Intervistë me ambasadorin danez Karsten Jensen

Zoti ambasador, ritakohemi pas dy intervistave të para në revistën Mapo, në faqet e revistës Java. Kemi pasur mjaft reagime pas botimit të atyre intervistave, të cilat janë rimarrë edhe nga mediat e tjera në vend. Cili ka qenë, sipas jush, motivi i kësaj jehone?

Përveçse u thanë nga një ambasador, nuk e besoj se përmbajtja e intervistave çuditi ndonjë, por, ndonjëherë, ta shprehësh me fjalë dhe ta thuash me zë të lartë atë, që shumë e mendojnë, apo bisedojnë privatisht, mund të jetë një “zbulim”. Dhe jam i gëzuar që pati jehonë. E ndjeva se të flasësh hapur është e rëndësishme për të ndihmuar politikën të kthehet në udhën e duhur. Shqipëria është një vend Europian. Shqiptarët janë Europianë. Europa nuk mund të jetë kurrë e plotë pa Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Nga sa thashë, Shqipëria, është sigurisht e lirë të zgjedhë kursin e saj, sikurse e ka bërë në të kaluarën. Siç e kam theksuar shumë herë më parë, kam besimin e patundur, që populli shqiptar, punëtor dhe i palodhur, në fund të fundit ka atë që i duhet, për të arritur begatinë, aq më tepër me potencialin e vet të fuqishëm. Por dora e ndihmës së BE-së, e shteteve të saj anëtare dhe e të tjerëve, mund ta vendosë Shqipërinë në një rrugë të shpejtë drejt një të ardhmeje më të mirë. Mendoj se kjo është ajo çka populli shqiptar dëshiron, dhe e meriton.

Vendi juaj sapo ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Cilat janë prioritetet e Danimarkës gjatë kësaj presidence?

Përpara së gjithash, t’i paraprijë nxjerrjes së Europës nga kriza financiare; të gjejë  zgjidhje; të gjejë mënyrat për të  shmangur një krizë tjetër, duke promovuar një Europë ekonomikisht më të përgjegjëshme dhe më dinamike. Do të fokusohemi në bërjen e Europës një vend më të gjelbëruar dhe më të sigurtë për të jetuar. Mendoj se këto do të jenë shumica e titujve kryesorë në media. Por, kjo është vetëm në sipërfaqe, se pas skenës ka shumë elemente të thjeshtë, që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar e që në fakt, përbëjnë të shumtën e punës. Shumë do të bëhet për të siguruar që Traktati i ri i Lisbonës të marrë jetë në punën e përditshme të BE-së.  Presidenca Daneze, nuk do të jetë një ekspozim blic dhe ndjekje e interesave daneze. Do të jetë relativisht modeste, por e pandalshme, duke u fokusuar në përkujdesjen ndaj interesit të përbashkët për të ardhmen e Europës dhe brezave që vijnë. Ashtu siç tha Ministri im kohët e fundit, ndërsa i referohej një titulli të një kënge të vjetër: “Danimarka dëshiron të jetë Ura mbi Ujërat e Trazuara”

Çfarë Europe gjen sot presidenca juaj? A përbën kriza e thellë financiare e Unionit një faktor nxitës apo pengues për presidencën daneze?

Në danisht kemi një  thënie të vjetër: “Është e vështirë të parashikosh, veçanërisht, të ardhmen”. Përveç krizës financiare, mendoj se kemi një sfidë të madhe fiziologjike, për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së ekzistencës dhe të ndarjes brenda BE-së. Askush nuk duhet të nënvleftësojë ndarjet e krijuara nga pakujdesia në financa e disave dhe efektet anësore të kufizuara, por shumë të dukshme, të zgjerimit të bërë së fundmi, të paktën jo për popullsitë Europiane që ndeshin vështirësi ekonomike dhe krime në rritje.

Nga ana tjetër askush nuk duhet të nënvleftësojë ngjitësin që e mban Europën të bashkuar. Mendoj se shumë e kuptojnë që ne do të ishim të gjithë në gjendje shumë më të keqe pa BE-në. Zgjidhja e problemeve nuk është të heqim dorë apo të shkatërrojmë atë që është arritur në të shkuarën. Por ta rregullojmë atë. Të ndërtojmë mbi të. Ky është programi ynë.

Ku qëndron Shqipëria dhe procesi i saj i integrimit, në presidencën daneze? Si e parashihni rolin tuaj diplomatik në Tiranë, në “kostumin” e ri të krye-europianit?

Roli i Presidencës, në BE ka ndryshuar rrënjësisht me Traktatin ende të ri të Lisbonës. Nga pikëpamja operative, tani, Presidenca luan një rol shumë më pak të spikatur. Megjithatë, procesi i zgjerimit është një fushë ku Presidenca vazhdon të luaj një rol kryesor. Kjo përgjegjësi është sigurisht e një rëndësie të veçantë për mua si Ambasador në Shqipëri, duke qenë se ky është një vend aplikant, dhe zgjerimin e kemi për zemër.

Danimarka ka qenë mes ithtarëve të parë të zgjerimit të NATO-s dhe të BE-së, si dhe një nga arkitektët e perspektivës së BE-së për Ballkanin. E di qysh në ato fillime, sepse edhe unë kam luajtur një rol në të. Që nga fillimi i viteve ’90 Danimarka vazhdimisht ka vijuar të mbështesë dhe investojë jashtëzakonisht për ta bërë Europën e Re një vend më të sigurtë për brezat e ardhshëm dhe për veten tonë.

Por, ashtu si Shqipëria, edhe Danimarka është një vend i vogël. Ne mund të mos jemi kurrë në gjendje të mburremi me shifra absolute. Megjithatë, kontributi danez për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan – në financime, burime, jetë njerëzish të humbura – është mes më të lartave të cilitdo komb. Pra, ne kemi një interes konkret për ta bërë perspektivën e BE-së një realitet, për Shqipërinë, për Kosovën e për gjithë Ballkanin.

Për ta përmbledhur, përgjigjja ndaj pyetjes tuaj se cila do të jetë detyra ime kryesore gjatë Presidencës tonë është shumë e thjeshtë. Do të bëja çfarëdo që të mundesha për të ndihmuar shqiptarët në Shqipëri e Kosovë të përparojnë më tej drejt anëtarësimit në BE.

Fatkeqësisht, politika në Shqipëri është njollosur nga kaq shumë keqinformim dhe propagandë politike, saqë është vështirë të çuditesh me ata të cilët ngatërrohen se çfarë është lart a poshtë, përpara a prapa, e vërtetë apo e gënjeshtërt. Besoj që ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë të shpërndajnë mjegullën, dhe shpjegojnë sfidat sa më qartë dhe sinqerisht që të jetë e mundur. Kjo është ajo çka unë përpiqem të bëj, edhe me këtë intervistë.

Në fund të presidencës daneze do të zgjidhet kreu i ri i shtetit shqiptar. Mandati i presidentit ka qenë i turbulluar nga një konflikt i gjatë dhe i ashpër me institucionet e tjera, përkatësisht qeverinë dhe parlamentin. Sa e ka dëmtuar kjo në sytë e Brukselit, imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë në BE?

Ju ngrini një pyetje thelbësore. Ajo çka është me të vërtetë në rrezik, anashkalohet në shumë debate politike.

Unë mendoj se vetëm zgjedhjet demokratike nuk e sigurojnë demokracinë, sepse shumë nga diktatorët erdhën në pushtet nga kutia e votimit. Ja përse institucionet janë kaq jetësore për një shoqëri demokratike. Institucionet, jo politikanët, janë mburoja të demokracisë nga etja e politikanëve për pushtet. Kjo është natyra e politikës. Institucionet ekzistojnë për të kufizuar dhe ekuilibruar atë. Shëndeti dhe pavarësia e tyre duhet të ndriçojnë vërtet mendjet e njerëzve. Kultivimi i institucioneve të pavarura dhe drejtpeshuese si Presidenca, Gjyqësori, Parlamenti dhe Ekzekutivi është tregues se vendi është në rrugën demokratike. Nëse ato nuk janë reciprocikisht të pavarura, nëse institucionet e shtetit janë servile ndaj cilitdo që është në qeveri apo që ka para dhe pushtet, atëherë vendi e humb pretendimin e tij se është një demokraci moderne. Kaq e thjeshtë është.

