A mund më t’më thuash që baraz do jemi pas vdekjes?
Që rruspa e saj rrafshon tepritë dhe mbush lugthet e skamit
Me argjilat gri e qull të ligatinës jetë, a mund t’ma thuash
Demokracin’ e vdekjes me nja katër fjalë të ngrohta prej vëllami,
Se ftohtë po kam, o mik që m’u ftohe, sëmurë po jam, o vëlla që m’u s’mure, o vetje
Që m’u vrave me njerëz nga njerëz që s’kish pse t’i urreja
E as mëshiroja, se s’dua kur bëjnë t’më vijë keq, gjithë sheshet e botës
Zgjasin duart lypëse prej krize të zezë, t’i shtrojnë para këmbëve të dhimbshmet,
Çdokush shekspir i vuajtjes së vet, virtuozë marketimi të vuajtjes, aktorë,
Të mbyt shall i kashmirit, e ngrohta, e buta, sikur dhe gjithë mynxyrat e botës anëudhës,
Çmeritur hapat e tu u ikin fuqishëm, palltoja jote e plotë dhe këpucët e rënda gjermane
Të tërheqin duke shkelur këlyshët e zgjuar t’mëshirës q'angullijnë e mbyten si mace kërthi
Me thonjtë e pa dirsur, nën kishat e qendrës rebelohem si t’isha stërnip i Lutherit,
Me mollza prej guri, me zemër si strrall i ftohur, me egon mbështjellë si kurvë në pellushe,
Nuk dua t’më bëjnë t’më vijë keq, se bota m’është gjer në fyt
Në borxh e gjithfarë veresiesh, dhe mbahem me thonj e me dhëmbë pas xunkthit t’Arsyes,
Ec djathtas, djathtas, djathtas, domosdo, trotuar ndrro, tramvaj, linjë avioni, djathtas,
Në kah pozitiv, ku rreh pulsi i plusit dhe shall i kashmirit si faqe eunuku i butë
Të thotë që bota s’është fair, dikush do qajë, dikush do qeshë - aksiomë e Arushës së Madhe
Vjen e pingultë plot me trekëndësha fiksues alienë që s’pranojnë dhurata e as negociata,
Dëgjoj hapat e mi e jo fjalët e lypsit, vesh i stërvitur mund të shpërfillë e diskriminojë
Tonet e larta atëhere kur duhet, të zgjedhë të ulëtit, organ i Darwinit, jo imi, trak-trak
Pra hapat e mia mbi asfalt, vjedhur nga tituj librash, natyrisht,
I thatë si fletë eci shpëtuar, po vjen janari, muaj i zengjinëve, i zonjave që s’duan telashe,
Resortet e skive që ethen s’ua ftoh kompresë e dëborës,
Janari më kap për mënge si dorëza e derës xhaketën që ndodh kur ke borxh,
Ç’borxh të kam, i grindem erës që fryn në mesoren e dimrit, ç’kërkon
Që trumcakët e gëzimeve të vogla me kafe vieneze, espresso parisi, e çaj prej londre
M’i tremb si kukudhe!?
Çadra shkalafitet nga era, s’bën për bastun, nuk bën për armë, e flak bulevardit, flamur i bezdisur,
Jam dezertor, leshi anglez i palltos më laget me një shi që vjen nga Shqipëria, e njoh nga era dhe kripa,
Qull e rëndë shpatullat dërrmon, pallto me shi si qafore ushtari,
Bën pyetjen që s’doja ta dëgjoja si pyetjen që s'di në provimet e shtetit:
A mund t’ma thuash demokracin’ e vdekjes me katër emra të ngrohtë?
(Qan qielli me lotë të ftohtë, një hark dredh telat e ditës, gërvishin pergamenat katër ungjillorë,
Radio e ditës si fyt prej idioti këndon pa ditur se ç’thotë, ca tituj të vjetër nga Fabulous Four).

31 Dhjetor, 2011

25 Komente

elegji,....per 21 janarin

Bravo!

