Eshte i vetmi kandidat i Republikaneve i cili po flet pa dorashka dhe jashte linjave tipike neokonservative. Eshte vene ne qender te kritikave nga shume Republikane per planin e tij te shkurtimeve drastike te buxhetit ne ushtri dhe largimin total te gjithe e ushtareve amerikane nga lindja e Mesme,Afganistani dhe Evropa. Po ashtu kerkon prerjen e ndihmave per vende si Izraeli dhe vendet Arabe. Ai kerkon perqendrimin e energjive dhe kapitalit brenda vendit per rimbekembjen e SHBAse

Per Izraelin shprehet qarte:

Ne nuk kemi nje traktat me Izraelin. Pse duhet te ekzistoje ky perkushtim unanim, ku ne duhet ti dergojme para dhe femijet tane izraelit perjetesisht? Une besoj se jane te afte per veten e tyre, ata posedojne 200-300 arme nukleare. U pyeten 40 analiste kryesore te sigurise te SHBA dhe askush nuk u shpreh Irani ishte i rrezikshem per sigurine e SHBA, po ashtu askush mendonte se nje sulm ndaj Iranit do te ishte nje ide e mire. Nje sulm ndaj Iranit do te fuste gjithe rajonin ne konflikt dhe do izolonte totalisht SHBAne e cila po perpiqet te krijoje lidhjet me boten arabe pas revolucjoneve.

Nese ata(Izraeli) sulmojne dhe bombardojne Iranin atehere, le te vuajne pasojat e veprimeve te tyre: Ne duhet te jemi jashte kesaj meseleje

Te enjten ne nje takim me elektoratin, ne Perry, Iowa, kur u pyet per Iranin, ai u pergjigj: Ne po kerkojme trubullira, me sanksjonet qe i kemi vene Iranit. Keshtu e filluam me sanksjone me Irakun,Libine dhe e vazhduam me lufte dhe politiken shkaterruese. Iranianet po pergatiten qe ti bombardojme dhe eshte llogjike qe te marrin masat nga ana e tyre per cdo sulm(duke ju referuar kercenimit te fundit te Iranit per bllokimin e kanalite te Normuzit). Megjithate nuk ka asnje evidence qe po ndertojne arme nukleare. Edhe sikur te mund te ndertonin une kete nuk e shikoj si kercenim.

Ne nje artikull te titulluar "The Folly of sanctions" ai i ben nje analize  se politikave te sanksjoneve historikisht kane rezultuar kunderproduktive dhe e kane shtuar me thelle antiamerikanizmin ne keto vende: Kjo gjithashtu i ka forcuar keto regjime te cilat kane hedhur fajin amerikaneve. Ai permendi vende si Kuba dhe bizneset amerikane kane humbur nga kjo absence. Politika dhe ekonomia duhet te jene te ndara shprehet ai.

51 Komente

Megjithe brockullen ne fjaline e fundit me pak fjale Ron Paul po rikthen Doktrinen Monro. Tamam kthese 360 grade.

Kthese 360 grade Pra asnje ndryshim ....?????? SI eshte kjo kthesa 360 grade ....???4
Sa per Ron Paul ...komediane ka gjithmon ne garad per president ne Amerike vec jane garniture per zbukurim ...... Lojtaret e medhej jane ata qe fitojne .... Ron Paul ...pffffff

Monro e dinte se boll kishin vuajtur nen taksat e mbretereshes dhe do te ishte ironike te humbnin jete mercenaresh amerikane ne lufterat e Evropes .Roosevelt , nje nga presidentet me popullore qe ka pasur SHBA ishte paqedashes dhe u perpoq me cdo kusht qe ti shmangej luftes.

Perse eshte komedian Ron Paul, pa ma shpjego ca kete?.....Qe refuzon lufterat e pambarimta qe vecse mjerim kane sjelle. Komediane jane ata qe nuk pranojne realitetin: SHBA, historikisht ka qene faktori kryesor i pasigurise globale dhe shkaktar i lufterave ne cdo skaj te globit. Per rednecke-t eshte komedian dhe anti-patriot.

