Bumçi: Punimi fitues stilizon shqiponjën në formën e një flake jubilare dhe i përngjan një trofeu. Ai është një simbol festiv dhe nuk sfidon simbolet zyrtare të Shqipërisë

Kryeministri Berisha rikonfirmoi idenë e shpallur më parë për ndërtimin e një monumenti madhor me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, në mbledhjen e Komisionit Ndërministror për pavarësinë, gjatë së cilës u përzgjodh edhe logoja zyrtare e kremtimeve. 

Në hapjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se “monumenti që do të përkujtojë 100-vjetorin duhet të ngrihet, ndërsa Ministria ka shpallur konkursin për të përzgjedhur projektin fitues”.

Më parë, një ide e tillë është kundërshtuar fuqimisht nga Aleanca Kuq e Zi dhe banorët e Vlorës, të cilët theksojnë se nuk ka nevojë për një monument të dytë pavarësie, pas atij që prej dekadash qëndron në hyrje të Vlorës.

Ndërkohë, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, shpalli logon fituese. “Midis 24 artistëve, komisioni ka arritur të përzgjedhë punimin më të mirë, atë të artistit kosovar, Zeni Ballazhi. Punimi fitues stilizon shqiponjën në formën e një flake jubilare dhe i përngjan një trofeu. Ai është një simbol festiv dhe nuk sfidon simbolet zyrtare të Shqipërisë”.

Në Këshillin Ndërministror, u diskutua vetëm mbi disa detaje të logos, si shkrimi që do të vendoset nën të. Kryeministri Berisha sugjeroi ndërrimin e shkrimit 100 vjet shtet shqiptar, me argumentin se shtet shqiptar ka patur edhe më parë gjatë historisë, si shteti i Skëndërbeut, i Arbrit, etj. Ai sugjeroi që të vendoset vetëm 100-vjet pavarësi ose 100-vjet Shqipëri.

”100-vjetori duhet t’u shërbejë shqiptarëve për të vlerësuar më shumë veten dhe vendin e tyre”, shtoi Berisha, i cili iu rikthye nevojës së rishikimit të historisë. “Të vërtetat historike duhet të shprehen qartë dhe të shihen në dritën e aktualitetit të sotëm. Është e rëndësishme që ata miq të paktë që kemi patur t’i nderojmë në këtë 100-vjetor”.

Kryeministri theksoi gjatë mbledhjes së zhvilluar pasditen e se enjtes, se është e domosdoshme që kremtimet të kenë një karakter mbarëkombëtar.

”Është e domosdoshme një përballje mbarëkombëtare, pasi pavarësia ishte një përpjekje gjithëshqiptare. Në të gjitha rrethet e vendit duhet të parashikohen ngjarje dhe kremtime.  E gjithë bota shqiptare duhet të bashkohet, edhe në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë. Pavarësia nisi me Lidhjen e Prizrenit, në 1878 dhe përfundoi në 2008, me pavarësinë e Kosovës. Pa të, flamuri shqiptar në rastin e 100-vjetorit do të ishte në gjysmështizë”.

Video Kronika

100 Komente

vagina kuq e zi...kushedi sa sorra jallasoj ka nxjerr.

sa per gjysem shtize, flamuri prape i bie te jete se krejt cameria, malesia, fusha e pollogut, presheva jane pertej kufijve, i dashur sale, dhe shumica e ketyre tokave te humbura perjete, te zhvoshkura nga shqiptaret e nga shqiptaria. 

nuk ehste mire te te ngrihet kaq shpejt flamuri, se le nam pastaj. 

Shume logo e bukur!

 

Ngjan si simbol satanist, si "cjap" me sakte smiley

Ca fantazie robt?! Vagine, simbol satanist, cjap... (nqs. eshte kjo e fundit do te ishte ok pasi briret e cjapit gjenden edhe tek kokorja e Gjergj Kastriotit.

Pa u futur ne muhabete shume te fella, dhe duke konsideruar vecse formen, mua me pelqen logoja. Me pelqen se si e kane stilizuar shqiponjen dhe me pelqen gjithashtu edhe efekti viziv qe krijohet nga kryqezimi i kokave (me saktesisht, i qafave).

