Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministri: Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit, Komisioni i Prokurimit Publik, Instituti i Statistikave

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012 për të zgjeruar kompetencat e tij. Si çdo të mërkurë, kreu i qeverisë është shfaqur në orën 11:00 duke drejtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave, nga ku komentoi situatën politike dhe sfidat që do të përballet vendi gjatë vitit që sapo ka nisur. Por, në përfundim të mbledhjes, në faqen zyrtare të kryeministrisë janë renditur disa vendime për ndryshimin e kompetencave të disa prej institucioneve që janë në varësi të Këshillit të Ministrave.

Nëse më parë këto institucione vareshin nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet në lidhje me to duhet të merreshin në mënyrë kolegjiale nga të gjithë ministrat, tashmë do të jetë kryeministri ai që do të kontrollojë këto sektorë të administratës shtetërore. Shumë prej këtyre drejtorive që më parë krijoheshin pranë Këshillit të Ministrave do të jenë nën strukturën e Kryeministrisë.

Vendimi i parë i miratuar dje ka të bëjë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar “sekret shtetëror”, e cila ishte në varësi të Këshillit të Ministrave. Përmes projektligjit që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, kjo drejtori do të në kalojë në varësi të kryeministrit Berisha. “Për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar krijohet Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion në varësi të kryeministrit. Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri”,- do të jetë ndryshimi që do të miratohet.

Kjo drejtori është e rëndësishme në administratën publike pasi merret me mbikëqyrjen e rregullave të sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre. Gjithashtu, DSIK harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin.

Të njëjtën rrugë kreu i ekzekutivit ka zgjedhur dhe për të ndryshuar varësinë e Komisionit të Prokurimit Publik, që më parë ishte person juridik publik, në varësi të Këshillit të Ministrave dhe që financohej nga buxheti i shtetit. Tashmë ajo do të kalojë në vartësi të kryeministrit. Një prej institucioneve më të kritikuara nga opozita ai i Institutit të Statistikave do të kalojë nën administrimin e kryeministrit Berisha. INSTAT, i cili është institucioni kryesor për organizimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në vendin tonë do të kalojë në varësi të kryeministrit Berisha. Më parë, ky institucion administrohej nga Këshilli i Ministrave.

Listës së shtrimit të kompetencave të kryeministrit i shtohet edhe Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit. AKTI ka për detyrë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe të projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në shkallë vendi. Ndryshe nga tre vendimet e tjera, ky i fundit do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministri

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit

Komisioni i Prokurimit Publik

Instituti i Statistikave

19 Komente

Po ca ndryshon mer amon. I kishte Keshilli i Ministrave, ku ka vetem kryetar e nuk flet askush tjeter vec Sules, i ka kryeministri qe eshte prape Sula. Vari lesht.

Gjemoni mer nanji nga ato konteineret me plehra qe po vijne, sa vijne, kur vijne, ku shkojne, kush i merr, e kush i con aty ku i con?

Lejeni kush firmos e vulos, Sula si kreyminister apo Sula si kryetar i KM.

Mire Tironsi, ne leter ama ishim demokraci hibride.  Ndersa keto vendime sikur e homogjenizojne cik me teper nje kah te hibridllekut: Kontrolli direkt mbi informacionin + Prokurimet.  

Nejse, c'beri, tha.

Ke shume te drejte mi lal. Po hallin e kam ne nderkohe qe muti na ka ardh deri ne fyt, Sula i bo keto vetem me na heq mendjen.

 

Ke shume te drejte, vecse mu duk si nje nga ato situatat kur robi e merr punen me vete ne shtepi.. smiley 

Imagjino Sulen ul ne WC, dhe drejtori i institutit te statistikave, me veshin pas dere, shton nga nje + sa here qe nje zhurmezedel nga fund dera e perhapet ne koridor.. 3 te tjeret, njeri mbeshtet te portmontoja, qetri ke lavatricja e ai i sigurimit te informacionit te klasifikuar luan shah me Fazllic ne krye te shkalleve.. me kalimin nga WV ne bide, ai i prokurimit publik ben rrokade me ate te statistikave, dhe diskutojne per me dhe e te dhash.. nderkohe qe ai qy qe meshtet ke portmontoja, ai i kerkimit te  teknologjise dhe inovacionit, eshte i dale n'pension qy pa fillu pune, tip kushurimi/ dashnori familjar, se nuk gjet dot njerez te zote kryeministri..

 

 

 

 smiley O te marrte e mira te marrte smiley

Shikoni foton dhe m'thoni, e imagjinoni dot nji skandal seksual n'qeveri...? smiley

e cuditshme pra, sales me shume i ngjan ai mbas asaj me te bardha. e kam vertet. dhe s'po munem me e shpjegu ket iluzion optik.

A doni qe Buall Mavria te çmendet smiley hiqini kompetencat, fuqite qe ka grumbulluar gjer me tashti. Po puna eshte si t'ia heqesh. Kete e ben vetem vota e popullit. 

Ruani grate, diteziiinj!

Deri dje i kishin munguar keto 4 Institucione Kryeministrit.

Jane edhe nja gjashte te tjera qe i mungojne, po eshte burre ai, nuk ankohet. Le qe institucionet e kuptojne vete...smiley

Sala po e ben veten si kala te pamposhtur..Nuk i mbetet gje tjeter atij populli vec te shpreh urimin si ne kohe te xhaxhit.. "Marrsh nga ditet tona" smiley

e drodhe dhe ti,te bene te majte.

e ke gabim kur thua e drodha, ke drodha belin? smiley

Te kesh dredh belin ste them fare une smiley

Si i paskan shpetuar pa marre me pare? smiley

Kesaj i thone ,,,hiqja Lenes e verja Prendes,,,

Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministrit: Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit, Komisioni i Prokurimit Publik, Instituti i Statistikave.

 

S'di te them per keto te tjerat, por persa i perket Institutit te Statistikave mendoj se egziston nje konflikt i vogel... por i voooogel fare... interesi! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).