"Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin."

I ka kapërcyer të 70-tat dhe zakoni i malësorit e do mos me u korit as në ditën më të zezë. Halim Deda ka ditë të tilla për të rrëfyer. Ekzekutimi i të birit, Hekuranit, nga rojet e Kryeministrisë në 21 janar 2011 është një prej tyre. E ka qarë dhe përcjellë si e do zakoni. Por kur në derë i kanë trokitur “për të shitur gjakun e të birit” vdekja i është dukur kapak floriri. Edhe pse i biri kishte tre ditë nën dhe, 73-vjeçari nuk e ka humbur durimin.

Lajmësit e kryeministrit i ka përcjellë duke u thënë se nuk kishte gjak për të shitur. Një vit pas ekzekutimit i të Hekuranit, familja Deda ende kërkon drejtësi.

Z. Halim, po mbushet një vit nga vrasja e djalit tuaj përballë kryeministrisë. A gjykoni se keni marrë tashmë përgjigje çfarë ndodhi atë ditë me Hekuranin?

Jo, deri më tani unë nuk di se përse dhe si më është vrarë im bir, Hekurani. Vdekjen e tij e kam mësuar nga televizori. Ne jemi shtëpi e madhe dhe deri më tani nuk i kemi mbajtur krahun asnji force politike, por për këtë varfëri që po jetojmë sigurisht që duhet protestuar. Hekurani ishte pa punë, provoi të gjente këtu po nuk mundi, ndaj dhe doli për të protestuar.

Keni besim se kjo vrasje do të zbardhet?

Megjithëse kjo çështje po zvarritet unë kam besim se një ditë e vërteta se kush më vrau djalin do të dalë në shesh. Tashmë, pas një viti kriminelët duhet të ishin përballë drejtësisë, si ata që qëlluan mbi djalin tim dhe tre burra të tjerë, ashtu dhe urdhëruesit e tyre. Na vranë dhe na thanë në televizor se jemi kokëpalarë. Ai që sot është Kryeministër mund të deklarojë ç’të dojë, por hesapet mirë nuk i ka bërë. Unë kërkoj të di përse m’u vra djali me duar ndër xhepa… Ata e dinë fort mirë se kush është autori dhe urdhëruesi i vrasjes së Hekuranit.

Për kë e keni fjalën kur thoni që “ata e dinë” se kush është autori i vrasjes së Hekuranit?

Kanë qenë lajmësit e Berishës ata që kanë thënë këtë. Madje kanë ofruar edhe para në mënyrë që unë të prisja për kafe në shtëpi kryeministrin Sali Berisha. Në shtëpinë time, as hasmi nuk ndalohet për të shprehur ngushëllime. E unë me 21 janar kam hapur dyert e mortit për djalin. Se ma vranë djalin… Kam pritur në shtëpi këdo që ka ardhur për ta ndarë me familjen tonë dhimbjen. Erdhën edhe ata që kërkonin ta shisja unë gjakun e djalit.

Z. Halim, kush ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe çfarë ju kanë kërkuar?

Ka qenë dita e katërt që ishte vrarë Hekurani. Në mbrëmje vjen këtu një makinë e madhe, (një fuoristradë sipas saktësimeve të familjarëve) me xhama të zinj. Kërkuan të bisedonin veçmas dhe veten e paraqesin si punonjës së gardës e njerëz të afërt të familjes së kryeministrit. Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Kanë ndenjur mbi dy orë në shtëpi e mezi i kemi përzënë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve. Pa ardhur këto njerëz unë mund ta prisja kryeministrin për ngushëllime… Por kur mu kërkua shitja e gjakut të djalit, kurrsesi nuk mund ta pranoja më.

Z. Halim, është lajmëruar se më 21 janar, pra pas disa ditësh, do të organizohet një protestë-homazh në vendin ku u ekzekutuan Hekurani, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. A do të merrni pjesë në këtë protestë?

Sigurisht që po. Madje, e ftoj çdo shqiptar të ndershëm të bashkohet aty. I duam vrasësit të vihen përballë drejtësisë. Sigurisht që do të jem. Se do të përkujtojmë tim bir.

