Rastësi? Një video shokuese me ushtarë amerikane, që urinojnë mbi afganë të vrarë, është shfaqur në internet në një moment, kur bisedimet e fshehta me talibanët kanë hyrë në një fazë kritike.

Vetëm pak afganë e kanë parë videon, në të cilën tregohet përdhosja e kufomave nga ushtarë amerikanë, pjesëtarë të korpusit marinar. Mediat afgane janë treguar deri tani të rezervuara me publikimin e videos, që qarkullon në internet. Megjithatë të gjithë ata, që kanë dëgjuar lajmin, janë të indinjuar. Feja islame kërkon respekt sa më të madh për trupat pa jetë. Një i vdekur duhet varrosur menjëherë. 

"Asnjë kulturë, asnjë fe nuk lejon përdhosjen e kufomave. Edhe trupi pa jetë i një armiku meriton respekt. Ata, që kanë bërë këtë krim, duhet të dënohen," thotë Abdul Malik nga Kandahari. 25 vjeçarja Marzia Rostami nga Kundusi ka frikë se talibanët do të përdorin këtë incident për të furnizuar fushatën e nxitjes së urrejtjes kundër të gjithë të huajve, që ndodhen në Afganistan: "Talibanët do të thonë: "Shikoni, ata flasin për të drejtat e njeriut, por e shkelin vetë me këmbë dinjitetin e njerëzve." Bashkëkombasit e saj, thotë Rostami, nuk do të mund të bëjnë më dallimin midis dorasve dhe shumë të huajve të tjerë në vend, që kanë ardhur për të ndihmuar. Ajo është e shqetësuar për punën e organizatave ndërkombëtare, e cila mund të vështirësohet. Tani gjatë dimrit shumë afganë janë të varur nga ndihmat ndërkombëtare.

Kabuli kërkon që rasti të ketë pasoja

Presidenti afgan Hamid Karsai i ka kërkuar qeverisë amerikane, që të hetojë rastin dhe të dërgojë autorët e krimit para organeve të drejtësisë. Në një deklaratë të shkurtër të zyrës presidenciale thuhet: "Qeveria afgane është shumë e shqetësuar për videon, që tregon ushtarë amerikane, që çnderojnë trupat pa jetë të tre afganëve."

Sipas mediave amerikane ushtarët janë identifikuar ndërkohë. Sipas kanalit të lajmeve CNN ata janë marinarë të bazës ushtarake Camp Lejeune në shtetin federal të Karolinës së Jugut. Nga shkurti deri në tetor 2011 ata kanë qenë me mision kryesisht në provincën afgane Helmand, njofton CNN.

Pengim i qëllimshëm i afrimit?

Qeveria afgane është duke u përpjekur që prej dy vjetësh, që të zhvillojë bisedime paqësore me talibanët. Të vetëthirrurit luftëtarë të zotit kanë refuzuar deri tani çdo lloj bisedimi me qeverinë e presidentit Karsai dhe komunitetin ndërkombëtar. Por që prej disa javësh janë shtuar njoftimet, sipas të cilave pjesë të udhëheqjes talibanë janë të gatshëm të marrin pjesë në bisedime direkte paqeje. Njoftohet madje se talibanët kanë hapur një zyrë kontakti në shtetin arab të Gjirit, Katar.

Kjo iniciativë për zgjidhjen e konfliktit të Afganistanit mund të marrë një goditje nga publikimi i videos skandaloze, thotë eksperti i politikës afgane Syffudin Sayhoon. "Sipas mendimit tim kundërshtarët e bisedimeve të paqes me talibanët e kanë zgjedhur me vetëdije momentin e publikimit të videos, për ta bërë të pamundur afrimin midis SHBA-së dhe talibanëve."

Vetë talibanët kanë reaguar deri tani në mënyra të ndryshme: Në një njoftim, që i kanë dhënë mediave afgane, luftëtarët e zotit flasin për "Satan Amerika", i cili ka treguar edhe një herë fytyrën e tij çnjerëzore.

