Ne vazhdojmë të kemi ardhje patriotësh. Rrugët para tyre, njësoj si në 2005-n, njësoj si në ‘98-n a 2000-n, janë dy. Ose të ingranohen në sistemin e korruptuar, ose të kthehen andej nga ishin.

Pak ditë më parë tek respublica.al një djalë me emrin Orgest, i shkolluar dhe banues në Amerikë, bëri publike një letër që ia kishte dërguar kryetarit të opozitës, z. Edi Rama. Thelbi i letrës ishte oferta e Orgestit për të vënë në dispozicion dijet e aftësitë personale të tij (dhe të tjerëve si ai) në zhvillimin e Shqipërisë, në ngritjen e shoqërisë shqiptare në standarde më të larta dhe në dhënien fund të tranzicionit.

Letra e Orgestit është sa e sinqertë, aq edhe naive.

Letra e tij na sjell në dritë një mospërputhje të fortë mes realitetit konkret shqiptar dhe atij ideo-emocional të shumë prej njerëzve tanë jashtë shtetit, që pavarësisht se janë në Amerikë, Suedi a Zelandë, sytë i mbajnë nga Shqipëria.

Meqenëse Rama nuk ka pasur kohë ose mundësi t’i përgjigjet, po përpiqem t’i kthej unë një përgjigje.

Ata që erdhën njëherë

Orgesti ndoshta nuk e ka ndjerë atje ku është, por, ne kemi pasur e vazhdojmë të kemi ardhje djemsh e vajzash të arsimuar në Perëndim. Ardhjet shpeshtohen me raste zgjedhjesh, kur shpresat a shanset për të përmbysur një grup qeverisës e për ta zëvendësuar me të rinj, është e madhe.

Jo për cinizëm, po për lehtësi termash e më tepër me një dashamirësi të butë, po i quaj “patriotët”.

Një grup i tillë i madh është dhe ai që unë kam votuar plot shpresë në 2005-n, e që më zhgënjeu personalisht shumë. Nga ai grup plot energji e ide, disa ikën, u spostuan ose u eliminuan me ligjin e më servilit, ndërsa të tjerët u futën në sistem.

Jo rrallë, lexojmë në media të përfliten për korrupsion emra patriotësh, nga ata të shkolluarit jashtë, nga ata që u kthyen për të kontribuar për vendin e tyre. Me sa duket, shkolla, dijet, standardet që sillnin nga jashtë nuk i rezistojnë dot korrozionit të sistemit. “Këtu te ne, siç më thoshte një mik, kushdo blihet. Madje, nuk shtrohet më as pyetja ‘për sa?’.” Sot, edhe ata vetë besoj e kanë harruar se çfarë kanë qenë. Sot, ata e kanë harruar që dikur shkruanin letra si të Orgestit.

Ne vazhdojmë të kemi ardhje patriotësh. Rrugët para tyre, njësoj si në 2005-n, njësoj si në ‘98-n a 2000-n, janë dy. Ose të ingranohen në sistemin e korruptuar, ose të kthehen andej nga ishin.

Çfarë duhet të bëjnë për të hyrë në sistem?

Për t’u ingranuar në sistem, kushti është një: bëhu pjesë e sistemit. Sistemi menaxherial që ne kemi ngritur është një sistem neo-kooperativist. Në zyrat e shtetit punon vetëm një, dhe paguhen 8. Profesionistët heshtin para arrogancës së atyre që drejtojnë çdo zyrë, të futur në punë me partishmëri, me miqësi ose me forcën e parasë.

E jo vetëm shteti, por dhe shumë sipërmarrje private funksionojnë me metodat e menaxhimit komunist. Drejtimi me familjarë të paaftë ose me miq e shokë, ka bërë që siç më tregonte një mik, çdo ndërmarrje private me mbi 10 vetë, kthehet në kooperativë.

“Brigadieri i di të tëra. Brigadieri, është i biri/miku i filanit. Brigadieri, ka shumë frikë nga ata që dinë më shumë. Brigadieri të bën gjëmën, të heq ditën e punës! Duhet fjetur me Brigadierin. Sa shtëpi të bukur kishte Brigadieri!”

