Cilet do te ishin 10 emra shqiptaresh te njohur ose pak te njohur:

qe kane ditur te ruajne te pandotur emrin e tyre 

qe vlen te respektohen per cfare perfaqesojne 

qe ende zgjojne kuriozitetin tuaj per te ditur cfare mendojne e cfare thone?       

26 Komente

Po, une i kam nja dy emra kshu afer mendjes qe do isha shume kurioz ti pys per ca gjona, si psh:
Mic Sokolin qi i vu gjoksin kanonit do dojshe me e pyt,
- What the f... were you thinking?

Naim Frashrin,
- Bow tie? Bow tie? Really?!

Ali Pashane e rehatu neper shilte me pipen spontane, mbasi i ka kput do zogj e do zocka,
- What the f... were you smoking?!

Po edhe Nanon do kisha qejf me e pyt,
- Whos your daddy now, huh?

Ose edhe Kont Uranin xhanem, ate qe u mbyll ne kala dhe hodhi mushken e mireushqyer per te demoralizu e konvinc turqit,
- How many takes did it take, Conte?

Kisha edhe do pytje te tjera po vijon ntjeter emision smiley

Gent-ian

Teute

Zane

Ilir

Arber

Aferdita

Diellza 

Alban 

Agron 

Pellumb 

 

Ismail Lleshi (kandidati i ps ne zonen e e Bulqizes,qe refuzoi mandatin e deputetit, sepse zgjedhjen e tij e konsideroi te manipuluar ne 2001)

Petro Zhei (nuk e kam rangun me e njoft,por ka kam nigju me fol per te,te gjithe pa perjashtim, kane shpreh jo thjeshte respekt te thelle,por adhurim)

Ramiz Alia (Vdic me deshperimin, se ideali i jetes tij deshtoi)

Rexhep Qose (hi speaks his minde)

Rexhep Meidani

Daut Gumeni

Alfred Moisiu

Arben Kumbaro

Edi Luarasi

Andi Bushati

Heba nuk t'ka kerku shqiptar me tesser t'partis 'kuqe, por dicka tjeter. smiley

Ca t'baj une ty qe shef vetem kuq..smiley

Po tashi, ksaj i thone me t'ba budall sy-per-sy. Kuqja asht e kuqe, e zeza asht e zeze, e bardha asht e bardhe, bluja asht blu; roza asht gay! smiley

Po mire,e paske gjet.

İ pari gjyshi im qe nuk hyn te kategoria e 'te njohurve' .Jam shume e deshiruar te bisedoj me te,shpresoj ne boten tjeter.
Pyetja e pare qe do t'i beja eshte kjo:
Si i rezistove injorances dhe qenerise se asaj kohe e atij vendi dhe e ruajte intelektualitetin qelibar?

kam une ca emra qe po me bien tani ndermend:

Kevinjon- burre tamam, mban gjithmone te njejtin qendrim, pavaresisht rethanave dhe perversiteteve qe njollos here pas here idhulli i tij.

Pertef - njeri i sinqerte dhe me sqime, koseguent ne punen per te cilen paguhet megjithese e ben jashte orarit;

Stavri - teresisht idiot, por me nje integritet te larte te te qenurit demokratikas dhe pastaj njeri.

PS. Ka edhe te tjere, nse te duhen me thuaj. 

- Nene Tereza (mbi te gjitha per shprehjen duheni njeri tjetrin qe te doni shqiperine)
- Ismail Kadare (nder te vetmit qe perfaqesojne Shqiperine neper bote me dinjitet)
- Ali Pashe Tepelena
- Ismail Qemali (per largpamesine)
- Besnik Sykja (ka vdekur mjaft i ri profesor i kimise kuantike. E vleresoj per ate qe ka arritur per nje kohe mjaft te shkurter qe jetoj)
- Vellezerit Frasheri (megjithese jane tre, po i quaj nje smiley )
- Migjeni
- Antoni Athanas (per shpirtin etij. ne cdo sistem gjeti menyren si te bente mire per shqiperine)
- John Belushi (nje nga frymezuesit e revolucionit seksual)
- Myslym Pashen (respektin me te madh per ate qe beri, pa ja kerkuar dikush)

Arbën Xhaferi, Ismail Kadare, Kristo Frasheri,Ismail Qemali, Fan Noli, Isa Boletini, Adem Jashari, Gonxhe Bojaxhi, Naim Frasheri, Andon Zako Cajupi, Lorik Cana.