Nga ana tjetër agjencitë njoftojnë se talibanët kanë vazhduar bisedimet me SHBA-në. Sidoqoftë thotë eksperti Sayhoon, bisedimet e vështira do të vështirësohen edhe më shumë.

39 Komente

Bravo experti Sayhoon.

lajmin e kishin ter mediat perendimore 

"Feja islame kërkon respekt sa më të madh për trupat pa jetë. Një i vdekur duhet varrosur menjëherë"

Normal, kur u vriten te tyret. Pse nuk u tregua respekt me ata ushtaret e vrare ne Iraq, qe u lidhen tek ura dhe u dogjen pasi ishin vrare? Ku ishte atehere feja Islame?

kjo puna e fese eshte pune interesi, zbatohet vetem kur me vjen mua per shtat.

Sdin gja mor ti! smiley

A merr vesht se kta kane ligj apostafat qi ndalon pshurrjen mbi kufomat e talebanve; persa i perket vrasjes dhe varjen e pastaj djegijen e kufomave amerikane te shoqerume nga valle e kange-brohritje orgji-nxitse, nuk ka ligj qi e ndalon. Ktu bahet fjale per ligjet e afganistanit, kuptoje mire. A-Fuckin-G-A-N-I-STAN!!!

Feja= Injorance kete e di dhe bufi..Puna eshte se prania ushtarake ne ate vend eshte jashte cdo llogjike dhe ka humbur cdo lloj vlere si mision....Me sa duket Amerikanet nuk mesuan ca nga gabimete e paraardhesve te tyre Britanike dhe Sovjetike.

Me sa shoh une Afganistanin e futi ne sqetull Pakistani i cili kohet e fundit i ka fohur krejt mardheniet me SHBAne dhe eshte drejtuar andej nga Irani.

Nuk ka rendesi o Art c'fare di bufi. Njerez shume me te zgjuar se ti besojne ne fe, dhe njerez shume idiota nuk besojne. Por perseri ajo pak rendesi ka, dhe ne rast se nuk beson nuk mund te thuashe qe feja nuk luan nje role te madhe ne kulturen e shume popujve, ne rast se jo te c'do populli.

Eshte ajo pjesa me primitive e trurit qe eshte e lidhur me fene. Besimi eshte gje tjeter..Dikush mund te kete besim tek e mbinatyreshmja apo tek vetvetja. Mund te kesh 500 diploma por pasiguria ne vetvete nuk ka nevoje per diplome dhe feja eshte nje nga keto pasiguri..

Te jap shembull vetem kaq: vendet me primitive dhe ato te botes se trete jane teper fetare dhe ato me mirqenie te larte jane shoqeri laike apo agnostike. I ve paralel inteligjences,arsimimiti dhe perceptimit shoqeror

 

Emiratet e Bashkume Arabe jane vend teper fetar apo jo? a ka mirqenie te larte?

Mirqenien e leshit.Leket i ka fisi mbreteror se te tjeret mbledhin therrimet..Te shikojme tani qe po ju mbaron ajo nafta smiley

vej bast qe ket e ke shkrujt pa e gugllu fillimisht. Se kam von re qe kur e perdor google, je shume i sakte ne ato qe thu

Ti ke qene ne emirate o mavri se po na ben si ekspert?.... Feja dhe injoranca jane te lidhura njera me tjetren, kete nuk mund ta mohosh dot. Tani nese ato pasigurite e tua pret ti zgjidhesh me syte nga qielli apo duke folur me veten, kjo eshte puna jote..Nuk ka rendesi se si ja ve emrin "atij mikut imagjinar" qe i drejton ato lutjet... smiley

The idea that God is an oversized white male with a flowing beard who sits in the sky and tallies the fall of every sparrow is ludicrous. But if by God one means the set of physical laws that govern the universe, then clearly there is such a God. This God is emotionally unsatisfying... it does not make much sense to pray to the law of gravity.

