Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që të tërhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovës, por lajmi është pritur keq nga disa analistë dhe diplomatë shqiptaro-amerikanë të cilët alarmojnë për pasiguri të mundshme në Kosovë.

Zyrtarisht Washingtoni thotë se ka vendosur që për vitin që sapo ka hyrë të ekzekutojë shkurtime në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në SHBA dhe jashtë vendit e mes tyre Kosova, raporton agjensia NOA.

Nisur nga ky fakt, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, Këshilltarja për Çështje të Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi, dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së, janë takuar këto ditë me Kongresistin Buck McKeon (R-CA) në Manhattan.

Qëllimi i takimit ishte që Kongresisti McKeon, i cili është Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, të informohet shkurtër për përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel të ndodh.

Prezantimi në vijim u bë nga Shirley Cloyes DioGuardi në emër të Lidhjes Qytetare, në mbështetje të mbajtjes së lidershipit amerikan në Kampin Bondsteel:

“Në fund të luftës së Kosovës, Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike në veri të Kosovës të drejtuara nga serbët e Kosovës.

Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga Perëndimi, Beogradi ka qenë në gjendje ta destabilizoje Kosovën, dhe me atë, edhe rajonin për më shumë se një dekadë. Beogradi ka qenë në gjendje të ketë dorën e sipërme në veri, sepse vetëm 85 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës (SHBA ishte e para) që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

Serbia ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim ta bëj të përhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto të veriut të Kosovës, dhe kjo është më afër realizimit, në një masë të madhe për shkak të mosveprimit nga ana e administratës së Obamas. Administrata e Obamas ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin. Përderisa në sipërfaqe kjo do të dukej të jetë një vendim logjik pasi që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan, megjithatë është një gabim. Siç e di mirë Kongresi, sa herë që Amerika ka marrë një ro dytësor prapa Evropës në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin në fund të fundit me ‘gjak dhe thesar’...

Siç deklaroi me të drejtë një raport i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ‘konflikti në veri jo vetëm që i vë serbët e veriut kundër Kosovës dhe Kosovën kundër Serbisë, por edhe Serbinë kundër Bashkimit Evropian’.

Kjo është arsyeja përse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është një grup vullnetar avokues që përfaqëson shqetësimet e 750.000 shqiptaro-amerikanëve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vonojnë largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti në veri të jetë zgjidhur...

Ka shumë gjasa që Tadiq të provojë ta mbajë veriun dhe kjo do të vërë Kosovën dhe Evropën Juglindore në rrezik të një dhune të re. Duke përqendruar vëmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake në Kosovë dhe në Ballkan tani, ne mund të parandalojmë një konflikt të kushtueshëm dhe potencialisht vdekjeprurës në muajt përpara...”

55 Komente

Ja ti bejme qefin VVse tani
Thua VVja do te mborje Kosoven duke zevendesuar trupat amerikane ne Kosove me "FAVV" (Forcat e Armatosura te VetVendosjes ") te armatosura me veze dhe domate?

Kurti eshte kthyer ne nje nga personazhet me popullore per Shqiptaret....Duket se Shqiparet po i rikthehen ndjenjes kombetare.

Mos i ngatarro gjonat ore firaun! Ti e di shume mire qe as Albini as VV nuk kane kerku ndonjehere largimin as te forcave amerikane, as te NATO-s e as te nderkombetarve ne pergjithesi. Ajo qe ka kerku VV eshte qe paralelisht me prezencen e tyre ne Kosove te krijohet dhe forcohet edhe nje ushtri e vertete e Kosoves qe te jete ne gjendje te luaj rolin e KFOR-it kur keta te largohen.

Ti duhet ta pranosh qe po te ishte bere nje gje e tille ne keto 12 vjet sot do shqetesoheshim me pak per largimin e trupave amerikane.

Te lutem me thuj pak cfare mendon per referendumin qe kane vendosur te mbajne serbet e Veriut? A nuk te duket kopie e keqe e modelit te Republika Sbska ne Bosnje? Hapi pak 'letrat' dhe shif se sa vjet ka Albini qe paralajmeron qe politika qe nderkombetaret po ndjekin ne Veri, po i jep mundesi Serbise te perserisi skenarin bosnjak ne Kosove.

Tom hiq dore nga idea se nderkombetareve i ngel aq kollaj hatri o burre. Ata thejsht influencohen nga ata qe dine te tregohen te vendosur kur kerkojne dicka. Ne trevat shqiptare vetem VV di ta beje kete.

Tom, me duket se diku tjeter  eshte problemi dhe jo tek VV-ja.

Te mos u biem atyre  ne  qafe djemve!Jane nje force politike, me program nacionalist,  si ne cilindo vend  te botes.Jane teresisht proamerikane,  por anti thaçiane.E kjo nuk domethene  asgje, per  politiken amerikane ne Ballkan. Diku, tjeter hall, ka  Amerika sot......

Lajm i keq nese konfirmohet.

Shume mire bejne, se kane bere mjaft.

Cliruan Kosoven dhe ofruan te gjitha kushtet te formesohen si shtet. Nese shqiptaret vet nuk e prioritizojne ceshtjen e ekzistences se vet, te tjeret nuk e kane per detyrim!

Nuk besoj se do te largohen deri sa te binden serbia ka heq dore nga kosova dhe shqiptaret kane mesuar si te mbajne nje shtet.te dyja objektivat jane vite drite larg.

Ka ardh koha me u bashku. Se c'kam nje parandjenje qe do kemi referendume kete vit  smiley

Referendume per cfare?Per modelin e flokve te K.Spahiut? Per pjesemarrjen e Ciljetes ne koncertet e Ak-se?Apo per vitin jubilar te pavaresise, ne nje Shqiperi "gri" qofte ne pamje e qofte ne shpresat e njerezve?

Shqiperia, sot gjendet ne pike te hallit. Njerezit kane humbur besimin dhe shpresen tek, meritokracia, tek ndershmeria, solidariteti, etj etj parime umane qe e bejne nje shoqeri me te qendrueshme e te begate.

