Sot Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) njoftoi nisjen e fushatës për mbledhjen e 50.000 firmave për mbajtjen e referendumit kundra importit të mbetjeve! AKIP njofton qytetarët që ka filluar mbledhja e firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Aktualisht Aleanca ka hapur 4 pika për mbledhjen e firmave në Tiranë dhe dy pika në rrethe përkatësisht në Vlorë dhe Korçë.

Pikat e Tiranës janë:

1. Qendra Sociale tek rruga “Hoxha Tahsin” vila 187/1 200m mbi “Optika Roma”. 

2. Zyrat e Lëvizjes MJAFT! tek rruga e “Elbasanit” Nr. 32 kati i katërt përballë Ambasadës Amerikane.

3. Tek blloku kryqëzimi i Rrugës “Vaso Pasha” me Rrugën “Nikolla Tupe” pranë ish bar “Mjelmës”.

4. Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës(UET).

Ndërsa në Vlorë pranë Kinoteatrit dhe në Korçë pranë Qendrës SOL tek Rruga “Papa Llambro Ballamaci” Blv. “Republika” Nr 2.

Referendumi është formë e drejtpërdrejtë e demokracisë. Nëse do të realizohet ky referendum do të jetë i pari i llojit i iniciuar nga një grup qytetarësh të pavarur dhe jo nga një parti e madhe politike. (ResPublica)

***

Top Channel: Referendumi kunder plehrave

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve ka hapur fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave, që janë të domosdoshme për mbajtjen e referendumit popullor, për të hedhur poshtë Ligjin për Importin e Mbeturinave. 

"Sot ne si qytetarë ndodhemi përpara një momenti historik të aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumit, për një cështje që na përket të gjithëve, të majtë, të djathtë apo pa parti. Për këtë ju ftojmë të gjithëve që të mbrojmë jetën tonë dhe të brezave që do të vijnë duke e firmosur këtë referendum", tha Aldo Merkoçi, nga lëvizja "Mjaft".

Perfaqesuesit e kesaj Aleance thane se deri ne muajin shkurt do te mblidhen firmat ne qytete 

"Qëllimi i referendumit është për t'i thënë jo importit të mbetjeve të plehrave nga jashtë. Të garantojmë zbatimin e ligjit të menaxhimit të mbetjeve tona, i cili nuk ndikohet aspak nga heqja e tre neneve që pretendojmë ne. Kërkesa jonë do të miratohet pasi të kemi mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët e Shqipërisë", tha Kozara Kati, përfaqësuese e Aleancës kundër Importit të Plehrave.

Pas mbledhjes se 50 mije firmave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te vendose per mbajtjen e referendumit, në të cilin shqiptaret duhet te votojne, nese jane apo jo dakord qe ne Shqiperi te importohen mbeturina per arsye riciklimi.

60 Komente

sa Aleanca numerohen ne Shqiperi, mor aman?smiley

si do behet mbledhja e firmave, qytetaret e interesuar do shkojne te pikat (zyrat) qe ka hapur AKIP per te vendosur firmen... , apo AKIP,ndofta, duhet te nxjerre aktivistet e vet neper rruge per tu mbledhur firmat qytetareve?

50 mije firma i mbledhin ne pak dite, me nje te dale ne qendra tregtare e qendra qytetesh.

Problemi me kete Ristan kucken eshte se u ka vene detyrim qe per cdo firme te jete dhe fotokopja e kartes se identitetit.

Cdo gje me te futur ketu....megjithate ,Ristani kot e ka ,se 50000 firma nuk eshte veshtire te behen.

po ne internet, nuk mund te jepen firmat?

psh. duke vendosur numrin e kartes se ideniteti apo kodin personal krahas firmes, ose duke derguar nje fotografi apo skanim te vet kartes apo faqes se pare te pasaportes... (?)

majr, po u bo kjo, dmth qe s'ka vdek gjithcka ne shqiperi

Jo fotokopie  karte, por edhe vete personat sikur tu kerkoje  I marri,  te  rrine nje dite, dy , tre  ne  kembe, perballe Komisionit  Qendror te Zgjedhjeve,  une do te jem i pari, per te kundershtuar plehrat.Por edhe qe te tregojme se nuk jemi  thjesht ca firma  e ca emra, por njerez, qe duhet ti veme me shpatulla ne mur, keta kusare, te  cilet nuk tuten  as kur duhet vendosur, mes te mires dhe te keqes, per te trajtuar fatin tone dhe te femijeve tane.Qe keta na kane zgjedhur  te keqen kjo nuk ka me nevoje per deshmira.