E pra, patriotët do të duhet të vijnë e të konkurrojnë në këtë sistem vlerash! Diplomat e tyre të perëndimit do t’i vënë përballë kartonëve tona të bakallit, shkollimin e tyre rigoroz përballë rrjetës sonë rigoroze të miqve, integritetin e tyre përballë shkeljes me këmbë e lënies pa rrogë.

Ata që nuk pranojnë ta shesin integritetin e të konformohen në sistem, ikin mbrapsht. Të tjerët janë akoma këtu, në sistem, madje në majat më të larta. Vetëm se nuk mund t’i quaj më “patriotë”. Janë shndërruar në tjetër gjë. Tek ne uji është më i ndotur afër burimit.

Partizanë, në vend të patriotëve

Edhe në i thirrshin për të drejtuar këtë vend, i thërrasin për t’i shërbyer kauzës së Partisë, jo vendit. Dhe partitë tona dihen, NJËRI i di të gjitha, të tjerët duhet të rrinë në rresht e të bërtasin “urra” ose “para partizanë”.

Prandaj nuk i thërret njeri. Vendet e luftës, janë zënë. Rreshtat janë plot me partizanë. Kujt i duhet një partizan me shkollë? Për më tepër, një partizan me ndjeshmëri perëndimore!

Në këtë pikë, patriotët pyesin veten, pse nuk po i thërret njeri? Pse këtu ka kaq shumë nevojë për specialistë e menaxherë të aftë e me vizione, dhe vazhdojnë të punësojnë njerëz me diploma false?

A mos nuk duhet të presin nga të tjerët?

Do të më pëlqente të besoja, se ata duhet t’i dalin vetë zot vetes. Të vijnë këtu e ta gjejnë vendin e tyre! Të bëjnë diçka. DikuSh do t’u sugjeronte të futen në degët lokale të ndonjë partie e të luftojë sistemin që aty.

Në fakt, patriotët nuk duan të vijnë të luftojnë. Lufta, na përket neve këtu. Ata, duan vetëm të punojnë, të ndërtojnë. Por tranzicioni ynë është luftë, ndaj nuk mbaron dot me njerëz që ndërtojnë. Tranzicioni ynë mbahet gjallë përmes luftës. Luftë për ekzistencë, luftë për territor, luftë për pasuritë e nëntokës e mbitokës, luftë për të shtënë në dorë gjithçka trashëguam, luftë për të zënë një vend pune e më pas për ta mbajtur, luftë për vota, luftë për të mos dorëzuar pushtetin, luftë për të mos hyrë në burg. Pra, vend për ndërtues nuk ka. Para partizanë!

A na duhen vërtet këta njerëz?

“Sistemi nuk i krijon njerëzit, nuk i krijon as aftësitë dhe tiparet e tyre. Sistemi vetëm i shfrytëzon dhe i favorizon ato aftësi, ndjenja dhe interesa, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e tij. Secili tipar tjetër, shikuar nga pozita dhe nevojat e tij, është i tepërt dhe i dëmshëm” i referohet Karel Kosikut, në një shkrim të vetin Ibrahim Berisha.

E thënë me fjalët e Artan Lames, sistemi u thotë këtyre të rinjve “Ikni se na prishni punë”.

Unë do të doja të thosha që ata nuk janë kompatibël, d.m.th., të përputhshëm, me sistemin. Nëse njerëz të aftë e profesionalë, të ndershëm e me integritet, do të ingranoheshin në sistem, ata do ta prishnin sistemin. Druri i drejtë, e prish stivën e drurëve të shtrembër.

Prandaj, as Rama nuk mund t’i kthejë përgjigje Orgestit. Nuk ka çfarë t’i thotë. Ai e di që sistemi nuk e pranon gjakun e ri. Sistemi ynë pranon vetëm një lloj grupi gjaku, atë të korruptueshmin. E kotë t’i sjellim këtu kur nuk i përdorim dot. Do të ishte gjak i shkuar dëm. Nuk kemi pra, ç’t’u ofrojmë patriotëve, ata NUK janë të përputhshëm me sistemin. Dhe, ndoshta më mirë. Do të ishte një ftesë për në ferr.

“Duku një herë nesër!”

Mund të duket sikur po u them patriotëve të presin sa të “vdesë” sistemi, e pastaj të shohim. T’i mbajmë përkohësisht me shpresën tipike shqiptare “duku i’herë nesër”.