***

Të zhvendosur nga Kalaja e Dodës prej 22 vjetësh, familja jeton në zgrip të mjerimit në fshatin Laknas të Tiranës

Në shtëpinë e Hekuranit, aty ku drejtësia pritet në qetësi

Rruga që të çon në shtëpinë e Hekuran Dedës, një prej viktimave të protestës së 21 janarit 2011 përballë kryeministrisë, është tërë baltë e gropa të mëdha. Ndërsa disa shtylla prej druri, të bëra me dorë, përçojnë rrymën elektrike ku banon familja Deda. Shtëpia ndodhet në fund të fshatit Laknas të Tiranës, e prej 22 vjetësh Halim Deda së bashku me vëllezërit e tij dhe fëmijët janë vendosur aty duke blerë një copë tokë, me të cilën mbajnë frymën, jo vetëm njerëzit, por dhe gjëja e gjallë. Vendasit e kanë identifikuar lagjen si vendi ku banon viktima e 21 janarit. Ndryshe, në këtë vend ku zor se mund të mbërrish në shtëpinë e Hekuran Dedës. Të atin, Halimin, e gjejmë verandën e shtëpisë, duke u ngrohur në rrezet e diellit që në këto ditë të acarta fal pa çmim ngrohtësinë e tij. “Është ftohtë brenda ndaj jam ulur këtu, por ejani brenda”, – të thotë tërë përzemërsi Halim Deda. Plaku e di fortë mirë se këto ditë shtëpia e tij do të jetë plotë me njerëz. Është njëvjetori i ekzekutimit të djalit të tij, Hekuranit, e duket se jeta e përvoja i ka mësuar aq sa për të kuptuar si gjendemi aty.

“Ma vranë djalin, por askush nuk ka qetësi deri sa të gjendet se kush ka urdhëruar për të”, – nis bisedën dibrani, e fill dërgon nusen e djalit për të marrë të vetmet sende që i kanë mbetur nga Hekurani. Një paketë cigaresh e papërfunduar dhe një portofol me 300 lekë të vjetra në xhep, është ajo çka ka pas me vete Hekurani atë ditë, ndër protestën që do të “përmbyste me dhunë regjimin e Berishës”. 73-vjeçari i vërtit ndër duar sendet që për herë të fundit ka prekur i biri, a thua se kështu rikthen në jetë Hekuranin.

Është ende në zi, ashtu siç janë dhe nuset e shtëpisë e vëllezërit e 32-vjeçarit të ekzekutuar me një plumb në kokë përballë kryeministrisë. Jetojnë në varfëri të plotë, e për këtë mjafton të shohësh duart e Valentinës, nuses së shtëpisë, që i ka përveshur deri në llërë duke gatuar vetë bukën e përditshme.

Ndërsa fëmijët janë veshur si mos më keq, por askush nuk ban za. Ilmi, djali me të cilin jeton tashmë Halimi, të thotë se mbajnë frymën gjallë me punën e tij të krahut. Por dhe kjo që pas ngjarjes së 21 janarit është fort e vështirë për të. Për autoritet e qeverisjes vendore, familja Deda shihet si delja e zezë. “Askush nuk na përkrah, por edhe po të kërkojmë në komunë qoftë edhe kushtet më elementare të jetesës askush nuk do të denjojë të kthejë përgjigje. Ne këtu nuk kemi ujë, dritat i marrim me shtyllë druri dhe për rrugë as që bëhet fjalë. Jetojmë si në geto”, – të thotë Hekuran Deda.

Por duket se nuk është mjerimi ai që dhëmban zemrat e të afërmeve të 32-vjeçarit të ekzekutuar. Arsye dhe kush vrau vëllanë e tyre duket se është pyetja pa përgjigjen e së cilës kurrë nuk do të gjejnë qetësi asnjë prej meshkujve të kësaj familje. E për këtë janë gati të sakrifikojnë gjithçka. Deri më tani, një vit pas ngjarjes së 21 janarit, po përballen me mjerimin. Por drejtësia është një kambanë që bie fort në Laknas, gjëmimi i së cilës zor se mund të lërë në qetësi këdo që ka dijeni për ekzekutimet e 21 janarit. 

65 Komente

Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Kanë ndenjur mbi dy orë në shtëpi e mezi i kemi përzënë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve

Per ata qe ende mendojne se Berisha mbrojti institucionetsmiley

Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin.

..dhe me poshte autori shkruan;

...kush vrau vëllanë e tyre duket se është pyetja pa përgjigjen e së cilës kurrë nuk do të gjejnë qetësi asnjë prej meshkujve të kësaj familje. E për këtë janë gati të sakrifikojnë gjithçka.