Megjithatë jam i ndjeshëm ndaj faktit se reagimi instinktiv i shumë shqiptarëve është të shohin me skepticizëm të pafund institucionet. Për breza me radhë, institucionet me emra të ngjashëm me të sotmit, u përdorën për të shtypur shqiptarët në mënyrat më brutale. Por ato institucione ishin ngritur nga një diktator i pamëshirshëm për të ruajtur pushtetin e vet. Ato nuk ishin krijuar për të siguruar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe një të ardhme të begatë për popullin shqiptar.

Me keqardhje, them se, pikërisht ato institucione që duhet të ruajnë dhe mbështesin demokracinë e brishtë në Shqipëri, janë nënvleftësuar në mënyrë të konsiderueshme, vitet e fundit. Kjo, pjesërisht me qëllim, pjesërisht nga lufta e brendshme politike dhe pjesërisht nga korrupsioni i përhapur gjerësisht. Pavarësisht zhvillimeve pozitive politike së fundmi, prirja drejt tatëpjetës nuk është ndalur dhe, për të qenë i sinqertë, kjo është për t’u shqetësuar. Shumica e ndërkombëtarëve, besoj se supozuan që anëtarësia e Shqipërisë në NATO, do ta shtynte në mënyrë të konsiderueshme vendin drejt një demokracie të plotë dhe kështu, indirekt, të shpejtonte integrimin e Shqipërisë në BE. Realiteti ka treguar që ne ishim më shumë se optimistë dhe u gabuam.

Përkundrejt këtij sfondi, zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë veçanërisht të rëndësishme.

Fatkeqësisht, të dy partitë e mëdha politike kanë rënë dakord të zvogëlojnë autoritetin dhe pavarësinë e institucionit të Presidencës, duke e ekspozuar atë në favor të cilitdo që është në pushtet. Duke patur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konsitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë Gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë.

Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë. Një president i cili të mund të vazhdojë të bashkojë e të sigurojë popullin shqiptar dhe botën jashtë që vendi juaj është i palëkundur në rrugën demokratike.

Ndoshta, një shqetësim më i drejtpërdrejtë, nga ai që bota jashtë, ndërkombëtarët dhe unë mund të kemi, është se në çfarë lloj shoqërie shqiptarët vetë duan të jetojnë. Do të çuditesha shumë nëse, ata, jo të gjithë, po t’u ofrohej një zgjidhje, nuk do të preferonin të jetonin në një shoqëri ku të kishin një fushë të barabartë dhe të drejtë loje, në të cilën një punë në sektorin publik të varet nga sa mirë ti e bën atë; ku ju mund të besoni se për arsimimin e fëmijëve tuaj kujdesen mësues, të cilët janë punësuar sepse janë edukatorë të mirë; ku rezultati i një çështjeje gjyqësore është i bazuar në ligj dhe në meritat e çështjes; ku ju mund të jeni i sigurt se vota juaj ka rëndësi e kështu me radhë. Kjo është ajo që institucionet e një shoqërie demokratike mbrojnë.

Danezët nuk do të pranonin asgjë më pak, dhe vras mendjen, përse shqiptarët vazhdojnë  të tolerojnë dhe durojnë një realitet tjetër. Kam përshtypjen se një pjesë e shpjegimit është  mungesa e një shkëputjeje të pastër me të kaluarën, që mjegullon perceptimin e demokracisë për shumë, duke turbulluar kështu vizionin se çfarë mund të bëjë për begatinë e popullit shqiptar demokracia e vërtetë. E kaluara po errëson premtimin e të ardhmes, duke kufizuar potencialin tuaj.

Sikurse e kam përmendur në  një nga intervistat tek MAPO, besoj se Shqipëria është  e vetmja ish diktaturë në Europë, e cila duhet të  ballafaqohet dhe ta pranojë të shkuarën e saj. Arkivat e SHISH-it vazhdojnë të jenë të kyçura me dryn. Kurdoherë që ligji i lustracionit është përmendur, ka qenë një simbolikë e pastër apo një përpjekje aq e maskuar dobët për të përfituar përparësi politike, sa vështirë të mos kuptohej nga të gjithë. Me keqardhje them se duhet ende që të shohim një përpjekje të fuqishme për të përballuar të shkuarën, ta pranosh si të tillë, e kështu të vazhdohet me të ardhmen.

Hijet e të shkuarës i shikoj si një pengesë shumë reale për një  të ardhme të begatë të popullit shqiptar. Ato janë si një zinxhir që ia vë vetes, i cili e pengon popullin shqiptar, sado punëtor i jashtëzakonshëm të jetë nga hedhja e hapave të nevojshëm përpara. Shkëputja jo e plotë me të kaluarën, gjithashtu, është shkak për rritjen e dyshimeve të zgjatura tek të huajt mbi cilësinë e demokracisë Shqiptare.

E njëjta gjë vlen për hijet e së tashmes. Por, ndërsa hijet e të kaluarës po zbehen, hijet e të tashmes janë të zeza. Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Wikileaks, dështimet “teknike” të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit, dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Ju e shihni që nuk po mbaj një qëndrim për atë se kush është fajtor e kush i pafajshëm. Po konstatoj një model shqetësues. Drejtësia dhe demokracia shqiptare duket se dështojnë vazhdimisht kur u duhet të përballen me interesa të pushtetit, dhe pikërisht këto momente duhet të jenë ora e tyre ndritshme.

E di që edhe shumë  shqiptarë e vëne re këtë model dhe zhgënjehen nga heshtja e ndërkombëtarëve. Por nuk janë ndërkombëtarët që  e qeverisin vendin tuaj. Janë politikanët tuaj.

Megjithatë, ndryshe nga sa duket se besojnë disa, ndërkombëtarët nuk janë të shurdhër, memecë apo të verbër. Nuk ka gjasa që Shqipëria të jetë në gjendje të avancojë shumë më tej në drejtim të Europës me këtë bagazh. Për ta çuar Shqipërinë përpara duhen duar të pastra. Ajo çka duhet pastruar është e ditur publikisht dhe rubineti e sapuni ndodhen këtu.

Pra, t’i kthehem pyetjes tuaj: po, ngërçi politik i viteve të fundit dhe disa ngjarje të  tjera qartësisht e kanë dëmtuar reputacionin e Shqipërisë  si dhe perspektivat tuaja për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Veprimet e klasës politike, paaftësia e saj për të gjetur kompromisin dhe zgjidhjet, dështimet e saj në ngritjen dhe fortifikimin e institucioneve, sikurse dhe papjekuria e politikës në përgjithësi, e kanë përjashtuar Shqipërinë nga hedhja e hapit vendimtar drejt BE-së për të fituar statusin e kandidatit, pavarësisht përparimeve të pamohueshme ekonomike.

Kjo nuk do të thotë  që të dy partitë kanë domosdoshmërisht përgjegjësi të barabartë. Megjithatë, se kush duhet fajësuar më shumë, është një çështje e diskutueshme për BE-në dhe kryeqyetetet e saj. BE dhe anëtarët e saj, realisht, nuk kanë ndonjë interes në lojën e fajit mes partive apo politikanëve. Shqetësimi ynë i vetëm është nëse Shqipëria është gati apo jo, nëse Shqipëria është në rrugën e duhur. Për ta, është Shqipëria, vetë ajo, anëtare perspektive e BE-së dhe jo kjo apo ajo parti politike, jo ky apo ai lider.

Korrupsioni dhe qeverisja defektoze, pa harruar edhe bojkotin e shkaktuar nga tensioni politik, e kanë rrëzuar dy herë rresht Shqipërinë në testin europian. Si e shihni dinamikën e përmbushjes së kërkesave që BE ka formuluar për vendin tonë? A po ecet me ritmin e duhur?

Së pari, për bojkotin: Shumë sinqerisht, nuk mendoj se ai pati pasoja të prekshme vendimtare, për perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, apo si rrjedhojë edhe për statusin e kandidatit. Dekadat e mundësive të humbura ishin shkaku kryesor. Megjithatë ajo çka bojkoti bëri, ishte të alarmonte botën e jashtme rreth problemeve të fshehura dhe aktuale politike të Shqipërisë. Bëri që Brukseli dhe kryeqytetet e tjera të vëzhgonin më nga afër se çfarë po ndodhte në Shqipëri dhe tendencat. Në këtë kuptim, shërbeu për t’ia hapur sytë, si një këmbanë alarmi.

