E ardhmja e Eurozonës u vu në diskutim, SHBA-të u zhvlerësuan, tërmeti i Japonisë tronditi tregjet dhe dështimet fiskale detyruan Merkel dhe Sarkozy të shpenzojnë më shumë kohë së bashku, për bisedime rreth të shpëtimit të Eurozonës

 

E ardhmja e Eurozonës u vu në diskutim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvlerësuan, tërmeti i Japonisë tronditi tregjet financiare dhe dështimet fiskale detyruan Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, Nicolas Sarkozy të shpenzojnë më shumë kohë së bashku, për bisedime rreth të shpëtimit të Eurozonës.

Janar

Viti filloi me një premtim: “Duhet të shpëtojmë Eurozonën përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm” – deklaroi Kryeministi i Hungarisë, Viktor Orbán, pasi vendi kishte kryesimin e radhës në Bashkimin Europian. Në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat ekonomike treguan se inflacioni ishte në nivelet 3.7% në muajin Dhjetor, duke nxitur spekulime në rritje se, Banka e Anglisë do të rriste normat e interesit në Pranverë. U zbulua se, ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr me 0.5% në 3-mujorin e fundit të vitit 2010. Në mbledhjen vjetore të krerëve të botës në Davos, George Soros – spekulatori i cili “theu Bankën e Anglisë” – paralajmëroi se Britania e Madhe do të përballej me recesion, nëse nuk lëshohej pakteta e re e masave shtrënguese të ekonomisë. Disa analistë shprehën shqetësimin se Soros po fliste për strategijnë e tij personale dhe jo për të shprehur shqetësimet e tij.

Shkurt

Lajmi se, inflacioni u rrit me 4% në muajin Janar, me normën më të lartë vjetore në më shumë se dy vite shkaktoi një përgjigje të parakohshme. Ish – Guvernatori i Bankës së Anglisë, Charls Bean paralajmëroi se, normat e interesit mund të rriteshin. Mendimit të tij iu bashkua edhe Andrew Sentance – anëtar në detyrë i Komitetit të Politikave Monetare të Bankës së Anglisë. Nga ana tjetër, nuk ekzistonin shqetësime të tilla në Kinë, e cila u bë ekonomia e dytë në Botë, pasi i rrëmbeu titullin Japonisë, e cila e mbante për më shumë se 40 vjet.

Mars

Gjëja e fundit që kishte nevojë ekonomia në muajin Mars, ishte një tronditje, por pikërisht këtë mori. Një tërmet i madh në Japoni tronditi tregjet financiare. Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody’s ka zhvlerësoi Greqinë me tre nyje, në B1, duke ulur vlerësimin nga ana tjetër, edhe për Spanjën, në Aa2. Kostot e borxhit për vendet e dobëta të Monedhës së Përbashkët vazhduan të rriteshin, duke rritur shqetësimet për nevojën e një tejtër pakete shpëtimi. Agjencia e vlerësimit, gjithashtu u shpreh edhe në lidhje me zotimin e Ministrit të Financave të Britanisë, George Osborne, për rritjen ekonomike. Ajo tha se, Britania mund të humbiste vlerësimin e saj “AAA”.

Prill

Agjencitë e vlerësimit po zhvillonin teorinë e zhvlerësimit për shumë vendeve. Standard & Poor’s ndryshoi kvëndvështrim për borxhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga i qendrueshëm, në negativ, për herë të parë që pas sulmeve të Pearl Harbor, të vitit 1941. Ndërkohë, Kina rriti normën e interesit për herë të dytë brenda vitit 2011 duke shtuar shqetësime se ekonomia po mbinxehej. U debatua shumë në lidhje me uljen e shpenzimeve buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që, çmimet e arit prekën nivelin rekord prej 1 500 dollarë për onz, poasi investitorët ndoqën asetet e sigurta, apo parajsat e sigurisë.

Maj

Në kohën kur bota ishte në kërkim të një udhëheqjeje të fortë financiare, Dominique Strauss – Kahn u arrestua në Neë York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u akuzua për ngacmime seksuale. Kjo gjë e detyroi ish – Kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të dhënë dorëheqjen. Këto akuza u rrëzuan më pas. Portugalia u përfshi në bisedime për të siguruar një paketë ndihme prej 17 miliardë eurosh,  në një kohë që, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik deklaroi se, Britania e Madhe duhet të rriste normat e interesit, në mënyrë që të parandalonte inflacionin.

Qershor

Pesë muaj pasi Kryeministri i Hungarisë paralajmëroi se Europës i mbeteshin vetëm gjashtë muaj për të shëptuar euron, në Berlin, në një mbledhje midis Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Nicolas Sarkozy kryefjala ishte: “45 minuta për të shpëtuar euron”. Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbështetur masat e shtrëngimit ekonomik të Britanisë së madhe, por treget financiare ranë ndjeshëm pas shqetësimeve të mëdha për një falimentim të mundshëm të Greqisë. Bonot greke prekën nivele rekord, pas trazirave të shtuara mbi qeverinë helene.

