“Dajtit” po i shfytyrohen përfundimisht tiparet monumentale – me të cilat u vijëzua nga Gherardo Bosio, si Hoteli luksoz i Ballkanit të viteve dyzetë, sot pasuri kombëtare. Fati i Dajtit duket i përcaktuar në deklaratën përçmuese të kryeministrit Berisha

Njëlloj si Piramida, edhe Hotel Dajti rrezikon. Shtyn ditët krejt i braktisur, në një shprishje të kastentë mu para syve të sekushit nga ne. Me një pehlivanllëk trashaman oriental që u rrek të arnonte zgropjen e financave publike, hoteli “iu shit” Bankës së Shtetit e cila nuk di ç’të bëjë me të.

Pasi u zhvat e u vodh më zi se vila e Zogut në Durrës (që nga shandanët Murano deri te serviset e argjendta), godina ka dy vjet që po shndërrohet në një gërdallë te pashëlbueshme, dhe ngjan se kërkush nuk po ka nevojë për të. Jo vetëm kaq, por qindra metra katror skela të kushtueshme, me të cilat është pështjellë, po paguhen prej kohësh me paret tona.

E sikur të mos mjaftonte kjo, një mendje perverse ka bërë që shëmtia e lakuriqësisë senile në të cilën është katandisur “hoteli më luksoz i Ballkanit të viteve Dyzetë (nga Peloponezi në Slloveni)”, po na serviret e ndriçuar “artistikisht” (mbrapa rrjetave e skelerive!!!) – si për të na e bërë më të prekshëm mjerimin në të cilin ndodhet trashëgimia tek ne.

I gjithë bulevardi brazinian është në një teposhtje dhe kaos si ç’mos kurrë më parë: ansambli Nënë Tereza është cënuar dhe po bëhen plane për ngallmimin e mandejshëm të tij; stadiumit “Qemal Stafa” i është vënë syu prej kohësh, ndërsa Kryeministria është shndërruar tashmë në objektin më arlekin të Tiranës, hakshe-hakshe në një portmanto e dekoreve të festës së radhës.

Vetë ministritë po ç’identitohen dhe ky ç’identitet ka nisur prej trotuareve dhe ndriçuesve revival që janë shkulur pa pikën e vramendjes ndoca javë më pare – sakur vetë ushtarët që duhet t’i ruajnë, kanë marrë zemër nga gjithë ky zullum, që të vjedhin tubacionet e remta (fitimprurëse kur shiten në tregun e plaçkës), të cilat shkarkonin ujët e shiut; e tash prej kësaj plaçkitjeje fasadat e lagështitura po rrënohen keqas.

Kjo sa u takon objekteve italiane dhe trashëgimisë së arkitektëve italianë: Berté, de Fausto, Bosio, Lambertini etj.

Një hise “ruajna Zot” duket se i ka rënë trashëgimisë së pasur të arkitektëve shqiptarë: Pallatit të Kongreseve, Piramidës, Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar (shyqyr të paktën që është privatizuar Hotel Tirana – e stigmatizuar veçanërisht). Para disa muajsh zoti Berisha sulmoi me një pathos të paarsyeshëm gjithë trashëgiminë tonë arkitekturore të ndërtuar gjatë viteve ‘60-‘80 në qendrën e Tiranës. Qe një retorikë e hidhur plot vrer e mllef. Madje deklaroi aty për aty se kjo ndjesi i vinte prej pasionit që kish ndaj arkitekturës (vallë edhe arkitektura është ëndërr e tij në vogjëli?!). Askush nuk pati zemër t’i gjegjet flakë për flakë një fyerje kaq të ulët ndaj kulturës kombëtare arkitekturore (përpos asaj urbanistike): as autorët, as miqtë e tyre, as komuniteti i arkitektëve, as profesorët e shumtë apo rektorët e fakulteteve private të arkitekturës, as inxhinierët projektues, as kritikët e artit madje as opinionistët e panumërt që zhaurijnë si gjinkalla në mediat tona. Sulmi qe i beftë e i pashoq, dhe bënte ferk ashiqare se ku e hidhte llafin. Mesazhi qe i qartë: e gjithë trashëgimia arkitekturore e krijuar në kohën e socializmit, pavarësisht cilësisë apo autorëve, duhet vërvitur në plehra.

Në diskurset mbi arkitekturën, nuk i kam dëgjuar kurrnjëherë të jenë shprehur kështu si ky yni as diktatorët që e bënin vetë urbanistikën, si Mao e Stalini; e madje as Enveri nuk pat ndonjë “mëní” histerike ndaj arkitekturës të së kaluarës.

Kjo është e padëgjuar – murmurisnin arkitektët e vjetër – turp i madh për ne! Sigurisht, këtë “ne”, e thoshin në rrafsh kombëtar, pasi individualisht pesha morale e një prononcimi të tillë binte e bie vetëm mbi kryeministrin përdëllimtar (nuk kam informacion në është konsultuar për këtë gjetje me këshilltarët e tij përkatës).

Mjerim i madh të udhëhiqesh nga njerëz me vetëdije kombëtare të turbulluar, e që përfaqësojnë po ashtu një klan që s’ka pikën e nderimit dhe të besimit në vlerat që kombi prodhoi ndër vite!

U fyen një pjesë e mirë e arkitektëve me në zë të Shqipërisë, të vdekur e të gjallë: Besim Daja, Sokrat Mosko, Klement Kolaneci, Niko Lako, Enver Faja, Valentina Pistoli etj. – kjo sa për të ndërmendur disa emra. Të sulmohet krejt paradigma arkitekturore e viteve të socializmit në Shqipëri është fiks njëlloj si të sulmohet gjithë  produkti skenik i atyre viteve, në daçi edhe ai muzikor. Pra është njëlloj si të kish sulmuar me tërbim Naim Frashërin, Margarita Xhepën, Reshat Arbanën, Sandër Prosin a Tinka Kurtin; apo Çesk Zadenë, Pjetër Gacin, Avni Mulën, Feim Ibrahimin a Aleksandër Lalon.

Njëlloj si Piramida, edhe Hotel Dajti rrezikon. Nëse Piramidës i është vënë syri për ta vithisur, “Dajtit” po i shfytyrohen përfundimisht tiparet monumentale – me të cilat u vijëzua nga Gherardo Bosio. Hotel Dajti nuk është thjesht plaçkë e blerë nga Banka, po është pasuri kombëtare. Kësodore, nëse don ta quajë veten dorëjashtë marifeteve në kurriz të trashëgimisë, Banka e Shtetit duhet të bëjë transparencë një orë e më parë e të dëftojë ç’bëhet me projektin, me kohën e ndërhyrjes dhe me kriteret e përcaktuara.

Qofsha më kot i shqetësuar! Por “vestigia me terrebant” – gjurmët më tmerrojnë – do thosh Fedri 21 shekuj më parë.

