Një shkrim i vitit 1900

Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga revista “Albania” e Faik Konicës e vitit 1900, numër 4.

Me korsiv është një paragraf nga origjinali me ortografinë e kohës. Konica përdorte atëhere alfabetin e shoqerisë ‘Bashkimi’ me disa pak ndryshime të vetat. Mund të vihet re lehtë njëjtësimi i shkrimit të bashkëtingëlloreve dyfishe: gh=gj, lh=ll, rh=rr  ashtu siç janë sot dh,sh,th etj. Përjashtim bënte vetëm bashkëtingëllorja “nj” për të cilën ai përdorte ñ=nj , mesa duket huazuar nga alfabeti i Ndre Mjedës.

Për zanoret e, ë Konica përdorte  é=e  dhe  e=ë. 

Pason më tej teksti i plotë i letrës, që dikush me inicialet M.Z. ia dërgon Konicës për ta botuar tek revista “Albania’.

Dy shënimet në fund te shkrimit janë të vetë Konicës.

Në lidhje me përmbajtjen gjykoni vetë.

Kombesia ne rhéthét é Folhorines

Ka nghare sivjét, diten é Krishtlindjés me 25 te Dimerorit, nie trazim i madh nde més te kishes tone nde Négovan, keshtu é thone Palhangéne tone, afer Folhorines. Shkaku i qarte ish sé donim t'a thoshin Unghilhne shqip édhé nuku donin grékomanet. Puna arhiu gjér nde hyqymet; po Shqipetaret é fituan. Keto gjera u-derguan nde Rome é te cfaqéshin nde Zen' i Shqipenise (*), po nuku muarme vésh sé i cfaqne apo jo; nde s' i kane çpalhe ne 'te, t' i dergojme té zoteria joté t’ i çpalle ne te perkoheshmén.

Kombësia në rrethet e Follorinës

Ka ngjarë sivjet, ditën e Krishtlindjes më 25 të Dimërorit, një trazim i madh ndë mes të kishës tonë ndë Negovan, kështu e thonë Pallangenë tonë, afër Follorinës. Shkaku i qartë  ish se donim t'a thoshim Ungjillnë shqip edhe nuku donin grekomanët. Puna arriu gjer ndë hyqymet; po Shqipëtarët e fituan. Këto gjëra u-dërguan ndë Romë e të çfaqeshin ndë Zën' i Shqipenisë (*), po nuku muarmë vesh se i çfaqnë apo jo; ndë s' i kanë çpallë në 'të, t'i dërgojmë te zotëria jote t’i çpallë në të përkohëshmen.

Ah! të dish, or vëlla i dashur, se sa hoqmë nga grekomanët! Tri herë më bastisnë (shq.= më shkelnë) shtëpinë të më gjenin libra shqip, po nuku gjetnë gjëkafshë. Nga të tëra librat kam shpënë mbë shtëpi; vjet dërgova dhe librin SHQIPËRIA qi ka qenë, e t. t. Sivjet u-zunë vëllai me të vëllane, ati me birin, dhe u-bënë armiq për punë të shqipes së dashurë.

Ah, kur, or Zot, Kombi shqipëtar do të njohë të mirën e vet, kur do të hedhë ferrat qi i kanë zënë sytë e më s' di se ngah vete. As shtjer sytë, o-Zot,e shtjer tmer të tmeruar mbi dradhëtorët tanë, e u-bendofshin !

Të lutem, or vëlla, të na dreqtosh më ndo një bej ndë Manastir qe të na mësonjë se si të bëjmë, se duam të vemë një mësonjëtor shqipëtar të mësonjë djelmtë; për këtë gjë jemi 50 veta që t' a paguajmë, po s' na lënë dradhëtorët.

Sivjet për inat (shqip.: për mëri) të tyre vumë një mësonjëtor Vllah të mësonjë  rumanisht, i cili paguhet gjer tani nga Rumania, edhe grekomanët dërguanë te dhespoti i Follorinës që nuku është për të mësuar po është për fesat, edhe dhespoti dërgoj te kajmekami; kajmekami ia bëri barrë (turq.: havale) mydyrit të Neveskës, i cili erdhi ndë Negovan, edhe u tha se dha  urdhër Dovleti 10 shtëpi venë një mësonjëtor mbë c' do gjuhë të duan, e ju pse [nuku] doni kur u vjen pa para; u tha edhe shumë të tjera. Kemi ca bejlerë në,Follorinë, na thonë se është jasak shqipia nga Mbreti (**); ca na thanë munt të vini mësonjëtor. Përandaj, të lutem në është që munt të vemë ndonë mësonjëtor  shqip, të na dreqtosh mbë do një bej që të na mësonjë se si, edhe t' a kemi krah se munt të na drathëtojnë grekomanët. Të gjithë cunat i mësuan shkronjat shqip.

