Mozaiku më i madh në botë, i realizuar me një milion kokrra kafeje, që kohët e fundit hyri në Librin e Rekordeve Guiness, është vepër e artistit nga Shqipëria, Saimir Strati.

Një botë, një familje, një filxhan kafeje. Me këtë titull artisti nga Vlora, Saimir Strati, realizoi me kokrrrat e kafesë mozaikun më të madh në botë. Në të ai paraqet portretin e një valltareje braziliane, një bateristi japonez, një këngëtari amerikan të muzikës country, një fizarmoniçti europian dhe së fundi një bateristi afrikan. Ideja lindi gjatë një takimi ndërkombëtar artistësh në Dubai. Artistët nga kontinente dhe vende të ndryshme të botës kur uleshin në tavolinë dhe pinin të gjithë kafe ndiheshin të afërt, si një familje e madhe në harmoni.  

“Ne ishim të gjithë artistë. Prandaj për mozaikun zgjodha artistë që përfaqësojnë të pesë kontinentet. Doja që atë harmoni që ndjeva në tavolinë duke pirë kafë ta ngrija në art, në mozaik, duke përdorur si material artistik, kokrrat e kafes, dhe të konkurroja për një rekord të ri botëror në Librin e Rekordeve Guiness,”thotë piktori Saimir Strati për programin shqip të DW.

Për të realizuar idenë e tij ai përdori 1 milion kokrra kafeje: të pjekura shumë, pak dhe fare të papjekura. Me kombinimet e tri ngjyrave ai krijoi portretet e artistëve nga pesë kontinentet në një mozaik prej 25 metrash katrorë.

Le të bashkohemi për të ndalur krizat ekonomike

Ky mozaik plotësoi të gjitha standartet për të hapur një faqe të re në librin e rekordeve botërore Guiness. Vepra artistike i çudit shikuesit, sipas autorit, në tre drejtime.

“Së pari për materialin -kokrrat e kafesë-, të përdorura për realizimin e saj, së dyti për subjektin dhe së treti për kënaqësinë estetike, pra janë tre çudira,” thotë piktori Strati.

Por përtej këtyre tre çudira shikuesit kapin mesazhin që përcjell mozaiku më i madh në botë, i realizuar me kokrrat e kafesë.

“Nuk ka rëndësi përkatësia kombëtare, fetare apo kulturore. Artistët janë një në të gjithë botën. Arti është një urë universale dialogu dhe komunikimi mes kulturave të botës, arti është një fuqi e madhe. Gjithmonë kam besuar se arti bën historinë, lë shënja në histori që u vlejnë brezave. Artistët rreshtohen në anën e së mirës, përpiqen që me artin e tyre të bashkojnë njerëzit, të ndalojnë krizat e tepërta ekonomike, të ndalojnë luftërat ”, thotë piktori Saimir Strati.

Mozaiku si poezi dhe muzikë

Të tilla mesazhe kërkon të përcjellë edhe piktori Saimir Strati me mozaikët e tij. E veçanta e tij është përzgjedhja e materialit artistik me të cilin i realizon ato. Fantazia e tij që objekte të jetës së përditshme të ngrihen në nivelin e materialit artistik e kanë bërë gjashtë here fitues të rekordeve Guiness. Për here të parë me një afresk të Leonardo da Vinçit, të realizuar me gozhdë, pastaj me një peisazh nga Mesdheu me tapat e shisheve të verës, më tej me portretin e këngëtarit Michael Jackson me furça boje, të Homerit me vida industriale apo një kali duke vrapuar, realizuar me kruajtëset e dhëmbëve dhe së fundi mozaikun me kokrrat e kafesë. Çfarë është mozaiku për artistin Saimir Strati?

“ Mozaiku për mua është si poezia, si muzika. Poezia ndërtohet përmes gërmave, krijohet vargu, fjalët, pastaj poezia. Muzika përbëhet nga nota, që vendosen në pentagram. Nëse muzika dëgjoihet me veshë, mozaiku është një muzikë që hyn nga sytë,” thotë Saimir Strati.

Me këtë perceptim të mozaikut Saimir Strati ka hyrë në katër artistët e vetëm në botë, që lëvrojnë mozaikun modern dhe konsiderohen si pasardhës të Antonio Gaudit, piktorit dhe arkitektit të mirënjohur spanjoll, të njohur edhe si babai i Barcelonës.

