pertej "prangave" te politikes

Eshte bere e udhes  tashme qe cdo bisede te jete ne lidhje me, te perfshije, apo t'i referohet kryesisht ose vetem e vetem politikes ne Shqiperi. Pothuajse gjithcka, mediat e shkruara dhe ato elektronike, shumica e blog-eve ne internet, madje dhe ato bisedat spontane ne kafene jane po rreth zhvillimeve aktuale te politikes.

Kjo per shkak se politika ndikon jashte mase ne te perditshmen tone,  saqe dhe ne presim me padurim, ose ose  me ankth cdo zhvillim, ndryshim apo risi ne lidershipin tone politik, si nga krahu i pozites edhe nga krahu i opozites??????

Apo, ky fenomen ndodh edhe vjen si rezultat i faktit qe  politika eshte i vetmi "ushqim" qe na serviret nga mediat, ne menyre te perditshme, konstante dhe te vazhdueshme???

Po, cfare ndodh pertej perdes se zeze, e vende vende gjyre gri te politikes?! Cfare ka pertej prangave te politikes??

E bej kete pyetje, jo se nuk me intereson politika, por, sepse problemet tona sociale, ekonomike, mjedisore, shendetesore, arsimore, etj., etj., po behen perhere e me te renda dhe askush nuk e merr mundimin te flase per ato gjera qe duhen thene me ze te larte, po aq te larte sa te ndergjegjesohen dhe strukturat pergjegjese qe duhet te marrin masa per rregullimin, apo zgjidhjen e tyre.

 

62 Komente

Cfare ka pertej politikes?!

Jet note plako.

E bej kete pyetje, jo se nuk me intereson politika, por, sepse problemet tona sociale, ekonomike, mjedisore, shendetesore, arsimore, etj., etj., po behen perhere e me te renda...

Mire, po una thashe se do pyesje dhe per ndonje gje pervec problemeve, se ketu ne Peshk jemi problemregjur, duket sikur mileti shqiptar gedhihet e ngryset vetem duke q...are.

Une p.sh. jam kurioz me ca qeshin njerzit pervec Portokallive televizive dhe ca hobi-sh kane p.sh.. Ose, ku e cojne femren/mashkullin per seks meqe shumica jetojne me prinderit. Po ata qe s'kane dashonore, sidomos ata qe s'kane as internet, me ca masturbohen, dhe nese vetem me imazhe mendore, a eshte kjo me e shendetshme se e ve trurin ne pune, apo me vegjetive, o Pjer?

.

@Ose, ku e cojne femren/mashkullin per seks meqe shumica jetojne me prinderit.

teme per doktorature kjo smiley

vallaj ky o hall i madh. Dikur shkojshin ka liqeni. ma vone u perdoren shtepite e emigranteve. Nashti kane dale ca moleshe. 

Eh sa vu kjo dynjo sa po vu smiley

Ata qe jane te kamur perdorin second house per gjerat e qejfit.. smiley

ska shtepija per ashush gjojnash... se te njeh komshia dhe aha "pak fresk sonte" pastaj smiley

s'e keni vene re qe beqaret mbajne makina te bollshmesmiley

interesant, edhe pse harxhojne shume karburant, prap vazhdojne?

sa vajti litri i naftes?

te te coje atje ky gjinet kofsha proshutit pa nomi le te bohet..

ne Parma?

Italia esht vend i bukur thon. me ato gondolat nje here, lere lere.

heu bre, e une qe menojsha pse ju pelqe perbytja venezhozjaneve?!

lere mos e pyet sa ka vajt.Po ankohesh njeri per gocat qe iknin shume ngadale rruges,se i vellai qe i shoqeronte gjate gjithe kohes me makine nga mbrapa  ,harxhonte gjithe ate karburant smiley

ai marrshi i pare esht vdekjeprures. cope friksioni...

jo,jo,s'ikte me marsh te pare ai.Po sa benin ato nje rruge ,ai bente 20 xhirro e kusur  me makine

E keqja eshte, se ai merrte dhe shoket me vete dhe mendonte dhe per ta smiley

Pse moj te martuarit si i kane makinat te vogla? smiley U qafshim hallin se te martuarit kane stilet e vjetra dhe u ecin gjerat vaj, skane nevoje per shume benzine edhe ne kembe e mbarojne hallin.. smiley

po po mbarojne pune me 2 mije lek te noj cep pallati.