..eshte disi e pallogjikshme dhe kontradiktore  fakti  qe autori ka "zbuluar" se famijareve i eshte ofruar fotoja e vrasesit te djalit dhe ata nuk e paskan pranuar...ne tenjejten kohe thote se jane gati te bejne cdo sakrifice sublime per per te zbuluar ate ...

Keshtu jane keta capaconjte qe nuk punojne tek 55-a,,, mos jua ver veshin. Bejne sikur nuk e kuptojne qe njerezit e KRYEMINISTRIT donin t'ja jepnin foton qe familja te merrte hak vete sipas zakonit te maleve... kurse ky i jati i te ndjerit po i perdhos zakonet e po kerkon drejtesi nga SHTETI keta njerez nuk e meritojne shpirtmadhesine e kryeministrit qe tak-fak jua gjeti vrasesin.

kaposho me siguri qe lajmsit e frymorit kishin pergatitur per ti dhene foton e Edi Rames, ate lakuriq. A thu ti qe ky ishte vrasesi?

Ato nuk pranuan "paketen" para+kryeminister+foto si poshteruese, por eshte e pallogjikshme te mendosh se ato nuk duan ta njohin vrasesin.

Nuk eshte krejt e pallogjikshme nqs oferta e fotos se vrasesit eshte paraprire nga nje bisede e tipit "ne e dime qe nje bodyguard i Ed Rames ka qene ate dite ke tarraca e Fidelit, dhe ne kemi fotografi per t'a provuar"! 

Skenar (i bisedes)  krejtesisht i mundshem per mendimin tim, qe ndjek llogiken e gjithe deklarimeve te aktoreve shteterore ato dite! 

Apo e kam gabim une? 

Plaku me cader, plaku me cader smiley

Nga pervoja ime, gjerat jane pak me bruto. Atij robit do i jepnin ndonje lek, kryeministri do e takonte dhe do i premtonte qe do gjenin vrasesit, dhe pastaj do iknin duke "harruar" qe ti jepnin fotografine. Pastaj kur plaku do te insistonte, njoni do t'i thoshte nje emer, po ashtu sekret duke ju lut qe "mos e priste ne bese"etj. 

Po te ishte burre kanuni ai kellira, i shkonte ne shtepi pa paralajmerim, i shtrengonte doren dhe i premtonte se shteti e kishte per detyre ti gjente vrasesit dhe ai si kryeminister premtonte qe do te angazhohej personalisht per kete. Ky mund te ishte gjithashtu edhe nje subject per fillimin e nje libri me comics te quajtur "SuperSula".

Nëse kjo është e vërtetë, i bie që kryeministri ofroi vrasësin për t'u vrarë. Sa i sigurt ka për t'u ndierë ai gardist tani kur njerëzit për të cilët vrau janë gati ta flakin?

Keto jane palacolleqe e kanibalizma ramiste qe perdorin viktimat per propagande dhe i detyrojne njerezit e ketyre viktimave, me pare e premtime te sulmojne kundershtaret e tyre politike e te mos presin keta kundershtare per ngushellime se pastaj me cfare te beje politike Edi Rama.

Berisha nese ka kerkuar te shprehe ngushellime te zoteria ka bere shume mire dhe ka qene nje akt i pergjegjshem prej zyrtari te shtetit, por Rama qe i coi keta njerez te perleshen me policine nuk mund ta lejonte dicka te tille pasi i rrezohej propaganda.

Sot te gjithe pyesim, kush jane vrasesit e ketyre njerezve? Kush jane pergjegjesit per dhunen ndaj policise dhe institucioneve?

Prokuroria hesht.

Sot te gjithe pyesim, kush jane vrasesiit e ketyre njerezve?

Ti s'ke pyetur, se po te kishte pyetur, do e kishe marre pergjigjen, nga KM-ja, dora vete:

Ngjarje që testuan e provuan funksionimin e kushtetutshmërisë së vendit. Ngjarje që morën përgjigjen më kushtetuese e ligjore. Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor, për të dhënë një herë e përgjithmonë mesazhin se në këtë vend askush e kurrkush nuk mundet që një qeveri të zgjedhur me votën e lirë ta nxjerrë nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë

Pra, qe ta marresh vesh, meqe dukeshe kurioz, ata njerez i vrau kushtetuta dhe shteti ligjor, sipas KM-s.  

