shtrënguar grusht me letrën brenda saj përpara. Edhe sikur të mos flisja dot, ajo do shihte dorën time dhe me siguri do më pyeste “Çfare ke në atë dorë?”. Dhe unë do t’a hapja mengadalë dorën për t'i treguar ashtu pa folur letrën me gërma cirilike dhe nuk do të tundesha më nga klasa pa marrë përgjigjen e saj. Ashtu me dorën përpara dhe duke ecur si i përgjumur shtyva derën. Zysh Vera ishte aty, bashkë me drejtorin e dispozicionit. Zyshë Vera ishte ngjitur tek muri rrëzë dritares në cep dhe shikonte që nga mbrapa perdes se ç’bëhej në oborr. Të dyja duart i kishte ngritur lart dhe i kishte mbështetur në mur si të donte të arrinte diçka, ndërkohë që drejtori i dispozicionit i ishte ngjitur nga mbrapa dhe i kishte ngritur bluzën deri tek supet duke i zbuluar gjinjtë e bardha borë që ia shtrëngonte me duar; ndërsa nga poshtë i kishte ngritur fustanin dhe ndërkohë që i ngjeshej fort pas mollaqeve të zbuluara, e kafshonte zyshën në qafe mu si ujku i përrallës. Unë ngela si i shtangur për ca çaste, derisa më zgjoi zëri i drejtorit: “Po ky kopili moj, ç’bën këtu?” Dhe ndërkohe që ai u tërhoq e filloi të mbërthente pantallonat ndërsa zysh Vera po ulte bluzen dhe fundin, unë ja mbatha vrapit i tmerruar në korridor. Dëgjova nga pas drejtorin që pyeste me një zë të tërbuar , “Po ti moj, nuk i kishe vënë llozin derës?” por zysha nuk iu përgjigj, se tashma po vraponte pas meje. Më arriti mu tek kthesa e banjove dhe më zuri nga shpatullat. Unë u mundova të ikja, por ajo s’më leshonte. U ul në gjunjë dhe filloi të më puthte e të më pëshperiste në vesh ”Miri, po ti pse erdhe te klasa...Doje t’i thoje gjë zyshes?... Zysha të ka zemer… Zysha po vinte perden e dritares dhe xhaxhi drejtori po më ndihmonte se nuk e arrija dot….Do të vish ti të më ndihmosh? Të të marr zysha hopa dhe ta vesh ti perden?..." Dhe vërtet me ngriti hopa duke ma ngjeshur koken pas gjinjve që i vinin një erë që nuk e kisha ndjerë kurrë. “Do vish ti, ta ndihmosh zyshen të vemë perden?” Po mua nuk më mbaheshin lotet. Letra duhet të më kishte rënë diku gjate vrapimit, por tani nuk më duhej më. I vura duart mbi supe dhe fillova të shtyhesha. “Jo, nuk dua…nuk dua.. më ler te iki!”. Ajo nuk e zgjati më, po më lëshoi në tokë. “Mirë,” me tha. “Si të duash. Ti e di që une të kam shumë xhan. Do ti them edhe xhaxhi drejtorit që mos të të heqë nga kopështi meqë hyre brenda pa leje. Po dhe ti nuk duhet t’ia thuash njeriu këte që bëre, se pastaj do të të heqin nga kopështi dhe do të mbetesh në shtëpi vetëm.”  Unë  nuk flisja. Aq me bënte tani për kopshtin, zysh Verën dhe drejtorin. Nuk doja më t'i shihja me sy. Asnjërin. Ndërkohë dera e korridorit u hap dhe kalamajtë filluan të futen një nga një pas pushimit.

