Ermonela Jaho përfaqëson sot figurën më të famshme shqiptare në botë, është ikonë e bellcantos që ka pushtuar skenat më të famshme botërore duke filluar nga Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Opera Shtetërore e Berlinit...

Sot kryelajmi që do të pushtonte titujt kryesorë të gazetave dhe TVve të Shqipërisë do të duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera të Londrës, në rolin e Violetës tek Traviata e Verdit.

Por gazetat e Shqipërisë sot nuk dalin ngaqë vazhdojnë pushimet e Vitit të Ri, ndërsa TVtë e shumta të Tiranë merren me bilancin e kryelajmeve që kanë tronditur botën për të mirë apo për të keq më 2011 dhe heshtin përpara shqiptares Ermonela Jaho, ylli botëror i Bellcantos e cila ka pushtuar metropolet më të famshme të botës, siç është Royal Opera në Londër, skenë ku ajo sonte do të ngjitet për të disatën herë e çmuar nga kritika këtu si një yll dhe si „eksporti më i mirë" që vjen nga Shqipëria!

Hyrja e Ermonelës si Violeta në Royal opera ka një lloj fataliteti pozitiv, prej të cilit përfitojnë yjet e formatit të saj botëror. Në janarin e vitit 2008 Anna Yuryevna Netrebko, sopranoja e njohur ruso-austriake - pas suksesit të natës të parë të Violetës - sëmuret nga një bronkitis duke e vënë në një hall të madh Royal Opera, e cila në momentin e fundit, fton sopranon shqiptare Ermonela Jaho ta zëvendësojë Netrebkon . Natyrisht nuk bëhet fjalë për një zëvendësim sido kudo, pasi një teatër si Royal Opera ka një staf të veçantë që merret me zgjedhjen e yjeve më të famshëm të botës. Kritika angleze në momentin e parë kur Ermonela nuk kishte performuar ende, e priti ftohtë këtë ndryshim. Por, kur u ballafaqua në mbrëmje me performancën e Ermonela Jahos, iu dorëzua menjëherë magjisë dhe mrekullisë së interpretimit të saj dhe të nesërmen në gazetat londineze botohej lajmi „Brava Ermonela Jaho (Netrebko u can go home now) „ – Bravo Ermonela Jaho -Netrebko ju mund të shkoni në shtëpi tani !" Ti thuash Anna Netrebkos shko në shtëpi nuk është shaka, sepse sot ajo është një nga ikonat e bellcantos – por Ermonela Jaho me zërin e saj, me mjeshtërinë e saj profesionale, ku dallohet qartë shpirti i një artisteje të formatit botëror, e bën këtë mrekulli. Edhe po të ishte sëmurur Maria Callas nga bronkitis si Netrebko, Ermonela Jaho do të kishte bërë që kritika britanike, e cila nuk çan krye për partitë që zukatin si grerëzat në Shqipëri në një zënie banale ka njëzet vjet pa marrë kurrë fund, të deklaronte e të shkruante „Brava Ermonela Jaho – Callas u can go home now" – Bravo Ermonela - Kallas ti mund të shkosh në shtëpi tani !

Por çfarë ndodh kështu në Shqipëri ? Kur gazetat dhe TV-të e Tiranës mbushen me mall skarco, ndërsa kultura dhe vlerat e vërteta me të cilat përfaqësohet kombi shqiptar shpallen non grata përmes mënyrave shumë perfide siç është indiferenca ? Klanet në Shqipëri krijojnë yje të paqenë, që degradojnë menjëherë duke kënduar muzikë tallava, ndërsa vlerat e kulturës me traditë nga shkolla dhe kultura shqiptare ekskomunikohen nga skenat, ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të cilat u japin faqe të tëra vend dhe orë të gjata të pafundme Nexhmije Hoxhës apo antikulturës dhe antivlerave.

Ermonela Jaho përfaqëson sot figurën më të famshme shqiptare në botë, është ikonë e bellcantos që ka pushtuar skenat më të famshme botërore duke filluar nga Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Opera Shtetërore e Berlinit, Paris Champs-Elysees, Teatro San Carlo e Napolit, Opera Company e Piladelfisë, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Tatri Verdi i Triestes, Teatri La Fenice, Teatri Capitoul i Tuluzës etj. etj. me një repertor të jashtëzakonshëm të rangut të Violetës, Mari Stuart, Manon, Mireille, Amina, Mimi, Michaela, Guilietta, Anna Bolena etj., me një audiencë të jashtëzakonshme duke rrëmbyer zemrat e publikut më prestigjioz në skenat më prestigjioze në metropolet më prestigjioze të botës dhe Perëndimit, ndërsa në Shqipëri për të nuk do t’ia dijë kush. Turp i madh ! Turp për institucionet e kulturës dhe për mediat e Shqipërisë që kërkojnë t’i imponojnë opinionit publik një mall skarco, ndërsa bëjnë gjithçka që t’ia fshehin publikut shqiptar një yll të dimensioneve të tilla, të dimensioneve botërore, si Ermonela Jaho, e cila sonte ngjitet në skenën e Royal Opera si Violeta e Traviatës të Verdit. Merrni me mend, nga zëri i saj magjepsen Metropole që njihen si simbole të skenave ku promovohen trashëgimia e vlerave të kulturës botërore, ndërsa në Shqipëri heshtet për Ermonela Jahon, e cila në botën e qytetëruar, në Europën e vlerave, të Perëndimit të civilizuar sot përfaqëson Shqipërinë dhe e përfaqëson në mënyrën më të mrekullushme të mundëshme. Sot që Nënë Tereza nuk jeton më, me kë do të përfaqësohen shqiptarët. Me Ismail Kadarenë ? Me Inva Mulën ? OK ! OK ! Po sot emri që bën jehonë dhe trondit skenat botërore është Ermonela Jaho ! Ylli që shtang, që mrekullon, që magjeps, që e bën kritikën botërore t’i përulet me nderim një artisteje shqiptare, që i imponon skenat më të famshme të botës ta ftojnë si soliste, si yll, si ikonë të bellcantos, kjo është Ermonela Jaho !

Por gjithë ky vlerësim që i bëhet në botë, në Shqipëri kalon në heshtje nga institucionet e verbëra dhe të shurdhëra të kulturës që promovojnë artin trash, që harxhojnë miliona për të promovuar antivlerën, për të promovuar artistë militantë të partive, ndërsa injorojnë vlerat kombëtare të cilat sot janë pjesë e kulturës botëore si Ermonela Jaho !