3 Janar 2012

***

Arkitektura

Arkitektura e Hotel Dajtit i përket racionalizmit monumental, një rrymë moderne e arkitekturës e fillimit të shekullit të njëzetë e cila ka vepruar për një kohë shumë të shkurtër në Evropë. Racionalizmi evropian për definicion nuk është monumental, bile ishte kundër monumentalizmit. Dhe vetëm në periudhën e fashizmit u arrit të bëhej një martesë e këtyre dy gjërave të ndryshme që është monumentalizimi nga njëra anë që trashëgohej nga periudha klasike dhe racionalizmit i cili nënshtrohet logjikës. Këto dy arkitektura u ngushëlluan me njëra tjetrën vetëm nga arkitektët e Musolinit. Duhet thënë se Musolini pati arkitektë shumë të mëdhenj të arkitekturës moderne. Rrënjët e artit musolinian ishin tek rrënjët e futuristëve që ishin avangardë edhe në Evropë, dhe u shpëtuan kurtheve të klasicizmit.

Blerja e Bankës

Në pranverë 2010 Banka e Shqipërisë bleu Hotel “Dajtin” për 30 milionë euro me qëllim përdorimin e godinës si institucion bankar administrative. Projekti supozonte rikonstruksionin e ndërtesës duke ruajtur arkitekturën origjinale pa prekur vlerat muzeale.

Kryeministri mbi arkitekturën

Në historinë 50 vjeçare të diktaturës u shemb barbarisht Tirana dhe qendra e saj. U gërryen në themele institucionet kulturore shekullore, për të ndërtuar katrahura mongoloide, dhe këtu mongoloid e kam në sensin biologjik të fjalës, sepse të shembësh pazarin  e vjetër dhe të ndërtosh pallatin mongol në qendër të Tiranës, të shembësh xhaminë e Karapicëve dhe për më tepër ndërtesën më të bukur të kryeqytetit Bashkinë, për të ndërtuar një muze që kalimtarët  kthejnë kokën për shkak të arkitekturës së tij, do të thotë të kesh rënë tërësish në një paranojë të totalitarizmit.

Të shembësh një sistem vilash të tera për të ngritur mauzoleun e Enver Hoxhës, është gjithashtu pjesë e paranojës se kësaj diktature…

Pra edhe për aq sa është nostalgjia do të thosha se ajo është gjëja më absurde dhe më e pa justifikueshme. Shumë lehtë mund të shtrohet pyetja, pse tani? Absolutisht, sepse tani kjo qeveri ia doli të disponojë të gjitha mjetet për ta ndërtuar atë duke zbatuar të gjitha projektet, duke  rritur rrogat, duke rritur pensionet, duke ndërtuar shkolla, duke ndërtuar  rrugë dhe është pikërisht tani.

Nga fjala e Kryeministri Berisha në Komitetin shtetëror “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar” më 2 nëntor 2010 

81 Komente

I madh Shkrelo! Provoje njehere ti bertasesh me "majekrahi" nga poshte penxheres se kryeministrise, se ndryshe nuk nigjo ai Robi. 

Heston me kujtoi edhe "the call of the wild". ky ka pas qen dhon ne kinemate e tirones - ka qen pa plas plenumi 4 pa diskutim.

http://youtu.be/68LytWrek9A

MAPO: Shembja e një idhulli

Nga Ben Andoni

Edhe Hotel Dajti nuk do të jetë më simbol i Tiranës. Vandalët e pa emër, në sytë e një shteti krejt indiferent (ku ta dish mbase dhe me qëllim), kanë shkatërruar gjithçka, që mund të prishet brenda tij. Një nga veprat më të mira të racionalizmit imperial dhe identifikimi të Tiranës ndër vite, tashti e tutje do e kemi thjesht përmes ‘dëshmive’ të Gjeneralit të Kadaresë dhe fotove, të ardhura në ditët tona.

Nëse do të bësh një film për Luftën e Tiranës ose ndoshta për ndonjë nga luftërat e sotme kudo në botë, nuk ke nevojë të ndërtosh rekuizita dhe butafori me efekte kompjuterike. Në qendër të Tiranës, atje ku është ngritur edicioni i katërt i Bienales së Tiranës- të pret gati interieri i Hotel ‘Dajtit’. Ndoshta, po të mos këmbëngulte kaq shumë koleksionisti A. Lame për ta parë gjendjen e tij, si të gjithë edhe ne do të neglizhonim... Vetëm se kur merr ‘guximin’ dhe hyn atëherë do bindesh se nga ajo që është sigluar në projektin përfundimtar: Gherardo Bosio, Albertoni, Francesconi, 26 prill 1942, Tiranë-ka mbetur thjesht fasada e jashtme dhe mermeri i hollit kryesor...atëherë kur ishte njëherë “Dajti”

Shkatërrimi

Mermeri i dyshemesë të lobit e përshkojmë në kohën e një pastrimi të sforcuar, që bëjnë gratë e shërbimit, teksa nguten nga djemtë e ruajtjes së objektit. Por shkëlqimi i zbehtë i vjeshtës 2009 ta sjell dhimbshëm kujtimin e dikurshëm. Llambadarët, që varen nga panelet e lartë, janë të vetmit dëshmitarë, të mbetur. Të vetmit aksesorë, të ruajtur si dikur, por edhe ata krejt të zbërdhulur. Në projekt thuhet se aksesorët e tij, të realizuara nga Ponti dhe vetë Bosio janë nga më të gjeturit në Ballkan, dhe veçojnë të gjitha karakteristikat e njërit prej hoteleve më luksozë të kohës. Struktura e tij origjinale (ashensor, ngrohje qëndrore, ndriçim etj) janë ruajtur deri vitet e fundit, kur për t’i lënë vend barbarisë së viteve të fundit. Si për ironi, salla e hyrjes shpërndarë në vëllim të dyfishtë, e mbështetur nga shtyllat që të jepnin efektin e madhështisë dhe shkëlqimin e dritës dhe hapësirës, sot të ngjall trishtim dhe vetmi... Për fat, ka pak njerëz në mëngjes, kështuqë këmbët na përcjellin poshtë, atje ku ka qenë infrastruktura ndihmëse e hotelit. 

Sapo, kalon djathtas një paneli të Bienales, i dorëzohesh vetvetiu shkatërrimit, që identifikohet me mbeturina dhe hedhurina të gjithfarëllojshme. Në pak shkallët, kuadratikë, që të dërgojnë poshtë Hotelit, mund të identifikosh vetë se ç’mund të bëjë robi çakërrqejf shqiptar nën ‘vëzhgimin’ e kinseve Rojeve të hotelit. Shkatërrimet dhe mbeturinat, që të shfaqen para syve, e që dikur ishin vërtet krenaria e këtij hoteli, duhet t’i shmangësh me kujdes mos t’i shkelësh. Ngado porcelanë të thyer; fragmente enësh, servisët nuk ekzistojnë; copëra pllakash; gjëra hekuri, që i kanë shpëtuar mbartjes së mbrame të gjithçkaje; panelin vetmitar e të madh të gatimit, që i kanë marrë pllakat e gizës, por prej inkastrimit ka shpëtuar; letra, libra inventari, pjesa abazhuresh, pak qelqurina, fletëpalosje të dikurshme etj etj, gjenden të shpërndara. Përshkojmë të gjithë korridoret poshtë, por shkatërrimi i ngjan krejt pasojave të një bombe. Epilogu i shkatërrimit është se kudo janë të pëgëra dhe urinime. Si për ironi, në disa blloqe, të hedhura tutje, ka një inventar të pastër për diçka. Kuptohet, të lëna në mëshirë të fatit. Askujt nuk i duhen më. 