M.Z.

 

(*) I cilli zë pushoj, se Sulltani i dha një kockë kryeshkruesit t' a hajë, e kocka i mbeti në grykë  të mjerit, e përandaj “Zën' i Shqipënisë” s' ka më kurrë për t' u-ndëgjuar. E mer vesh, atdhetar ?

(**) Këta bejlerë, me kokën që kanë, të gjithë hamaj do të bëhen n' arthtë Bullgari në Follorinë. P…..faqezinj, s' kini as, një pikë gjak e turp! F. B. K.

45 Komente

ej ,po ky paska qene kundra integrimit ne bo(bashkimin osman).

Mendoj se historianet tane duhet te hulumtojne tek shqiptaret autoktone ne Arvani (sot Greqi) qe jane greqizuar apo asimiluar. 

e harrove ate kroniken qe beri Marin Mema andej nga Arvania ?smiley

Shume faleminderit per prurjen Av. Kjo shqipja e vjeter me kenaq e me percjell gjithmone nje ndjesi miresie e sinqeriteti te ketyre njerezve. I lexon edhe vetiu mendon: sa njerez fisnike!

Permbajtja s'do shume per t'u gjykuar e personalisht mendoj se qendrimet e Greqise ndaj ceshtjes kombetare shqiptare nuk kane ndryshuar shume prej asaj kohe. 

E rrofsh sa ..."mosh e kesaj toke..." moj AV !

Te perqafoj, Grava! smiley

prandaj sido me qene,a i mesuar,a i frymezuar,ai burri me histori prapa meriton respekt te math.per te na shklyer kishin..
http://youtu.be/lT4YqHpZPmA

 

Se ç’provon nje ndjenje te çuditshme njeriu kur lexon kete leter shkruar me shume se para nje shekulli, nje mallengjim i heshtur qe vjen e ngrihet e te mbetet ne gryke, me syte qe s’i shqit dot nga ajo karte e zverdhur dhe e çitur e Albania-s.

 M.Z. ?  Kush ka qene ky i panjohur, ky mergimtar kush e di ne ç’ane te perandorise, qe vete e blen libra ne shqipe,  ne vend te plackes, dhe i dergon ne shtepi, ne nje fshat te humbur, qe po te mos ishte papa Kristo Negovani as qe do ia kishim degjuar emrin ndonjehere? Ku e ka mesuar kete shqipe te bukur? kete mall e dashuri per Komb shqipetar, qe e shkruan me germe te madhe, ku e ka gjetur? kete qytetari “as per vete , as per ti/po per gjithe Shqiperi” ku ta kete edukuar valle?

    112 vjet me pare. Sa breza jane?  Kater?  Po te isha nga ato ane , ky fshatar i panjohur qe dhe varri do t’i kete humbur,  mund te kishte qene stergjyshi im. Dhe me siguri do me kishin ardhur ne vesh vojtjet qe tregonte, jo ato te kurbetit  po ato te shqipes qe qysh t’ja benin per nje mesonjetor ne fshat…Do ta imagjinoja ne ndonje nate dimri, kur Shqiperia te ishte bere,  mbeshtetur tek oxhaku duke lagur karten e duhanit nen mustaqet e varura e pastaj qe ngrinte koken , te shihte drejt e sy e te thosh:

Ah! të dish, or bir, se sa hoqmë nga grekomanët!

  Te kisha qene president do t’ia jepja pa nje pa dy ate “Nder i kombit”. Do i thoshja sekretarit shkruaj :: “I jepet filanit per nderin qe na ka bere neve duke shkruar nje letërë të bukurë per shqipen e dashurë atehere kur s’kishim édhé abéne tone.”  Dhe do t’i thoshja prit, qe  ta merrte vesh mire, se kemi patur komandante te zote plot qe nga Skenderbeu e Smail Qemali, po pa keta luftetare te paemer hicgje s’do ishte bere.