Sa per Kosoven.Hej, wake up!! Kosova sot njihet pothuaje nga 90 vende. Jane bere perpjekje titanike nga nderkombetaret qe situata te jete kjo qe eshte. Paqesore, dhe ne favor te faktorit shqiptar. Po behen perpjekje shume te medha dhe brenda BE-se qe shume shpejt, Kosova te njihet nga te gjitha shtetet anetare ne menyre qe dhe prespektiva paqesore e ballkanit te konsolidohet.

Ti dashke referendum? Per cfare mo vlla? Cfare ke bere "ti", si shtet, si shoqeri qe te meritosh dicka te tille? Apo mos ndoshta na u kujtu tani, per 100 vjetor, qe qenkemi te nda...edhe ec e bojme nje referendum, pastaj bojme edhe 1 tjeter per mbretin, pastaj bohemi icik lesh e li vete, pastaj nenshkruaje peticione nderkombetareve...pastaj u qahemi si pisa, pa piken e integritetit, ambasadoreve te vendeve te huaja. Urime, goxha krenari!!

Per te vene pikat mbi I. Per kosoven, faktori nderkombetar ka marre angazhime shume te medha.Shqiperia, nese deshiron dicka te tille duhet pike se pari ta artikulloje zyrtarisht dicka te tille, pastaj te binde (ose te marre persiper gjithe pasojat nga reagimet e nderkombetareve) nderkombetaret, te hartoje strategji kombetare, te punohet bashkarisht per nje projekt....

Mua me duket i parealizueshem per momentin. Shqiperia zyrtare nuk ka as fuqine bindese kundrejt faktoritr nderkombetar e as potencialin administrativ per te bere nje gje te tille.

E shumta e shumta....nje koncert, nga Ak-ja, me muzike tallava...

Po c'hyn AK ketu mo? Qeke i frustrum shume plako (pa te keq po ta them) perderisa thu nga keto:

Cfare ke bere "ti", si shtet, si shoqeri qe te meritosh dicka te tille?

Cfare kam bere une?!?!?! Asgje. Edhe pavaresisht se nuk kam bere asgje, me takon te bashkohem sot. S'kemi fare pse ta meritojme. Ashtu si femijes i takon trashegimia e prindit, edhe ne na takon sot me u bashku. Se kur na ngrefet me punu per kete pune eshte ceshtje tjeter. Po mos e shtro sikur po na japin dicka qe s'na takon. God given right plako, ose e drejte natyrore, per Shqiperi natyrale.

Pikat mbi i per Kosoven, faktori nderkombetar i vuri edhe para 100 vjetesh, po .....

P.S. Provo ta shohesh nje here si pasoje e ndarjes gjendjen ku jemi sot dhe do kesh per cfare te shpresosh. Pa u bere bashke, nje byth vend per t'u shitur ne pazar do jemi gjithmone

Pikerisht pasi qasja qe ti i ben realitetit te krijuar,ishte e gabuar, shkruajta ate koment me nota disi me kritike. Por mesa shoh ti vazhdonke ti qendrosh qasjes tende e cila me duket here naive e here me sjelljen e nje femije te rritur mjaftueshem i cili vetem kerkon...

Se pari kerkesa ne parim, si ide, eshte romantike. Askush nuk e mohon kete. Madje dhe deshira jone per bashkim permban ne vetvete nje doze shume te madhe romantizmi.Asgje te keqe deri ketu.Por ama, pikerisht ketu, ka lidhje dhe Ak-ja me K.Spahiun, i cili papritmas, neglizhon postin jashtezakonisht te re ndesishem shteteror e me mision kombetar qe ka e paguhet, dhe shet romantizem nga New Yorku deri Kukes. Romantizem i cili monopolizohet nga ai, dhe na serviret me kenget tallava dhe gjoksin e Ciljetes(romantizem-idealizem vs muzike tallava apo pseudovlera apo dhe antivlera). Gjithe kjo tingellon si nje kontradite e madhe, po dhe ashtu eshte. Pasi qe ti besosh nje ideje, te besh realitet nje deshire (qofte dhe si kjo per bashkim, kaq romantike) duhet ta kesh merituar.

Po, po merituar. Ta kesh derdhur gjakun lume. Te jesh ndeshur me padrejtesite kombetare, kur duhet, brenda dhe jshte teritorit shtetoror. Ti sot je nje shtet (Shqiperia) cope cope, Kosoven ta cliruan nderkombetaret, ne Maqedoni shqiptaret kane formalisht statusin me te favorshem (por per hir te aftesive te mrekullueshme percarese jane me te poshteruar e te percare se kurre), shqiptaret anembane botes jane qytetare te hallit, qe e kane mbushur jeten e tyre plot kompromise...per mbijetese.

Shtete qe meritojne te drejten e "trashigimise" duhet edhe ta meritojne. Qofte brenda qofte dhe jashte vendit. Eshte e thjeshte, kuptoje. Eshte realiteti, pertej kafes se lagjes, apo patriotizmit te youtubit. E vemtia gjakderdhje e permasave kombetare ka qene L.N.C. e cila, ne vrazhden e rishikimit te historise mundohet te perifrazohet si "lufte civile" nga disa sharlatane qe mundohen dhe ata te kontribuojne per bashkimin.

Regulli eshte qe asnje ndryshim kaq madheshtor nuk vjen pa nje revolucion, por, asnje revolucion nuk vjen pa, heronj.

Fatkeqesisht, ne nuk jemi Gjermania qe te bejme, perjashtimin nga rregulli.

E sa i perket merites. Dua te shtoj qe nuk eshte vetem aspekti i "luftes" kundrejt padrejtesise ai qe percakton meriten. Eshte dhe faktori i brendshem, cka perkthehet ne mireqenie, harmoni, sistem vlerash, gjithe keto elemente qe e bejne nje shoqeri te shendoshe dhe te afte per te kerkuar ne cdo forme cka i eshte mohuar historikisht. Ne sot jemi te dhjere, por krenare. Ne deri dje mbanim frymen me ndihma, ne deri dje cdo projekt kishim dhe nje dhurues nderkombetare, ne akoma dhe sot na behet dhurate ndonje kompiuter (per adm puplike) a pompe uje per ujesjellsa nga ambasada te huaja. Ne jemi ne pike te hallit. Por, ama jemi krenare!!

Mjaft me kaq patetizem. Ngrihu. Forcohu. Krijo mireqenie. Krijo permisat....e pastaj kerko!!

