Nëse Faik Konica do të ishte gjallë e do lexonte emrin e vet në një nga rrugët e Kamzës në Tiranë, kush e di me ç’shprehje do ta zëvendësonte atë të famshmen e tij: “Shqipëri të kam dh… nuk të mora vesh asnjëherë”

Në një ecje vetëm disa dhjetëra metra në këtë qytet të ri e “modern” të Shqipërisë, siç e ka quajtur vetë kryetari i saj i bashkisë, shikimin mund ta përplasësh me shumë emra rrugësh, të cilët të çojnë menjëherë në çdo qytet të botës që ke ëndërruar. Nuk e dimë se në ç’mënyrë banorët kësaj zone, të cilët në pjesën më të madhe të tyre janë veriorë, u tregojnë të afërmve që u vijnë për vizitë vendndodhjen e banesës…

Sapo vë këmbën e parë në Kamëz, mirëseardhjen ta uron “Bulevardi Blu”, i cili shtrihet gjatë gjithë gjatësisë së këtij qyteti, në të dyja krahët e të cilit pritet nga emra rrugësh nga më të çuditshmit. Emrat e qyteteve më të mëdha të botës, personaliteteve të huaja (e diku mund të gjesh edhe ndonjë rrugë që mban emër shqiptar). Aty mund të gjesh rrugët: “Amerika”, “Dubai”, “Australia”, “Roma”, “Stockholm”,  “Montekarlo”, “Gjermania”, por mund të gjesh edhe rrugën “Shkupi” dhe… “Monarkia Shqiptare”. Nuk mungojnë edhe emra të krerëve të shteteve të mëdha, pasi aty mund të gjejmë rrugën “Nicolas Sarcozy” e atë “Silvio Berluskoni” e mes tyre Bashkia e këtij qyteti nuk ka harruar të vendosë edhe një emër shqiptar, “Faik Konicën”. Përveç “Bulevardit Blu” rruga tjetër me gjatësi më të madhe është rruga “Berisha”, e cila në gjatësinë e saj kryqëzohet me rrugën “OSBE” apo “Kosova”. Të gjithë këtë panorame e kemi fiksuar në fotografi dhe po ju paraqesim një album me rrugët e Kamzës…

Rruga për në Kamëz

A keni kaluar ndonjëherë në Kamzë? Nëse nuk keni kaluar, kaloni. Emrat e rrugëve ju çojnë larg, të paktën për një moment mund ta shihni veten në Nju York, ndërkohë poshtë tabelës që është shkruar ky emër, gjendet një grua e cila shet në mes të baltës e të pluhurit perime, bie në sy preshi, gjysmë metra i gjatë dhe ajo grua që rri e mbledhur skrupull pas një kandari të vjetër që peshon me gurë. Ndoshta tregtarja ambulante nuk e di që gjendet në një rrugë që mban për emër një kryeqytet të botës. Ose ndoshta i ka shkuar mendja se shitorja dhe peshorja e saj “precize” janë gjetja e duhur për t’i kujtuar Nju Jorkut se tashmë Shqipëria po zhvillohet me hapa të mëdhenj ekonomikisht. Ky qytet i ri, shumë shpejt mund të kthehet në një atraksion turistik për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Askund tjetër nuk mund të gjejnë personalitete e vende të zhvilluara bashkë!

 

Mungon rruga “Lady Gaga”

Një dreq e di se përse është menduar të vendoset kjo “turli” emrash në qytet. Mos ndoshta Kamza do që të futet në Bashkimin Evropian përpara Shqipërisë!?… Imagjinoni pak njeriun e asaj lagjeje që mundohet t’i përshkruajë vendodhjen e shtëpisë mysafirit të largët. E nuk do ishte çudi që një ditë një nga ato rrugët që mbijnë përditë në këtë fushë të vjetër të Tiranës të shohim ndonjë emër, si psh: rruga “Lady Gaga”.

 

Kamza Kamza Kamza

Kamza është një qytet në veriperëndim të Tiranës, me afërsisht 90 000 banorë (2009). Në këtë vend në vitin 1952 u hap Universiteti Bujqësor i Kamzës. Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Vetëm 7 kilometra nga kryeqyteti, të shfaqet një gjigant vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz, sa e re dhe bashkohore, aq dhe e rëndësishme për vetë pozicionin strategjik pranë kryeqytetit Tiranë, aeroportit të Rinasit dhe portit të Durrësit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në Qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri. Ndryshimet demokratike lejuan një migrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe aty, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës. 