Atë mbremje iu luta përsëri Partisë që të më hiqte nga grupi i zysh Veres, por të nesërmen asgjë nuk ndodhi. As të pasnesërmen. Këtë rradhe nuk po më degjonte njeri. Vetëm pas disa ditësh, zysh Kimetja erdhi papritur në klasë dhe më mori për dore mua dhe Zanën. Na tha se, që sot e tutje do te rrinim në klasen e saj, sepse klasa e zysh Verës kishte shume kalamaj dhe nuk kishte vend për të gjithe. Kur u ktheva në shtepi, i thashë mamit dhe babit se më kishin hequr nga klasa e zysh Verës bashkë me Zanën dhe na kishin çuar tek klasa e zysh Kimetes. Babi u nxeh. “Nuk e le unë djalin tim të ma hedhin si një cope leckë nga njëra klasë në tjetrën në mes të vitit” tha. “Do shkoj do e takoj që nesër drejtorin dhe do i them ta kthejë djalin tek klasa e zysh Verës”. Po mami ishte më e qetë. “Hajde, hajde”, i tha ajo duke e parë shtrëmber, “se nuk ke hallin e djalit ti, po do të shkosh e të shohësh shalët e zysh Verës sa herë shkon e merr djalin. Kurse unë kam hallin e mësimit. Zysh Kimetja është edukatore e vjetër, me eksperiencë dhe e ka mendjen tek mësimi e jo që të më pispilloset si ajo tjetra. Në daç ta dish, kam qëne unë vete që i kam thënë drejtorit që në fillim të vitit që te ma lëvizte djalin në një klasë tjetër e mos ma linte me ate ruskën. Posi, e dashke me Veren ti…”

Babai nuk e zgjati. Beri vetem nje “Po..po…ja do ta shohim...”ndërsa po dilte në korridor për të marrë xhaketen që të shkonte të pinte një kafe tek klubi, por mua nuk më levizi më njeri nga klasa e zysh Kimetes. U gezova shume që nuk do isha më në një grup me të, se akoma nuk më kishte dale inati. Por prapë kur e shihja që kalonte ndonjëherë ne korridor, e ndjeja zemrën që më hidhej në kraharor. Po kjo nuk vazhdoi gjatë, sepse pas ca kohësh as zysh Verën nuk e pashë më. Në vend të saj erdhi një zyshe kuqe, që nuk i fliste askujt dhe që rrinte gjithë ditën e vrenjtur. Kur e pyeta  mamin ca ditë më vonë se pse nuk vinte zysh Vera më në kopësht, ajo mu përgjegj: "Zysh Vera nuk vjen më, se e ka ngrënë. Ishte revizioniste!" 

Dhe kështu u mbyll dhe dashuria ime e parë.

70 Komente

Tati i drejtohet Oneges smiley

PF, keto lutjet i paske pas dore  me nje smiley.

C'paskeshin qene keto ruset smiley.  Na revizionuan djemurine qe ne djep. 

 hahahahahaha! Oh ,c'me kenaqe !smiley

PS:Me vjen keq qe s'pate fat me dashurine e pare.smiley

smiley

smiley

ps mbledhje smiley

later more...

"dhe të më linte aty që ndjeja aty atë aromën e mirë që dilte prej gjinjve të saj."

Pytje, sa vjet ke ngel ne kopsht ti PF? smiley 

ndersa mua më hidhej zemra përpjetë nga mendimi që brenda pak oresh, ajo do ishte gruaja ime

 

 

Qellimet i paske pasur serioze smiley

Thelbi i drames smiley qendron tek skema: person i duhur- vend i gabuar- moment i gabuar. Edhe s'jam fare dakord me zojushen Monda qe ben me faj ruset. Tek e fundit ( ose ne fund te dites smiley ) te gjithe meritojne nje shanc te dyte. smiley 

ps: do hiqja gjithsej nja 10 rrjeshta diku andej nga fillimi, qe rrine teper... C'mbetet eshte fantastike. Congrats PF.

Mesuesja e Frengjishtes.... smiley

Ca thu mer Art... po frengjishtja fillonte anej nga klasa e peste... te tjeret i kon kalu nja 5-6 "eksperienca deri ne at mosh smiley

nuk shef ti ca bohet... loool...

Flasim ketu per dashuri apo per lidhje?...Dashuri e pare ishte mesuesja e frengjishtes packa se ishte njepoleshe dhe nuk u konsumua...Ishte e sapodiplomuar...Por gjithe klasa(djemte) nuk mungonin ne lenden e saj smiley

ne jena shqu gjithnji si vend frankofil.