Kjo aleance eshte fryme.Dhe jo  si shume te tjera.....

A thua ka ardhur momenti qe shqiptaret ta kuptojne se indiferenca e shpifur qe na karakterizon duhet te marre fund po qe se nuk duam te na terheqin per hunde gomeret. Do zoti qe njerzit qe mendojne si ti te mos jene vetem disa kokra.

Une do ta firmos! Nqs. kerkojne fotokopjen e kartes se identitetit, pa problem! Madje edhe nqs. nuk e kerkojne do ta coja gjithsesi. Do te doja qe te gjithe ta dinin: qe une firmosa kundra transformimit te vendit tim nga nje plehre qe eshte ne nje plehre akoma me te madhe.

Pergjegjesi per kete plehren qe eshte sot, une nuk besoj se kam, por ama per ate te nesermen, do ta kisha. Do te ishte nje mekat qe te humbja shansin per te thene te timen vetem per nje firme.

Faleminderit atyre njerezve qe po merren me organizimin e ketij referendumi dhe na japin mundesine me tregu se sa burra jemi, se alternativa tjeter do te ishte dhuna, dhe per ate nuk kemi koqe!

Nqse me te vertete arrihet referendumi, dhe ndalohet importi i plehrave, do te thoja qe Shqiperia ka nje rreze shprese, dhe i ka mbetur nje pike humanizmi...

Une po ju lutem gjithe njerezve te mi ne Shqiperi te shkojne te firmosin!

+1
dhe do shtoja qe nese shteti perdor dhe kete here ristanet, tomat dhe sashenkat per mos ta lejuar referendumin dhe njerzit rrine e shikojne duke u ankuar forumeve, perfundimisht ky vend eshte pa shprese dhe ne te dy do behemi komshi smiley

Pse duhet ta komplikosh kaq shume?! Duket sikur je ne kerkim te nje justifikimi per t'ja mbath nga ky vend.

Ti je profecia qe vetrealizohet. Dmth. sjell ters. Ik qe sot! Keshtu ndoshta referendumi do kete ndonje shans qe te fitoje.

PS: Asgje me ty personalisht!

swedo, shiko se ka edhe nji variant qe i perfshi te dyja: ti rri sa te maroj me sukses referendumi, dhe pastaj me detyre te kryme, vje ne Kanada faqebardh e duarplot smiley

...dhe  pasta emo, ..Qajmani   o shoqe burren se une do vete  nje  çike..ne nje dasaem.

Une e pershendes megjithe zemer kete nisme.suksesi i kesaj levizje do te tregoje se shqipot dalengadale nga bageti po behen popull.

Ka dicka me te ashper se referendumi, ndonje perplasje me qeverine ?... vetem kjo eshte alternativa me e mire per shpetimin e kombit! Ndrimi i kujave te ngordhur parazit dhe hajdut!

Shqiperia eshte ne degradim te plote  si qenie fizike, kom mendimin une, po i rreshqet toka..

Ky gazetari Marin Mema jep ca kronika qe te renqethin mishin!

 http://www.youtube.com/watch?v=p8qeWeN5Djw&feature=related

Mirë kta me referendumin , i lumtë se të fituar e kanë .Por atje duhet bërë ç'do muaj nga një referendum ; referendum për shtratin e lumejve , referendum për pyjet, referendum për bregdetin, për ndërtimet pa leje , për spitalet e sigurimet shoqërore,për ujin ,për energjinë etj po qeveria e parlamenti për ç'farë janë  zgjedhur e paguhen vetëm për tê punuar kontra nesh? 

Ok, e kuptuam, jeni të gjithë kundra, BRAVO PATRIOTA.

A e ka lexuar ndokush ligjin?
Apo thjesht jeni kundra sepse kështu ju thanë në tivu?

Mbetjet aktualisht vijnë në Shqipëri sepse çdo import ka edhe mbetje.

Mendoni se mbetjet toksike nuk futen në Shqipëri aktualisht, por po presin me ankth daljen e ligjit?

Gjërat ilegale nuk rregullohen nga ligjet, përkundrazi.

Ligji nuk ndryshon asgjë sepse askush nuk sjell mbeturina në Shqipëri, për arsyen e thjeshtë sepse nuk i blen askush, ndërsa Kina apo India e paguajnë shumë shtrenjtë si lëndë e parë.
 

