Para ca kohësh nxora nga site të ndryshme tri intervista që kryeministri Berisha ka dhënë për Fevziun në programin “Opinion”. Dhe veçova pyetjet që i ishin bërë. Ishin pothuaj të gjitha të natyrës “më the të thashë”, d.m.th a keni ndërmend të bëni ndryshime në qeveri, ç’mendim keni për x-in, po për y-in, a do mbështesni filanin, pse e sulmoni fistekun, kush do zgjidhet president, po ju vetë a do jeni, po Gimi pse nuk do jetë, po Beni a ka shanse, po Goni ku do emërohet, (Gimi, Beni e Goni janë emra ilustrues), etj., etj. Disa prej këtyre pyetjeve ishin bërë në të tria intervistat.

Gjëja më e parë që më erdhi në mendje ishte t’i qaja hallin Fevziut, pasi duhet të jetë mërzi e siklet i madh të ftosh të njëjtin person një herë në dy muaj dhe t’i bësh të njëjtat pyetje, apo t’i bësh pyetje të të njëjtit karakter. E bukura (në fakt, e pabukura) është se në rrethana të tilla nuk të duhet as të dish ndonjë gjë të madhe, e nuk të duhet as të jesh inteligjent. Fevziu është një djalë inteligjent, por kot që është. Nuk i duhet të jetë.

Keqardhja e dytë ishte për shikuesit, të cilët “detyrohen” të ndjekin në prime time programe të tilla, ku nuk flitet për shqetësimet reale të vendit. Programe të tilla në stilin radiofonik (“Opinionin”, ashtu si dhe programe të tjera, mund t’i ndjekësh dhe në radio, e në këtë rast nuk do humbisje asgjë, veç fytyrave e gjestikulacionit të të ftuarve) nuk janë një praktikë vetëm e televizioneve shqiptare. Kudo jepen, pasi çdo intervistë, nëse ndërtohet bukur, është gjithnjë një diçka interesante. Mirëpo, gjetkë ka një ndryshim. Programe të tilla jepen pas orës 23:30-24:00 dhe synimi është që “kush ka nge e qejf të dëgjojë llogje (sepse llogje janë në thelb), mund t’i ndjekë pas mesnate”. Në televizion, intervali kohor 20:00-24:00 është shumë i rëndësishëm, e për rrjedhojë nuk mund të lihet “në përdorim” për gjëra të tilla. Përkundrazi, duhet shfrytëzuar për të folur për shqetësimet e mëdha të shqiptarëve.

Kur flitet për lidhjen mes problemeve të mëdha të shqiptarëve dhe mbulimit mediatik të tyre, merret vesh se problemi nuk është vetëm Fevziu. Problemi jemi ne të gjithë. Po flisja në telefon para dy ditësh me Sonila Meçon, e cila po më thosh se nga biseda e saj e një nate më parë në “ABC News” me Sali Berishën, gazetat i kishin marrë të zbardhur vetëm pjesën politike që kish lidhje me Bamirin, me presidentin që do zgjidhet, e me gjëra të këtij lloji. Sonila më tha se “pyetjet e saj në masën mbi 50% ishin mbi krizën, mbi ekonominë, mbi borxhin publik, mbi rritjen e dobët ekonomike etj., etj”, por kjo pjesë e intervistës ishte parë pa pikë interesi prej gazetave. Madje, më kanë thënë se gazetarët e kronikës politike iu lutën në rrethana të tilla moderatorëve të programeve TV, që pyetjet nga të cilat ata nxjerrin lajmin (këto pra me Topin, me Nanon, me Metën, me Ramën etj.) t’i bëjnë në fillim të bisedës, në mënyrë që ata të kenë kohë ta çojnë lajmin për faqosje. Ky presion pra i bën moderatorët, të cilët kanë interes të përmenden të nesërmen në gazeta si autorë programesh, ku thuhen gjëra të rëndësishme (dhe unë do isha shumë i interesuar, po aq sa ata, në vend të tyre), të fokusohen në mënyrë të shpërpjestimuar tek argumente kësodore “të lehtë, rozë, të kotë, të panevojshëm”.