Rom Paul eshte komedian se nuk jeton ne kete shekull ...bile ne fakt as ne shekullin e kaluar........
Jeton 2 shekuj mbrapa. Ka lindur me vonese
Idete e tij??? Personalisht I LOVE IT!!!!! por .... ja qe ajo qe pelqejm nuk eshte gjithmon realiste dhe mundeshme ....... Realiteti shpesh eshte ndryshe nga idealizmi. ......
Ne shek XXI apo dhe fund shek te XX nuk mund te krijosh nje amerike te izoluar, bile ne fakt nuk mund te krijosh as nje Taxhikistan te izoluar nga bota.
Nuk mund te krijosh nje amerike te shkeputur nga bota dhe konfliketet e saj, kur ke nje shtet te ngritur apo ndertuar mbi bazen e ketyre lidhjeve dhe konfliketeve.

Art mbase ngaqe meresh me art je shume idealist..... ne art idealzimi mbase sherben por ne jete JO. Vecanerisht kur kerkon te analizosh politiken dhe ekonomine

Unë nuk e ndjek nga afër politikën e brendshme amerikane që të flas me siguri për Ronin apo për Mitin, por nga ato që lexoj tek-tuk Roni nuk kërkon rikthimin e izolacionizmit. Madje këmbëngul për tregtinë e lirë, pra anti-proteksionist. Pra mesa lexova kërkon të riktheje moton "Amerika e amerikanëve". Kjo mund të tingëllojë si "God Bless America, të tjerët veten vrafshin" por mua më duket një zbythje si pasojë  e rënies së fuqisë amerikane.

Mua më tërhoqi vëmendjen ideja e "përqëndrimit të investimeve brenda vendit". Shekuj më parë kur Anglia ishte aty ku është sot Amerika, përjetoi të njëjtën krizë kur shumica  e investimeve të mëdha bëheshin nëpër koloni dhe jo brenda vendit. Ndoshta amerikanët po nxjerrin mësime nga baballarët e tyre anglezë.

Tomi, Bravo! Doja ta perkufizoja vetem ne " ideologjia eshte luxus i opozitarizmit, ne qeveri duhet te jesh pragmatik ne interesat kombetare" Ne opozite nje politikan perfaqeson partine e personalitetin e tije por ne qeveri, pervec kesaj, perfaqesohet populli e kombi, gje qe nenkupton se duhet te besh ne nje fare menyre edhe politike te pjeses tjeter qe nuk te ka zgjedhur. Kjo per USA dtth. se nuk mund te besh nje politike kunder me te cilen identifikohet USA dhe per te cilen ka pasur sukses ...edhe per vende te tjera. Eshte nje bote e tere qe ka interes ne rolin nderkombetar te USA dhe nuk mund ti lihet bota nje Rusie, Kine e Irani. Edhe po te donte USA te izoloheshe ne brendesi nuk te le Bota. Ne nje fare menyre USA exziston vetem ne saje te realitetit boteror qe eshte e tille qe ka nevoje per nje "polic" nderkombetar. Per mua eshte e pa imagjinueshme qe USA te beje nje budallallek kaq fatal. Mendoj se nje Paul nuk ka shanc per President.

Ngaterron politiken e izolimit me ate te mos-nderhyrjes, te cilat jane gjera krejt te kunderta. Politika e izolimit ndiqet nga vende si Korea e Veriut, Kuba apo Mianmar(dhe Shqiperia gjate epokes Komuniste) ndersa politika e mosnderhyrjes perqendron energjite dhe kapitalin brena vendit te vet. Kjo eshte me se llogjike, ne nje kohe kur SHBA ndohet ne krize dhe ka shpenzuar trilona dollare ne luftera donkishoteske anembane planetit(te cilat e kane demtuar se tepermi). Politka te mosnderhyrjes mund te permendet Zvicra apo vendet Skandinave. Ketu Paul jep pergjigje akuzave per vete-izolim dhe ben nje analize te ketyre fakteve. Sic e permenden dhe te tjere: Perendoi epoka e superfuqive..Tashme reputacjoni i SHBA ka rene pertoke dhe dragoi "paqesor" i azise i ka hedhur kthetrat gjithandej. Nga Afrika deri ne Evrope