Sa te vij rrotull me makine ai i riu, plaku e la pensionin aty ku thua ti dhe iken tek plaka i ankohet pastaj qe i vodhen pensionin.. smiley

hahahahaha

...U qafshim hallin se te martuarit kane stilet e vjetra dhe u ecin gjerat vaj, .....

Jo mer lal. Ashtu te duket ty nga interneti. Une me miqte e familjen time s'flasim per politike. Jo se s'e permendim, por nuk ze me shume se 10% te bisedave.

E vertete smiley

Madje ,une shoqen time te ngushte e kam dhe demokrate dhe s'debatojme kurre per politike,se.........smiley  s'kemi dhe  as kohe smiley

 

Nganjehere e kunderta politike mund te jete hot, sic thote m'lady Paris Hilton. Une p.sh. nuk eshte se e perjashtoj mundesine e nje encounter-i me nje komuniste, me kusht qe te jete shume e flakte dhe idealiste ne bindjet e saj. Sidomos po te jemi ne ndonje bunker, larg zhurmave dhe jashteqitjeve te qyteterimit. smiley

pertej politikes çfare ka????? vetem zhul dhe pisllek ka e asgje tjeter...

 

FOTO, Berisha ngushëllon Kastriot Islamin, e ul pranë vetes në Kuvend 

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

  

Ish-sekretari i çështjeve zgjedhore dhe njëkohësisht ish anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste Kastriot Islami ka gjetur ngushëllim pranë kryeministrit Sali Berisha. Disa ditë pas vendimit të marrë prej selisë rozë që e përjashtoi nga Grupi parlamentar, Islami nuk ka nguruar të futet në gjirin e Partisë Demokratike. I pranishëm në seancën speciale për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Kastriot Islami është ulur ngjitur me kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

 

sa gjest i pershtire .Pfffffff!

Te keqen e Fahri Balliut ...

po mire mer manalli, a nuk e kupton qe si gjo e shkurter qe osht, duhet me i najt larg Sales?

Me mire qe ndodhi keshtu Islami me Berishen, Nano me Berishen,Meta me Berishen, Xhyveli ect..po rreshtohen si dikur ajo pjesa "pikante" qe i sherbeu nomeklatures komuniste, duke marr shperblime dhe honorare ne nje kohe qe te djathet dhe antikomunistet e vertet vuanin realisht shtypjen qe vinte nga ky soj race! cfare pafytyrsie! Une nuk e di se sa dinjitet i ka ngelur te djathteve te perfasohen nga keto fytyra! Hipokrizi e peshtire!

Sa i neveritshem qe duket Islami aty ne mes pas 20 vjeteve si majtistsmiley 

Hec ke lali jot ti...do i kete thene.

smiley
ja ka thene dy here,se me te paren i ka ardh turp

Pertej politekes ka :

  1. depresion
  2. vdekje
  3. varferi
  4. papunesi
  5. pangopuri
  6. vjedhje
  7. frike
  8. pabesi
  9. mashtrim
  10. ...

pertej politikes ka shkence, art dhe dashni

Opa Ronaldo 1

Me te shumtat dhe kjo ndeshje..... Joachiiiim!

pertej politikes ka aheng tirons!!! Per tironset kudo si te ndodhen:

mejrem

http://youtu.be/3x-tcSwYRaA  <<<--- boooo ta copton shpretken Fatma!

ps. ne copa kubike fergu ne gjalp per brodo!

 

Po filloj me tu ankue per nji breng e per nji hall

du me dit pse je hidhnue fol me goje e fol nji fjal

 

sa merak jom bo per ty, du te shof si perher

rri pa gjum e s'kom myll sy, trandafil e bardh me er

Lexoje pash zotin ...Gjithmone e njejta FYTYRE pas fshirjes ...XHIBI zoraxhiu ! Si qemton si shtriga e Pralles ku ka Oidriso smiley Po e ke parasysh ate me ate pamjen e Berishes me Kandil ne Dore nje fare varianti KOROBOCKAVE.. kush i ka manipuluar me "urrejtje "?????? Ama INJORANCE si kete VIT nuk me ka bere vaki te ndeshja tek PPU . Ai qe eshte fshires Urgjentisht ne se e njeh keshilloje te Vizitohet te MJEKU ! Ai me gjith mend rron me endren se PPU eshte Qendra e Botes smiley
Nje semundje e pa sheruar / qe nga shekujt e kaluar ...
Ja te te pershendes : Phttp://youtu.be/GvwK7wcNAdg
Paqe dhe per Injorantet !