Korrik

Wall Street Journal - pasi krerët europianë arritë një marrëveshje të re, ku përfshihej një “Plan Marshall” për të nxitur ekonominë greke – tha se ishte arritur një plan i ri për të shpëtuar Eurozonën. Në Britaninë e Madhe, një martesë e dytë mbretërore, një tërmet, një mot i nxehtë dhe reshjet e mëdha të dëborës u rrjeshtuan si arsyet për të dhënat e dobëta të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 3-mujorit të dytë. Ministrja e Financave në Francë, Christinë Lagarde u caktua si Kreu i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku sërish ky pozicion i jepej një europiani, vendet në zhvillim ngritën zërin, pasi sipas tyre, një vend i tillë duhet të përfaqësohej nga aftësitë e jo nga kombësia.

Gusht

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti një marrëveshje mbi kufirin e borxhit, por ky ende nuk ishte muaji i Barck Obama-s. Presidenti u trondit pasi agjencia e vlerësimit të kreditit, Standard & Poor’s nxorri në pah kërcënimin e mëparshëm për zhvlerësim, duke ulur vlerësimin për Shtetet e Bashkuara, nga “AAA” në “AA+”, me gjykimin se, plani i uljes së deficitit ishte shumë i butë. Zvicra ndërkohë kreu lvëizje për të kundërvepruar mbivlerësimin e frangës së vet. Nga ana tjetër, në Britaninë e Madhe u arrit marrëveshja me votë unanime që, normat e interesit të mbeteshin në nivelet e ulëta rekord prej 0.5%

Shtator

Pasi zgjidhën problemin në muajin Korrik, udhëheqësit e botës ngritën dyshime në lidhje me shpëtimin e euros. Bankat qendrore më të mëdha vendosën të furnizonin sistemin financiar me dollarë, në një lëvizje të koordinuar, e cila kishte si qëllim për të rimëkëmbur besimin e tregjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar, shkurtimet në sektorin publik e rritën papunësinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimin për rritjen ekonomike të Britanisë së Madhe dhe paralajmëroi Kryeministrin, David Cameron që të ngadalësonte programin e tij të shtrëngimit ekonomik për të ulur deficitin.

Tetor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Nicolas Sarkozy mbajtën diskutime urgjente në Frankfurt për të arritur një marrëveshje për të shpëtuar sërish Eurozonën. Sarkozy u nis në fluturim drejt Gjermanisë, duke lënë pas edhe qendrimin me gruan e tij, Carla, e cila do të lindte fëmijën e tyre të parë. Në mënyrë të pashmangshme, krerët e Europës pretenduan për një tjetër fitore pasi rritën fuqinë e Fondit të Shpëtimit, Mekanizmit Europian të Stabilitetit Financiar, në rreth 1 trilionë euro. Banka e Anglisë ndërmori një veprim për t’i dhënë një ringritje ekonomisë britanike duke hedhur në qarkullim në sistemin bankar të saj rreth 75 miliardë paund, më shumë seç kishin parashikuar ekonomistët.

Nëntor

Harku Merkozy u thye edhe më shumë pasi Kryeministri Grek, Papandreou propozoi një referendum për marrëveshje. Me vonë ai dha dorëheqjen. Papandreu nuk ishte i vetmi që u dorëhoq, pasi Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi bëri të njëjtën gjë, pasi normat e interesit të bonove të Italisë u rritën mbi 7%. Në Britaninë e Madhe pati disa lajme të mira, pasi të dhënat treguan se Prodhimi i Brendshëm Bruto ka qenë më i madh se parashikimet për 3-mujorin e tretë, duke u rritur me 0.5%, ndërkohë që inflacioni kishte filluar të ulej. Pati gjithashtu edhe lajme të këqija: Në fjalimin e tij të Vjeshtës, Osborne ka pranuar se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të ngadalësohej.

Dhjetor

Papunësia në muajin Dhjetor në Britaninë e Madhe preku nivelin më të lartë në 17 vite. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mbi tregtinë ndërkombëtare u rritën kur, Pekini vendosi taksa shtesë për makinat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krerët e Bashkimit Europian ranë dakord për një përforcim të disiplinës fiskale dhe për sanksione automatike për vendet e padisiplinuara fiskalish, pasi David Cameron i vuri veton rishikimit të traktatit të Lisbonës.

Kështu, viti u mbyll me një mesazh për Vitin e Ri nga Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bota – ka lajmëruar Christine Lagarde – ndodhet në një rrezik të madh për t’u përfshirë nga një krizë e ngjashme me atë të viteve ’30.

5 Komente

Bota – ka lajmëruar Christine Lagarde – ndodhet në një rrezik të madh për t’u përfshirë nga një krizë e ngjashme me atë të viteve ’30.

rrezik ta kemi pas dit..

Bota – ka lajmëruar Christine Lagarde – ndodhet në një rrezik të madh për t’u përfshirë nga një krizë e ngjashme me atë të viteve ’30.

  TORONTO;Two of the country’s biggest banks reported big profits earlier this week.

Toronto-Dominion Bank said its fourth quarter turned a $1.57 billion profit, up 59% over the previous year.

CIBC also had a good quarter and a good year - with 2011 turning a profit of $3.1 billion, $600 million more than 2010.

Canadian Banks pocketing profits again

  

 

Siç duken bathet, edhe 2012 paraqitet e zymte, m'duket me keq se 2011. 

Siç duken bathet, edhe 2012 paraqitet e zymte..

...fati i keq o Pjer qe ndodhesh ne Belgjike, se te ishe ne Toronto megjithe ato njohuri, pervoje dhe eksperience ekonomike qe ke do ta kishe gjet nje vend ne bankat e mesiperme edhe me ndihmen e pa kursyer te patrioteve qe punojne aty...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).