Nuk me pelqen vetem fonti i shkronjave qe duket si nje Arial banal.

PS: Sa per te cekur muhabetet e fella: interesante dhe shume simbolike qe Shqiponjes i mungojne pikerisht krahet (qe sherbejne per te fluturuar dhe per te shkuar lart). Ato dy kokat duket sikur jane servirur ne nje tepsi si koka e Ali Pashes ne Stamboll apo sikur shqiponja te kishte lindur me handikap.

Ne fakt ne keto 100 vite pavaresi shqiponja s'i ka perdor hic krahet. Tashi qe e mendoj, them se nuk ka perdorur as koken. Ne kete sens do kishte qene mire qe autori te ishte kufizuar vetem tek fundshpina.

Me ndjefte Zoti, po mua mu duken si dy koka neperkash qe vjellin ne dy kahe te kunderta.

 

Ne ket logo simboli i shqiponjes per syrin tim del i kompromentuar, larg unifikimit si 1 komb,1 gjuhe, 1 flamur, ..pse 2 shqiponja te ndryshme, 2 gjuhe te ndryshme gjithashtu ? smiley

sikur te hiqej ai "sqepi" dhe "gjuha" do te ishte  me bukur ,  thejsht me i unifikuar simbolikisht !

Nejse pune konceptesh shijes pune syri kjo logoja rendesi ka qe ky 100 vjetor te jete ogur i mbare per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne..

100 vjetori i pavaresise ne Tirane..
Hazerlleqet me shpallje Vlore 'llaf turpi' fillojne nje vit para.

se ç'te jep nje ide neperke kjo logoja..me ato gjuhe
se ka neperka e neperka xhanem,po kjo duket si neperke bitch.

"neperke bitch."

smiley

po te njit kto koh ky llaf smiley

Yeah! Like it! Life is a bitch! smiley

zheleznovi: a nuk mund te jene dy kokat tona keshtu (i ve krah per krah), si ne flamurin tuaj?

mujo bermema: po, por duhet te jene koka shqiponjash.

zheleznovi: pse, po koka ime c'eshte, koke gjarpri?

shenimi im: keto mund te jene cdo lloj stilizimi, minimalistike, simbolizmi e c'te duash, por koka shqiponjash nuk jane. per mua jane shume si koka gjarpri. Dhe po, eshte e vertete qe pare ne fragment, dicka prej gjuhe gjarpri ka edhe ne shkaben e flamurit, por atje detaji mbulohet mjaft mire nga masivja e trupit te shqiponjes, qe s'ka asgje gjarperore. Ndersa kjo ketu e perforcon 100 fish gjarperllekun. Me nje fjale, ne mendimin tim, eshte nje logo e shpifur!

Me thene te drejten, (nuk ka te beje fare me sqepin), por nga menyra se si eshte kerrusur shqiponja dhe nga forma e pjeses se ballit, mua me kujton me shume ate alienin e vogel tek filmi "Alien" (e keni parashysh kur del nga barku i atij cunit?).

Kerkoni "Alien chestburster" ne Youtube.

E kisha fjalen per kete:

 

 

 

Ja edhe nje imazh me i kthjellet i logos:

Nuk me pelqen... ca me tej, nuk e kuptoj perse kuq e zi kur shume mire mund te perdoreshin nuanca te ndryshme te bluse..

Ej po pse njera gjuhe eshte me maje e tjetra jo?

Je i madh! S'e kisha vene re!

Ai eshte totalisht nje gabim ne realizimin grafik. Nuk behet fjale thjesht per nje pune "maje" apo "jo maje", por jane dy stile krejt te ndryshme paraqitjeje brenda se njejtes logo.

me maje jane te dyja, por kjo e djathta eshte pak ne profil. smiley

Une mendova se ja prene gjuhen shqiponjes se flet shume smiley 

ps. EEEEEE re EEEE jo i.  smiley

moj neperka pika pika
tek gryk e lumit te prita
me di gure te godita.
popullismiley

Perjashtuar kete defektin qe sapo u vure te gjuhes se prere(nuk besoj se eshte domethenie por thjesht nje pakujdesi),logo e pavaresise me duket e gjetur ,e thjeshte dhe e bukur.Eshte nje paraqitje grafike shume domethenese,elegante!