Në këtë shkrim përmendëm Anna Yuryevna Netrebkon. Ermonela Jaho me formatin e saj e ka tejkaluar Netrebkon, e cila padyshim është yll i përmasave botërore. Por ndërsa në Rusi Anna Netrebko është një emër që meriton krenarinë kombëtare dhe e nderuar me titullin Artiste e Popullit të Rusisë, në Shqipëri për Ermonela Jahon dhe për artistë me perspektivë të qartë të formatit botëror, vazhdon një shurdhmemecëri e pajustifikushme, sikur të jetohej në epokën e izolimit dhe jo të IT - Information technology – të epokës së revolucionit që ka shkaktuar teknologjia e informacionit dhe telekomunikacionit dhe kur në Shqipëri fatmirësisht kemi mediume që janë fjala e fundit e shkencës. Po përse heshin atëherë, përse flenë gjumë, përse janë në letargji, përse flenë si arinjtë polarë, kur Shqipëria ndodhet në zemër të Europës dhe kur Shqipëria ka një zë të tillë kaq melodioz, që pushton miliona e miliona zemra të Perëndimit, botës së civilizuar dhe globit mbarë si zërin e Ermonela Jahos, e cila sonte do të performojë për të satën herë në Royal Opera, një rol brilant të kulturës italiane, që ka hyrë në thesarin e kulturës botërore, siç është Violeta e Traviatës ! Nuk e kuptoj çfarë presin institucionet e kulturës në Shqipëri dhe massmediumet që krenohen për fjalën e fundit të teknikës, që nuk i ringjall zëri magjik i Ermonela Jahos ? Royal Opera e ka përzgjedhur sopranon shqiptare midis yjeve të formatit botëror, që me Ermonela Jahon të inaugurojë vitin e Ri 2012, për të demonstruar seiozitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni të kulturës britanike dhe botërore me moshë rreth 300 vjeçare. Po institucionet e kulturës në Shqipëri çfarë po bëjnë ? Po vazhdojnë të jenë në gjumë ! Po çfarë i duhen Shqipërisë institucione të tilla, të cilat kur duhet të merren me promovimin e vlerave të kulturës të kombit, me të cilat kombi identifikohet, lancojnë anonimatin, duke u kthyer në anonimat !

 

Marre nga Bota sot

117 Komente

Flm Ermonela qe na nderon me qenien tende!
Sa per te tjeret,merre me leng..

Ja kjo vajze e thjeshte shqiptare, qe kudo qe shkon e thote me te madhe qe eshte SHQIPTARE, ja ngre koken lart çdo shqiptari, me teper se 140 deputete e 15 ministra te marrre sebashku.

Vertete qe eshte per tu krenuar qe kemi te tille ambasadore qe e nderojne kete vend....... I lumte dhe ndjehemi krenare qe na perfaqeson..... 

Qe me kete zonjen duhet te krenohemi, dhe krenohemi, qendron. Ai krahasimi me deputetet dhe ministrat me duket shume i paqelluar, une me mire mburrem me secilin nga 80% e peshqve sesa me vemjet e parlamentit e qeverise

ene une prap do desha ta shifsha tu kenu njehere perpara "fukarase" dhe fukarase shqiptare... Nje Tefta Tashko e koheve moderne..

Besoj qe ka dicka si Tefta Tashko (nese Tefta Tashko eshte vertet si te ai filmi smiley ) E kam pare ne nje interviste ne tv dhe dukej qe ishte me kembe ne toke, njeri pa ate tangerllikun tipik te ca njerzve, dhe dukej sheshit qe ne menyren si fliste, ne qendrim, ne gjestikulacion, ne buzeqeshje qe nuk shtirej. Vertete vajze model, bravo i qofte per ate qe eshte si njeri dhe si artiste

Shkelqimi i nje ylli shqiptare 

 Ne c'hemisfere qiellore ndricon kjo ,qe te ne nuk njihet ?Ne njohim yjet e qe i perkasin te tjereve dhe nuk njohim dhe vleresojme tanet.

Imagjinoj pjesen me te madhe te shqiptareve ,te cilet shtremberojne buzet ose mbledhin supet kur degjojne emrin e panjohur te Ermoneles ne Shqiperi dhe sa ekzaltohen kur degjojne emrin e Sinanit ...smiley 

...tallava hesapi moj venus....

Po s'kane faj mo Alidems ,se kur kendon Muharremi ,i'a shkoqisin te gjitha fjalet tallavadashesit,kurse Ermonelen s'e kuptojne te gjithe.

ore, ta mendosh mire ,ka ca te perbashketa tallavaja me operen;te dyja me te bertitme jane smiley

Top Qene, kanali me yll t'kuq i ka thure lavde bajagi (kto 2-3vjetet e fundit). Kurse per Sandrin, s'di. Ndoshta ju, ndryshe nga ne qi u plakme rrugvet 'botes, s'ja keni vu mendjen sepse jeni shum selektiva n'lajme; kerkoni me marre lajme qi ju lype veshi. smiley

jeni shum selektiva n'lajme

Yep. Urdhno seleksjonin e funit (taze nga dhembi blu):

BLEONA QERETI hap dyert e shtëpisë për festat
Beatrix Ramosaj: “Të treja së shpejti me një këngë”
Rozana Radi, i bën dhuratë vetes për festa një makine ml
Ronela Hajati “kall” Kosovën
Duffy pas ndarjes me Krenarin mbetet pa makinë dhe shtepi
Rob Kardashian i shpreh shqip dashurinë Rita Orës
Arbër Çepani nga e dashura*
Xhemi Shehu: Raporti me vjehrrën?! I shkëlqyer

*Mqse ne titull mungon nje folje, u bera kureshtar dhe e lexova. Behet fjale per ndarje. Sindrome hollivudiane...

Arbër Çepani është ndarë nga e dashura e tij Eda Cani. Në fakt lajmi nuk mund të quhet fringo i ri, sepse çifti kanë të paktën dy muaj që i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Por këtë gjë e kanë bërë në mënyrë sekrete dhe heshtje të plotë, krejt ndryshe nga fillimi i historisë së tyre të cilën nxituan ta rrëfenin dhe ta bënin publike në spektaklin “Histori dashurie”, ku personazhe të ndryshëm rrëfejnë historitë e dashurisë me njëri-tjetrin. Në fillim të lidhjes çifti dukej se nuk do të ndahej kurrë. Ata shiheshin gjithnjë bashkë në ambiente publike, shkonin bashkë për pushime dhe facebook-u i tyre ishte “duke nxjerrë tym” nga puthjet e nxehta të çiftit në fotot e postuara. Por pas disa muaj pasioni, duket se Arbëri dhe Eda nuk arritën t’i shpëtojnë grackës së post pasionit...Sipas disa burimeve, thuhet se nuk ka pasur ndonjë arsye konkrete që ka sjellë ndarjen e tyre. Thjesht, nuk kanë qenë më të dashuruar me njëri-tjetrin me të njëjtin pasion si të kohëve të para e për këtë arsye kanë menduar t’i japin fund.

