Akuza për korrupsion aktiv e mbështetur në videon e Dritan Priftit nuk ka bindur asnjë nga gjyqtarët e cështjes

Pak pas ores 15:00 te dites se sotme (16 janar 2012) Kolegji penal i Gjykates se larte e ka shpallur te pafajshem ish zv. kryeministrin Ilir Meta. Akuza e Prokurorise per korrupsion nuk ka ngjitur ne Gjykaten e larte edhe pse ishte e mbeshtetur ne pamje filmike qe tronditen opinionin publik ne janar te vitit te shkuar. Kryetari i LSI-se e ka pritur me kenaqesi vendimin e Gjykates ne seline e partise qe drejton. Edhe pse eshte pritur me interes, vendimi ishte parashikuar sakte ne nje ankete te shtypit ku 63% e publikut mendonte se Meta do te shpallej i pafajshem nga gjykata.

276 Komente

Qe te behet me mire duhet te behet me keq.

Gjate kohes qe merrej vendimi ne Gjykaten e Larte, Meta luante tenis. Televizionet dhane pamjet live.  Jam pa fjale.  

ishte dimer. autobuzet e unazes plot. ne bufe akoma qendronte filxhani me bisht te thyer.....

hajt robt!

Urime, urime.  A do dalin ato videot e tjera tani apo jo, se kshu na u premtu.

Po vendimi per gerdecin kur do dali, se edhe ate shume e zgjaten.

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, jekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

Ali Asllani, 1942

http://www.youtu.be/aRD3qP-Pfkw

daku, veji te gjitha me nji folder edhe me tip thumbnail ne nje teme, ashtu sic i ke pergatitur, se te ndjekim me kollaj se ke bere pune te paqshme.

Gjykata mori vendim. Ilir Meta eshte i pafajshem! Secili mund te kete rezerva, eshte normale kjo, asnje vendim gjykate nuk perputh te gjithe palet ne nje mendje. Por eshte nje vendim dhe per te gjithe ata qe bertasin e shqyhen per tu bere sa me demokrate e sa me te drejte duhet te respektojne ne rradhe te pare shtetin ligjor dhe se vendimet e paragjykimet i vendos e i vulos vetem nje organ legjitim qe eshte padyshim gjykata!

Uroj Ilir Meten per fitoren e tije, Ishte e qarte si drita e diellit !

A ju japin dite pushim per gjoja kur jeni me dhymje fyti ju anej a si? Mere kaiher i dite pushim mer.. ste bo keq..

Eh gomarin e kollufiti ujku,aj thoshte bane Zot anderr.Si tha Estrefi ke "Vdekja e Kalit" "xhaxha,partia do je te e drejte ne vendimin e saj,dhe ti duhet te kesh besim te ajo"...T'pasha haren ty...

Besimi eshte ceshtje personale, kurse vendimi i gjykates eshte obligues e vuloses. Ky eshte ndryshimi, e thashe edhe me lart se nuk ka vendim gjykate ne bote qe bashkon te gjithe ne nje mendje, pikerisht per kete realitet vendimi i gjykatave eshte kapak ne te gjithe boten dhe kjo konsiderohet drejtesi.

A ha gjykata,po,m'doli nga menja...smiley,

o Kev, po prizen e heq najher kshu apo nuk t'karikon mo bateria dhe e mban on nonstop?

Rrymen e gjeta midis jush, kur te mos kete me injorante e komuniste harrohem vete une, mos ki hall...

po ca rryme ktu mer? ti ke rrymen e Sales qe nuk t'le me mendu me trunin tat. Hiqe o vlla tek-tuk!

doli idioti

Vet  shendoshe....!

Uroj Ilir Meten per fitoren e tije, Ishte e qarte si drita e diellit !

Aq e qarte ishte sa u pa me ze e me figure e me deshmitar..

 

Pse e drejte ishte te spiunosh pa te dhene leje personi i demtuar nga prifti? Ty si do te vinte kur nje shok i yti te incizonte pa ditur gje? A e di ti se ne te gjithe boten kjo "prove" nuk merret nga asnje gjykate parasysh? Pastaj ku e di ti se nuk ishte e manipuluar videoja? beson megjithmend per cdo gje qe shikon e degjon? Une gezohem per vendimin jo se them se Ilir Meta eshte engjell porse ne ate menyre qe u bene gjerat nuk ishte e drejte dhe vinte ere 80 lekshash...

Po 1.8 milion eurot e Priftit apo droga qe thithte Rama sipas Priftit nuk duhet te jene ceshtje gjykate? Pse nuk ka akuze nga prokuroria? Po ato pse nuk i beson ti sepse edhe keto u thane, u pane e u degjuan nga cdo kush ne televizor... apo ceshtje preference ?

po ik mor budalla

Pse e drejte ishte te spiunosh pa te dhene leje personi i demtuar nga prifti? Ty si do te vinte kur nje shok i yti te incizonte pa ditur gje? 

 

hahaha

ueeee, mentaliteti....

Prifti duhej ti thoshte:A ka mundesi te te filmoj kur ti flet per marrje rryshfeti ne menyre qe tia paraqes si prova gjykates?Kuptohet cdo hajdut apo shkeles ligji eshte mese i lumtur te te lejoje ti filmosh prova te cilat mund ta kredhin ne hapsane per nje kohe te gjate.

ti bo gabim qe nuk i thu njerzve te tu qe shkru ke peshku. thuj mer se per kuriozitet do te te lexojne ndonjehere dhe do te te flasin. do zoti per te miren tende degjon ata se neve s'na beson kur te themi qe je komplet idiot

Pse u cuditet JU?????? Aspak per tu cuditur..........Kjo dihej.......

Presim arsyetimin e vendimit, kot me fol kodra pas bregut sot. 

ndonje k@rllik i tipit : "nuk ka prova per marrjen e rryshfetit" do te jete, mos prit ndonje gje te madhe

ueeeee ka shkrujt katrori ne teme me sfond politik.

nuk e paskom pas gabim, o shume i ronde gjithe ky muhabet.

e kom ngacmu s'ka pak me Lennon vs. Jesse McCartney (How do you sleep), edhe nuk u ndi. ktu foli. e kupton ti tashti... smiley

Cimo e ke parasysh kur ti i kalo afer (ne kuptimin e debatit) gropes se m.tit fillon dhe nuk e ndjen me eren aq te forte. Duhet nganjehere nanji qe i rri larg qe te vije e te ta kujtoje se 'ambientimi' i hunes tate o nji tallje trapi e natyres qe te ka dhone instiktin e mbijeteses.

Ka lezet, ja kshu te do partia te buzeqeshur se i ke nderuar te gjithe!!! 

...Ptyyy...!!!

u pa se si do te perfundonte qe kur prokuroria formuloi akuzen, 2 vite! ca farse! ne vend te burgimit te perjetshem, ose nja 15-20 vite, kerkojne vetem 2. dhe ne, me gojen mbyllur. 

eshte turp! ...dhe e lane vendimin per ne janar, per ta perdredhur thiken ne plage, per me shume dhimbje.

cdo beje edi rama? 

Nuk kish si te ndodhte ndryshe.Bisedimet dypaleshe Berisha -Meta ,dhane frytet e veta.

Votimi qe unanim per pafajesine e Metes.Normal , me mire mos e trazo m**, se vjen ere pastaj.

PS:  Dhe hajde mos bej nje 21 janar te dyte pastaj.

pare nga kjo video,   Meta ne ditet e tij me te mira,  si dikur....  dmth imazhi i njohur...  ne qender Meta qe flet..  shoqeruar nga politikane te partise se tij...   dhe patjeter, ne sfond,  te rinjte e LSI.    LSI is back.smiley

Kur une te rritem dua te behem si Ilir Meta! Pike dhe Pike!

mundese, peshngritese, zv/kryeminstre.. apo kokemadhe..smiley

Atehere duhet te gjykohet Dritan Prifti per manipulimin e videos dhe deshmi te reme

Mos ki merak se edhe kjo do ndodhe! Video, ora dhe laptopi i kalojne prokurorise me vendim gjykate per te hapur ceshtjen Prifti "deshmitari qe genjeu" Le te guxoje prokuroria e Rames tani ti beje bisht...

Gjykatat te korruptuara deri ne kulm,pergjegjesi e Presidentit. Hajde duroje prap zv Kryeminister kete koke lope.

Gjykatat te korruptuara deri ne kulm,pergjegjesi e Presidentit.

Llaf me mend. Mos e thuj n´vend tjeter, se ka rob (qoft edhe tek PD-ja) qe e kuptojn ironin tate dhe i shkon llafi n´vesh Te Madhit e te piu e zeza pastaj. smiley

brad, pse e shan partnerin e zemres tate smiley kryeministrit desha mo thon. 

hahahahaha Pjer je i modh!!!! berisha- partner i zemres se Bradit!!!! hahahahahahahaha

Pjer qe te te ndihmoj me argumentin tend,shava Keshillin e Larte te Drejtesise qe nuk ve dore mbi kete Drejtesi te korruptuar dhe jo Naltmadhnine e TIJE.Por sa per sqarim Naltmadhnije e TIJE ne nje prononcim qe beri per ceshtjen ne fjale kerkoi pushimin nga puna te Kreshnik Spahiutbrenda 3 diteve,perndryshe e pezullon Parlamenti.

Faqe e zeze, Ilir Meta i pafajeshem!

Ketu ne amerike jo shume kohe me pare ishte nje gjyq per nje nene qe akuzohej se vrau femijen. Casy Anthony.
http://en.wikipedia.org/wiki/Death_of_Ca...
Tere faktet e duksheme te conin ne konkluzionin se ajo e kishte vrare...mirpo ato ishin fakte siperfaqesore , ndersa faktet e verterteta nuk munden te vertetoehshin ne gjyq....dhe pavarsisht nga opinioni i tereve qe ajo ishte vrasese e femijes se saj 2 vecare ajo nuk u denua....
Opinioni denoj prokurorin qe nuk beri sic duhet punen me akuzen, ....e pranoj se ajo edhe mund te ishte e pafajshem....por....por....por ...asnjehere nuk u dyshua tek gjykata apo vendimi i jurise......... Pse ....Sepse mileti ka besim tek gjykata.... ka besim te plote dhe te mbase te verber....Por kjo e ben Ameriken ... te quhet Amerike....
Tek ne ...nuk besohet azgje ... Ndjenja e mosbesimit tek cdo gje eshte superelative dhe kjo e ben Shqiperine .....Republike Bananesh..... dhe me keq ....
Ky mosbesim e shapll Meten te lire qe edhe mund te jete fajtor..... apo lejon te pfajshiumit te shpallen fajtore ....... Shkurt REPUBLIKE BANANESH

po po m'duket se kjo kerkoi qe t'i jepej nji identitet tjeter dhe te jetonte ne nji vend tjeter se ndihej e rrezikume. Kurse ket peshngritsin do e kesh ne tv duke qesh vesh m'vesh nga mnjesi deri n'darke

Duro deri m'10te pm, me ore shqipnie, se e ke ke Fevzo smiley

Mire e ke ti Tom, por ketu kjo gje ju ndodh vetem politikaneve. Si ka mundesi?

 

Nuk ju ndodh vetem poliitkanve Por ne aq dime se meremei vetem me politikanet
Sa te njerez te thjeshte te pafajshem denohen kot ( te pagu pastaj e per te dale te pafajshem) Sa fajtore nuk denohen se perseri paguajne????? Ne kaq lexojme se spektri tone eshte politika dhe jo e pergjithshmja

Me ne fund drejtesia e dha fjalen e saj.

Eh, me ne fund!

Ate thuaj, shyqyr, sepse nuk po na zinte gjumi i nates, se nuk e dinim cfare llafi do thoshte drejtesia.

Punet po shkojn keq e me keq.
Keshtu qe po i afrohemi pikes ku fillon dhe behet mire e me mire.