Keto jane banalitete ramistesh se eshte perseritur shume here nga zyrtaret e shtetit se forcat e sigurise nuk kane pasur urdher dhe as nuk kane qelluar ne drejtim te protestuesve. Po te ishte e kunderta prokuroria e kishte te lehte te zbardhte ngjarjen dhe te ngrinte akuzat.

PERSERI PYES, KUSH JANE VRASESIT?

Ngjarjet, pra tentavia per te marre pushtetin me dhune dhe per te rrezuar nje qeveri legjitime sic e thote shprehimisht Berisha sigurisht qe mori pergjigjen kushtetuese.

U ndal gjithe ai sulm mbi institucionin e kryeministrise.

Kevinjon lol

Kevinjon e ka guximin ne fund nenshkruan Koka e Kedhit ose shkurt Kedh...Shembellen pak me te "revoltuarin revolucionar " Kevinjon , po nuk ma bluan mendja qe kedhi ti doje Vrasesit !
Qe te mirkuptohet kevinjoni , fjala Kedh do me thene ..." Kec mashkull" , dmth kandidat per tu bere Sqap e me pas Babasqap . Perdoret ne disa fshatra te Beratit ne kufij me Lushnjen dhe ne ca pako ane te Korces. Perdoret edhe si be ... "Per koken e kedhit " perdoret edhe si ankese "me mori kedhin " etj .
Po te vazhdoi me kete sherbim te "verber " ndaj oborrit te babasqapit , behet kandidat per KECAN !

Po mire mo, kush ta ka fajin qe pergjigjen e KM-s, dora vete, apo Lartmadhnise se tij (kur thote Brad) ti e quan banalitet ramist?

Ndersa prokuroria pas nje viti pune te lodhshme arriti ne perfundimin se:

Prokuroria: Ja pse 21 janari nuk ishte një “grusht shteti”

 

TIRANË- Prokurorëve të kryeqytetit iu deshën pothuajse një vit kohë për të konstatuar se demonstrata e opozitës e zhvilluar më 21 Janar 2011 nuk ishte një puç shtetëror apo grusht shteti. Në përfundim të hetimeve, prokurorët kanë arritur në konkluzionin se protesta e opozitës ishte e ligjshme, e pajisur me leje nga policia lokale, dhe nuk ishte një tentativë për të rrëzuar rendin kushtetues. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit qendror të akuzës dhe policisë, sipas të cilëve Prokuroria deri më tani nuk ka arritur të provojë se demonstrata e 21 Janarit kishte si synim rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.

Meqe pyete per punen e prokurorise.  Mire u lexofshim ne perditesimet e tjera. 

Po mire moj Monda, ti je duke me thane qe po t'kishin pase leje per protesta ato te Libise, nuk do ishin quajt grushte shteti? Qyqaaa!!!! Çare'thu ere shejon? :O

Grusht shteti eshte ai i libise dhe ai i Berishes ne 1998. Te quash kete grusht shteti, eshte si te quash grusht shteti Occupy Wall street.

Prokuroria: Edhe tre muaj hetime për dosjet e 21 janarit

Një grup prokurorësh është ngritur për hetimin e zyrtarëve dhe efektivëve të Gardës së Republikës për vrasjet e 4 demonstruesve dhe plagosjen e 6 të tjerëve. Grupi tjetër i hetuesve po punon për hetimin e organizatorëve të demonstratës, për të zbuluar “puçin” imagjinar(kjo tregon militantizmin fanatik te gazetarit qe shtermberon me dashje akuzen e shkruar ne dosje)  . Për të dy këto grupe të hetimit, që kanë edhe punën më të vështirë, është vendosur zgjatja e afatit hetimore edhe për tre muaj të tjerë për shkak të vështirësive në hetim”,- thuhet nga organi i akuzës

Ne OWS nuk ka gjujt kush me gure, e me mjete tjera (pllaka trotuari, hunj te flamijve...) policine apo bankat apo zyrat e burses apo city hall-in. Edhe ktu kemi pllaka e gure neper trotuare dhe parqe apo shkopinjt e flamujve apo cadrat. Ktu policia i ka sperkate me peppermint spray vetem sepse kane llapur nji cika ma teper se sa duhet. Policia dhe mayori ate kane prite, qe turma te niste ushtrimin e dhunes ndaj policise qe t'arrestonin t'gjithe e ta mbyllnin protesten. Ktu gjate protestave t'kane arrestu vetem per j-walking e jo ma per tjera, dmth kur ti je ne rruge te madhe dhe jo ne trotuar, apo duke kalu nga njani trotuar ne tjetrin pa ecur ne vija te bardha dhe nderkohe qe drita asht e kuqe. 