Nuk jam idealist, kjo eshte llogjika e cila po zbatohet. SHBA mblodhi valixhet nga Iraku, radhen e ka Afganistani(dhe ka shume mundesi brenda 2012 te largohen prej andej), kjo eshte linja e llogjikes. SHBA nuk ka me klleqe as financjare dhe as mbeshtetje popullore per luftera apo kolonizime. une thjesht po paraqes ndryshimin gradual te politikes Amerikane. Nje ndryshim radikal i te djathteve Republikane tregon se opinioni popullor ne SHBA ka ndryshuar thelbesisht dhe lufterat ju jane kthyer ne alergji. Me kujtohet gjithashtu nje bisede me nje mikun tim amerikan i cili me tha hapur se e kishte ndjere pothuajse ne cdo vend qe kishte vizituar nje fryme te theksuar antiamerikanizmi(sidomos 10 vitet e fundit).

''Ron Paul dhe kthesa 360 gradë Republikane

 

Art...., vet ja ke vene titullin?

Jo Belo, por ka dhe keshtu

ok.  

te pyeta se me beri pershtypje te titulli kjo: ''kthesa 360 grade'' .    zakonisht, rrotullohesh 360 grade, jo kthehesh....  dmth, dikush, nese niset nga nje pike e caktuar  dhe ben nje cikel 360 grade, kthehet perseri te pika ku u nis.

 

Po pra..Monroe dhe Rosevelt nuk ishte Republikane? smiley Kthehemi ne 1812 apo ne vitet 40

Tashi nuk e di se kush asht problemi me ju more djelm e vajza, por di qi ka ardhe nji kohe kur duhet me i ndej sa ma larg konflikteve e luftnave. Amerika ka kohe qi asht transformu nga nji vend prodhues ne nji vend komsumator. Pse??? Mu pergjigjni ju gjenite me PhD qi mendoni se politikani duhet me kene i gjithpushtetshmi...

ju gjenite

"Ne" do te pergjigjemi kur te piqen kushtet, Teef. "Ne" jemi ca te zene tani me ca probleme gjeniale. smiley

 

Republikanet, dihet qe nuk kan ndonje simpati per çifutet, sikunder dhe per arabet apo perset. Qellimi i tyre eshte qe amerika te shesi sa me shume arme, te mos harrojme se shum prej tyre kane aksione ne industrine e luftes/armeve. Edhe per vota, ata e dine se kurre nuk marrin vota nga lobi çifut atje, biles lobi çifut ne mase te madhe, mbi 90% ia jep votat Demokrateve. Keshtu qe keta , keshtu ne kete menyre , mbledhin votat e arabeve, perseve, europianve, latinove, te cilet tashme e ndjejne vehten pak a shume amerikane. Taktika, nacionaliste, qe ka zgjedhur Roni, mua me duket se ka per te mbledhur shum vota smiley

Mendoj, se bota eshte  para nje drame globale.Ne se nuk ka me dy kampe realisht jane shfaqur disa pole, brenda nje bote njesistemshme me problematika shume me te medhaja se kur ishin ne ballafaqim dy kampet.Amarika, e ka te veshtire, sot,  te lozi sot rolin e polcit nderkombetar.Vini re  si po u  drejtohet talebaneve, per bisedime, pas gati  10 vite lufte  te pafituar.Gje qe flet se kohes me luftra,  po i iken vakti.Iraku ishte shembulli me i  gjalle, se si  Amrika u fut ne lufte, me pretekste qe rezultuan fallco.

  Ron Paul eshte thjesht nje ze, i cili ka  objeksionet e veta.Por midis atyre qe shprehet,  ka shume te verteta.Ama sa i perket politikes amerikane, standarte,  gjithenje  porizraelite, e vetmja panorane e  dukshme eshte  ajo; qe  nuk  po i duket fundi.Do  te kete ndonjehere paqe arabo-ezraelite? Nje gje te tille amerikanet nuk e kane shprehur  kurre. Ku  ahere  na e bazojne idene e tyre,  idhtaret, per rolin e policit nderkombtar,per Ameriken ?  Une kame mendimin se nje krize globale nuk mund te  zgjidhet me vatra lufte lokale.

Edhe  vetem ne kete  aspekt  Ron Paul, ka te  drejte...Mirepo amerikanet gjithenje  ne momentet e fundit, pergjithesisht, zgjedhjet i kane bere  te gabuara...