Kjo nuk duhet interpretuar sikur unë në njëfarë mënyre po shfajësoj bojkotin. Karakteristikë në një demokraci moderne është që fushëbeteja kryesore politike është Parlamenti. Përpjekja për të ndrequr një gabim duke bërë një tjetër, vetëm sa rëndon imazhin negativ të Shqipërisë dhe skepticizmin e përhapur, tashmë, gjerësisht rreth pjekurisë se klasës tuaj politike. Dhe kjo, fatkeqësisht, në një kohë të historisë së Shqipërisë kur bërja e gjësë së duhur ishte absolutisht vendimtare për të ardhmen e saj. As maxhoranca as opozita, nuk kanë bërë ndonjë gjë që të justifikojnë vetëmburrjen apo fajësimin e tjetrit. Besoj fuqimisht, se do të ishte më e mira për reputacionin e çdonjërës parti që ta konsideronte këtë periudhë të keqe në politikën shqiptare si uji nën urë dhe të ecë përpara.

Në fund të fundit, ajo që vlen për perspektivat e Shqiperisë në BE dhe dhënien e statusit të kandidatit është ajo se çfarë ka arritur Shqipëria. Ajo që vlen është gatishmëria e Shqipërisë, nëse Shqipëria është në rrugën e duhur.

Komisioni i BE-së, bëri një vlerësim gjithpërfshirës në vitin 2010 mbi arritjet e Shqipërisë, në përgjigje të kërkesës së saj për statusin e kandidatit të BE-së. Raporti e bëri mjaft të qartë se politikanët shqiptarë nuk i kishin shfrytëzuar dekadat e fundit po aq efektivisht sa shumë nga homologët e tyre në rajon. Qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare dështuan në kryerjen mirë të punës së tyre. Raporti i Komisionit mbi Progresin Vjetor 2011 e konfirmoi këtë tendencë.

Asnjë nuk dëshiron të  mohojë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha, veçanërisht gjatë dekadës së fundit, por këto arritje, vërtet impresionuese, kanë qenë së pari në sektorin ekonomik dhe, më së shumti, rezultat i zellit të popullit shqiptar dhe punës së madhe, të pabesueshme të tij. Gjatë tre viteve e gjysmë që jam këtu, jam habitur sinqerisht nga ajo që shqiptarët kanë qenë në gjendje të arrijnë. Dhe kjo është për t’u përgëzuar. Ndërsa politika, e mbërthyer te mentaliteti i të kaluarës, ka ngelur prapa, gjithnjë e më shumë.

Sektori publik, i cili është absolutisht themelor për aftësinë e Shqipërisë në përballimin e sfidave të  anëtarësisë në BE, sikurse të qenit një kusht paraprak për zgjatjen e rritjes ekonomike, është lënë i pazhvilluar dhe është përkeqësuar në përmasa shqetësuese. BE dhe të tjerët kanë këshilluar, nxitur dhe i janë lutur klasës politike shqiptare ta ndërtojë dhe jo ta keqpërdorë sektorin publik për qëllime private apo politike, por në të shumtën e rasteve pa dobi. Pavarësisht se shqetësimet tona janë bërë publike, pasojat e zgjedhjeve të fundit treguan edhe një herë elemente të klasës politike që e përçmojnë këshillën, ligjin shqiptar, si edhe ndihmën e mbështetjen e dhënë nga ndërkombëtarët. Njerëzit u pushuan nga puna duke e zbatuar pak ose aspak ligjin, për të hapur vend për militantët politikë. Në disa raste ka ndodhur fare hapur, ditën për diell.

Si një ndërkombëtar që e përjeton këtë, pyes veten nëse ndihma dhe këshilla jonë ia vlen? Nëse klasa politike shqiptare me të vërtetë dëshiron t’i sjellë bashkëqytetarët e saj në BE? Ka gjithmonë një boshllëk të madh midis retorikës dhe veprimit, që nuk arrin të kuptohet nga ndërkombëtarët, të cilët, gjithashtu, shumë shpesh shohin investimin e tyre tek populli shqiptar të shkojë dëm, për t’i hapur vend militantëve politikë apo përfitimeve personale.

I kam ngritur këto çështje më parë, ashtu si kolegët e tjerë, të cilët mbase e kanë bërë edhe në terma më diplomatikë se unë. Ajo që duhet të kuptojë populli shqiptar, është se ndihma dhe mbështetja ndërkombëtare nuk do të zgjasë përgjithmonë. Shqipëria ka qenë në të ashtëquajturin tranzicion për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe vende të tjera me të kaluar të ngjashme kanë ditur të shfrytëzojnë dorën tonë të ndihmës për të arritur anëtarësi të plotë në BE dhe të rrisin standardin e jetesës në mënyrë dramatike për të gjithë popullsinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët mund të kishin arritur të njëjtën gjë, nëse liderët e tyre do të kishin zgjedhur me zgjuarsi, në të mirë të vendit dhe qytetarëve të tyre.

T’i quash dy dekadat e fundit “dekadat e mundësisë së humbur” është pak e tepruar, por, më vjen keq ta them se ajo mbart një të vërtetë të madhe. Duke qenë se të gjithë vendet Europiane, në fakt të gjithë vendet donatore, janë duke u ndeshur me sfida të jashtëzakonshme ekonomike për veten e tyre, Shqipëria duhet të kuptojë që sasia e parave të mbetura dhe ndihma sfidohen gjithnjë e më tepër nga taksapaguesit e vendeve të cilat shërbejnë si bamirësit tuaj. Për arsye të kuptueshme dhe bindëse, si t’ua shpjegojnë qeveritë tona taksapaguesve të tyre se pjesë të konsiderueshme të parave të fituara me mund prej tyre, në të vërtetë vazhdojnë të shpërdorohen dhe të mosvlerësohen siç duhet?!

Trishtuese është se paratë e ndihmës po e lënë jashtë Shqipërinë. Dhe kjo tendencë ka të ngjarë të përshpejtohet, duke parë kufizimet financiare në rritje të shoqërive donatore. Me sa di unë, Danimarka, është i vetmi vend në botë që e ka rritur ndihmën e saj të jashtme gjatë periudhës së krizës, përveçse, para së gjithash, është mes tre donatorëve më të mëdhenj në shkallë botërore sipas PKB-së (Produktit Kombëtar Bruto). Shumica e donatorëve të tjerë e kanë shkurtuar buxhetin e tyre të ndihmës, disa madje shumë ashpër.

Kam frikë, se Shqipëria, sipas mendimit të shumë prej atyre jashtë saj, e pati shansin e vet. Sasi të konsiderueshme të ndihmës dhe burimeve të huaja u derdhën në Shqipëri që në fillim të viteve ’90.

Shumë u harxhua jo me zgjuarsi dhe tani burimi po shterron. Por fatmirësisht Shqipëria ka një shans të dytë. Nëse Shqipëria bën atë që duhet për të marrë statusin e kandidatit në BE, do të ndryshonte në mënyrë të dukshme dhe rindizte marrëdhënien e saj me BE-në edhe në terma ekonomik.

Kam vënë re që  disa argumentojnë se Shqipëria nuk humbi ndonjë para duke mos marrë statusin e kandidatit në vitin 2011. Kjo mund të jetë e vërtetë, nga perspektiva e një buxheti statik. Por çështja është se Shqipëria humbi mbi fitimin. Atyre që në të vërtetë do të përfitonin nga marrja e statusit, shqiptarëve, iu mohua një mundësi e jashtëzakonshme për të përfituar nga përfundimi i procesit të integrimit Europian. Sepse nga fluksi i shtuar i parave dhe investimeve që pasojnë statusin e kandidati, ata do të përfitonin drejpërsëdrejti në një shkallë të gjerë.  Kjo është vetëm një nga arsyet e shumta se përse statusi i kandidatit është një hap kaq i rëndësishëm përpara.

Kjo mundësi e humbur ishte në vetvete një tërheqje serioze për momentin në  perspektivën e Shqipërisë në BE, por edhe një fatkeqësi, në dritën e përparimeve të vendeve e tjera Ballkanike. Duke mos arritur ende që mezi të përmbushë kriterin e Kopenhagenit pas 20 viteve, ndërsa të tjerët kanë përfunduar pak a shumë detyrat e tyre, Shqipëria mund të humbasë trenin për në Europë, duke rrezikuar një kthim në pozitën e njeriut të çuditshëm të Ballkanit. Populli shqiptar nuk e meriton këtë fat. E vetmja mënyrë për ta shmangur atë është që, me shpejtësi dhe me vullnet, të fokusoni të tërë – dhe e përsëris, të tërë – energjinë tuaj për të kapur trenin e Brukselit përpara se ai të ikë. Kushedi se kur apo nëse do të ketë ndonjë tjetër në këto kohëra. Anëtarësimi në BE nuk është një e drejtë, është një mundësi, dhe kam frikë se Shqipëria po e lë atë mundësi t’i rrëshqasë nga duart.