Rono,

 

Nga fundi i erresires nje ze buçiti,

"Mos qaj", me tha "por qesh,

Sepse mund te behet me keq".

Dhe une fillova te qesh.

Dhe me te vertet,

u be me keq.

 

Me vjen mire qe i paske lexuar "keshillat e djallit" smiley

Qeshu! Neser do te jete edhe me keq.

                           Parimi Filozofik i Merfit

Katil!

...Faqe e zeze, Ilir Meta i pafajeshem!.....

....Gjykatat te korruptuara deri ne kulm,pergjegjesi e Presidentit........

....eshte turp! ...dhe e lane vendimin per ne janar, per ta perdredhur thiken ne plage, per me shume dhimbje.....
ETJ
Te gjitheve
Nga e dini me kaq siguri sa te jepni konkluiozne me kaq vendosmeri?
Jeni ju eksperte? Keni pare dosjen e akuzes? Ishint ju ne ate dhome ku u be filmimi?

Nese jo .....Nuk them se nuk keni apo keni te drejte.... Por mos jepni vendime me superrelativa te tilla

O Tomo se nuk t'jam drejtu na i here seriozisht! 

Ej, e ke me ter men ti?

Me i llafi i ke me ter men keto "ku e dini ju me siguri" apo po bon ironi si ca e ca ketu qe t'kpusin n'mythe me shaka qe n'anglisht quhen "crass"? 

M'fal ee!! 

Mrroklle:

Me kujdes miku im. Tomi i gjore nxjerr buken e femijve me kete pune. Mos i bjer ne qaf kot. Nevoja per rroge eshte e perjetshme ka thene Ngjela i Madh.

Na fal, nuk e dijsha!!! smiley

Tashi, n'retrospektive po e kuptoj qe nuk m'falet syleshlliku qe m'kishte kaplu! smiley

kto muhabetet qe ku e dini ju se ndodhi vertet ashtu, nuk mun t'mos kujtojn barcaleten famemadhe "t'rre syni" (versioni 101 me peplumce) smiley

 

Ishte nje merhumb qe e gjithe shoqnia lagja, fshati i thoshin se gruja e tij i ngrinte komet lart, por ky nuk besonte, gjalle ne bote se besonte fjalet! Nje dite vendos dhe ndjek gruan nga mbrapa dhe e gjen ne shtepi me nje tjeter, me komet lart e me lart, ashti sic i kishin thone te tjeret smiley

-"Ah o gru, te kapa, nuk me genjen dot, komet i paske cu lart, te kapa gjalle dhe nuk me genjen dot!"smiley

Gruja heshti dhe nuk i foli per ca minuta, u rregullu, priti pak sa te qetsohej "merhumbi" i hedh doren ne qaf, dhe i thote:" o burre. te ka rrejt syri, une nuk i kisha komet lart, e kupton ti apo jo!smiley Po deshe pysim ku te dush ti!smiley

Aty duke ec gruja shiko nje murator, dhe i thote burrit, "Hajt ta pysim kete muratorin qe te rre syri apo ste rre", dhe shkojne dhe i afrohen;

" Me fal mor shok, i thote gruja atij muratorit, pse e perdor ate peplumcin zotria jot?

Muratori e degjon pyetjen dhe i pergjigjet: "

"Peplumcin e perdorim qe tulla te eci drejt kur ngrejme murin lart, PA PEPLUMCIN TE RRE SYRI! smiley

-"He mer burr, te thashe, qe te rre syri"  i tha gruja burrit

"A po, ke te drejt o gru, te re syri- i tha merhumi!

  Emigrant , ky ishte versioni 101 i peplumcit qe di une!  smiley

 

m'falni qe ju nderhyna n'muhabet me Ronin, por sa here permenet naj postulat i "anglosaksonit", s'un rri.

Tomi u perplas me nje shtylle para nje viti. smiley

si itha usat marku Tomes? nje dite do ta thyesh koken dhe,do ta thyesh keq..smiley

Jo, jo, i ka gjujt fort me verte.

mrroklle 

reagimet justifikuese jane shembull i peshtire i "self-deception". Kur s'ke c'ben fillon e i justfikon kriminelat dhe ja ben vetes rrafsh. 

pse me lal, pse me zorr?

I mbaruat te gjitha??? Keni akoma?? SIdomos ju tangerlligsit qe gjuni me spond smiley
OK tani perseri une ju pyes nga e dini ju me kaq siguri se ajo video nuk ishte e montuar? Nuk them se eshte apo nuk eshte Por kjo siguria juaj me jep pershtypjen se ju ishit atje kur ajo u xhirua?

Nese jeni kaq te bindur Cfare presni? Perse nuk i jepni shkelmin asaj gjykate, prokurrie, qeverie, politike? Duke bere gam gam gam ketu nuk ndryshohet ajo qelbesire.... ( gjithmon duke menduar se ju dini me siguri te plote se Meta duhej denuar) .....Apo duhet menduar se qeni qe leh nuk kafshon.... dhe ju jeni vec qener qe lehni kot.......
Se ca e kane ne terezi nga Amerika tregojne barcaleta dhe pasurojne CVne e tyre antiberishjane me barcaleta ne kuriz te atyre qe jetojne aty..... ndersa ata qe jetojne atje meren me thashetheme si grate e liga .......
Pffffff

2 tylenol 500 cdo 4 ore. Po ste bone derman, neser te fillosh patjeter Z-pack! smiley Ca ke bo noi gjo? si ke qene? smiley 

Prit ti Tom, prit, trungu i pemes eshte i trash, nuk pritet me nje te rame, ka video te tjera! 

tani, une e parashikoj keshtu vazhdimin e telenoveles: Prifti detyrohet qe te mbrohet per 'shpifjen" qe sajoi per kokemodhin, ndaj dhe do te publikoje disa video te tjera ku kokemodhi ndan pazaret mafioze. Mirpo, prape ka per ta honger se do i thone "po ti pse nuk i nxorre qe ne fillim keto? Apo te duheshe kohe deri sa ti manipuloje?" 

Prifti duhet futur ne burg per mashtrim publik. Vetem atehere Meta eshte I pafajshem! Deri atehere, Meta eshte fajtor. Ta shohim drejtesine e berishovicit.
Nga ana tjeter, nese prokuroria ka kerkuar vetem 2 vjet burg dhe 1 m leke gjobe per mua dmth ose nuk kane patur prova, ose nuk kane patur besim te provat e tyre, ose jane pjesemarres ne maskaraden e berishovicit, nga hiri apo pahiri.
popull hale. T'i pllenosh t'emen te therret baba.

Debatet jane te kota. Ne Shqiperi keto gjera ndodhin hapur. Videoja ishte aty, e pame. Ekspertet amerikane qe pretendohet se jane te zot me keto mjetet dixhitale thane qe s'eshte e montuar. S'u pranua nga gjykata. Shqiptaret qe s'kishin as programe te blera dhe pervoje me dyqane lagjesh per servis kompjuterash, thane qe eshte e montuar, me programe falas te shkarkuara nga interneti, sic deklaruan vete. U pranua nga gjykata. Prokuroria kerkoi te degjohej ne gjyq videoja, s'u pranua. Ka vend per fjale?

Po pse, vetem kjo? Ne 21 janar e pame kush qelloi, u zhduken serverat, u gjeten justifikime per 2 vjecare dhe prape e gelltitem te gjithe, e prape kelyshet e partive si Kevuinjon me shoke dalin e thone qe 1+1=3... keshtu qe ca te debatojme kot.

Se mos vetem kaq... ketu vjedh cdo zyrtar sy per sy, e thote dhe ne kafe dhe as fshihet, i shohim e i dime se kush jane, se si e bejne e se cfare bejne. Zyrtare morra para nje kryetari partie. Kshu qe, kot lodhemi. 

E pame dhe qe keta te Europes jane te ndare, secili mbron faren e vet. Partite e djathta europiane mbrojne te djathten shqiptare, s'ka rendesi se kush eshte ne krye. Te majtat mbrojne te majtat. Amerika do te perzihet ne punet tona por s'do te mbaje ane, keshtu qe ca te presim me.

Kur pime me nje gote vere pas dhe stilolapsat pistolete, cadrat antitank, shqiperia me ekonomine me te forte... ca ka mbetur me?

 

Standardi i të paprekshmëve
 

Nga Irhan Jubica

Nuk asht objekt i këtyne rreshtave çashtja e fajësisë apo pafajsisë së Ilir Metës. Dje, drejtësia foli. Madje kështu tha edhe avokati i Ilir Metës. Edhe vetë Ilir Meta. Ilir Meta që tha se tash u vendos nji standard i ri: në Shqipni, e drejta dhe e vërteta kanë me fitue gjithmonë ndaj mashtrimit, montimit dhe shpifjes. Kurrkush pra, nuk po e diskuton vendimin e drejtësisë. Por ne mundemi me diskutue mbi standardin që po thuhet se asht vendosë. Për këtë, po i bajmë nji kalim të shpejtë disa prej çashtjeve ma të mëdhaja që drejtësia ka përballue ndaj politikanëve në Shqipni:

1.

Në fillim të viteve ’90 në Shqipni, drejtësia mori nji vendim tue nisë kështu, nji standard të ri për kohën: dënoi me burgim ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano – për korrupsion. Përkundër protestave se ai ishte nji vendim politik, Nano i bani disa vjet burg deri në vitin 1997, kohë kur edhe u kthye në krye të qeverisë. Mirëpo Fatos Nano nuk u mjaftue me amnistinë e presidentit të atëhershëm Sali Berisha dhe hapi nji proces gjyqësor – të cilin e fitoi tue marrë kështu pafajsinë. Pa folë për faturën financiare që shteti u detyrue me vendim të drejtësisë me i pague ish-kryeministrit.

2. Pak kohë mbas shpërthimit të fabrikës së çmontimit të armatimit, më 15 marsit 2008 në Gërdec, ku u vranë 26 persona, ndaj minsitrit të atëherëshëm të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili edhe dha dorëheqjen, nisi nji process gyqësor. Mbas nji maratone shtymjesh të seancave, Fatmir Mediu lirohet nga të gjitha akuzat në lidhje me këtë çashtje. Madje mundet me u thane se ndaj tij thuejse nuk u ngrit kurrë çashtje – shkaku i imunitetit parlamentar. Ndërkohë, Fatmir Mediu përfshi në kabinetin Berisha 2, të dalë mbas zgjedhjeve të vitit 2009 në Shqipni.

3. Në vitin 2009 gjithashtu, nji tjetër politikan i naltë u përball me drejtësinë në Shqipni. Ministri i Transporteve, Lulëzim Basha në fakt, u lirue prej çdo akuze, pa nisë ndaj tij asnji gjykim, edhe pse akuzohej për korrupsion me mbi 200.000 euro në projektin e rrugës Durrës-Kukës. Edhe këtë herë, si në rastin e Fatmir Mediut, drejtësia foli.

4. Viti 2009 ka qenë nji vit i ngjeshun me procese të bujshme ndaj politikanëve në Shqipni. Në të njajtin vit mori pafajsinë për dënim të padrejtë disamujor zv/ministri i Transporteve, që menjiherë u zgjodh në krye të nji institucioni të biznesit në Tiranë.

5.Poi vitit 2009 asht edhe ai që u quejt skandal seksual i ministrit të Kulturës, Ylli Pango, shkarkimi i të cilit mbrenda 4 minutave nga kryeministri Berisha mundet me qenë rekord botnor. Mbas histerisë kolektive, Pango hapi nji proces të cilin e fitoi. Drejtësia i dha pafajësi Pangos, i cili edhe u rimor në punë nga i njajti kryeministër.

Në tanë këto raste, ka qenë drejtësia ajo që ka folë. Ajo që ka përcaktue standardet e nji vendi ku e drejta dhe e vërteta fitojnë gjithmonë mbi mashtrimin, montimin dhe shpifjen. Por ka edhe nji të përbashkët tjetër në tanë këto raste. Nji e përbashkët që asht ndoshta, standardi i vërtetë i vendosun në Shqipninë demokraciste: politikanët janë të paprekshëm.