Carl Sagan

pse kercen nga dega ne dege? mu nuk m'kercet shume per fene e aq me pak per islamin po kur thu se cdo vend islamik eshte primitiv dhe i varfer, mos prit ta mor si aksiome

Nuk te permenda vende islamike o Bardhak..Permenda vendet fetare, ka nje ndryshim thelesor ketu.

Politika amerikane, permendimin tim, ka deshtuar me keto dy luftra.Morali i ushtrise se saj, jo vetem eshte ne renie,  por  e ben atete japi   shenja te   nje ushtrie banditesh  dhe huliganesh, jashte çdo kontrolli moral.Eshte kjo  arresyeja qe po çon ne krah te njeri tjetrit, vende goxha me peshe, ne boten islame.Kjo do te kete  pasojat e saj ne te ardhmen.Kur edhe  betejave superiore ajrore, do t`ju vije fundi...

  Sigurisht, ne shqiptareve jo vetem  nuk na vejen mire, por  na brengosin keto shembulla makabre te cilat sjellin opinionin me te shemtuar,  per ushtrine amerikane.Ne se e don vertete nje mik, duhet t`ja thuash ne sy ate te keqe, qe i vjen, per  faj te  tij.

Dakort qe gjesti i tyre duhet denuar, po pse jane amerikanet aty se nuk me kujtohet?

Ka thene njeri ne u-tube.

Ja mo PF, ta theme une, ne ate vend ku jane u planifikua nje sulm terrorist nga nje grup njerezish. Ata vajten atje per te "rregulluar" punet me ata njerezit. Kane mbetur atje sec ndryshe nga c'mendojne forumistat, vende te tilla jane si me llac, dhe kur vete Jeep-i, ngecet. Nuk jane autostrada qe vete, "ndreq punen," dhe iken pas nje viti.

PF e ke haruar se as nuk ke njohur dhe as nuk jetuar 11 Shtaorin
Ne qe jetuam dhe patem te njohur qe kishin vajtur ne pune si ty dhe une per te mbajtiur shtepine u hodhen nga kati i 178 per ti shpetuar vdekjes nga zjari
Ske faj qe e ke harrua Por si tja bejme ne qe nuk e kemi harrua

Dikush qe punon ketu me mua dhe qe ka qene ne army thote qe ushtaret i ngopin me lloj lloj injeksionesh ca prej te cilave jane per heqjen e frikes. Nje zot e di c'kane brenda.

dajoshi1, kjo qe keni  degjuar Ju, qenka nje tjeter mersele..Dhe bindese duket 

Mos i beso te tera qe te thone ne pune.

Ky rob ktu thote qe ja kan bo edhe atij dhe n'fakt duket icik si shume hyper. Ti vete ke ndonje eksperince qe kundershton ate qe kam degjuar une?

Jo mo dajosh, une nuk kame asnje eksperienc te tille. Thjeshte ama, ne rast se besoja c'me thote njeri dhe tjetri, pa i menduar njehere mire per vete, atehere do kisha humbur kete mendje qe me ka dhene perendia.

Preferoj njehere te kete evidenca. Pastaj doti besoj. Sidomos kur nuk shikoj arsyen. Ka ilac me te keq se ai qe te heq friken... ushtare jane ata jo suicidal bombers, kujdesi i duhet me shume se trimeria. Sidomos kur ushtria jote eshte aq dominuese, me mire fshehu sesa te vi helikopteri, sesa te beshe Rambon. Pa le njehere ceshtjet qe mund te dalin kur gjera te tilla zbulohen. Po dhe njehere, kote sa shkruaj dhe kaq... shancet jane qe bashkepunuesi jote fa fut kote, sidomos ne rast se eshte "hyper."

kto shqiptaret shqiponja jan...zhgaba luftuse-predatore, po suma me shku ne afgan istan...s'ja mban

Kafshe!