Sigurisht, zhbllokimi i ngërçit politik më ka inkurajuar mua, kolegët e mi, sikurse edhe kryeqytetet tona. Por, për të qenë shumë i qartë, fakti që politikanët tani po flasin me njëri-tjetrin, vetëm e kthen politikën shqiptare, në njëfarë normaliteti, e kjo nuk është një biletë për në BE apo për statusin e kandidatit, janë rezultatet ato të cilat duhet të shohim. Të miratosh një ligj mbi trafikun dhe të zgjedhësh Avokatin e Popullit, megjithëse kanë rëndësi, dhe sigurisht që janë hapa pozitiv, por janë ende larg hapave që bëhet thirrje se duhen hedhur.

Më pëlqen të jem optimist, sepse çdo udhëtim fillon më një hap të parë, i cili sado i vogël, shpesh është më i vështiri.

Komisioni i BE-së rreshtoi për Shqipërinë 12 çështje që duhen ndjekur, me qëllim që ajo të merret në konsideratë për statusin e kandidatit në vlerësimin e tij gjithëpërfshirës në vitin 2010. Trau nuk është i vendosur jashtëzakonisht lart. Nuk është një detyrë e paarritshme që të përfundosh një punë, madje brenda një kohe të shkurtër. Do të dëshiroja të shihja hapa vendimtarë të marrë gjatë Presidencës Daneze, me qëllim që Shqipëria ta kurorëzonte 100 vjetorin e saj duke u bërë një anëtar kandidat i BE-së. E shumta që kërkohet është zbatimi i angazhimeve dhe ligjeve të mëparshme, pra një ndryshim i qasjes dhe sjelljes. Objektivisht, ka mjaft vend për optimizëm.

Por përsëri, trajtimi i zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, sipas mendimit tim, do të jetë testi i ardhshëm më i rëndësishëm, që do të tregojë nëse politikanët shqiptarë duan ta çojnë Shqipërinë përpara apo prapa. Pa themelimin e institucioneve të forta e të pavarura, si Presidenca, nuk kanë ku të mbështeten ligjet e mira dhe njerëzit e ndershëm, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj cilitdo pushteti. Problemi kryesor i Shqipërisë nuk janë ligjet e këqia. Problemi është se ligjet janë injoruar dhe zbatuar në mënyrë selektive; se një telefonatë mund të jetë më urdhëruese sesa fleta e ligjit; se një emër, një lidhje partiake apo një kuletë vendos rezultatin, dhe jo meritat e shtetit të së drejtës.

Nëse institucionet funksionojnë si duhet në një shoqëri demokratike, kjo nuk duhet të ndodhte. Ja pra, pse rritja e institucioneve të shoqërisë është mbase detyra më e rëndësishme prej të gjithave, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e demokracisë. Ja pra përse zgjedhja e Presidentit është një test lakmusi.

Në intervistën tuaj të fundit jeni shprehur edhe për aspekte urbane të jetës në Tiranë, siç ishte dhe Piramida. Asokohe ju u shprehët kundër shembjes së saj, sot ajo vazhdon të jetë aty ku ishte? Si ndjeheni për këtë?

Padyshim që jam i kënaqur, por mendoj se shqiptarët janë ata që duhet të gëzohen që pika e referimit e Tiranës qëndron ende në këmbë. Në intervistën time në verë, tek Mapo, paraqita disa argumenta se përse do të ishte një gabim i rëndë dhe ndoshta i kushtueshëm po të shkatërrohej piramida, por më lejoni të shtjelloj më shumë një pikë, pikërisht për faktin se Piramida duhet prishur meqë është simbol i të kaluarës.

Ky ilustron një element thellësisht shqetësues të politikës shqiptare: se ju duhet të shkatërroni për të fituar apo ecur përpara. Është  ai lloj të menduari, rrënues, që i kushtoi Shqipërisë statusin e kandidatit. Fatkeqësisht, Shqipëria ka dëmtuar apo shkatërruar shumë nga ato që e bënin vendin të vlefshëm për t’u vizituar dhe shumë gjëra mbi të cilat vendi duhet të kishte ndërtuar të ardhmen e tij ekonomike. Dyshoj që Shqipëria mundet të përballojë gabime të tjera. Ju duhet të filloni të ndërtoni mbi të shkuarën, nëse dëshironi të hidhni hapin drejt së ardhmes. Nëse fantazma e Hoxhës duhet zhdukur, dhe unë mendoj se duhet zhdukur, ndoshta do ishte më mirë të fokusoheni te arkivat e SHISH-it dhe Komitetit Qëndror, atje ku shpirti i vërtetë i Hoxhës qëndron i groposur deri më sot.

Në tërësi mendoj se ka arsye bindëse të bollshme se përse parlamenti duhet ta rikonsiderojë  vendimin e tij, dhe të fillojë të përqëndrohet mbi atë që vendi dhe populli i tij ka nevojë me të vërtetë.

Nga ana tjetër, administrata e re e Bashkisë së Tiranës ka nxitur një konflikt tjetër mbi sheshin e ri në qendër të kryeqytetit. Meqë ra fjala, si ju duket ai?

Tirana ka qenë jashtëzakonisht me fat që disa studio të vlerësuara ndërkombëtarisht i kanë kushtuar kohën dhe përpjekjet e tyre për të marrë pjesë në konkurset e projekteve për të ndërtuar përreth sheshit. Kjo përfshin dy studio arkitekture daneze të famshme në botë, të cilat i fituan konkurset përkatëse. Nëse do të realizohen, këto projekte do ta vendosnin Tiranën të patundur në hartën e arkitekturës botërore. Njerëz nga anembanë botës do të udhëtonin në Tiranë me qëllimin e vetëm për të admiruar ato ndërtesa. Projekti i fundit i Xhamisë dhe Qendrës Kulturore, i hartuar nga një nga emrat më të shquar në arkitekturën ndërkombëtare Bjarke Ingels, BIG, në veçanti, do të ndërgjegjësonte shumë për Tiranën si një destinacion udhëtimi, sikurse do të ishte një gëzim për shqiptarët, për ta soditur e shfrytëzuar.

Tirana gjithashtu ishte me fat që pati arkitektë të njohur ndërkombëtarë të skiconin vetë sheshin. Nuk kam mendim për projektin si të tillë, meqë nuk e kam studiuar atë. Por ajo që do të komentoja është procesi, i cili, shumë sinqerisht, është i padëgjuar, të paktën në ato lloj shoqërish me të cilat Shqipëria aspiron të krahasohet.

Të ndryshosh një  projekt në mënyrë të njëanëshme, në minutën e fundit, kam frikë se do t’i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T’i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t’ju dhuronin talentin e tyre.

Duke e thënë këtë, e di që do të shihem, nga disa, sikur hyj në përleshjen politike për pushtetin në Tiranë. Nëse e bëni këtë, domethënë që nuk më keni kuptuar. Si kryeqytet i vendit, Tirana është vitrina kryesore e Shqipërisë. Nëse dëshira e shprehur e Shqipërisë për t’u bërë një vend turistik dhe një vatër e investitorëve të huaj, të jetë më tepër se një ëndërr në diell, Tirana ka nevojë për një ndihmë të madhe, sikurse e di çdo shqiptar që ka patur shansin të vizitojë kryeqytetet në Europë dhe jashtë saj.

Ju keni nevojë të tërhiqni, jo të dëboni. Kjo është arsyeja pse çfarë ndodhi në sheshin Skënderbej është trishtuese. Kjo është një nga arsyet se përse shkatërrimi i pikës së referimit të Tiranës, Piramidës, do të ishte gjithashtu një gabim i madh. Kjo është arsyeja që, reduktimi i zonave të këmbësorëve dhe korsive të autobuzëve në favor të më shumë makinave dhe madje të një ndotjeje më të madhe – kjo e fundit tashmë është në nivele aq të rrezikshme për shëndetin publik, saqë makinat private mbase do të ndaloheshin në shumicën e qyteteve të tjera Europiane – varros ëndrrat e qytetit për të tërhequr turistë dhe investime të huaja.

Përsëri, nuk po e them këtë  për të nxitur interesa të veçantë politik. E them, sepse dëshiroj vërtetë që Shqipëria t’ia dalë mbanë  dhe Tirana, duke qenë vitrina dhe kryeqyteti, luan një rol vendimtar në suksesin e të gjithë vendit. Por, kam frikë se ajo çka ndodh këtu, sikurse në shumë destinacione të tjera perspektive për turizmin dhe investimet, po i zhduk me shpejtësi shanset që këto dëshira të bëhen realitet.

