Epo, është ftohtë, punë dimri

Nuk kemi forcë as me ëndërru

Më dridhen duart,më dhëmb shpirti,

se vëndi im nuk qenka këtu!

 

Çka do ti lë time bije,

Ti fëmijës tënd çka do ti lësh?

Një botë të hidhur e servile

Apo thjeshtë një tas përshesh?

 

Nëse më thua bëju hajdut

Se kjo është një vlerë morale

Më fal në s’mundem të të ndjek

Morali yt është thjeshtë një hale

 

dhe dilni flisni për drejtësinë

me buzëqeshjen vesh më vesh

thoni e çka që vendin tonë

e nisem sot të gjithin për lesh

 

të dashur....,

nganjëherë...,

është më mirë veç një dështim

se të dështosh njëqindmijë herë

48 Komente

The crowds waiting for candy to rain down from heaven were tired of waiting.

seele

është më mirë veç një dështim

se të dështosh njëqindmijë herë

zbulimi i ujit të ngrohtë ?

Ncncncn, "acarim nervash" i angazhum? smiley

Sa te kemi Amarildon, tha smiley.

Ktheje dhe faqen tjeter, tha smiley.

Ti vertete ke fjet gjum me xixellonja gjithe vitin qe prisje ndryshe?  Aq ndryshe sa u "angazhove"?

Amarildua e ngriti ate flamurin dhe ja dorezoi Komandantit. Ky e hodhi si mantel mbi kufomen e Drejtesise. Acarim nervash vertet.Por nje moment eshte.Do vije pranevera me cicellonja smiley

Flm per korrigjimin e cicellonjes smiley.  E kisha nga acarimi se ndryshe do e kisha shkrujt sakllam smiley

Eshte rubrika acarim nervash, e kuptoj smiley billonja-cicellonja smiley

Po eshte dhe dimer, tha.  Ben ftohte.  Jo jo, nuk me falet qe s'e kisha shkrujt sakllam smiley.

Se meqe ra fjala te i ftohti, ka nje jave qe rrine shtrenguar Komandanti me Meten, i bejne ngrohte njeri-tjetrit, neper shpija e neper kafe, bile moren dhe Bashen per t'iu ferku kurrizin.  Por shkinaks do kete qene me pushime ne ndonje vend tropikal, ndaj s'e ndieu acarin, e per rrjedhoje me i cik vonese acarimi smiley.

 

poetet  ti shoqe nuk jane si gjith qeniet e tjera.Sa te shkojne lajmet ne Parnas, ka kalu acari e ka hardh behari.erdha pranvera celin micat/ knon bylbyly gem me gem smiley

Me falni ju te dy, por a keni nigju naj here per procesin e akumulim - selektimit? smiley Then it comes the explosion.

 

ps: ciao, shkinaks, better late than never.

Tabir Saraj : selektim, perpunim, krijim smiley Pa shaka tani, mos u iluziononi kot, nuk ka ndonje lidhje mekanike ndermjet realitetit dhe artit.Cdo perqasje me ngjarje ose realitet imediat eshte thjesht rastesi smiley

na ler rehat ne iluzionin tone smiley We need illusions, it gets us through the day.

Then it comes the explosion.

smiley

M'fal, s'e mbajta dot smiley.

shpertheve dhe ti smiley

titullin gjeta gjane ma petike te gjithe ksaj.smiley

ke dash me thane "patetike"? Jo, mer se ka dhe me keq. lol

Hall me shkrujt, hall mos me shkrujt!

Pershendetje Shkinas smiley

Epo...tani robi reflekton smiley

Kujtova se mos ishte ndonje reportazh mbi doping ne sport. EPO - Eritroproietina.

Ec mo. Si poezi hmm... Por te pakten shkinaks ja marr vesh fjalet. 
Kurse te ajo poezia fringo e re, me fjale ngaterruar e pakuptim (per mua) mesazhi eshte i fshehur, po i fshehur aq mire sa nuk e gjen dot. 

  

me mire te deshtosh njehere se sa 100 here,smiley po kjo ceshte filozofi, politike, apo gare deshtimesh ? pse duhet te shkohet xhanem deri tek 100-shi ? ?????!!!!!!!!smileydeshti edhe njehere te jete, eshte shume keq!

smiley

mire e tha ai robi...ketu ne nje koment......po shkinaksi e ka pas thene edhe me pare eshte i djathte, po nuk eshte dakort me Salen...dhe kete e perforcoi edhe ketu me kete poezi.....njeriu edhe ka nje ane, po jo gjithnje eshte dakort edhe me te pergerat e asaj ane si ai boisa apo kaposhi...e ndonje tjeter......

Saliu del gjithmon i pari,edhe me deshtimet!smiley ..me sukseset nuk diskutohet!

 e po njehere ha njeriu nje luge corbe te prishur ,(dhe pastaj e vjedh ter jeten!) smiley

Shkinkas. Kur shkruaje ketu qe po lije Italine thashe ja edhe njeri qe ne rastin me te mire s'ia ka dale dot dhe do ta paraqese humbjen si fitore, ne rastin me te keq, dikush qe do i kene premtuar nje vend ne sofren e pushtetit. Gjithmone per keq na shkon mendja, apo jo?

Kur mora vesh se kishe filluar pune ne bashki, thashe, paska qene varianti i dyte.

