Dy muaj pas arritjes së marrëveshjes për reformen zgjedhore, reformen e rregullores dhe miratimin e ligjeve me 3/5, konsensusi mes demokratëve dhe socialistëve ka ngrirë

Konferenca e Kryetareve, ku u arrit dhe marreveshja, nuk ka mundur te miratoje me konsensus kalendarin e punimeve te parlamentit, pasi ne kete kalendar ishte perfshire rishqyrtimi ne komisioneve e disa ndryshimeve ne ligjet qe kerkojne 3/5 e votave, ne Kodin Civil, Kodin Penal dhe ligji per Gjykaten Administrative.

Pika e parë e marrëveshjes së 14 nentorit kërkonte që “Projektligjet me shumicë të cilësuar, të kalojnë për rishqyrtim dhe miratim në Kuvend në grupe, me kalendarë rejavore, sipas miratimit të Konferencës së Kryetarëve dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”.Por socialistet nuk kane pranuar qe keto projektligje te perfshihen ne kalendarin e punimeve te Kuvendit.

Mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, megjithate mesohet se kryetari i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci ka kerkuar qe keto projektligje te hiqen nga kalendari, me argumentin se opozita kerkon me shume kohe. Ne nje njoftim zyrtar Kuvendi i Shqiperise thote se “kjo kerkese u percoll me shqetesim dhe se qendrimi i Partise Socialiste rrezikon seriozisht zbatimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011”. Pas miratimit pa konsusus te kalendarit, zoti Ruci nuk dha asnje detaj per kete qendrim te papritur, ndersa demokratet shprehen shqetesimin e tyre per terheqjen e socialisteve nga marreveshja per rishqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar deri ne mars.

"Zoti Ruci kërkoi në Konferencë heqjen nga kalendari të ligjeve me tre të pestat. Për ne përbën shqetësim sepse në bazë të marrëveshjes që është realizuar më 14 nëntor është kërkuar që këto kode te kalojnë", thotë deputeti demokrat Edi Paloka.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit thote se “me shumicë votash, Konferenca vendosi që projektligjet me shumice te cilesuar të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje marrëveshjen e arritur 2 muaj me pare". Te henen parlamenti mblidhet ne seancen e pare per kete vit dhe atje do te vendoset me vote ky kalendar pa konsensus. Të hënën do të behet me e qarte nese marrëveshja eshte vetem e ngrire apo ka deshtuar.

8 Komente

Shume mire se jane ca ligje qe duhet te kalojne keshtu fet...e fet....dhe duhen vetem 71 vota,dhe prania e opozites besdis ca smiley

Bura te verrtete.

Ja kane vare punes socialistet. Ngelen neper facebuka dhe twitera. Thone qe kane plan te marrin edhe jutubin tani. Po s'ua prene fondet e partise per internetin, keq do i kene punet.

`ja kane vare punes,rrine ne fb edhe twitera` the?
po puna ajo eshtesmiley

Po po. Do ja shohin hajrin per zgjedhje asaj pune.

se harrova tashi,votojne 15 vjecaretsmiley ?

Me mik smiley

booo kam idene qe duhet te jete nder i madh me fole me ty...sa gjera di njeheresmiley
ndricona

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).