Po pra! Kete mendoja edhe une. Po keta skeptiket e peshkut me cuan ne rruge te keqe! smiley

nese e ke per elegante se o vije e holle po...elegance tjeter ska.  kopjim i rendomte italian. te pakten ata kane avionet freccia qe formojne flamurin e tyre ne qiell. 

Snuk fare kjo. Shqiponja nuk mbahet si shpend i zgjuar po si shpend i shkathet dhe symprehte. Kujdes per bijte e saj e gjera te tilla. Qe ne fund te fundit jane edhe karakteristikat e popullit tone.

Snuk fare per 100 vjet kjo ...po hajt mo ta gezojme. 

Nuk eshte i keq. Mund te kish qene pak me modern. Eshte pak naiv, me simetri te renduar. E kuqja dhe e zeza mund te ishin me afer per te dhene impakt me te fuqishem. Jane larg si te jene kryqezim hekurudhor. Megjithate nuk eshte i keq. Ne fund te fundit ka pasur nje konkurs dhe ky ka fituar.

nashti me moderne veq te kish thene " e pe ca mendimi kisha?" Simetria duhej ne kete logo. Eshte karakteristike e popllit te ndare. gjithesesi qejfe qejfe kjo dynja

"simetria eshte karakteristike e popullit te ndare" ... fjale e madhe kjo smiley

duket si nje version i stilizuar i simbolit te neperkes se mjekesise.

A ka pas dore Pango ke kjo dizenjo?

Jane larg si te jene kryqezim hekurudhor.

Ueee.. i madh! Qekeni te gjithe specialista ne grafike mor jahu!

Fiks kryqezim hekurudhor!

Atehere, per te bere nje permbledhje te shkurter, deri tani e kemi krahasuar me:

1) Vaginen (kete po evitoj ta ilustroj)

2) Cjapin - kjo nuk quhet se cjapin e kishte edhe Skenderbu ne kokore

3) Alienin e vogel qe del nga barku i njerit prej kerkuesve tek filmi "Alien"

4) Gjarprin (si gjarpri i simbolit te mjekesise psh.)

5) Neperken

6) Kryqezimin hekurudhor

 

Ka nanjoni ndonje ide tjeter?

 

Rockwool 4lbs per ft3 fibrex5.jpg

-90 grade..

a deshe me na tregu qe sapo ke pre thojte?  hahahaha

Ke ngatrru temen! "Sfungjeri izolues" tek tema me izolim termik! smiley

Mua me duken si shushunja qe thithin gjak...dy jane te mbushura me gjak te kuq, dy te tjera me gjak te zi.. smiley

Logoja tmerresisht e shemtuar dhe disporpocionale. Koka e shqiponjes ngjan si belldunga dhe sqepi eshte sa gjysma e qafes. Minimumi, ato linjat duhet te ishin permbys, pra e trasha poshte, e holla siper. Po kujt ti thush. Katnaria mbreteron.

sa e hoqen nje koment te alidemsit siper teje, ku ai blendi mania thoshte:

Në ministrinë e Kulturës qeshin duke thënë se Aldo Bumçi e selektoi vetë fituesin ngaqë emri Zeni e tremb pa masë.

smiley

 

A ka munci t'shikojme edhe ato modelet jo-fituese, qe t'kuptojme me mire se ce ka shty Aldon te zgjedhe kete model?

 

Pse e ka nje llape te preme kjo shqiponja?