  1. arqile boti
  2. xhelal mziu
  3. pali miska
  4. tritan shehu
  5. erion brace
  6. lek plepi
  7. xhoz topalli
  8. lenka cuko
  9. namik hoti
  10. sali berisha

Rexhep Mejdani.

Ja nje emer dhe nje fillim i bukur poeme:

Luljeta Lleshanaku

E HËNA NË SHTATË DITË

I.

E hëna është një këpucë teke;
me tjetrën, ndoshta po argëtohet qeni i
lidhur tek porta.
Dielli del gjithmonë nga një deriçkë
dhe derdhet si krundet nëpër rrugë- gjithsesi
i panevojshëm.
Burrat që zbresin zallit
me trupin drejt, e duart të lidhura pas shpine
janë nisur për askund.
Ata ngjajnë me thepin e pushkës në vijën
e shënjestrës;
duhet te mbash frymën për t'i fiksuar.
Pështyma e tyre akoma e hidhur nga kafeja
dhe mbi jakat e xhaketave- barriera zbokthi
apo flamuj të bardhë dorëzimi.
Javë të tëra pa rënë një pikë shi. Përroi i
vetëm digjet nga sifilisi.
Një fëmijë i përvidhet së ëmës; nuk do të
shkojë në shkollë.
Është nëntë vjeç, dhe mbledh e zbret me
gishtat e nxirë me arra të njoma
vitet që i kanë mbetur deri në rekrutim.
Përtej dhjetës, ai është i hutuar.
Vizaton rreth vetes një rreth të madh në
pluhur
si një copë lëkurë e shënuar
atje ku do të kryhet një heqje tumori.

you`re sick man smiley

smiley

Atrit Hafizi
-Maestro, kur po na kap ne dore edhe ihere?
Ahmet Shqarri
- Me lookun tuaj perfekt perse zgjodhet te jeni komentator radiofonik?
Nike Pjeter Ndreka
-Na bete te enderronim, si mundemi tua shperblejme?
Reis Alile
- Ai/ajo qe jua vuri emrin a e dinte se nje dite do ishit ministri i jashtem?
Efgjeni Harizi
- A jeni bere pishman?
Jorgo Papingji
- keni shkuar ju pas poezise apo vinte poezia drejt jush?
Cerciz Topulli
- C'mendim do kishit per filmin Piratet e Karaibeve pershembull?
Misto Mame
- Si e shikoni scientologine si nje besim i ri, bazuar ne faktin qe dhe ju keni qene dikur kombinat?

Nje shqiptar tjeter: Ervin Hatibi.

 

KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E “PESEMBEDHJETEKATESHIT”

Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht femije
Prej vrimes ne corap

I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar

Naten dimerore ne qytete
Drita ka marre yjet mbi vete
Si cuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar “London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen persiper
Anglisht
Pingul i ftohti si nje luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me koke
dhjetra mije cope pinguine te tejdukshem
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Te gjithe ne prize

Ne kembe te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat neper graffiti
Elektrike
Derisa syte u digjen prej asaj drite
U behen hi
E keshtu ne ate erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer

Mos i fol shoferit meqe s’ekziston
Nderro pozicion ne cdo stacion
Qe te mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si nje qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin permes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron

kur isha me i vogel, shkronja g
Me ngjante me nje milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt eshte nje dhelper
A-te jane arinj
F-ja ngjan me nje kafshe krejt tjeter
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e vec kesaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll syte dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi nje karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me teper
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe per banane apo artikuj te tjere
Femije dhe prape femije!Nise te trashegosh boten
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh syte me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je femije
Nise ta trashegosh jeten tone, shoqerine
Per fryme
Nen shkronja nomade qe ecin gjithe naten
E u shmangen shume fjaleve per te dale ketu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
nje hallkez e vogel je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe deshmojne
Te gjithe
perfshire dhe ata qe s’merdhijne
Nje halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me nje qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, perdore zinxhir
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me cmim te lire
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme per t’u vrare
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane

Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Te flamurit festiv evropian

Te ftohurit ne kete bote
Jane vete i ftohti
Jane ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Per ne transhete adoleshente te luftes se pare,me debore
U lidhet per kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Nje zinxhir me ar minierash
Per sahatin me qostek te lare ne ar
Te Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton kete siklet qe vjen
Nga poshte ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk jane me te tute
Ke doren tende ne xhep, s’eshte hajdut
Ti vec shtyn orteqet e bardhenjta
Te frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit te ri

Te kesh ftohte
Do te thote
Se s’di gje per ty njeri
Gjalle ne bote
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Te fshehin
Pas se vertetes se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar neper tuba
Verret
Perdhe neper zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo femijet e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin ne fund
Te matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Te afrohen kokezbuluar ngadale
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e medha publike ne duar

Femije si ti behen sapo i mallengjen ndonje
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kane ftohte si ti jane
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtate brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vene revolucionin si alternative
Per te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fene dhe fjaline
Per te mos prishur rehatine
Per mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kane njohur
Personalisht
Nise jeten mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frike
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Te ftohtin
I cili eshte ata qe te lane
Te kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Semos te duket vetja teper
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrases serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne nje varr te perbashket
Te gjitheve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit

uhhhh rrofsh Em qe e solle.per pak do me kalonte pa e pare.vetem qe kjo meriton te jete me vete.
per mendimin tim nga fuqia eshte e krahasueshme me `kafshate qe s`kaperdihet...`.

EH i gjashtes dhe pjeserisht i pasqyres (dmth kjo si dhe hyresja "***" per bishtpallen) jane "bidevi" me Milloshin! Dmth, objektivisht jane nje klase, subjektivisht ka patjeter qe do parapelqenin migjenin, ose hatibin, ose asnjerin, ose te dy smiley  per aq sa keto krahasime te marra kane nje kuptim.

asnje poet post-90 nuk me ka ndikuar dhe mrekulluar sa ky cun tirons i stertalentum!

mua me goditen seriozisht keto vargje,aq sa po me dhimbte qe nuk mund t`ia kushtoj jeten time kesaj punesmiley
EH meriton me shume vemendje si artist,ja dhe ndryshimi mes cinizmit dialektik(tip lubonje) dhe te shkruarit me shpirt

smiley

po cfare lubonje, o vlore!

ne po flasim per cilesi ktu.

e pra..po jo vetemsmiley
po flasim dhe per shpirt..
une te pakten,femerishtsmiley
apo jo,grarishte..

 

Detina Zalli, Një vend në Harvard për 25-vjeçaren shqiptare

"Ti jo që bëre magji, por na le me gojë hapur. Dua të të ofroj vendin e punës. Mendohu, dhe më thuaj në qoftë se e pranon. Por në fakt, sapo ti bëre intervistën e parë me ne në Skype, ne thamë ‘This is it’ (‘Kjo është ajo që na duhet&rsquosmiley. Por ti ishe e para që intervistuam nga qindra aplikantë, kështuqë nuk mund të ndalonin me një, dhe vazhduam të intervistonim shumë të tjerë, për procedurë. Por, përsëri e dinim që do ktheheshim te ti.” Këto janë fjalët të cilat një prej 10 doktorëve të Universitetit të Harvardit në Boston i tha 25-vjeçares nga Shqipëria, Detina Zallit, e cila, nga 1000 aplikantë prej gjithë botës, për kërkuese shkencore dhe pedagoge në shkencën e biologjisë molekulare, fitoi vendin e parë dhe të vetëm që universiteti më prestigjioz në botë ofronte. 