Alidemso, ky shkruka shume mire. Por kjo foto po me kujton fotot qe vejn kengetaret tallava neper disqe. smiley

e me kusho ke fol fiks, ja ke bo pershkrimin si te me kishe lexuar mendjen.....  hajde mbushi mendjen njerezve qe thone qe foli gjykata a thua se gjykata jone e larte eshte gjykata supreme e US e qe kane integritet te kulluar .

shih kur te thone qe edhe politikanet tane nuk jane si ne amerike  apo shqiperia nuk eshte amerike do e thone gjoja per kunderpeshe se kujtojne qe eshte argument, hahahahha

na kane mbyt maskarenjte e injorantet thuaj

Duke vene ne dyshim integritetin e gjykates ti ve ne levizje mekanizmin qe con ne ate qe quhet "profecia qe vete-realizohet". Pra nqs. ti nuk beson ne vendimet e gjykates atehere vendimet e saja do te jene te padrejta, por (po si rrjedhoje e te njejtit mekanizem) nqs. ti beson ne vendimet e gjykates atehere vendimet e saja do jene te drejta.

Me korrigjoni nese e kam gabim.

ca je tu bo ? retorike? polemike? apo je tu m'tregu prralla me mbret ? 

ti do qe une te te them qe e ke gabim.  nuk ka nevoje se ti e di vete. 

 po ja hamendesojme se thashe qe e ke gabim , cfare fitohet ? qe llogjika ime eshte e gabuar ? qe une jam gabim ?!  apo qe ilir meta e soj sorollop politikane jane te padenueshem ?  une skam ndonej peshe e rrjedhimisht mund te jem gabim  e ca pastaj? po keta qe nuk denohen a kane ndonjehere faj ? 
 

ca te bejme pastaj? te mbyllim dhe gojen? se zaten drejt asaj po shkohet? njeri nuk guxon te flase se e di qe e vene ne liste, e lene pa pune pa biznes se ne o kakavije jemi dhe popull legen, shqyejme njeri tjetrin per keta legene politikan dhe pjesa tjeter me e madhe jane aq te varfer sa nuk kane buke te hane e qe shohin politiken si mjet per tu  pasuruar e jo per te bere ate qe duhet te beje.....

Nje Bravo atij qe ka zgjedhur foton e artikullit. Shume domethenese!

Hajdut i pafajshe vetem ne Shqiperi ndodh kjo smiley

Te premtem qe kaloi e kapa tek Zone e Lire e Arian Canit nje grup gazetaresh qe po diskutonin nje teme qe me interesonte. Me pas, Cani ua beri te gjitheve nje pyetje se si do te del gjyqi i Ilir Metes. Mes te ftuarve ishte edhe Blendi Fevziu i cili pyetjes iu pergjigj me plot krenari dhe me nje buzeqeshje idiote: une tha te henen e kam te ftuar Ilir Meten ne emision. Cani tha dmth ai shpallet i pafajshem. Ai tha une nuk di gje, po ai do jete ne emision. Me pas nje i ftuar tjeter qe nuk ia di emrin po ishte me duket kryeredaktore i gazetes Panorama tha pasi Fevziu thot ashtu atehere ai do te del i pafajshem. Pak a shume keshtu jane punet atje. Gjerat vendosen tjeterkund.

Se kush tha ne nje teme para ca ditesh, qe demokratet e kane alergji meten. S'me duket ashtu smiley. As duan t'ia dine. Me fatosin behen, me ramen behen neser, me meten tani, me Enverin, po munden, me miloshevicin. Hic s'duan t'ia dine! Se c'ka nje emer kjo kategori e njerezimit, por s'po e gjej dot.

e pashe dhe une. tha; une nuk di gje per gjykaten, por di qe do jete ne emisionin tim . ca te thush me shume

LEKISTA quhen. maskarenj te paskrupuj.

120 mije debile e votuan kete hajdut.

po s'jan debil ata; ata jan ndermarrje publike. jan aksionere. kur e shef kshu, nuk ka asnje cudi me. nqse CEO i kompanise ku une kam ble stoqet kapet duke vjedh, ama nderkohe stoqet e kan rrit goxha vleren, s'me duket hic maskara ai mu. prap per ate do votoj next time.

Tani ose Ilir Meta ose Dritan Prifti kan rradhen per gjah. Se kush do ehaj nga keta te dy te shohim, por qe njeri do e haj, ose duke vajt per gjah, ose tip helmim gjaku, atak zemre ose vetvrasje. Njeri do e haj, se kush te shohim, pune javesh muajsh eshte....

Ndiqni z.Ilir Meta sot ne Opinion pasi do shpalle qe do shtyje marreveshjen e ketij koalicioni qeverises deri ne vitin 2045. Ky vendim, nuk ka asnje lidhje me vendimin e pafajsise dhene nga gjykata e Larte sot.

Ore kjo gjykata ka sqaruar vendim, apo gjykatat tona nuk sqarojne kurre, vetem marrin vendime. TAMAM REPUBLIKE VARI LESHT.

Berisha sot eshte duke ngrene darke te Nard Ndoka. Kush eshte gazetar, te shkoje e ta prese tek hyrja e pallatit.

Nuk ka nevoje se i lajmero vete sali-u.

prit se zbardhja do dale kur te harrohet ceshtja, si zakonisht

Edhe vete  turpi do te  skuqej, kur  del Ilir Meta  dhe thote;.." fitoi drejtesia mbi mafjen..."!

O Perendi e Madhe, ç`a te  paskemi bere ?

Ilir Meta tha: "Sot u vendos nje moral i ri per politiken shqiptare"

permendi moral, lol

Ngushëllime, të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen. Ruani xhepat kur dilni shëtitje, se kanë për të plasur vjedhjet sheshit. 

 

Turp!

mosperlyerja e metes tregon per perlyerjen e gjithe te tjereve.

The Untouchables

tani nuk e kuptoj fare se perse u takua Berisha me Meten per dy ore rresht. Jam gati te ve bast qe Meta ka kerkuar nje ministri te re per vuajtjet/harxhimet gjykatave kete vit te fundit.

Pse gjithe kjo anemi kundershtuese? gjithe kjo barre e rende qe iu ngarkua shqiptarit sot, ky palacollek i fantaksur, qe cfilit cdo shprese shqiptari dhe shumica ketu kan vetem nje koment me nje dy fjali e shumta? Ky eshte bataku ogurzi qe ne po i imponojme vetvetes si shoqeri, kur nuk arrijme dot te artikulojme as dhimbjen tone, por mjaftohemi me nje koment ironik qe e ben realitetin nje barcalete te vjedhur e perdorur si mos me keq. Ky mocal qe na ka rrethuar me pahir nuk luftohet me uje te ndenjur.

Fakti se Ilir Meta del i pafajshem dhe mbetet i lire do te thote se i gjithe (ama bash i gjithe) populli eshte ne burg. Me vendim gjykate.

Pa fjale!!!

Lum si ata qe jetojne ne Shqiperi smiley do kene mundesi te shohin tani intervistat e dy protagonisteve neper tv, plus edhe te atyre qe bejne analizat. 

Mu me bo cudi qe ca kokrra te barazlargumish cuditen.. smiley .. bile edhe shajne.. kjo trego se ne fun "do bohena"..

mos, se ato trekoncat dybrinjishem i kom pas qejf shum. kur dishe njonen brinj, zeje se dijshe edhe tjetren. per te mos permen ato barabrinjsit masnej, qe te kputshin ne kryqe. aty ku dishe nji brinj, i dishe t'gjitha.

ti je tu pershkru rregllen, po keta ishin te vecante.. nji nga ato 2 brinjt e parabarta ishte gjithmone me e shkurter...

Pune e nderlikume shume kjo...

Video nuk doli ashtu rastesisht kot fare por doli me i thne disave qe ja ku na keni ... dhe skeni fare se cfare ne boni...Po te doni hajde krruhemi ...

Pune te fortesh fare ky muhabet ...

 

po deshet i lutem atyre te shqipeise qe te na skanojne ato fotot e gjygjtareve njehre si me emra dhe me foto qe tja shofim pak surratet se si i kane ...flm

Habitem se si ka pak komente tek tema "Patriotët e mospërputhshëm me sistemin", te Koloreto Cukalit, qe ishte nje nga temat me interesante dhe te ndjeshme, ndersa ketu eshte plot komente, nderkoh qe eshte thjesht nje lajm i rendomte. 

Habia jote, po me habit!

Hidhu tek tema e Koloretos te lutem, e perkryer. 

asnje diference!!! pervecse te paret jane fiction...

thanks

kane dhe nje femer, Bella Mafia! Kane evoluar gjerat ketej nga ne, jo shaka...

po pra, keni ardh mire.

... presim te ikim tani. 

O Cimo ky i cepit djathtas te foto e Soprano-ve i bi te jete Tan Lepri, me rregull treshi? (ti besoj e kap pse-ne, po ashtu ta shpjegoj m'privat)

ah kjo per bella.....

per kte that qe lunte tennis?

shiko sa i ngjan..., Michelini ne byth, eshte kokelopa..

mos mor burre, na ndote imazhin e Michelinit  me met...smiley

Hajde figure hajde!! smiley

Ai kokeshtypuri i dyte ne te majte ilir metes duket sikur ka zbritur sefte nga fshati .

Menjehere pas lajmit, Ilir Meta doli ne konferencen per shtyp me te tjere (burra, gra, te rinj, te reja) Asnjeri, them asnjeri, poshte 80 kg. Pavaresisht moshe e gjinie. lol

Sa per vendimin, me nje video e nje deklarate te Dritan Priftit qe "me tha qe ai i kishte thene, qe do te flisnin per 7%" aha nje m... te madh, sado hajdut te jete. Ose futen te gjithe ne burg, me perfaqesues biznesi, me Ilir Meta kryetar partie e Dritan Prift minister kompetent e pas tij me komision qe vlereson tenderin etj etj.

prit kur ta hudhi Meta ne gjyq (dhe te fitoje) Priftin per shpifje me pasoje ekonomike humbjen e komisionit 700,000 euro

lol

Ej, vajti dita, u bo nja 5-6 ore qe doli i lame ky kingu! 

Sikur nuk pashe noi reagim nga keta loqet e PS-se una!

Sikur nuk m'duken shume t'shokume ee? 

Apo  "pavaresia e gjyqsorit eshte mbi gjithcka" ?

Mire me mire, po as "zhgenjim" apo "keqardhje" me vendimin nuk shprehen keto! 

Apo po krruhem kot une me ket' Ed Ramen?

I jam vene kot me gure ne torbe? 

He, bythqima bythqima!!

Kujtoni se robt jane krejt k@ra se i shikoni qe urrejne Saliun! 

Ka fol ai nevriku, ai qe i vune portokall ke sedilja.. smiley

“Gjykata e Larte duhet të shpërndahet!3 here,për Lulezim Bashën ,Fatmir Mediun dhe sot për Ilir Meten ka zgjedhur të jete me hajdutë e vrasës! “- është reagimi i Erion Braces në Twitter menjeherë sapo u mësua vendimi i gjykatës. 
Ndërsa në facebook shkruan "Tre here ne dy vite: Në rastin e ministrit të Transportit Lulëzim Basha-hetuar dhe nën akuzë për një aferë të madhe korrupsioni me procedurat e prokurimit të ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash.
Në rastin e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu-hetuar dhe nën akuzë për krimin makaber me 26 të vrarë konsumuar shteterisht ne Gërdec;
në rastin e ministrit të Ekonomisë,  Ilir Meta-hetuar dhe nën akuzë për korrupsion aktiv në një cështje fare fare publike, parë nga 3 milionë shqiptarë;

Tre trupa të ndryshëm gjykues, përbërë nga anëtarë të Gjykatës së Lartë, kanë zgjedhur të mos gjykojnë- në rastet Basha e Mediu; kanë zgjedhur të mos bëjnë drejtësi-në rastin Meta!
Keto trupa gjykues duhen shperbere!
Keta gjykates duhen shkarkuar!
Te treja ceshtjet mbeten te hapura! 
pra, te gjykueshme ne cdo rast kur do te kete kushte per te bere drejtesi!"- shkruan Braçe. 