Sidoqoftë, ka pak dritë  shprese në gjithë Shqipërinë. Bashkia e Korçës, për shembull, duket se po vepron si duhet për t’u bërë tërheqëse për turistët dhe investitorët, sikurse për njerëzit që jetojnë atje. Bashkitë e tjera do të bënin mirë të mësonin nga shembulli i Korçës. Por ka edhe disa bashki më të vogla që po veprojnë shumë mirë, si ajo e Ulëzës.

Si e prisni vitin 2012 për Europën? Po për Shqipërinë cila është prognoza juaj?

Nga e gjitha sa thuhet, 2012-ta, do të jetë një vit vendimtar për Europën. Europa po përballet me dy kriza së bashku, me atë financiare dhe atë të ekzistencës. Nëse Europa do të dalë më e fortë apo më e dobët është ende herët për t’u thënë. Ne si Presidencë, do bëjmë më të mirën për të siguruar të parën.

Shqipëria nuk është më një ishull i izoluar brenda Europës. Çfarëdo që ndodh në BE do të ndikojë thellësisht Shqipërinë, Kosovën, në të vërtetë, të gjithë shqiptarët në rajon. Efektet tashmë janë ndier. Kështu, jetesa dhe e ardhmja juaj, në pjesën më të madhe të tyre, varen nga se si Europa do ta kalojë këtë krizë të dyfishtë. Për mua ka qenë e çuditshme se sa, relativisht pak, fokusohet media shqiptare tek pasojat e ndryshimeve të trazuara që ndodhin në vendet fqinjë apo diku tjetër në Europë.

Që Shqipëria të bëjë zgjedhjet e duhura, është e rëndësishme të kuptojë se çfarë shkalle lirie i jep jeta. Dhe shkalla e lirisë për Shqipërinë po zvogëlohet me shpejtësi.  Shqipëria ka shumë pak kohë të mbledhë mendjen, nëse e do një të ardhme europiane, apo, për të qenë shumë i drejtpërdrejtë, nëse do që të kthehet në një lloj forme izolimi si më parë. Populli shqiptar duhet të jetë jashtëzakonisht i papërmbajtur në favor të së parës. Nëse edhe pushtetet e duan këtë, mbetet për t’u parë. Megjithatë, ajo që unë nuk e shoh si mundësi, është një Shqipëri që shijon frutet e Europës pa i plotësuar kërkesat e saj. Kjo nuk është më e pranueshme për taksapaguesit e Europës.

Sikurse e kam prekur në  intervista të tjera, politikës shqiptare i mungon vlerësimi për interesin e përbashkët, kaq i domosdoshëm për Shqipërinë që të ketë sukses si komb. Politika ështe e fokusuar mbi interesa individuale dhe vetjake. Mendoni pak! Sa shpesh e dëgjoni një politikan shqiptar të flasë rreth interesit kombëtar, dhe për të mirën e vendit?! Politika shqiptare është rreth PD-së, PS-së, LSI-së dhe shumë shkurtimeve të tjera, që përbëjnë panoramën e politikës shqiptare, si dhe më shpesh rreth atyre që personifikojnë këto shkurtime. Rallë dëgjoni politikanë shqiptarë të shprehin me zë mendimet dhe vizionet e tyre për Shqipërinë si një komb dhe çfarë mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët apo brezat e ardhshëm.

Kjo nuk është një  sëmundje e trashëguar e politikës shqiptare. Kosova, e cila ndesh sfida edhe më të mëdha se vetë Shqipëria, shfaq më pak nga këto tipare. Pavarësisht diferencave dhe interesave vetjake të tyre, politikanët kosovarë, duket të kenë një kuptim shumë më të thellë për atë se çfarë është e rëndësishme për mbijetesën dhe të ardhmen e shtetit të tyre. Në këtë kuptim, mund të thuhet se perspektivat Kosovës për anëtarësim në BE janë në fakt më të mira se të Shqipërisë. Qëndrimi, të paktën, është më konstruktiv, më i pjekur, ndonëse Kosova është e pavarur prej vetëm pak vitesh.

Megjithatë, mbase po dëshmojmë nisjen e ndryshimit për mirë. Në dy vitet e fundit kam vënë re një rritje të shpejtë të ndërgjegjësimit të kulturës dhe identitetit shqiptar. Disa e shohin këtë si një shenjë shqetësuese. Unë jo. Nacionalizmi nuk është natyrshmërisht i keq, është një element i domosdoshëm për ndërtimin e kombit, dhe ndoshta ajo çfarë duhet për ta bërë politikën shqiptare të fillojë të fokusohet në të mirën e vendit, kombit dhe popullit, sesa në mirëqenien e pushteteve që ekzistojnë.

Një vetëdije kombëtare shqiptare më e madhe në rajon, mund të jetë një forcë shtytëse për ndryshim pozitiv në rajon. Historiku i Shqipërisë është i lavdërueshëm dhe i pashoq. Shqiptarët vazhdimisht kanë nxitur paqen rajonale dhe të kuptuarin e të kaluarës. Dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Nuk shoh arsye se përse mentaliteti shqiptar duhet të ndryshojë me rritjen e ndërgjegjësimit për të kuptuar se shqiptarët janë një popull dhe një komb. E thënë kjo, mendoj se gjithashtu është e qartë për cilindo, me më të voglën njohje të dinamikës së rajonit, se një komb shqiptar mund të realizohet vetëm nën çadrën e Bashkimit Europian.

Nëse rezultati i gjithë  kësaj do të jetë pozitiv apo negativ, nuk mund ta them. Me të gjitha gjasat, 2012-ta do të jetë një  vit vendimtar për Shqipërinë. Pavarësisht gjithçkaje, është në dorë të Shqipërisë të bëjë zgjedhjet e veta të duhura, sipas rrethanave, por edhe të qenit inaktiv, në vetevete, është një zgjedhje. Koha po ecën, madje shpejt.

Ekziston një  fokus ekskluziv e i dukshëm i debatit publik mbi çështjet që shqetësojnë kryesisht zhvillimet në Tiranë, pavarësisht faktit se Shqipëria ekziston edhe ne zonat e neglizhuara të vendit. Mendoni se ekziston ndonjë shkëputje nga realiteti i shtresës së mesme, në diskutimin e sotëm?

Besoj se indirekt i jam përgjigjur pyetjes tuaj duke treguar pasojat e zgjedhjeve të bëra nga politikanët shqiptarë gjatë dekadës së fundit. Ata që paguan çmimin më të lart për mundësitë e shkuara dëm, janë ata që janë më shumë në nevojë. Shumica jetojnë jashtë Tiranës.

Por mendoj se keni të  drejtë që e vini re se ndarja mes jetesës së kryeqytetit dhe periferisë, është ndoshta më e madhe në Shqipëri sesa në shumicën e vendeve të tjera.

Tashmë kjo nuk të  çudit. Unë nuk di ndonjë politikan që aktualisht jeton mes komunitetit i cili e ka zgjedhur, përveçse nëse është zgjedhur në kryeqytet. Nuk do përjashtoja që disa e bëjnë, por me siguri që kjo nuk është normë. Gjë e cila, në vetvete nxit shkëputjen. E njëjta gjë vlen për analistët dhe median, meqë ra fjala.

Problemi mund të jetë më i thellë, sesa vetëm një çështje e klasës politike dhe medias që shkëputen për shkaqe interesash dhe gjeografike. Kam frikë se mund të jetë një tregues i diçkaje më shqetësuese dhe fondamentale, pikërisht mungesës së besimit të elitës te populli shqiptar dhe Shqipëria.

Edhe pse shpresoj që  jo, duket që politikanët shqiptarë dhe të tjerë njerëz me rëndësi, vazhdimisht preferojnë spitalet e huaja, shkollat e huaja, etj, për veten dhe familjet e tyre. Kjo mund të mos jetë shumë e habitshme, duke parë kushtet në sektorin publik shqiptar, edhe pse ju tashmë keni disa institucione shumë të mira, kryesisht private në Tiranë.