Më tej thyerje, prishje të ngeshme me daltë, korniza të prishura; dhe tavanë të çjerrë; dhoma-e bastisur, e asaj që dikur i ka shërbyer mjedisit të parë frigoriferik shërbimit hotelier në vend; panele druri, të hequra ose përgatitura për t’u hequr, shishe bosh të kohëve të reja. Në një si tip dhome gatimi, gjenden të dëmtuar afresket e murit, ndërsa asgjë nuk të sjell më ndërmend, që ky ka qenë dikur simboli i vërtetë i Tiranës. Kur merr veten nga kjo katrahurë dhe shkon një kat më sipër, sërish je para shkatërrimit. Janë marrë pikturat e inkastruara të sallës së madhe , që sipas Artan Lames- janë pikturat e para moderniste në Shqipëri. “Tash i ka hajduti dhe jemi rehat”, na thotë me humorin e zi, që e shoqëron në çdo mjedis. Në ish barin e vogël, që ka shërbyer deri vonë- banaku i tavernës qëndron i vetëm. Është mufatur pak nga lagështira, por qëndron krenar sikur e di, që është i vetmi objekt, që ruan dizajnin origjinal, të një artisti të 70 viteve të fundit. I punuar me rimeso, me kurbëzime fine, ai i shkon frymës së interierit në përgjithësi. Gio Ponti, një nga mjeshtërit e interierit të tij, do ishte shumë i mirënjohur pas punës në katalogët ndërkombëtarë të interierëve, pas punës te Dajti. Gjithsesi, në katet e sipërme shkatërrimi është më ‘fin’. Një hajdut i paduruar, ka filluar të heqë edhe mermerin e rampave të shkallëve. Dyert janë pa doreza dhe elementët, që përbëjnë aksesorët e zgjedhur të tij, kanë firuar. Lagështira ka bërë në mure harta tip NASA. Nëpër kënde, pllakat, që dikur kurbëzoheshin me shumë finesë nëpër kënde, janë prishur ngado. Sa për ashensorin dhe gjërat e tjera, ato harroji. Në një dhomë në katin e dytë janë mbeturina të mbledhura, kurse një kat më sipër... roja na tregon derën...Nuk lejohet më. Më mirë, ndoshta për të mos e prishur gjakun.

Intermexo

“Duhet me thënë që këtu në Tiranë në qetësi por me një ritëm në rritje po zhvillohet ajo që ne duam ta quajmë ‘ofensiva e hoteleve të rinj’ kundrejt të vjetërve. Flitet për 11 hotele në ndërtim apo në projekt. Më i madhi ndër këtë grup është ai që po avancon në punime, hotel Dajti në Viale dell’Impero, që është një nga hotelet më të mëdhenj në Ballkan dhe një nga më modernët në Evropë: ka 91 dhoma me 125 shtretër, ujë të vazhdueshëm dhe banjë me të gjithë komoditetet. Është hoteli i parë me ashensor. L’Ente Turistico Alberghiero, që është pronari i këtij hoteli që ka kushtuar 30 milionë lira, ka ndërtuar dhe një aneks për të akomoduar personelin e shërbimit në mënyrë që në shtatorin apo në tetorin tjetër të inaugurohet. Në Tiranë janë 24 hotele, ku vetëm njëra është e kategorisë A, dy të kategorisë B dhe të tjerat ndajnë kategorinë C dhe D”. Këto janë fjalët e F. Valle, nënsekretari i shtetit për Çështjen shqiptare. Gjithçka do të lihet në dorë të Gherardo Bosio, që bën një punë të përzgjedhur duke e orientuar ndërtesën drejt racionalizimit imperial. Godina do të zërë 2000 metra katror dhe bashkë me parqet shkon në 12 metra katror.

Si ishte

Kur para panelit të aprovimit, do të shpaloseshin 10 plan-projektet kryesore për Hotelin e Madh të Tiranës, Gherardo Bosio arkitekti kryesor i tij tashmë ishte i vdekur. Ishte vetëm 38 vjeç dhe puna e fundit, kishte qenë interieri i Hotelit, që do merrte emrin “Dajti”. 25 vjet më vonë, një gjeneral i ushtrisë së tij, personazh kryesor i Kadaresë, në të njëjtin vend pi pa fund dhe nëm ushtarët dhe kolegët e tij. Por, s’ka ç’të bëjë,. Hotel “Dajti” s’i jep asnjë përgjigje. Përveç ikje-ardhjeve të një kamerieri vendas, që atij i duket sikur të jetë ndonjë tetar ushtrie dhe që e lajmëron për një telefon. Në atë pak segmente që bën Sandër Prosi, më vonë Mishel Pikoli dhe pastaj Bujar Lako, ishin segmentet e vetme, ku masa e publikut shqiptar, për dekada të tëra, theu kureshtjen për hotelin. Pastaj, heshtje. Të vetmit, që pranoheshin aty, mbeteshin të përkëdhelurit e regjimit, pak personeli shqiptar dhe ata të veçantët, që atje shërbejnë më shumë për të maturuar çimkat, për të huajt e pakët, që bujtin atje. Hoteli kthehet në simbol i Tiranës dhe regjimi i Enver Hoxhës e ruan me fanatizëm. “Hoteli, si një nga objektet e para që realizohen dhe konkretizuan përgjatë aksit kryesor tiranas, është ai që mbush në sens vertikal e volumor atë rrugë të gjerë e fillimisht absurde, e cila qysh herët preu në mes si me thikë Tiranën e vjetër, me të renë dhe ku ndahej fronti i luftës së Tiranës”, do shkruajë arkitektja A. Tollkuçi. Në Rregulloren Urbanistike, 9 janar 1940, miratuar e bashkëngjitur Planit të Qendrës, hoteli i ri shkon konform të gjitha kritereve arkitektonike e volumore të shpalosura qartë në këtë rregullore, duke patur parasysh lartësinë e gjerësinë e tij, në përpjesëtim e raport vizual me atë të rrugës (bulevardit), normat e kriteret e trajtimit të fasadës, të cilat duhet të reflektohen më pas edhe në objektet e tjera përgjatë rrugës, do thotë Bosio, duke mos e parë dot inaugurimin e Hotelit të tij dhe dekada më vonë degradimin e kryeveprës së tij nga shqiptarët...Ikim. Kështu ishte njëherë Hotel ‘Dajti’. 

Shkrimi u mbështet në librin e Maria Adriana Giusti-Albania-Architettura e citta (1925-1943) dhe në konsultimin e Artan Lames

Artan Lame: Fajin e shkatërrimit të Dajtit e ka... arkitekti i tij, Bosio!

Jam shumë i trishtuar që nga ajo trashëgimi e vyer arkitekturore sot nuk ekziston asgjë. U shkatërrua gjithçka. Hoteli, që është në stilin e racionalizimit imperial, shumë në modë në atë kohë për shkak se ishte shumë i ideologjizuar jetoi mirë, po aq sa mbijetoi edhe fashizmi. E ruajti edhe diktatura, ndërsa në fakt, edhe tani ky stil ndërtimi, po rivlerësohet dhe restaurohet kudo që ekziston...Megjithatë, tani është e vështirë ta kundrosh në Hotel ‘Dajti’, ashtu edhe si u katandis hoteli.

