Drejtoria e QSUT-së do të ndalojë hyrjen e familjarëve të të sëmurëve, duke mbyllur hyrjet për automjetet private. Ndërkaq, nëpër pavijone nuk do të mund hyjë askush pa lejen e shefit të shërbimit.

 

Mjekë që hyjnë e dalin nga sallat operatore pa larë duart. Personel që me të njëjtën përparëse të bardhë hyjnë në baret rreth spitalit, futen në sallën e operacionit apo në pavijon. Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” është kthyer në vatër infeksionesh për pacientët. Ata shkojnë të trajtohen për një sëmundje dhe marrin peshqesh nga spitali edhe një të dytë. Nuk bëjnë përjashtim as sallat e operacioneve, të cilat duhet të jenë ambientet më sterile. Pas disa matjeve të kryera, ku ka rezultuar se pjesa më e madhe e të sëmurëve marrin infeksione të dyta në spital, vetë institucionet shëndetësore kanë filluar të pranojnë problemin. Nga monitorimet e kryera së fundi nga Drejtoria e Shëndetit Publik ka rezultuar se situata është kritike. Nuk kanë munguar as masat administrative. “Janë rreth 50 masa administrative. Kemi konstatuar probleme të infeksioneve spitalore, persona që shkojnë me një dhe dalin me dy infeksione. Kjo nuk do të tolerohet nga ana jonë. Është e papranueshme që një mjek, i cili vjen nga lokali, shkon e futet direkt në sallën e operacionit”, është shprehur Mëhill Gecaj, drejtor i Shëndetit Publik, Tiranë. Sipas tij, gjoba janë vendosur edhe për sanitarët, kryeinfermierët dhe shefat e pavijoneve, të cilët nuk janë kujdesur për higjienën në sallat e operacioneve. Sallat operatore në spitalin nr. 1 rezultojnë të jenë më problematiket, por edhe tek spitali i sëmundjeve të brendshme higjiena lë për të dëshiruar. Janë penalizuar mjekë dhe shefa pavijonesh, që nuk kanë qenë të pajisur me librezë shëndetësore. “Vetë punonjësit, mjekët, infermierët dhe gjithë personeli mjekësor duhet të ketë librezën shëndetësore të lëshuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Pra, ky person së pari duhet të jetë vetë i garantuar për problematikat të cilat kanë të bëjnë me shëndetin publik”, shprehet Gecaj. Inspektimet në QSUT do të vijojnë të kryhen deri në fund të janarit. Menjëherë pas kësaj qendre spitalore, inspektorët e Drejtorisë së Higjienës do të kontrollojnë edhe dy maternitetet e Tiranës.

Reagon Drejtoria e QSUT
Në pavijonet e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” nuk mund të hyjë askush pa lejen e shefave të shërbimit. Kjo është masa e fundit, që pritet të zbatohet që nga muaji janar në QSUT. Gjithçka e bëri me dije dje drejtori Sajmir Ivziku. Sipas tij, higjiena ka probleme, por krahasuar me 8 vite më parë kur është bërë monitorimi i fundit, ka përmirësim të ndjeshëm. “Ndërkohë, të dhënat më të fundit të këtij institucioni mbi kontrollet e bëra në pavijon tregojnë se në vitin 2003 Instituti i Shëndetit Publik në “La Sapienza” kreu matje mbi infeksionet spitalore dhe shifrat ishin alarmante, tani pas 8 viteve shifrat janë afër normës. Ka vetëm pak muaj që ekspertë të qendrës spitalore bënë matjet mbi infeksionet spitalore në sallat e kirurgjisë, në kardiologji, në pavijonin e urologjisë dhe në një sërë laboratorësh, apo ambiente ku kryhen ndërhyrje apo manipulime, siç quhen në gjuhën mjekësore”, është shprehur Ivziku. Sipas tij, zonat më të ndotura kanë rezultuar ato në hyrje të sallës së operacionit, që do të thotë se kushtet përkeqësohen gjatë hyrje- daljeve të mjekëve dhe personelit. Ndërkohë, brenda QSUT-së këtë vit do të ngrihet qendra e sterilizimit të mjeteve spitalore.

 

Familjarët
Drejtoria e QSUT-së do të ndalojë hyrjen e familjarëve të të sëmurëve, duke mbyllur hyrjet për automjetet private. Ndërkaq , nëpër pavijone nuk do të mund hyjë askush pa lejen e shefit të shërbimit. Këto masa merren pasi fluksi i madh i familjarëve ka shtuar mungesën e higjienës dhe kaosin nëpër spitalet e QSUT-së. “Ekzistojnë disa hyrje të paligjshme, të cilat do të mbyllen. E dyta është që do të bëjmë një monitorim shumë më të rreptë për sa i përket trafikut të automjeteve. Këtu janë rreth 3000-3500 automjete që hyjnë në ditë dhe do merren masat dhe me disa institucione të tjera shtetërore, qofshin këto qendrore apo lokale në hartimin e një plani dhe zgjidhjen e mirë të çështjes së parkimit të automjeteve”, thotë Sajmir Ivziku, drejtor i QSUT.