Gabim Grafik! smiley

Ca t'thush me teper per shtetin tone!! smiley

nuk eshte problemi i stilit apo dizajnit. Nuk kishte si te ishte ndryshe. Ideja ishte e thjeshte ... ky eshte nje preteks i mire per te qarkulluar ca para te qeverise. Problemi ishte se nuk mund te vendosnin dot se sa se shpenzime nga te kater anet, ekonomia ne krize, zgjedhje pa mbarim, etj. Me ne fund i erdhi rradha kesaj dhe, sic u premtua, u gjeten dhe parate. Puna eshte ka hyre viti 2012 dhe te besh nje monument madheshtor qe te sherbeje si simbol per 100 vitet e ardhshme duhet me shume kohe dhe mendim. Atehere, zgjidhja e thjeshte eshte te behet dicka e thjesht qe mund te mbaroje deri ne fund te vitit qofte dhe me llac e beton dhe me nje cike boje. Por, le te jemi optimiste dhe te themi "rendesi ka mendimi" smiley

Aman ,sa kritik qe jeni!
Nuk thoni shyqyr qe nuk u perfshi emri i Berishes dhe i Jozefines aty,se ndonje cudi nuk do ishte.smiley

 

eshte perfshire, eshte perfshire sepse logoja u shpall nga Berisha. Besoj se po ta kishte shpallur Edi kete Logon pas nje konkurimi te drejte, transparet dhe a-politizuar si avokatin e popllit (opozitar) komentet e peshkut do cirreshin nga entuziastlleku.

P.S. Logoja eshte logoja me estetike, origjinale dhe goditur se cdo logo tjeter qe mund te kemi pasur per kombin tone. Eshte nje Logo fantastike, qe u be nga nje shqiptar (simbolika, i kosoves!) dhe na nderon te gjitheve, pa perjashtim fetar, politik e krahinor. Nuk e kisha menduar se do te kishim nje Logo te tille qe i permbush te gjitha aspektet me kaq elegance e pa tallava piktoreske alla pallatet me 100 bojna jevgjish si ne Tirane.

Une propozoj qe e drejta e Logos pasi te mbaroi ky vit i gezueshem ti kaloje ndonje reprezentanti Institucional dinjitoz te kombit shqiptar. [shtojce: pak a shume keshtu do te komentoheshe po te ishte prezantim i Ramosve dhe jo i kundershtarit smiley]

kev

Kevinjon,pavaresisht se me mbajne si te kuqe ketu ,une u shpreha se me pelqen logoja.Po ti ,e pelqen se te pelqen vertet apo se e propozoi Berisha dhe jo Ramasmiley

mi piace da vero se kom gusto a-politike smiley

Shije apolitike ti?!

Ma non diciamo cazzate! smiley

Ti kritikon me siper dhe ben mire, se ne fakt e di cfare kritikon. Kritikon veten. smiley

Pse nevojitet "logo" e vecante per 100vjecarin, i erdhi gje data e skadimit flamurit kombetar dhe duhet zevendesuar?

Qe t'shiten t-shirta per "refugjatet" si puna ime dhe per plazhistat qe do na urdherojne nga Vushtrria ne behar! smiley

 

Me fal, po ketu po ja fusni kot. Nuk ka asgje te keqe qe t'i dedikosh nje logo te caktuar nje eventi te vecante si ky.

Pune tjeter pastaj nese ky event (100 vjetori i shpalljes se pavaresise) do mbetet vecse nje logo apo do te jete nje event prej verteti.

olso, jom tuj vra menjen si i kena pas thon dikur event-it kur nuk dijshim inglisht. Any clue?! smiley

"Ngjarje" me duket. Psh: Pervjetori i shpalljes se pavaresise eshte nje ngjarje e rendesishme".

Ne fakt "ngjarje" duhet te kisha perdor edhe une, por m'u duk sikur nuk i nenkuptonte aktivitetet dhe prandaj me erdhi me kollaj me perdor "event" qe eshte e lidhur me teper me boten e spektaklit dhe kur thua "event" te duket sikur nenkupton edhe spektaklin qe e shoqeron.

Zakonisht per keto raste priten medalje, nxirren pulla apo monedha te vecanta. Logo nuk e di kujt i hyn ne pune per aq kohe sa flamuri kombetar eshte ende ne perdorim dhe nuk ka pretendime per ta ndryshuar.