Ndërsa reagimi i Veliajt në Twitter është “ ​Vaj vatani, mjerë mileti... " 

...ky i pari venit ku jetoj une e hongri mrena 6 mujve vetem pse nuk do e jepte pa gjo venin qe ngeli bosh prej njonit qe u bo president (i kap vetem me zo telefoni)....

.....kurse ky koklopa i kap me brek neper kom ja hudhi....

i lumte bytha ketij, sales e te gjitheve si puna ketyre, qe kane gjet budallenj te vertet se ata qe ishin te qute jane neper bote...

.....e kutpun qe ne fillim se  atje te ngrejn zgubthi.....

...shyqyr i here qonkam tregu i qut edhe vet.....

e mer mos e prishni gjakun.

E kam thane perhere, qe po socialistet e kane pushtetin.

ja dhe fakti.

Meta rules smiley

Sa per gjygjsorin (megjithese procesi perfshin dhe hetimin )

ca me thane, se mos kemi pas naihere gjygjsor te hajrit neve. Se mos kemi pas naihere akuze te hajrit.

Dikur vegla kriminale te sitemit kriminal, e tani jane bo upgrade ne vegla te korruptume te nje sistemi te korruptum.

Ama kurre skane reshtur se qeni pikerisht sic nuk duhej te ishin : organe te politizuara.

Edhe nese ka ne gjygjsor njerez te hajrit, mendoni pak se ne cfare trysnie punojne.

Pa lene pa permend qe gjygjtar ishte dhe ai cuni qe e shkrumbuan ne mes te Vlores.

 

ruzhdije, s'ka faj prokuroria kete here, ata kllufat per eksperte i mori gjykata, dhe proven kryesore te akuzes ata e rrezuan. po te donte toma dhe sashenka mund te kishin marre ekspert te huaj

Kur u shfaq video ishte fillimi i fundit. Tani jemi ne mesin e fundit. Po ta vizualizosh si koder, jemi ne maje te kodres. Rrokullimi perposhte merr nje pershpejtim akoma me te madh kur kodra eshte me e larte...

cudia do ndodhte sikur Meta te denohej e pleq

drekimi i Sales te Meta i tha te tera: Meta dhe Ai jane nje, sikurse dihej. vetem e faktoi dhe zbuloi sa thelle jane zhytur keta te dy.

ceshtja e denimit: ta zeme sikur mesazhi nuk u ishte bere direkt, me pare, kopetentve te ceshtjes Meta, me vajtjen e Sales, dhe me ndonje telefonate te cuditshme me ndonje prej gjykatesve u be indirekt: po u denua Meta jam denuar une, (dhe ne fakt po te denohej Meta, me tipin qe ka, do ta fundoste dhe Salen, e vdekur. jane dy tipa qe s'e shohin dot njeri tjetrin, po perseri hane e pine e punojne bashke. perse?!) dmth eshte e vdekur qe ne nje menyre apo tjeter mesazhin ua percolli: thirrini mendjes mire per ate vendimin qe do merrni.

sala ishte dhe eshte koshient qe po te denohej Meta do ta merte dhe ate me vete, jane partners in crime. nashi, s'duhen dylbi te shohesh qe keta jane bere te paprekshem ne ate vend. sidomos, me kundershtaret qe kane (a kane?)

sdq, asgje e re nga fronti. po ka nje njeri qe s'mori dhe s'po merr kreditet e duhura per kete ndergjegjesimin e nje pjese te shoqerise se nga kush udhehiqen, ai qe u cori masken ketyre hienave: Dritan Prifti. qe mund te jete kushdo e cfaredo, god bless!, po eshte kryetiger. i duhet hequr kapelja per ate qe beri. keq me vjen se o do marri familjen te largohet ne drejtim te paditur o mund te rrezikoje skenar Trebicke

 

ps. me thane se andej te tere jane ne ankth ca do thote Ed Rama ne twiter, thone do t'i degjeneroje fare

Ziguro

Se kush do e haj si Trebicka a si shume te tjere syresh vitet e fundit nuk jam i sigurte. Mund ta haj Prifti por mund ta haj edhe Meta. E kam thene edhe me siper pune javesh a muajsh do jete dhe njeri nga kta mund te dal edhe per gjah.. sic duken bathet ujku i vjeter i ka bere mire llogarite. E mban mend kur Prifti doli e tha i pari fare ne televizor se vota e tij si deputet do kaloj tek Berisha? -pa pyetur fare as per LSI dhe as per Meten.  Ehhhh qe the ti, edhe ujku nuk ka hedhur kurre nje llaf te piste deri tani kunder Priftit, dhe zakonisht ai qelb dynjane kunder kundershtareve te vet. Edhe larot e tija neper blogje nuk e kan sulmuar aq shume Priftin.

Kjo me duket mua si pune llogaritjesh kujt i ngelet Shqiperia mbas largimit te Berishes. Ndoshta KJO QE FUTJA NE XHEP E ILIR METES. Ku ka burre t'i kete ndejtur afer Berishovicit dhe te mos jete C'BURRERUAR? (ndoshta bejne perjashtim vetem Spartak Ngjela dhe ndoshta ndoshta Prec Zogaj)

spartak ngjela eshte kalakurva me e keqe qe berisha ka patur privilegjin te zhburreroje.

ca Mete o babam, nga kush ta haje nga vetja?

ne flasim si te jashtem ketu dhe s'dime pislleqet e brendshme dhe nuk e dime realisht ca marredhenie kane patur ata (jo institucionale), po intuita me thote qe sala s'e ka sulmuar Priftin se:

Prifti megjithese s'ka thene asgje per Berishen garant e ka ndonje karte dhe per te, dmth ka heshtur - nje forme pakti qe s'kam gje me ty. pastaj si ta sulmonte? tani eshte ndryshe puna se afati i cudise se videos ka kohe qe ka kaluar, dhe me cdegjojme, rrezik te besojme qe s'eshte Meta ai ne video ose ka qene enderr. por ne momenten e daljes, ajo qe skandali me i madh, i paprecedent ne keto njezet vjet "democraci". qe shtysa qe ndezi ndergjegjen qytetare, dhe na solli 21 Janarin.

videoja qe flagrante, dhe cfaredolloj sulmi ndaj Priftit do implikonte se sben cdo sulmues ndaj tij, ne syte e opinionit jo vetem publik po dhe nderkombetar, sic dhe vete berishen po ta bente. po ai eshte super dhelper o babam, s'ja ha qeni shkopin per keto muhabete (kjo eshte fatkqesia e atij vendi se udhehiqet ne njerez te rafinuar ne negativitetin e tyre) dhe ca nuk sajoi, situata te tjera, te zhvendose vemendjen, dhe reagimin ndaj saj e kaloi me "smerrem me cimka une". pra mohim i paster nderkohe nenkuptonte denigrimin ndaj Prifti, i visthe atij, kostumin e spiunit te shokeve, miqve, nje njeriu te pa din e iman qe urrehet nga opinioni

 

tjetra po me kryesorja, pse ta sulmonte? Meta veretet e mban ne kembe qeverine e tij dhe ata jane nje por nga ana tjeter venia para drejtesise e Metes vetem i rriti fuqine Sales mbi Meten. ai eshte nje koalicion pazaresh - ketu do ha une ti aty e me the te thashe - s'eshte koalicion vlerash, parimesh ideologjish etj. po kish dy politikane qe urreheshin me shume me njeri tjetrin ishin Sala dhe Meta, pra bashkimi i tyre thote se per pushtet ata s'kane limite. pra, qe nga momenti qe kjo marredhenie eshte e bazuar kryekeupt mbi interesa personale, vetiake, te secilit ndertohet dhe menyra e bashkepunimit mes tyre. ku secili do te marre me shume nga tjetri me ane te presioneve politike dhe fuqise perkatese .

pare nga ky kendveshtrim, Saliu me Meten si partner/koalicion ishte ne rregull qekur tha: s'merret me cimka. jo rastesisht ne nje situate flagrante, nuk i kushtoi rrendesi shkaktarit, Metes, por aktit. jo vetem si mbrojtja me e mire per koalicionin qeverises por nderkohe s'do ishte i detyruar me vone te jepte mendimin e tij per "bashkepunetorin" e tij me te ngushte. nderkohe, nga ana tjeter,  gjykimi i metes s'ishte komptence e tij, pra fati i metes, de jure, varej nga duar te tjera. heshtja per ndaj Priftit, s'beri gje tjeter vetem i rriti  ne heshtje presionin Metes, duke i lene te kuptonte qe dhe mund ta hante kesaj rradhe. kjo, deri ne momentin perfundimtar, deri aty ku Meta mendon se dhe mund ta haje vertet, dhe kur ky presion arriti kuoten e duhur - e beri te humbiste nje thes cimento kg - deri kur erdhi puna e gjykimit, ku meta i kapur me presh ne duar, le ca hiqej ne publik) e garantuar ka patur frike te papare se mund ta hante (ne fakt kush do qe ai bir kurve me ate video te mendonte se do dilte pa lagur). nashi, ne kete situate, meta garant eshte thyer, dhe sala si kryeteknik qe eshte (eshte superdhelper fare, le ca leshon nganjerhe dhe ato i ben me qellim) byp futet ne loje dhe luan kartat sic di ai; e siguron Meten qe mos e ca koken se s'ka per te ndodhe asgje dhe mbaroi filmi: Meta, i mbijeton fundosjes fatale vetem ne saje te Saliut. tani merre vesh vete sa i detyrohet sales, dhe ca autoriteti ka sala mbi meten dhe koalicionin e tij pas kesaj.

 

ps. muhabeti, ore i nderuar, esthe qe nuk gjen dot margaritare ne mocal. pra mos prit te gjesh politikane te kulluar aty, ne ate sistem. dhe une e ti te ishim ta jap me njemije perqind qe dhe ne do ta lyenim gishtin, se s'ke nga tja mbash. fakt: qe njeri shef finance ne nje ndermarrje ne shtet, aty ku te ze mengjesi i pasur, dhe ky bobja thoshte sbej nga keto pune une jam rob me parime, s'kaloi pak dhe u vervit ne nje punetor te thjeshte zyre. pra, prifti eshte ca esthe, ka bere ca ka bere, per mua duhet respektuar dhe i duhet hequr kapelja. jo vetem se faktoi ate qe tere e dinim, po s'kishim prova, por e shkundi nga themelet pushtetin e berishes njeqind here me shume se opozita e ed snobistit. pastaj, tjetja esthe qe eshte krye inteligjent llumi, dhe deklarimi qe thua ti, per PDn, beri qe ai te zgjidhej deputet (mos shiko vtem ca thuhet mediave) ne te drejte te tij pa i vjedhur vota askujt

Te njejten gje po themi, si perfundim qe te dy po themi qe kokmadhi u fut ne xhep te Berishes. Ndryshojme vetem ne ate qe une mendoj se Meta dhe Prifti kan te njejtat shance per te dal per gjah, apo cardo surprize  te parakoheshme ...

po eshte e vdekur qe do themi te njejten gje per thelbin, ca ben ti

ketu s'e nuhat muhabetin, Metes nga do i vije nga Prifti?! Prifti eshte good in defense bro nuk ka lidhje me offense tip i tij

ajo qe po them une eshte qe Prifti eshte finok i madh, ose luan per Berishen direk dhe gjithmone ka luajtur, ose luan per te njejtit njerez qe luan Berisha.. Po ta them prap, ishte Prifti qe beri te mundur koalicionin qeverises, qe beri te mundur vazhdimin e Berishes ne pushtet... te genjen mendja nese mendon qe koktavolina do nxjerr Priftin per gjah. Edhe nqs Priftin e nxjerrin per gjah do e nxjerrin per ta siguruar akoma me mire koktavolinen ne xhep. Kurse koktavolinen e nxjerrin per gjah per te mbyllur ter kete storie korupsioni e per te mos i vene njollen drejtesise medemek.

e bere labirithn te paster, po per ke luan berisha o babam pervecse berishes, se bejme dhe kot kopetentin pa qene ne brendesi te muhabetit. tani prifti si erdhen punet me PSn e ed rames s'kish rruge tjeter, egua nanje here eshte ti qish shkerdhaten

tani qe e mendoj asgje s'ka per te ndodhur, gjithomne vetem nese prifti nuk nxjerr video te tjera qe garant s'ka per te nxjerre. do bleje sigurine e tij me to

p.s s'jam dakord me termin koketavoline si thua per kokekarpuz ?

e kemi hallal ta bejme nanje bejt nashi qe jemi drejt zbardhjes se komplotit apo jo

zigur po nuk esht muabet komploti ky. keto jan te qarta fare, prifti lojti lojen e Berishes gjat zgjedhjeve... e beri si e beri PS-ja tjeter pune, ca prisje ti te bente PS-ja? ca priste Prifti te bente PS-ja? ajo ishte lufte babale, te gjitha partite beren lufte kush e kush te vjedh e kush e kush te nduk sa me shume. Nuk doli ndonje tjeter, nuk doli vete kokvetura te shpallte koalicion me Berishen, por dolli Prifti kur vendet per deputet ishin akoma ne ballance dhe tha mua me numeroni me Berishen. Pa pyetur fare per kokveturen, prandaj them.