6 Komente

Filloni njehere nga pastrimi rrotull godinave, se te duket vetja se je ne vend-hedhjen e plehrave te Tiranes. Turp, Turp, Turp!

Kete vere shkova tek Materniteti Koco Glozheni.

Ne ashensor gjeta nje kosh plehrash te derdhur, me era ilace e qelbsinllek. Ishte korrik, kulmi i vapes. Mendova qe pastrueset i kishin rene per shkurt, po e dergonin ne katin e fundit pa hyre vete brenda. Mbulova hunden, se ashensori tjeter s'punonte, dhe u ngjita per atje ku kisha pune, duke shoqeruar nje person qe s'i ngjiste dot shkallet me barkun e hapur nga lindja me cezarian, te infektuar pas lindjes (me siguri nga papasterite ne spital, i thane). Ndenja nja gjysme ore lart, sa u sistemua pacientija ne nje dhome. Bera te zbres, koshi ishte prape ne ashensor, me plehrat e derdhura e me eren e qelbur. Zbrita nga shkallet, shkova bleva disa gjera qe me kishin porositur, piva nje kafe. E gjitha kjo zgjati rreth gjysme ore. U ktheva, dhe koshi i derdhur ishte po aty. Qellova me nje infermiere ne ashensor dhe s'u permbajta, shava "ata kafshet" qe linin plehrat ashtu ne spital plot nena me barqet e hapura prej lindjeve me operim. Kur arritem, kjo infermierja u foli ca pastrueseve qe dolen nga nje dhome gjithe pertese e shkuan ta pastrojne.

Me beri pershtypje pastaj nje dite te hene, mengjes, ora nente. Pas tre kater ditesh qe hyja e dilja ne ate maternitet, papritur infermieret vraponin gjithandej, pastrueset punonin me vrull, dhe zbulova qe qenka dhe nje rregull qe s'lejohet te futesha brenda (sepse pacientja eshte ne duar te sigurta e familjaret s'nevojiten - a me verte), dhe ky rregull po zbatohej (duhet te zbatohet, por...).

Kishte ardhur drejtoresha, qe me duket se eshte goca e ish presidentit. Drejtoresha ndenji nje ore, dhe pastaj gjithcka u kthye ne normalitet.

Dhe keta mjeke, infermiere e pastruese, gjysmat e tyre ta kerkojne lekun pa piken e turpit, gjysmat e tjera nuk e kerkojne por pacientet e trembur prej te pareve ua ngjeshin me zor ne xhep dhe ketyre te dyteve. Dhe pse ginjen me leke, edhe kur s'i duan, punojne si kalamaj kopshti, rrine urte vetem kur eshte edukatorja aty. Koco glozheni mbahet si me i miri per nga kushtet.

Zoti me falte, por i kam mallkuar.

Drejtoria e QSUT-së do të ndalojë hyrjen e familjarëve të të sëmurëve, duke mbyllur hyrjet për automjetet private. 

Mire e keni ,pse mos te futet dhe ne spital vetsherbimi ?

Kur kam qene nje here ne spital ,qe nje paciente qe kish lindur me operim dhe infermierja pasi i kerkoi  gruas qe ajo t'i jepte nje bebeline per te nderruar bebin (nuk kishte asnje te aferm prane ne ato momente ),po priste kur e operuara zgjatej me veshtiresi qe te arrinte valixhen ,e te merrte bebelinen ,pa e prishur fare terezine dhe pa u munduar fare ta ndihmonte.

Mire e kane nga nje ane ,se duhet pak vetesherbim,se te ben mire te levizesh pas operimit .smiley

 

E cuditshme se si me gjithe kete nivel pislleku nuk ka viktima apo epidemi. Shyqyr qe jane hapur 2-3 spitale private ku te perplasesh koken. Qendrat spitalore shteteror ngjajne me shume me nje dyqan mishi. Nuk ka derman kjo pune, jemi milet i keq qe nuk na e ndjen hic per punen por vetem per lekun.

Megjithmen qe spitalet ne Shqiperi, jane ibret persa i perket pastersise. Do ishte mire qe sanitaret aty, te shihnin nje here spitalet kendej nga Europa, per te kuptuar se si fuksionon higjena ne spital. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).