Sa shpejt që ju manipulojnë mediat!

Me nje fjale ti je pidhi somes i qut qe ka mbet i pa manipuluar! Eh?!

Ma vai a cagare... va!!!

Va, va, va...

Vaaaiiii....

Vai a cagare!

eshte ora tani me duket, qe lcohet pa dur  loool... smiley

smiley

 

Oh yeah! Eshte ora e Mr. Hyde! Femijet po flejne gjume smiley

te lire jemi, ja as admin sikur s'ka, por ke pa ti mo vlla qe s'me ben dora... nisem e shkruj dhe e shuj prape... jom me këlturë s'kam ca t'i boj dreqit, s'me le kultura dmth smiley

Te ka prish Amerika emigrant! smiley

smiley

hollu gjaku ku s'ma mo mer, te lutem e falemnerit gjithanej, i shpeton jeten tjetrit, hidhesh para maunes qe ai s'po e shef, shpeton edhe vete kot, per qime, edhe ne fund, ne vend qe te moresh t'pakten naj duartrokitje te vaket nga kalimtaret qe qellojne aty, ata rrine e te shohin me qortim, ti e ndjen qe po bo nje faj, po meazallah se te bi menia, e nejse, pastrohesh pak, shikon gjunjet qe te jon bo cope nga plonzhoni, brrylat gjak si ajo pune mo, kpucet kon merdhif, s'ke shum dhe qe i bleve, epo mire, thu, ja e bona nje te mire sot per komunitetin, i shpetova njonit jeten, edhe bon me ik, kur prap ato shikimet e shtremta: mos harrove dicka? te thone me kercenim... cer kom harru mer, belbezon me vete, kontrollon kuleten, jo shyqyr ne vend qeka... kur ata: "cila eshte fjala magjike"?... hej bela... rri si dru, gati te kerkosh falje per c'ka ndodh, vetem me leni te iki tani, pa kurora lavdie i vdiq nona asaj pune, s'ka... kur ata prap: "ca themi ne kesi rastesh"?... dhe aty te bi ne men, i bi ballit me dore, ke harru me i thon falemnerit atij qe  i shpetove jeten.

 dmth ti vlora, thua qe meqenese futen ilegalisht plerat, duhet ti ligjerojme, apo jo, apo  tu hapim me shume rruge dhe te kthehet Vlora dhe e gjithe Shqiperia , si Somalia ne breg te Adriatikut?!!!!

Une jam kunder ketyre nismave per faktin se;

jane nisma te komanduara politikisht

ligji per lenden e pare(plehrat) eshte shume i mire, biles eshte me patriotik se sa e kane vendet e tjera komshi evropiane

referendumi vertete eshte virtyt demokratik por ai vlen per disa ceshtje te kufizuara te nje rendesie te jashtezakonshme. ligji per mbeturinat nuk kercenenon asgje pervecse eshte mundesi tregu e ka vlere ekonomike

fare mire mund te behen referendume per cdo gje ne shqiperi por shqiperia nuk eshte demokraci direkte. shqiperia eshte demokraci indirekte dhe per ligje te tilla jane zgjedhur deputete qe paguhen nga taksat e pasuria jone e perbashket.

kam ndjenjen se shqipot jane te prire per adaptim kulturash. Kultura tregtare psh. eshte importuar nga turqia, arabia sic e vini re ne cdo cep te rruges apo te tregu gabi. Kultura artistike e muzikore eshte e tipit tallava me ambicje per tu ekspozuar edhe me anadollake se kurdet e turqise. Kultura e shoqerore psh. i ngjan asaj te kurvave sllave deri ne amnezi kritike civile, mjafton te shohesh si vishen semaforeshat e deri te gangot e kafeneve 1 meter te gjate e fytyre katunari skerlatine. Keshtu ne tradite edhe kultura politike, kopjohet anarshizmi e vandalizmi grekofil dhe na serviret si patriotizem opozitar; kopjohet bojkoti i serbeve te mitrovices dhe na serviret si demokraci e gjalle; kopjohet enveri a putini e na serviret si shpetimtar e ri-lindas; kopjohet legenlleku, lafaralleku e llapaqeveria e politikaneve italiane e na serviret si liri e shprehjes se lire; kopjohet idea teorike e nje referendumi dhe paguhet, komandohet e mediatizohet tjeter per tjeter sikur te kemi te bejme me shtet referumdor e jo se 140+1 deputete paguhen, ligjerojne dhe drejtojne kete shtet qe ka problem njerezit-pleher ose 3 milion mbreterit ...e dhjere!

kev

 

 

Po po, mire e ke ti. Besimin duhet ta kemi tek deputetet. Por problemi eshte qe deputetet jane 2. Njeri Sula e tjetri Edvini... vullnetin e popullit nuk e pjerdh njeri more kozmopolit, qe na bere nje analize te thelle...