C'eshte ky debat? C'me flet per arrestim? Je ne terezi? Kush po thote te mos i arrestonin? Po flasim per kater te vrare! E kupton logjiken e debatit qe ben? Gjithe ai paragraf per arrestim? O Zot, cfare mendjeje e kalbezuar! Po flasim per te vrare! Asnje shtet normal s'ka vrare protestues, as ne Itali e asgjekundi ne perendim ku pati perplasje te dhunshme. I kane arrestuar! T'i arrestonin! Shume mire! Po vrasje thate fare, tjeri duke bertitur mbi podium, me duart lart, si Hekuran Deda, Aleks Nika qe ishte me duar ne xhepa, ne anen tjeter te trotuarit! Te gjitha ne video! 

Po a je n'terezi ti more idiot? A se ke pa mercedezin 240D qi ka tentu me shperthy barrikaden mbrojtse te hymja e kyeministrise??? Aty nuk ka ma arrestime, aty asht lufte!!! Ato djelm betohen qi kane me mbrojt ato objekte dhe territore me jeten e tyne; kjo meqi guret nuk ju bajne pershtypje. 

Ai benzi me dinamit, i derguar nga njerezit me cadran pistolete e stilolapsa bazuka? Dhe pastaj thone qe Sala i ben fjalimet sikur ka publik idiot. Jo re jo, e di ai kujt ia thote.

Ktu ne amerike, ne disa shtete rrepublikane (qi ua hangsha zemren!!!), kane te drejt me ta fut plumb bethsh nqs te shikojne ne pronen e tyne private, ska randsi a ke kallash ne dore apo je thjesht duke krehur floket.

Kush po flet per prone private? Varja, qenke rende. Kalofsh mire. Hap syte andej, se mos merr plumba bthes, ose dhe ndonje gje tjeter.

Mire e ka Teefa ,hyn prona private ketu ,qysh s'hyn?

Edhe Sala ,prone private e ka Shqiperinesmiley

Bythes po i merrni ju qe ju rrahin e sju lane as me kjajt. smiley ah sale ta hangsha zemren!!! smiley

Ti sales duket qe je gati t'i ha me shume se zemren, dhe te ferkosh barkun e te fshish buzet me qejf kur te cosh koken.

Per sa kohe qi t'kemi ty dhe shoket tuej, ka kush ja shfryn k*qet Sales. smiley

O Teef, qeke i pjerdh krejt. Po krejt ama. 

ows megjithese ishte nje proteste paqesore dhe qe nuk synonte rrezimin e nje qeverie legjitime ose konfrontimin me forcat e policise dhe nuk organizohej nga opozita parlamentare, ne cdo rast policia nuk lejonte asnje vandalizem ose te dilej pertej caqeve ku ja u kishte caktuar protesten. As nuk mendohej kjo ndryshe perdorej forca sic e pame ne shume raste.

Ne Shqiperi makina benz godet hyrjen e kryeministrise! Skandal! Imagjinoni sikur kjo te behej te dera e shtepise se bardhe, do kriste lufta.

Terrorizem, vrasje e mbetur ne tentative, akte te qe cenojne sigurine integrale te shtetit dhe shtetasve te tij dhe presidentit te ShBA., etj etj., duke perfundu me t'gjitha nenet e godit rrugor qi jane thy. Lol se po ti kishin gjete ndoj cakmak apo shkrepse per me ndez duhanin... Uuu ca do ti kishin ba!!!  Se spo themi per ndonji thike me qeru mollen apo kacavide per te liru e shterngu vidat. smiley

Sigurisht, Sala terrorizem do thoshte, cfare tjeter. smiley Edhe cadra tank, buzkuqe me shtate samuraje brenda, dhe kuti duhani me bombe atomike. 

Edhe n'fund edrama me twitter, arma ma e rrezikshme. smiley

nuk kane qelluar ne drejtim te protestuesve

smiley

smileysmileysmiley

Respekt per t'gjith ju qe keni akoma energji ta shtrydhni ket teme qe ka 1 vit qe behet telef.

Turpi i radhes te vazhdosh te besh politike me viktima!