Sa per bluze, edhe nja 3 koka te tjera ti shtojne asaj shqippnjes se logos une prape s'e blej smiley

Une prape nuk jam dakord me ty. Ndoshta jam i ndikuar nga fakti qe vjet ishte 150 vjetori i bashkimit te Italise dhe ishte realizuar nje logo, edhe kjo me duket normale:

Logoja:

Ja edhe pullat:

Mbase, por ajo logo qe ke sjelle ti me siper eshte ca me e lehte per tu pranuar pasi ndryshimi mga simboli ekzistues eshte minimal.

Olso, mua me pelqeu karikatura e Agim Sulaj per 150 vjetorin e bashkimit te Italise. fitoi edhe cmim me duket.

 

Burgos Satira - Fratelli d'Italia

Nuk i thojshim "event" i thojshim "eveniment"! smiley
 

Nqs s'e maj men gabim! smiley

Fiks mrroklle. E kisha harru krejt ket fjale. smiley

Kjo logo mund ti shkonte ndonje olimpiade kooperativash ku fitues del gjithmone KTL Krutje nga Ushnja.
Ugly.

Ndonjeri duhet t'i jape nej shpulle mas koke Aldos dhe ti thote: "Puff, puff, give man. Three puffs in a row and you'll hurt yourself". smiley

Është vërtet shumë e shëmtuar dhe e realizuar shumë trashë. Aty thuhet se ka formën e një "flake jubilare", po cilës flake i trashen gjuhët kur ngrihet lart? Kokat e shqiponjave duken të kërrusura, kombinimi i gjuhëve, sidomos kokës së kuqe, me gjuhë-flakën e zezë, është shumë i shëmtuar. 

Janë veç tetë vija për të nxjerrë këtë gjënë këtu, shikoni si shembull minimalist, logon e Ajaksit, me 11 vija: 

si nata me ditën.

Cfaredo qe te ishte hedhur ne Treg , babasqapi fjalim do mbante se s'ben..
" Është e rëndësishme që ata "miq të paktë" që kemi patur t’i nderojmë në këtë 100-vjetor”.
Shume interesante kjo fjali .""" Miq te paket qe kemi ??????""
patjeter te Familjes , rajersoni dhe fazllic , sepse Shqiperia sikur ka MIQ shume . ...dhe mbi tegjitha pse te miq te Paket ? Arsidi , Packu , musteqetenderi austriak , daullja ehyha sa te tjere si " miku im Kamdesy " "se miku im familjar zotrie Berluskoni " " po po Deviroli zotrie , do vij une dhe atye " , 'ambasadorja e Shqiperise zonja Topalli " etj etj ..Pse pake jane ?
Edhe shprehja " ti nderojme" duket si nje nje huazim i Fitnete Rexhes
Me njato kokra rrumbullake
TI NDEROJME o miqt pas darke .... smiley
Me zi se ky simbol nuk ka ndjellur asnje simbol tjeter ne Shqiperi . Simbol - Logo tipik per nje shtet qe feston pervjetor GJARPERI ! Simbol SERB i arsyeshem si histori mijravjecare! ....
Deri aty ka vajtur karagkozlleku bumcave , sa duhet me i shpjegu Shqipetareve se ato vijat e kuqe dhe te zeza simbolizojne Flamurin dhe ato vijat kuq e zi duhet me perfytyru Shqiponjen e flamurit ! Pune BUMCESH ! Jane ca pare qe duhet shperbly dikush , si forme gjarpri qe rreshket neper xhepa . Pune Kusaresh qe as u Rruhet jo per Pavaresi por as per Sovranitet te Kufizuar , ne nje kohe qe Shqiperine e kane nxjerre ne treg
Kush ka Pare ta BLEJE !

e ka rrit Sala mirQENjen sa tashti ka fillu me na kap halli logove  e stampave

erdh dhe dita e arbërit për zotin erdh

Aleluja Ruzhe. M'kujtove nje kenge nga e kaluara ku dy rreshtat e fundit ishin:

"Opopopo ce dogja shamin o ne va ne valle
Hopa more djem o djema, sot nuk kemi halle fare eeeeeeeeeeeee"

smiley go go work, leni bloqet

Kjo logo m'flet dhe me thote: Arabi dhe Fashizem. smiley

Olsi,

mua, ndryshe nga ti qe ke shije horrori (smiley ajo foto e Alien) mu kujtua Flaka Olimpike Athine 2004 (design Pininfarina)

Qe me pelqen horrori kjo as nuk diskutohet! Dje ne darke psh. pashe nje film horror. smiley

Gjithsesi krahasimi me flaken olimpike nuk qendron.