Por prapambetja e sektorit publik shëndetësor dhe arsimor, është pikërisht ajo që  të bën të reflektosh, se pse është bërë relativisht pak për të investuar dhe përmirësuar këto shërbime kaq jetësore për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe popullit të saj. Madje, do të mjaftonin shuma modeste për t’i ndrequr ato. Reflektimet kthehen në zhgënjime, kur parlamenti zgjedh, të paktën në parim, të alokojë shuma të jashtëzakonshme parash publike për të ndërtuar një parlament të ri, dhe ta bëjë atë fill pas rinovimit të ambjenteve të tanishme me një kosto të lartë. Ky është një shembull mes tërë atyre zgjedhjeve që tregojnë drejtimin e gabuar.

Si donator, them se zgjedhje të tilla, qartësisht ngrenë shqetësime të rënda, nëse përpjekjet tona ia vlejnë me të vërtetë. Nëse liderët tuaj nuk kanë besim të investojnë në të ardhmen e vendit dhe popullit të tyre, pse duhet të kenë ndërkombëtarët?!

Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar vazhdon të zgjedhë përfaqësues të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!

Mendoj se pjesërisht duhet fajësuar media. Shumica jashtë Tiranës kanë Televizionin Publik (TVSH-në) si burimin e tyre kryesor të informacionit. Përveçse i financuar nga taksapaguesit, ai nuk e përmbush emrin e tij. Ky është një problem i madh në demokraci, i cili nuk e ka vëmendjen e duhur nga ndërkombëtarët. Kujtoj që vetëm Ambasadori amerikan e ka ngritur këtë çështje. Mbase kjo nuk është vënë re nga fakti se edhe vetë ne jemi të vendosur në Tiranë.

Në të njëjtën mënyrë, mbase ndërkombëtarët nuk kanë qenë shumë  të suksesshëm në shpjegimin se çfarë është  BE-ja në të vërtetë. Po të kthehemi pas, mendoj se nuk kemi bërë një punë të mirë në  vizualizimin se çfarë do të sillte konkretisht, për qytetarët shqiptarë dhe brezat që vijnë, zgjedhja e rrugës së BE-së. Ajo është shumë më tepër se liberalizimi i vizave. Ky është një vaakum që Ambasadori i BE-së tani po përpiqet shumë ta korrigjojë me ndihmën e kolegëve të tjerë të BE-së.

Të moskuptuarit se ç’është BE-ja, është edhe rezultat i një kulture politike e cila redukton çështjet e rendësishme sociale, përfshirë BE-në, në luftëra të brendshme personale, përbaltje apo propagandë të pastër. BE është e komplikuar. Është të marrësh e të japësh, por, për Shqipërinë, të marrësh, është gjithnjë më tepër sesa të japësh, sigurisht nga pikëpamja e shqiptarëve të ndershëm e të palodhur. Fatmirësisht, ata janë shumica e shëndetshme. Por, sikurse çdokush e di, edhe fare pak mollë të krimbura në kosh, e prishin të tërin.

Nëse do të  ftoheshit të formulonit një urim për shqiptarët, cili do të ishte ai?

Kapeni mundësinë, ndërsa e keni këtu. Përmbushni potencialin e madh të Shqipërisë. Kurorëzoni 100 vjetorin tuaj me marrjen e statusit të kandidatit në BE. Mos pranoni asgjë më pak nga liderët!

Revista Java

25 Komente

" .... Shqipëria ka qenë në të ashtëquajturin tranzicion për më shumë se 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe vende të tjera me të kaluar të ngjashme kanë ditur të shfrytëzojnë dorën tonë të ndihmës për të arritur anëtarësi të plotë në BE dhe të rrisin standardin e jetesës në mënyrë dramatike për të gjithë popullsinë e tyre. Jam i bindur se shqiptarët mund të kishin arritur të njëjtën gjë, nëse liderët e tyre do të kishin zgjedhur me zgjuarsi, në të mirë të vendit dhe qytetarëve të tyre... " 

 Ambasadori danez, me duket shum i sakte, biles edhe ne nje interviste tjeter fliste shkelqyer, pa doreza, ee une do ta quaja me gjith men, nje nga miqte e popullit shqiptar. 

ke shume te drejte Pjer, duket qe eshte nje njeri me kulture dhe sqime. Tamam njeri fisnik. Jo si disa te tjere qe jane ketu vetem sa per te mere rrogen, apo me keq akoma si  ai e SHBA-se qe kujton se dic ben, por ne fakt vecse ngateron. 

Shqiptaret e kane ditur kete gje me kohe e me vak.po pse vazhdojne te votojne durojne mbajne ne qafe te njejtet njerez qe i kane vithisur ne hale perseri e perseri kjo eshte ende mister per mua.kam pershtypjen se po ta kishin plasur berishen ne hapsane ne 1998 ne vend qe te benin kompromis me te nga frika e malokeve qe kishte nga prapa historia jone do te kishte ndryshe.

Alba, se pari nuk besoj se marveshja eshte bere me "maloket" por me kriminelet....
Po shikoja mbreme filimin " The magnificent seven"
Ndersa banda e politikaneve tane eshte si banda e Calveras, populli tone i fshatit Arnautistan, eshte tamam si mileti fakir i fshatit te vogel meksikan dhe " The magnificent seven" jane keta nderkombetaret. Filmi perputhet identikisht me jeten tone ne arnautistan me te vetmin ndryshim qe te nderkomebtaret nuk jane "magnificent" se kur ne i nxjerim jashte fshatit tone arnutistan ata ikin dhe nuk kthehen deri sa ne shkojme prape dhe i lutim. .... Dhe kjo ka kuptim ... ne fund te fundint " The magnificent seven" eshjte vetem nje film artistik, dhe ngjarjet zhvillohen 200 vjet me pare , pra ..... nese fshataret e fshatit te vogel Arnautistan" kane frike, i theresin te Shtatet per ndihme dhe pastaj nga frika e Calveres dhe bandes se tij te politikanve i perze perseri te Shtatet, Keta te Shatet nderkomebtare nuk kane asnje interes te sillen si " The magnificent seven" dhe te kehtehn dhe rrezikojne jeten e tyre per nje grup fshataret injorante e frikacake ne nje fshat te vogel ne bote, qe quhet Arnautistan.

Nderkombetaret e kane bere te qarte se korrupsioni eshte nje nga pengesat e zhvillimit te vendit.megjithekete presion prokuroria kerkon vetem dy vjet burg per ilir meten .edhe nese ai gjendet fajtor do te beje 4-5 muaj e do te lirohet per sjellje te mire.guvernatori i illinois u denua me 14 vjet burg per korrupsion .Ai perpara tij me 6 vjet.ish guvernatori i luizianes 10 vjet plus nje gjobe te majme sepse mori 250 mije $ ryshfet nga pronaret e kazinove.Po te kerkosh ne internet jane me dhjetera kongresmene e senatore te futur ne burg ne shba me akuzen e korrupsionit.ne shqiperi deri me sot nuk eshte denuar asnje me perjashtim te fatos nanos i cili u shpall i pafajshem me vone.

Alba

Ne Tombstone Arizona vellezerit Earp i ndoqen kaubojsit e jashtligjshem deri ne fund dhe nuk ju nenshturan as priten qe te vinin te tjeret ta benin kete pune. Se Tombstone ishte fshati i tyre

If we're gonna have a future,in this town, it's gotta have some law and order.Tha Virgil Earp

Ne ate fshatin e Meksikes fshataret sistematiksiht vidheshin me force nga banda e Calveres dhe fshataret u jepnin cdo gje qe kishin (prodhimet dhe grate) Kur ju mbush mendja ta kundershtonin Calveren u desh te punesonin 7 gunmen dhe kur filloj lufta aq shume nuk ishin per lufte ata mjerake deshtake sa pranuan me mire te ktheheshin ne jeten e meparshme te nenshtirmit tek Calvera dhe dorezuar tek Calvera te 7 gunmenet.
Ska faj Calvera por kane faj fshataret ...... Ndaj krahasimi i krahines se Meksikes me ato te Tombstone ska vend smiley

Problemi eshte se ne jemi i njejti popull qe dikur kishte nje shtet(megjithese primitiv e policor) qe denonte vjedhjen.Nje ish llogaritar banke ne kohe te dulles hengri 7 vjet e gjysem burg te cilat i kreu dite me dite se vodhi 100 mije leke te vjetra.Gasper curcia rahmet paste u denua me pushkatim per nje vjedhje qe s'eshte asgje perpara ketyre te sotmeve.Mos te flasim per nje mori ministrash e zyrtaresh te larte qe shkuan ne plumb per hicgje.Sot kemi nje mungese totale vullneti per te denuar korrupsionin.Eshte zor te frymezohen njerezit te punojne per vendin kur kemi nje moto:vidh te vjedhim se gjithe bota vjedh.