Kurse qe berisha loz lojen e te tjereve dhe e ka loz qysh ne fillim te heres mesa duket ska pike diskutimi, ai njeri ka punuar vetem per shkaterrimin e ketij vendi. Per mua qe ai njeri eshte nje poliagjent i kapur e verdallisur si nje dordolec nuk ka asnje dyshim.... ai njeri nuk ka si te shpjegohet ndryshe.

tani e kuptoj ca thua, dhe jam dhe sjam per ate teori, do ishte jo tragjike po ca te them une ty te jete ashtu sic aludon ti

per te tjerat dakord jemi ne parim, po muhabeti esthe qe po mos bente Prifti ate prononcim ate dite ate cast do ja kishte rruajtur sumen mandatit, kete po te them. ai e beri per veten e tij packa se kjo coi uje ne mullirin e berishes. politika ne vetvete eshte diplimaci ore i nderuar, po sdite te mbash sa me shume njerez afer dhe te jesh flexible s'je per ate zanat se te kthehen kokes pastaj sic ndodhi, kshu dhe pune e ed rames

po ca rendesi ka, ajo qe te them une eshte qe ka bere ca ka bere eshte kush esthe, me ate qe beri pervec effectit qe solli dhe demaskimit te ketij sistemi live per mbare opinionin i dha vetes nje tjeter shanc per te vazhduar jeten e tij ne politike. e beri se e breu ndergjegjja apo nuhati se po shmangej nga pjesa e tortes, kete un i nderuar, nuk e di dhe per mua s'ka rendesi. per mua ka rendesi ai qe mori guximin t'u dilte haptazi balle per balle te paprekshemve. dhe ja doli. tregoi qe dhe aq cuba nuk jane, te pakten deri tani ja kane rruajtur trapin.

un o babam, jam nga ata qe kane besuar qe ne fillim qe koalicioni qe beri Meta me Berishen shenoi dhe vdekjen politike te LSI-se, po me ate popull fukara, me halle dhe me keta bajlozat ne qarkullim s'te dalin mire llogarite nanjehre se duan te hane bota, te kene buke te ushqejne femijet. por peseri prape per mua LSI ehset ne vdekje klinike dhe per nje 5vjecar nuk do jete me ne qarkullim

Ky lajm eshte lajm i hidht per Rav.  Te ishte denuar, larg qofte, do ishte fundi i botes.

Rav, m'vje keq e dashur, por s'eshte e thene kete vit. 

`vlera morale do te fitoje` tha i siperpermendurismiley
c`vizion..

Ilir Meta: "A te them dicka? Me shiko ne sy!"

 

Meta i pafajshëm, Berisha kthen vendin si Siçilia ‘60

Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm kreun e LSI-së, Ilir Meta, duke pushuar çështjen për videopërgjimin. Një vendim i pritshëm duke pasur parasysh dy takime brenda katër ditëve mes Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe pagesat me 2 milionë euro ndaj gjykatësve. Megjithë presionin ndërkombëtar, Berisha nuk u tërhoq nga kërcënimet ndaj gjyqësorit.

De Fakto vendi është kthyer në një Siçili të dytë dhe pritet që ambasadat të tërheqin të gjithë qytetarët e tyre që punojnë e jetojnë në Shqipëri për shkak të krizës së krijuar së fundmi dhe sistemit mafioz në qeveri. Menjëherë sapo kanë mësuar vendimin pak minuta më parë, shërbimet e huaja kanë nisur shkëmbimin e informacioneve duke folur për rritjen e rrezikut të sigurisë në ditët në vijim. Ky është vendimi jo i pritur prej BE dhe SHBA, ndërsa priten me interes zhvillimet e orëve të mëvonshme.

 

Gjykata e Lartë dha verdiktin e saj në favor të kreut të LSI-së, Ilir Meta, duke e liruar nga akuza për korrupsion pasiv. Pra mësuam se videopërgjimi nuk është një provë që vërteton implikimin e ish zëvendëskryeministrit.

Por pyetja më e thjeshtë që të vjen ndër mend është, kush është fajtori pas kësaj pafajësie?!. I gjithë ky proces që solli dhe 4 të vrarë në bulevard më 21 janar meriton edhe shkaktarin. Meqenëse Ilir Meta është i pafajshëm, atëherë kush është fajtori në këtë çështje, për të cilën Spartak Braho e quajti komedi dhe tha se nuk duhet të komentohet, por të heshtet që këtej e tutje. Po si mund të heshtet në këtë situatë. Dikush duhet të dënohet në këtë mes. Meqë Meta nuk ka më punë me këtë çështje, do ishte më e udhës që prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, që vetë dy orë para vendimit bëri thirrje për drejtësi, tashmë të dorëhiqet. Sa nuk është vonë. Për të disatën herë prokuroria dështoi. Rastet Gërdeci, Durrës-Kukës, Basha, Mediu, Meta, 21 Janari, etj., janë shumë. Ose t’ia kalojë përgjegjësinë Dritan Priftit.

Deputeti duhet të burgoset. O mashtroi Meta, ose mashtroi ai. Meqë Meta fitoi pafajësinë, atëherë në qeli duhet të përfundojë Prifti. Videopërgjimi nuk u mor provë… Nëse janë të pafuqishëm edhe për arrestimin e Priftit, të fusin në qeli mediat që e dhanë të parat. Apo siç thotë kryeministri, “ngjitën 28 herë videon..”. Dhe kur flet Berisha, është pikërisht ashtu, s’ka asnjë lloj dyshimi. Le të burgosin “Fiks Fare”. Ose Gjykata e Lartë e Shpresa Beçajt ka marrë kosto përsipër. Atëherë le të futen ata në burg për këtë megaskandal pafajësie. Por të bën përshtypje fakti, se edhe tani kur kanë kaluar mbi 3 orë nga vendimi, nuk ka ende asnjë reagim. Po ambasadorët ndërkombëtarë që për hir të “stabilitetit” formojnë “burra shteti”, ku janë fshehur?!.

Heshtje dhe heshtja në shumë raste të praktikës flet më shumë se fjala. E gjithë kjo katrahurë meriton një fajtor… Por sigurisht që ata s’janë as Meta…dhe as Berisha….

 

'' IL Kapo del Kapi "

Toto Riina.

Te lumte DORA alidems! Bukur jua ke qendisur babasqepervesmiley Po keto shkembimet e informacioneve te sherbimeve te huaja nga dolen.... mos ke ndonje lidhje me ate Xhulianin e uikiliks?

..ashtu o i  muhabet shoku.....hajt se folim smiley

Ilir Meta: "Gallata me madhe eshte......"

 

Keta e quajne gallate kete pune, mer vlla.

veni vidi loli

Me falni per shprehjen, por ky Ilir Meta eshte per ti qire robt.

Gjithnji nese kjo sipas standarteve te sotme moderne konsiderohet si sharje.

smiley

te paska shku menja per p.. Monike me duket

Larg qoft, Ruzhdije, ne gur e ne dru, kur thone plakat!

e tmerrshme... them per pershtypjen qe paske lon padashje...

por me ate "ne dru e ne gur", them qe u sqaru puna mjaftueshem.

Nuk kam pike respekti per Ilir Meten,por te denohesh sepse thua ca fjale kompromentuese ne kamera me duket e papjekur.

A i investigoi ato hidrocentralet qe permend Meta ne video,prokuroria?
A jane dhene personave qe permenden ne video?Apo thjesht ato ishin plane te Ilirit me Priftin?

Nese nga ato qe ka thene Meta ne video,nuk ka ndodhur asgje ne praktike,me vjen keq por per cfare do te denohet?
Se ka bere plane?Fare mire Meta mund te thone qe po provokoja Priftin...
Fatkeqesisht me shume se doreheqje nuk mund ti kerkosh Metes ne kete rast.

Ish guvernatori i illinois u denua per plane per te marre para te pergjuara ne bisedat telefonike.U denua plot 14 vjet ne hapsane.
pastaj 3 dite perpara se te jepej vendimi berisha ha e pi me meten publikisht duke i dhene perkrahje morale nje njeriu qe ishte ne gjyq per vjedhje.Eshte e vertete se fajtor te shpalle gjykata por edhe berisha qe kishte shpallur meten te pafajshem pa pritur vendimin e gjykates tregon per nje kryeminister qe s'ka respkt per institucionet plus nuk mendon se rryshfeti eshte krim i rende dhe kjo eshte per te vene kujen.

Ato biseda ishin pergjuar nga FBI-ja me leje dhe vendim gjykate dhe ishin te vlefshme si prova para gjyqit.Kjo nuk eshte e tille.
Megjithate per mua Ilir Meta eshte perseri monster.

A jane dhene personave qe permenden ne video?Apo thjesht ato ishin plane te Ilirit me Priftin?

Nese nga ato qe ka thene Meta ne video,nuk ka ndodhur asgje ne praktike,me vjen keq por per cfare do te denohet?"
perseri denohet per conspiracy per te kryer ato akte.eshte si puna e atij qe perpiqet te organizoje nje vrasje edhe nese nuk e realizon perseri denohet per conspiracy per ta kryer ate akt.problemi ka dy ane ligjore dhe morale.nga ana ligjore ia hodhi me teknikalitete sepse gjykates nuk iu mbush mendja se provat jane autentike.nga ana morale ben mu se eshte hajdut.

 i dhjer por krenar Meta, me drejtesine! smiley

Nje dite e erret per drejtesine, qe vetem ne emer mbetet e tille, dhe maturine e politikes shqiptare e cila mbetet nje ide e pailustruar ne vepra konkrete. 

Une mendoj ashtu sic tha edhe @Roni me larte: Duhet te behet me keq per tu bere me mire.

Si i djathte jam plotesisht i zhgenjyer. E qarte se Berishes i eshte dashur per te mbrojtur pushtetin, qe pa Meten s'eshte e mundur per te patur mazhorance, por duhet t'jete e qarte se eshte nje cmim politik i larte qe heret ose vone PD-ja do ta paguaj.

Ilir Meta paska rene 30 kile nga pesha!? smiley

Po ky bolja, edhe sikur te humbase 80% te peshes se tij, prape eshte fucking fat. - not that there is anything wrong with that  smiley

Paska luajtur Basketboll,paska bere ciklizem dhe Filispid me rene 30 qillo nga pesha Ilir Meta,eh si ikin leket e tona,duke i dhene bicikletes,200 pika djerse = 10 mije euro te vjedhme.