Perpara se te diskutoni mbi nje pacavure mashtruese te prodhuar ne guzhinen e Fidelit e Rames duhet te keni parasysh se jemi pak dite prane 1 vjetorit te revolucionit te deshtuar te 21 janarit. Eshte ne praktiken e PS-se te beje politike me aksidente e viktima. PS-ja e Rama kane nevoje per pak propagande per te justifikuar poltiken e tyre te shkaterrimit te shtetit shqiptar ne keto 2 vjet e gjysem, si dhe fajin e qarte qe ka Rama e PS-ja per humbjen e jetes se 4 te mashtruarve e gjynafqareve!

PS-ja dhe Rama organizuan nje tip grusht-shteti me 21 janar. U shkoi huq! Presidenti dhe Ina Rama ishin pjese e planit famkeq dhe kjo po behet cdo dite akoma me qarte! Ina Rama po mban peng hetimet dhe Presidenti i majte ben lufte personale ne maje te shetit Shqiptar me maxhorancen!

Kryeministri Berisha nuk do te shkonte kurre tek shtepia e ndonjerit nga ata te 4 viktimat aksidentale qe pretendonin te rrezonin shtetin duke cenuar ligjin e rendin kushtetues sepse nuk mund te respektohet nje sulmues i rendin e institucioneve te shetetit, aq me teper kur u kercenua pa sukses vete jeta e nje kryeministri te zgjedhur lire e demikratikisht te nje shteti demokratik e antar i Natos.

Keto intevista mashtruese jane prodhim - made in demagogu! 21 janari po vjen nje vit me vone dhe Edi Rama, krimineli i vertete e vrasesi i vertete i tyre eshte akoma i lire, akoma genjen e mashtron dhe akoma kercenon rendin e demokracine me anti-shqiptarizmin e tije skizofren!

Turp edhe nje here te perdoresh viktimat gjynafqare per lojra politike por me turp akoma eshte kur me injorantet e me grindavecet qe kane mbetur gati shumice ne shqiperi nuk jane ne gjendje te dallojne mashtrimin psikollogjik qe po i u imponohet atyre.

kev

Lum si ti qe je rehat.

 

ti nuk ben pjese ke "gati shumica" smileysmiley

"shumica" ia thua ne kuptimin qe eshte dicka e permendur te shkrimi yt, me idene qe e ka lexuar njeri ate gomarllek? LOL

e paske lexuar gomarllekun E? smiley

as e marr mundimin, lol. s'kam lajthitur smiley 

lumsi ti smiley

dukesh ,dukesh qe nuk me njeh. smiley

nuk thua shyqyr? keq do ishte sikur te njihja dhe te kalasifikoja direkt te gjysma e mbetur smiley

E pastaj ? a thua se do behej hataja e madhe ?smiley

aspak! edhe ajo shoqeri eshte  smiley

Sali-Allahu ak bar!smiley

 ti gelltit "55" m duketsmiley

ndoshta edhe e kunderta smiley

e kunderta, i bie produkt e asaj qe pertyp, aty aty jane, si bichim chorbe!

Po mire ca thashe ndonje gje te keqe qe ishte per tu hequr ai komenti im..smiley Pse do e pranonte plaku kryeministrin per ngushellim kur e di qe djalin ja kane vrare njerezit e tij??? Apo u ofendua nga parat? pffffff
"Pa ardhur këto njerëz unë mund ta prisja kryeministrin për ngushëllime… Por kur mu kërkua shitja e gjakut të djalit, kurrsesi nuk mund ta pranoja më"

Me gazetarine shqiptare, e cila ma teper shtrembnon se sa sjelle fakte e hetime te mirfillta nuk mundet njiri me i marre si te mireqena kto muhabete kafeneshe; kshuqe detyrohemi me vendose me zgjedhe mes t'beshmunit dhe t'mosbesumunit. Kshuqi un ne ket rast, nuk besojai vllai i hekuranit asht aq idiot saqi me i ba kto deklarata! Ktij i kane vra vllane dhe ka ftyre me fole per pare? Po te ishte thjesht fotoja e vrasesit, ajo asht dicka tjeter at'here.

nuk esht i vellai, eshte i jati.

Ti mire qe nuk di te shkruash shqip, por nuk di as te lexosh. Te vjen dhe keq pastaj kur te thone qe je mendje e mykur.