Fajin e kane edhe babi dhe mami (RIP) i Ermoneles, qe nuk ishin antare te lidhjes se shkrimtarevet dhe artistavet. Ca me bo tani...

Teefa :  shih e shkrujsmiley

 

Eh gjynah; Ma man, whitey ain't goin' nowhere(si thone zezakt e south bronx apo east harlem. smiley) Njaty n'njat shithole kena me vdeke; everybody hatin' on us and us hatin' on each other, si magjypt. lol

Kur erdhi vjet Sinani ketu tek ne per New Year, filloi te kendonte Alo, alo ambulanca.. smiley. Te lumte ty thashe me veten time kur paguaj une parat dhe degjoj surratin tend.. smiley

Un nuk ju kuptoj. Paguni pare me ndi Sinanin e shoket e tij, e s'di a keni shkele ndojhere n'ndonji opera, broadway show apo ballet... mire mor nqs s'ju japin emocione apo si kuptoni t'pakten ne njashtu stand-up comedy qi tallen me njani-tjetrin, e qesh njiri per dy sahat e kryn pune. Me kene dikush qi nuk pagune as per sinan e as per opera, hajt thote njiri. lol

Me kene dikush qi nuk pagune as per sinan e as per opera, hajt thote njiri

Belul:

- Paguhet qejfi, mor zoteri. Ne e kemi per hall...

- Ah... Pardon!... smiley

http://img689.imageshack.us/img689/3841/pagb.jpg

Eh,ketej lulet i hane gomeret ,or tijsmiley

Hahaha drame!!!! smiley

o po thuaj faleminderit italjanit ti... se po te ishte per xhandaret e Misirit, te shtate penxheret do ishe tani..smiley

.smiley

 

 

Ermonela Jaho, Një Violetë shqiptare rrëqethëse

 

Tre vjet të shkuara sopranoja shqiptare ishte praktikisht e panjohur në Britaninë e Madhe.

Emri i saj filloi të dëgjohej kur u thirr, në minutë të fundit, për të interpretuar rolin e Violetës në ‘La Traviata-n’ që luhej në Covent Garden, duke zëvendësuar kështu Anna Netrebko-n që kishte zënë shtratin. Dhe Violeta shkëlqeu nën zërin e saj. Vjeshtën e kaluar ajo u thirr-sërish me shumë vonesë-për të zënë vendin e Anja Harteros-it, gjithashtu ‘keq me shëndet’, në rolin kryesor të ‘Suor Angelica-s’ të Royal Opera House. Ngjizja e murgeshës, që iu dha vetëvrasjes kur mori vesh për vdekjen e fëmijës së saj të rrëmbyer, ishte pothuajse papërballueshëm emocionuese. 

Tani ajo vjen sërish si Violeta në shfaqjen e tretë të produksionit të tetëmbëdhjetë të tragjedisë së Verdit, nën drejtimin e Richard Eyere-it. Shfaqjes së parë-me dy personazhet kryesore Violetën e mirëkoracuar nën interpretimin e Marina Poplavskaya-s dhe James Valenti-nin si një Alfredo të pafuqishëm-i mungonte alkimia skenike. Por që në çastin e parë kur Ermonela Jaho takon në sallonin vezullues Alfredon e saj në formën e Stephen Costello-s, i ndien shkëndijimet ndërmjet tyre.   

Jaho është sa imponuese aq edhe delikate në rolin e heroinës dhe tingëllimi i saj i errët dhe mjegullor krijon ndjesinë e një kënge të vallëzuar: nuk jemi saktësisht në epokën e Amelita Galli-Curci-t, por padyshim i kemi hyrë asaj rruge. Lëvizjet dhe qëndrimet e Jahos kanë një hijeshi shprehëse të cilat gjejnë partneritet ideal te liricizmi lojcak dhe djaloshar i Costello-s. Ermonela Jaho e përdor arien e saj të parë të madhe për të na përfshirë trup e zemër në dilemën e saj: kjo grua, është ndjesia e përftuar, me gjithë mend i njeh vështirësitë e jetës.   

Por në aktin e dytë ajo takohet me Paolo Gavanelli-in në rolin e Germont-it, të atit të Alfredos: O Zot! Skena kryesore në të cilën ajo bindet të heqë dorë nga dashuria e saj, si rregull, duhet të ishte pasqyrim i një momenti emocional të padeshifrueshëm, por ndërkohë që Jaho luan zemërthyerën-është si të shohësh një zog duke dhënë shpirt-Gavanelli bubullon pa i hedhur as sytë: Si mundet një regjisor, çdo regjisor, të lejojë teknika të tilla antike ndal-e-na jep-ç’ke (stand-and-deliver)? Por me largimin e Germont-it, Jaho e pushton skenën me një autoritet që të mbyt. Kurrë nuk e kam parë realitetin fizik dhe psikologjik të një vdekjeje të parakohshme të portretizuar aq mrekullisht-dhe me një të kënduar bukuria e të cilit është agonizuese-sa në këtë pjesë. Kur Anna Netrebko të rikthehet në këtë rol më 17 janar do të ketë këpucë të mëdha për të mbushur. Por të paktën do të ketë të njëjtin dirigjent, të shkëlqyerin Maurizio Benini. 

Michael Church, The Independent

05-01-2012 12:35

"Kur Anna Netrebko të rikthehet në këtë rol më 17 janar do të ketë këpucë të mëdha për të mbushur

Amon mor kini pak meshire per shqipen. Mbush kepucet thote tjetri...

smiley hahaha, ti je ekzaktesisht djathtas.

Urime Ermoneles! Pres rikthimin e saj ne MET qe ta shikoj e ta shijoj zerin, dhe performancen e saj!

Duhet thene Te Lumte Ermonela na nderove.Nderove veten,shtepin tende dhe ne te tjeret.Nuk e dija qe nje vajze Shqiptare te ishte kaq e famshme.Pershendetje dhe ty Alidemso qe qemton dhe na jep keshtu artikujsh.Sepse na ka hecur ne muzike si Shqipo!