Në fakt, ky sistem, sado i dobët e i paqëndrueshëm, nuk bie vetë.

Duke gjykuar sesi demokracia tek ne ka marrë forma tribale e bajrakësh, kam frikë se rruga më e afërt e zgjidhjes do të ishte ajo përmes atij që një historian yni e quan “sovran i ndriçuar”.

Gjithçka fillon duke ringritur një sistem konkurrence, që fillon që tek diplomat, vendet e punës, e përfundon te konkurrenca e ndershme ekonomike. Këtë mund ta bëjë një njeri me vizion, frymëzues e me aftësi menaxheriale në gjendje ta transformojë sistemin nga lart-poshtë.

Kur ta gjejmë një njeri që të përcjellë këtë standard nga maja e Piramidës së pushtetit tonë, do t’ju njoftojmë. Por, siç duken bathët duke vëzhguar projektet politike, stafet njerëzore, apo frymën e lidershipit vendas, e mira do të qe të mos rrinit me veshin te dera.

11 Komente

5*
Te kthyerve gjithmon ju kam uruar

"Rruge te mbare dhe mundohu te mos ndotesh"

Kthimi i tyre vec demoton kombin pasi ata ose zhgenjehen dhe ikin pergjithmone ose ndoten dhe behen qelbanike si te tjeret.

Kthimi i tyre i duhet vendit kur vendi te ndryshoj. Rendesi ka per te ikurit te mbajne lidhje me shqiperine dhe me ndihmen e zotit dhe ndonje te "cmenduri" qe te mare persiper te ndryshoj vendin duke mohuar interesin e tij personal dhe atehere duhet kthimi i te ikurve , ndryshe ......

mire qe the me ndihemn e zotit, se po thosha po ky ci ka keto qe thote.

kjo tregon sa kot ia ke fut, dhe sa keq punet jane aty tutje ne gerxhet e ballkanit.

sa per orgesin ka vend llafi: te jesh naiv, po jo edhe aq sa orgesi!

Une edhe mund tja kem futur kot.....por qe punet jane keq atje ne gerxhin e ballkanit kete e pranoj me ty komplet
Sa per Orgesin....nuk e njoh ...dhe kam dy dyshime ...
Njera eshte se ai eshte naiv ( kemi pare naivitet te tille edhe me pare...Ajo cuca e PS qe u kthye...si ja thone emrin ...?)
Tjetra Ai mund ti kete punet keq ketu ne mergim dhe kerkon te kthehet duke dashur te fitoj ndonje vend ne qeverine e ardheshme me shkrime te tilla ...kriza e fundint i ka keto........( kemi pare edhe kete...shume here....)

po te jap dhe nje te trete:

i ka punet ne vije ketej dhe thote me vehte tek sheh hajvanlleqet qe ndodhin aty (kuptohet ne momente deliri dhe naiviteti te pa precedente) : dale ti ndihmoj dhe ata injorantet ne ... aty ci thone, se mbase e bejne nga mosdija.

qe e dine sec bejne ata pertej detit kjo nuk ka dyshim dhe qe e kompesojne injorancen me nje aftesi te theksuar per ti bere gjerat te duken normale (qe quhet mashtrim ne te gjitha format), prape dhe kjo nuk do kallauz.

sa per rudinen qe i mesovi gjerat THE HARD WAY me kujtohet njeri qe me tha: nuk e di, po me duket se do meret me politike ne shqiperi smiley kur mori superxhirot e PS.

me duken shume naive keta qe mendojne se pasi mesuan regullat e lojes shkojne te shohin se si zbatohen gjithandej (vecanerisht ne albania). po harojne nje regull edhe me te vjeter se demokracia dhe ekonomia moderne, qe i perkthyer ne shqip thote:

une e coj qeren e qeverise nga i behet me mire grupit qe me vjen pas e me mbeshtet e qe e shtyn nga pas.

" .... Në këtë pikë, patriotët pyesin veten, pse nuk po i thërret njeri? Pse këtu ka kaq shumë nevojë për specialistë e menaxherë të aftë e me vizione, dhe vazhdojnë të punësojnë njerëz me diploma false?... "

  Koloreto, mu sikur ka hyre ne menjen time smiley se te njejten pyetje i bej dhe une vetes.  