48 Komente

Kjo eshte menyra me thjeshte per te sjelle boten tek vetja nderkohe qe vete nuk shkon dot tek ajo. Nese kjo menyre i ben fakiret qe jetojne ne ket geto te ndjehen me mire atehere bravo i qofte demit Mziu.

...........Mzziu, another double strike

Kjo tregon se e vetmja gje qe ato nuk duan te jene, eshte ajo qe jane. Sidoqofte ajo gjetja Rruga e Zanave eshte e bukur, nese nuk te con ne ndonje shtepi publike.

Ky qytet i ri, shumë shpejt mund të kthehet në një atraksion turistik për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Askund tjetër nuk mund të gjejnë personalitete e vende të zhvilluara bashkë!?

Pikerisht! Ca ke qe ankohesh?!

"rruga Zanave". E ka vu tironce pa E

Kamza ka me u bo, Disneylandi shqiptar

Sa xheloooooooooooz qe jeni mo!smiley

Keq me emra rruget,keq pa emra.Fakti qe ata vene kesisoj emrash ,tregon qe jane popull i dale,i pare ,me vitalitet,me sportivitet, me integritet ,me  tet ..tet....tet. Kamza do me i mbajt aty robt  e vete,prandaj ve dhe emra te tille.Do te ikesh ti ne Nju Jork ...jo mer burre e sjellim ne ketu ,Nju Jorkun .Ka lezet ,ka lezet .smiley

Sa me e madhe te behet Kamza ,aq me e vogel behet Botasmiley

 

Ti gezoje populli i Kamzes rruget, sa per emrat aha " te goditura" smiley

"Ky qytet i ri, shumë shpejt mund të kthehet në një atraksion turistik për shqiptarët, por edhe për turistët e huaj. Askund tjetër nuk mund të gjejnë personalitete e vende të zhvilluara bashkë!?

Di te ma sqaroje njeri cfare "atraksion" ka per turistet ne Kamez. Se me sa shoh une do shkojne njerzit ne Kamez per t'u cuditur me emrat e rrugeve.

Ka shume atraksione. Po te permend vetem dy: Ndertesa e Bashkise... shume e bukur, e lyer me nje ngjyre shume te vecante: ngjyre blu.

Rajoni i policise eshte gjithashtu shume interesant.

Picture please...

Urdhero:

Bashkia (arkitektura eshte qartesisht nje reinterpretim i shkelqyer i stilit neoklasik venecian me ndonje element te vecuar rococo.):

Komisariati, (kete nuk ka nevoje ta komentoj pasi e nxjerr ne pah natyrshem hijeshine e tij):

Te tjera...

Salla e pritjes se popullit ne Bashkine e Kamzes qe s'ka cfare t'i kete zili simotrave te saja ne New York, Paris apo Milano:

Nje paraqitje fotorealistike e Pallatit te Kultures qe do ndertohet se shpejti, me nje stil shume futurist dhe minimalist...

Sic e shikon edhe vete e dashur, vetem gojet e liga mund te kene dyshime per potencialin turistik te Kamzes.

Stili rococo smiley

si rococote e teto Ollges mbasesmiley

Zilia jote s'njeh kufij!

Cfare zilie mo ?

ti je rococo ,une jam baroco 

roco-baroco & Co smiley

Me show-room ne Rruga: Place Vendome (ne kryqezimin me Via Della Spiga), 10 - Kamez City, Albania - Europe smiley

 smiley 

Si i jashtem ke fol smiley

Shume faleminderit. Kisha plan te shkoja ne Itali kete vere. Po nuk ja vlen te harxhosh kohen per te pare ca gure te vjeter. Po e pres bileten direkt per ne Kamza City.

"Kamza is the new black!"

"Atraksion" sikur eshte fjale angleze apo jo. Me habit per shkakun se shikoj ketu nje shkrim tere tangerllek tek sesi Kamza eshte nje vend i cudirave per shkakun se ka "adoptuar" emra te huaja, por nga ana tjeter shkrimtai bene te njejten gje.

prit prit kur ne shqiptaret te behemi barcalete si u be Berlusconi ne gjithe boten me bunga - bunga....po ca bejne keta se lane nam , po pak emra shqiptare te degjuar ka qe vihen keto?...mire rruget e Kamzes apo te ndonje qyteti tjeter po mjaft te shohesh emrat e bareve,lokaleve, ristoranteve edhe shumica e ketyre me emra qytetesh te huaj... duket qe jemi nje popull qe shikon larg.