Dua të sjell në vëmendje se hoteli u përdor nga ushtarakë të lartë dhe personalitete të pushtimit, që vinin asokohe në Shqipëri. Kishte kaq rëndësi saqë edhe gjermanët, që e përdorën njësoj për qëllimin e tyre, hoqën një masë dheu (mbetur nga punimet masive për të), që kishte okupuar një krah të hotelit dhe që italianët, në kohën e tyre, donin të ndërtonin një kodër artificiale në pamundësi për ta lëvizur. Në dimrin e vitit 1943 dhe në janarin e 1944 me fondet e organizimit Todt, ata arritën dhe e hoqën. Një element tjetër, interesant i kujtesës historike për të është se forcat italiane të Luftës Italo-greke ankoheshin për vonesën e furnizimeve të tyre, që ndodhte zakonisht prej okupimit të portit të Durrësit të ngarkesave të mermerit dhe pajisjeve të interierit për këtë hotel. 

Duke iu kthyer elementëve të saj, Hoteli ka një thyerje të fortë strukturore në mes të katit të parë dhe të dy kateve sipër dhe duket qartë se është shumë më i pasur kati poshtë nga ata sipër. Kjo vinte për shkak të asaj, që njihet si ekonomia e luftës. Pra kati i parë u bë kur lufta ishte ende në fillimet e saj, ndërsa më vonë me varfërimin dhe përdorimin e saj për qëllimin e luftës u dobësua, por të mos harrojmë se disanji i saj mbeti ai origjinali dhe kjo duket dhe nga pamjet ballore të hotelit, që nga kati i parë, duke vazhduar në të dytin dhe të tretin. Sot, kati nëntokë i shërbimit është shkatërruar komplet.

Banaku i tavernës, i vetmi banak i 70 viteve të fundit në dizajnin origjinal, ka mbetur por i dëmtuar. Janë vjedhur pikturat e sallës së madhe të inkastruara, që janë pikturat e para moderniste në Shqipëri dhe ndoshta nga të parat në Evropë. Me bindjen se ato nuk do vidheshin s’i kam parë me kujdes, e tash fatkeqësisht është vonë. Mendoja se ishin afreske, por kanë qenë ose në telajo dhe duket se janë realizuar në Itali dhe janë montuar...

Në fund, dua të them se faji i kësaj që ndodhi nuk është yni, pasi këta jemi dhe kjo ndodh, por faji është i Bosios. Në një perandori kaq të madhe, në një Evropë aq të kulturuar, ai mund ta bënte mrekullinë e tij në çfarëdo lloj vendi dhe Hoteli do e ruante patjetër shkëlqimin e vet dhe për e shumë kohë. Kujtoj se para dy vjetësh u bë një konferencë me ndihmën e ambasadës italiane dhe e disa universiteteve për trashëgiminë e kësaj periudhe. Ata ishin mahnitur nga ruajtja e disa objekteve dhe veçanërisht Hotel ‘Dajtit’ dhe madje më kujtohet se një nga profesorët, që kishte lexuar ‘Gjeneralin e Ushtrisë së vdekur’ thoshte se nuk ka evropian që ka lexuar Kadarenë dhe mos të dojë të vijë atje ku zhvillohen ngjarjet. Megjithatë, të gjitha këto, tash janë lukse për Shqipërinë ...

ky aludimi me `vogjeli` smiley
do ta kete dhe hoteli nje plan madheshtor....

"(nuk kam informacion në është konsultuar për këtë gjetje me këshilltarët e tij përkatës).

Akoma me iluzione? Po as mund te konceptohet qe ai te konsultohet dhe, per me teper, te degjoje keshilltaret. Keshilltaret jane rrogetare eunuke. Mbarojne ndonje pune personale, shikojne c`mund te perfitojne dhe kaq. Per kulturen di qe eshte N.Ceka keshilltar.Po ky dhe gjithe djemte plangprishes qe u kthyen ke baba, edhe frymemarrjen e kane te kontrolluar para tij.

smiley po na e hane te shkuaren pak e nga pak keta barbaret e rinj. halli eshte qe s'po sjellin asgje ne kembim

 

Waiting for the Barbarians            by Costantinos Kavafis

 

What are we waiting for, assembled in the forum?

The barbarians are to arrive today.

Why such inaction in the Senate?
Why do the Senators sit and pass no laws?

Because the barbarians are to arrive today.
What laws can the Senators pass any more?
When the barbarians come they will make the laws.

Why did our emperor wake up so early,
and sits at the greatest gate of the city,
on the throne, solemn, wearing the crown?

Because the barbarians are to arrive today.
And the emperor waits to receive
their chief. Indeed he has prepared
to give him a scroll. Therein he inscribed
many titles and names of honor.

Why have our two consuls and the praetors come out
today in their red, embroidered togas;
why do they wear amethyst-studded bracelets,
and rings with brilliant, glittering emeralds;
why are they carrying costly canes today,
wonderfully carved with silver and gold?

Because the barbarians are to arrive today,
and such things dazzle the barbarians.

Why don't the worthy orators come as always
to make their speeches, to have their say?

Because the barbarians are to arrive today;
and they get bored with eloquence and orations.

Why all of a sudden this unrest
and confusion. (How solemn the faces have become).
Why are the streets and squares clearing quickly,
and all return to their homes, so deep in thought?

Because night is here but the barbarians have not come.
And some people arrived from the borders,
and said that there are no longer any barbarians.

And now what shall become of us without any barbarians?
Those people were some kind of solution.

(1908 - Konstantinos Kavafis) 

dont uorri men... nji bot e re re po lulzon gërmadhash

Ndjese per fjalet ne anglisht (jo ndjese qe po citoj Metallica) por "so what, so what, so f-ing what?"

Kush do i/e ndale?  

Ku eshte Zhaku? smiley 

Te dhoma 314.

do ket cimka komuniste ky hoteli prandaj...

Shyqyr. Nje simbol komunist me pak. Tani duhet perfunduar edhe shkaterrimi i Kalase se Krujes dhe dekomunistizimi mund te quhet pothuajse i perfunduar.

 

  

Mire se piramida ishte veper e komunisteve po Dajti??????
Kush ka dhene kete urdher duhet pare mire nga Doktori. Dajti eshte/ishte simboll i parakomunizmit Doktori duhet ta shikoj kete pune smiley

Dajti po prishet thjesht per inerci. I anatemuar per fiksimin e tij me piramiden, Sala po do te tregoje se ai e lufton komunizmin por pa harruar edhe fashizmin.

Jemi bërë për mëshirë e për gjynah kështu si jemi katandis. 

 

Po mire, sipas ketij artikullit, Hotel Dajti nuk do shkatrohet, por ne fakt, skelat qe por e pershjtellin jane per restaurim.

O po, harrova, tani e kuptova, restaurimi do shkatroj tiparet monumentale te Dajtit... hmmm... super-monumentale, aq monumentale sa qe hoteli qe gjysem i abandonuar per 20 vitet e fundit, por dhe gjate kohes se komunizmit, perseri nje hotel dytesor pas 15-kateshit. Mire, mire, tani e kuptova.

Ndonje alternativ ka patur per kete hotel ne 20 vitet e fundit? Ne rast se jo, nuk shikoj asgje te keqe me ri-perdorimin dhe restaurimin nga banka...

 

PS: “hoteli më luksoz i Ballkanit të viteve Dyzetë (nga Peloponezi në Slloveni);” po po, jo ne tere ballkanin por ne tere Evropen.