Grava, luftrat e kane shpene kete glob drejte zhvillimit, duam s'duam ne pacifistet......dhe perseri vetem nje lufte do ta shpetoje kete planet, po ishallah nuk do jete si ajo qe mendohet, ku fitimtaret do te luftojne me shpata......

Une, ore mik,  akoma nuk di gjer  sot,  ndonje lufte, qe  te  kete  qene zhvillimore.Per shkatrrimtare, te numuroj qe nga koha e shetit komunist te Spartes,.........sa te  lodhesh

po ashtu eshte qe vete lufta eshte shkaterrimtare, po paslufta eshte shume me shume zhvillimore.....se gjeneron energji te fshehura te cilat shpien ne zhvillim, kujto pasLI dhe LIIB te cilat shpune ne zhvillim tere shoqerine....

....Revolucioni tekniko-shkencor e jo luftrat.Bindu!

po ashtu eshte, po revolucioni tekniko - shkencor, me se pari ka lindur per nevojat ushtarake e me vone ka shkuarr ne interes te publikut, qysh nga bomba berthamore e ne vijim....

Popullsia globale arriti 7miljardeshin o grave,...Me gjithe rritjen e cmimeve te ushqimeve dhe miljonat qe vdesin cdo dite nga urija ne Afrike dhe boten e trete. Lufterat jane zgjidhja afatshkurter per shkurtime numrash "Per ata lart". Nuk po e vazhdoj me teper se emo eshte fan i Eugjenikeve smiley . Po i le njady rreshta Ravit

Reduktimi drastik i popullsise se planetit duhet te jete prioriteti numer1 per politiken Amerikane

Henry Kissinger

 

 

Jo po ta dije Grava.......

Ca thone ashtu e ca thone ...keshtu  !

Interesant artikulli. Flm Arti.

Per tjerat, e tepron si zakonisht. E kam fjalen per

Popullsia globale arriti 7miljardeshin o grave,...Me gjithe rritjen e cmimeve te ushqimeve dhe miljonat qe vdesin cdo dite nga urija ne Afrike dhe boten e trete. Lufterat jane zgjidhja afatshkurter per shkurtime numrash "Per ata lart". Nuk po e vazhdoj me teper se emo eshte fan i Eugjenikeve smiley . Po i le njady rreshta Ravit

Reduktimi drastik i popullsise se planetit duhet te jete prioriteti numer1 per politiken Amerikane

Henry Kissinger

1. Popullsia sipas parashikimeve mund te arrije deri ne 9 miliard dhe aty do te ndalohet rritja.

2. Cmimet e ushqimeve jane ULUR. Ka patur nje krize para 3 vitesh, çka ishte ndezesi i Pranveres Arabe, se nuk i dilnin parate per coucous.

3. S'kam shifra, por jam i bindur se sot ne Afrike vdesin nga uria me pak njerez se asnjehere me pare.

4. Luftrat. Sot bota s'ka patur me shume paqe se asnjehere. Sa luftra jane zhvilluar perpara e nuk dinim gje se s'kishte komunikim.

 

Flmnd Hunter

Si do tu ndaloka kjo rritja tek 9 miljardeshi, pa ma shpjego ca kete se nuk i bie lapsi...OKB e prashikon ne 2150 te veje 28miliarde banore

Cmimet e ushqimeve jane ulur?..Ne cilin planet jeton ti?..Cmimet filluan te rriteshin qe me djegjet dhe thatesirat ne Rusi dhe kane marre tatepjeten: Te permend vetem produkte si orizi,kafeja dhe sheqeri te cilat jane 5fishuar.

Sa per Afriken, so i vetmi ndryshim eshte sot,se perpara se te vdesin ju japin nje pagure uje(te sterilizuar) nga Unicef apo Kryqi i kuq.

Po bota nuk ka pasur ndonjehere paqe: Sot e quajme veten te civilizuar, por kjo eshte larg realitetit

Nese OKB ka parashikuar 28 milard ne 2150 eshte bullshit. Sic eshte plot me parashikime idiote. Edhe une nje parashikimi te OKB i referohem.

Cmimet kane patur nje bum ne 2008, por me pas jane stabilizuar.

Te lutem, historia eshte plot me parashikime katastrofike qe s'jane vertetuar.

p.s. per ndalimin te 9miliardshi.