Nuk ja fal vetes qe ndejta gati 3 jave ne Tirane dhe me paska humb nje perle e tille si Kamza City.
Megjithate Kamzalite (e ri) gjithmone me jan dukur se kane nje hije Anglosaksone.

Pjesa e fundit, nden titullin Kamza Kamza Kamza me pelqejti. Sikur artikulli te kishte sjelle mijera problemet qe keto qytete kane patur, ose ndonje ide e hedhur rreth e rrotull per zgjidhje te ketyre problemeve nga te huaj ose Shqiptar, do me pelqente me shume.

Pjesa tjeter, pjesa e pare, acarim nevrash. Te tere e dime nivelin e sofistikimit te Shqiperise, nuk ka nevoj per tallje! Sidomos nga gjysem gazetare qe shkruajne tek nje nga gazetat si shekulli. Shekulli! Tek nje gazete qe kur ra aeroplani qe bente rrugen Rio-Paris, kishte vene nje fotografi nga "Lost" dhe kur u permbyt Shkodra kishte gjetur fotografi nga Afrika. Kafsheria atje fillon nga larte, jo thjeshte se mbajne ere paaftesie, por se kane dhe shume qejf te tallen me te tjeret. Anyway, Entela habituni shume me Kamzen, Lacin se me te vertete keni arrritur lartesira te medhaja ne Tirane.

 

Shiko se berja humor me vetveten eshte shkalla me e larte e autokritikes. Kjo eshte nje karakteristike thellesisht angloaksone, ndaj dhe britons jane ato qe jane sot. Mos harro se humori vetvrastar (per te perdorur nje fjale shqipe) eshte ai qe na mbante gjalle edhe ne kohe te veshtira si ne kohe te Dulles, kur dilnin dy barsaleta te reja ne dite. Dhe se fundmi: E qeshmja eshte shendet.

Dakord jame me ty, nuk ka autokritik me te mire se berje e humorit me vetveten. Thjeshte mora nje pershtypje se shkrimi krijonte nje distance midis shkrimtares, apo lexuesve qe ajo mundohet ti shkruaj, dhe Kamzes. Nuk do kisha kete mendim ne rast se ajo bente bashke me Kamzen dhe pakez humor/autokritik me Tiranes, apo akoma me mire, me Shekullin dhe gazetarine ne pergjithesi qe lejne name dite per dite. Ne rast se ky qe nje dokumentar, me ngjane sikur do qe me shume shiko se si eshte Kamza, jo shiko sesi jemi.

 

si cdo gje ne/rreth Tiranes...kryeveper nga dora puntore e popllit shqiptar

Ilace Populiore? smiley

Hajt venedikishtja t'a morrsha t'ligen!! 

Kam ca "veneciane" ketu n'mehalle qe i degjoj kur flasin neper dychane/dugaja! 

I thote burri grues: Merr maj ca portokala!

Me L tinglluse, jo me LL te mbytur anadollake! smiley

smiley qysh nga ky moment, kamzalinjte, do ishte mire te komunikonin me familjaret e tyre emigrant, me letra. Imagjinoni per nje moment, vjen letra ketu ne Antwerpen smiley apo Bruksel, si fillim letra shkon ne posten qendrore nga ku ndahen neper postat e qyteteve e me pas ne ato te lagjeve. Sapo mbrrin ne posten e pare, qendren, postieret aty hutohen per nje moment, derguar nga Rr; Njy Jork, apo Bruksel, poshte Kamez Albanie, dhe postieret nuk i japin dum, a duhet te shkoje letra ne Njy Jork apo Antwerpen, Vjen nga Brukseli dhe shkon po ne Bruksel por via Albanie, kete gje smiley ata nuk e kuptojne, dhe vu telefonatat, Brukseli, NjyJorku, ne Albanie smiley behet nje lemsh qe i detyron shum postier te Europes qe pushimet ti kalojne ne Kamez smiley

smiley

"U bome corap, u bome" thote Hans Zimmeri.

Pjero je iu modh.
Vetem per zhvillim ekonomikl te puno menja.

I rafte damllaja ishalla atyne "investitoreve" shqiptare qe nuk ta ndigjojne llafin.