CHICO
We ride for days to get to this nothing in the middle of nowhere. We are ready to risk our lives to help you, and you? You hide from us. Hide. From us. But it's a different story when you're in danger, huh? You might lose your precious crops. Then you flock to us, huh? Well, we are here, my compadres and I. Here we stay. And you? You prove to us that you are worth fighting for!

OLD MAN
Come in. You must be thirsty... You must excuse them. [Mentioning the hiding farmers in the town] They are farmers here. They are afraid of everyone and everything. They are afraid of rain and no rain. The summer may be too hot, the winter too cold.

CHICO
I could have told you they'd sell us out! Farmers. Farmers! No honor, no loyalty, no... all they care about is their precious crops and the miserable dirt they dig in.

Ky tek paragrafi i pare tall menderen me ne, ia vlen te lexohet gjithe ky çarçafi ?

Lexoje Akëisto dhe do i gjesh pergjigje edhe pyetjes qe vete e ke shtruar me pare se perse shpenzojme kaq shume energji per identitetin europian te shqiptareve.

Ne fakt nuk ke faj ti sepse kjo interviste te cilen edhe vete sapo e lexova pas 101 shtyrjesh, eshte propaganduar sikur gjerat me te rendesishme ishin ca thenie banale per sheshin qe s'duhej ndryshuar apo per bojkotin e frytshem e per kafsherite e tjera te Berishes. Sikur te mos i dinte i madh e i vogel keto gjera ne Shqiperi. (hiq Tokon)

Ajo qe ishte me e rendesishme ne kete interviste ishte andej nga fundi kur burri i botes vjen e ta thote hapur se problemi qe keni e qe prandaj s'hyni ne BE eshte fakti se s'keni nje ndergjegje kombetare dhe identitet shqiptar te forte. Gje qe nga ana tjeter ne Kosove e kane dhe prandaj Kosova eshte perpara Shqiperise ne rrugen per ne BE. Me pak fjale e ke aleat, se thote qe elementi nacionalist eshte i domosdoshem dhe eshte pikerisht ajo qe i duhet shqiperise.

P.s. Jam kurioz te dij e lexon apo jo Lubonja keto ambasadorin Daneze dhe si e komenton me pas. Se nuk besoj qe ia rras me top e thote se edhe ky eshte nje nacional-komunist apo se eshte i prapambetur dhe nuk e njef Kirkegardin. Megjithese çfare nuk pret prej atij monstre.

Rrofsh o thepi, se do me kish shpetuar pa lexuar.

Te komentoje Lubonja keto (!!!!!!) :

 Sikurse e kam prekur në  intervista të tjera, politikës shqiptare i mungon vlerësimi për interesin e përbashkët, kaq i domosdoshëm për Shqipërinë që të ketë sukses si komb. Politika ështe e fokusuar mbi interesa individuale dhe vetjake. Mendoni pak! Sa shpesh e dëgjoni një politikan shqiptar të flasë rreth interesit kombëtar, dhe për të mirën e vendit?! Politika shqiptare është rreth PD-së, PS-së, LSI-së dhe shumë shkurtimeve të tjera, që përbëjnë panoramën e politikës shqiptare, si dhe më shpesh rreth atyre që personifikojnë këto shkurtime. Rallë dëgjoni politikanë shqiptarë të shprehin me zë mendimet dhe vizionet e tyre për Shqipërinë si një komb dhe çfarë mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët apo brezat e ardhshëm.

Kjo nuk është një  sëmundje e trashëguar e politikës shqiptare. Kosova, e cila ndesh sfida edhe më të mëdha se vetë Shqipëria, shfaq më pak nga këto tipare. Pavarësisht diferencave dhe interesave vetjake të tyre, politikanët kosovarë, duket të kenë një kuptim shumë më të thellë për atë se çfarë është e rëndësishme për mbijetesën dhe të ardhmen e shtetit të tyre. Në këtë kuptim, mund të thuhet se perspektivat Kosovës për anëtarësim në BE janë në fakt më të mira se të Shqipërisë. Qëndrimi, të paktën, është më konstruktiv, më i pjekur, ndonëse Kosova është e pavarur prej vetëm pak vitesh.

Megjithatë, mbase po dëshmojmë nisjen e ndryshimit për mirë. Në dy vitet e fundit kam vënë re një rritje të shpejtë të ndërgjegjësimit të kulturës dhe identitetit shqiptar. Disa e shohin këtë si një shenjë shqetësuese. Unë jo. Nacionalizmi nuk është natyrshmërisht i keq, është një element i domosdoshëm për ndërtimin e kombit, dhe ndoshta ajo çfarë duhet për ta bërë politikën shqiptare të fillojë të fokusohet në të mirën e vendit, kombit dhe popullit, sesa në mirëqenien e pushteteve që ekzistojnë.

Një vetëdije kombëtare shqiptare më e madhe në rajon, mund të jetë një forcë shtytëse për ndryshim pozitiv në rajon. Historiku i Shqipërisë është i lavdërueshëm dhe i pashoq. Shqiptarët vazhdimisht kanë nxitur paqen rajonale dhe të kuptuarin e të kaluarës. Dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Nuk shoh arsye se përse mentaliteti shqiptar duhet të ndryshojë me rritjen e ndërgjegjësimit për të kuptuar se shqiptarët janë një popull dhe një komb. E thënë kjo, mendoj se gjithashtu është e qartë për cilindo, me më të voglën njohje të dinamikës së rajonit, se një komb shqiptar mund të realizohet vetëm nën çadrën e Bashkimit Europian.

Nëse rezultati i gjithë  kësaj do të jetë pozitiv apo negativ, nuk mund ta them. Me të gjitha gjasat, 2012-ta do të jetë një  vit vendimtar për Shqipërinë. Pavarësisht gjithçkaje, është në dorë të Shqipërisë të bëjë zgjedhjet e veta të duhura, sipas rrethanave, por edhe të qenit inaktiv, në vetevete, është një zgjedhje. Koha po ecën, madje shpejt.

 

Po Lubonjes i bie pika, nemos duke e lexuar i ka rene ndonje INFARKT (ishalla).

Ja te na rroje kjo Presidenca Daneze, do behem fans fejsbuku i ambasadorit danez smiley

Po Lubonjes i bie pika, nemos duke e lexuar i ka rene ndonje INFARKT

po Klosi c'pati...

Kjo interviste shpjegon edhe ndodhite e fundit ne familjen klosi...

Nejse, t'i lem shakate. Po kam lexuar njehere se ne japoni kishin nje manual, qe shitej normalisht neper dyqane, dhe qe shpjegonte per çdo lloj vetvrasje procedurat e sakta qe duhen ndermarre perpara se te kryesh aktin. Psh nese doje ta vrisje veten me hedhje nga lartesia, keshillonte te zgjidhje katin e shtate e siper sepse perndryshe rrezikoje te ngeleshe thjesht sakat. 

Me vjen çudi qe Klosi nuk eshte konsultuar me pare, duke qene se eshte edhe letrar, dhe s'ka marre masat e duhura... 

P.s. Admin. po perpiqem te ç'dramatizoj. Besoj se kuptohemi. Them se duhet nje buzeqeshje ne keto raste (por jo si ato te akeistit kur ka lexuar lajmin sot ne mengjes)

Nuk eshte gje per tu tallur sepse nje gje e tille mund te te ndodhe ty apo familjes tende.Keto jane ceshtje personale.gazeta dhe mjeket qe shkelin privacine e pacientit kane shkelur ligjin.

Laudrup!

http://lancastria.net/blog/wp-content/uploads/2008/06/michael_laudrup_lancastria.jpg

Vdekje Lubonjes, Liri Popullit

Meqe ra fjala e pashe Monstren para ca ditesh te Klani. Vazhdonte me çmendurirat e thoshte se Algjerianet bene shume gabim qe u çliruan nga francezet sepse me pas rane ne diktature!!!!?? Hiq sol-nocturnus, gjithe te tjeret e kuptojne qe ky eshte nje gomar e gjysem.

Po kulmin e arriti kur tha se kishte qene kunder ndarjes se Jugosllavise dhe se shqiptaret jetonin me mire kur ishin nen jugosllavine sepse benin pushime, kishin makina etj.

Shyqyr qe ndodhej ne salle nje vajze e re, deputete e parlamentit maqedonas, qe i tha se vertete kishin buke te hanin por u mungonte dinjiteti. Se shqiptareve nuk u lejohej arsimi ne gjuhen shqipe dhe se s'kishin perfaqsues neper institucione...

