TIRANË- Vala e shkarkimeve të mbi 70 të punonjësve të Ndërrmarjes së Shërbimit Funeral, që prej vitesh punojnë për mirëmbajtjen e varrezave në Sharrë dhe Tufinë ka nxitur reagimin e këtyre të fundit, të cilat kundërshtuan vendimin e Bashkisë. 

Punonjësit theksojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë, ndërkohë që shprehen se sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, ata duhet t'i bashkëngjiteshin Ndërrmarjes 1 të Gjelbërimit në kryeqytet

Bashkia Tiranë, nëpërmjet nënkryetares Jorida Tabaku sqaron se vendimi është marrë pasi u analizua puna e punonjësve të shërbimeit funeral dhe u vërejt mbivendosje funksionesh. Sipas Tabakut, në fillim u sugjerua një reduktim stafi prej 300 personash, ndërkohë që u vendos për një ristrukturim të të gjitha drejtorive. 

“Bashkia do respektojë kontratën me punonjësit, do iu paguajë punëtorëve 2 paga. Ristrukturimi u bë për të shmangur mbivendosjen e funskioneve. Masat u morën pas vendimit të Këshillit Bashkaik që secila drejtori të marrë pergjegjësitë. Me një vendim të tillë synohet ulja e fondit të pagave dhe rritja e investimeve. Ndërmarrja 1, 2 dhe 3 preken nga shkurtimet. Punonjësit janë njoftuar menjëherë pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak për shkurtimet.”,- thekson në deklaratën e saj për mediat Tabaku. 

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Sindikatave të Pavarura Kol Nikolla, i cili e cilësoi deklaratën e Bashkisë qesharake. Sipas Nikollës, Bashkia Tiranë me një vendinm të tillë ka shkelur kodin e punës duke mos respektuar asnjë procedurë ligjore. 

“Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Do marrim përsipër ndjekjen e procedures. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore Punonjësit do t’i fitojnë të drejtat e tyre.”,- nënvizon Nikolla. 

13 Komente

do ket siguru tek privati noj vorr per vete..

Buxheti i pagave lirohej ne masen 4% ,nga shkarkimet qe u bene ,dhe ky fond prej 4%  do perdoret per zbatimin e projekteve kapitale.

Yeah ! Go on, Tramvaj !

E ku eshte lajmi apo tragjikja ketu. Bashkia dihet qe e ka kete te drejte qe punonjesit qe varen prej saj, ti çoje ne sektore ku ajo dhe shoqeria ka nevoje. 

Nuk po i transferon ,po i pushonsmiley

Pjer, me duket se ke pjerdh (mos ma mer per te keq) por ajo qe thua eshte shume cinike. 70 familjare, hallexhinj pushohen nga puna si te ishin kocka qe ju hidhen qenerve, pa u lajmeruar dhe vetem duke i shperblyer me 2 rroga mujore. Eshte e dhimbeshme, por ne kendveshtrimin tim, kjo me duket normale. Nje bashki e pushtuar nga nje bande kriminelesh nuk mund ti kerkosh te zbatoje ligjet, aq me teper te jete edhe humane. lol, po si mund te jete human nje kriminel, nje vrases i njerezve te pafajshem?   

Kuazimondo, nuk po marr ne mbrojtje kryetarin e bashkise, por tagrin per fatin e punonjesve te vet, e ka fatkeqesisht bashkia. Sipas te ardhurave, punes, projekteve etj,  punonjesit shtohen ose hiqen, ose rrine aq sa jane. Eshte shum e dhimbshme te heqesh nga puna tjetrin, por ja qe tagrin per kete pune e ka punemarrsi.

e di si eshte puna berbero? anej do ankohesh se te mbajne shume taksa per me pagu punonjsit, knej ankohesh se "kriminelet po pushojne prej pune gjynofqare" po te dyja bashke nuk behen dot.

Ne fillim te dhjetorit qe kaloi, bashkia e torontos lajmeroi se do shkurtonte 1,200 vende pune fillimisht nga 2,340 shkurtime gjithsej dhe kryetari i ri i bashkise e mbrojti ket vendim me faktin se po i kursente qytetareve miliona dollare taksa (se edhe ky si Luli, doli me premtime te forta per shkurtime taksash).
Ata qe e debatun vendimin e ktij i kritikun vetem faktin se ja tha para festave te fund-vitit, dmth se mund te kish prit dhe 1 muaj per te marr vendimin.

Ajo qe ke te drejte ti dhe te tjeret me thone eshte te pysesh se si do ndikoje kjo ne sherbimin qe do marrin qytetaret qe sot e tutje po kto te qamet e hallit mu m'duken pallavra. Le t'msojne me u organizu ne sindikata fillimisht e te jene pale ne firmosje kontratash kolektive punesimi. Se nuk eshte zgjidhje as ajo qe t'fusim gjithe te papunet e Tiranes si varrmihes

Boll me me Sherbime Funerale Socialiste.

Mire e ke Brad,demokratet vrasin,socialistet te kallin ne dhe .Ncuq ,nuk shkonsmiley

Pse kaq e pameshirshme venus.

E ka fajin tema .Shume teme e zymte per te qene e meshirshme dhe e embelsmiley

Mire u takofshin ne tema me te embela smiley

Do ket rene ndjeshem edhe numri i te vdekurve, qe ka bere shkarkime bashkia....Une kurre sdo kisha punuar ne nje pune te tille.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).