Besoj qe te gjithe e dine se PPU "merr" artikuj nga Respublika, qe me thone te drejten eshte me e freskuar me artikuj te rinj.  Po ama, asnji nuk krahasohet me komunitetin e PPU persa i takon hedhje-pritjeve te batutave dhe lartesise se komenteve.

Dhe tamam keto i "merr" Respublika... :))

Komentet e artikullit, artikull me vete, pa e prek artikullin, vec ne Shqypni bo vaki!!! :D

Gallatë online pas tezës së Berishës mbi “dixhitalizimin e bujqësisë”

ARTICLE | 11 JANAR, 2012 - 20:51

Mufka e sotme e Berishës për “dixhitalizimin total të bujqësisë, [me synimin që] fermeri shqiptar të disponojë online gjithçka që i duhet për biznesin e tij”, ka provokuar reagime të shumta në blog-jet, site-et e rrjetet sociale, shumica e të cilave (reagimeve) – merret me mend – janë të natyrës së gallatës. Njëri thosh “O t’hongsha zemren o Sule!”, e nuk kuptohet pse thotë Sule (ndoshta ka dashur të thotë Sale); tjetri e merr si një mesazh medemek politik: “Per inot te botes e te socialistave kudo si nollen!” (komentet po i sjellim siç i kemi gjetur online; madje pa gërmat “ë” e “ç”); një tjetër akoma bën sikur ka rënë në grackën e kryeministrit: “Do u dhikemi me e-rrush kete vit ne Shqypni”. Internauti i radhës është disi serioz dhe pa shumë elegancë: “Dhe te jeni te sigurt qe ai i beson ...arlliqet qe thote!” Më tej, dikush që është ekspert IT-je ka brenda komentit dhe një sugjerim për kryeministrin: “Une jam programist por deri tani nuk kam pare asnje nderfaqesim (API) per lopen ne asnje gjuhe programimi… shpresojme qe qeveria te udhezoje Microsoftin per nje nderfaqesim sa me te mire te lopes shqiptare ne sistemet operative Windows.” Një koleg i këtij të fundit ecën më tutje: “Une them qe fshataret dhe token mund ta mbjellin direkt online nga smartphone-t me teknologjine 3G”. Ka ndonjë që ka merak keqkuptimin mes komentuesve e kryeministrit, dhe u sulet të parëve: “Po c’hyn bujqesia me lopet e dhite, o zoterinj injorante komentues?! Ka nje fjale tjeter ne shqip: “blegtori”. Mesojeni, o te ndritur!” Dikush tjetër e beson seriozisht kryeministrin: “Qe te shkohet perpara, duhet qe dikush t’i marre keto inisiativa, si ne tere boten.” Një tjetër (ky është i fundit që kemi zgjedhur) shpjegon me fare pak fjalë se ç’do të thotë dixhitalizim i bujqësisë: “Tani fermeri do hyje online me wireless nga maja e malit.”

Etj., etj., etj.

Re.Pu.

4 Komente

Ku eshte Ruzhdija?

Osht pak e xanun (jo me bare), po merret me hartimin e programit te partise se re, te asaj te Bomit. Sapo ta mbaroje do te kthehet prape ne baze, dmth tek PPU-ja!!

UUAAAA!!!! 

Dy xhevahire:

I pari: nderfaqesim (API) smiley

I dyti, eshte ne fund te artikullit, po nqs ti nuk e ve re kete, qe eshte i fundit ky Repua t'a sqaron: ky eshte i fundit qe kemi zgjedhur! smiley

p.s.

blog-je??

E thashe me ze kete, m'u duk vejta si nga Dervicani atq! smiley

Jo or jo, Sule kom dash me thon smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).