Hoteli me larte, Grande Bretagne, eshte ndertuar ne 1878. Ne Athine. Tani, ky hoteli u perdor si qender Gjermane ne lufte, por perseri jame i sigurte qe per nje fare kohe u mbajte si hotel, dhe qe Athina ka dhe shume hotele te tjera te ngjashme me te, dhe me luksoze nga foleja Dajt. Jame i sigurte nga Beogradi deri tek Sarajevo, e tek Janina e Korfuzi, te tere kane patur nje hotel me te mire nga c'kishte fshati me 20000 popullsi e i quajtur Tirana ne vitin 1940. Por hajde budalleqe do themi.

 

Disclaimer: Nuk jame pro-shitjes qe iu be bankes per aq $miliona, se mbante ere korrupsion. Por korrupsioni nuk luftohet me budalleqe te tipit Bosio-monumentalisto-"ishim-me-te-miret-ne-Ballkan."

kshu eshte po t'marresh si shembull dhe te evokosh ish-propaganden e Duces. Normal qe sipas tyre, cdo gje qe Italia bente te ne ishte me e mira ne Ballkan...fatkeqsia eshte kur ket propaganden e perdorin per arsyetim se ksisoj humb vlere dhe besushmeri argumenti.
Tjeter, po na prishin kulturen - thone ca ktu. A thu ti se kultura paska ngel te hotel Dajti...a thu se kishat me afreske qindra vjecare qe u hodhen ne ere ose qe n'rastin me te mire u kthyn ne stalla lopesh u bene ne emer te civilizimit.

Kushedi sa kujtime kane robte tek ky hotel smiley

ce pyet mo,mjes dreke darke atje kan pas nejt njerezit.

eee vetem xhiroja, para ketij hoteli, deri ne vitet 89-90, nuk kane te pagume.... ka qene nji rit shume interesant. Aty ne ket xhiro, ne fashen orare 18.00 - 20.30, merje vesh te gjitha te rejat e dites, qe nuk i merrshe vesh dot nga gazetat e tv.....merrje vesh te gjitha thashethemet e dites, aty njifshe edhe te gjitha gocat e reja qe vinin rishtas ne Tirone....eeeh, kohe te paharrueshme dhe shume te bukkuura....

Jo keq tre ofte..smiley

Mu as qi me bahet me i komentu kto shkrimet e Tan Shkrelit. Nji nder gjanat qi m'ka pase thane nji pedagog i jemi, ish assistent i Aldo Rossit, e qi s'kam me e harrue kurre, ka kene: "Titullin arkitekt keni me e marre mbasi t'kaloni provimin e shtetit, at'here kur do t'keni ligjrisht n'dore me marre shoqnine n'qafe, por arkitekt keni me u ba mbasi t'baheni 60, at'here kur t'keni urtsine."

Jom mpi. S'm'dhem mo.

Ça thu mor? smiley

t'ftoj me bo i studim t'vockel fare - dmth t'pys i dicka. si thu? smiley

Pyt ca tdush mer jahu; plus qi per studime kam shume per t'ba, kshuqi jepi. smiley

osht me dy pjes dhe me option choice:  smiley

a) sikur, larg qoft e n'vesh t'gamorit te zi, se nga goja s'vje gjo, po sikur t'u prishte Kafja Modhe, si thu ti, kujt do i vinte keq me shum, ty apo mu?

1.Ty (Teefes)   2. Mu (emigrantit)

b) sa perqind nga kto qe nuk e rrujn per hotel Dajtin jon le e rrit n'Tiron:

1. 0-5%  2. 0-5% 3. 0-5%  4. 0-5%

Per pytjen a), asht alternativa e pare (Mue, Tef Ashikut.)

Kurse per pyetjen b), jam n'medyshje mes alternatives 2 dhe 3. Por si katalik po zgjedhi treshin. smiley

I papam emigrant djali. smiley

Tani e lexova ate shkrimin e Ben Andonit. Po me qen robi taleban fare mer jahu. Me ben Rrugen e FuckingKombit ne skerka dhish dhe lejon te prishen monumente kulturore arkitektonike ne qender te Tiranes?

Ca ti thush? Me kshu lloj kafshesh paskemi qene bashkombas!!! smiley

Si i thone asaj fjale gamor ti gamor kush te vuni populli i ka zgjedh keto tipa ne pushtet.Me kujtonet si eksitoheshin grate e burrave ne mitingje kur fliste sala me azemin a thu se po fliste allahu vete.Ne hotel dajti kam qene vetem njehere ne dasmen e nje kusheriri.200 e ca vete te ftuar ne piskun e vapes salla ishte pa kondicioner por per cudi ishte fresk i madh per shkak te kubatures se bollshme.Italianet qafirat per dyfek nuk para ia thonin shume por per ndertime shoke veten kishin .

Sa bukur e ke thane ate fjaline e fundit, qi o' Zot o' Zot! smiley

Pe here te pare e t'funit,n'hotel Dajti kam hy,per me plotsu llotarine amerikane me i avokat prej amerike.Rralle e madhe.Shumica ishin katunare shkodre.Rrezikojsha mos me maru pune.Arrita me manovru,duke hy pa rradhe,se pernryshe nuk do kisha.Si brez i rradhave (fmij),s'e kisha provu asihere me hy pa radhe,as ne ate te qumshtit, as ke ushqimorja as ke vajguri.Ika me vrap,majtas,permes i koridori n'kat te pare,ne fun te cilit ishte zyra e avokatit.Erdhi personi qe ishte "in charge",per rradhen ke dera, me na nxerr jashte,ne qe kishim hy kontrabande.U struka ke i qoshe dhe shpetova.Plotsova formularin,tu pagu 20 dollare (jo pak per xhepin tem m'at kohe).Anglishtja ime ishte e mjaftushme me plotsu i formulare te tille.(e kisha plotsu per tre vjet me radhe ma perpara).Aty kuptova se budalle si puna ime ishin nje terg fort i lakmushem,per njerez te squt si avokati prej amerike.Kaq kam pa prej Hotel Dajtit.

 

Sidokjoft emigrant, pa dasht me hape debate t'cilat s'do na çoshin askerrkund, di me thane qi o' m'ka dale mu per hundesh "De Architectura" e Vitruvios apo "L'architettura della citta" e Aldo Rossit (i cili m'ka lodhe jopak) o' si ka dale kujt. Dhe per momentin, 11:24pm nuk po di me gjete tjeter publikim qi e permbledhin t'kenunit e rracionalizmit apo te "tendenza"-s (neo-rracionalizmit) se sa "baballaret" e te dy stileve--mame e bije, ndoshta duke kalu n'banalitet-- t'cilat per mue, teorikisht, i afrohen perfeksionit llogjik por praktikisht e dmth vizualisht jo gjithkush i ka prite mire. I kam studju jo sepse kam dasht, por sepse kam kene i detyrum, dhe rrealisht mendoj se Aldo Rossi ka kene gjeniu i cili na ka lane pas kryevepra, pa fole per librin i cili asht me detyrim pjese e bibliografise/materialit teorik i shumices programmeve t'arkitektures neper bote. Por e gjitha kjo nuk e ban Hotel Dajtin t'paprekshem. Problemi asht shum shume ma i thelle dhe s'ma merr mendja se ka t'baj as me fashista dhe as me kommunista. Mendoj se ka t'baj me shpenzimet e restaurimit. Shume here del ma me hesap me e rrenu gjysen e me e ringrit prej fillimit, se sa me e restauru; aq ma teper kur ka t'baj me linea t'drejta alla parafabrikato. Puna asht se kam nevoje me e pa gjendjen aktuale t'hotelit qi me dite se si e cka me mendu. Di qi ne shqipni ska vend per modernizem, aq ma teper per rracionalizem(si koncepte, flas.) T'pakten jo me kte histori qi kena, deri n'momentin qi te rishkruhet.