...merr vesht.

po nje shishe parfum parisi more, ta kishe ruajtur per mua... merr vesh...

Asojkohe perdornim ato parfumet e Milve-s (Esencat e fabrikes se pluhurave lares)..Cmbanin nje ere kundermuese, ti sillte zorret ne goje  smiley

http://www.astro.ubc.ca/~jonben/images/animated_gifs/SexyPartyDance.gif

 

Booo Milva!!! Te them kete: Milven (kengetaren italiane) nuk mund ta degjoja pa mu kujtu "capui" lares. smiley

rrofte fabrika e konservave ernest telman vlore! dhe soda kaustike.

Ishte nje nga fabrikat me moderne ne Ballkan ne vitet 80, u ble ne Gjermani. Kishte sistem paketimi te motorrizuar dhe cilesi te larte ne nje kohe kur ne Fabriken e Tiranes kutite mbusheshin me dore. Keqardhje per gjendjen se si u katandis sot.

Babi u nxeh. “Nuk e le unë djalin tim të ma hedhin si një cope leckë nga njëra klasë në tjetrën në mes të vitit” tha. “Do shkoj do e takoj që nesër drejtorin dhe do i them ta kthejë djalin tek klasa e zysh Verës”. Po mami ishte më e qetë. “Hajde, hajde”, i tha ajo duke e parë shtrëmber, “se nuk ke hallin e djalit ti, po do të shkosh e të shohësh shalët e zysh Verës sa herë shkon e merr djalin. Kurse unë kam hallin e mësimit.

Oh, cer momenti osht ky per tregimin! E ndjen neper gishta fruktozen e pjekme. Si kur do me vjedh rrush komshiu dhe mezi e fut doren ene e kap bistakun me tahmin... edhe kokrrat te shtrydhen neper duar... smiley

Ose ose, kur pret shalqinin ne fillim, edhe deri ne gjysem i jep pak thikes, kurse me mrapa cahet vete ai me nji krisem qe te kallxo qe osht flak i kuq e mjalt i embel smiley

ky momenti eshte universali,qe nuk i nderron nje presje pavaresisht shekullit,kontinentit etj etjsmiley

Thanks Emo. smiley

A pranon nje Pasthenie per tregimin? smiley

smiley

 

Mos qofte e prishur. smiley

kaluan shtate vjet. ngaqe pata pare plot zysha te tjera, zysh Vera po mjegullohej pak nga pak. Jo se nuk e kujtoja, por nuk i binte radha aq shpesh. kisha mesuar shume gjera. Goni me kish mesuar edhe si behen ne te vertete femijet, kjo njohuri ishte nga ato me te thjeshtat. Pra te jepja uje ne bisht te luges, sic i thone. Edhe im vella qe eshte me i madh se une po me shihte me me respekt tani. Une e pata pikasur qe ai ruante derisa mamin dhe babin e zinte gjumi dhe shikonte fshehurazi jugosllavin pasmesnate. Kur e pashe dhe iu luta te me linte, ma preu shkurt qe s'je bere akoma ti per filma, po ik bjer e fli. Derisa erdhi dita qe kur iu luta, me pa nje here nga koka te kembet dhe pastaj tha, mire, hajde, tani je i rritur. Mu duk vetja burre i vertete kur vllai, me levizje te reggjura e coi mullirin e stacioneve nga Tirana ku e kishin lene pribdrit, tek jugosllavi. Filloi nje film, e kishte emrin qe i fillonte me deka, deka, s'mbaj mend se si vazhdonte. Aty pashe nje grua qe po u fliste me shume dashamiresi shoqeve te veta nga dritarja, dike qeshur edhe pa shkak, nga dritarja. Film i merzitshem, mendova, por bera sikur isha shume i interesuar, prej statusit te ri qe sapo kisha fituar. Kur plani tjeter i filmit tregoi c'ndodhte pas dritares. Dha nje burre qe me solli ne mend skenen... drejtori, desh thirra me te madhe. Fytyra e qeshur e zysh Veres pas mellagave, ai optimizem dhe dashuri per jeten nuk donte te me ikte nga syte edhe pse mundohesha te perfytyroja gjera qe s'kishin lidhje, merimanga, Lanen pas furtunes, bidonat e pafund te vajgurit ne radhe te djelen... zysh Vera shihte pas mullagave te parvazit duke pershendetur gjithe boten.
Cfare ke? - zeri i vllait ishte i ulet qe te mos zgjonte ata nga dhoma e tyre, por mua me erdhi si bubullime. - S'duhet te kisha lene te shikoje filma, - vazhdoi ai. Kujtova se ishe rritur.
Nuk fola. Por qe nga ajo dite cdo grua qe flet nga dritarja, e sidomos kur bertet, me ben te ndaloj sikur nje grope u hap befas para meje dhe une ruhem mos bie brenda.
smiley
 