Padyshim qe e miremezorpresim ne MET Ermonelen. Por gjithashtu me padurim presim dhe ndonje performance te saj ne nje opera shqiptare si Mrika ne salllen e Teatrit Migjeni ne Shkoder psh.

Ndigjo, Ermonelen e ke n'Phily Opera Company 20-29prill 2012 (gjasht dit ka me performu.) Kshuqi go get us some tickets. smiley

Life is not fair! smiley

Pse moj Lule? smiley

Ja pra, se po shkon ne Philly, e s'po vjen ne NYC  smiley

Po Philly njaty n'fund t'rrugs asht moj. smiley

pa, pa, bash njaty asht...smiley

Hahaha si kena vojt edhe na; tuej ba ysh' pa pase pula. smiley

loool s'po shkruj ma, derisa t'sjell naj link tjeter, ose artikull per Ermonelen. Tema eshte per artin, e ne po yshim smiley 

shko me limo, biletat fillojne nga $10.. 

Ca me tej, do bohet te Kimmel Center, ne sallen kryesore qe eshte nje mrekulli me vete!!!!

Sdi pse mkujton nji film italjian emni i saj mu; ErMonella. smiley

Teeef, nuk kane asigjo te perbashket...shoku......ke ngaterru birarrine me librarine.....

Po kje se m'shef tuej pi birre ne librari, at'her mundesh me me pyet se pse jam duke pi birre ne librari, por jo me 'thane qi kam ngatrru librarine me birrarine. Muhabeti jot asht si muhabeti i deputetve n'parlament. A kupton? smiley

Jo mer tefff, ate muhabetin a atyne deputeteve e kuptoj, po ngaterrresen tate me Monellon e Tinto Brassit, nuk e kuptoj.....pak ma teper respekt......per diven.....

S'ka t'baj rrespekti qi kam un per diven. Ka t'baj problemi dhe lidhja e pazgjidhshme qi ka shqiptari (n'ket rast ti alidemso) me kultin e individit. Rrespekti, Dives, duhet ti jepet kur ka nevoje artisti dhe jo kur don apo t'leverdis ty. N'shqipni 90% e miletit s'ja kan ndi as emnin Ermoneles, 8% qi ja kane ndi por kur kane ndi dike tuej kndu e kane ndrru kanalin per me vazhdu me pa Salen tand apo Edin tand. 2% qi e dine se kush asht Ermonela Jaho apo Angjelin Preljocaj apo Ervis Gega Dodi apo Genc Tukici etj etj., jane artistat e entuziastat e teatrit, dhe nji kategori tjeter t'cilve u del gjumi ne 6am, dhe ne 7 jane duke pi kafen e nadjes te kafja e tyne e preferueme, mbasi kane ble 6 gazeta te perditshme, dhe duke mbajt shenime ne nji bllok t'vogel, lexojne t'gjith artikujt mbare, pa shku ora 9:30. 

Ishte thjesht nji komment sepse emni Ermonela, me t'vertete me kujtoj ate film. Jo sepse po identifikosha Diven me Monella kurven. smiley

Para dy vjetesh ishte ne MET dhe disa miqte e mi (te huaj) qe e kishin degjuar, ishin mahnitur nga performanca dhe kishin mbetur tejet te kenaqur. 

 

Kte jam duke thane un, po t'mos kishin kene t'huajt as qi do e kishim dite se kjo femen egziston. E ky alidemsi m'flet mu per Diva e gjana qi shkelqejne. Popull i mbrapshte! 

Eshte koha qe ne t'i vleresojme, t'i nderojme, e t'ju japim respketin qe ata meritojne. Ngado qe shkojne me talentin e tyre e shprehin hapur qe vijne nga nje vend i vogel por me kulture dhe qe e duam artin. Si thote edhe kenga, nje lule se sjell pranveren, prandaj kur na jepet rasti duhet t'e themi llafin e mire, e t'i mirepresim. Eshte acaruese sepse ketu behet nami per turbofolkun por kur behet llafi per art te mire, s'paguan askush. 

Or Teef djali.....kur flet per kultin e individit, nnuk besoj se e ke fjalen per politikanet, ma merr menja qe jo, se perndryshe nuk do kisha fol fare. Po kulti i individit more Teef, te pakten atje ku jeton ti, eshte kthyer ne meyre jetese mer daj.... A nuk i ke pa ti tere ato VIP-a, qe marrshojne neper tapete te kuq dhe qe u turren ata fansat e tyre, apo tere ate skote me sportiste te meshenj te cilet u ikin me vrap fansave, se i bezdisin, apo edhe ajo ndjekja me paparace e tyre, a nuk jane keto ca premisa te rrezikshme te atij kulti individi, per te cilat ti sapo me "shave" mu? Nese ne Shqiperi nuk ja kane idene per Angjelinin, Per Ermonelen, per Inven, per Evisin, apo shume e shume te tjere, kjo vjen ngaqe ne, u japim me teper peshe ne diskutimet tona antivlerave se sa vlerave...dhe prandaj kemi mbetur akoma ne stadin foshnjarak te shoqerive te shendosha pasi sistemi yne i vlerave e ka bazen jo poshte si te gjitha shoqerite e tjera por e ka larte.... se ne i thurrim kenge e lavde antivlerave dhe jo vlerave dhe per kete nuk na e kane fajin te huajt por e kemi fajin vete.....se te tille jemi....si une, ti, e ai tjetri, se ne vend qe ti meshojme ketyre njerezve me vlera, fillojme e i persendyjme e i pergojojme sa me keq te jete e mundur, e pse????

........se ai nuk eshte une......

Respekt pa fund per arritjet e Ermoneles dhe faleminderit qe na nderon neper bote!

Pa vënë në dyshim klasin ndërkombëtar më të lartë të sopranos, kjo hamendja e "eksportit më të mirë shqiptar" sikur çalon ca nga veshët. Veç në e pastë në kuptimin e lëndës së parë. Përndryshe profesorët e Santa Cecilia-s në Romë mund të na qesëndisin me të drejtë. Pak ekuilibër, asgjë më tepër, pasi vetë subjekti nuk ka nevojë për teprime të tilla.

Ermonela eshte yll. Jo vetem nje talent por edhe nje vajze shume e edukuar, qe flet shqip ne menyre te shkelqyer.

Une falenderoj kete  Buçpapajn, qe ka ditur perse duhet te flasi.Ermonela  eshte krenari e jona....

