Sa më shumë të ngjitesh në shkallët e ekzistencës së shtetit shqiptar, aq më shumë do përhumbesh po të kërkosh dhe kuptosh në zgafellat e rastësive dhe ngatërresave të pakuptimta të protokollit shtetëror.

Në momentin e fundit të pavarësisë në Vlorë, nuk e dinin se çfarë ishte dhe ku ta gjenin flamurin shqiptar. Ahmet Zogu përshtat një uniformë ceremoniale gati pa kuptim në kurorëzimin e tij. Enver Hoxha, vite më vonë, do lerë peng për pasardhësit ditën e Çlirimit. Kjo traditë tollovie nuk i shpëtoi dhe shekullit XXI. 

Nëse do të shikosh me kujdes ato që janë thënë deri më tani për festimet jubilare të Pavarësisë vitin e ardhshëm, do të kuptosh mirë se strukturat shqiptare që do merren me këtë punë, as nuk e kanë parasysh fare rëndësinë e aktivitetit. Kthjellimin e parë zyrtarëve shqiptarë dhe deklaratave patetike të kryeministrit Berisha ia ka dhënë Federata e Futbollit, kur me anë të presidentit të saj i pohoi një gazetareje të huaj se ishte e pamundur të ndërtohej Stadiumi Kombëtar, trumbetuar si një nga objektet kremtive të përmasave të tilla, pasi ende sot e kësaj dite as ka filluar puna. Pa u futur në ngërçin e zakonshëm të Federatës me Ministrinë e Kulturës dhe që duket se është burimi fillestar i kësaj vonese, një tjetër problem është shfaqur së fundi, kur Galeria Kombëtare ka shpallur konkursin për një monument kushtuar Pavarësisë. Që në dy paragrafët e parë të shpalljes së konkursit e shikon açik paradoksin, por më shumë paseriozitetin e aktivitetit. Madje, fill e në krye “Vepra monumentale mendohet të jetë e përmasave të mëdha. Përmasat e sakta të veprës do të jepen në momentin e përcaktimit përfundimtar të sheshit, në të cilin do të vendoset ky monument në qytetin e Tiranës!!! Lartësia, gjerësia dhe gjatësia e veprës monumentale do të jenë në varësi të modelit që do të paraqesë artisti, grupe artistësh apo studio skulpture, të cilat duhet të marrin në konsideratë të dhënat e përmasave të sheshit në të cilin do të vendoset vepra”. 

Pak a shumë do të thotë që artisti ose studioja artistike duhet të fillojë veprën pa ditur se ku do e vendosë dhe më shumë akoma, duhet të hamendësojë llogaritë e përmasave të saj!!! Nëse do të vazhdojmë linearitetin e situatës dhe të pranojmë apriori se kjo ndodh për shkak të paqartësisë, atëherë kjo është gjysma e të keqes, nëse gjithçka s’është vendosur shumë më parë dhe njerëzit po punojnë sa për të punuar. Ndërkohë, çfarë elita shqiptare ka artikuluar në këto kohë, ishte fakti se ajo që do e dallonte maturinë e vendit do të ishte një konferencë e parametrave të lartë shkencorë, me të ftuar nga e gjithë bota bashkëkohore akademike, ku të tregoheshin rrënjët dhe ruajtja e pavarësisë shqiptare. Por edhe kjo e fundit, prej mungesës së frymës, dhe më shumë duke parë drejtuesit e ndryshëm të institucioneve shkencore, që janë thjesht në krye jo prej meritave por thjesht prej politikës, duket e mangët dhe e paarritshme. Në tërësi, të mjaftojnë vetëm këto tre elemente, për të kuptuar se ajo që do shikojmë më 28 nëntor 2012-të do jetë thjesht një aktivitet pa brendësi, ku epilogu dihet: Zyrtarët shqiptarët më shumë do garojnë se kush do jetë më i dukshmi për të mbetur në fotot historikë. 

E nëse thjesht do të nisej një gjë e mirë, që nuk ka “shumë mund”, atëherë ajo do duhej të mendohej se si t’i shërbente protokollit kombëtar historik dhe ta lironte të gjithë këtë ngërç. Bëhet fjalë për një simbolikë, së cilës më së shumti i jemi borxhlinj dhe për hir të së vërtetës e kemi mënjanuar “si rastësisht”. Sot e kësaj dite fotoja e Ismail Qemalit, të vetmit burrë shteti shqiptar që të gjithë palët e kanë respektuar në të gjitha kohërat e ekzistencës së shtetit shqiptar, s’është e varur askund në zyrat e shtetit shqiptar. Janë të pakta institucionet me emrin e tij dhe më shumë akoma, është njeriu që kishte ‘nevojë’ t’i bënim shtatoren kudo. Edhe më thjesht akoma: Nëse ai do të vendosej në mur, atëherë presidenti s’do ta kishte për turp të kishte mbi kokën e tij figurën e tij, ashtu si zonja kryetare e Kuvendit (ose një i [e] ngjashëm me të), që nuk i ka begenisur asfare të dy presidentët e fundit, s’do kish se çfarë të sajonte për të mos e pasur. Në këtë rast do ia kursente vendin Nënë Terezës, për një burrë të vërtetë. Ky do ishte njëri nga hapat dhe një rregull simbolik, ku të gjithë do bindeshin pa fjalë…, por edhe një ide se gjërat po ndryshojnë dhe tashmë ka institucion nderimi për shqiptarët. E meqë festa është dhe pankombëtare, kjo do fashiste dhe problematikën e vazhdueshme dhe paragjykimet, prej kohësh filluar mes shqiptarëve të ndarë në Ballkan, fatkeqësisht nën tre flamuj të ndryshëm. Kaq mund të bëhej dhe të paktën ditën e festës të shpresojmë...të ketë pak qetësi dhe rregull, për të respektuar ata njerëz që e bënë vendin, kur s’kishte asfare Shqipëri.