hajde zhgenjm hajde.......Po ti paske qene revizionist qysh i vogel ore shejtan.....

Bukur! Faleminderit per prurjen.

kushedi sa vjec i bie te jete zysh vera sot..

Me sa duket ka kontributin e saj per prishjen tone me Rusine.

Justifikimi i ruskes eshte shume i bukur Pf. Bashke me inatin e paartikuluar te te voglit, jane dy pjeset qe i lexova me me hare e qe i japin ngjyren rrefimit. Nje ide mund te ishte qe te shkruaje me shpesh. smiley

lumturise se te qenit me ne fund ne shtepi me pizhama dhe laptop,kjo dashnija jote i erdhi si qershi mbi tortesmiley
rrofsh PF..
dashurine time te pare e quanin Janaqsmiley

Me predet ca u be? besoj zjusha me drejtorin jane rikthyer diten tjeter per ti vendos perdet smiley

Me duket diku Gollsuorth thote se dashuria  fillon ne moshen pese vjec. Me pelqen distanca qe mban autori nga narratori femije. Edhe pse e kuptoj qellimin me ate lutjen drejtuar partise dhe xhaxhit enver (konteksti, naiviteti femijes aq dhe  ideologjizimi i tij) prap tingellon e sforcuar. Me shume e mendon  autori i rritur se sa narratori.Eshte besoj i vetmi rast ku kjo distance nuk respektohet.

Well spiritus, e kisha konceptuar pak me ndryshe, pra si nje narrative per femije po ku kuptohet pak a shume edhe humori dhe qendrimi i te rriturit qe e tregon.Pra desha qe te jete ngjarja e te voglit dhe humori i te rriturit qe tregon naivitetin  e femijes. Se di nese ia kam arritur teresisht.

E njeta gje mendoj se vlen edhe per verejtjen e Av. 

Mendoj se e ka te gjithe kripen e humorit tek situatat por edhe pershkrimet pikante.

Pf, e madhe kjo, rrofsh. Me bere te vras mendjen per dashurine time dhe ka qene rreth asaj moshe por une e kisha me nja dy shoqe te grupit te madh. Benim dhe dashuri por sekreti nuk zgjati shume, ato me dolen nga fjala dhe per dreq i treguan prinderve. Kerciti druri si ne karadak dhe mbeta me njolle ne biografi, mezi prita sa mbaroi kopshti. Vellai im me i madh i thoshte shokeve qe une do behesha nje kurvar i forte. Kur filloi klasa 1 mora fryme lirisht. 

U duk gje ne momentin e venies, se perdes, nese zysha e kishte me lesh apo si ruske revizioniste qe ishte e kishte berberizuar situaten?

Tregim i kendshem! smiley

 

Une kete dashurine e pare te vegjelise nuk e mbakam mend. smiley Por me kujtohet qe ne kopesht, ishte nje djale bullafiq qe e kishte te atin nje oficer barkmadh. Me thoshte gjithmone: Babi im e ka barkun e madh se do beje nje oficer te vogel. smiley
Rrinte gjithe kohen me mua, edhe pse me shkulte floket dhe me vidhte ushqimin, kur nuk shkoja ne kopesht nga gripi, ai fillonte e qante. E mbaj mend si sot qe nje dreke kishim pilaf me sallate. Ky mori gjithe tenxheren me sallate dhe s'me jepte as mua, as te tjereve. Aty s'm'u durua, mora kapakun e tenxheres dhe ia mbeshtolla turinjve, e hodha nga karrigia.
Te nesermen, me solli dy lapsa per ngjyrosje... ama, ushqimin ne dreke ma vodhi prape. smiley