Skene me te te lezetshme vallaj nuk kam pare ndonjehere... plaku Lubonja qe fliste per makinat e per pushimet lluksoze dhe e reja Kosovare qe i thoshte se na mungonte dinjiteti... 

Sidoqofte durimi im ka nje kufi, dhe kur arriti puna qe keta kafshet iu hodhen ne gryke te shkretes vajze sepse per nje çast guxoi te thoshte se ishte pro bashkimit te shqiptareve... Jo po si guxon ti... ti duhet te punosh per Maqedonine... dhe vjen ketu na thua se je per bashkim... ti nuk e do te miren Maqedonise etj. etj... ketu s'durova dot. e mbylla. ishte shume, s'duroheshin me.

P.s. kot per kuriozitet, si mendoni ju... thua ta kete pyetur ndonjehere Lubonja fevziun per ngjarjen e atij gjykatesit vlonjat. Nese ka apo jo gisht edhe Fevziu ne ate vrasje. Si Toptan qe eshte e kam fjalen.

Vertet, e shkreta vajze. Guxoi te thosh se ish pro bashkimit, packa se partia e saj guxon edhe te mos jete.

Lubonja ben gallate.

Per disa qe nuk arijne akoma ta kuptojne kete interviste

"....Fatkeqësisht, politika në Shqipëri është njollosur nga kaq shumë keqinformim dhe propagandë politike, saqë është vështirë ........."

"....Me keqardhje, them se, pikërisht ato institucione që duhet të ruajnë dhe mbështesin demokracinë e brishtë në Shqipëri, janë nënvleftësuar në mënyrë të konsiderueshme, vitet e fundit. Kjo, pjesërisht me qëllim, pjesërisht nga lufta e brendshme politike dhe pjesërisht nga korrupsioni i përhapur gjerësisht....."

.......Veprimet e klasës politike, paaftësia e saj për të gjetur kompromisin dhe zgjidhjet, dështimet e saj në ngritjen dhe fortifikimin e institucioneve, sikurse dhe papjekuria e politikës në përgjithësi, e kanë përjashtuar Shqipërinë nga hedhja e hapit vendimtar drejt BE-së për të fituar statusin e kandidatit, pavarësisht përparimeve të pamohueshme ekonomike......

.......As maxhoranca as opozita, nuk kanë bërë ndonjë gjë që të justifikojnë vetëmburrjen apo fajësimin e tjetrit.......

.......Ndërsa politika, e mbërthyer te mentaliteti i të kaluarës, ka ngelur prapa, gjithnjë e më shumë........

.....BE dhe të tjerët kanë këshilluar, nxitur dhe i janë lutur klasës politike shqiptare ta ndërtojë dhe jo ta keqpërdorë sektorin publik për qëllime private apo politike, por në të shumtën e rasteve pa dobi.............

.....politikës shqiptare i mungon vlerësimi për interesin e përbashkët, kaq i domosdoshëm për Shqipërinë që të ketë sukses si komb. Politika ështe e fokusuar mbi interesa individuale dhe vetjake. Mendoni pak! Sa shpesh e dëgjoni një politikan shqiptar të flasë rreth interesit kombëtar, dhe për të mirën e vendit?! Politika shqiptare është rreth PD-së, PS-së, LSI-së dhe shumë shkurtimeve të tjera, që përbëjnë panoramën e politikës shqiptare, si dhe më shpesh rreth atyre që personifikojnë këto shkurtime. Rallë dëgjoni politikanë shqiptarë të shprehin me zë mendimet dhe vizionet e tyre për Shqipërinë si një komb dhe çfarë mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët apo brezat e ardhshëm........

Pra o milet militant mercenar qe nuk dini te lexoni
Ky fajson "POLITIKEN" mbi 15 here (Nenkupto POLITIKANET) dhe jo vetem Saliun, jo vetem Edin,jo vetem Ilirin .Jo vetem PSne jo vetem PDn apo vetem LSIne. Flet per me shume por...... mercenaret militantiste sipas ngjyres se syzeve qe vini e lexoni kete ashtu apo keshtu ... dhe pastaj kujtoni se ai thote gjera qe te tere i dine...... Sa keq

Ja dhe pellitja e perhershme erdhi e perpikte si nje ore zviceriane.

Me ke nuk jam marre ne kete faqe, deri edhe me vete xhibin jam marre dhe e kam ngacmuar nga larg me shkop, ndersa me kete tipin gjithmone jam perpjekur t'i qendroj sa me larg se e kam shume frike.

Eshte e pamundur psh qe sot te kete ndonje shqiptar qe nuk mendon se Berisha duhet te kete te njejtin fat si ai i Mubarakut, qe edhe me barrele e çojne ne sallen e gjyqit dhe i thone se do varesh ne litar sepse ke qelluar mbi popullin tend... Edhe ky joni, ka shtir mbi popull dhe prandaj duhet varur per koqesh njelloj si ai... 

Tashti une e kuptoj shume mire qe mund te kete, dhe ka maskarenj (pd-istat) qe interesi ua do te mos e pranojne nje gje te tille. OK, s'ka problem. Prej interesit (sepse vetem interesi mund te te lidhi sot me PD, keshtu eshte katandisur ajo parti) dhe prej qenies se tyre ne thelb te ndyre... nuk jane dakord qe Berisha te varet per koqesh etj etj... s'ka asnje problem ketu, sepse jemi gjithmone brenda llogjikes, brenda njerezores.

Ndersa me kete eshte ndryshe me burre i dheut... dhe kjo me terrorizon. Ky psh ia ben, ok, po hajde ti varim qe te dy... dhe ti e ndan mendjen qe eshte thjesht gjakatar... jo thote, s'jam gjakatar po jam atdhedashes... e po shyqyr o burre i dheut se na trembe... kur s'kalon shume dhe ia beh kunder vetevendosjes...

Hej zot i madh dhe i fuqishem, me gjeti belaja me kete njeri - thua me vete. Ky eshte ufo me lla. ç'du une me te. rriji mer larg e mos u ngatarro  kot se po ha noi lazer ballit.

Toko, m'fal plako se po bej humor... si ne periudhe krishtlindjesh qe jemi.

Dhe meqe jemi ne atmosfere festash, a mund te kerkoj edhe une nje nder per veten. A mundet psh te me zhbllokohet emri Djalli sepse me duhet per mesazhe private... ka ca njerez qe me njohin me ate emer dhe nuk do doja t'i ngaterroja... Falemnderit shume.

(mos kini frike se nuk e perdor per te shkruajtur ketu; thjesht per mesazhe)

djall, sa per sport shkencash te perpikta: ore zvicerane.

Naten ty dhe Lubonjes.

Naten, dhe keep on rockin si gjithmone. 

*******************************thep

Tom duhen var te gjithe. smiley Ndryshimi ktu eshte se ti do me i var te gjithe periher. Kurse ai tjetri po thot ti varim nji nga nji. Poshte vijes, ne shumatore nuk ka shume dallim, jo.

ai niset nga porosia e skenderbeut para vdekjes me ato thuprat, qe s'mund t'i thyente te gjitha bashke smiley

he si thu, kush e ka mire? smiley

kot nxehesh.

edhe ne zbor na kan mesu asgjesimin e armikut pjese pjese.

ajo qe me llaftarisi mu eshte fraza e ajkut: "lubonja ben gallate". Whaaaat? Are you freaking kidding me? Kaq shume ka ndryshu kuptimi i fjales gallate sa ikem ne qe anej? Po mire, tha ai i burgosmi qe sa ish liru, kur nigjoi at grune t'i thosh femijes qe lindja behet nga sqetulla, po ai varianti i vjeter a perdoret mo?

smiley

smiley

 

Emo
Po nuk i vare te gjithe ata do te vazhdojne te pjellin te tjere. Jane si vemjet qe po nuk i zhduke te gjithe ato shumohen Mund ti vrasesh nje nga nje por sa vret nje ata qe mbeten pjellin nje tjeter.Aq me teper kur ate qe vret ja hedh per ushqim te tjereve NUk kemi 20 vjet qe po jetojme kete gje?.
Ne zbor po keshtu na kane mesuar "mesymjen e pergjithshme" smiley

ambasadoret tan "te dashur" duke par karakterin  e shqiptarit qe i ngjan asaj te domates e cila nuk qendron dot vet por ka nevoj per nje hu e te varet ne te,vijn e na thon : tani ne do tu mesojm si mbillet hardhia o shqitaro-domate

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).