P.s. jo pa qellim permenda Aldo Rossin apo professor Introinin, se mos kot i lexon Tani kto, t'pakten t'ndihet njifije xheloz. smiley

Ve bast se Klareta Petaci do cmendej nga xhelozija... loool  smiley

Teef, po flasim per shpirtin e qytetit.

Ktu me te drejte lind pytja c'esht ai shpirt? Them qe ai shpirt jan ata qe e banojne. Ne e kemi marre me vete. Si puna e arbereshve ... Skenderbeun. Tani atje valojne vilajetet. Ti gzojne ata qe i kane si t'ua marri mendja. Ne po te ishim aq te interesum, kishim ndenjt tek e fundit. Prone do te thote perdorim - ne nuk e perdorim me tiranen. Une ne 20 vjet e kam "perdor" nja 1-2 muaj. Me humbin shume te drejta.

por kjo s'na pengon to speak out our minds. S'na pengon te themi qe ka pjese qe bota i ruan me fanatizem, me restaurime te papame, qe pa frike e kalojne vleren e ndertimit, dhe qe nuk matet vlera me qera e metra katrore dhe kate, se ne NYC ato qe quhen decorative buildings nuk guxon t'i prekesh etj etj. Se ka ca kute te tjera bota e qytetruar dhe jo e sunduar nga maloket, ku jetojme, se nje liber i mire nuk matet me promovime idiote dhe shitje te sforcume, se nje art i mire nuk matet me numer kasetash tallave etj etj.

nejse mo, muhabetin patem qyl smiley

natenemire.

prit: qe nja dy per qejf ton:

http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/391078_10150485745045575_749275574_11268043_1124269380_n.jpg

http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/s720x720/396538_10150571155835575_749275574_11609013_539421631_n.jpg

smiley

Emigranto, nuk te bjen fjale ne toke por populli shqiptar nuk e njef kush per popull qi krijon e nderon. Ne kto kushte, pastaj, asht e vshtire t'kuptosh vleren dhe te mbrosh vlera t'tilla. Hotel Ansonia-s n73rd &brdwy (se tek apartamentet e american museum of natural history sdi se skam hy kurr me i pa), po ti hiqet cdo gja qi ka brenda, ti prap je ngjendje me e kuptu se ka vlere t'pacmueshme, ndoshta sepse cdo centimeter katror asht i mbushun me relieve dhe detaje; muret, tavanet, dyert, shkallet, deri dhe aty ku shkel jane detaje t'mrekullueshme dhe sdo mend qe tduhen e tu dilet zot. Luksi nuk ndihet nder hotelet shqiptare. Shqiptaret kur bajn shpijat, shkojne dhe porosisin hekrat ma te shtrenjte qi ti vendosin siper murit-avllise apo parmakve t'balkoneve apo shkalleve brenda..., e gjen dot se care formash jane punu kto hekra? I numron dot kthesat, spiralet, t'perdredhmet, yjet, shkrinjat, xixat apo detajet e tjera? Jane t'pafund. Shqiptari me vijat e drejta i identifikon me vorfunine. Pa dashte me kalu ne arredimin e shpijave me perde me lule tylit apo rafta me kolona klassike anash. Sa ma vshtire tjete apo tduket per tu ba dicka, dhe sa ma shume detaje t'kete, aq ma luksoze asht ajo gja per shqiptarin. Kjo ka vlejt per dikur qe je pagu ma teper per dicka qe te ka hanger shum kohe, sesa sot per dicka e bazueme ne lineag e drejta qe nuk ka  vshtirsi ne rrealizim. Pak para viteve 2000, ne shqipni me 200-500mije lek ($200-500) arkitekti tka projektu shpine najs!(po krejt najs ama, n'A2sh me 15-20faqe duke perfshi shpjegime dhe detajet statike nga inxhenieri me pika force dhe se si do shperndahet pesha), dhe ke pase te drejte me ja kthy mrapsht sa here ke dashte nqs nuk te asht duke se projekti ska pase mjaftueshem dritare me forme rrethore apo shkalla spirale ekstreme per tu rrealizu nga dukagjinasi apo tropojani..., apo harqe e kolona tek salloni. Vijat e drejta jane t'vorfuna per shqiptarin, i kujtojne fabrikat dhe uzinat, pa dasht me permend birucat apo dyert e hekurta dhe format minimaliste neper burgje apo kampe. Per me kuptu rreagime te tilla, duhet me analizu historine dhe psikiken e nji populli. 

Se tashi po me vjen ndonji qi i din tana dhe me thote qi i kane dite kto gjana por thjesht kane kene n'pritje me firmose shefi per fondet per tba research. Lol

ajo pjes e rruges 77 te muzeumi esht vrastare, Teef. Ishte nji apartament aty, gjo e vjeter dreqi dhe me ere vjetersie, apartamenti them,vallaj qe tu mu prish menia me e marr, vetem nga ajo pamje para. nji mrekulli!!!

Shume objekte projekte prishen nga egoizmi politik dhe korrupsiuoni, ne Shqiperi sot ndertohet pa ide pa prespektive dhe kulture urbanistike, te pakten ne keto 20 vjet, nuk eshte pare ndonje gje e bukur..

..ky projekt perfundoi ne nje rreth-rrotullame, e shemtut;

 

 

Ne fakt Piramida dhe Hotel Dajti jane te shkaterruara tashme. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur para syve tane.

Te vjen keq me te vertete me keto akte vandaliste te shemtuara qe ndodhin ne kete vendin tone te pafat, te drejtuar prej dekadash nga "njeriu i ri i Enverit" qe kudo ku ve kemben le pas vecse germadha.

Nese ti, une, dhe ne teresi shoqeria civile i konsideron si "beteja" te humbura atehere te jesh i bindur qe asnjehere nuk do mund te krijojme nje identitet (ne mos thelbesor, nje siperfaqsor, minimal) te arkitektures e urbanistikes ne vend. Une sjam specialist i fushes por ama aq llogjike qytetare disponoj saqe te vleresoj qe asgje nuk do u mbetet brezave ne vazhdim per te kujtuar pjese te historise sone. Dhe, historia as nuk fshihet e as nuk mund te mohohet nga askush. Kete llogjike konstruktive e qasje qytetare ndaj problematikes se trashegimise kulturore ne vend nese do kishin dhe administratoret tane te perkohshem te shtetit atehere gjerat do ishin shume mire.

Sa per hotel Dajtin, besoj se marifeti me blerjen nga Banka e Shqiperise, ishte ashtu sic u karakterizua nga opozita, si nje tentative per te mbyllur vrimat e zeza te qeverise. U fol se do shperngulej aty administrata e bankes deri ne rikonstruksionin e plote te godines qendrore. Asgje, Hotel Dajti eshte ne meshire te fatit dhe e administruar nga nje institucion kushtetues. Godine, pa asnje lloj funskionaliteti ne nje nga vendet kryesore te kryeqytetit. Ngjall trishtim kjo situate por me ironike eshte fakti qe deri tani na jane trumbetuar me te madhe, projektet e medha per jubileun e pavaresise.