Tere ketyre qe flasin per ushtine amerikane apo mortalin e saj do ti pyesja po per kete filimin me poshte cfare do te thoshit
Eshte shume kollaj te gjykosh te tjeret Po te gjykosh veten si eshte ?

http://www.cnn.com/2012/01/12/world/euro...

Kosovo is host to a pizza pie of smaller ethnic groups like Gorans, Illyrians, and Roma scattered in enclaves throughout the entire country.

Paska akoma Ilirë të gjallë në Kosovë?? Sa pashë filmin Gadjo Dilo dje, Romët i keqtrajtojnë kudo...

bisedimet e vështira do të vështirësohen edhe më shumë

ishte terren i veshtire, dhe vazhdimisht bente mot i keq, mesohet te kete thene Ron Paul.

Të vrasësh dakord, por t'i pshurrësh, upupupu. Po kush kujtoni ju se shkon për t'u futur në ushtri duke qenë gati të vrasi a të vritet? Më tepër kanë lëshuar testosteron se sa pshurrë mbi kufomat me siguri. Sjellje e mirë nuk është, por në lufte s'më duket edhe aq shokuese.

Nje nga zerat me te rendesishem te Senatoreve Republikane , qe merret me probleme te kesaj natyre ( Ushtarake , ne kete problem qe bashkuar dhe McCain ) thksonte se " ky nuk eshte problem i rastesishem.Ushtaret Edukohen dhe Trajnohen . Kjo duhet hetuar ." Dhe me te vertet sot ishte identifikuar i Pari nga pjestaret .
Te bejne pershtypje keta martiret e gjalle te 9/11 alias "plebejte shqiptare " qe u vjen "qomet keq " per ate qe ndodhi m'atehere dhe qe paska pshtu gjalle pasi u hodh nga kati smiley , mbase Ju vlen te dine edhe mendimin e Amerikaneve per te tilla raste !
Po s'vdes kurre Dudia .....rron e mocme ne Anakreont smiley

..........kur bisedimet e fshehta me talibanët kanë hyrë në një fazë kritike.

shif tani, se m´ka hyp nji dell, per te tall molet, me kusht qe te mos na nxehet tomi.

"Bisedimet e fshehta" thote tjetri, qe i bjen me mos me qen ene aq t´fshehta, sepse i paskan zbulu kta, qe qekan tu bisedu.

Bisedime? Kush po bisedon me ke? Amerikont me talibont? Tobenestrakfurrullah, çere bohet kshuna mre? Po pse su ulen me bisedu kta qe n´fillim me i sqaru sherret qi kishin, po ja fillun direkt e m´grushta?

Se kjo pun i bie icik ene ters me bo vaki me e nigju kush, pranaj bohen ene "bisedimet e mçefta" m´duket, se s´do amerikoni me e morr vesh dynjoja se po bisedo me talibonin.

Se per mu osht isoj, sikur t´kem luftu une me Terminatorin per 10 vjet rrjesht, ene mas dhjet vjet lufte t´suksesshme t´Terminatorit ndaj meje, t´ulet Terminatori n´gjunj e t´m´thot mu: "hajde ulena içik, bojm muhabet, qe ti sqarojm kto sherre".

"Ti sqarojme? Ik mer pall kari", i them un, "un s´maj men mo, se per ca e kena nis sherrin, kaq koh e gjat ka kalu tu e luftu njoni-tjetrin, kurse ti m´thu mu, hajt t´sqarojm sherrin".

Nejse, mos i merrni shum seriozisht kto gjona, ene nqs jeni ushtar m´shkretetire, dy gjona t´keni kujdes kur t´boni shurren:

1 - t´mos ket t´vram aty afer

2- t´mos keni afer nonji koleg qe nxjerr periher kameren, sapo ju nxirrni hajdarin.

S'ka pas thone kot italioni: Chi non piscia in compania, e' un ladro o una spia.

pa lidhje direkte me temen:

kam pas nje presor, Tit Deliallisin, qe na thoshte: e dini kur jeni bo shok me ter mend me tjetrin? Kur i keni nigju zhurmen e shurres njoni tjetrit.