 

 

Sa heret tka kap dashnia?

me forta qe me beri te qesh eshte kjo:

 Po mami ishte më e qetë. “Hajde, hajde”, i tha ajo duke e parë shtrëmber, “se nuk ke hallin e djalit ti, po do të shkosh e të shohësh shalët e zysh Verës sa herë shkon e merr djalin. Kurse unë kam hallin e mësimit.

 

 

Tregim shume i bukur, qe te fal buzeqeshje pa fund.. (C'na kujtoi kopshtin..smiley)

smiley bukur smiley

hahaha, e bukur kjo. 

E para imja, ka qënë një bjondinkë e vogël, bashkëkopshtare me mua, si kukull e vogël ishte. Po kishte një të keqe, që e bënte akoma çiçin në breka smiley.

 

PF, me vjen keq por ja ke fut kot ne nje pike. Dashuria jote e pare, por e para fare ama, ka qene me gjinjte e ngrohte e te bute qumeshtor te nenes tende, ku ti zhysje turinjte e tu me padurim, jo per efektin erotik te tyre, por per te thithur qe aty lengun e bardhe ushqyes qe ti te rriteshe e te beheshe bule i madh, qe pastaj te filoje te bije ne dashuli me gjinjte po aq te embel e te bukul te zysh Veles...

Ps. Ne fillim mendova se ruset nuk e perdorin emrin Vera, por pastaj mu kujtua aktorja Vera Farmiga e mu be e qarte se nuk qenka emer thjesht shqiptar...

ja kepute kot edhe ty se dashuria e pare e pf ishte kur veza pa dhe zgjodhi spermatozoidin... 

gjinjet e nenes nuk jane dashuri , jane nevoje, jane mbijetese. se sipas tates ne fillim ka ra ne dashni me vaginen se prej aty doli. 

Nuk ka qene dashuri me arome nene ajo e PF, por dashuri me arome gruaje te cilat kane ndryshim nga njera-tjetra.. smiley

Sa per sqarim, tregimi eshte komplet fiction, cdo lidhje me persona reale eshte komplet i rastit. Gjithashtu nuk eshte se letersia qe shkruhet ne vete e pare eshte letersi autobiografike. Thjesht nganjehere eshte me e lehte.

Armir, shume u ngatrrove me xhaxha Frojdin dhe na kalove nga fusha e zbavitjes tek ajo e sindromave. Nuk e di pse. smiley

PF. Pikerisht ky eshte problemi qe duke treguar nje fiction bere qe te grumbullohen 20 vete e te tregojne ekspriencat e tyre reale, rene ne kurth si ato mizat ne shiritat ngjitese te letrave qe dikur vareshin prej tavanit te hozrashotit. Deshmi per fuqine e jashtezakonshme te artit, qe fiction eshte me e fuqishme se realiteti, aq sa arrin deri ta kontrolloje ate. Censura eshte gabim i budallallikshem (kete e tregon qarte edhe shkrimi), por leshimi pa kontroll mund te jete me keq akoma, gje qe po e provojme cdo dite ne kurriz. Pikerisht pse ka kete fuqi akti i krijimit duhet te shoqerohet me nje pergjegjsi po aq te fuqishme qe ta ballancoje nje proces, qe nga ndertues mund te kthehet ne shkaterrimtar. Per mua kritika qe ka bere Spiritus shkon me tej, ne shkrim nuk ka asnje distance midis autorit dhe rrefimtarit femije. Pavarsisht meritave te padiskutueshme te shkrimit, stilit, figuracionit etj, shkrimi tregon nje seksualitet te deformuar, seksin e te rriturve, e me keq te rriturve qe i eshte perdhunuar rende femijeria. Erosi infantil nuk seksi i te rriturve. E ke vene re qe kaka e kalamajve nuk e ka eren kaq te peshtire sa e te rriturve?