Mire, mire po pse kaq e nxehur xhanem. Njeriu e thote c'ka per te thene edhe pa shtyre me berryla kedo qe ka rreth e rrotull, aq me shume ne nje shkrim per mbrojtjen e kultures.

 Teefa pse kaqe i ngurte dhe gati nihilist bre? A vihet ne dyshim qe kjo vajze eshte nje yll qe hedh dritie mbi imzhin neper bote,  te ketij vendit tone te vogel?Ne art nuk ka kult individi, pasi qe nuk e vendos individi per vetevehten sikurse ne poltike qe e vendos i mveshuri me pushtet, krejt ndryshe nga ky  rast,  nga individja ne fjale, por nje opinion kopetent, nje publik i gjere, qe ja jep voten pa ja kerkuar kush.Une prisja  prej teje fjale shume me te ngrohta, prej atyre qe une nuk arrij ti  them dot, per kete  vajze....

Listen man, kult individit ne art? Kult individit mundet me pase nqs artisti/shkrimtari/mendimtari me punen e tij ka kriju nji rryme te re dhe medoemos dikush ka me e ndjeke dhe me e pa sikur t'ishte nji "Zot" i krijimtarise. Me pak fjale, mendoj se per sa kohe Ermonela t'jete nji performuese fantastike, ajo ka per t'kene vetem nji performuese. Inva Mula per shembull ka aftsine qi kordat vokale t'saje t'prodhojne tinguj me frekuenca t'cilat jo shume kangtare operet mund ti arrijme (disa mendojne se vetem komputeri i arrin, por nejse); ekspertet mendojne se ja ka fale Zoti aftsine dhe disa tjere mendojne se ajo duke punu dhe ushtru shum ka arrite me kalite kordat vokale. Dmth, Inva Mulen munden me e ndjeke adhurusit operas dhe muzikes klassike deri n'adhurim me mendimin se ajo ka gjete rrugen per me arrit n'perfeksione vokale, dhe une ato njerz do i kuptosha. 

Asht performing art, a kupton? Dhe n'performing art duhet me ba dicka qi se ka ba kush ma pare per me arrit madheshti t'krahasushme me kulte e prralla tjera me mbret.

mir. dakord. t'marrim nji rast hipotetik: ke dy kengtare qe te pelqejn fiks njesoj. Njona prej tyne esht shqiptare. tjetres nuk ia fali Zoti at cilsi. Cin do zgjedhesh ne fund (mos me thuj te dyja se vetem njonen munesh me nigju - japin koncert njera ne san diego e tjetra ne bangor, fiks ne te njejten ore).

O Em, nuk di pse po i meshoni kaq shume kesaj te qenit shqiptare? Me nje llaf ajo mund te jete kengetare e shkelqyer etj, po opera le te themi nuk eshte sporti im i preferuar dhe me thene te drejten eshte nje grup i vogel njerezish qe e ndjekin seriozisht. Plus, prape nuk e kuptoj se c'eshte ky vrull per t'u identifikuar me te a thu se do i rritet rroga shqiptareve neper bote ngaqe kendon Ermonela. Une as nuk e njoh fare mor vella dhe nuk eshte se me terheq kushedi se cfare. As ndonje tip qe ben celebrity news nuk eshte, ndaj c'te them.

P.S. Kjo nuk e perjashton respektin tim per arritjet ne fushen e saj e. Qe te mos keqkuptohemi.

P.P.S. Ah po. E vetmja opera qe me ngeli peng qe nuk e pashe ishte The ring e Wagnerit qe u luajt ketu ne Toronto per inaugurimin e nderteses se re Operas. Po per gjithe ciklin ishte 4800$ bileta mor lla, dhe kishin maru qe perpara se ta merrja vesh une per shfaqjen. smiley

brand name value. smiley ushtrim statistike ai qe i dhashe Teefes. Parimi ceteris paribus. mund t'ia nxirrja pas disa pyetjesh sa eshte ne fakt vlera e brand-it. Po s'pergjigjet kur shikon rrezik Teefa. smiley

PF, ti e di qe Ermonela ka qene e vecante per mua qysh ne kohe te vjetra ketu, kur gati asnje s'e dinte. Mbaj mend, u habit Blendi Salaj nje here, dhe e vuri ne nje vend te dukshem. Hajt ta ndjekim kete tha, se mbase eshte "supernova" - tekstualisht. Ermonela pastaj ka edhe ate tjetren qe doli nga hiri, fiks si Hirushja, ka nje gje prej perralle - te gjitha keto nuk kane te bejne hic me operan. Une di jo pak njerez, edhe me koken plot, qe kane kritika objektive ne menyren si ajo kendon, mirepo ne fund te fundit, ajo qe counts eshte suksesi atje perjashta, ku duhet.

Jo jo, nuk kaloj ne teprime jo. Se as per ate vete nuk eshte mire.

Mire me, ashtu e du fort edhe une Inva Mulen se e kam pas 4 vjet shoqe klase tek "11 Janari" bashke me Ardit Gjebrene, po ky eshte muhabet tjeter. Nejse, Zoti ja shtofte kur thone, se nuk na vjen gje e keqe nga njerez te tille, po shpesh me duket tamam qe vijme nga vend i izoluar dhe i shkrete kur shef se si njerezit rreken te identifikohen publikisht me njerez te ketij lloji dhe nderrojne emrin ne lagje ne greqi qe mos u thone allvanos. 

Pa fol p.sh ca duhet te bente mjeku pediater i familes se Cameron Diaz, qe i ka pas bo gjilperat tek byca asaj kur ishte e vogel!

Vallaj o PF, per t'u identifiku eshte muhabet tjeter ai, aty une di vetem variantin "te mbajtte e jotja".

Mirpo, kjo puna e pelqimit selektiv te te ngjashmit, te afertit etj duket se eshte nje dicka me teper njerezore, se sa tribale dhe e prapambetur - ja shiko se si jepen votat e kengeve ne festival europian.

Please Em. Nese FE eshte per t'u marre si model, rrofte Ermonela. Nejse xhanem se nuk kam ndonje gje me te , thjesht nuk me entuziasmon kaq shume sa nje kenge e Beatles le te themi. Pune shijesh. Ika Emo. Noten.

Ou, mos e hum ate shkrimin e cabejt per fishten.

e lexova dje pjeserisht. persa fliste per karakteret e perbashketa me sllavet dinarik, ishte jo pak interesant per mua. Kur filloi te fliste per vete vepren, me humbi interesi. Turp eshte, por nuk e mbarova dot, mbase ka pjese per se mbari ne fund qe nuk i pashe - humbja ime.

