Historia tronditëse e një të mbijetuare në Costa Concordia

Një e mbijetuar në Costa Concordia tregoi sesi bashkëshorti i saj i shpëtoi jetën para se të mbytej vetë, pasi, sipas saj, askush nuk gjendej aty për ta shpëtuar. Gruaja franceze Nicole Servel, 61 vjeçare, tha se Francis Servel, 71 vjeç, i dha asaj jelekun e shpëtimit para se të hidhej nga anija që ishte duke u fundosur. Ajo tha se “I detyrohem jetën bashkëshortit tim, është qartësisht e dukshme që më shpëtoi”. Ajo arriti të notonte deri në breg, ndërsa 71 vjeçare Servel shkoi nën ujë dhe u mbyt.

Historia e tmerrshme e francezes është një nga e shumë të mbijetuarve nga mbytja e anijes që u përplas në shkëmbinj në ishullin italian Giglio, Itali, të premten në orët e natës, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe ende 14 konsiderohen të zhdukur.

Duke folur nga shtëpia e saj pranë Toulouse, në juglindje të Francës, Servel risolli terrorin që kapi pasagjerët në errësirë pas përplasjes së Costa Concordia, me pak apo aspak ndihmë. ‘Ai thirri hidhu, hidhu, hidhu. Unë s’di not, kështu që ai më dha jelekun e tij. Unë ngriva dhe nuk mund të hidhesha, por ai u hodh në ujë i pari dhe më thirri që poshtë ‘eja, mos ki frikë’. Unë u hodha dhe gjeja e fundit që dëgjova prej tij ishte se do të isha mirë. Kurrë nuk do ta shoh më”. “Kur e pashë veten vetëm në ujë, mendova për fëmijët e mi, nipërit, mendimi për ta më mbajti sipër; ai më mbajti të gjallë; nuk e di sesi ia dola mbanë. Notova për disa minuta dhe nuk jam në gjendje të them se sa. Dhe më në fund e e gjeta veten në një shkëmb. Banorët erdhën dhe më morën më pas, më çuan në një kishë; ishte shumë ftohtë, po ngrija, por atje gjeta ngrohje”.

Historia e saj sjell dhe deklaratat e të tjerëve të mbijetuar, të cilët thanë se ishte çështje e gjithsecilit, burrat, gratë, fëmijët; secili mendonte për veten. Duke u përpjekur të arrinin anijet e shpëtimit, burrat refuzonin të prioritizonin gratë dhe fëmijët. Ekuipazhi injoroi pasagjerët e tjerë, duke lënë shefat dhe kamarierët t’i ndihmonin ata.

Costa Concordia, që kishte 4200 pasagjerë dhe anëtarë ekipi në bord, u mbyt ditën e premte, në fillim të një lundrimi në Mesdhe. Por, pas mbytjes, janë shtuar dëshmitë që tregojnë se kapiteni ka bërë gabime të mëdha, pasi ka lundruar shumë afër bregut dhe është përplasur me të. Kroçiera ka lundruar shumë afër ishullit italian Giglio duke u futur kështu në një territor të rrezikshëm, njofton European Cruiser Association (Eucras), referuar të dhënave të navigimit. “Ky kurs nuk duhet të ishte marrë.” Sipas njoftimeve të mediave, kapiteni Francesco Schettino e ka afruar anijen luksoze deri në 150 metra afër bregut. Dëshmitarë okularë në Giglio thanë se nuk e kishin parë Costa Concordia asnjëherë kaq afër bregut.

Vetë shoqëria operatore Costa Crociere me qendër në Genova u distancua nga kapiteni dhe pranoi: “Duket se komandanti ka bërë gabime në gjykim, gjë që shkatoi pasoja të rënda”. Costa shprehu njëkohësisht “keqardhje të thellë mbi këtë aksident të tmerrshëm.”

Por kapiteni Francesco Schettino në paraburgim ka deklaruar se anija është përplasur me shkëmbinj, të cilët nuk janë treguar në hartën e tij të lundrimit. “Një shkëmb i tillë nuk duhet të ndodhej fare atje.” Prokuroria është duke zhvilluar hetime kundër kapitenit ndër të tjera edhe për vrasje. Edhe kundër oficerit të parë janë duke u zhvilluar hetime, njofton agjencia e lajmeve Ansa.

Kapiteni 52 vjeçar akuzohet po ashtu se është parë në tokë në momentet kur evakuimi ndodhej në kulmin e tij. Atij i është kërkuar të zbatojë detyrën dhe të kthehet në anijen që ishte duke u mbytur, tha një përfaqësues i rojeve detare italiane. Por kapiteni e pati injoruar këtë kërkesë. Vetë Schettino pohon se ka qëndruar deri në fund në anije. 

Albpress

5 Komente

goxha xhephane me kremtue qin vjetorin e tajtënikut

Nje foto e tragjedise.

vi racconto io come andrà a finire:
l' accusa chiederà il massimo delle pena comminabile 15 anni.
rito abbreviato
indulto
non censurato
buona condotta
fra 2 anni è fuori e poi ce lo troveremo all' isola dei famosi....
ma che paese è questo?

Sa i goditur ky komenti qe kishin lene aty...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).