Kaq kisha. Madje me duket sikur u zgjat shume. E ta mendosh qe e gjitha filloi nga nje fjali. smiley

U zgjat shume, po nuk i le dot pa i thene dhe keto, sepse me duket se nuk jemi shume larg:

 

Jam shume dakord me ato qe thua, thjesht menyra si i shtron ti nuk me duket e drejte. Sot eshte koha qe ne te marrim ate qe NA TAKON. Ne nuk jemi te zotet ta bejme kete, ashtu sic ti e thua lart me shume te drejte. Po kjo eshte dicka qe na takon, jo dicka qe duhet ta meritojme, sepse nese eshte keshtu, atehere i bie qe ne po kerkojme, dhe nuk po punojme per te bere bashkimin. Qasja qe duhet ta meritojme eshte poshteruese.

Ne duhet te meritonim NATjen, te meriotojme BE, te meritojme respektin e nderkombetarevem, po jo ate qe na takon. Ate qe na takon ne duhet ta marrim. Po nuk arritem ta marrim, duhet te fajesojme veten se s'qeme te zote, jo se s'qeme te afte ta meritojme. Keshtu fitohet edhe respekti i te tjereve, e keshtu fitohet edhe vetbesimi

 

Ore zoteri po ti qenke i papare, se thua duhet 'derdhur gjaku lume' po thua larg bythes time derisa te kem kapur mireqenien e Perendimit, dmth andej nga shekulli hirdhu pirdhu.

Ke bere 2 çarçafe duke shitur moral e share AK-ne, mirepo pastaj na e fut qe LANC na paskesh qene gjakderdhje qe justifikoka Shqiperine dhe ketu ke treguar se ça mendje ke e se gjithe ky proselitizem ne fakt eshte thjesht produkt i kozmopolitizmit tend dhe jo se po e rruake vertet per bashkimin dhe se si mundesohet.

Si na qenkesh bashkimi i shqiptareve romanticizem, po bashkimi me lituanezin dhe portugezin ne Europe ça i bie te jete, enderr e nje nate vere ?

Ju kozmopolitet pirdhni kot o babuç, sidomos kur u kunderviheni Aleances KuqeZi me argumentin se Spahiu duhet te punoje ne detyren e tij. Pse Spahiu eshte Aleanca KuqeZi, apo thuaj ne mendjen tende Enveri ishte Partia dhe Atdheu, Rama o nona e muabetit, prandaj edhe Spahiu eshte Aleanca KuqeZi.

Ju gjykoni me kategori te kultit te individit dhe ky eshte nga problemet madhore te shqiptareve.

Aleanca KuqeZi ka bere pune konkrete dhe ka fituar ndaj Sales, ndryshe nga PS-ja dhe Rama qe kane marre shpulla njera pas tjetres.

Meqe e do ne terma udheheqjeje, Spahiu ka fituar ndaj Sales, qofte per 'censusin' e qofte per Ligjin e Regjistrimit, fitore konkrete, ça ka fituar Rama ndaj Sales ?

Aleanca KuqeZi ka patos si çdo levizje popullore, patetizmin e shohim perdite tek Sala e Rama, biles patetizem i mykosur nga ky 20 vjeçar i dhjere.

Flladin patriotik te Aleances KuqeZi nuk e duron dot se je mesuar ne eren e qelbur te mjedisit shqiptar, te prodhuar nga Sala, Tosi e Rama, e ke bere habitatin tend natyror.

Cliroje mendjen o njeri, shihe Shqiperine nga jashte sistemit, se do te hapen syte.

Po ben proselitizem kunder te vetmes force antisistem, e cila po ben per vete gjithe ata qe duan te permbyset ky sistem i qelbur 20 vjeçar, qe paraqet potencialin e vertete te ndryshimit ne vend.

Keto qe thua ti zoteri kemi nja 20 vjet qe i degjojme, fjale sa per te mashtruar popullin e per ti futur ne sistemin bipolar, o me Berishen o me Tosin, Ramen.

Flladin patriotik

smiley

Ket lloj romanticizmi te kauzes "fryn nje ere e malit moj m'i mor mendte e mia" s'e prisja prej teje Ak.  

Po po e dashur Monda, 'flladin patriotik', sepse ne ate stad eshte, prit kur te behet ere, pastaj stuhi.

Per momentin flladi te bezdis, dhe flet si i bezdisur, por kur te kthehet ne stuhi patriotike, duhet patur kujdes se sikunder e din shume mire ti e dashur Monda, stuhite te marrin para.

E ke parasysh ti historine e Noes, ne fillim nisi me fllad, pastaj ere, pastaj stuhi e shi 40 dite te dyzet nate, keshtu u pastrua toka nga degjenerimi.

Keshti edhe edhe AK-ja, e ka nisur me fllad derisa te behet stuhi e te pastroje Shqiperine.

Jo lloj romanticizmi, por krahasim per tu marre parasysh.

Jashte teme, por mua flladi-puhiza (e detit ama) me pelqen.  S'me bezdis.  

Tashi, krahasime mund te bejme gjithe diten, keto flladitjet edhe shtyhen, por mundesisht jo krahasime te permasave biblike se te ngjallin krypen pa jo per gje. 

Personalisht, AKZ-ja mund te beje fresk gjithe diten e gjithe naten, pak ose hic fare se me intereson.  E shumta, po pres kryelidhjen e Krujes, te shohim se cilat jane objektivat qe sinjalizojne se 2012 "do jete fundi i botes antishqiptare." 

Shqiperia per krahasime biblike ka nevoje, se po aq tragjike eshte gjendja dhe po aq i thelle, me themeli, duhet pastrimi. Ja si thua ti pse po sikletosen robte nga terheqja e amerikanit ?

Sa per metaforen e 'fundit te botes antishqiptare', qe ta kuptosh ti para 'kryelidhjes se Krujes', kjo lidhet me mbarimin e sundimit te mendesise fatalisht antishqiptare ne Shqiperi dhe natyrisht me nje nisje te re ne agun e shekullit te dyte te jetes se shtetit.

Sa per freskun e AK-se, jo se s'te intereson, po s'ia ndien dot lezetin per arsye ideologjike.