Po pra, basketboll per 3 piksha, tha. I tha edhe Blendit, qe edhe ai duhet te bonte programin e Likes, qe te hiqte edhe ai nja 30 kile.

Si thu, Brado, a ka per t´ja terheq veshin Shefi, se tha Likja qe nuk deshte me u bo vet minister ose zv/kryeminister, por e kishte lut vete Sali Berisha per tu bo? I kishte thon: "Iliiiir, un te due tye.....eee.....eee.....me u ba......ministr i jashtem.......se vetem ti e ban......eeee......eeee.....ket pun.......nuk ka njeri tjetr........eeeee.......eeee....qi......ee.....eee.......eban ma mirrrrr se tye"

Si tek ai filmi, qe ta thote emrin tani shpejt e shpejt Beluli: "Guri, hajde se do na rrahin!"

Guçe, e mora parasysh ate sygjerimin tat per me e fotografu ate shtepine, qe me the, ene shkova ene i bona shpejt e shpejt nja dy resme. Po i seleksionoj tashti resmet e po i perpunoj njicik.

Ma keputi shpirtin gjendja se si ishte katandis ajo. Per gjynof t´Zotit, gjithe ajo perle dhe ai qe e ka ose e banon nuk ja di, se cfare ka. Ose nuk osht ne gjendje me e majt.

Zbulova ene nji tjeter, direkt mrapa ambasades gjermone, vila e Moisive, ku e ka pas shpin meperpara Pollo, nqs e di. Kishte ngel germadh fare. Ta di qe e shesin, per Zotin e boj nijet me e ble, vetem me e restauru e per ti kthy shkelqimin qe ka pas.

Gjynof per Tironen, qe ka akoma shum xhevahire e nuk osht e zonja me i majt. smiley

sa inat ke a derebardhesmiley

Plasa nga inoti por skam ca te bej,na ka hyre ne pjese legeni.

A ka mundesi te te filmoj kur ti flet per marrje rryshfeti ne menyre qe tia paraqes si prova gjykates?

...mire moj z.  qe nuk duhet ti merte leje per te filmuar por pse duhej te tregohej kaq i trashe e te  fuste duart te vidjoja origjinale gjthe bylmezat e Top Channel dhe ta prishte  si prove per ne gjyq...

dmth kaposho, sipas teje, ai osht i fajshem, por prova nuk ka qene shume e paster.

 

po pall mer dhe ai prifti, ka top-channel kamera HD plot, operatore te mire po se po, mund ti thoshte metes, leje ket muhabet shoku per heren tjeter sa ti them filipit te me dergoje nja dy kamera ketu te zyra. pall mo, ca t'them.

...ne drejtesi fajsia percaktohet vetem nga ekzistenca e provave  ..prandaj po te ishte prova autentike ne mos sot nje dite tjeter Meta nuk do ta shmangte dot daljen  para gjykates dhe ballafaqimin me kete prove ...pra prova nuk ekziston dhe nga ana tjeter Prifti   vete eshte i deskritituar e i pa besushem per tu besuar si deshmimtar ne gjyq...

lum si ti, me veten ti duhet te jesh gjithmone ne paqe te pakten.

he, ja, ma shpjego te lutem. po jo mer se osht e pamunme!!!

ta shpjegova iher pra, i mban mend rezultatet e zgjedhjeve ne tirane? 50% - 10 vota ose 50% + 80 vota, s'ka rendesi fiks, shif pesjet perqincin. leje amon, bela cer belaje. imagjino qe fjala vje i ke dhe mesus ke shkolla kalamojve ose prift te kisha fshatit, leje cim amon, se me zuni koka vetem tu e menu smiley

jo ate e di, pranej edhe te sugjerova kanadane.

po nejse, zgjyrrlliku shkon ne maksimum kur kta dun me bo gja hajgare. Kupton? Si capkena kshu. Filizat e races i kemi pas ne kohet e atyne qe gzoheshin dhe e qunin si humorin me te larte kur i gjunin Xim Kulufit me shpulle. Nuk iu nalte dot gajasja. Edhe te shifnin ne sy, medemek si s'po qesh ti, shi c'gallat... pse s'je i cik gazmor me i llaf.

Raca u lulzu me kta qe bojn gallate jo me shpulla, po me te vrame e dajak kurrizit, e me vjedhje e ku di mo, cdo gjo qe quhet krim shteteror me i llaf.

Jan robt qe dun te na e bojn te pranueshem si te ishte nje shaka pa zarar pisllikun. I kom mor zet ne menyre te pakthyshme. Nuk do i duroja as ne lagje, po ktu s'ke c'iu bo, ktu edhe te vijne e te flasin, se ajo e shkrete tastjere mban ca ti hudhesh.

Mir mer kaposh, se ene un me ty jom.

Se qe thu ti, mer kaposh, ate shprehjen e urte popullore "Une te tregoj ujkun dhe ti me kerkon gjurmet" per mua ka qene shume e dyshimte dhe shume e papergjegjshme nga ana ligjore. Sepse me te vertete ujku eshte ujk, por te del nje gjykates/e, ose si i thone keta gazetaret e rinj me korrespondence gjyqtar/e, e te thote: "Jo mer vlla i dashur, ky nuk osht ujk hic, ky ne te vertete eshte qingj, por qe me kalimin e kohes ka zhvilluar nje prirje per kanibalizem dhe ha sivellezrit e tij."

Kshu osht puna e "drejtesise" qe thua ti. Me sakte, duhet thon e gjykates, sepse gjykata ene drejtesia jane dy koncepte te ndryshme. Se qe thu ti kaposho, nji gjykates i famshem gjerman e ka thon troc fare: "Tek une ju do merrni nje vendim gjyqi dhe jo drejtesi", qe eshte edhe postulati kryesor i jurisprudences. Pjesa tjeter osht me rrejt kalamojt, qe dun me studju per "drejtesi".

Nuk po them le te denohet edhe prifti nese i ka ngjyer gishtat me mut .problemi eshte se sala eshte betuar te mbroje interesat tona te qytetareve .ai vete ha e pi me njeriun qe ishte ne gjyq i akuzuar per vjedhje ne demin tone.Pavaresisht nga fajesia apo jo e metes pyetja eshte:ne cilen ane je ti zoti kryeminister?Anen e qytetareve apo te atyre qe i vjedhin apo akuzohen se i vjedhin ata.Populli duhet te ngrihet e te beje pranveren shqiptare.te durosh nje kryeminister te tille per hir te stabilitetit te vendit eshte njesoj si gruaja te duroje nje bashkeshort qe e rreh pernate per hir te ruajtjes se marteses.Njerezit duhet te dalin e te mos ikin nga sheshi deri sa te behen zgjedhje te reja.Eshte kulmi kur kryeministri i jep mbeshtetje morale te akuzuarit per korrupsion 3 dite para verdiktit te gjykates.Kaq eshte mjaft per doreheqje ne cdo shtet te botes me perjashtim te korese se veriut.

une thash se brradi do lumturohej..do kishte i cik variacion tashti, se ju bo boz tubi shefit t'modh

Nese im bir qe eshte 4 vjec do te me pyes ndonje dite, sesi funksionon drejtesia ne atdheun e te atit, jam i detyruar te pershtas perrallat e Grimm-ave duke  nxjerre ujkun si triumfator. E tmerrshme eshte per brezin e ri, te ardhmen ne Shqiperi, se cfare modeli jemi duke i ofruar.

Lum si ai Gjyqtar qe e ka pas kete proces,sa me fat jane ca mer jahu.

Kokerr leku!

Pas atij qe hodhen ne ere ne Vlore, si zor se thote "jo" me njeri me keta.

Para ca ditesh arrestun nje te njofturin tem per korrupcion. Ne fillim me erdh keq, po masanej menova me vete qe mire t'i bohet se dike ka demtu me ate qe boni.. Te haj m.t tani se kur mur ato leke duhet ta kishte menu mire.

Tani po me vret ndergjegjia smiley  Do shoj neser ta takoj e te qetesoj shpirtin tem. Te rrije ne burg ai i ziu per 5 fronga te qelbta, e te dale i pafajshem e per me teper te na shese moral ky thesi me qelb, nuk ka bythe ku te rrije smiley

Buzeqeshja e shpenguar e Metes, si e vicit qe sapo ka ngrene parcelen e ndaluar te terfilit te komshiut, i paska rritur sot peshqve tensionin grupmesatarisht te pakten 10%, dhe stresin me 15%. Meta jo vetem qe vjedh dhe shfaqet i pafajshem, por po e ben popullin dhe me zemer, skleroze, artrit dhe mosozot kapsllek, sidomos keta tipat e zjarrte ps-iste qe dikur ishin dashuruar me Meten, apo keta tipat e zjarrte pd-iste qe dikur e kishin armik te betuar.

Kur keta gjyhyhyqtaret te bejne argumentimin e vendimit te tyre publik, ndonje fare eksperti jokompletpartiak qe ka ndjekur ceshtjen do ishte mire ti bente nje analize se sa % e kishte fajin akuza dhe sa gjyqesori per kete fiasko.

Por ama, ca tipa nga juve ketu mos beni si cheerleaderiste te virgjera; sot po beni te habiturin, a thua se para se te jepej vendimi i Metes ne Shqiperi ishte vene drejtesia ne vend per dhjetra e qindra jete njerzish te shkuara dem ne emer te makuterise dhe korrupsionit mafiozopolitik, ndac para e ndaj pas atyre mijera viktimave te '97-tes. Nga ana tjeter ca tipa si juve ketu (si mentalitet e kam fjalen) jeni legjitimuesit nr nje te ketij fare sistemi qe mbizoteron ne Shqiperi, e sot ankoheni, ndersa koleget tuaj matane gardhit festojne.

P.S. Nese lideri juaj i famshem postrevolucionarist dhe born again artist-por-twitterist nuk fiton dot prap zgjedhjet ne 2013 (me kete aleance Berisha-Meta komplet te diskredituar, dhe sipas gjasave te percare) pas dy mandatesh te tyre (dhe mandatit te 137 ne total te Berishes), varini nje kembore liderit tuaj dhe cojeni te blogoje me delet.

E pur si muove!

Dhe loja perfundon --------------> luani 1. miu 0.    

VENI,VODHI,VICI DHE NUK IKU ME...

pse cuditeni?!u doli borxhit ,u tha "jam i paster si kristali"

 

Erdha pashe vodha.

Shqiperi te kam dhjere,s'te kuptova asnjehere !
Faik Bej Konica

Nga deklarata e djeshme e Ilir Metes:

Dua të shpreh respektin tim ndaj mediave, që për rreth një viti kanë qenë prezente. Ashtu siç kam konfirmuar para një viti, edhe sot shpreh besimin tek drejtësia dhe ligji. Gjykata e Lartë në mënyrë unanime konfirmoi jo vetëm pafajësinë time, por e drejta fitoi mbi padrejtësinë dhe vërteta fitoi mbi mashtrimin, montimin dhe shpifjen. Vlerat morale do të triumfojnë, ligji do të triumfojë mbi krimin e organizuar. Ilir Meta dhe familja e tij ka pasur jo pak shqetësime të orkestruar nga krimi i organizuar, ishte një sakrificë që ia vlente për një standard të ri në drejtësinë dhe politikën shqiptare. Ne do të çmontojmë të gjitha ato hallka që janë marrë peng nga krimi i organizuar. Ligji do të fitojë mbi padrejtësinë dhe shteti do të fitojë mbi krimin e organizuar,

Mos!!!

Dhe une qe kisha shprese qe gjykata do jepte vendim te drejte! smiley

Sistemi gjyqsor tek ne eshte me i korruptuar se politikanet. Pse duhet te prisnim nje vendim te ndryshem nga i njejti sistem qe ka 20 vjet qe nuk ka pesuar asnje reformim?! Gjykatat funksionojne si ankande, kush ka para me shume, fiton. Kuptohet qe Meta ka para me shume se prokuroria.

