Spektakli më i tmerrshëm sot në një televizion shqiptar është “X-Factor” në TV Klan dhe ndoshta edhe ndonjë spektakël tjetër me format të ngjashëm.

Tentojnë të imitojnë në një mënyrë të shëmtuar spektaklet si motra të tyre, kryesisht në botën anglo-saksone dhe, për hir të së vërtetës, që të dyja këto prodhime skandaloze janë një trashëgimi që na e la në pop-kulturën tonë z. Adi Krasta me spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ky i fundit ama, qëlloi të ishte skena prej nga ku Shqipëria nxori disa prej zërave më të mirë të rinj të muzikës së lehtë shqiptare. Kurse këto spektaklet e fundit, sidomos “X-Factor” i TV Klan, po provohet të jenë një demaskim i pashpirt i varfërisë shpirtërore të adoleshentëve shqiptarë në kërkim të famës, i paaftësisë së autorëve shqiptarë të programeve televizivë për të prodhuar një emision që mund të argëtojë edhe pa e fyer audiencën, edhe pa fyer vetë adoleshentët e dëshpëruar që kërkojnë famën në një vend ku i famshëm mund të bëhesh kollaj, edhe duke vjedhur a duke vrarë, pavarësisht sa vlera ke, apo se çfarë di të bësh në të mirë të shoqërisë.

Spektakle të tilla të papërgjegjshme edhe ndaj “klientëve” të vet, po na dëshmojnë se “radari” i televizioneve kombëtare shqiptare nuk shikon mënyrat si të edukojë, si të informojë e si të argëtojë, por si të tallet, kryesisht me më të rinjtë e shoqërisë, që në pamundësi për të gjetur vetveten në një shoqëri tejet të padrejtë në të cilën po rriten, u duhet të luftojnë si e si të bëhen heronj! Duke u bërë njëkohësisht qesharakë!

“Zërin nuk e ke fort keq, por ti duhet të mësosh si të vishesh”, i tha Alban Skënderaj, anëtar i jurisë së “X-Factor” një të riu rom nga Korça që provoi të këndonte në atë spektakël.

“Unë do të të them JO, por të lutem mos qaj…”, i thoshte duke qeshur njërit prej konkurentëve Anjeza Shahini, “mos qaj të lutem… ja do them vetëm që mos qash: Po…” Djali në fjalë sapo kishte kërcyer! Qartazi dukej se kishte punuar në mënyrë didaktike dhe ndoshta mund të bëhet njëherë balerin, por ama nuk dinte të këndonte. “Mos qaj…”, vazhdonte Shahini… Ndërsa e gjithë drama e atij fëmije (nën moshën madhore) shfaqej live, para shikuesve të televizionit… “Nuk qaj, nuk qaj, unë asnjëherë nuk kam qarë”, shprehej duke mos i mbajtur dot lotët e mëdha djali, teksa autorët e programit me siguri fërkonin duart që kishin arritur të zbulonin një personazh të tillë për ta shfrytëzuar live, pavarësisht se ishte më pak se 18 vjeç…

“X Factor”, apo spektakle të tipit “Filan vend gots talent”, etj., janë megaprodhime që synojnë të promovojnë në një vend të caktuar perëndimor talente të reja. Ato spektakle që bëhen sot në Britani, SHBA, Itali, Gjermani, Francë, etj, janë në të vërtetë skena të mirëfillta nga ku shtëpi të mëdha diskografike gjejnë frymëzimin e tyre, nga ku autorë të rëndësishëm të muzikës kërkojnë gjenitë e pazbuluar, e kështu, e gjithë industria muzikore fiton zëra dhe personalitete të reja, ndërkohë që të rinjtë vetë mund të fitojnë kontrata të vërteta, të majme dhe ndërkombëtare, që mund t’i bëjnë të pasur, të famshëm dhe krenarë. Publiku, nga ana tjetër, arrin të ndjekë live histori përrallash dhe ëndrrash që shndërrohen në histori të vërteta! Kjo ka një vlerë të padiskutueshme në ato vende ku tregu i muzikës funksionon, atje ku këngëtar nuk të bëjnë televizione të tipit “Supersonic”, apo “BBF”, apo “Kukes TV”, etj.