Te gjitha "veprat" e medha avash avash po bien si te pamundura per te realizuar. As stadiumi i ri, as parlamenti i ri, as sheshi kryesor i kryeqytetit, asgje...

Ah, ne fakt ka mbetur statuja per nder te pavaresise. A mund te behet nje veper kaq e rendesishme ne nje afat kaq te vogel kohor? A do te jete cilesore dhe gjithperfaqsuese? Jane percaktuar kriteret, artistet? Kush do e beje?

Rrumpalle, deri tani, asgje nuk merret vesh...

Tek e fundit perse duhet nje monument ne tirane, kur ti deri tani gjithe ke vertetuar qe nuk ke piken e respektit per trashegimine historiko-kulturore?

Perse ato miliona qe do derdhen per nje monument, mos drejtohen kundrejt muzeve historiko-kulturore ne vend, te cilat per hir te se vertetes, jane ne pike te hallit?

Edhe ceshtja qe shtrohet ne kete rast eshte, a jemi ne si shoqeri, siperfaqsore? Besoj se po, madje ne ekstrem. Pasi nese nuk mund te ishim te tille nuk do lejonim qe gjithe ato pika (muze) historiko-kulturore ne vend te degradopheshin ne menyren me te mjere dhe nga ana tjeter te lejonim ndertimin e parlamentit super luksoz, apo dhe monumenteve pa piken e vleres, ne mes te tiranes.

Shtetaret tane, duhet te jene te bindur, qe ne ate toke s'jane vecse administratore te perkohshem...

Kush tha qe po prishet Hotel Dajti? Apo e bojm fakt te krym ene mushim me komente sa per te lon icik peshe ka festat e funit te vitit?

U be qimja tra tek ky forumi. Disa me lart ishin gati per te qare. Si, Hotel Dajti te mos jete me ne ate gjendje mjerueshme qe ka qene ne 20 vitet e fundit? 

O Mahmut, a e kupton qe e kane zhveshur nga te gjitha rifiniturat dhe arredimet?!

A e di ti se cfare vlere kane ato?!

Po sigurisht qe nuk e di, se ti je Mahmut.

Jo nuk e kuptoj fare se e dija gjysem te abandonuar per 20 vitet e fundit. Gjithashtu, dija qe ne rast se do perdorej perseri si hotel, do restaurohej komplet nga fillimi. Kishte nje projekt te tilla nga Kokedhima gjate kohes se Rames, por nuk u be ndonje hape perpara.

Nga 2009: Ke dhe te tjera ketu:

http://www.tica-albania.org/TICAB/exhibi...

 

flm per linkun. pak humor i zi sterre, se shif ca thote:

In 2002, Hotel Dajti was granted the status of “monument of culture” with the aim of taking it under protection as a historical building.

monument kulture kur s'ka kulture nuk shko.

 

E pashe o Emigrant.  Personalishte une thjeshte jame per perdorimin e asaj proneje. Dhe Kokedhima te bente hotel nuk do e kisha problem, dhe banka ta beje zyra se kame problem, dhe per ekspozita te perdoret se kame problem. Thjeshte te perdoret ne nje menyre apo tjeter. Kjo vlen dhe per Shqiperia Sot dhe per Piramiden.

Ke dhe disa me te hidhura ketu:

http://thomashaemmerli.ch/2009/10/nackt-...

 

PS: Hotel Arberia, ministria e drejtesise, nje shembull ku dicka e sakte u be me nje ndertese ne vend te katandisej sic shume te tjera jane katandisur.

Mos u merzit me ato cka thote Anonimi, se dhe ky si shume koleg t'tijet t'cilet kane sindromen e mbivlersimit dhe mbrojtjes fanatike te cdo objekti qi ka lidhje me masonerine; ktu ne amerike shoket e tyne i thrrasin hoarders (Compulsive hoarding/pathological collecting,) duket ka kriju nji lidhje sentimentale me cdo gja t'ngurte. N'rastin konkret me nji ndertese te nji stili teorikisht t'pasun por praktikisht, dhe mbi t'gjitha aktualisht, shum i vorfun (sikurse komunizmi.) smiley

piramida ne rrezik,hotel dajti ne rrezik,presidenca ne rrezik,kodi zgjedhor ne rrezik,po si nuk e rruan njeri por popullin shqiptar qe esht ne rrezik permanent,per papunesin,per rinin,per emigrantet,per drejtesin,apo si regjimi komunist rreziku imperialits ,,,,edhe keta punistet e rinj te njejtin stil per te anash kaluar problemet madhore permendin xinlga - mingla

30 milion euro e bleu banka e shqiperise kete? mmmm, po cpun ka sala me kete atehere?

Gjoja asht monument kulturet. Monument i kultures spiunllikut. smiley

Po ai spiunllik na ka mbajtur me buke qe nga koha e Sulltanit. Apo u amerikanizuat ju tani dhe nuk ju pelqen me balta nga kini dale.

P.s. Sa per te sqaruar asgje nuk e justifikon shkaterimin e vleres, ne mos tradicinale monetare.

E para punes, nga balta mund t'kesh dale ti, se sojin tem e ka kriju Zoti. 

E dyta punes, me spiunllek ke hanger ti dhe soji yt qe nga sulltani e deri m'sot; soji jem ka kene maleve tuej u kape me Turk e Shkja e Austriak e 'Talian. 

Fmite e mij, kane nevoje per shume dollar e buke per me u ba sa une, kur t'bahen at'here munden me vendose e me gjete mnyren me jetu me monumente e vlera shpirtnore. smiley

Kto qi ban Edi e Sala sot, kane me kene monumente kulturet per fmijte e mij kur t'bahen sa une se fundja edhe per kto per t'cilat xehen e kacafyten shqiptaret njani me tjetrin prej prindve tane jane ndertu, kshuqi sjane edhe aq te vjetra, dhe aq te pasuna. 

Mire, e leme si thua ti.

Bajga e Rames Shkreli eshte i fundit qe mund te flase per vlerat kulturore dhe arkitektonike te Tiranes...do ishte mire qe si fillim te flase per masakrat qe ai i ka bere Tiranes.

psh, cfare masakrash i ka bere ai Tirones? se ndryshe i bie me fol keshtu kot ne hava!

kuazi,

cfare punesh ka bo ky kur ishta rama ne bashkine e tirones?

nuk jane te folme ashtu kot ne hava jo. Ai ka qene "keshilltari" i rames per ceshtje urbanistike ne tirane pra ne cdo kubik meter beton qe eshte hedhur ne tirane jane dhe "mendimet" apo "keshillat" e tij si "arkitekt".

Per here te pare kur kam degjuar se me cfare "zelli" fliste ai per mbrojtjen e pallatit te kongreseve apo projektin e sheshit ne qender thashe sa mire paska te pakten nje ariktekt qe mendoka per tiranen. Por tumra rreth e rrotull me thane se ky eshte shkreli keshilltari i rames per urbanistiken

me teper nuk ja vle me thon ka plot qe e njohin ate me mire se une ...apojo?