Shihhhh, ne 17 janar do behet dhe mirikell ov "mbarimi i sundimit te mendesise fatalisht antishqiptare"?  Si kshu? Apo "hapu susam"? smiley.

PS: une shkoqur sikur u shpreha qe s'me intereson.  Po n'dac ti, edhe s'du ta ndiej. 

AK pershendetje.

A mund te bej nje pyetje per dicka qe me duket kontradiktore e s'arrij ta kuptoj.

AKZ kerkoi nga shqiptaret te bojkotonin censusin. OK. Pastaj kur dolen rezultatet paraprake dhe dolen nja 300-400 mije me pak, Kreshnik Spahiu (ne emer te AKZ besoj) doli e shau INSTAT se zvogeloi qellimisht shqiptaret, se nuk anketoi te gjithe etj. A nuk eshte kontradiktore kjo? Nese propagondon per bojkot te censusit, a nuk duhej te ishte krenar per faktin qe deri ne njefare pike ja arriten rezultatit?

flm

 

E ke gabim, jo te bojkotonin Censusin, por pyetjet per etnine e fene. Suksesi i AK-se ne lidhje me Censusin lidhet pikerisht me mosdaljen e te dhenave per etnine dhe fene, aty do shihet çfare katrahure do i paraqitet popullit, nese Sales do ia mbaje ta paraqese.

 

Per cfare katrahure e ke fjalen?

Ne lidhje me komenti lart, ke te drejte ne fakt kam degjuar grisni fleten e pyetjeve per etni/fe, por ne disa raste ne lajme lexohej bojkotoni censusin. Po pastaj car, ku eshte vlera ne kete rast e thirrjes? Ajo pyetje ishte me deshire, opsionale. Kam folur me njerez qe nuk jane pergjigjur per arsye personale dhe njerez si une qe mgjs kane firmosur peticionin jane pergjigjur. Nuk eshte se kam pare ndonje rol te madh te AKZ pervec faktit qe ajo pyetje u vendos me pergjigje sipas de.

Dihet fare mire qe AK qe ne fillim ka folur kunder regjistrimit etno-fetar dhe peticioni e thoshte shprehimisht etno-fetar, keshtu qe nese ka ndodhe te thuhet bojkotoni censusin, gjithnje i referohej aspektit etno-fetar.

Fakti qe del Sala e mburret se vetem 1% ka bojkotuar gjithe censusin, tregon qe Sala o ishte i pire o donte tu tregonte te veteve qe fitoi. Nese ky 1% eshte kontigjent akeist ahere i bie te jete vetem numri i atyre qe kane ngaterruar kekun me byrekun.

Me 'deshire' e vune me vone pasi shfletuan Kushtetuten dhe u doli se neni 23 (a diçka e tille) e ndalonte shprehimisht shtrengimin e deklarimit te fese, keshtu qe GJ.K ia hidhte poshte brenda 2 minutave.

Katrahure do jete po te dalin shifrat e verteta te etnise dhe fese , po sipas gjasave kur te dalin (nese dalin) do jene rregulluar aty afer shifrave qe mbahen te mireqena prej kohesh, se Sales s'ka per t'ia mbajte qe ne 100 vjetorin e Pavaresise t'i jape AK-se mish politik me hanger, per te mos thene qe i duhet te rregulloje ca imazhin prej patrioti te madh ne funksion te zgjedhjeve te 2013-s.

 

Ok, por une si edhe shume te tjere, nga thirrjet e fundit e patem perceptuar si kerkese per bojkot in toto te censusit, mgjs peticioni i referohej kombesise/fese.

Te lutem a ke mundesi te flasesh me qarte per "katrahuren". Ti me ate do te thuash, qe rezulton e bojkotuar pyetja per kombesi/fe, qe perqindja e minoriteteve rezulton me e ulet apo me e larte?

flm

...sipas deshires, por per kjo u kerkua edhe nga te tjere.

Tung

Per te mos i hyre debatit folklorik mbi fladet patriotike te perfaqsuara nga cicat e ciljetes apo dhe historine e Noes, te perfaqsuar dhe nga personazhi publik e shume interesant z.K. Spahiu, po te shkruaj nje koment te vetem e me kete do te lutem te perfundoje komunikimi yne pasi tema eshte krejt tjeter e per me teper verej se qasja qe ke ndaj bashkebiseduesit eshte tejet emotive, duke ekzistuar shanse per te perkeqesuar eventualisht biseden.

Sa per Ak-ne, ajo qe ne fillim eshte personifikuar me K.Spahiun. Me Ak-ne skam asgje, me duket nje nisme deri diku naive, plot romantike. Por kemi z.Spahiu, i cili ne debatet publike, ne ambjentet promovuese ska qene vec nje simpatizant, as nje perkrahes, por nje nismetor i kesaj levizje e cila sipas tij nuk ka per te marre ne asnje moment karakter politik.

Po kush eshte z Spahiu?

Z.Spahiu eshte nje nga drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar. Eshte nje nga drejtuesit me te larte te drejtesise shqiptare. Kesaj drejtesie qe paradoksalisht, ne shume raste nuk ploteson funksionin e saj kushtetues.

Si arriti nje personazh i tille, me nje eksperience pothuajse inekzistente (vetem ne ojq) te perfundoje de facto nr 1 i K.L.D-se?
Cili ka qene kontribuit i tij atdhetar ne krye te detyres? Sa rezultativ ka qene? Me cfare statusi del ne krye te AK-se; ate te nje deshtaku apo te "djaloshit" simpatik?

Deshtak, profesionalisht.Nuk beri asgje per ti kthyer sadopak besueshmerine e drejtesise ne popull, ne ate popull qe kaq shume e ka te nevojshme drejetsine. Cfare nismash ligjore ka ndermarre si ekspert i fushes; cilat jane aspektet qe ai ka kontribuar konkretisht, pervec tribunave dhe kamerave?

Nje njeri i perkushtuar drejtesise nuk behet showmen, por punon ne heshtje, per te miren publike. Nga kjo them se Z.Spahiu, nuk eshte asgje tjeter vecse nje oportunist i cili perfiton nga romantizmi patriotik i shqiptareve per perfitime personale, politike apo dhe thjesht, publike.