Ca interese ke ti te mbrosh plehrat, duke na rekomanduar ligjet e komshinjve. Le ti marrin komshinjte plehrat kesaj rradhe, se shyqyr po behemi origjinale...

fgm,

po te ishte demokracia e tille ne te gjithe evropen qe deputetet te pyesni popllin edhe per prodhet atehere i bie qe asnje shqiptar te mos kishte ne evrope sepse asnje nuk do ti duronte e mbante me buke e uje sot e 20 vjet. shikoji pak gjerat me me llogjike dhe jo vetem ne masen e kokrres se orizit

Leri keto PLEHRA po na thuaj derman si u be puna e asaj ... zonjes se nderuar sekretare te pare te ambasades shqipetare ne Berlin, e hoqei Shkelqesia e tij Babasqap nga puna apo t'a ndegjoje fjalen ty? smiley

Ti je kundra sepse je salist berishian e s'di gje tjeter nga jeta

dihet qe je kundra, as qe vihet ne dyshim, sapo te lexon emrin

 

AL noshKaido - 5 Janar 2012 - 12:13 

o Brad..ti e mban me buke kete kevinjonin? po i hedh leket poshte po te them. S'e ka gje performancen ky, merr nje tjeter pa mik...

 

smiley

Edhe une e shoh si kok e kedhit .Ka Logjike , ka Argument . Me te vertete imgjinoni sikur Andaluzia te kishte Referendume , doemos qe deputetet e Monakos do kishin thene se ata te vendeve arabe i duan Plehrat . .Debati i zjarrte Cili - Toni Bler gjithashtu nxorri triumfues Cilin per atgumentin e pakundershtueshem ku theksohet se "per vende me demokraci jo te Drejte , duhet gjujt terthorazi "
Me argumentus dhe absolutisht i Ameshuar , eshte fakti i Nikollaqit ne biseden me Olimbine si bibel per ekonomine ...dhe duke qene i tille mbetet qe shumica ketu nuk kuptojne as sa nje hapsire e kokres melit .
Poshte referendumet e komanduara . rrofte parlamentarizmi !

Uroj suksese me kete levizje!

Ok, fotokopjen e kartes se identitetit sapo e bera. Koha qenka e bukur me diell. Po nisem drejt bllokut per ta kry ket pune. 

Kur do te filloj Referendumi per largimin e plerave te verteta te kombit shqiptar ???

Le ta firmosim!

+1

e tha pra komandanti: mbeshtesni aleancen "e pavarur" te plehrave! .smiley

 

PS do të mbështesë referendumin për importin e mbeturinave

 

    PS do të mbështesë referendumin për importin e mbeturinaveTIRANE - Partia Socialiste do të mbështesë aleacën kundër importit të mbeturinave, në mbledhjen e firmave për refendumin që synon të rrëzojë këtë ligj.

Vendimi është marrë gjatë takimit që kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar me kryetarët e kësaj force politike në rrethe, ku u është bërë thirrje që të mbështesin këtë aleancë.

 

Bravo nismetareve,keta tregojn se ne Shqiperi ka akoma Shqiptar,shpresoj qe ta shpien deri ne fund,referendumin megjithese,Sala & Edi do peripqen fort ta manipulojn edhe kete alenace(ashtu siç kan manipuluar çdo lloj shoqate e aleance qe ju ka prish pun ) kunder plerave sepse ata te dy jan veçse plehra

p,s  prindrite e mi kthehen pasneser ne atdhe dhe ata te dy do ta firmosin peticionin

Kjo nisme ka dhe nje gje tjeter te mire nese ka sukses: per here te pare zbaton demokracine e drejperdrejte dhe hap rrugen per demokratizimin e Shqiperise, ose te pakten hap rrugen per te penguar autoritarizmin e metejshem te Shqiperise.

Nese ka sukses tregon se Shqiperia nuk ka vdekur dhe ka shpresa.