Spiritus. Psikologet thone qe kujtimet e verteta fillojne nga 5 vjec, cfar ka ndodh me pare vjen si flashback pa lidhje.

Ti duhet te jesh nje kritik profesionist, sepse nuk ke asnje dyshim ne ato qe thua, apo jo?

I trembur nga vendosmeria jote, fillova te shqyrtoj femijerine time per ndonje perdhunim feminor? Jo. Te pakten me sa e njoh veten une. Kurse tek ai muhabeti i kakes e mora vesh qe e kishe me te futur dhe jo, nuk i mbajta ere pasi mbarova pune.

Te me falesh qe jam shprehur keq duke lene shteg per te me keqkuptuar. Nuk ishte ne qellimin tim per te treguar perdhunimin ne femijri te askujt personi te vecante. E kisha fjalen per nje perdhunim ne pergjithsi qe shoqeria e rritur i ben femijeve, dhe ne menyre te vecante per brezin e atehershem, gje qe nuk mund te deshmohet vecse perdhuni, duke perdhunu pa dashje rrefimin. Une te kuptoj shume mire si “dora jone”, por jam i sigurte se, nga menyra se si komentohet ne kete teme (por edhe ne te tjera qe flasin per ate kohe), 90% e perdoruesve jane nga brezi qe quajne “sigurims” te punesuarit atebote ne policine e fshehte. Duke perifrazuar Talleyrand, qe thoshte se kush nuk ka shijuar kohen e monarkise nuk ja di lezetin jetes, kush nuk e ka jetuar ate kohe seksualisht i pjekur (i djegur) nuk e njeh shijen e tragjikes te perdhunuar deri ne permasen e komikes (paraqitur qarte ne shkrimin tend), e i duket fiction qe nje dritherime gjetheje vjeshtuke verdhekafe ne qiell blu mund te rrenqethe shtatin si zhurma e skapamentos gaz 69, qe nje mjaullime rrotash ne marrje kthese “me teknike sigurimSi” mund te ngjalle tmerr si kelthitje prej ferrit. I gjithe ky ankth shkarkohej ne zonen e seksit, duke perdhunu marrdheniet njerzore dhe konceptimin real te botes ne forma alucinative. Si perfundim na ishte nje here nje kohe kur realja i’a kalonte fiction, edhe arti me i madh ishte i shvleftesuar perball tragjizmit te realitetit, e ngushellonte me pak se nje birre e berxholle.

Shembulli i kakes se kalamajve ishte vetem nje metafore per te treguar sa ndryshe jane nga te rriturit. Nuk eshte, dhe nuk ka qene kurre ne etiken time me e “pas me t’futme” ndaj te tjereve. Edhe si shprehje me duket e bezdisur. Megjithate, per te mos u hequr si me shume edukate te larte, te them me bindje se e “kam me t’qitme”, se na e kane fut deri aty ku s’mban me, bile edhe po e rrotullojne. Shpresoj mirkuptimin, pershendetje.

Well s'ka problem. Jam shume dakort me kete teorine tende te deformimit seksual asokohe. Une kam nje teori timen me te sterholluar qe do kisha qejf ta diskutoja ne nje here tjeter me me shume kohe te lire.

Pershendetje revolucionare

ti na paskeshe ngritur kurth PF?
ndihem e zhgenjyer...

Jo jetó! Shiko ne kurthin e kujt tjeter ke rene! smiley

te betohem qe Janaqi nuk me prekusmiley

kshu thua ti, le të thotë Janaqi ndonjë rrëfim...smiley

p.s. PF, mu me pelqeu, biles kam qeshur! smiley

Janaqi erdhi te ne nje dreke te diele.ishte i qeshur dhe faqekuq.me duket se qe nga bregu dhe bente stazhin te babi im.keshtu,si jabanxhi qe ishte,im ate e thirri per dreke.mbaj mend qe perpiqesha te lozja me te,po ai ruante seriozitetin(une isha goca e shefit i bie)
kam idene ajo qe me goditi te ai,qene faqet e kuqe dhe buzeqeshja e turpshme....
njeriu eshte qenie e cuditshme,sa me shume i tregojne rrugen e drejte,aq me shume gabon..ptu ta haje dreqi,prape rashe ne kurth smiley