Shume e mire. Figura e poetit natyrshmerisht te angazhuar u mungon ketyre koheve. Me pelqeu veçanerisht kjo:

"Janari më kap për mënge si dorëza e derës xhaketën që ndodh kur ke borxh,

Ç’borxh të kam, i grindem erës që fryn në mesoren e dimrit, ç’kërkon
Që trumcakët e gëzimeve të vogla me kafe vieneze, espresso parisi, e çaj prej londre
M’i tremb si kukudhe!?
Çadra shkalafitet nga era, s’bën për bastun, nuk bën për armë, e flak bulevardit, flamur i bezdisur,
Jam dezertor, leshi anglez i palltos më laget me një shi që vjen nga Shqipëria, e njoh nga era dhe kripa,
Qull e rëndë shpatullat dërrmon, pallto me shi si qafore ushtari,
Bën pyetjen që s’doja ta dëgjoja si pyetjen që s'di në provimet e shtetit:
A mund t’ma thuash demokracin’ e vdekjes me katër emra të ngrohtë?"

Edhe une dua te vecoj kete pjese. Mesazh i forte i shprehur ne nje forme/copez te mrekullueshme fjalesh. Flm autorit smiley

Shume e ndjere dhe e bukur kjo Emo, me kenaqe pa mase.....

rrofsh për këtë, Em. Deri më sot, mendoja se vetëm unë ndihesha kështu si e përshkruan. 

smiley

 

u great em..

Falemnderit!

Shume e fuqishme...

Artistikisht e arrire por sic thote dhe Arber Zaimi nuk rrezohet Sali Berisha me vjerrsha.

Po derman, salen e rrezon Zani Caushi. Mire paska thene.

`Egon mbeshtjelle si kurve ne pellushe`
...dhe gjithe pjesa tjeter,e mrekullueshme Em.

Flm! smiley

 

nderi eshte yni...o safa ymeri smiley

em, te heq kapelen

Shume shume bukur. 

Cimo me fal paraprakisht per devijimin nga aspekti artistik, po mos valle Ai dje kur deklaroi se do konkuronim me Kinen e kishte fjalen per ngjarjet e 89-s ne sheshin Tian'anmen.

Ju lutem do ja thote njoni qe shqiptaret ne France jane perpjek shume qe te evitojne paragjykimet. o gjynof me i minu n'ket fare feje perpjekjet e tyre. Nuk o se jom bo naihere pishmon qe jom kthy po sot ndihem shume mire qe nuk jom ne ish-zyren time atje se do m'kishin bo per nji lek koleget.

Si qe kjo puna e Kines, se nuk e di?

Emigranti smiley kur shkruan, seç ka nje dell filozofi, veshtire t'ia kapesh kuptimin smiley 

Po ndiqja vizionin tend mbi Europen. E ndjeva qe do kishe dale per te blere dicka, por dhe qe gjithashtu do ktheheshe shpejt. Pa u cfokusu nga tema e Europes, lidhur me Ronin, si bleres i Vizioneve qe kishte bo pershtypje te shitsja, ti qesh se je zemergjere, si gjithe njerzit e medhenj. nje tjetri nuk do i vinte mire qe Roni fiton pike ne saje te punes se tjetrit. por kjo s'me habit. e kunderta do m'habiste.

Por dua te kthehem tek Europa. Me pelqen qe e sheh me shpresa (te bazume, sigurisht) situaten; me pelqen ky optimizmi yt.

 

Me peqlen por emo te bie cilesia letrare kur futesh ne pulitike.... Je me mire ne letersi ...
Me keto qe shkruan prit kur te vije dita e degjojme
KTHEHU CIMO!!!!! KTHEHU smiley

Pse te mos ti futet,me mire vone se hyc,nigjo tjetri qe dynjoja lejne 600 mije Dollare ne vit ne Evrope dhe vijne e jetojne ne Shqiperi,pse jo,talent ka.

.. e ka marr vulen i damkosur ai Janari i vjetshem, bile qe te jemi brenda edhe ai arkitekti i demokracise, i damkosur eshte, .. e nuk harrohet lehte, sepse eshte i fiksuar ne celuloid, i pare, direkt, nga i madh e vogel. 

A i jep dot  pergjigje  ti Tom kesaj pyetjeje:

A mund t’ma thuash demokracin’ e vdekjes me katër emra të ngrohtë?

..e mos u merr me  cilesine letrare.smiley

 

emo, doja te te beja me dije qe e kisha lexuar, por 

Janari më kap për mënge si dorëza e derës xhaketën që ndodh kur ke borxh,
Ç’borxh të kam

per ta komentuar janarArt, akoma jo.  Te kaloje janari:

Nuk dua t’më bëjnë t’më vijë keq, se bota m’është gjer në fyt

Në borxh e gjithfarë veresiesh, dhe mbahem me thonj e me dhëmbë pas xunkthit t’Arsyes 

thjesht shenim per leximin ne heshtje ... 

!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).