Alienët erdhën. Tri anijet kozmike që projekti SETI i kish shquar fillimisht tej orbitës së Plutonit ishin parë vërtet me teleskopët optik sapo kaluan Marsin. Zbritja e tyre në tokë u bë në dhjetor në shkretëtirën e Nascas. U mor vesh më në fund edhe qëllimi i atyre vijave të flamosura.

Nuk vranë njeri. Komunikimin me njerëzit e bënë në ebraishten e re, pasi ishte gjuhë shumë e thjeshtë. Thanë pak a shumë që do bashkëekzistonin. Por që projektet e tyre kishin përparësi.

E gjithë kjo ishte kaq e pritshme, saqë befas çdo gjë u duk pothuaj e mërzitshme.

Kaluan tre muaj. Befas erdhi lajmërimi i parë: duhej prishur Parisi. Në fillim nuk qe e qartë pse, por u mor vesh që Parisi ndërpriste valët që merrte një klub argëtimi alien, i cili zgjoi kureshtjen e të gjithëve. Ishin dy stola të gjatë ku alienët uleshin, si në mencë, dhe absorbonin ca valë argëtuese për ta, dmth një sinusoidë e përsëritur pa fund, që vinin nga një qendër në afërsi të Lisbonës. Lajmëruan që popullsinë e Parisit do e strehonin në një qytet të ndërtuar rishtaz brenda dy javëve rreth 350 km në lindje të Parisit. Ishte marrë parasysh që lartësia mesatare e qytetit të ishte e barabartë me atë të qytetit që do prishej. Si dhe përafrime të tjera statistikore, rrezja e ponderuar e rrethinave dhe moti.

Lajmi i prishjes së Romës për ti bërë vend një ure gjigande që nuk i shërbente dukshëm asnjë qëllimi sipas mendjes së tokësorëve erdhi pas një viti. Askush s’e priste, plaga e Parisit nuk ishte mbyllur akoma, parisienet e zhvendosur në Rasip – ishte bërë kujdes që edhe emri i qytetit zëvendësues të ishte statistikisht i afërt dhe i përzgjedhur me ndihmën e një gjeneratori numrash të rastësishëm me shpërndarje të njëtrajtshme – pra parisienët e zhvendosur nuk pranonin kurrësesi të quheshin rasipienë, dhe kafet e reja të çelura në Rasip i bojkotonin me kokëderrësi. Mirëpo çdo gjë ishte e qartë. Qyteti zëvendësues për Romën, Amor, u ndërtua 200 km më tutje, u tha që emri i ri ishte edhe më i përshtatshëm për ta quajtur qytet të dashurisë, sipas algoritmit gjuhësor që merrte parasysh çfarë flitej e lexohej e bëhej konkretisht nga tokësorët. Ndërtimet antike u quajtën jofunksionale, u pa me arsyen aliene të mos rindërtoheshin, dhe të ardhurat prej tyre u barazuan me një subvencionim alien me kohëzgjatje 5000 vjecare, e përllogaritur si koha që ato monumente do ishin në gjendje të qëndronin si objekte biznesi dhe të mos konsumoheshin moralisht. Kundërshtimit të kesaj ideje alienët iu përgjigjën me qetësi. Sipas kalendarit tuaj, thanë ata, në vitin 7000 objektet antike do jenë 7000 vjet të vjetra, por edhe objektet aktuale do jenë 5000 vjeçare, kuptimi i antikes zhduket në të ardhmen, si nuk e paski menduar këtë? Alienët deklaruan se cdo zëvendësim i ri bëhej me qëllim për të ruajtur entropinë e planetit të pandryshuar. Jo për tjetër gjë. Drejtësia në kuptimin human ishte e panjohur për ta. E çuditshmja ishte se vetë e deklaronin këtë: drejtësia njerëzore është një ndryshore jo domethënëse, shkruhej në çdo raport dygjuhësh, në aliençe dhe në ebraishten e re. Përvoja në ndërtimin e Parisit zëvendësues shërbeu që Roma e re vërtet të ndërtohej për një ditë. Në akademinë aliene të shkencave një pinjoll i lindur në tokë dhe që e quante veten “tokësor”, mbrojti një disertacion mbi “çmitizimin e urtësisë tokësore” me nëntitull: kohëzgjatjet relative të ndërtimeve të metropoleve në Tokë: rasti “Roma”. Ishte grada e parë shkencore që një alien merrte për çështje të Tokës, dhe në vazhdën e “trendit” tokësor, pinjolli vuri shall, syze dhe mbante llullë; kërkoi të quhej professor doctor, ç’ka iu dha menjëherë dhe pa asnjë mëdyshje, pasi këta tituj për alienët nuk kishin asnjë domethënie.

