Telefonatat na kanë nisur në muajin qershor dhe kanë zgjatur rreth dy muaj. Na merrnin dhe na thoshin të mos flisnim nëpër media e nëpër njerëz.

Shtëpinë e Faik Myrtajt e kanë mbuluar ferrat. Një tufë telash me gjëmba pengojnë rrugën për në banesën që ka nisur të rrënohet. Shumica e banorëve të fshatit Kreshpan nuk dinë ku kanë shkuar. Të vetmit që kanë  mbetur në fshat janë Faiku i vrarë në 21 janar dhe djali i tij Bardhoshi i vetëvrarë disa muaj më pas. Dheu mbi shpinë u rëndon derisa drejtësia të thotë se kush dhe pse i vrau. Janë krah për krah, në varrezat në hyrje të fshatit. I biri i Faikut, Renatoja me të shoqen dhe nëna e tij, gruaja e të ndjerit Faik, Mamudeja, jetojnë tashmë diku në lagjet e zhurmshme të Fierit. Ikën nga Kreshpani pas vdekjes së Bardhoshit 22 vjeçar.

Në Fier, në hyrje të lagjes Kastriot, sapo pyesim, na adresojnë fill tek banesa ku takojmë Renaton dhe bashkëshorten e tij. Një shtëpi e vogël dhomë e guzhinë, ku ata jetojnë me qera prej 9 muajsh. Nënë Mamudeja shpreson që dashuria e Renatos do të triumfojë mbi dhimbjen dhe shtëpia e vogël do mbushet me të qara e të qeshura fëmijësh që do të ngashërejnë zemrën e saj. Por 26 vjeçari Renato sheh ashpër: “Më thoshte shpesh që për gjakun e babit do të merrte hak, por kurrë nuk mendoja se i pari që do të vdiste, pas babit, do të ishte Bardhi” – thotë Renato, – “do pres që gjykata të thotë fjalën e saj, pastaj di unë si do të veprojë”. E ëma, Mamudeja, shpërthen ndërkohë në të qara. Shtëpia është e mbushur me fotot e Faikut dhe të Bardhoshit. Mamude Myrtaj thotë se nuk vdes pa u bërë drejtësi për vrasjet që i shkretuan shtëpinë.

Nënë Mamude, ju jeni vendosur tashmë në Fier. Vendosët kështu për një jetë më të mirë apo jeta në Kreshpan ishte bërë e pamundur për ju?

E ku mund të ketë një jetë më të mirë për mua (qan) U rrënua e tërë shtëpia. Më vranë Faikun. Më vranë dhe Bardhin. Ku ka më jetë për mua? (qan). Ishte e pamundur të jetonim në Kreshpan pas ngjarjes së Bardhit. Kurrë nuk e mendoj unë se im bir vrau veten, kurrë… Erdhëm këtu që 8së paku do të jemi më të qetë nga njerëzit. Po kurrë nuk mund të ketë qetësi dhe siguri për ne. Pata dy djem e tashmë më ka mbetur një. Pata një burrë dhe ma vranë në mes të ditës.. Dhe na kërcënojnë, e nuk na lenë të qetë

Kush ju ka kërcënuar? Ju kanë kërcënuar që të mos flisni për hakmarrje, për drejtësi?

Nuk e dimë se kush dhe përse e bëjnë. Ka ndodhur disa herë, aq sa unë sot nuk mbaj më telefon. Ato telefonatat na kanë nisur në muajin qershor dhe kanë zgjatur rreth dy muaj. Na merrnin dhe na thoshin të mos flisnim nëpër media e nëpër njerëz. Na kërcënonin se do ta pësonim, të mos flisnim shumë, se po flitni shumë na thoshin. Ishin telefonata të panjohura kur herë dilte zë burri dhe herë gruaje. I dëgjoja dhe veç qaja. Ne askujt deri më tani nuk i kemi rënë në qafë. Kemi parë hallin tonë. Nuk shkoi Faiku në protestë për dhunë. Nuk kishte Faiku asgjë në duar për dhunë (qan)

Keni bërë denoncim në polici për këto telefonata?