 

" .... Në fakt, patriotët nuk duan të vijnë të luftojnë. Lufta, na përket neve këtu. Ata, duan vetëm të punojnë, të ndërtojnë. Por tranzicioni ynë është luftë, ndaj nuk mbaron dot me njerëz që ndërtojnë. Tranzicioni ynë mbahet gjallë përmes luftës. Luftë për ekzistencë, luftë për territor, luftë për pasuritë e nëntokës e mbitokës, luftë për të shtënë në dorë gjithçka trashëguam, luftë për të zënë një vend pune e më pas për ta mbajtur, luftë për vota, luftë për të mos dorëzuar pushtetin, luftë për të mos hyrë në burg. Pra, vend për ndërtues nuk ka. Para partizanë! ... " 

 E me te lumte pena smiley Shyqyr qe doli nje qe na kupton ne emigrantet. 

" .... Unë do të doja të thosha që ata nuk janë kompatibël, d.m.th., të përputhshëm, me sistemin. Nëse njerëz të aftë e profesionalë, të ndershëm e me integritet, do të ingranoheshin në sistem, ata do ta prishnin sistemin. Druri i drejtë, e prish stivën e drurëve të shtrembër..."  

Oho smiley ç'me kenaqi ky mua. A e njeh njeri (nga komentatoret) autorin. Dua ta qeras nga zemra. 

 

" .... Prandaj, as Rama nuk mund t’i kthejë përgjigje Orgestit. Nuk ka çfarë t’i thotë. Ai e di që sistemi nuk e pranon gjakun e ri. Sistemi ynë pranon vetëm një lloj grupi gjaku, atë të korruptueshmin. E kotë t’i sjellim këtu kur nuk i përdorim dot. Do të ishte gjak i shkuar dëm. Nuk kemi pra, ç’t’u ofrojmë patriotëve, ata NUK janë të përputhshëm me sistemin... "  

Ky me boni me gjith men, jo vetem te pij goten e trete te venes smiley por te me ndezi gjakun e te me japi ndjesi nga me te ndryshme smiley Them keshtu, sepse tani po e kuptoj refuzimin e PS ndaj meje. Pra ata nuk duan nje njeri te ndershem, me vizione, sepse qenkan pikerisht si te korruptuarit e PD. Pra nuk paskan shum ndryshime me PD, siç thote dhe populli. Mirpo kete ze, ata nuk duan ta ndigjojne. Pune per ta, demi i tyre. 

 

" .... Gjithçka fillon duke ringritur një sistem konkurrence, që fillon që tek diplomat, vendet e punës, e përfundon te konkurrenca e ndershme ekonomike. Këtë mund ta bëjë një njeri me vizion, frymëzues e me aftësi menaxheriale në gjendje ta transformojë sistemin nga lart-poshtë... " 

Pavarsisht se Koloreto, dy rreshta me poshte shprehet skeptik, une do ta kundershtoja pakezzz ketu, se nje njeri me vizione dhe projekte te qarta, mund ta ndryshoje gjendjen, padyshim, me ndihmen e ligjit, dhe ekipit qe zgjedh se bashku me kreret e partise fituese apo qe pretendon te fitoje. 

Yes!!!

Emigrant, kjo ishte tema me interesante per mua, dhe mendoj edhe per shum shqiptare qe mendojne per Shqiperine, dhe habitem se sa pak komente paska.  

S'di si te bej ate fytyren qe shpreh dhimbje smiley 

ca do mer Kolo...vete kthimi ne shqiperi eshte hapi i pare i dorezimit te egos se robit. pershtatja me sistemin eshte thjesht natyrale pastaj smiley

Eh mer Pjer djali.... ne te vertete kete temen ketu e solla vetem per ju bashkepatriotet e mij qe me te vertete kerkoni qe ti beni nder ketij vendi nepermjet harxhimit te dijeve dhe kohes tuaj te vyer per te na bere ne shqiptareve njerez...po ne nuk ju kemi hak, nuk ju meritojme....ketu do te vuajme ne mjerim e pocaqi, vetem e vetem qe ju te mos lodheni e te harxhoni energji per ne....

Ne na duhen me shume njerez si Meta, Mediu, Basha...Berisha e Rama se sa njerez me VIZIONE TE QARTA  si ju andej....

jo, i dashur jo, na lini rehat ne mjerimin tone te thelle .....

smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).