10 Komente

Festen e shqiptareve, si gjithmone, do ta marre peng politika. 

Dalengadale ,po humbet cdo identitet kulturor,historik....

Festen, imazhin e saj, per gjer mu  atje ku do te na duhet te ngreme,   do ta  prishi  egua e Salihut, per te qene ai  violina e pare, ne percaktimin dhe zgjedhjen e Presidentit te ardhshem.Amerikanet, ma don mendja, se do te  duan nje  "Jahjaga" tjeter.Salihu  don nje vegel te tijen, ne mos  vetvehten.Opozita do mbete dakort me propozimin e amerikaneve. Ky  konflikt i nxitur dhe u mbajtur ndezur prej ketij te marrit , do te zbehi problemin e  festes kombetare qe na takon te jete, krejt e veçante...Te bukur !

Na ruajt Zoti nga diçka me e keqe....!

-Zjarr i bukur..! i  tha  Polibi Skipionit, kur po digjej Kartagjena.

-Po more po, ashtu me duket dhe mua, por nuk do te doja  kurre, ta shifja kete...  bukuri ne Rome.-ja ktheu Skipioni

Po keshtu eshte kjo pune Grave ;Skipioni shijonte bukurine e zjarrit ,kurse Hanibali zjarrin e ferrit .E keqja jone eshte se neve e keqja nuk na vjen nga jashte ,por nga brenda.

 Dakort me Ju!Hatane, e kane bere zjarret e nisura,...  qe nga brenda

I madhi Ben Andoni, ........perhere i fresket dhe problemor me keto tema, shume i thjeshte ne te kuptuar dhe shume i ashper per problemberesit.....10*

vendi yne s'ka nevoje per keta qe kemi sot ne krye...... po  per te tille shqiptare ... qe na nderojne ....

 

Ermonela Jaho në Royal Opera, Covent Garden, Londër   escription">

Do të jepet sonte, a nesër, nga mediat shqiptare informacioni mbi Traviatën e Giuseppe Verdi-t në Royal Opera House në Covent Garden të Londrës, ku Violetën do ta interpretojë Ermonela Jaho? Si zor të jepet. Këtejpari, bota e informacionit është e ‘uzurpuar’ nga ngjarje të një natyre tjetër.

Ermonela Jaho pra është në Londër. Shfaqjet e fundit të saj kanë qenë në vendet skandinave, ku mori përgëzimet e lëvdatat e kritikës e të medias së atjeshme, në Japoni, ku u ndoq edhe nga Euro-news-i, dhe në rolin e e Suor Angelica-s së Puccini-t, për të cilin folën mediat britanike. Janë të gjitha gjasat që të pëlqehet dhe këtë herë në Londër, ku shfaqja ka kohë që është lajmëruar me afishe të ngjitura në rrugë, sheshe, vitrina e metro; në këto afishe dallohet emri i Ermonela Jahos.

Në site-in e Operas në fjalë, e cila ka një kalendar të ngjeshur shfaqjesh në muajt e parë të vitit 2012, flitet dhe për Traviatën e mbrëmjes së sotme. Jehonën e shfaqjes së saj do ta marr

 

" .... për të kuptuar se ajo që do shikojmë më 28 nëntor 2012-të do jetë thjesht një aktivitet pa brendësi, ku epilogu dihet: Zyrtarët shqiptarët më shumë do garojnë se kush do jetë më i dukshmi për të mbetur në fotot historikë... "

Nuk eshte çudi te shohim Buall Mavrine tone smiley si heroi i pavarsise se Shqiperise.  

Me 6 prill 1911 hotjani Dedë Gjo Luli, e Mehmet Shpendi me shokë, ngriti i pari flamurin kombëtar në Bratile (Rudinë), në majë të Deçiqit nga kryengritja e madhe që u bë me kockë të fortë Këlmendasit; ai flamur ruhet sot në Muzeun Historik të Tiranës. ishte hera e parë që u çua ai flamur pas rënjes së Shkodrës më 1479. .....ne ne shqiperi ngaterojm ngritjen e flamurit me pamvarsin e shtetit tone pjeserisht se shkodra ishte hala nen luften kunder malazezve e asht liru ne vitin 1913.edhe sot shumica e konsideon si festa e flamurit e jo e pamvaresise .po ta konsiderojn feste flamuri nuk i takon vlores por DEQIQIT,atje ne malcin e madhe !

Une them si monument te veme fjalen TRANZICION si puna e NEWBORN, vetem TRAN te jete ngjyre e kuqe, ZI te jete sterre, dhe CION (scion) te jete ngjyre PD. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).