Po nese duam te mbledhim firma per ti lehtesuar punen organizatoreve dhe per te kontribuar modestisht ne kete nisem, ku te drejtohemi?

Cudi me bo qe nuk e nisen kete pune perpara festave... Sipas llogarive keta duhet te kene qy ket jave te pakten 70k firma..

naj pershtypje prej anej kur t'jet e volitshme?

hap portofolin..

A ka ndonje mundesi qe ne te dhijaspores te firmosim dhe te cojme edhe dokumentat e skanuara per kedo qe ia do trapi ti verifikoje?

Une e firmosa sot dhe procedura ishte e tille: 

- Te mernin dokumentin e identitetit dhe e fotokopjonin. Psh une i dhashe karten e identitetit.

- Pastaj te jepnin nje formulare me disa kollona ku me shkrimin tend plotesje me kujdes Emrin, Atesine dhe mbiemrin, daten e lindjes dhe numrin/kodin personal tek karta. Pastaj, ne kollonen e fundit vendosje nenshkrimin/firmen. 

-Kaq, dhe sigurisht qe te falenderonin!!!smiley

Une ato 14 kushurinjte me banim jashte shteti, per te cilet votuam une dhe im vella ne zgjedhje lokale, nuk mund ti perdori per firma ne referendum. Bie ne sy teper, s'duket mire. Por po organizojme nje ekip e do veme nje mail dhe adrese (per te moshuarit qe nuk perdorim kompjuterin dhe duan te postojne zarfin ) ku te nisni fotokopje dokumenti dhe do te firmosim ne per ato qe banojne jashte. Pa frike se nuk i keqperdorim per zgjedhje politike smiley

Mire  o mire deshirave dhe  frymes se njerezve qe e duan kete vend po....mjafton tu  thote te  veteve " imarri" qe " "mos delni ne referendum "dhe ushtaret "gatitu..!" Mitepo  ashtu nuk plotesohet kushti per pjesmarrjen  51 % te popullsise, me moshe per votim dhe referendumi shkon ne ...Esfel-El-Safilun...

Shpresoj qe do kryhet me sukses, por le te themi se shpresa vdes e fundit, pasi mundesite jane te pakta.. njerezit kane frike te veprojne ndryshe dhe te jene te lire ne deshirat e tyre, sepse te tjeret ua imponojne te drejtat. Keta "te tjeret" do bejne lemsh cdo gje per interesat e tyre personale, do luftojne me te gjitha menyrat qe referendumi te mos sjell asnje dobi. Le te shpresojme o popull qe do jeni ndergjegjesuar..

Sapo me thane nje statistike se deri ne oren 17:00 te dites se sotme, vetem ne 4 pikat e hapura ne tirane e kane firmosur peticionin 1897 qytetare. Fillim i mbare po te mendosh qe eshte vetem dita e pare, pasi ne diten ne vijim, njerzit do te shtohen, se "sheh rrushi rrushin dhe piqet". 

Shqip - Fshatarët ngrihen në protestë kundër plehrave

Librazhd

Pas dy vdekjeve në fshat kërkojnë ndalimin e grumbullimit të mbeturinave të qytetit

Banorët e Komunës Qendër në Librazhd janë hedhur sërish në protestë duke kundërshtuar depozitimin e mbetjeve urbane dhe të komunave përreth, pranë banesave të tyre. Ata ankohen se djegia e mbeturinave po rrezikon çdo ditë shëndetin e tyre. “Pas dy vdekjeve në fshat gjendja është bërë alarmante. Të gjithë jemi të frikësuar. Djegia e mbetjeve spitalore së bashku me ato urbane dhe asgjësimi i municioneve luftarake në malin e Zgarës me anë të shpërthimit janë faktorët kryesorë të përhapjes së sëmundjeve në fshat. Duhet të hiqen urgjentisht mbeturinat, sepse jemi të rrezikuar”, thotë një banor, duke shtuar se në rast se nuk merren masa për largimin e tyre, do të vazhdojnë protestat. Mësohet se paraditen e sotme banorët e Komunës Qendër do të protestojnë përpara Bashkisë së Librazhdit, duke kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre. Ndërkohë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugës për automjetet e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit. Madje banorët pohojnë se do të bëjnë rojë gjatë natës për të mos lejuar asnjë makinë të grumbullimit të mbetjeve urbane të afrohet pranë komunës së tyre. Protesta në zonë erdhi pas vdekjes së dy vajzave nga shkaqe ende të pasqaruara prej autoriteteve të shëndetësisë. 24 orë pas vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla në spitalin e Librazhdit, u shtruan edhe Fatos e Flutura Allkja, me simptoma të përafërta me atë të 21-vjeçares. Ky fenomen shkaktoi panik te banorët, të cilët ngritën dyshimet se shkak ishte ndotja e mjedisit nga djegia e mbeturinave, sidomos atyre spitalore.