Eshte rritja e mireqenies ekuilibruesi me mire. Rritja mendohet te ndalet aty se me ritmet e rritjes te mireqenies, parashikohet qe njerezit te lindin me pak e te vdesin me shume. Sot ne Europe, jane emigrantet qe mbajne popullsine ne ekuiliber, se po te ishte per europianet do te ishim ne renie (me pak femij, me shume pleq).

Po teorikish eshte rritja e mirqenies, por termi i mirqenies eshte krejt abstrakt se teoria me realitetin jane ca larg: Realiteti eshte se pabarazia eshte thelluar ne rang global dhe varferia eshte rritur me hapa galopante. Kur varferia dhe uria po prekin vend si SHBA, te tjeret qe presin ndonje kocke prej saj hidhi ne kosh(ne 2010 rreth 50 milione amerikane jetonin ne skamje).Numri i te uriturve ne SHBA eshte rritur me 30% qe prej 2007

Historikish 99% jane sklleverit e 1%...Nje perqindje e ketij 99% vuajne nga uria(kemi mbi 1miliarde banore te cilet jetojne nen varferine ekstreme) Nje ne 6 banore te globit nuk ka uje te pijshem. Te fusim ketu dhe fatkeqesite natyrore keto 5 vitet e fundit dhe kjo teoria e ekulibrit te mirqenies vihet ne raft me Biblen dhe Kuranin. Nuk eshte Evropa problemi por gjetke si Azia apo Afrika.

Ja dhe grafiku qe kam une ketu nga FAO : Cmimet e ushqimeve do vazhdojne te rriten

FAO food price index, 10 years to end of May 2011 | WorldCrops.com

 

Ja te jap dhe une nje link ca makaber nga DW:

Cdo tre sekonda, nje banor ne bote vdes nga uria.....

E njejta gje, grafik duhet te jete. Ne 2008 ka patur pikun, pas nje viti ra ku ishte dhe tani eshte stabel. S'ka ndonje parashikim krize urie. Alarme si ky i DW jane kot. Kush e tha qe uria e botes po rritet? Alarme kot.

 Vdesin nga uria cdo tre sekonda? Ok. Dje kane vdekur cdo 2 sekonda, cdo 1 sekond. Arsyeja e urise nuk ka qene asnjehere mungesa e resurve, por regjimet diktatoriale, autoritare, qe i merrnin frymen ekonomise. Ekonomia e dirigjuar ka sjellur uri (Kina e Mao Ce Dung, Rusia e Stalinit, Korea e Veriut, diktatoret afrikane, Shqiperia e Enverit). Sot India, Kina, Amerika Latine, vende afrikane jane shembuj vendesh ne zhvillim, qe po rrisin ekonomine perdite e kane dalur nga morsa e varferise fale lirise ekonomike e iniciatives te njerezve.

 prsh.

Ky eshte idiot, si te gjithe kandidatet e tjere republikan. Por ndryshme nga te tjeret te cilet thone budallalliqe per shkak te elektoratit me nivel te kufizuar mendor/moral, ky eshte i sinqerte ne idiotizmat qe thote.

*****

Mund te sqarohesh me qarte?

Me qarte dmth "5 yje"

edhe ti republican? smiley

Thash se e kishte sharje po e kishte censuruar. Nuk e kam perdorur ndonjeher ate shenje per te vlersuar nje shkrim. Ajo qe kam pare te perdorej ka qen +1 a dicka e tille.

tregohu icik sportiv, se shaka jane

emigrant - 2 Janar 2012 - 18:52

The man can talk!!!

http://youtu.be/rn8jNdnGqYQ

Une kam ca "if"e te tjera per ata qe jetojne ne amerike:

What if you go one day at the gas station and pay $15/gallon because some countries in the Middle East have installed (based on the “free and democratic” way, without the US intervention as Ron is suggesting ) an anti-American governments? Think about: all your life (house, work, kid’s school, restaurant, food shopping) is build based on $3/gallon gas price at the pump. How you will feel that day?
What if one morning you go to work and learn that your project (that was your job security) was canceled because someone in the Middle East Government ( elected in “free and democratic way without the US intervention as Ron is suggesting) had decided to buy the project from an European or Japanese Firm? Where your international feeling of “free from the American colonization“ will stand compare to feeling of not having a job ?
What if one day your neighbor in US from Middle East will come and ask you to death by stoning your wife because she had been out in public with her face uncovered? How your feeling of “free America” will stand compare to seeing your wife stoned based on Sharia Low?
And I can go with “ if”s longer then Ron in his speech. I can ask If-s in regard to “travelling free”, to “watching TV” or “flying kites “, “Watching Chinese movie” orf “having Iranian nuclear submarines in the Boston harbor “ etc etc