As nuk e vè fare nè dyshim lajmin..se mos èshtè hera e parè...edhe nè Gèrdec e njèjta gjè,u dhanè pare e ju bènè shtèpitè e gjaku u harua....kètyre qè tè bèjnè pèr qorra e budallenj e qè mendojnè se janè tè pèrjetshèm nè pushtet..ju uroj jetè tè gjatè,nè mènyrè qè tè kenè mundèsinè tè shijojnè sjelljen qè do tè kenè ata qè sot vriten e denigrohen me ta,kur rolet tè ndryshohen,duke njohur historinè e karakterin e atij vendi..jam i sigurtè se mè zi kanè pèr tu a bèrè..me shumè tè fala drejtèsisè!!!

Bjen njiri ne hall me ju more, hall me ju ba shpi e hall mos me ju ba. Nuk asht problemi i qeverise se shqiptari e shet gjakun. Sidokjoft shteti e ka per detyre me u ndertu shtpite, si atyne te gerdecit ashu edhe atyne t'permbytunve nshkoder apo atyne fukarave qi skane buk me hanger. Asht gabim, qi qeveria e sales mund ta perdorin ndertimin e shtepije per te ble gjakun e marrun, nfakt asht shume e ulet; por ma i ulet asht veprimi i atyne familjarve qe e qepin gojen e bajn sikur ska ndodhe kurr gerdeci apo permbytjet.

 Zot i Madh ! Sikur njerezit e thjeshte, qe kane pesuar gjemen, ata te qeverrisurit e thjeshte  e shume hallexhinj, si te  familjes se te  ndjerit Hekuran, t`i  degjonin keta diskutantet intelektuale, qe i perdhosin me cilendo fjale, qe u del prej goje, me sigurido t`i peshtynin.

  Shyqyr, per ata Halimer, qe  nuk ja u  ofron Zoti kete  mundesi!Ju  ka kursyer peshtymen.Sikur  njeri prej ketyre "intelektualeve", se jashtmi, te kishte patur  vellain me fat si te Ziver  Veizit, i cili  ishte  vetem 56  kile burre,mesiguri  do fliste kaqi "bukur"...! Ju kujtohet as si? Ai more burra dheu,  qe desh e "pushtoi", me trupin e vet  gjigand, kullen  e Salihut  tuj  bre! I kishte  bzajt Rama ke veshi  dhe i  pat thanun; "sulmo he burre, me ja marre kullin Salihit !Mirpo salihi diti me mbrojt  "institucionin Salihi"  me pushke dhe plumbat... ne kreje t`ballit Ziverit ! I pat palose tre njiherish!

   Ja pat mbush tan xhepin Rama,po besa! Se kur e ormisen per ne ate rrugen e moskthimit, ja gjeten te  tana, bash ke xhepi i majte.Plot e perploti 250 leke...!

 A  e keni  nigju bre burra  diten e 21-shit, ku  Institucioni  Sali, si u pat  qellue dhe  nuk di kush i pat thanun, se paskej dhe te ranun, dul  si burre, sak malcie dhe foli neve, te paqellumve, tuj  na thanun:

.."Te vramit i kan qellue ka pas shpine...!" Medemek, ka fronti i Rames.Por  njai dreq kamereee!Por  Ai, juji  pra,  prap ja dul.

 A nuk asht nji burre i verteti malsie nji  Ky ?Ju  siguroj dhe  une qipo! Asht nji i  tille, sikur  disa, "t`shkollum", qe ja mbajne fort isnon sodit.Ini bre, burra malsie!Se veç nji  burr i tille, ja çon lajmsin me pare gjaku, babait  bash diten, q`asht ne mortje te se birit !

Ju qofshi dhe mos ndrrofshi kurre! I  duheni ktij veni! I duheni..........Ky  ven ka me hec perpara, ne demokraci.Sidomosi me kurbetllinj si...Ju 

 

 

Z. Halim, kush ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe çfarë ju kanë kërkuar?

Ka qenë dita e katërt që ishte vrarë Hekurani. Në mbrëmje vjen këtu një makinë e madhe, (një fuoristradë sipas saktësimeve të familjarëve) me xhama të zinj. Kërkuan të bisedonin veçmas dhe veten e paraqesin si punonjës së gardës e njerëz të afërt të familjes së kryeministrit. Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Kanë ndenjur mbi dy orë në shtëpi e mezi i kemi përzënë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve. ..

