Këshilli i Ministrave miratoi sot, vendimin “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”

Gjatë diskutimit të këtij vendimi, Kryeministri Berisha sugjeroi që një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi. Por ende nuk konfirmohet nëse është miratuar propozimi i z.Berisha.

Qeveria thotë se ky vendim është hartuar pas një konsulence të gjerë, serioze e mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë.

Burime nga Këshilli i Ministrave i thanë agjencisë NOA.al se vendimi përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë.

NOA

1 Komente

Qeveria thotë se ky vendim është hartuar pas një konsulence të gjerë, serioze e mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).