Sekreti eshte i gjithi tek qafa. Shqiponja e 100 vjetorit duket si gungace, nderkohe qe pishtari olimpik qe ke ilustruar me siper, sic e shikon ka nje kthese te bute qe gjithsesi e con fluksin per lart.

Gjithsesi keto jane muhabete koti, se une i mbetem te times qe simboli eshte ok, i realizuar vari lesht kuptohet (duket qe tek difekti i gjuhes), por kjo eshte ok per Shqiperine, Keta jemi ne, dmth.

Ne ketu po vuajme per gjera shume me elementare, do rrime tashi te diskutojme per "graphic design".

Kemi 200 vjet qe e hajme sa krahu, me nje territor e nje popullesi te copetuar neper 700 vende... eksport kryesor kemi krahun e punes. Vazhdojme diskutojme jo 28 nentori apo 29-a, Jo Fanoli, jo po Fishta, jo e lagu jo s'e lagu... vari lesht dmth...

Nuk ka vend ketu per t'u marr me "m'pelqe s'me pelqe logo"!

Jam shume dakord me ate qe thote Ruzhdija me siper.

Dy mendime rreth logos :

1 - ne pamje te pare ngjajne si dy dallendyshe duke qendruar mbi tela (elektrik, telefonik). Kete e forcon dhe pozicioni i kokave qe ndryshe nga shqiponja e flamurit (Linja qe ngrihen lart ; krenari ; gati per fluturim, etj, etj), kokat në kete logo duken sikur shohin poshte në kërkim të ushqimit.

2 - simboli shqiptar eshte 1 shqiponje me dy koka dhe jo 2 shqiponja ngjitur me njera -tjetren sic shfaqen ne logon e 100 vjetorit.

 

XYZ,

te ka vajtur ndonjehere ne mendje se Logoja nuk eshte fotografi? Logoja permbledh simbolika. Ngjyrat, Eleganca dhe dy Kokat jane pershkrimi me modern e ne nje linje artistike te simbolit kombetar por pa e kopjuar nje gje ekzistuese sic eshte flamuri shqiptar.

Cdo logo mund ta krahasosh me qindra e qindra forma e iluzione te tjera. Psh. Logos se olimpiades mund ti thuash se eshte logo rrotash a vathesh rrumbullak.. e keshtu me rradhe

Shqiponja e flamurit nuk eshte fotografi (pak me teper kulture e njohje), por nje shqiponje e stilizuar.

Fola per linjat. Per ta kuptuar, shiko logon me rastin e 150 vjetorit te bashkimit te Italise qe dkush e ka vendosur me lart. Po ta shohesh linja dominuese, ajo e tre flamureve, shkon nga e majta ne te djathte duke u ngritur. Pra, ne ngjitje.

XYZ, fotografia nuk ka kuptimin vetem te fotografise qe ben nje aparat fotografik. Fotografia qe rroka une ka te beje me fiksim, pamje e kopjim 100% i nje gjeje ekzistuese. Edhe syri ben fotografi... kur sheh flamurin - je i pakulturuar keshtu? Eshte nje loje fjalesh qe nenkupton dicka kopjuese 1 me 1. ok?

Ajo Logoja e Italise eshte dicka per italianet dhe nuk eshte e thene te kopjohet cdo gje. Kurse per hallin tend se Logoja e Pervjetorit nuk eshte aq lart e aq drejt-lart sa do te duaje ti mund te them se vetem nje popull inferior dhe nje llogjike inferiore parapelqen objekte me shenja te qarta artificiale superioriteti. Ngjashem me kulturen e mentalitetin shqiptaro-katunar qe te demostrosh makinen me luxsoze, te vishesh vetem me Gucci e Luis Vuitton je rob i vlefshem...