Ç`ne gjith ky mallkim, Rono!..Ca, prej nesh ate  kemi udherrefyes! fajtore jeni ju te  anejsmit qe kini  ra  ne qetsi dhe pershtatshmeri.... mikroburgjeze 

nice!

keni qene ne rrugen scutari apo durazzo ne kryqezim me viale padova ne milano? 

apo piazza tirana poshte porta genovas? 

sa ua ka vra veshin emerimi Via Budapest no ... Roma? 

tashti, kamza ka nje one stop shop te cilen e kemi zili te gjitha, po te gjitha njesite vendore ne shqiperi. pallati i kultures eshte mbaruar dhe i jep pamje tjeter sheshit. 

dhe te gjithe atyre qe merren me prejardhjen e banoreve te kamzes, ......

tashti qe rruga coplani eshte ne kamez eshte pak absurde, por eshte shume me absurde qe ed rama i hoqi emrin punetoret e rilindjes per t'ia vene gjergj bushi e hoqi leke dukagjinin per ta vu papa gjon pali 2. 

merrnju me veten tuj ma mire.

dhe mos harroni luften me arme per mbajtjen e kamzes e te kasharit e te dajtit e te farkes nga kandidatet ps, qe i lene alternative popullit me votu xhelalin e shamikuqes me mire se ate qe do te fitoje me pushke e jo me alternative.

A je i fort per ate zot, se ene vesh gjatet e moren vesht qy xhelali e mori n'kthes m'sekonden e funit me VJEDHJE! smiley 

pse mer yahoo, ti se more vesh qe ne kamez nuk u votu hiq se kishin dale ato te pales tjeter me automatike me ndale njerezit me votu. dhe xhelali bani si deshi me votat. edhe me gjithe kete kamza kishte me pak se 30% votues. 

dmth, nje pale ndalon votuesit me arme me shku ne qender te votimit, pala tjeter i ban votimet vete. cila eshte me kriminele ketu? ai qe te heq te drejten e votimit apo ai qe te ben me kujtu se votove?

Au au au, e ban kamunistet Kamzen gardh e (ndonese qendrat e votimit ishin gati te gjitha te ambjentet e robve te besum te Xhelalit? Au au au.... Kuku e shkinakso, ja mlodhen policise se shtetit mu posht hune a? Ku ku shkinakso, ku ku.. 

Lene se po e terheq shkinakso, se ma thell do me rrokemi edhe per prefektin e Lezhes qe ne kohe fort te mira ka bo ne ai ca gjona jo fort te mira.. 

Gjithsesi mos u tut nga shpotite or tij se nji popull jemi e normal qe do bejme shaka mes vedi..

Eshte shakaxhi i madh, ka humor te thelle, edhe kete shakane e kuku-kujes me arme e te shtena nga njera pale, s'eshte hera e pare qe e ben smiley.

Mes vedi, xhanem ...

monde te du fort pasha Zotin. je perzierja ideale per te cilen gjithsecili duhet me enderru me e dashte nje dite. 

Ju shkrimtaret jeni allasoj robsh, i fusni nje fjali krijuese e s'ka ca bo robi se bie n'gjynah smiley

Psh te gjithve...po normalisht qe Rr. duhet te vihen emrat por me Bulevardin Blu dhe Rr. Sali Berisha jan gomarlleku me i madh qe ka ber "Kasapi Bashkise" dmth kryetari...dhe normalisht kur ne Kamzalit shofim kto Rr me kto emra behemi me dhimbje koke smiley 

Kemi qene 6000 banore dhe ndodhemi ne 120 mije banore,kuptohet qe x emertimet e rrugeve vendos veriu dhe Mziu djali Saliut smiley njs njs se neve Kamzalinjeve po na vjen turp te themi qe jemi na Kamza sepse na shohin njerezit sikur jemi nga Bangladeshi...

pallatet qe behen e lyen me ngjyre Blu...x 100-vjetor sheh flamurin tone te dashur dhe flamurin e PD me thoni njerez te dashur keni pare kafshe dhe komuniste te atille?

 

përshëndetje ty. egsiston mundësia për tu bërë Njeri

Mos u qani kot.. smiley Ka dhe me keq

 

 

Mziu smiley ku qe ve fotot e berishes neper mure.... Hahahahahahaha mir qe erdhi demokracia per kta te kapin pi.  me dhun, se i vdiq per .idh komunizmi. Ky eshte i madh o burr, ky do ber president.

 

ne lindim si njerez por trasfomohemi ne Kafsh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).