 

Rrëfimi i motrës binjake Argita

 

Ato jetojnë në Angli prej 12 vjetësh dhe u desh një komunikim virtual për të mësuar gjithçka rreth këtij ‘trofeu’ të rëndësishëm për familjen Zalli (familje emigrantësh), por mbi të gjitha një trofe për Shqipërinë. Detina menjëherë pas konkurrimit ishte e pranishme në një konferencë shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk arrinim të koordinoheshim me oraret. Ndërkaq, e motra, në një lidhje jashtëzakonisht speciale me binjaken e saj, e lumtur, preferoi të rrëfehej për gazetën MAPO. “Dua të theksoj faktin se Detina ka një aftësi të shkëlqyer për të prezantuar shkencën nga drejtime të ndryshme. Shumë herë në Leicester, universitetin ku ajo ka studiuar, i ka habitur të gjithë doktorët edhe në veçanti drejtorin e Universitetit Leicester, që shpeshherë i ka bërë komplimente personale. Për të aplikuar në Harvard, duhet të shkruante një letër ku duhet të shpjegonte aftësitë e saj edhe përse donte të punonte në fushën e biologjisë molekulare në Harvard dhe gjithashtu duhet të jepte kualifikimet e saj, gjatë gjithë jetës. Kishte me qindra aplikantë për këtë vend pune, ku u zgjodhën më të mirët për t’u intervistuar.  Filluan intervistat, faza e parë e kualifikimit. Detina e bëri intervistën e parë përmes Skype. Para intervistës Dr/Profesorët i thanë se nuk donin ta iluziononin. Për atë vend kishte shumë konkurrues, me qindra, dhe shqiptarja ishte e intervistuara e parë. Në intervistë ata e testuan në lidhje me punën e saj, edhe me punën e tyre. Unë edhe mami e dëgjonim Detin pas derës. Ndërkaq, mami më thoshte: “Më përkthe, si po del?”. Unë mbyllja veshët se nuk doja të dëgjoja, se mund të gabonte në ndonjë pyetje. Isha shumë e emocionuar. Pas intervistës, Deti doli nga dhoma duke qeshur dhe tha: “Ata vetëm qeshën gjatë gjithë intervistës me mua, se habiteshin sesa e përgatitur isha.” Madje i kishin thënë “pse s’thua ti që e dike punën tonë më mirë se ne?!” Deti kishte lexuar të gjitha gazetat shkencore të tyre në lidhje me këtë temë, edhe ishte vërtet e përgatitur shumë”,- rrëfen motra binjake Argita. Ajo tregon se pikërisht, aty kish filluar habia e tyre. Dhe ditën tjetër, ata i kishin kërkuar referenca nga profesorët e universiteteve ku ajo studionte, Leicester edhe në Universitetin e Sussex, ku kishte studiuar më parë. “Pas një jave e kërkuan për intervistën e dytë në Boston. Kishin ngelur 10-të aplikantë; më të mirët. Nga këta 10, ata ishin në dilemë mes dy zgjedhjesh: Detit dhe një vajze tjetër amerikane”- vazhdon rrëfimin Argita.

 

Detina është doktore në shkencat e Biologjisë së qelizave molekulare- Biokimi, në Universitetin e Leicester, Angli. Në këtë universitet ajo zbuloi se çfarë e kontrollon dhe çfarë e aktivizon proteinën NEK8 që shkakton sëmundje gjenetike në veshka dhe që gjithashtu shprehet edhe në qelizat e kancerit. Detinës, gjithashtu, do t’i publikohet zbulimi shumë shpejt në gazeta shkencore. Për këtë zbulim, ajo ka marrë shumë vlerësime nga profesorët e saj me të cilët ka punuar. “Deti ka qenë gjithmonë e guximshme dhe kjo duket me aplikimin e saj në Harvard. Duke qenë gjithmonë ambicioze, ajo synonte për më të mirën. Në Harvard Detina do të punojë për të zbuluar se si ndalohet osteoporosis (sëmundja në kocka). Një zbulim i kohëve të fundit ka sugjeruar se proteina NEK8, me të cilën ka punuar Deti, është gjithashtu e lidhur me osteoporosis”- tregon motra binjake Argita.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).