Rrethana e dytë që i justifikon moderatorët tanë është mungesa e interesit të televizioneve për të ndërtuar programe të tipit “talk-show”, ku të ziejnë debate për çështje që na interesojnë të gjithëve. Unë i shoh që harxhohen kotsëkoti në rolin e moderatorëve gazetarë të tillë, si Sokol Balla, Alfred Peza, Rudina Xhunga, Ilva Tare, Sonila Meço, Blendi Fevziu (ky i fundit është një hall e bezdi e madhe, pasi shfaqet në ekran çdo ditë në prime time në një televizion kombëtar veç me llogje; ja, ndërkohë që po e shkruaj këtë artikull, ora është 23:20 e së enjtes dhe nga dhoma e ndenjjes po më thonë se programi i Fevziut kushtuar Bamir Topit nuk ka përfunduar ende; tri orë e njëzet minuta deri tani. Këtij i thonë horror!). Më sipër lashë pa përmendur Alban Dudushin, pasi “Top Show” i tij është një program që ka gjetur formën dhe kohën e vet (23:00-01:00). S’po përmend as të tjerë, që janë në televizione më pak të rëndësishme. Të gjithë këta gazetarë janë të talentuar (unë i admiroj për zhdërvjelltësinë përpara kamerave, për instinktin gazetaresk, për know how-n që kanë e për sigurinë që demonstrojnë përballë të ftuarit) dhe mund të bëjnë programe të shkëlqyera në TV, por kam përshtypjen se janë vetë televizionet që s’janë gati për programe të mirëfillta të tipit “talk-show”; ashtu si nuk janë gati as të përditshmet të fokusohen e të thellohen në problemet reale të vendit.

Do ish mirë që ne të gjithë, duke filluar me moderatorët e duke përfunduar me reporterët nga terreni, të fillonim t’i largoheshim pak e nga pak këtij informacioni bulevardesk, që sillet vërdallë ambicieve, lëvizjeve, karrierës, planeve, axhendave e jetës së presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës, kryetarëve të partive, krerëve të institucioneve e dikastereve, apo të figurave të tjera publike.

26 Komente

Ja dhe M. Nano qe sapo zbulon ujin e ngrohte.

Domethene, i drejte shqetesimi, por valle t'u deshen 10 vjet pune e perditeshme ne ate fushe qe te dilje ne kete konkluzion?!!! Me keto ritme i bie qe kthesen te fillosh ta marresh nga viti 2026.

Pf ate po thote .."lemni MUA " ...Le te ndrroje kur te doje AI dhe KUSHDO perderi sa dhe Blendi Fevziu "eshte inteligjent "smiley dhe ben programe , shprehja " Na Lini menjane " eshte shume kuptimplote .
Emisionet e Blendit jane te tipit NEVOJTORE ose per pleq thashethemexhij qe s'kane ku kalojne kohen dhe jane qe jane , vertiten e coc kolliten nga poskte , kur digjon sa bukur flet Babasqapi per Topin eeeee, Fazllicin eeeeeee , eshtrat e I.Qemalit eeeeeee, Logjen e 100 vjetorit me buste e fanfara eeee..... E c'te te them sa ngazellojn pleqt ne keto emisone .Ne mengjes kur ngrihen futin doren ne xhep dhe pesin Plaken
" Ka derguar gje ai nipcja / mbesa per kafe moj ?"
Them se problemi qe ngre Nano eshte nga te vetmit CILESOR te lexuar keto vjet . Ka rrethe e rrotull per gazetare e TV te shitur me tonelata thenie , por ama me TIPIZIM per Fatkeqe si "sekelldi e Fevziut " apo "vertitjet e Sokol Balles "....,ndoshta eshte nje Gjetje e Ralle si Problem !
Si mendoni Ju z.K/minister ti mbillni Sheget , Arret , Ullijte ....? Per kete aksion me i vlefshem eshte Mediu , Rruli , apo Memia ? Po Rruli c' kabinet do drejtoje ne se Memia behet Min Bujqesie i arroreve ?
Shiko Blendi do vi une dhe atye .Puci i 21 Janarit ....ka ne rrenje ushqim jo te tretshem bujqesor ...( qeshin te dy ) ..Po Shqiperia e shoh ne enderr Blendi , do behet pa tjeter siperfaqe frutore dhe Superfuqi energjitike Berthamore ( te dy marrin pamje serioze )

Kur e pyeten Gjebrene ketu ne Worcester se perse i kishte lene menjane kenget qe kendonte me pare dhe kishte filluar te kendonte kenge me xhixhilera"
Mileti keto do- U pergjet Gjebrea.......smiley

Po kta t'ABC News & Co. jane pushta maj ma! smiley

Jeni te lire ta komentoni, shtjelloni, analizoni sipas oreksit, gjendjes emocionale, a bindjeve perkatese smiley