Kisha ca kohe qe po e rishikoja kete teori, po me kete vjershe ma forcon bindjen qe paske qene edhe ti nje me shume ne rradhet e fanolisteve idealiste zemerplasur. 

Respekte shkinkas! Neqoftese kjo te ngushellon, s'je as i pari, as i fundit, por sidoqofte nga te paktet.

Me falni, si?

I second that.

Bota shqiptare eshte fatkeqsisht kaq shume e mbushur me vrer sa ta ben te pamundur te qendruarit politikisht korrekt me pergjithesimet dhe stereotipizimet ndaj kombit (vetes per pasoje).

Per ta kthyer tek kthimi Shkinaks apo moskthimi i ndonje tjetri, kjo eshte barriera me e madhe dhe me e veshtire per tu kaperzyer. Ku te kthehesh, ne nje vend ku ka kaq shume qenie si keto qe hasen rendom ketu, qe qisin diarre nga lart? It would royally suck!

Shume i bini ne qafe shkinaksit, e keni nga dashuria besoj?

beluli me duke s'eshte rrotull, po do e them: kjo vjershe e hekuranit me kujtoi nje film (what else?), ku kirurgia hoqi nje plumb te vjeter nga plaga e hasmerise me pincete. Kamera afrohet tek plumbi i saponxjerre qe pikon ende gjak, ndersa kirurgia thote: "kaq qe puna, o Gjin". smiley

 

"kaq qe puna, o Gjin". smiley

Deda ishte i fundit per pushke ne katundin tone.

http://img215.imageshack.us/img215/771/plumb.jpg

sa kohe e kishte Gjini kete plumb ne trup? . te pakten e hoqi dhe krahu iu shnosh, kjo ka rendesi.smiley

Ca s'punon me celulari anti-korrupsion i kryeministrit?

Te mar letren tuaj shkova
ne poste ne rradhe te gjate
dhe skish si te mos mendoja
mesazhine qe ju late

e dija se cfare do lexoja
e kisha pothuajse te sigurte
eshte shkruar ne mijera letra
per luanin qe ha te urte

por sdi pse kaq te nevojshme e kisha
ne poste te rendja me nxitim
te grindesha ne rradhe isha i gatshem
sa me pare te hapja zarfin tim

Tani me zarfin ne dore
e ndjej se sa peshon
ajo qe kam menduar
ajo qe ti mendon.

Vjersha e mirë e më pëlqeu .Se di pse Shkinasi hap kaq diskutime me një vjershë .Mendimet ndryshojnë dhe njerzit pas tyre .

porsi çifuti i kthyer në fe tjetër

ia behu shiu i konvertuar ne bresher

smiley

smiley 

tashti poezite une sdi ti gjykoj

por e shof se e pasken vu prape ne hekra Hekrin e shkrete

ncqqq jeni bo si kshilli ndrikullave, ose kshilli shtrigave smiley

mbahu bre hekër

shih Rrushe mirmjesi ihere! ftofte sot pasha Zotin, me ngrine durt tu ardhe te puna, le qe kishte dale njana ne mjes tu la rrugen para dyqanit e kish ba piste patinazhi.  

keta s'kane ca me bo e me bajne komplimenta mu. keto kujtojne se tu sha amarildon i bajne keq sales. kta kujtojne se tu sha nacionalistat i bajn keq (ups, jo nacionalistat qenkan nga kreshniku). 

bileza bilez edhe tu sha mu qe punoj per qeveriun, edhe pse lokal qeveriu, edhe pse e majte, e majte prej ilir mete po s'ka gja, i bajn dam sales. 

vjersha, ta thom une rrushe, ta shpif. sepse nuk asht as vjershe. eshte acarim nervash tu ni shefin e partise "teme" qe flet per moral fitimtar. nuk i mjafto qe doli pafaj prej gjykate per manipulim te proves prej priftit qe dojte me mshefe t'pabamet e veta.

ai tregimi me partizan ishte fort po fort ma i mire, dhe ketu e shajten. tash po mi bajn komplimenta bejtes teme. hajt mo, jete te gjate partise...

Asnje nuk po te ben kopliment . Dhe per mesazh vjershe duket se e ka burimin tek kundertite "kot se koti "ose "jam qe jam" ndaj nje 'goditje te castit " karakteristike per moshat adoleshente qe preken shpejt
Thenia eshte e Mao tze tungut .
"Jeta eshte Lufte . Dhe ja vlen te jetosh e ta fitosh ate .... Dhe sikur njemijehere te biesh prape perpiqu te ngrihesh ."
......"ai tregimi me partizan ishte fort po fort ma i mire, dhe ketu e shajten "...........
Ti me tregimin "nuk ishe rene " shkare apo rezuar , ti ishe ne BALTE gje qe i ndodh kujtedo individi ne kete jete ...dhe Robi prape perpiqet te dale . . Ndersa kur lexoje dhe "fuck CHE "...ti s'je fare ne siperfaqe te Tokes te rendit te letrareve medioker . Me ate vjershe ti ishe as me pak e as me shume se
O kulak o hundllastik
Rroft Bashkimi Sovjetik .
Gjithsesi sipas keshilles filosofike te pakundershtueshme te Maos edhe Ju si cdo individi i lind e drejta te NGRIHET e te Dale nga LLUMI ku e kane" mikluar " e yshtur ( mashtruar ) te futet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).