Sa per personifikimet. Ti permende, Sale, Nano, Edi. Une kurre nuk bera dicka te tille. Madje shkon deri atje saqe te insinuosh mbi perkatesine time politike. Por nese lexon me mendje te kthjellet komentet e mia do shohet qe nuk ishin vecse nje forme autokritike nga ketij patriotizmi dyleksh qe disa syresh mundohen te na servirin. Nuk jane analiza te mirefillta, jane thjesht komente me nje bashkebisedues dhe shume larg te qenurit, "carcafe"!! Megjithate, nese e kupton ok, nese jo, vazhdo me tenden.

Tjeter, ti harron kur flet per sisteme, qe une, ti etj jemi pjese e atij sistemi. Kemi mendime ndryshe por diferenca e madhe qendron se une shikoj pertej, mundohem te karakterizohem si optimist konstruktiv ndersa ti vecse nje optimist enderrimtar, ose ndryshe thene, fluturon me pras n's.m!! Une edhe pse ti je i tille te pranoj, ndersa ti mesa duke jo?

Behem kurioz, duke te lexuar se me c'mase e peshon AK-ja e K.Spahiut, patriotizmin e sejcilit prej nesh??

Megjithate une e pranoj me shume dashamiresi dhe kete koment tendin edhe pse ishte krejt i personifikuar, dhe me etiketime te padrejta qe ti bere kundrejt meje. Une sjam person publik, dhe nese do perfitoja prej anonimitetit qe me ofron bota virtuale, mund te flisja dhe per shume e shume gjera te tjera te cilat ti veshtire se do i kuptoje apo dhe pranoje ne fund, mirepo zgjedh kete forme komunikimi, disi me formale, duke te respektuar edhe ty, qe si nje pelevan klasik, hidhesh dhe ben moralistin. Jeta reale, eshte disi ndryshe nga ajo virtuale, atje nuk ke mundesi te redaktosh, cka thua (me beri pershtypje se ne nje nga komentet e tua ketu permendje dicka per fsh.com e per forumet historike...ndersa disa minuta me vone ishe bere pishman dhe e kishe fshire paragrafin perkates), prandaj dhe une te sygjeroj qe heres tjeter ta marresh me bute e me me kujdes kur shprehesh.

Sa per habitate, meqe dole tek natyra, une po te le te kullosesh....ne fushen me "jonxhe" te njome, e ku do shohesh vetem fitore imagjinare nga sistemit, apo personazhe te vecante. Une nuk pranoj filozofine e patriotizmit dyleksh tendin dhe vazhdoj te besoj se vetem nepermjet begatise, prosperitetit dhe fuqizimit ne teresi te popullit tim do ndreqen dragualisht dhe gabimet historike.Deri atehere une zgjedh kete filozofi, ti fluturo... me balonat e ciljetes dhe muziken tallava.!!

S'kam redaktuar gje une

Mllefin me Spahiun, shko derdhja ne facebook me mesazh privat, per mua gjithe sa thua, jane pasoje e mendesise tende te lidhur me kultin e individit.

Per filozofine tende te bashkimit nga anet e mia thone, 'te qaj kur te kem nge', edhe ti kur te kesh nge do i kushtohesh bashkimit e ndreqjes se gabimeve historike.

Nja 100 vjet kane kaluar, do kesh nge pas ndo 200 vitesh te tjere.

Cicat Ciljeta ia ka kushtuar Sales, po gjithsesi ngelen cica shqiptare, ne krenohemi me bollekun natyror te femrave shqiptare, tregon qe jemi race e hijshme dhe hiret e Ciljetes e deshmojne.

Sa per pyetjen tende se si e mat AK-ja patriotizmin e secilit, kjo eshte e ndertuar gabim, secili e di shume mire sesa patriot eshte, ja ti e di shume mire qe duke qene patriot i tipit, o vlla do te te qaj kur te kem nge, nuk paraqitesh aspak mire, gjithsesi me mire se Monda qe eshte vetedeklaruar antipatriote me kohe e vakt.

po pikerisht se nuk kane bere ato qe thua ti me lart duhet te largohen e ti lene vendin atyre qe besojne se mund ta bejne kete vend ,e qe nuk mjaftohen me lemoshat qe u hedhin te tjeret.sa per momentin e papershtatshem,edhe ne 12-en i tille ishte(me mire me turqine se do na hane greket e serbet),edhe ne 99-en ,autonomi se shkeputja nuk realizohet .klasa e sotme politike nuk e ben dot kete ''glase''.sali fazllicet me shoke jane diskretituar perfundimisht.ne te gjitha fushat.besoj se do te kete ndryshime radikale se afermi ne shqiperi

Kam bere kerkime per te gjetur diku deklarata zyrtare apo ide per temen ne fjale, por cuditerisht askund s'gjeta gje. Lajmi duket disi i rreme ne vetvete pasi ka mbeshtetje ne burime te besuara zyrtare. 

Nga ana tjeter, logjikisht kjo eshte disi e papritur, pasi vendime te tilla jane te menduara gjate dhe duhet t'iu sherbejne interesave gjeostrategjike te NATO's dhe SHBA-se. Me planet per ndertimin e gazesjellesave drejt evropes kjo duket sikur bie ne kundershtim me interesat politike dhe gjeostrategjike te Uashingtonit. 

Artikulli ne vijim argumenton fuqishem se ky lajm ishte i rrejshem-fatmiresisht: http://www.telegrafi.com/?id=2&a=19383&utm_source=dlvr.it&utm_medium=twitter

Ketu ke nje artikull te marsit 2011 ku behet fjale  per planet e mbylljes se Bondsteel.Kete e deklaroi vete amabsadori i SHBA ne Kosvove, Dell. SHBA nuk e ka me prioritet Ballkanin ne politikat e saj. Me sa duket do te mbajne vetem disa trupa modeste operative/komando dhe sherbimin e inteligjences(CIA-n)

“It (Bondsteel) is a huge liability, a very expensive property, and we have no desire to maintain it any longer than is absolutely necessary for the support of our presence here... we can even talk about continuing the US role here without Camp Bondsteel.”