Ta gezoi fitoren. Te pakten tani eshte disa milion $ me i varfer. Shpresoj mos te kerkoje ti zevendsoje! hahaha

 

drejtësia, ligji dhe e vërteta” ne kohen e Ilir Metes"

krimi i organizuar i “cili përmes këtyre montazheve, përmes këtyre fabrikimeve, kërkonte të merrte peng jo vetëm Ilir Metën, por të merrte peng shumë institucione të tjera” ........." pikërisht për të deformuar vullnetin e ligjit dhe të drejtësisë."

“ato hallka të sistemit tonë, të cilat për fat të keq janë marrë peng dhe instrumentalizohen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, do t’i çmontojmë përmes transparencës totale, qoftë ajo dhe fatale për cilindo”.

"... në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë, e vërteta do të fitojë mbi mashtrimin, ...

Në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë, se në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar i cili një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe LSI”,

"Ilir Meta është njeri i ligjit, është njeri i institucioneve, është njeri i shtetit, ka pasur dhe ka gjithmonë besim se ligji do të fitojë mbi padrejtësinë, se shteti do të fitojë mbi krimin e organizuar

“Kjo ishte një sakrificë e Ilir Metës, por edhe e të gjithë juve për një standard të ri dhe për një moral të ri në politikën shqiptare për t’u përballur me akuzat”.

 

Ajo e djeshmja ishte vertete nje fitorje e madhe, ishte arritja e nje "standardi të ri " ne "politikën shqiptare", qe per mendimin tim,  per ta institucionalizuar, tashme nuk ngelet vecse  qe Gjykata Kushtetuese te shpalli te pavlefshme ato nene te Kodit Penal dhe perfundimisht te mos ta konsiderojme me korrupsionin e funksionareve të lartë shtetëror si veper penale.Perkundrazi, ketej e tutje kemi vendosur nje "standard të ri" ne te drejten shqiptare. Njerezit e shtetit jane njerez te institucioneve dhe eshte e moralshme qe ata jo vetem te bejne korrupsion dhe te mos ty hyje gjemb ne kembe, por edhe nese gabimisht hetohen nga Prokuroria, e cila ne kete rast do te bente nje faj te rende, edhe ato shpenzime prej prej miliona lekesh, detyrimish duhet te paguhen nga vete shteti.

ja pra ky eshte "standardi i ri dhe për një morali të ri në politikën shqiptare" ku "krimi i organizuar" .... deformon  vullnetin e ligjit dhe të drejtësisë."

 

 

Kjo foto eshte e perkryer per te treguar imazhin e njeriut model te periudhes postdiktature. Ashtu si dikur Lei Fen-i ishte njeriu i ri i Kines, apo tek ne Shkurtja apo Fuati, ky me siper eshte misherimi i te gjitha veseve/aftesive qe mund te mereshin gjate ketyre 20 viteve (1991 - 2011). Jo me kot, kur nje gazetare pyeti nje vajze se kush eshte hobi yt, ajo mbasi u mendua vetem fare pak e tha sqeto: "Ilir Meta".

Kam filluar te konsideroj seriozisht fajtore per gjendjen e Shqiperise levizjen e lire te njerezve, ose zhvillimin e teknologjive te transportit, ose te dyja. Te ishim te detyruar te jetonim aty do te plasnim kokat e do te benim dicka. Por nuk me le fakti historik i diktatures ne shtetrrethim. Ndoshta fajtorja eshte nje nivel me poshte: shpresa se mund te iket nga ai vend.

"Se ndertoi ooo, nje tunel per te hyre e nje per te dale!" smiley

Deri tek pop-politika arrij sot Ajka, filozofia eshte shtate male larg.

Sapo lexova qe do te vihet ne skene ne TKOB opera 'Flauti magjik' per te rinjte dhe per te vegjlit. Me siguri eshte me e bukur se c'duhet per te rriturit.

shih, mos me ngaterro! smiley

me asociacion po me shpie nga: (flaut magjik)*tunel = me flaut*(tunel magjik)

*=në

smiley

flota magjike e hapesirave te ngushta, asfiksi autoerotike, mengjes me ilir mete, critical system failure.

smiley

nuk të pëlqeu oj cucë ?

T'lumte goja, Sula me dy tunele a?!

no worries

tashti do bohet Likja minister i tuneleve nqs thashethemet nuk genjejne.

e shtyn me bythe Olldelen tek energjitika dhe hyn vete me kry ke tunelet smiley

uuu te lumte goja o ruzhdije, se ndoshta del sadopak energjitika nga gropa e zeze dhe e thelle 25.000 milje ku e kane fut keta derrat e lsi-se

po vallai

kta te LSI thithlopa paskeshin qene

pak ne numer por doren shume shume te rende

te papame

nejse, une llafe mejhanesh nigjova, por te qyrim cdo ndodhe

meanwhile çezit po ja bojne gropen apo une e kam gabim ?

na vdiqen pa drita mer, cer bohet kshu ??

cez-it iher per iher s'kane cer ti bojne, sa here ta acarojne aq here do tundi kontraten me BB=ne per partial risk guarnatee te dera e gjykates. drita nix, no korent at all smiley rrejten sa rrejten qe jena tu bo remonte po nuk e shtynin dot gjithe dimrin tu rrejt. blejne me 90 - 95 Euro/MWh dhe ja shesin CEZ-it me 16 Euro/MWh. Kete model e kane bo vete meqe ra llafi, me konsulencen e BB dhe IFC. Ashtuuuuu, le ta majne me shkume tani. Edhe ne po vujm qe s'kemi drita, kuptohet, po te pakten mos te thone qe zhdukem nderprerjet e energjise ngaqe ra shi. Po le te vuajme, si tha mehmeti, edhe gjashte muaj me vone te ishim cliruar vetem ju mos te na canit bythen (TM Cimi) smiley

po varet mer se ka plot menyra me ta bo gropen,

klecka ne kontrate, jo ske bo investimet jo lesh

ka ne gjona me te flliqme si psh te te kthejne shpinen per financime etj

nejse, spo ma ndje, por spo rrihet kshu pa drita , u cmenen

e molen mor e molen te gjithen..
tani po i del qumesht e gjak perziersmiley

T'shofim tashi neser ca do qisi ai pocaqija Prifti nga senduku!

Kot, kshu per kuriozitet, se mutin kane per ti honger kushdo qe t'jete!

 

Likja e boni mrom nji paraprit t´vogel, tha: "Monika osht politikane ene cfardolloj gjoje qi t´ket bo apo t´boj, duke qen se osht ene gruja jeme ene nona kalamojve t´mij, un ate nuk kom me e hedh prej ballkoni"*

 

* formimi i fjalise dhe dialekti i perdorur nuk eshte kryekeput i njejte me ate cka shprehu Ilir Meta mbreme ne Opinion.

Nga nje informacion i perbrendshem  thuhet, qe video tjeter e Priftit do te jete per moralin e Ilirit te nje filmimi te bere diku dhe dikur me disa ne Turqi.

Ndersa tek video e shfaqur tek Topi eshte prere pjesa kur i thote, qe vajzen e Shpresen e kam futur une ne pune pasi i futa nje te .... Pjese e cila eshte prere per etike profesionalesmiley

I second kete te dyten.

Te mjeret ne me ca habitemi, na kane cu ne ate derexhe sa e kemi te gjithe mrena e zbavitena se ka q.re Meta gocen e Shpreses. 

P.S. Bo-booooooooo, me te iq Meta   smiley 

Ik er dreq se na tmerrove! apo nuk po e shof ene m'televizor te konventa e L.R.I-ni nonen

Tironso ska per tu habitur fare aty, sepse ato moot pushtetaresh dihet sa cheap qe jan. Fundja morali i Metes sna hyn fare ne xhep, kur ai na vjell ne mes te dites dhe del i palagur, kujt po i plas me cilen ai ka kryer seks(gjithmone nese ai eshte ne gjendje per ket gjo). Po sulmi tjeter i Priftit pritet te jete pikerisht ne kete aspekt, gje qe sdo te kete asnje vlere them.

P.S. Ke te drejte vlla, e shtirshme ajo gjo po me perziet smiley

Me gjithmen ca llahtari, me te iq Ilir Meta,

Nnji here e nji kohe u ka pas thone "Me te iq breshka" sot duhet te behete "Me te iq Meta"

breshka ne lepri.. Besoj se vec nji person ne ket bote mund te thote me konfidence se i di ndryshimet mes dy akteve... smiley 

Washington Post kishte nje artikull sot per vendimin e gjykstes.

 

"Albania, one of Europe’s poorest countries, is seeking to join the European Union, but the 27-nation bloc has said the Balkan country has not yet done enough to root out corruption."

 

Mire o mire, por kur te cajne trapin dhe keta profesoret e institucionalizimit te korrupsionit, sikur te vje te bohesh pale me Meten.. + qe ka 700k arsye smiley 

Po flet Ilir Meta, per moral politik... o ca neverie. 

Nji gjo nuk po marr vesh!!! (Pula vezen apo Veza pulen)

A i boni Saliu te gjithe si vetja e vet, apo te gjithe jan Sali????????

Pushteti korrupton, absoluti absolutisht etj etj etj, tha. 

Prandaj kemi nevoje te bejme kthesen, tiu leme me shume ze dhe me shume vemendje njerezeve qe kane qene te sukseshem ne luften kunder korrupsion, te pakten nga pozitat qe kane patur. Keta djem dhe vajza sot aderojne dhe i jane bashkangjitur levisjes per shkeputjen nga vesi i pushtetit, levizjes per rilindje. Groundwork is bing laid down to a smooth transiton to a succesful and promissing leadership style. Te qeverisesh duhet te dish ta besh qe ne opozite, dhe hapat e duhur po hidhen solide qofte ne diskretitimin e kundershtarit , qofte ne krijimin e modeleve te qeverisjes se ardhshme. Mesazhet jane te qarta, kembanat po bien per kedo.

As njera, as tjetra

Nje Sali eshte ,te tjeret jane thjesht papagaj.

Habitem se si vazhdoni dhe komentoni ne nje teme plehrash sic eshte kjo tema e kryemafiozit, kryekorrupsionistit, kryehajdutit, peshkut qe i eshte qelb koka, njeriut me pa moral qe ekziston ne shoqerine shqiptare, njeriut me pa dinjitet qe del dhe shfaqet para tv shqitare, ku e di shume mire ku e ka vendin dhe ky njeri eshte vecse prodhim i paster " made in Albania" i elites politike shqiptare...Turp dhe faqja e zeze per disa njerez qe ngerdheshen duke u tallur me nje popull te tere...smiley

Ketlin ,ti mos u habit si komentojme akoma ne kete fare teme,por si jetojme akoma ne kete fare vendi....smiley

ne ketej na u dogj shpirti per ca ngjala janine. si dhe keto uljet pas vitit te ri sivjet nuk na kenaqne fare. doja nje makine espressoje nga ato qe e bluajne kafen vete, para se ta bejne, por s'me pelqeu ngjyra... nuk shkonte me granitin e kuzhines. Edhe parfumi i ri i Zegnas nuk qe kushedi se c'e. Jete e poshter aman...

po nuk ka mer Çim si kavja e xhezves, e rrufit avash-avash, buzet i ngjit ne filxhan sikur je duke e puthur filxhanin, dhe me cdo rrufitje e leshon edhe nje aaaaahhh nga mbrapa. Gjoja e pare qe ka msu cuni im i vogel vetem duke vezhguar prinderit e tij, ka qene se si pihet kafja sipas gjith rregullave te teknikes. smiley

smiley

ka lezet mer, me terjaqillik* ... jo kshu kot, mush i sahon me kafe, tuj e thith me Stroh... loool smiley

* ne t'vertet cakitja e filxhonit te kafes me buz eshte nje mit qe duhet cmitizu. e verteta dhe faktet flasin krejt ndryshe. Nuk ka domosdo prekje. Faktet flasin me teper per nje thithje te forte nga buzet e afrume tek filxhani pa e cakit, e cila (thithja) shkakton nje presion negativ (i quajtur rrufites, nga sekti thithes i rufainjve), qe e ben lengun e kafes te ngjitet pas gradientit te trysnis se krijuar drejt buzeve. Te cilat, per shkak se presioni kapilar eshte ne pepjestim te zhdrejte me seksionin terthor te tubit, hapen aq sa duhet, as me pak, as me shume, per processin e rrufitjes, i cili nje rruge e dy pune, edhe pi, edhe merr fryme (nje lloj psheretime mbrapsh, kemi thon). Ajo qe pason, nje psheretime parc kenaqsie, nuk eshte vecse rezultat i ligjit mekanik te kunderveprimit, i cili cdo gjerbjeje i kunderven nji pshertim ose gerbsin, simas rastit.