10 Komente

Bravo Saimir Strati. smiley

Njerezve te artit qe BEJNE dhe nuk mjaullisin Urime me gjith shpirt ! Plus qe ky qeka edhe i vecorishem , dyfish Urime !
Me shume per te ,po te kete mundesi !

I sigurt qe kane qene 100 000 000 kokrra kafeje e jo 999 999 99 kokrra?

bravo Saimir Strati!

qeka edhe i vecorishem, dyfish Urime!

smiley Urime!

Lajmet mo na i sillni nje muaj me vonese.

Por ama kete "diamantin" nuk e le te me shkoje. Po mbledh "diamante".

Keshtu i quaj. Jane ca gure piriti qe ketu ne nivelin tone jane te rralle. Kane nje ngjyre ne mes te te verdhes, te bardhes dhe jeshiles, me nje shkelqim metalik, as si ar, as si argjend. Kane nje shkelqim te brendshem. leshojne nje ndricim te fuqishem llamburites, qe me shume afrohet me driten e xixellonjes. E xixellonjat kane qene dobesia ime e vegjelise. Dhe ketu ne Spac, kur vjen maji, dal afer rrethimit dhe shoh se si xixellonjat levizin si helikoptere te vegjel, duke thyer trajektoren ne drejtimin qe ti nuk e pret.

Keto "diamantet" e mi kane madhesi te ndryshme. Ka te vegjel 2-3 mm, ka edhe te medhenj 7-10 mm.

Kam nje qese te vogel plastmasi ku i mbaj. Kam mbledhur shtate cope. Eshte nje qese plastike, qe kur erdhi ne kamp ishte me sheqer. Sheqerin e mbajme ne trasten e rditshme me tasin, lugen, pagurin, xhezven dhe filxhanin pa bisht, lugen e vogel prej druri dhe llamarinen-thike.

...

Pata fat. Sonte pata fat. Kam krijuar edhe une strategjne, tekniken time, per te gjetur "diamante". Si ata qe zhyten per prela ne det dhe i nxjerrin nga molusqet. Une i gjej ketu ne Spac. Po ua tregoj. E para, duhet te jesh i ndjeshem kundrejt cdo shkelqimi, ngado qe te vije. Ketu eshte puna. Se mundet qe shkelqimi vjen nga mbrapa apo vjen nga anet e ti nuk e sheh. ...

pjesa me e bukur qenka ajo me kokrra gjysem te pjekura smiley

Me artistin ne fjale, dhe mozaikun e tij u njoha tek hotel Rogneri. Duke pritur Blendi Salen tone te dilte nga studio, ku kisha deshire ta takoja, pash ne hollin e hotelit nje burre simpatik me pak mjeker te prere me model, mbi nje skele duke ngjitur diçka neper mur. Kujtoja se ishin guriçka. Shoh portretin dhe pashe fytyra te ndryshme. I afrohem dhe e pyes se me çfar po e ndertonte ate mozaik. 

-Kafe, kokra kafeje, - mu pergjigj ai. 

-Po keto fytyrat sikur me duken raca te ndryshme, ee ç ... 

-Pikerisht, keta perfaqesojne 5 kontinentet, - e nderpreu punen ai si duket per te me shpjeguar me shume per mozaikun e tij, se sa ish i lodhur. 

Nderkoh qe me shpjegonte numrin e kokrrave, sa tone kafe etj, i ra numri i telefonit te tij qe e kish lene ne nje tavoline aty diku mbrapa, nja 3-4 metra tutje. Me kerkoi tia sillja pak telefonin, dhe me shpejtesi , per te mos i ikur thirja ia çova telefonin tek dora. U habita vertet per durimin dhe fantazine e tij.  

 

"Nderkoh qe me shpjegonte numrin e kokrrave, sa tone kafe etj, i ra numri i telefonit te tij qe e kish lene ne nje tavoline aty diku mbrapa, nja 3-4 metra tutje. Me kerkoi tia sillja pak telefonin, dhe me shpejtesi , per te mos i ikur thirja ia çova telefonin tek dora. "

Si gjithmone vetemohues per t'ja rritur vlerat tjetrit. Je i madh Pjero.

smiley

Je krejt xhentëllmen! Episodi qe ke sjelle- shuume i bukur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).