Llogjika e superioritetit bazohet ne heshtje e permbajtje, ashtu sic thone edhe te pasurit; "Nga te pasurit meson kursimin" smiley

Po te jesh me i vemendshem e kupton se ku e kam fjalen. Por e shoh qe nuk mundesh. Militanten jane gjithmone te verber.

 

Po pra po.... a mund te ma shpjegosh pak se chyn militantizmi ketu? ku e pe militantizmin ti? apo futja kot kur mbaron llogjika...

edhe gjarperinjt kishim mangut ne kete 100 vjetor. Boll te helmuar jemi nga kjo qeveri e kjo politike, por duhet te na helmojne edhe per feste keta horra.

Problemin me te rendesishem e paskan zgjidh. Ato tjerat s'ka renci bohen a s'bohen, kjo me kryesorja u gjet. Hajt e gzofshim.

Kjo eshte perfaqusese si logo pasi Shqiponjat jane pa boothe, ashtu si shqiperia sot.. 

Po Stadiumi dhe Parlamenti? Apo nodhi nanji emergjence keto dite qe e detyroi Sulen me e hudh lekun gjetke?

Urdheroni shikoni kete emisionin me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, ose te asaj qe ka mbet nga Shqiperia dhe shqiptaret.

Dokumentari i SKAI 1821-përkthyer në shqip.wmv
http://www.youtube.com/watch?v=23kvAhdYg...

Allegria!!!

E keshilloj te gjithin, por vecanerisht nga minuta 37:50.

Mos me thoni qe nuk ja u thashe! smiley

Une e shoh dhe keshtu

Shume logo e bukur!

Une se kuptoj,mund te shkruhet fare mire: 100 vjet Pavaresi.
Tjeter ....ne se ka pasur edhe me pare shtet shqiptar, siç thote Berisha, atehere kot qe festojme njeqind vjetorit e Shtetit ...

"Në Këshillin Ndërministror, u diskutua vetëm mbi disa detaje të logos, si shkrimi që do të vendoset nën të. Kryeministri Berisha sugjeroi ndërrimin e shkrimit 100 vjet shtet shqiptar, me argumentin se shtet shqiptar ka patur edhe më parë gjatë historisë, si shteti i Skëndërbeut, i Arbrit, etj. Ai sugjeroi që të vendoset vetëm 100-vjet pavarësi ose 100-vjet Shqipëri."

Pavarsi o Pavarsi sa e mire na dole ti!

edhe mua, smu duk keq kjo logo.  

ne fakt, me kujtoi logot e disa kampionateve boterore apo europiane te  futbollit... dmth, ngjyrat e flamurit, te nje vendi, qe ''nderthuren''  ne forem shiritash apo vizash per te na dhene nje ikone te caktuar..

 

 

 

logo ek voetbal 2004

 

 

 

 

 

 

 

 

South Africa 2010 logo design

 

 

 

Korea Japan 2002 logo design

 

 

 

USA 1994 logo design

Ishim mesuar me shqiponjen...do te na duhet ca kohe te mesohemi me gjarperin.

Mua me pyeten para ca ditesh, mire koke qe ka dy, po sa pende ka shqiponja te flamuri shqiptar? Me kapen gafil, dhe me thane qe nuk jam patriot tamam. I ka nemeruar njeri pendet? Mbas asaj vajta i nemerova edhe jane shume sipas meje. Qepja me dore e gjithe atyre pendeve nga grate vlonjate me 1912 duhet dekoruar me nje cmim te vecante. Jo per gje, po duhet edhe te jene simetrike. Flamur te veshtire kemi.

po genjeja gje une?

"vagina kuq e zi...kushedi sa sorra jallasoj ka nxjerr."

 

Hahahaha Vagine eshte ? 

 

 

me fal shoku drejtor, Sistemi Riproduktiv i Shqiperise. Kuq e zi.

e pashe edhe nje here. ka dukshem dicka prej gjarprit kobra.

shume gje e poshter!