Nuk mund te thuhet se ShBA nuk ka me prioritet ne Kosove, por perpara Afganistanit  dhe rajoneve te tjera te nxehta per ameriken, Kosova eshte buke e djath, nje prioritet me i ulet per sa i takon stabilitetit dhe rrezikut, po te kemi parasysh edhe krizen financiare,"Perandoria" nuk mund te kete me kellqe te forta si dikur qe te qendroje per nje kohe shume gjate ne nje rajon te caktuar..ceshtje financash apo jo!

Ky eshte shekulli i paqesorit dhe jo i atlantikut apo evropes sic ishte shekullin e kaluar. Interesat gjeostrategjike te SHBA-se jane duke u zhvendosur gjithnje e me shume drejt Azise. Evropa nuk eshte me epiqendra e interesave te politikes se jashtme te Uashingtonit. Politika shteterore terheqet gjithnje nga interesi ashtu sic terheq graviteti cdo gje drejt vedit.

Financimi eshte pjese e arsyes por jo vetem. Tek e fundit duhet patur parasysh se sa i vogel eshte numri i ushtareve ne Kosove-qe nenkupton se kushton por jo aq sa te beje dallim edhe sikur te mos ishte ne buxhetin e pergjithshem ushtarak. 

 

 

dhe nga sa duket nga nje artikull tjeter bondsteeli do u kaloje turqve. nuk eshte se do e braktiskan teresisht kete muhabet. 

edhe pse ndoshta na vret veshin prania e ushtareve turq ne trojet tona. por prape me mire turqit se ne doren tone qe nuk ditem asihere te bejme qeveri

Nuk besoj se kane klleqe Turqit ta mbajne ne operim Bondstelin....Bondstel-i nuk eshte aeroporti i Kucoves

Arto, mos ja fut kot tani....nuk eshte vertet Kuçova, po nuk eshte as pensilvania, e sa per Turqit, besoj se i qendron llafit qe ke thone diku...??? mos boj keshtu gabimesh.....se nuk ta fal masanej.....loool

Eshte nje nga bazat me te medhaja ne Evrope alidems, nuk flaim per repart ushtarak ketu....Jane miljarda dollare investim dhe mirembajtje dhe eshte ca barre e rende per Turqine. Do ndryshonte puna nese kjo baze do te ndodhej ne kufi me Kurdistanin Irakian, aty mund te investonte kaq rende Turku

Mos e fetishizo Arto, vertete qe eshte nje baze e madhe, por jo shume e madhe.....dhe jo shume moderrne per ate pune, ajo ka qene vetem nje baze e thjeshte kembesore, me nje piste per helikopteret dhe me nje armatim modest (per amerikanet kjo), pastaj pse si kujton ti, se nuk jane ne gjendje turqit ta mbajne? Gabohesh shume, se edhe per prestigjin e tyre prej Osmani, kujto ketu teorine e Davidogluse, ata do ta mbajne dhe per kete i kane paraprire me ato telenovelat qe kane mbushur tere rajonin e Ballkanit.....

Nuk e nenvleftsoj Turqine dhe e kam spjeguar me perpara kete, por ka harxhime Alidems, nuk eshte kollaj ti mbash baza ushtarake ne operim dhe Turqia kane baza te tjera ne Shqiperi.

Turqia ka probleme te tjera rajonale tashme dhe po e zhvendos vemendjen ne jug, ne kufi me Irakun(ne Kurdistan), ku nuk ka shume kohe(ne tetor) qe u vrane 26 ushtare turq. Amerikanet iken dhe rreziku eshte qe Kurdet te kerkojne te shkeputen nga Iraku.Ky eshte skenari ogurzi per Turqit. Para ca kohesh lexova se Bagdati ka dhene nje urdher arresti per zevendes Presidentin i cili eshte strehuar ne Kurdistan dhe refuzon ta dorezoje,

Po ashtu kane pasur dhe probleme me kontratat e naftes ku Kurdet i kane dhene kontrate Exxon per eksplorim/shfrytezim nafte ndersa qeveria qendrore e ka refuzuar

USA po mundohet te destabilizoje europen me kete gjest largimi nga kosova.Por gjithsesi NATO eshte e pranishme ne kosove dhe nuk do kete vale te re dhune sepse europa nuk pranon me dhune dhe genocid sic ndodhi ne vitet 1992 deri me 1998.Nuk do kete me srebrenica apo masaker masive sic ndodhi ne ish jugosllavi ne zemer te kontinentit te vjeter europian........Serbia sot nuk drejtohet nga njerez qe kerkojne lufte apo ndryshime kufinjesh,por vetem lider demokrat te vendosur nga europa ashtu sic i kemi ne sot ne shqiperi.Europa po luan politike te njejte ne gjithe ballkanin,duke stabilizu eren e re te sistemeve qeverisese ne kete rajon tahsme drejt stabilitetit.SHBA mundohet sot me cdo kusht ta dobesoje ekonomine europiane me cfaredo lloj menyre te mundeshme, me lufte ose tensione mosmarveshjesh sic ndolli mes frances,gjermanise deh britanise se madhe,ku interesi amerikan eshte qe ajo te rifitoje autoritetin ehumbur qe prej viteve 1991 ku filloi kriza ne gjirin persik.nuk duhet te presin ne si komb demokraci te dhurume prej amerikes sepse ato kurre nuk ta japin kete mundesi perkundrazi amerika ehste VIPERA e botes qe helmon kombe.Dje hyri ushtarakisht ne IRAK me qellim gjoja per liri dhe demokraci ne kete vend e ajo sot u largu nga IRAKU turpesisht duke e lene kete vend nen dhunen dhe kaosin e pa pare ndonjehe rne kete vend,ku eshte demokracia dhe endra amerikane sot?sot askush nuk enderon me endren edikurshme amerikane seps enuk exsiston.prandaj largimi nga kosova personalisht per mua ehste nje lajm shume i mire sepse ne qoftese sot kosova do te ndihet vertet nje vend i lire ne europe duhet te ndihet e lire dhe nga pushtimi ushtarak amerikan apo forcave te tjera atje.Prezenca ushtarake ne nje vend vetem rikujton te kaluaren e hidhun e provokon nervin akoma aktiv ne ballkanLargimi i forcave amerikane do normalizoje maredhenjet neser serbi kosove natyrisht.