  Pastaj do kujtoja gjyshin tim , qe per cdo 28 nentor , sido qe te ishte , ngrihej e vishte kostumin e zi, varte nje kordele kuq e zi ne thilene e xhaketes e vinte ne shtepine tone,  tek e bija. Ulej ne karrige ne krye te dhomes,  priste ta qerasnin me ndonje t’embelsire, qe vetem ate dite e fuste ne goje, uronte e ngrihej e ikte me nje solemnitet  a thua se ishte vete Ismail Qemali.  Kishte qene ate dite qe u ngrit Flamuri ne mes te turmes dhe kishte brohoritur per Shqiperine e mëvetshme.  Ndonjehere s’e kishin ftuar kur ngrihej flamuri nga autoritetet, por ne shtepine tone ai e kishte ngritur flamurin cdo vit, qe menate, bile pa u ngritur akoma atje ne Shesh te Flamurit.

  Do te kujtoja edhe nje plak te panjohur, qe rastesisht u gjenda prane tij,  kur i thoshte nje tjetri  me nje ze te rrembushur nga krenaria :  Jam fanolist une !.. Jo kam qene, burri botes,  por jam edhe pas pesedhjete vjetesh. Ate dite do te kuptoja se ajo fryme fisnike e qytetarise se Fan Nolit te mundur, do te mbijetonte si nje rryme e nendheshme ne shpirtrat e njerezve me teper se muret e renda te pallatit mbreteror. S’do mend, perderisa ne qytet kishim edhe nje shofer Skode qe e quanin Fanol. Njeri do te mbetej , tjetrin do perpiqeshin ta mbanin.

   Po do kujtoja edhe xhaxhane tim plak, qe pas vdekjes se tim eti vinte rregullisht nga fshati dhe pyeste time më:  Si po vene djemte?  Ke ndonje hall… Vinte ne te ngrysur  qe te mos binte ne sy se kishte bere nje te pabere andej nga fshati. Ishte ngritur nje dite me ca te tjere,  kishin hapur depon e kooperatives dhe kishin marre nga nje thes me grure. Grurin e bejme ne dhe e hane evgjitet e Vlores,  kishte thene. Pa ta hame njehere vete !  E kishin mbajtur nja dy dite brenda po e kishin lene  prape se kishte qene partizan dhe si i pashkolle  qe ishte . Po belxhikun ja kishin marre. I kishte mbetur vetem gjerdani me fisheke , qe s’e kish levizur nga vendi i varur ne mur prane gjurmes prej pluhuri te armes qe s’ishte me.

  Kur u vra kryeministri kishte ardhur i lemerisur. E mbaj mend ulur ne divan me kembet e gjata hapur tej tej, brylat mbeshtetur ne gjunje dhe pellembet ne koke,  qe perseriste pa pushim me nje tronditje rrenqethese :  Bir o bir, vret veten kryeministri shtetit...bir o bir..  Kishte ndenjur ate nate tek ne po s’kishte vene gjume ne sy.  Ishte matur dy tre here t’i thoshte dicka vellait te madh, po s’kishte mundur,  i ngecte fjala ne fyt. Te nesermen ne te ikur i kish thene sime mëje:  U pa kjo pune , ruaj djemte. Ne mendjen e tij Shqiperia kishte rene po edhe ne zemren e tij ishte mbledhur nje helm e pikellim qe shpejt e mori ne varr.

   Do t’i kujtoj gjithmone keta njerez te thjeshte, qe nga ai shkruesi i letres per shqipen ne revisten ‘Albania’,  qe e kishin dashur vetvetiu vendin e tyre pa kerkuar gje , pa u shperblyer kurre dhe pa u ankuar kurre. Dashuria nuk matet dot se zemren s’ta can dot njeri dhe pra nuk ka qysh shperblehet. E kishin dashur vendin e tyre ashtu si dinin, po e kishin dashur ama,  me zemer te paster.

 Keta anonime, e plot te tjere si keta, mbeten pergjithmone si gure kilometrike ne jeten e atyre qe u vijne pas  per t’u shenjuar shtegun e Shqiperise.

Prandaj dhe Konica, intelektuali, therret :  E mer vesh, atdhetar ?

ma transmetove dhe mua te njejten ndjesi loloto.flmsmiley

Ulej ne karrige ne krye te dhomes,  priste ta qerasnin me ndonje t’embelsire, qe vetem ate dite e fuste ne goje, uronte e ngrihej e ikte me nje solemnitet  a thua se ishte vete Ismail Qemali.

smiley

Fantastike. Keto komentet e tua, o loloto, jane me te mira se edhe vete temat 

Cheers

Av,do rrosh me shume....edhe une kete desha te shkruajasmiley

smiley Jo, venus, nuk eshte ajo domethenia... por: great minds think alike smiley

shume smiley

shume bukur loloto!