Fatmen e Zybereve kur e pa Valiu i Stambollit e kerkoi per cunin e vet, Ziko. Kshu thuhej.

Turqit i pelqyen avazet e tironsve.ishte insticti i races.

ti e beson ate hipotezen e koloneve prej anadolli ne ate trekoncin e shqipnis se mesme. qe shkon deri atje sa te thote qe shqipnija e mesme nuk eshte "dora jone"?

sqaroj: pytja eshte pa asnji lloj ngarkese. vetem kuriozitet nqse do thush po, sepse kam nje bindje qe edhe do paraqesesh prova per "po"-ne, per te cilat jam shuuuume i interesum me i dit se cilat jane.

fakti qe kultura e shqiperise se mesme ka me shume influence otomane se pjeset e tjera te shqiperise te ben te mendosh se nuk eshte fare pa baza.

Kjo ishte "prova" jote?!

Po c'merreni me keto budalliqe se s'ka kuptim!

smiley

c'bo zgjut mer qafir ne ket or t'sabahut, Allah bim bogxhani versen smiley

 

Ti e di mo qe kam nje regjim te cuditshem une. smiley
Dhe meqe ra fjala per Elbasonin, dje kam qene ne maje te Gjinarit per hiking. Cfare panorame "breathtaking"!

I kam muskujt cope. Sikur kam bere nja 10 ore palester.

sill ndonje foto te shohim dhe ne...smiley

Hallall!

Anej ka Belshi ka pas qen plani per kryeqytet ne fakt nga baballaret e kombit.

Nigjo, ne note serioze, per ate punen e asimilimit, mua me behet Shqiperia si nje trup organik, i cili ka pjese te prishshme me shpejt (pjeset e buta, me te pambrojme, me te ekspozume, me te arritshme nga agjenti "prishes" qe jane ne fakt mikroorganizma qe duan vec temperature dhe uje)dhe pjese me rezistente - ketu imagjino cfare konservash jane pjeset ku mezi shkojne edhe zogjte, malsite kryesisht. Kjo teoria e konservimit, qe u fol edhe tek ai leksioni i Ferrajt, e sjell punen ne nje pike "xhongel" (si lab ti e kupton kete fjale), e cila barazon dash pa dash elementin shqiptar me ngrirjen dhe moszhvillimin.

Ketu goja te rrudhet si kur ha hurme pa fara dhe te pa bere (elementi rrudhes quhet tanine), dhe sinapset dun pak pushim.

me fal qe te thash kshu gjonash qe ne pik te sabahut; kto jan te kshillushme per mas ores 11, kur fillojne e mehen rrezet ultra vjollce. smiley

 

ka dhe prova te tjera .e kemi diskutuar njehere me pare kete muhabet dhe shkaktoi shume lendime ndjenjash.

Nuk e di. Aq eshte shume pak si prove. 

Kujtova librin "pashalleqet e medha" me ato doktrinat shkombetarizuese. Kujtova edhe fshatra e nahije te tera me shqiptare (nje fshat ne Librazhd me 7 xhami psh!), ose ato predikimet e paradokohshme te atij hoxhes ne maqedoni qe i kepte munxet Skenderbeut, edhe kaq mjafton per tu nxire gjeja. Meqe ra fjala, di gje ku ndodhet kjo Kercova?

Ua kane pare mendjen shulet ketyre prandaj tallin trapin me ta.

Toh belle. Edhe per ty emigranto.

Shikoni si duket, si ato pikturat e romantikeve. Dhe ketu nuk jam ne maje, por nga fillimi i ngjitjes. Ne fund fare tek linja e horizontit, dallohet deti Adriatik.