Eh mor emigrant djali. Prap i merrni si individ dhe jo si performer. Une kisha ndjeke operen t'cilen do kisha nevoje me ndjeke. Ndoshta sepse se kam ndjeke ndojhere ma pare, ndoshta sepse asht opera jeme e preferueme, ndoshta sepse m'duhet me shkru review n'gazete per performancen.

Pse Ermonela asht shqiptare nuk asht duke na mbajt frymen gjalle. Dikush mund t'ndihet krenar kur i thu dikujt ne opera qe ajo performuesja e cila bertet aq bukur aty n'skene asht patriote shqiptare, sikurse je dhe ti, dhe nqs atij dikushit nuk i ka ra n'vesh fjala Albania ma pare ndoshta ka me e asociu shqipnine me muziken e talentin. Por sa asht probabiliteti qi dikush ne NY nuk ka ndi per shqipnine e xhaxhit, shqipnine e luftave vllavras'se, shqiptart e droges, kurvat shqiptare neper trotuare t'evropes??? Sidokjofte, prioritet ka me pase Ermonela sepse se kam ndi kurre duke performu; bahet fjale Ermonela Vs. Ana Netrebkos itu afer n'lincoln center, do shkosha me ndi e pa Ermonelen. Ashu sikurse do kisha shku me ndi dikend tjeter per tcilen gazetat thone fjale t'mira. Merita asht merite, fati asht fat; me kene shqiptare nuk ash merite, por fat. Tashi a asht fat i mire apo i keq, ajo asht nji muhabet tjeter shume i thelle. smiley

well, po e lejm qe eshte fat, pa e percaktu mo tej... bi shum dakord. se shiko, bota ka 7 miliard, ne jena 7 milion. 1 ne 1000... gjase e vogel... Nuk kemi shanc me e pa ne MET tani afer se e kam pyt. Tjetra eshte booked deri ne 2017-en, already.

Ca thu ma? Kush asht booked deri n2017, Jaho apo Netrebko? Lol

smiley jaho, per ate tjetren s'di gjo.

You must be kidding me!!! Jaho duket afer Callas, por jo dhe aq afer. smiley

Kshu tha vete. Dhe e besoj.

Oh ok. Thashe mos ishte e bazume ne ndonji google apo blog, ajo qi the. 

kije t'sigurte, qe kur i kam nga guglli boj shum kujdes me thone "sipas gugllit".

i thashe du me te pa ne MET se e kom afer. s'ka gjasa tha, se deri  ne 2017-en etj etj... por po dul gjo tha, t'coj fjale. kaq mo.

e mylla per ktu se u bo kallaballik i modh. folena prap. ciao!

Thank you sir! Tashi e kuptova. Mendova mos the se shfaqjet e Ermoneles ne MET asht booked nga publiku deri ne 2017. Por ne t'vertete keka Ermonela booked dhe smundet me kene ne MET deri ne 2017. Faji jem, sorry.

Sidokjoft, that sucks! Se sikur m'hini n'zemer kjo dreq me tan kte muhabet qi bame. Na u ba rob shpijet. smiley

Harrova me thane nadjae mire! smiley

Teefa, pyt i her a ka shku njeri n'opera pastaj folim smiley

Lol ja ja, ashtu pyetjesh aq personale s'baj un. smiley

smiley

i madh je teeefe

normal normal

ne t'shajme nga motra e nona po nga opera jooooo mazallah, nuk t'shajme nga opera

smiley

smiley

muhabetin me tjetrin (Teefen) po e boj bazu ne nji kembim mesazhesh qe kam pat me Ermonelen jo me larg se dje.

Nuk e bone mire.

Jo per gjo, por po flitet per qytetarine ne nje teme tjeter.

Very sorry!

smiley

 

ca je tu thone mer cimo

une kapa vec batuten

se kam lexu as temen , as koemntet

sorry qe futa hundet, me sa duket e kam keqkutpu

por dhe ti mua

100 here te falura

ika smiley

Tefe, mirmjes, mrame pashe Opinionin e atij Fevziut....ishte dhe Lubonja aty, dhe tema ishte per patriotizmin....ne nji pyetje direkte per Lubonjen.....  a je ti patriot, dhe si e ndjen hymnin ai u pergjigj..... Patriot nuk jam fare dhe as per hymnin nuk ma ndjen fare....

........jane ne ligjerate te drejte keto..... dhe Se ç'mu kujtu Lubonja kur sapo lexova ket komentin tat.......

Un jam patriot e hymnin e du, por muhabete palidhje t'papranueshme prej arsyes teme nuk di me ba e as me mbshtete. 

Po mire mer tefe, thjeshte nuk te kenaq ty fakti qe Perlocaj, apo Tukiqi, e ku di une jane shkodrane e jo psh elbasanllinj apo skraparlinj....? ja vetem kaq du me dit, po pastertisht ama.....dhe e myll ketu une muhabetin......

Mu m'knaq fakti qi jam nga shkodra, ndoshta sepse shkodra ka nxjerre njerz t'mdhoj t'kultures sikurse ato qi permende ti. Un s'mundem me kene i knaqun se ti je shkodran, nuk jam une qi kam kriju apo qi po e mban shkodren gjalle. Sidokjoft, mjafton me kene shkodran i artit dhe kultures, dhe menjihere e ndjen ma afer. Asht dicka e natyrshme! Por, nuk do mund te thosha te njejten gja per nji inxhenier apo ekonomist, nuk e di pse. 

N'fakt tashi qi po mendohem, stilin e veshjes e ka si t'temin. Sidokjoft kjo asht e vetmja gja qi mund t'kena t'perbashket. Lol

Shyqyr qe u harrua takimi I Ermoneles me Lulin..smiley Suksese pa fund I uroj, dhe ndihem krenare we kemi nje artiste kaq te madhe qe na jep vlera edhe ne si popull.

Vlerat e verteta jane dijne te tjeret... ne na leverdis vetem q'eshte shqiptare.

Leverdise? Pse a thu vetem se Ermonela asht shqiptare ke ndoj avantazh drejtperdrejt? Artdashsi ndryshe nga kah-t'fryjn-era-dashsi, nuk shef kombsine por nji dicka tjeter t'cilen ato qi flasin me fjale t'mdhaja e thrrasin "gijuh universale". Kombsia ne art nuk asht per tifozllek, n'fakt arti n'pergjithsi s'ka aspak lidhje me kombsine; por kombsija mund t'ndikojne n'krijimtari. E thrrasin art, asht filantropi..., fryme, muzike, shpirt, jete. 