''S’do mend, perderisa ne qytet kishim edhe nje shofer Skode qe e quanin Fanol.... ''

kam njohur edhe une dikur nje Fanol. ne Vlore.smiley.   ky ishte kepucar me duket.., por me vone u be fotograf profesionist.  kam pasur nje shok klase gjithashtu. e quanin Noljan.. per nder te Fan Nolit.

Eh c'me nxorre mall me ate fotografine e Fanolit. E kishte dyqanin e fotografise perballe xhamise ne Vlore dhe une e merrja gjithmone me vehte ne 97-ten kur filmoja ne Vlore se e njihnin te gjithe, vecanerisht pasi u vra Turi me snajper nga xhamia, qe ky e kishte te vetin.

Njehere gati me ka shpetuar jeten gjate demostratave.

pse mo kepucar ka qene ai figurasmiley?
kur ishim ne gjimnaz kishim nje kusheri te vetin ne klase dhe kishim si muhabetsmiley

po po , kepucar..., po jo i rendomte, por kepucar te Atelieja ku beheshin kepucet me porosi.. shef ishte i mirenjohuri: Ari kepucari.smiley.   

po Fanoli ate pune bente,  bridhte neper pushime sa te Ali Demi, sa te Halim Xhelua...  kur shikonte qe skishte sukses ketej... ja fuste edhe nga Tregtarja.smiley.   eshte me i madh nga une , por e njoh ngaqe kisha  shok nje nga djemte e xhaxhait te tij.  po sic thote dhe PF me siper, ishte tip i mire, njihte dhe e njihnin te gjithe ne Vlore.

 

harrove industrialensmiley
...mjeksoren dhe bujqesoren

po pse ore te gjithe vlonjate qenkan ketu??

Belul, kenaqesia me e madhe eshte qe s'qenka vetem nje Fanol.Ky qe kam takuar une me duket se ishte nga Bregu.

Sa me shume Fanola aq me mire per te gjithe !

Loloto, e di qe paske nje pene te kendeshme....flm per komentin tend te bukur.....

ka qene nje loloto ne vlore qe ka pasur nje lidhje me beun.sa here shoh kete nick me kujtohet.me duket i ati i pjereta sadushit.si turbull e kam lidhjen gjithsesismiley

Shume prekese.

Faleminderit AV-se dhe lolotos.

Se ç’provon nje ndjenjë të çuditshme njeriu kur lexon këtë letër

Letra e atdhetarit shumë kuptimplote por shpirt ,frymë e dashuri të madhe i japin ndjenjat e Lolotos .Flm të dyve .

 

Falemnderit te gjitheve per lexim & komente. 

ps: S'ma merrte mendja kurre te kishte kaq vlonjate ne mes tene smiley

kishe gjë me vlorën ti motra?! smiley

larg qofte smiley

ps: smiley

amon se do kerkojne te gjithë puthje loool

apo s`jemi te dashur na smiley

"të dua moj qëne" smiley

per koke te satemesmiley

amon se s'jane plumba smiley

me te mira, vasha smiley

 

naten
se kemi nevoje te qetesohemi pas gjif ktyre ndjenjavesmiley

drejt.. drejt smiley

naten vertet

me pulat, me pulat smiley 

 

kenaqesia ishte e jona.

mire ramoja e vockel " mos "

smiley

ps: e vockel= gem

thanks

e nuk kish si ndodhte ndryshe
t`ndodhte ndryshe s`kish sesi...smiley

5 vlonjatë që folët e ju duket sikur jeni 500. Pa pa pa ç'paskët qenë.

Epo pasi flasin ata te 5 vlonjate, ne heshtje te tjeret.  C'ishte per t'u thene u tha, c'do gje tjeter eshte e tepert smiley.

PS: Te zonjen e shtepise e falenderuam adetce?  Po, patjeter smiley

Adeti u kry! smiley

Per te tjerat, c'te flasim ne, ju hodhet Italine ne dët... smiley

Italianet i hodhem ne det.  

Deti u be serish dët pasi u pastrua nga italianet.

Nejse, ta falim qe s'i di keto teknikalitetet se s'je e s'do jene te gjithe nga Vlora smiley.

smiley.

na zuri tani smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).