Gjon, pervec ca llafe te pergjitheshme nuk na the asnje gje konkrete. Qe tirana gjate ketyre 20 viteve eshte ndertuar pa plane te mirfillta dhe pa strategji afatgjate kjo dihet. Por qe ishte Rama qe qe 10 vjet me pare nisi nje pune te lavderueshme per te vene ne bina menyren sesi duhet bere planifikimi urban dhe plani urbanistik i Tirones edhe kjo dihet. Perpjekjet e bashkise qe nepermjet konkurseve nderkombetare te percaktonin kriteret dhe planet per ndertimet ne Tirane prape dihen. Por ajo qe dihet me mire eshte lufta e vazhdueshme qe i ka bere qeveria e sali-ut cdo perpjekje civilizuese te Rames per kanalizimin e planifikimin urban drejt orjentimit teknik dhe jo politiko-feudalo-klanor. Kujtoj ketu sa per ilustrim prishjen pa asnje shkak ligjor te mbikalimit tek "zogu i zi" qe qeveria e sali-ut i beri investimeve te bashkise, mos aprovimet e lejeve ne KKRT, apo vonesat dhe mosshpronesimet publike per te liruar zonen per ndertimin e unazes se vogel etj. etj. Duhen nete dimri me geshtenja te pjekme per me tregu gjithe keto menxyre te qeverise se Sali-ut. 

Kuazi, gjynof....e paske pas thesin gati ...dhe te rond fare si thes cimentje po fatkeqesisht duket se e paske si cimente greke apo me keq si cimente fushekruje. Ta them kete sepse tek komenti jot permende gjera qe me verte nuk ja vle me ju fut muhabetit.

E para ka lidhje me faktin se kur ne kete forum thuhen te verteta per politikane si Rama & Co te shuhet acounti fare. Kjo me ka ndodhur nje here ketu jo se kam ndonje problem me kete por po ta them se ajo rrace jemi (!) qe sna e mban te shofim te verteten ne sy dhe kur jemi anonym e te fshehur mbas internetit.

E dyta eshte se te perpiqesh ti heqesh mekatet Rames, qe e ka katandis ate Tirone ne ate derexhe qe i duhen te pakten nja 4 gjeneracione qe ta marri veten...sikur e prisja te them te drejten...HARROVE QE PO FLASIM PER SHKRELIN.

Me qe ra fjala Rama: ketij nuk ja futi Sala por populli i Tiranes qe i duhet tani te mbijetoje per dite me ato plehra e katastrofa qe beri Rama & Co per 10 vjet me radhe. Me afatgjate nuk behet. Ato planet e konkurset e te huajve qe ti permend ketu jane si nje vrime ne uje sepse jane vetem endrra futuriste arkitektesh dhe asgje me teper.

Ta thashe se Shkreli & Eftimi kane bere ligjin ne Bashki..popllit nuk i shpeton gjo jo... dhe Zogu i Zi ka qene nje skandal ...shyqyr qe nuk u bo.

Fakti qe Shkreli doli ne Opinion dhe mbronte projektin e qendres si nje "mrekulli" arkitektonike ma mbushi menjen se eshte vetem bishti i qenit i rames. Ka qene nje kohe qe Ramen e shaja ne forume sepse kushurinjte e mi kane probleme pronash ne Tirane dhe kan nja 4 gjygje te hapura me firma ndertimi qe u ka dhone lejen rama per 10 katsha po muhabet tjeter.

Tani Rama eshte bo me verte per te ardhe keq. Shenjat e pleqenise i kan kap ftyren fort fare dhe qysh kur u lidh dhe me ate "specialisten" e karo'nave nuk e tund mo as gjo kete fakt! 

Ja shife dhe vete kur flet per Shkrelin del tek Rama e kur flet per Ramen del tek Shkreli. Ske ci bo atij muhabeti...

 

 

Gjon ja argumentet qe ti perdor per te me mbushur mendjen jo vetem mua, por edhe atyre te tjereve qe na lexojne:

- tirona eshte katandisur si derxhe, 

- plehra e katastrofa qe beri Rama;

- popullit nuk i shpeto gjo,

- Zogu i Zi ka qene nje skandal,

- Shenjat e pleqenise etj.

Gjon te gjitha keto me siper jane epitete, nuk ke sjellur akoma asnje fakt apo argument qe te fillojme e te diskutojme pa tifozllik politik. smiley

ah se harova te te them, se nese me te vertete kerkon te dish te vereteta te tjera ne lidhje me kete problem, te keshilloj te lexosh librin e ish kryebashiakut "Kurbani". 

Ej, ka pas qene i peme carace mrapa hotelit qe ta knoqte shpirtin. I vetmi problem ka qen nji prostitute gabele qe gjute me gura se i prishnim biznesin.

Vetem ty po te ndigjoj qe e knaqeke shpirtin me caraca.
smiley

Rono, si i gjete ata anej, si te priten, a u shpure nai byrek me gjize...apo me presh.......????smiley

 Roni,  gezohem qe mbrite mire dhe shendoshe! Me energji te reja "derebabe" ne "sulm" per ide....!  

Fotografi fantastike!

Falimnerit shume per ket'....

A m'thu ku e gjete, dhe ca viti o' bo' ?

A ke no i' link? 

Po m'boka shume pershtypje qe Lana paska qene tu u rregullu qe atehere! 

 

Ca viti? Me siguri mbas 41shit. smiley

Shume mire mberrita.
Udhetimi pak i gjate por ja kemi mare doren.

Pershendetje!

gjate kohes se ndertimit te bulevardit, viti 1936

UUUUEEEEE!!!

Ku paskan qene keto? Si m'paskan hik pa i vone re! 

Rrofsh, rrofsh!

Do i lexoj avash avash kur t'kem nge, se s'du me i pa kshu tinez!!

Rrofsh cun! smiley

Po ca bo kshu mo morklle se le nom. smiley Enjoy!

Kto ndertesa qi ka rrzu enveri me shkoke jane kene krime kunder stilit, kultures, intelektit. Per kto qi mbroni sot asht turp me u lodhe me diskutu rreth tyne. Ai ka lane n'kambe ato ndertesa qi iu pershtatshin parafabrikatove te tij te ftohta. Gjynah! Me tu mbushe syte me lot tek shikon nji Tirane me karakter. Karakter krejt tjeter nga ky qi ka sot. Nji Tirane qi s'asht ma. 

Problemi eshte se keta te sotmit po logjikojne me te njejten mendesi te Enverti Teefa.

Por s'kishte si te ishte ndryshe! Keta jane "The Fucking Njeriu i Fucking Ri"" Shkaterro dhe nderto mut!

Njaj pallatja e Mbretjes or tie s'asht tuj u duk mbrapa Hotelit . A eshte kjo e qellimshme per ti mohuar Vlerat Mbretit ? As rruge nuk duken !!! Po me cfare ka kalue NM e tij ? Me kol ? Po njaj gjelberim aq i Modh me nom ne cdo bace ne Tirone ku asht ? Ato qendrat e kultures e Dyqanerite , sheshet qe Zienin nga zejtaria , ,ajo puna e pashembellt shekullore e babaareve te Kombit per naltesimin e Tirones , ku asht !
Vetem kater maja minaresh ne sfond ???? Foto te qellimshme denigruese ! Posten foto nga arkivat per te denigrue NM e tij me pamje per ndertimin e H.Dajtit , gjojas me thane se tash me Italiaanet qe ka fillue me u ndertue Tirana si Gazernat e Duces ! Ja bakej mire njaj Salia qi don me e prishe !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).