Ndërsa në Shqipëri, duke imituar si majmunët këto prodhime, ne nuk ndihmojmë tregun e muzikës që të zhvillohet. Ne vjedhim kohën e shikuesve duke transmetuar orë të tëra programe që përdhosin dinjitetin dhe ëndrrat e adoleshentëve dhe të më të vegjëlve të shoqërisë tonë. Në vend që t’u ofrojmë mënyra dhe mundësi të tjera për t’u zhvilluar, për të mësuar, për t’u rritur e për t’u bërë të famshëm, pse jo, në shumë më tepër fusha të jetës. Përmes këtyre programeve që ne i imitojmë si provincialë, ne nuk lançojmë këngëtarë apo këngëtare të reja, por tentojmë në mënyrë të gabuar t’i tregojmë vetes se edhe ne kemi vlera! Në këtë mënyrë, televizionet tona, edhe ato të mëdha, edhe ato të vogla, edhe ato kryesisht të pavarura, edhe ato thelbësisht të korruptuara, vjedhin më së shumti kohën tonë dhe rreken të na tregojnë se po na argëtojnë. E në këtë mënyrë harrojnë misionin kryesor për të cilën ekzistojnë: të na informojnë, por mbi të gjitha të na edukojnë.    

15 Komente

po ne disa emisione femijesh diskutojne disa gjera apo bejne disa pyetje qe po tja benin femijbve te mi do i kerkoja ne ndonje cep rrugice dhe do i jepja ndonje dru te mire.....plus qe kur kam disa nga juria te kendonin ja 10 2 qesh si mund te vleresonin nje gje qe nuk dine ta bejne vet....hahaha..

tv shqiptar ishte shume i shpifur.. pa le ajo mburrja 10 oreshe e topit..10 vjet, lum si ju qe na keni ne smiley

Ethet e se premtes , i krastes, ka patur tjeter lezet , mire do ishte mos ta fusje ne kete muhabet.

X-factor e kam pare sh pak, por ma merr mendja qe eshte leng groshe.

E megjiithate, meqe ti Krist paske marre persiper kete teme, sic e ka thene dhe Ardi me siper, jepi nje sy emisionint te TOP-Channel (kanal qe eshte i gjithe 100%pop-kulture , ose thene me mire antikulture) naten e shtune, ku mblidhen nje tufe kalamajsh kopshti dhe te kercet muhabeti per seksin, xhelozine, ziline, te dashurit, te dashurat, ne nje fare stili pa shije, skandaloz, qe vallai ne ndonje vend tjeter (hiq ndonje itali) do ti kishin hedhur ne gjygj (upps harrova cer gjykatash kemi neve)

Po kshu , mos me i hy me thelle perzgjedhjes se filmave per femije ne Digitalb, perkthimit te tyre etj.

Gjithe paketa per kalamj 5 vjec e siper eshte 100% pop culture, tip hanna montana apo winx style per goca, (ku te gjitha i marrin dashnorin njera tjetres) dhe dhune 100 karatshe per cuna.

Dhe jepi nje sy kinemave imperial qe shfaqin 2-3 filma per femije ne muaj, dhe jo vetem qe per perzgjedhje nuk behet llaf, por as nuk dublohen. dhe bileta ben me shtrenjte se ne opera.

ehuuu sa e gjate eshte lista. X-factor eshte nje pike uji.

Por nejse, se me duket e krefen ket temen e programeve kulturore diku tjeter, PF-ja e ka sqaru me mire me duket.