Ehhhhh Sikur kete ta kishte bere PSkja apo Rama tjeter komente do te kishim
Epo mjaft o militante mercenare edhe me ceshtjen e kombit dhe pavarsine do te beni mercenarizem???????

po ta kishte bere rama une do thosha qe me ngjajne me dy pellumba paqeje tek ngrihen ne fluturim.

ose, meqe dolem te folmat, si dy trendafile gallate, si dy zogj dolen nga xheneti.

ose ose, si dy qingja te vegjel qe po rrine mendueshem.

ps. or tom, po as pavaresia, as logoja, as shqiponja dhe as cfare te duash ti nuk jane te partive o burre i dheut. cilado parti qe mendon qe i ka te vetat, duhet te beje naj kontroll.

Shume e arrire,duhet ta kete bere Naltmadhnija e TIJE me doren e vet.

As shovinistet greke e as shovinistet sllave nuk do te flisnin me mire se ju......
...... Ja fut vetes i thone kesaj .....

Tani e shemtuar s'mund t'i thuash kesaj logos por edhe ndonje bukuri te rralle nuk ka... smiley. Kane patur mundesi me shume por te zgjedhur dicka me te kendshme qe edhe piktoret e Rames te ishin me te kenaqur me zgjedhjen.. smiley

Deshate them dhe une se ....

  Ne nje pervjetor si  yni, ku  kemi  arrit  disa prej objketivave, qe na kane takuar, cilado logo,  eshte  nje deshire e shprehur prej nje artisti.E pa dyshim eshte  nje risi.Mirepo  ne natyren e objeksioneve mbi çdo veper arti, eshte  normal debati. Ka gjithmone vleresime pro dhe kunder, varur nga  optika e seicilit.Por une mendoj se  te parit qe i ra ndermend per  paraqitjen e simbolit perbashkues  e qe eshte shqiponja e dyzuar, i takon merita e madhe.Çdo shmangie artistike prej kesaj,ne cilindo stil artistik  te shprehur,   cenon simbolin jetegjate.  Qe eshte ai i  "100 Vjetve Shtet Shqiptar " me nje shqiponje dykrereshe ne flamur.

  Gjitheçka mund te supozohet  ne kete  logo, por qe te me bindi kush se shqiponja, ngjaka me gjarperin, kurre! 

Logo eshte e thjeshte dhe kuptimplote.4 vijat paraqesin 4 pjeset e trungut shqiptar te perfaqesuara ne Kuvendin e Vlores ne 1912:Kosova,Gegeria,Toskeria dhe Cameria.

Format e shqiponjave dhe ngjyrat dihet cfare kuptimi kane dhe skane nevoje per shpegim.Logot duhet te jene te thjeshta dhe me kuptim dhe kete e ka kjo logo.
Mendoj se logo eshte shume e mire!

C'a jane keto teori per logo??!! Mu vec flamuri me ben KRENARE! 

E c'na hapet pune me Llogjen e 100 vjetorit .Po nuk thone kot , zgjat e zgjat sa s'ka ku te veje , po dhe pa bisht- tha - nuk do e leme smiley
Noten1000 selma !!!
Me pak skartime ( se Logo perkujtimore eshte ) duke mbajtur gjithmone Flamurin ne MES me Shkaben dy krenash ,i ke vene VULEN.
Po hajt mo , me qe perfaqeson edhe ata qe thote ky me siper , le te vene dhe nje qoshe te Flamurit qe qendiste Rrugova per shtetin. , te bojne nje xhiro nga Arbereshet mos gjejne ndonje lumbardhe , te mbledhin ndonje te dhene per at qe kane qene me Osmanet ( kenqa qen Shtet or tie me Skanderbegin smiley , per ata qe vajten pas Mehmet Aliut dhe jane qe jane si Bumcas qe jane , te hedhin nje sy neper Bote per diasporen . Dhe keshtu del me mire , vetem se eshte hall se do shtohen ....Pishtaret e babasqapit " .
Fundja per simbolika jane te pafundme , por forma neperkash si kjo Llogje as per Logo karnavalesh nuk kemi pare !!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).