Me kto qi jam tuej thane, nuk jam ka mundohem me ju ba si i meçem e me ju hjedh posht mendimet tueja, por thjesht me ju ba sadopak me kuptu qi Ermonelen sduhet me e dasht sepse asht artiste shqiptare por sepse asht artiste e talentume e cila percjell emocion cdo artdashsit (pa dallim kombsiet) dhe me u mundu me dashuru me t'njejten force, ndjenje e passion artin, librat dhe mendimin e lire dhe kritik..., kulturen e dijen n'pergjithsi (sikur po "adhuroni" Ermonelen.) Ana Netrebko, Ana Sophia Scheller, Ermonela Jaho e shum t'tjere kane le jashta vendeve ku jane ba t'famshme, dhe shumica se dine se asnjena skan le n'amerike, sepse nuk u interreson. Aq ma teper po u interreson apo po u ban pershtypje se Ermonela flet shqip. Ajo qi ka randsi per ate qi pagun per me pa e ndi e shiju nji performance asht dashnija per artin e kulturen. Shqipnija, medet hallit; e bukura asht se ju kceni si pupagjela kur Kolorato me ndonji tjeter mundohet me u terhjeke veshin.

Solidaritet vllazen, solidaritet!

Nigjo, ma bane qejfin me munimin e shkrimit n'gjuhen gege (kjo ka rendesi)... Per te tjerat o smerr ere fare nga ironia, ose po vazhdon lojen time... Neqofte e para shiqo komentet e tjera, neqofte e dyta i ke rene ca si gjate per t'thane gjana kaq t'qarta.

Me pak fjale, sido qi t'jete, ti je tuej e nxjerre vedin me mend e qi kupton nga t'tana anet e zanatet. Karakteristike tipike shqiptare kjo. smiley

I ke rene pikes! (S'kam faj une se s'kupton ti... apo tash e kuptove?)

Me behet qejfi qe ka bere hair duke kenduar muzike te vertete.Sidomos te rinjte kane nevoje te degjojne muzike klasike.kur u rekomandoj kalamajve te degjojne pavarotin me shikojne sikur kam luajtur nga mendja e kokes.degjojne avazet e zezakeve gjithe diten e ma ngrejne radion ne kupe te qiellit.

Pak me shume per Ermonelen. Kam vertet shume respekt per te e i meriton te gjitha levdatat. Suksese te metejshme:

 

 Ermonela Jaho –Nje bisede ne studio 2009

Ermonela pret bashkebiseduesen me nje buzeqeshje te qete dhe sy te shkelqyer. Eshte ndoshta e lodhur nga sesioni fotografik ne studion Berisha, por nuk e tregon fare. Cuditerisht, makiazhi dramatik i fytyres I shkon. I pret pyetjet e mia me buzeqeshje dhe u pergjigjet atyre me nje ze te bute e melodioz, qe aty ketu ngrihet e ulet me pasionin e bisedes.

Cdo pergjigje e shoqeron me gjeste te gjalla dhe mimike te pasur te fytyres. Fjalet i rrjedhin natyrshem dhe me vertetesi. Nuk ka asnje gjurme te divave te shquara te skenes, ose te temperamentit te famshem qe shoqeron shpesh famen e tyre. Kur e pyes per kete, buzeqesh cilter dhe pohon se ne jeten e perditshme nuk mund te jete “diva” sado te perpiqet. Bile do te donte te ishte pak me shume e tille, pak me kembengulese ne pikepamjet e veta, pak me e vendosur ne pozitat e saj.

Ne skene Ermonela eshte krejt ndryshe. Shnderrohet nga koka tek kembet ne nje diva te vertete, po aq impresive sa plejada e  sopranove te shquara para saj. Si e cileson ajo vete, ka “temperament ballkanik” i cili e ndihmon shume per te percjelle emocionet e forta dhe dramacitetin e ariave qe interpreton ne skene. Ne nje fare menyre ky temperament mund te cilesohet arma e saj sekrete qe ka “carmatosur” krejt audiencat buzeholla evropiane, te mesuara me talente te pamasa, interpretime te perfeksionuara deri ne detajet me te vogla, dhe organizime te forta, por jo me zjarrin shqiptar qe i perlot ne sediljet e vjetra te sallave operistike.

“Po. –thote – Skena me cliron nga tere ngurrimet dhe dyshimet e jetes se perditshme. Per mua eshte vendi ku e lejoj veten te shprehem plotesisht. Eshte terapia ime me e mire.”

Ermonela vendosi te behej soprano ne moshen 14 vjec, ndersa i rridhnin lote nga syte gjate ariave prekese te Traviates. Pohon se mori vendim te prere qe nje dite do te ishte ajo qe do te sillte lote ne syte e audiences me te njejtin rol, vendim qe e plotesoi jo me shume se disa vjet  me pas ne skenat e njohura italiane pasi kreu edhe studimet per kanto ne Academia di Santa Cecilia ne Rome.

“Po te mos isha bere soprano, do te isha bere filozofe” pohon. “ Gjithnje kam pyetur e kam lexuar shume mbi kuptimin e jetes dhe pikepamjet e ndryshme te filozofeve. Leximet me ndihmojne shume, sidomos kur jam larg familjes dhe me merr malli per ta. Jam shume e lidhur me familjen time.”

E pyes se nga cila dege e familjes e ka marre talentin. Me thote se cuditerisht asnje nga familja nuk eshte marre me kenge e muzike me pare, porse nena e saj kendonte gjithmone ne gezimet familjare me nje ze te qarte e kumbues, qe ka lene gjurme tek Ermonela vete. Gjithashtu kenga e saj e preferuar eshte “Asaman o moj lule”. Ka shume trishtim e melankoli ne vargje, e keto nuk mund te mos prekin zemren romantike te Ermoneles.

Ermonela udheton shume, sidomos neper skenat e Evropes dhe te Britanise se Madhe. I pelqen te udhetoje, ndonese e ka te veshtire ndarjen nga vatra familjare dhe nga bashkeshorti I saj Ervini. Jane njohur bashke qe ne bankat e shkolles, dhe jane te dy muzikante te talentuar. Pohon se pa perkrahjen dhe kritikat e tij te sinqerta, do ta kishte pasur shume me te veshtire te arrinte aty ku ka arritur.