Te kush polici? Te kush? Këta më vranë burrin, djalin. Si mund të besoj unë tek këta?Kushe vrau Faikun?Kushme vrau djalin? Si mund ta besoj unë se djali vrau veten? Nuk e besoj unë këtë. Sa të jem gjallë, nuk mund ta besoj.. Nuk kishte arsye djali që të vriste veten. E kanë vrarë djalin, jam e sigurt unë. Tretet në dhe djali. Nuk duan as të flasim.. Nuk mbaj më telefon unë. I them dhe Renatos, bir të lutem të jesh shumë i kujdesshëm në çdo hap që hedh. Se atë kam dritë të syve, ka mbetur e vetmja shpresë jete për mua djali. Ja kjo është jeta që bëjmë që më pyete..

Po mbushet një vit nga ngjarja e 21 janarit. Si i shikoni ju hapat që ka bërë shteti për të vënë drejtësi një vit pas vrasjeve?

Për ne autori është i ditur. Askush nuk mund të qëllojë mbi njerëz pa një urdhër. Ka një kryeministër atje që drejton e urdhëron edhe për një punë të rëndomtë, që vendos për gjithçka, e jo më për të qëlluar mbi njerëz… Sa të jetë Saliu në qeveri sigurisht që unë nuk pres që të më thonë të vërtetën se kush ma vrau Faikun dhe kush urdhëroi vrasjen e tij. Por sa të jemi gjallë, nuk e harrojmë ne gjakun e djalit dhe Faikut. Deri në grahmat e fundit të jetës. Kam në shtëpi dy varre të hapura

Më 21 janar do ketë një protest homazh përballë kryeministrisë, a do të merrni pjesë?

Sigurisht që po. Ç’mund të më bëjnë më shumë se sa më kanë bërë…

8 Komente

Personat pergjegjes ta mbajne mend mire "qefin" qe po bejne duke luajtur me jetet e njerezve, dhe kjo edhe per pak vite jete qe i mbeten ne kete toke... se me tej e gjitha kjo do ti kthehet ne nje ndeshkim te perjetshem!!

Ata qe heshten ,po fillojne te flasin.Eshte e veshtire te renkosh pa ze.

Historia e dhimbshme e te vrareve te 21 janarit te mbush syte me lot. Ata qe fshihen si burracak mbas kesaj historie ti vejne gishtin kokes se nuk ta fal njeri gjakun aq lehte. Kane vrare njerez te pafajshem, te paarmatosur, me duar ne xhep, i kan vrare si burracake te fshehur mbas maskave dhe shpatullrrahjes te pushtetit.

Une personalisht nuk e kam besuar kurre qe vdekja e ketij djali te ri ka qene vetvrasje. Padyshim qe nuk ka djal te ri ne Shqiperi te mos kerkoje hak per vrasjen e te atit, dhe prandaj ky djal qe ka qene gjaknxehte edhe e ka pesuar sepse do kete fol shume per hakmarrje neper miq e neper fshat. Te gjitha keto vrasje te dyshimta nje dite do te zgjihen dhe drejtesia do te vendoset me hir apo me pahir. Ne Shqiperi edhe kur sta merr dot hakun djali e vllai, kalon tek kushuriri e kshu me rradhe, dhe nje dite vendoset drejtesia.

Flmnd venus qe e ke sjelle ketu. Kjo grua e perveluar te derrmon me urtesine e saj. Fatkeqesisht shume pak shprese ka per drejtesi. 

Av,dale sa te dalin "dyshuesit" ose "mbrojtesit e institucioneve" dhe te aludojne se keta lote, jane lote krokodili te nxitura nga Rama.

 

Venus, ja nje ndihme e vogel per ta: ne vend te Bardhoshit qe tretet ne dhe, mendoni nje njeri tuajin te dashur, s'po them femije, se eshte makabre...

Very simple, provojeni ne lekuren tuaj. 100% money guaranteed!

Po nuk pi uje as kjo Av smiley

Nuk e mbaj mbaj mend se kush ,por eshte shprehur dikush ketu qe:" sikur  femijet e mi te shkonin te protestonin ate dite,do e kishin merituar plumbin" .Kjo po qe eshte e tmerrshme..

Ore, se u beme bozë e turp i dheut : nuk del ndonje ojq apo i aferm i tyre per ti çuar ne ndonje vend te BE, per te kerkuar azil politik ?? Keta e fitojne brenda muajit ate status (fundja si gazetari i tvklanit, qe sot eshte ne belgjike, ne mos gabohem). C'bejne keta njerez akoma ne Fier ??? Kjo grua atje eshte veçse e gjalle, por e pa kallur ne dhé !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).