ka dicka prej atyre historive te filmave italiane qe i gjen te fellini, tornatore a ku di une. Traumen e te voglit kur zbulon boten "me te futme" te te rriturve. Malena me vjen ne mendje psh

 sikur ai femija 5 vjec te ishte nja 13 vjec tregimi edhe mund te hahej, nuk eshte fjala vetem tek ana artistike qe duket qe ka rrjedhshemeri dhe te terheq fjala,po si e egzagjeruar pak, dhe shume e guximshme per nje 5 vjec te dashuroje gjoksin e zyshes, dhe ti kete ngelur ne mendje "dashuria e pare fare !!!! "smiley po qe per gallate tregimi hahet! smiley, ata qe kane qene ne kopesht me dreke, psh, e mbajne mend shume mire lojen e improvizuar me doktorin qe bente gjilpera gocave qe ishin semure smiley, ketu ska egzagjerim!..sindrom i frojdit ky ?smiley

Paska plas psiko-analiza ketej?!

Une kam pas nje terheqeje shume te madhe per kembet e zyshes se fillores! Por nje terheqeje te papare. Mbaj mend qe e kam enderru ne nje enderr shume erotike, madje pornografike.

Ca dmth?!

Kjo domethene qe ty te ka pas shku menja per zyshen.

S'e ke idene ca skenari fantastik kishte ajo endrra. Isha ne nje moshe kur ende s'e dija se cfare ishte orgazma e prape se prape gjithcka rrotullohej drejt kenaqesise seksuale edhe pse ishte ende nje mjegull.

Tani qe po dalim tek personalja, po me vjen ne mendje qe ngaqe kam qene cuni i pare ne fis nga te dyja palet, me kane vene disa here te fle midis nuses dhe dhendrit naten e pare. Per mbaresi thoshin, po mos valle...jo..jo..nuk dua ta besoj. smiley

Ca eshte ky zakon mo PF?! Hera e pare qe e degjoj.

Asistove nderkohe qe ata benin seks?

Posi jo. Beheshe qe cifti te lindte cun, dhe qe njekohesisht mos bonin gjo naten e pare. Tani sa kohe isha zgjut s'kane bo gjo. Po paten bo kur flejsha, turpi eshte i tyre.

Po pse mo vlla te mos benin seks naten e pare?! Cfare robsh!!! Si e si me kompliku gjonat.

si ben edhe ti...atehere nje grua e martuar mulonte barkun kur ishte shtatzane ngaqe do e merrte vesh vjerra, kunata, grate e lagjes qe shih se kjo...lol

smiley Mua me thoshin qe femijet lindnin nga sqetlla.

Ca fantazie! Po te pakten thuj qe lindin nga kerthiza, por nga sqetlla... nga sqetlla me ere???!!! Bllaaaahhh.... me ta shpif!

xhojn dhe klab smiley 

Edhe ti nga sqetlla paske lind?! Give me five! smiley

ne jemi brez sqetllash mer lla smiley 

edhe muasmiley
torturohesha duke menduar veten si shkoja nga barku der atje lart..kjo po eshte antihumane

Andej nga 89-a shoh une tek Raidue nje program mbi lindjet ne uje. Skandal ne shtepi!

Aty mesova per here te pare qe femijet lindin nga *illi! Me falni per banalitetin, por me ate qe me kan bo me ate sqetllen... smiley

gjene mire qe paske qene afer demokracise thuaj

Mua me thoshin qe femijet lindnin nga sqetlla

.

 eee..kshu eshte kur sma men smiley

joooooo po ti paske pas gjithe farefisin me probleme!
prandaj shkruan kshu gjerash smiley

po me vjen ne mendje qe ngaqe kam qene cuni i pare ne fis nga te dyja palet, me kane vene disa here te fle midis nuses dhe dhendrit naten e pare. 

nji si kjo tna kishe tregu smileysmiley

Ca thu o burre! Si nxjerr namin fisit une!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).