"Imagine" eshte nje kenge e bukur qe me pelqen shume por... kaq ... nuk shkoj me tej faktit "se me pelqen" Ne qofte se shkoj me tej do te thote qe duhet te sakrifikoj jeten time per nje kenge
" Imagine" per qenien njerezore nuk eshte e zbatushme eshte vetem nje imagjinate, nje ender nje fantazi, nje idealizem

Imagine! (if I may) is what kept us going as a people and as human race Tom. Imagine is what keeps us going, what will -if will be- keep us going. Is what we build upon.

Amerika ka qene historikisht izolacioniste si komb.ne luften e pare boterore u futen ne minuten e fundit .pas lufte trupat amerikane u kthyen ne shtepi e ua lane europen europianeve te cilet e bene peci kuku dhe iu desh te kthehen perseri pas 20 vjeteve.

hunter."..Eshte rritja e mireqenies ekuilibruesi me mire..."

 Pa dyshim ashtu eshte.Kot me kundershton alidemsi.

Lexon titullin, thote "kthesa republikane", lexon rreshtin e pare, thote "i vetmi kandidat i republikaneve".
Sben te perdoresh kete gjuhe kaq koherente se i bere lemsh red neck-et e peshkut.

Let's get isolated for a change. We've spread out too thin across the world like oil in cabbage. Both Pacific and Atlantic are good "insulating sponges".

Go Ron, you've got my vote.

E cuditshme se sa shqiptar republikan paska. Kjo shpjegon dhe arsyen pse kemi kete shtrese politike ne shqiperi.

Ja te shohim pak disa nga planet e Ron Paul:

1. "Defining life as beginning at conception by passing a “Sanctity of Life Act."

Me pak fjale kjo do sjelli eliminimin e abortit ne muajt e pare. Te gjithe ato qe nuk duan ta mbajne femijen, nuk do mund te abortojne. Jam i sigurt qe keto persona do jene prinder te persosur. Edhe viktimat e perdhunimeve te cilen ne nje pjese te mire te rasteve ngelin shtatzane do jene te lumtur te rrisin femijen e perdhunuesit.

Kjo hipokrizi qe vjen nga nje person qe nga njera ane qenka pro denimit me vdekje, dhe nga ana tjeter qenka "pro jetes". Aty e ka vendin amerika, perkrah pakistanit, kines, iranit duke lejuar denimin me vdekje. Rick Perry nga ana tjeter ndihej krenar qe kishte ekzekutur mbi 200 veta. Dhe salla plot me injorante brohoriste plot dashuri. 

 

2. Repeal ObamaCare and end its unconstitutional mandate that all Americans must carry only government-approved health insurance or answer to the IRS.

Domosdo. Hiqe ate legjislacion qe mundohet ti jape sherbim mjeksor qytetareve. Rreth 30 milion amerikan nuk jane te siguruar. Sipas Ron Paul keto duhet te lihen ashtu. Pa sherbim mjeksor. Edhe ktu ne shqiperi te gjithe pa perjashtim marin sherbim mjeksor falas (hiq korrupsionin per te cilin e ka fajin shteti). Te lihen te vdesin ato 30 milion persona. 

 

3. Eliminating the income, capital gains, and death taxes to ensure you keep more of your hard-earned money and are able to pass on your legacy to your family without government interference.

Shume bukur. Hiqi income tax. Ske c'i do. Pun tjeter qe 42% (Rreth $900bil) e buxhetit te SHBAs financohet nga keto "income tax". Nga ana tjeter thote dhe qe do balancoj buxhetin. hahaha

Kshu balancohet buxheti duke pergjusmuar te ardhurat. Sprish pune, si katolik i devotshem, fryma e shenjte do ta ndihmoje.