 

po Ruzhe,ai i Topit me femije te tipit `mira do te behet e madhe` me kepucet e mamit eshte nje ndyresi e vertete.e pashe 5min ne fillim mos qe ndonje gje e lezecme(meqe ka femije ne te),o Zot sa i poshter.tu vesh ne goje femijeve te asaj moshe karriere,martese e kudiune....turp!
u mesuam me shit-in ne te cilin notojne e notojme.ishalla s`na cahet barka thuajsmiley

O z. Kristi Pinderi, ok qe ngre zerin per X-Factor, qe megjithese s'kam per ta pare kurre sic nuk shoh asnje program xhanem, besoj se pjesa me e madhe pjesmarresve jane ne moshe madhore. 

A nuk e sheh me te rendesishme te ngresh zerin per ato maskaralleqet e programeve ku femij te vegjel (!) manipulohen te imitojne te rritur, te kendojne si te rritur, te flasin si te rritur, te sillen e te bejne mimiken e fytyres si te rritur.

Sa i fiksum. Shkruan vetem per te mbrojtur klanin, sepse klani mbron Salen. S'ka rendesi per cfare behet fjale, as qe e ka pare. lol sa gjynaf me vjen per ty. Sa per dijenine tende, qe s'i paske pare, te dy emisionet jane me format te blere, te dy jane per te bere para, te dy behen me pelqimin e prinderve e te pjesemarreseve. Mua s'me pelqen, me duket menyre idiote per te bere para, por ja qe ben para. Por ti... lol, sa gjynaf je.

Bobo po ti nuk qenke ne terezi fare! Bej derman vetes. Po car me intereson mua kush e jep? X-factor eshte format e mund ta jepte cdo tv. Kurse ate programin me femij qe kendojne kenge te rritursh, qe mua ma shpif, e jep pikerisht Klani me duket. Ate program ky prinderit mesojne femite te sillen si te rritur para kohe, e urrej. Ate thashe me lart une. Si po e mbrokam Klan une?! Ti jetoke me fantazma me duket. .. p.s. xp je ti?

pse me kusho ti se ve re qe pindheri permend emisionin e klanit dhe nje "tjeter". Pse ai te duket objektiv ty ?

edhe ne vende te tjera, dhe e kam llafin per vende tamam jo per tip italie, njesoj ndodh. Simon Cowell ne Angli dhe sidomos Dieter Bohlen ne Gjermani i nxijne ata qe jane pallosha, po jo me delikatese te tipit "vishu me mire se kjo nuk eshte veshje skenike" po Dieter Bohlen i thoshte njerit para disa vjetesh "ti ben aq muzike sa ben WC-ja kur shkarkohet"

shyqyr qe ka telekomande thuaj...

Po kush ju thote me e pa Klanin xhanem? Fshihen stacionin nga memorja e telekomandes dhe ja ku e zgjidhet problemin. 

Ai i Topit te dielave me femije eshte i tmerrshem. Gje me te shemtuar per femije aq te vegjel si zor te gjesh, komplet corodites dhe pa asnjelloj vlere. Nuk kuptoj si pranojne te behen klloune te Albana Osmanit (by the way shume e shpifur) aty njerez si Etore Sequi apo Tinka Kurti.

acarim nervash ai emision, femijet  trajtuar si kavie.

Femijet aktualisht i shkojne shume botes se televizionit.

Po te vesh re edhe reklamat televizive i drejtohen njerzve sikur keta te ishin femije ose idiote te vegjel. Eshte mekanizem qe e ben njeriun te jete me emotiv ne qasje ndaj produktit dhe te anashkaloje qasjen objektive dhe rracionale. Shkurt, ato emisione jane per femije, por i drejtohen te rriturve per ti perpunuar si konsumatore. 

Jurite ndryshojne nga nje tv ne tjetrin, biles edhe vete antaret e nje jurie, njeri eshte pak sarkastik, tjetri e ka ironine te holle, tjetri i bie avdallçe smiley keshtu eshte bota. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).