Shkatërrimi i Manhattanit ishte çështje kohe. Lajmi erdhi pas 3 vjetësh. Pa asnjë arsye të qartë. Thjesht alienëve nuk u pëlqente ai ishull dhe vendosën ta rindërtonin në “kontinent”. E bënë vërtet diku në Pennsylvania, mes fushash të gjelbra. E quajtën New New York. Kjo pas dështimit të opsionit të zhvendosjes horizontale të emrave, sipas së cilës New Yorku i shkatërruar quhej Old York, dhe ai i rindërtuari vazhdonte të quhej New York. Studimi që pasoi, nga një tjetër pinjoll i ri alien nga shtresa e re e “tokësorëve”, kishte të bënte me ndryshimet në atë që tokësorët e quajnë “ekonomi” dhe përfundonte: mbetet ende shumë për të qendërzuar algoritmet mbi sjelljen e ish-vendasve (tokësorëve aborigjinë), të cilët megjithëse në New New York faktorin bazë të ankesave të tyre, qeranë për hapsirën e banimit, e kanë shumë më të ulët, prapë nivelin e ankesave dhe të mospëlqimit të qytetit fringo nuk e kanë ulur.

Pas Manhattanit e kishte radhën Berlini. Kjo ish parashikuar edhe në një këngë vendase. Kampet e teorive të përbetimit dhe të rastësisë ishin të ndarë në mënyrë të barabartë. Arsyeja: duheshin sjellë në një vijë të drejtë Amori, Berlini dhe Tokio. Kurrë nuk u mor vesh qartësisht pse duhej ajo vijë e drejtë. Megjithatë, një gazetë tokësore që ishte shumë pranë alienëve, dhe që shihej me neveri nga shumica e tokësorëve të tjerë, gazeta “121212” që shënonte datën e mbrritjes së tri anijeve në shkretëtirën e Nascas në Amerikën e Jugut, hapej me titullin gërmëmadh: “Si kanë mundur të jetonin jashtë vijës së drejtë”, me nëntitull “Vale të nxehta lumturie në Berlin; më në fund vërtet në një bosht” ! Qyteti i ri i quajtur Nilber e pati më të lehtë përshtatjen, çka solli disertacionin e tretë pinjolls të radhës “Për një Tokë ndryshe: tokësorët mundin”. Disertacioni u promovua në selinë e Qendrës aliene, tek piramida e Keopsit. Aty u kumtua edhe lajmi tjetër me atë rast: piramidat qenë ndërtuar nga pararojat aliene për këtë qëllim – si seli të ardhshme, ja, për këtë ditë. Por me gjithë pritshmëritë aliene, ky lajm shkoi pa bërë asnjë përshtypje tek tokësorët. Ose pa u marrë seriozisht.

Dy të rejat e fundit janë projekti për zhdukjen e Australisë, atij ishulli pa kuptim që prish vijimësinë ujore dhe rrafshimin e Himalajave me rruspat fluturuese të stacionuara në Mars, askione që do mbarojnë brenda javës. Prishja e murit të madh kinez kaloi pa e marrë vesh njeri. Në fakt njerzit e dëgjuan, por përshtypja ishte zero, ata u mësuan me shembjet si me drogën, ata kishin nevojë për shembjen e radhës, ata do ndiheshin keq nëqoftëse nuk do kish një tjetër shkatërrim, filluan të donin dhembjen e tyre, ata ngadalë, por vendosmërisht po shndrroheshin në një specie të re post sapiens. Çka ishte vërtetim i teorisë së tyre të çuditshme dhe aq të debatuar të evolucionit.

33 Komente

thone se e ka me te hedhur... kte tregimin...smiley

Alegori e bukur, por shume te bute i ke paraqitur keta alienet... 

po shume amasmiley
po manhattanin(me theks te a e dyte)pse e ke lene pas tre vjetesh zotrotesmiley ?

Ndoshta  e ka lene aq larg qe t'i jape kohe vetes per t'u pergatitur shpirterisht per shpernguljen... lol E kote te themi qe sado te pergatitesh, alienet kane nje aftesi te jashtezakonshme te synojne vende qe ne tokesoret i quajme gati -gati vende kulti..