"perditesuar" : SHBA nuk tërhiqen nga Kosova

S'e morem vesh kete "lulebore: me do s'me do/do ikin s'do ikin".  Joe e kishte marre malli per headlines a si qe puna qe kur shkoi per caj.  

 

Po mire po ky Perfaqesuesi i SHBA-se genjen keu, kur thote se do ta mbyllin Bondstel-in? Tani une te besoj ambasadorin e SHBAse apo gazeten e Thacit?

Po u mbyll Bondstel, do te thote de facto terheqje e pjeseshme nga Kosova. Nga 7000ushtare do ti reduktojne ne disa qindra.

Ja po ta jap dhe intervisten te plote ketu(e cila u anashkalua nga mediat tona)

As part of the shift in strategic emphasis, US military assets stationed in the region will be drawn down

Kosovo is moving down the US agenda, Dell told Jane's, as other problem regions take priority.

 

“It is never good to be on the front page of The Washington Post because that usually means that you are a country in trouble. The fact that Kosovo has moved off the front pages is a sign of its continuing progress and the real stability here,” he continued.

Nje ushtar amerikan ne Afganistan i kushton SHBAse rreth 1milion dollare ne vit. Po e reduktoj shumen per ushtaret ne Kosove dhe po e bej rreth 600.000 dhe e shumezojme per 7000 ushtare: I bie 4.2miljarde dollare vetem per ushtaret. Fut dhe njady miljarde per mirembajtje te kampit (me te madh ne Evrope). I bie rreth 6miljarde dollare ...Euforia perpara kostos miljardave kthehet ne nje kala prej letre

o Art, lexoje pak me vemendje nje koment, aty tek linku, ku thote pak a shume  se  kompani sigurimi private qe punojne ne Bondseel,G4S psh, perfitojne shuma te majme nga kontrat e punesimit duke mos paguar asnje taks qeverise amerikane, ne kete kohe krize mbajtja e ketyre lloje bazave ushtarake eshte shume e paperballueshme, dihet qe ne kete Bondsteel ka shume kooperime me kompani te ndryshme private qe punojne per Govermentin!

Po e lexova, kjo kompania Danezo-Britanike(G4S) qe rekruton mercenare, operon ne gjithe Boten dhe ka ne dorezim sigurine e nje pjese burgjeve britanike(ka marre dhe kontraten e majme per sigurimin e lojerave olimpike ne Londer) eshte kontraktuar nga zyra e NATOs. Sipas te dhenave SHBA ka rreth 780 baza ushtarake neper bote...Jane triljona dollare qe shkojne neper keto baza dhe sic po vene punet shume prej tyre do te mbyllen.

Epo ushtart e shkrete gjith jeten me dore sdo e mbajne. Duket ato n'kosove e kane per haram me ua dhane kafirve. smiley

Si ne cdo kohe do kete gjithmone "perplasje " idesh nga Grupe e grupime per nje mije e nje arsye te dukshme e te padukshme per te dale si fjamurtare te Patriotizmes smiley
Anoj ng Ju Celesi pa mohuar asnje te drejte te kujtedo force qe shfaqet
.Brenda asaj Teorie , si e Drejte Historike Legjitime e Njohjes se bashkimit Kombetar si zgjidhje perfundimtare e ceshtjes Shqipetare eshte i GJITHE Problemi .
Dhe kete e bejne
a) ose SHTETE qe kane Pavaresi ,Autoritet , Dinjitet , Integritet e Kulture , por Kurre te ngjashem ne asnje pikpamje te krahasuesheme me Shqiperine SOT qe ne njefare krahasimi paraqitet ish shtetet regjente te kohes se Pushtimit Fashist .
b) Levizjet nga poshte te frymezuara nga Grupime e Individe ,qe arrijne shkalle shkalle te mobilizojne nje ndergjegje Kombetare , ta ndricojne dhe ta Organizojne drejt kesaj rruge qe Ju me te vertete keni pare si shembull Luft . NaCl .Por kjo rruge sot per sot esjte nje "pjeseze ' shume e vogel deri ne pamundesi .Nje zjarr qe nuk e ushqen dot te FLAKEROJE por gjithsesi nuk duhet shuar kurre.
Shqiperia nuk eshte fenomen i shkeputur nga situata ne Ballkan .Jane Flamurtare te KARIERIZMIT te gjitha keto insinuata Urra - Patriotesh . Edhe Sqapi i tyre i Kopese me degezime te tij "nen rrogoz" nga Skenderbe u detyrua te cfaqej si Hamza para studenteve Kosovare .
Rendesi ka qe te gjenden menyra qe te forcohet Uniteti.Dhe Rasti ka ardhur .Demaskimi TOTAL i pazarlleqeve te Sqeperve me Ceshtjen Kombetare doli Hapur .U deklarua Zyrtarisht se muk jane kushtet per Bashkim nga i pari i KOPESE se muuuuuuuuuuuallitesve.
Kesaj Politike zyrtare qe u pararpri me mashtrime Kolosale deri tek Teza e Masakres se Mitrovices ( qe na ka prek dhe shkinaksin me do shoke ) si dhe tentativat per ta shpalle Luften NaCl ne Lufte Civile i plasi cipa .
E vetmja Teze qe argumentonte Luften Civile mbetej Mukja ku Ballistet "Patriote or tie " morren persiper te shtypnin "Iriqe me bythe" po nuk i lane Partizanet .Dhe pastaj u vrane per Karrike smiley
Ky problem arrijti deri aty sa shume personalitete me emer ne disa fusha te bien VIKTIME e Vetevetes per Kariere , Perfitim Material e Fame duke pranuar Tezen : "Enver Hoxha e shiti Kosoven "
Tani , si thote Populli , lakrorit i kane rene petet. Kjo Levizje AK me keqardhje po duhet pranuar se eshte nje "bishtuk " i Idealeve te Jovan Skanderg Berishes i zgerlaqur dhe purthosur e i zhytyr ne ate lum MUTI e BAJGE qe ka mbi 20 vjet qe jedh mbi Luftetraet e Vertet te Ceshtjes Kombetare .
Kur te arrijne edhe keta te AK pa DROJE , DREJTEPERSEDREJTI te diferencohen HAPUR kunder ketij Lumi Ndyresirash dhe te Cfaqin nje program si Proces atehere mundet edhe te ndegjohen.
Keto fitoret me Censuse qe as i "pjerdh "njeri jane ku e ku me fitoren e Pashes qe sic e pashe qeka rreshtuar me ta . Aty po .Le ti meshojne .Ta dekorojne Pashen me Urdherin me te Larte si sfide Patriotike per Basqapin dhe ti meshojne shitjes qe i beri babsqapi Ceshtjes Shqiptare !
Ndryshe ne kohe te turbullta te vetmit qe mbeten te sukseshesm jane Sharlatanet Patriotike alias Berisha pas 91.
SHBA dhe Europa dhe KUSHDO nuk mund te na mbaje per dore tere Jeten !
Dhe ky eshte Celesi per te hapur dyert e veprimit si PROCES ku te gjithe jemi te dobishem , pa lejuar qe Flamuri te rrembehet nga Aventuriere , Injorante , Karieriste e Grabites si klani Berisha deri me sot !