Te kuptoj Venus, dhe vertet ta them qe ndiej keqardhje, sidomos per brezin e ri, per femijet tuaj qe rriten ne ate ambient.. Ne ate vend eshte kthyer fati poshte filxhanit te kafese, meqe eshte permendur kafja turke.. smiley
Sa per ne ketej te jashtmit ne vertet na shqetesojne ato gjera qe ka treguar emigranti.. smiley
Psh arrita e bleva ate canten qe e kisha qejf per ditelindje... smiley

Mire mi ,po nuk vene gjithe te mirat ne nje vend .Ju keni mundesi te blini c'ju do zemra ,por nuk e shijoni "Praden",sa ne nje mall tregu,se nuk keni njerez atje t'ju mbajne neper goje .smiley

Kishte blere filanka nje fustan te bukur smiley 

edhe ne kemi nga kto. Psh, "ia pe Rolexin Armandos?"

Ndryshimi eshte se  ju keni vetem nje "Armando" ,kurse ne te gjithe Armando jemi,por pa rolex ama smiley

Si tha nje shoqja ime ketu, mire moj mire i kemi te gjitha tha po sikur na mungon ai ambienti shqiptare ku jemi rritur, nje bluze vishnim te re apo nje fund dhe kur kalonim rruges ja benim fet, nuk mbaronin halabaket duke filluar nga komplimentat dhe arrinin ne orgazme me fjale te pista.. na vinte inat tha por do ti edhe na kane pelqyer.. smiley ketu tha dil lakuriq ste thote njeri plac me goje.. ec e merre vesh ti tani, qe shqitparet kane nevoje, jo vetem nevoje por e kane oksigjen ate qe thua ti me lart, se ashtu jemi rritur dhe edukuar.. smiley

ju kerkoj falje nqs do tiu duket sikur po iu tregohet se si te mendoni apo perjetoni, por nese ka dicka per te ndjere ne kete mes, nuk eshte keqardhja, por zilia qe nuk ka mundesi per tu ndidhur ne keto momente ne atdhe, momente qe do deshmojne kthesen e madhe, pjekurine e popullit te sintetizuar ne drejtimin e lidershipit opozitar, qe do krijojne kushtet nepermjet tranzicionit demokratik per nje qeverisje te drejte te 100% te popullsise nga 99% perqind e saj. Koha do tregoje se njerez te mire si venusi apo 99% e shqiptareve i kane vete fatet e tyre ne dore duke filluar nga keto momente. Jane momente si keto qe do ndergjejgjsojne dhe me skeptikun ne atdhe apo ne emigrim se koha per ndryshim ka ardhur dhe agjentet e ndryshimit jane identifikuar. Do jete shume i veshtire por i suksesshem ky vit per ne, puna e palodhur do shperblehet. Disa nga n i jemi perveshur punes.

Shume optimizem brenda teje.Ti shikon drite dhe ne fund te pusit.Jo se jam skeptike,por nuk e di si mund te realizohet kjosmiley

stay tuned venus smiley, the times they are a changin'

Jo vetem qe komentojne dhe ngerdheshen, por sulmojne dhe godasin ne tabelen e gabuar. Me shume komentohet dhe sarkastikohet opozita dhe qendrimi i lidershipit te saj ketu sesa per ceshtjen ne fjale, fenomenin absorbues per mendjet e ngjashme te semura. Dhe kjo vjen nga njerez koshiente qe e vetmja shprese, i vetmi realitet i perbashket qe ne pranojme te jetojme garantohet nga nga njerez qe dine te udheheqin ne opozite. Kjo eshte ti japesh nje pale doreza atij qe te hedh koven me uje te perveluar ne trup dita dites.

Epo si tha Gjinoja? 

"Kur s'i bie dot gomarit,i bie samarit" 

Keshtu dhe kjo puna e te ngjeshurit te fajit vetem opozites.smiley

po mire po e marim me te qeshur. por s'eshte per te qeshur smiley

Ne fakt nuk ishte fare per te qeshur.Si mund ta thoshte me te qeshur Gjinoja ,me pantallonat ne fund te kembeve?smiley

Mos u nxef Bote. Jetoje jeten lirshem si rrypi i pantallonave. Mbertheu po me i brime e mbaju fort. Ose po qe aventurier hap i brim vete aty ku s'ka. Po ama gjithnje bej paqe me faktin qe sado qe tzgjatesh e te shtrengohesh, ca brima jane thjesht te paarritshme. smiley

sipas temes, i bi me qen icik gjeloz per Meten.. ska lon vrym pa provu, ka hap ca te tjera, e kur smunej mo, i kane dhone i dore shoket.. smiley 

Po ama gjithnje bej paqe me faktin qe sado qe tzgjatesh e te shtrengohesh, ca brima jane thjesht te paarritshme.

C'eshte jeta pervece nje rendje ndaj brimave? Paaritshmeria e tyre mundeson vrapin, aroma tunduese vrimacakerore eshte graviteti i libidos tone vrimedashese. Sic tha dhe Arkimedi kur zbuloi magjine e leves, nje jete pa vrima is not a jete worth jetuari.

P.S. Per ca po flisnim njehere, se na bere lemsh dhe na qite ne dege pa oshkure me ceshtjen. smiley

Po flitshim Xhibo qi kto kur myllin syte shofin vetem rruge te lara me flori ku kalojne vetem pajtona me kuaj qe nuk dhjesin kurre. Masnej kur i hapin, shprehin ate shqetesimin e sinqerte prinderor: mor po si i bohet na u bo djali 40 e kusur e prap me gisht ne goje smiley

Kafshët janë zgidhur nga zinxhirat! tha dhe ne e harruam.

çështja e Ilir Metës dihej se do mbyllej kështu sapo u hap . Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe jo vetëm qêndron se jo vetëm kafshët janë zgidh nga zinxhirat por janë bërë bashkë në kope dhe s'ka bari që i kthen rrugën dhe kjo fillon shumë më herët se çështja Meta.Prej vitesh duket qartë se kto kafshë janë kudo në Parlament ,Qeveri, Prokurori , Polici , Shish e Gjykata e Medje vizive atë shkruar me një përbashkim të përbetuar që askush mos ti përçajë dhe trashin zullumin pa i shkuar ndër men se një ditë do të këputet ose disave dhe i shkon dhe bëjnë gjoja sikur bëjnë diçka . Sa për hyrje kjo ;më poshtë vazhdoj :

Dëshmitari kryesor nuk e dorzon provën filmike dhe dëshminë e tij si dëshmitar direkt në prokurori me përcaktimin se një kopje ja ka kaluar shtypit por bën të kundërtën duke i ulur qëllimisht disa pikë provës.

Prokuroria nuk e ndërton akuzën në bazë të kallzimit të dëshmitarit kryesor dhe dëshmitarëve të tjerë duke e mbështetur dhe në vidio por të kundërtën dhe hetimet i bën po në kah  të kundërt duke dhe të gabuar katërciprisht duke filluar nga ekspertiza e filmit(kjo qëllimisht për ti treguar të gjithëve se kjo është  prova kryesore s'kemi gjë tjetër ) në vend që të hetonte personat për të cilët flitej , tenderet dhe burimin e pasurisë së tyre ( ligjin e kanë ) bënë disa veprimime hetimi më të mëvonshme në kte drejtim  (Prokuroria bën pjesë tek ata që bëjnë sikur punojnë se janë të monitoruar më shumë nga të gjithë )Ashtu si dhe me çështjen Basha ata qëllimisht dhe kte herë bënë gabime proceduriale tqëllimshme në ekspertizën e filmimit. Pse të qëllimshme sepse dhe kur GJ Naltë e hodhi poshtë ekspertizën gjë që ata e dinin që në fillim ata nuk bënë asnjë kundërshtim ligjor (veç formal ) dhe gjithashtu nuk bënë asnjë kërkesë ligjore për ekspertë nga Europa duke kërkuar afate të reja hetimi.

Mgjithse  ekspertët shqiptarë ishin të pa liçensuar e pa profesionin përkatës (siç thuhet) ata nuk hapën menjëherë proçedurë penale kundër tyre për mashtrim e pengesë në hetime gjygjsore. 

Prokuroria qëllimisht nuk hetoi pasurinë I.Metës dhe burimin e saj(ligjin e ka miratuar Meta vetë) Po pse gjithë kto mangësi se janë të gjithë pjestarê të tufës.

Prokuroria nuk bëri asnjë proçedim penal përdëshmi të rreme dhe pengesë të hetimeve për dëshmitarët që ndryshuan dëshminë në gjykatë  etj etj .

Gjykata e naltë qëllimisht nuk filloi gjykimin nga pyetje e dëshmitarit e kallzuesit kryesor si  dhe dëshmitarëve të tjerë (shkelje proçedure) por me ekspertizen filmimit. Dhenë vend qê ti je^pte detyra të mëtejshme hetimi prokurorisë si gjëndja pasurore e të pandehurit me personat dëshmitarë tabulatet telefonike etj caktoi 3 ekspertë që kush e di ku i gjeti.

Gjykata e lartë e thjeshtoi gjygjin pikërisht tek filmimet duke u mbështetur tek ajo si provë kryesore e vetme pa asnjë mbështetje nga hetimi.

 Me vendimin  që mori gjykata duhet direkt të arrestonte dhe të jepte dënim për dëshmitPrifti si manipulues i provave dhe pengues i drejtsisë , por nuk ja mban.(ndoshta bse dhe Prifti është antar i kopesë së kafshëve të bashkuara)

Parlamenti s'ke ç'të thuash .

Opozita megjithse nxorri miletin në demostratë dhe me tone të larta kundër vjedhjeve e vjedhësit e megjithse u vranë KATËR SHQIPTARË të lavdërueshëm e qytetarë të dorës së parë si pa kuptuar e la kte problem(gjoja në dorë të drejtsisë ) ashtu si dhe hetimin e 21 Janarit duke e përmendur fare Sepse as ajo (politikanëte saj) nuk e duan dënimin e Metës por veç denigrimin e tij publik nuk duan hetimin e pasurisë së tij nga frika se mos juvjen rradha dhe atyre apo e konsiderojnë si shok apo ish -shok.

Qeveria është truri i hallakatur i ksaj kopeje ujqrish të pangopur ( ujqrish bie fjala se, ai është kafsha që ngopet më shpejt nga të gjitha) më mirë derrash të përlyer e mjaft të kënaqur me qelbsinllukun e vet që po i merr frymën një kombi të tanë. 

 

 

*****

prizren djali!

fiks fare. pas ketij lajmi me e pakta qe mund te benim ketu ne PPU do ishte te shpallnim nje minikonkurs per dicituren, hartimin, vjershen a esene me sarkastike

ah, sa e bukur kjo smiley

Po ku te vete mendja ore  lanet! Me  hierarkun e urtesise tall ...ato?

Booh sokellima e Metes:5 me 0! Ton triumfalist, revansh...o zot nga na hodhe ne kete vend!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).