Ja nje mundesi proteste popullore qe vlen drejte per drejte per mbrojtjen e shendetit e ambjent te pershtatshem per jetese me dinjitet ....e jo referendume politike duke shfrytezuar e manipuluar problemin e vertete. Ligji per mbetjet eshte nje pergjigje e duhur qe duhesh te orientonte popullin te krijoje mekanizmat teknike e llogjistike per tju gjetur zgjidhje por kur mentaliteti anadollak nuk di ta shfrytezoje se e ka mendjen te rri gjithe diten ne kafe, na ngelet me u marr me referendume te komanduara, si vazhdimesi e nje politike te kundershtimit permanent e per cdo gje. Ju rrofshin aleancat x y se ne kete menyre nuk tregohet demokraci e rritje e ndergjegjes por vetem corientim turme te nivelit te shekullit 18!

 Barney commits suicide

Dy muaj sa te mblidhen firmat, dy te tjera deri sa te depozitohen ne KQZ, e deri sa ta shqyrtojne, vajten 4-5 muaj, erdhi maji, e dy muaj sa t'ia kalojne njeres prej dhomave te larta te parlamentit, ate te Komisionit te Ligjeve, erdhi vera, pushimet e nga shtatori vendosin per daten e referendumit, qe nuk mund te jete me shpejt se 3 muaj se u jepet kohe paleve te pregatiten, e ja ku erdhi dhjetori apo janari i 2013 per mbajtjen e referendumit, ikja e dritave se eshte ftohte, dhe aty ujku ben kerdine smiley

Pjer, 

Per fat te mire, kuvendi yne nuk ka shume dhoma. Ose me mire te them laj thaj ka vetem nje dhome ku merren vendimet e matura, kuptohet ka edhe vetem nje folese/spikere; keshtu qe ata nuk do ta vonojne vendimin.

Komisionet e ndryshme, si ai i ekonomise, ligjeve, arsimit etj, (jane nja 6-7-8 komisione, ne mos gaboj), keto quhen dhomat e Larta te Parlementit. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, nuk jane mesuar akoma me kete terminollogji. 

A ekziston ndonje mundesi per mobilizimin dhe te emigranteve, sa i perket firmosjes se aktit? Na dergoni formularin me email se jua kthejme me poste. smiley

Per mundesite pyet PS-ne apo shkruaj ne edi@twitter.com/unist se ato e dine me mire si e kane organizuar kete aleancen "e pavarur"...

 

Mediu akuza PS-së: Kërkon rrëzimin e ligjit të mbetjeve

 

     Partia Socialiste sipas Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu po qëndron prapa grupimeve të caktuara të cilët në mënyre abuzive kërkojne rrëzimin e ligjit, për menaxhimin e integruar të mbetjeve me referendum popullor. Por selia roze ka theksuar Ministri Mediu është organizmi politik, i cili nuk nuk ka as të drejtën morale ta bëjë këtë, pasi ka qenë ajo që ka lejuar gjatë qeverisjes së saj importin e mbetjeve pa procedurë
Ndërkohe Ministri Mediu ka theksuar se Ministria e Mjedisit ështëe hapur të diskutojë me çdo të interesuar ligjin për menaxhimin e integruar te mbetjeve, plotesimi me akte nenligjore i të cilit është një ndër prioritetet për vitin 2012, pasi sipas Ministrit Mediu vendi është në situatë kritike dhe zbatimi i shpejtë i këtij ligji është tepër i nevojshëm.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i bëri këto deklerata gjatë analizës vjetore të punës për vitin 2011 dhe prezantimit të prioriteteve për vitin 2012, ndër të cilat është shprehur edhe për forcim të strukturave të kontrollit ndaj subjekteve publike e private dhe veçanërisht pushtetit lokal ndaj krerëve të të cilit do të procedohet ligjërisht në rast të mos zbatimit të legjislacionit mjedisor për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve dhe ujërave.
  

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).