 

4. End the FED

Pse jo. Nje nga arsyet qe jep per te zhdukur banken qendrore eshte qe te ndalohet inflacioni. lol. Nuk e dika Ron Paul qe nje nga arsyet kryesore qe bankat qendrore ekzistojne eshte qe te kontrollojne inflacionin. hahaha

Te gjithe shtetet e tjera ne bote qe kane banke qendrore e kane gabim. Ron Paul eshte gjeniu.

 

5. Lower the taxes.

Pervec heqjes se "Income Tax" edhe taksat e tjera duhet te ulen. Bizneset e medha paguajne shume por shume taksa. Duhen ul akoma me teper. Duhet te veprohet si ne periudhen e te madhit Reagan qe republikanet adhurojn. Pune tjeter qe taksat ne kohen e Reagan ishin me te larta se sot. Ska faj Ron Paul. Ato qe do e votojne jane injorante kshu qe s'ka rendesi nese ajo qe thote eshte e vertete apo jo.

 

6.  "Introducing legislation to repeal the “Brady Bill” and the so-called “Assault Weapons Ban." dhe "Authoring legislation to end U.S. membership in the anti-gun United Nations to ensure American tax dollars are not used to fund global gun control schemes like the so-called “Small Arms Treaty.”"

hahaha

Te gjithe duhet te lejohen te kene automatik ne shtepi. hahahaha
O zot sa budallenj. Ne fakt sa me shume te shperndara te jene armet, aq me pak krime do kete. hahahaha

Te c'antarsohen dhe nga okb. Ce do. Pune tjeter qe eshte arsyeja kryesore qe nuk kemi pasur nje lufte tjeter boterore pas 45ses.

 

7. "Encourage Homeschooling. Parents are the best teachers."

Shume ide e mire. Nuk ka me mire se te rrisesh nje tufe budallenjsh dhe pastaj te ankohesh pse kompanite amerikane po e bejne R&D jasht amerikes. Ne fakt mire do bente ti mbyllte shkollat fare dhe te lejonte vetem shkollat fetare. haha

 

8. "Energy independence."

Plani i Ron Paul eshte te behen te pavarur nga nafta e lindjes se mesme. Por jo nga nafta ama. Republikanet si idiot qe jane, jane te dashurur me naften. Naften e ka dhene zoti dhe do e kemi deri ne diten e gjykimit kur te vi Jezusi shpetimtari jon. Ne fakt jezusi ka shume mundesi te vij me nje Hummer qe konsumon 50 litra per 100km. haha

 

9. "Eliminate the ineffective EPA. Polluters should answer directly to property owners in court for the damages they create – not to Washington."

Normale. Pse te parandalohet demi?! Eshte me mire te demtohet ne fillim pastaj te thuash " u me fal". Pune tjeter qe ne shume raste ky dem do dekada te riparohet.

***

Kto ishin disa nga politikat "perparimtare" te Ron Paul. Votoni Ron Paul (ose kedo republikan tjeter) njerez votoni!

Ka vetem 3 grupe personash qe mund te votojne republikan ne amerike.

1. Biznesment dhe te pasurit - qe do perfitonin goxha nga uljet e takstave  dhe mungesen e legjislacionit. Kjo do ti jepte leje te benin cdo gje.

2. "Religious Nutjobs" - te cilet deshirojne qe bibla te mesohet ne shkolla.

3. Injorantet - te cilet nuk kuptojne asgje sepse jane shume te trashe. As nuk ia kane idene se cfar pasojash kane politikat e republikaneve. 

Nese e konsideroni veten pjese te njeres nga keto tre kategori ateher keni plot te drejte te votoni Ron Paul apo kedo republikan tjeter.

Pse nuk thu ti që qeke kamuniste? Ju bolshevikët e keni shkatarru Kanadanë, doni me shkatarru edhe USA. Sa të ketë teksanë e missisipianë nuk kanë shans kamunistat në SHBA. smileysmiley

Unë besoj se kushdo t'i fitojë zgjedhjet USA is fucked anyway. Çështje kohe, me demokratët do jetë më e ngadaltë, me qafkuqët do jetë më e shpejtë. Amerikës i vdiq  shpresa që kur zgjodhi dy herë rresht atë W-for dopiogomar. 

hahaha

Jo me se ka akoma shprese. Pastaj nga ana tjeter te bejne c'te duan amon. Vete do i hajn pasojat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).