Un nuk kam bindje, kam dijeni. Bindje njiri duhet me pase vetem rreth besimit ne Zot; kto tjerat jane te mendueme e te krijueme prej njirit e kshuqi njiri duhet me e dite nqs dicka funksionon apo nuk funksionon. Nqs nuk e din, at'here bane prove e merre vesht if it works out. smiley

Klan-i dhe ABC, e kane pranu gjithmone qi e dojne fort Salen/Demokracine/Anti-kommunizmin/Fashizmin apo queje si t'keshe qejf. Asht si puna e Fox News ktu. Ti mundesh me zg'jedhe me e ndjeke apo mos me e ndjeke, it's up to you.

Kurse Top-Channel, asht si puna e..., sdi. Thote se ashte asnjajs, por ai qi i ka dy pare mend e kupton se ku i rreh Topqit, e se me sa pak takt i shtrembnon faktet apo sjelle lajme t'rreme. Kjo nuk i falet, it turns you off, it puts you down. lol

Sikurse Mjaft-i dhe Erion Buqe Veliaj. T'imponojne, t'detyrojne me i urry! smiley

Or Taaff po na jep ndonje shembull sesi Top -channel ja fut pordhes kot. Se po nuk me binde i bie qe ja fut .......ti kot me kot. Apo jo? 

Nuk kisha si qellim me te bind ty apo kend tjeter. Ti mendon se ja kam fut pordhes kur them se topchannel ja furt pordhes, ai asht mendimi jot. Sidokjofte s'mendoj se fakti qi un mendoj se ti je duke ja fute pordhes kur thu se une jam duke ja fut pordhes kur them qi topchannel ja fut pordhes, s'duhet me ndiku ne aftesine teme me e rrespektu mendimin tand, edhe pse bahet fjale per mendime pordhe.

Une, kur vjen puna per lajme, jam shume picky ne zgjedhjen e mediave te besueshme. Po t'thosha se edhe CNN asht i inklinum politikisht, e di se do ja nis'she dhe njehere me mendime pordhe. Se per Fox-in e din t'gjithe. M'baj mend ne diku ka 2002 qi nji gazetare e NYTimes ja ka pas *i robt duke shkru rreth programeve berthamore t'irakut, t'cilat jane marre si t'mirqena nga 99% e lexusve te t'perditshmes (nuk e di a e mban mend nji luft qi pat ba amerika ne irak?), dhe pak kohe ma pare ksaj nytimes ka pase nji gazetar tjeter qi ka shkru duke shtrembnu fakte si mbas qejfit, at'her erdhi Bill Keller e ja futi nji pushum prej punet e nisi n'shpi gjysen e departamentit te informacionit sbashku me rredaktoret (sepse dy gazetaret qi kane shtrembnu fakte e shkru simbas qejfit kane dhane dorheqjen vete). Po du me thane qi nqs New York Times i ndodhin gjana te tilla, Top-Channel asht maja e thonit e nyt, nji kokerr Pordhe! (Ta kurseva mendimin n'fund qi mos t'lodhesh.) smiley

Taaf, te lexova por pordhes ja fute prape. Une te pyes a ke fakte per top-chanellin, ti me flet per NYT. Pra sipas teje nese qellon qe gruaja e presidentit te amerikes te jete kurve duhet qe detyrimisht te gjitha grate te jene te tilla? 

klani & abc-ja jane puckrra mediatike qe emetojne qelb.

Epo qelbi majtis edhe mishin qe eshte aty rrotull. Ky eshte problemi. Ka aq shume pucrra sa nuk po merret vesh ku eshte mish i shendoshe e ku ka qelb. 

Klani le te jete i kujt te doje ., eshte ne te drejten e LIGJESHME te Tij ! Por per vete Faktin se e paraqit K/Ministrin si Sekretar Partie te Pare qe jep VIJEN Politiko-Ekonomike te Shqiperise duke e dhene si Lajm te vetem ???? smileysmiley .....nuk e meriton per asnje minute te jete KOMBETAR dhe per me teper , duhet te mbaje pak pergjegjesi edhe profesionalisht nga futsi i stilolapsit me xhep alias flokelyeri CiCa .
Aq me teper kur jep Fjalimin e mbajtur para Femijve te Jetimores kur vajti me kujdestaren z.Liri Berisha ( jo vetem qe nuk dha cfare tha Ajo si kryesore ) por nepermjet te jerave dha me ze edhe shprehje si " Opozita pemgon futjen ne BE " ?????? smiley
Qe te renditesh me shembuj si FOX etj pak si "lajthitje " qofte edhe formalisht , sepse KURRE atje nuk ka Fjalime per Mbare Kombin ne shtepi handikapateh duke thene
" Ju Jeni e ardhmja e Shkypnise zotrie .Zoti qofte me JUe " !