 

Emigranto, une keto muhabetet me ndasi s'i honeps dot. Sidomos ku vijne nga njerez qe duket qe kane nje lloj formimi dhe intelekti. Fatkeqesisht edhe intelekti nuk eshte imun ndaj racizmit (se s'di si ta quaj tjeter kete).

Ne nje bythe vend jemi. Duam ta copetojme akoma me shume kete te shkrete Shqiperi?!

Pune tjeter pastaj neqoftese keto muhabete jane ne rrafshin e tradites, pra per te vene ne pah traditat e ndryshme, ne veshje, valle, kuzhine, arkitekture, etj. Keto po qe na duhen.

Por muhabetet me ata te veriut jane serbe, ata te jugut jane greke, ndersa ata te Shqiperise se mesme jane turq... me gricin nervat per arsyen qe shtrova me siper, plus per injorancen qe shpalos duke pretenduar qe racat duhet te jene te pastra dhe qe njerezit jane shumuar vetem brenda fshatit te tyre dhe s'paska pas nderveprim ADN-je e kulture e levizje. Dmth. qe i nenkupton keto te fundit si dicka negative!

Cfare kenge! Cfare embelsie... Mjalt fare. Balsam.

Rrofsh!!! Nje kafe borxh ke deti..smiley

 

Goce, tek deti du peshk une. Kafen ne fund. Leni numrat. smiley

Kafe osht llafi mer, se feste me peshk, vere e muhabet do bohet se s'bo! smiley

Lineariteti kohor, ashtu si edhe mediumet e shumtë komunikativë, kanë bërë të mundur që politika të shihet si procesi që lidhet domosdoshmërisht me aparatin shtetëror si njësi vendimmarrëse dhe qeverisëse. Por a nuk do të ishte ky një vështrim tejet sipërfaqësor i të parit të politikës si përtej përditshmërisë së ndërveprimeve shoqërore kur ajo është në vetvete një bërthamë e shoqërizimit dhe bashkëveprimit të njeriut me njeriun? A nuk bëjnë tjetër gjë vecse e hermetizojne nocionin e politikes përcaktimet ambige dhe të vakëta? 

 

Gjithnjë e më tepër, politika është parë si manteli nën të  cilin politikanët "strehoen". Nga një këndvështrim i tillë, shkrirja e nocionit me personat që  identifikohen me të, nuk ka mundur t’i shpëtojë përqasjeve negative.

Megjithatë, politika në thelb nuk është akti korruptiv i një politikani, mungesa e etikës profesionale të një tjetër politikbërësi apo telajoja e mashtrimit. Kritikat mëse me vend ndaj individëve që ushtrojnë politikën si profesion nuk mundet kurrsesi t’i bashkangjiten disiplinës apo nocionit të politikës. Fenomeni makiavelian duket se ka mbetur ende i pranishëm në shoqëritë e sotme por kjo nuk do të thotë se ai është adekuat.

Me dekonstruktimin e termave kryesore në përputhje me politiken, mund të ribluanim rigorozisht konceptet primare të  saj për të dhënë  një përgjigje të volitshme për atë se cfarë politika është. Por pragmatizmi dhe mjeshtëria e simplicitetit na lejojnë që pa shumë  vështirësi të arrijmë  të krijojmë një tablo të politikës duke hedhur brenda saj këndvështrimet kryesore që i takojnë. Ky sistem vlerash është i tillë sepse para së gjithash, qoftë në rrang pushteti shtetëror, qoftë në atë shoqëror, shërben si katalizator i zhvillimit të shoqërive humane nëpërmjet përpjekjeve për të  zgjidhur konflikte në mënyrë paqësore dhe jo me forcë.

Në një kuptim të tillë , Heywood do të citonte se politika mund të shihet si një forcë e civilizuar dhe civilizuese. Rrjedhimisht, vështirë t'i largohesh politikës në jetën e përditshme.

Përshëndetje! smiley

 

Ndjehet qartesisht mungesa e pjesmarrjes se Klesit (klesidra asperger) ne Peshk kohet e fundit, me tema pikante dhe te fella apolitike.

Pale jerusalemi, do jete pagezuar e krishterke ne ndonje manastir budist.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).