Ndoshta mund te jete diçka ne kuadrin e kursimit nga buxheti ushtarak, ku Obama se bashku me qeverine e tij, jane angazhuar me kohe dhe tani po e zbatojne avash-avash, kuptohet jo vetem nga presioni i brendeshem (me miliona amerikane jane kundra trupave jashte), por edhe nga shkaku i krizes.   

shyqyr qi u terhoqn serbt

Obobobo, Deutsche Welle! smiley

qush ne vitet 90 kane marre fund keta gjermanet

Kriza eshte  ne ngjitje.Ajo  do te sjelle  pasoja edhe sa i perket pozicionimeve politike.Ne keto kohe po shikojme, pasiguri, frike, kaos... Ajo qe eshte shqetsuese, sipas mendimit  tim, per vendin tim, eshte fakti qe gati te gjithe udheheqesit e pergjegjshem, te fuqive Evrpoiane flasin hapur per efeketet dramatike te krizes  dhe sidomos rrezikshmerin per te nesermen, duke mos e lene kete ne  konstatim, por pgrogramojne masa antikrize , Ky, i marri yne, flet per model ekonomik te tijin, suksesiv dhe ze e ben propaganden e budallait...Mashtrime e asgje tjeter.

Kjo situate me krize, shmangur masave qe duhen urgjenitisht , siç e njoh une , qofsha i gabuar, por do na shpjeri ne tragjedi.

Ak-ja, ne se kthet ne nje institucion kombetar me program te  qarte mundet te behet jete  gjate.Ne te kunderten, do te kete  fatin e shoqatave emermedha, qe u ngriten pan viteve 90.Me duket  se Kreshniku gabimisht  flet prej atje ku nuk eshte vendi  i tij  duke  nenekuptuar se i sherben vendit, per  ku i pelqen te  veje.Aleanca KUQ E  Zi, ne fakt eshte nje pjese e hallev tona.Ka zgjedhur gjuhen e nacionalizmit..Per tja  paraqitur nje publiku te shokuar.Mire por  a do te favorizohet prej korenteve te koheve te sotme?Nuk e besoj.....

Flet ai se ka kush e degjon.....

Nuk ka me burra ajo toke o grave....Ne nje palo Irak qe eshte ne gjandje katrahure dhe doli gazetari,intelektuali ja mbeshtolli me kepuce nga koka, Kryeministrin.....

Art kam une kepuce sa te duash vetem merre iniciativen,

Pse ato kepucet amerikane bejne ca me teper efekt dhe dem?...Hmm...Ato shapkat e shqiperise nuk bejne efekt? smiley

Nuk eshte detyra ime dhe as e jotja se ne fund te fundit une nuk jetojme "atje"(une jam shqiptar me korrespondence), per mua thjesht eshte ceshtje morale. Eshte detyra e atyre 2.5milioneve qe jetojne ne ate vend te cilet po abuzohen cdo dite te jetes se tyre nga ajo krijese e peshtire.

Loja e Naftes

 

 

Irani po perpiqet ti kunderpergjigjet sanksjoneve te SHBAse dhe BEse dhe gjithcka eshte per te rritur cmimin e naftes, gje qe e godet se tepermi ekonomine amerikane(dhe duket se e beri punen e saj ajo manovra). Eshte e vetmja gje qe ka ne dore si eksportuesin NR:3 i naftes ne bote dhe me nje pozicjon strategjik te favorshem ne lindjen e mesme. Irani e di mire se nuk ka lufte tjeter dhe se SHBA nuk ka kapacitet financjar as politik apo ushtarak per nje lufte te re ne rajon. Po ashtu nje lufte me Iranin do ta conte cmimin e naftes ne 300dollare fucine, gje qe do ti gjunjezonte tregjet. Izraeli ne anen tjeter nuk e sulmon dot pa driten jeshile te SHBA keshtu qe eshte me teper lufte deklaratash dhe manovrash. Une shikoj se cmimi i naftes do vazhdoje te rritet kete vit deri tek 150-160dollare fucine.  Tani problemet e brendeshme ekzistojne si ne cdo vend, imagjino nje vend Komunisto-islamik si Irani i cili drejtohet nga dy fraksjone :Ahmedinaxhadi dhe Ajatollahet(eshte nje lufte e heshtur per influence), por kjo nuk luan aspak fakt ne politiken e jashtme me sa shoh. Gjithcka vjen si kunderpergjigje ndaj sanksjoneve te perendimit.

 

Sanksjonet qe po i dhembin Iranit jane ato bankare se tregun e naftes nuk eshte problem ta gjesh(ato 25%-30% qe eksporton ne perendim i mbulon me Kinen,Brazilin,Indine). Por sanksjonet e naftes do te godasin se tepermi Evropen. Vendet e jugut si Italia,Greqia,Spanja jane te lidhura drejtperdrejt nga nafta e Iranit dhe nje bllokade do ti conte cmimet e naftes ne keto vende ne stratosfere(ne nje kohe kur jane pertoke nga kriza). Po ashto gje qe do te vinte me teper ne presjon te doktoreve te Brukselit qe po perpiqen "te mbajne gjalle euron e vdekur klinikisht"...Interesante se KM grek dje deklaroi(ose kercenoi) BEne se mund ti kthehen Dhrahmise, gje qe nuk e kishin shprehur asnjehere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).