 shikoni pak komunikimin me politikanet, mediatiket, skuthat, intrigat, talljet,filtrat,  ku tja fusin njeri tjeterit, pamje bruto, puro!

http://www.youtube.com/watch?v=mFQ0dBWiuaw

cfare njerzish, kjo eshte fytyra e vertete ne fakt, prapaskena!

 

" .... Do ish mirë që ne të gjithë, duke filluar me moderatorët e duke përfunduar me reporterët nga terreni, të fillonim t’i largoheshim pak e nga pak këtij informacioni bulevardesk, që sillet vërdallë ambicieve, lëvizjeve, karrierës, planeve, axhendave e jetës së presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës, kryetarëve të partive, krerëve të institucioneve e dikastereve, apo të figurave të tjera publike... " 

  Kjo do te ishte gjeja me e mire per ter median aty. 

I'm shocked. Muci qenka gazetar? smiley

po pse kujtove se eshte shoku yt? smiley

Gazetaret duhet te fokusohen tek e verteta!

Po bej njehere hunderrin dhe po them se; ato kerkon tregu mer Muc, llogjet, dhe ato u serviren. gazetaret thjesht ndjekin ligjet e tregut. Ata nuk kane detyre te edukojne publikun

Vertet? A ke degjuar ndonjehere per nje stacion te quajtur BBC? A e di se pse ne cdo vend ka nje kanal shteteror qe subvencionohet nga shteti ose direkt nga shikuesit. Pikerisht qe te krijoje programe te tilla edukative. Dhe programe edukative nuk jane vetem ato ku tregojne se si te lash dhembet por edhe ato shkencore, historike, sportive, kulturore etj. (Kur them kulturore nuk e kam llafin per modelin e xhaketes se Lady Gages).

Nejse. TVSH-ja n ka vrare te gjitheve.

na paska genjy Sala pra, qe thote se po aplikojme sistemin anglosaxon liberal.

Megjithate po ta shohesh edhe Rai italian si publik, nuk eshte me ai qe ka qene, ka rene ne komercializem.

Ndaj nuk te solla si shembull RAI-n

po ti direkt e te BBC! Zoti ne qiell e BBC ne toke, sikur ka qen llafi.

Emo! Shoket me te mire se veten, na kane thene gjithmone.

  Ne se doni te dizinformohi per situaten e vendit, shikoni stacionet qeverritare, te Klanit. Nuk ka ne bote qen kaqe besnik, ne sherbim te nje  neotiranie katundareske.Eshte  "rrethi" me ogurzi, per demokracine e  ketij vendi.

    Ne doni te njifni gazetarine e peshtire, lexoni farine.

   Ne doni te mbeteni militante te  semure , lexoni vetem gazetat partiake.

  Ne se nuk keni  pare metamorfoze te ndonje medjeje, te blere, shifni New 24!

    Ne se doni t`ju iki ç`do deshire, per te hap televizorin, hapni tre here sira TVSH-ne dhe keni per te fokusuar çdo qelise te surratit.... te te marrit.

Zoti ju ruajt prej çmendurise! Se te mos çmendesh, eshte fitore e madhe.

Po te keni deshiren e mire dhe ne se ju dhimset vertete fati i  ketij populli qe lengon prej vitesh nga kjo klase horrash,kusresh e kriminelesh, pa asnje perjashtim e gjitha, jeni te lutur te  degjoni  njerezit kur flasin tek nje emision fare i rendomte e si"kopi paste", prej  moderatorit.. "Koha per tu  zgjuar" ! Ata qe flasin, nuk jane gazetare e as politikane.Jane te thjeshte fare dhe bilez, te  mos ja u hame hakun edhe  injorante shume prej atyre qe ngrene receptorin  per te fole.

Por nuk genjejne.Thonte te  verteta te hidhura.Lajmet me te sakta....

"Gazetaret", me te sakte ne kete vend, ata jane, gjithenje sipas mendimit tim.

I degjoni  dhe keni  per ta  pare sa ndryshon "lajmi i  tyre", prej informimeve ne shtypin  e dites !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).