 

Ne fakt shoqnia me e madhe zhvillohet kur njerezit ulen per t'u liruar ne natyre, rrjesht njoni mas tjetrit, ose si dallendyshet ne tel sic ka pas thone Shvejku, dhe plas muhabeti. Kodra mrapa kapanonit te cunave ne mamurras ka pas qene nje ven i tille shoqerimi. Eh sa batuta ka frymezu ai ven! smiley

smiley

"hapje shpirtrash" si ajo... loool

Problemi nuk qendron tek gjesti, po tek kamerat.

Lufta i permban te gjitha, sepse ushtaret jane lloj-lloj robsh, nuk jane robote te nje prerjeje, keshtu qe nder 100 mije ushtare mund t'e gjenden pa problem 100 apo edhe 1000 qe dhunojne kufomat, duke peshtyre, pshurrur, gjymtuar, djegur etj.

Te marrin 1000 civile, 1 deri ne 10 nga keta, me siguri kane probleme psikike, probleme personaliteti, urrejtje patologjike etj.

Ktheji ne ushtare, dmth shtou presionin e perditshmerise me 1000 %, keta civile i ke ushtare te lajthitur.

Prandaj problemi ne thelb qendron tek kamerat qe sot po nxjerrin pislleqet e luftes, te cilat pastaj perdoren per qellime politike.

Natyrisht çdo njeri me nje fije moral e denon kete gjest, por fatkeqesisht dhunimi i kufomave eshte dukuri fiziologjike e luftes, ushtari eshte njeri, pavaresisht uniformes apo idealit per te cilin lufton.

Kur te kemi ushtare robote, mbase do ndryshojne gjerat, por edhe aty do dale programatori i çmendur i rastit.

Ne lufte njeriu eshte cnjerezor!..ne luftrat e sotme,keto episode jane te pranishme ng te dy palet ne lufte, lufta eshte cmenduri, kam nje bindje, qe  te njeten gje ose ne nje forme tjeter, me te shemtuar, mund te jete bere nga talibanet me amerikanet, pak duken psh ato prerjet e kokave ?!! a nuk eshte edhe ajo nje perdhosje e kufomes ,si kjo e urinimit! Per mu eshte njesoj! Te dyja jane te shemtuara! Kam pare nje filmim qe tani nuk po e gjej, kur somalez, kishin vrare nje ushtar amerikan, dhe e terhiqnin zvarre, duke qesh ne tufe si njerez te eger! Pra ndodhin ne te dy palet! Edhe kjo foto  eshte thjesht nje lufte mediatike, psikologjike, nga te dy anet e kundershtarit me rob  lufte te perdhunuar, me te vrare te perdhunuar, nga te gjitha palet,shemti e gjalle per ne qe jemi larg, dhe argetim per ata, qe jane te cmendur! 

eshte nje akt i denueshem por qe une sdo te denoja kurre ata ushtare. e shumta do ti beja nder duke i hequr nga sherbimi ushtarak e duke i derguar ne shtepite e tyre 

ata mund te jene ne rrezik per jeten e tyre  nqs berja e shurres eshte nje veprim qe i cliron nga stresi ( pshurrja si akt biologjik  eshte nje lehtesim) dhe tek e fundit  kane vrare ca plehra qe quhen talibane qe vrasin gra fe mije e te njerez te pamundur e te pafajshem e qe duan ta kthejne boten ne nivelin zero. 

duhet respekt per kundershtarin por jo per keta plehra talibane qe luftojne per veten e tyre duke perdorur emrin e zotit e qe nuk jane gje tjeter vecse djaj ne toke.

 

mos eshte vidio e montuar nga talebanet? te kishte USA Sulen udheheqes ato vidio ishin hedhur  ne plehra: regjistrime te paautorizuara dhe te prera 28 here. sa pa fat jemi! perhere kemi patur udheheqes te nivelit boteror ne nje byc vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).