 ..  dita e kater , mbremje, xhama te zinje, vecmas, me ofruan para. me premtuan foto se kush qelloi,,dita me e zeze e jetes time, ishte sikur po ma vrisnin Hekuranin edhe para syve,...jane keto fraza pikante ndjesie dhe sinqeriteti te nje plaku qe i eshte thyer zemra, nga vrasja e djalit, dhe i jane peshtire " negociatoret" e vrasjes, si ata qe te vrasin diten, dhe te qajne naten! Tablo me te qarte se kjo nuk gjen!

 

Pa ardhur këto njerëz unë mund ta prisja kryeministrin për ngushëllime… Por kur mu kërkua shitja e gjakut të djalit, kurrsesi nuk mund ta pranoja më.

Vertet pse nuk i vajti Kryeministri vet ?!!

Ketij njeriu i ka rene halli mal mbi koke. Ia vrasin djalin dhe duke e ditur qe eshte malsor, me pas i propozojne Gjakmarrjen si zgjidhje qe t'ia shuajne gjithe familjen. Vetem urtia e tij e ka shpetuar. Nuk behet plan me djallezor se ky. 

Atyre qe tallen me deshperimin e tjetrit u rente ne koke. Qe t'ia ndiejne mire shijen e pastaj le t'i mbajne anen KM monster.

 

 

+1

Si thoni sikur derrat te ndalohen te shkruajne te pakten te temat qe kane te bejne me vrasje civilesh nga shteti?

derri nonën derrave

Njerez ... duket shume qarte se ne Shqiperi veprojne forca qe kane vetem nje qellim: Te shkaterrojme shtetin, popullin, dhe kombin Shqiptar.

Keta njerez jane shperndare ne cdo parti dhe drejtim politik, ne cdo institucion dhe fushe te jetes politike, sociale dhe ekonomike te Shqiperise.

Ddetyrat e tyre jane ngjallje urrejtje dhe apatie per shtetin shqipetar, sidomos nga qytetaret e tij.  Ndryshe nuk i shpjegoj dot keto ngjarje kaq te hidhura.

Kerkohet durim dhe qetesi nga te gjithe.

Mire e tha Arvizo qendroni 21 janarit larg. Eshte burre me pervoje ai dhe i nuhat disa gjera me mire se te tjeret.

Si babai i djalit te vrare dhe gruaja e Faikut te vrare, apo dhe familjaret e dy personave te tjere, kerkojne drejtesi, e deri ketu kjo eshte e drejta e tyre legjitime. Mirpo ajo qe ketu nuk kuptohet, eshte se ata kerkojne doren vrastare, qe mund te jete nje gardist apo komandant garde, apo urdheruesin.  Nga filmimet qe kemi pare, gardistet qe qellonin lart, nuk perjashtohet te kene qelluar edhe drejt, pra ata ndodheshin nen trysni, nga nje ane te eliminonin nje gjakderdhje (nga numri i fishekeve te zbrazur, rezulton me qindra gezhoja), dhe nga ana tjeter te mbronin institucionin qe e kishin per detyre. Shohim (nga filmimet) se vrasjet ndodhen pikerisht kur njerzit po dilnin nga dera e kryeministrise, gje qe te shpie ne konkluzionin se aty duhet te kete patur urdher per qellimin drejt personave qe kishin hyre, pra qe po dilnin. Edhe fakti i vrasjes se Aleksit, me snaiper, tregon se me siguri ka patur urdher. 

E ne kete rast, familjaret duhet te kerkojne urdher-vrasesin dhe jo dore-vrasesin, qe mund te jene roje institucioni, gardiste e snaiper. Mirpo urdher-vrasesi, me siguri duhet te jete i pushteteshem, ish ministri i Brendeshem L.Basha, kryeministri S.Berisha ose ndonje poshte ketyre por i plotpushteteshem. 

tani, une nje gje s'kuptoj,
opozita pervec nje mitingu homazh, nuk ka asgje tjeter ne dore per te permiresuar gjendjen e mjerueshme te ketyre familjeve? qofte edhe nje pune... mos flasim per ndihme legale.
nuk shoh asnje lloj interesimi ndaj ketyre familjeve, ndersa ato jetonin nen nje presion te ndyre.

Opozites, familjet e ktyne i interesojne mo teper te skam se sa te pasur kto. Se masanej ska si ta shkruje artikullin Mero.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).