Se pari, te rrembejme Manhatanin

Shkrim i kendeshem por Alegoria eshte prej politkani ( Emo ta kam thon edhe me pare lere politiken ne letersi se bie cilesia)
Nuk eshte alegori, vec ne qofte se do te flasesh si politikan apo ke qellime politke. Shkaterimin nuk na e sollen Alinet nga jashte por e kishim ne mes nesh. Shaterimtaret nuk i pollen Alienet e Orbites Pluton por i pollem ne.populli i Planeitit Earth .....
Krijimi i Alieneve i sherben vetem shkaterimtareve te rinj duke dashur ta kthejne vemendjen jo tek origjina e shakterimit por tek zevendesimi i shkaterimtareve aktuale ( gjoija Aliene) me shkaterimtare te rinj ( gjoja Aliene jo shkaterimtare) .....

Ke fol tamam si Skenderbeu...

ah kjo politika... gjithe dynjane ngaterron kjo politika... smiley

http://img513.imageshack.us/img513/8526/polg.jpg

fjale te mençura na the, o Ramiz..smiley

smiley

smiley

.. po udhe s'te jap dot... loool...

?

ps: me qi ra llafi

kërkova po s'kishte rakund ky llafi me qi smiley

Je bere nje plak zevzek o Paro....

me e bukura e safa Ymerit eshte ajo shkrrrau qe ia leshon te birit e i thote``E fundit kjo``smiley

Ramizi eshte figura me e goditur ne ate pjese ,per mendimin tim..  e ben ate rol shkelqyeshem, (nuk eshte aktor fare me duket) ,  tipik lab... nga ata qe kur merziten ne nje dasem, pershembull, ashtu te merzitur rrine deri ne fund..smiley  flasin me kunja, me ironi..    ''te me vij djali shendosh mua, pa gjen nuse plot..smiley  ose   'kohe te veshtre gjete per dasem o Safa.., nema cik ate dyfekun mua.. etj.smiley'

belulo mos e suj lumën lartë e poshtë por gjeji nji titëll ksaj frame

pse or, pyetje per mua ishte kjo?   me zure ngushte,  as qe ja kam idene.

perse bien keto daulle 

kërkoi të quhej professor doctor, ç’ka iu dha menjëherë dhe pa asnjë mëdyshje, pasi këta tituj për alienët nuk kishin asnjë domethënie.

prandaj esht mbushur toka jon e shkret me professor doctor,,,,te cilet forcerisht po e udheheqin turrmen drejt species postsapiene

Shumë e bukur e me frymzim duhen dhe nga këto.

Po se mo kanë ardh në Shqipêri kta alienët dhe se dimë megjithse jo se ata si prishkan piramidat smiley

Disertacioni u promovua në selinë e Qendrës aliene, tek piramida e Keopsit.

Me pelqeu Emo, po une mendoja se piramida(t) do ishte prishur smiley

" Prishja e murit të madh kinez kaloi pa e marrë vesh njeri "......ndoshta nuk kishte rendesi shum protesta ne Azkamen Blu , dhe u vleresua su nje qarje masive shplodhese ,nga Alieneria ..... po dhe aq pa marre vesh nuk kaloi smiley

"ata kishin nevojë për shembjen e radhës"

Vetem me kete i ke thene te gjitha.

smiley Hmmm, dicka fshihet ketu! smiley

Vertet smiley ketu fshihen Vizionet e Ngatarume smiley

fantastike smiley

5*

dhe po te ishte me e gjate dhe me e detajuar gjithe ngjarja, do ta lexoja me qejf.

Ta kesh lexu valle "A Journey in Other Worlds" nga J. J. Astor IV? smiley

ebraishte e re. smiley

 

Po të shtrohej e zgjerohej, do dilte goxha gjë kjo punë, Emo.

... apo më mirë do ishte "Lamash" sequel, s'e di.

 

Jul, se tani e pashe: e di si eshte puna e kesaj ebraishtes se re? Me thoshte nje cifute, me te cilen me ka lidh puna tani se fundi, se si ishte ne Israel, si ndodhte emigrimi dhe pranimi si dhe natyralizimi i te ardhurve nga vende te tjera. Nje sitem shuuume interesant - por do teme tjeter. Nder te tjera me tha qe edhe gjuha, ku permendi nje Mendele qe kish ndihmu ne rigjallerimin e saj - eshte jashtezakonisht e thjeshte, dhe e lehte per tu mesuar, keshtu qe te ardhurit per pak muaj ishin "in business". Kjo me befasoi nje cike, sepse jo vetem eshte nje gjetje vertet "cifute" ne kuptimin e mire te fjales, por edhe se perben nje rast jashtezakonisht te rralle. Per te mos thene te vetem ne nje rilindje gjuhe. Dhe aty thashe me vete, mbase kjo do ishte gjuha me e mire per tu perdorur me nje alien smiley

"Me te holle more Avdi, te kam thene, me te holle!"
smiley
5*

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).