“Ai m’i mban kembet ne toke –thote ndersa nje buzeqeshje e ngrohte I perhapet ne fytyre.”

“Po punet e shtepise?” e pyes.

“Ah – thote- Kur eshte vetem i ben per bukuri, por kur jam une ne shtepi, i pelqen t’i kete gjerat nga dora ime. Per fat, mua me pelqen te merrem me shtepine, bile e kam si ritual qe pas cdo turneu, te pastroj cdo cep. Jam femer tradicionale ne ate drejtim.”

Veshtire ta perfytyrosh yllin me te ri te skenave evropiane me fshese ne dore, por ajo eshte teper krenare per faktin qe mundet ende te jete grua normale dhe e mire per bashkeshortin e saj. Natyrisht gjate periudhes se pushimit ndermjet sezonit teatror te Parisit, Romes dhe Londres.

“Cili eshte tipari qe e terheq me shume bashkeshortin tuaj tek ju?”

“Me ka thene qe eshte sinqeriteti dhe embelsia ime. Mendoj se ka te drejte. Cdo femer mbi te gjitha duhet te dije te jete e embel, dhe shume e harrojne ne jeten e sotme. Po ashtu I pelqen edhe fakti qe une jam e sinqerte me te dhe ia them te gjitha, si te mirat edhe te metat. Natyrisht me embelsi.” Shton edhe buzeqeshja I ndricon fytyren perseri.

Natyrisht rol luan edhe bukuria, feminiteti dhe eleganca e saj, per te cilen Ermonela me siguron se nuk ben asgje te pazakonte, ose diete speciale. I pelqen te jete aktive dhe te ushtrohet por me shume I pelqen te qetesohet dhe te shijoje jeten familjare. Ndoshta eleganca eshte edhe pasoje e ushtrimeve rigoroze fizike e frymore te cilave cdo soprano duhet t’u nenshtrohet te pakten tre ore ne dite, ne menyre qe te mbaje zerin ne forme. Nuk thone kot qe kur ben ate qe do, veshtiresite shnderrohen ne rutine dhe sakrificat behen me deshire.

“Po mendimi i pare me te cilin coheni ne mengjes dhe ai me te cilin flini ne mbremje?”

“Jam me fat. Jam me fat qe kam mundesi te realizoj pasionin tim, te jetoj endrren dhe te kem sukses. Jam me fat qe kam nje bashkeshort qe me kupton e me perkrah ne gjithshka bej, dhe qe me sjell ne realitet kur duhet. Jam me fat qe kam familjen dhe publikun qe me do.”

“Cili ka qene roli juaj qe ju ka falur me shume kenaqesi? –e pyes.

“Anna Bolenna –thote pa kurfarre ngurrimi. – Si rol, eshte shkruar per soprano pak me te medha ne moshe dhe me me shume pjekuri zeri, por ne shqiptaret kemi nje pervoje unike jetese qe une u perpoqa t’i shprehja ne interpretimin e saj. Me sa duket ia dola qellimit. E interpretova para publikut francez dhe deri ne momentin e fundit nuk e dija nese  do te pelqehej apo jo. Publiku francez gjithnje prêt deri ne momentin e fundit dhe kurre nuk e di nese do te duartrokitesh apo fishkellehesh. Per fat, pati jo vetem duartrokitje, por edhe ovacione. Ne nje fare menyre, publiku francez me ka adoptuar qe atehere, dhe une interpretoj me shume kenaqesi ne France.”

Ermonela kujton me dashuri pritjen qe i eshte bere neper shume salla te medha, por vecon pritjen nga bashkatdhetaret ne teatrin e operas Metropolitan ne New York. Ka rendesi per te, meqe edhe vete jeton ne Long Island, nje lagje e ketij metropoli te madh.

“Vetem, -thote pak e trishtuar –Do te doja qe te me kishin pritur me mire ne atdheun tim. Nuk flas per publikun, por disa nga trupa artistike ku isha ftuar, shkaktuan incidente te vogla e qesharake, qe gjithesesi me irrituan me shume se do te me kishin irrituar fishkellimat ne teatrot e medha te Evropes. Ndoshta xhelozi artistike.”

Gjithsesi, Ermonela mezi prêt te interpretoje perseri perpara shqiptareve ne Philadelphia, Pennsylvania, ShBA, ne shtator. E adhuron publikun shqiptar dhe e ka kenaqesi te vertete te dale para tij.

Po ashtu, para shtatorit do t’i rikthehet perseri operas se saj te preferuar, Traviates, ne skenat e Frances, si edhe nje regjistrimi me Radion franceze te Lionit. Pas kesaj e presin teatrot e operave ne Itali e me tutje ne Evrope.

Kemi folur plot 45 minuta pa nderprerje, por eshte kenaqesi e vecante te njohesh nje njeri jo vetem te talentuar e te famshem por edhe te mire e pozitiv per jeten. Ndahemi teper miqesisht dhe me deshiren e dyanshme per t’u takuar perseri.

 

Shenim. Per informacion te metejshem dhe datat e turneve evropiane, vizitoni faqen e Ermonela Jahos www.ermonelajoaho.com

 

Ermonela bravo, e suksese!

Elida, sa stonon kakofonia jote me klas/klasiken e Jahos.

Mua me pelqejne me shume Led Zeppelin. Megjithese nuk jane shqiptare.

Pikerisht pra, kjo tregon qe ai variabel, etnia, nuk eshte domethenese (significant) per ty. Eshte shume shume interesante e gjitha kjo, PF. Jane teori te tera qe merren me processin e marrjes se "vendimit", ku hyjne ne loje shume faktore dhe ndryshore, ose "variabla" - per saktesim te them qe faktoret jane diskrete, kurse ndryshret jane tte vazhdueshme -  dhe ajo qe e ben te gjithen edhe me interesante eshte pikerisht pesha (weight, load) qe cdo individ i jep atyre. Ne kete kuptim ne te gjithe jemi ca makina algoritmike te vetvetsihme.

smiley

e lashe. por me beso qe eshte shume interesante e gjitha.

Well, ta besoj Emo. Ndaj nuk dua ti hyj shume muhabetit se me duket se secili zgjedh variablat e vet, qe ne nje fare menyre eshte qe secili shtyp parane e vet te vleresimit. Puna eshte cfare vlere ka kjo para e jote ne tregun nderkombetar te valutes. Pra a mbeshtetet ne golden rules te vleresimit, apo thjesht keshtu e ka menduar banka nacionale? Me duket se ne si komb anojme me shume nga kjo e fundit.

Anna Yuryevna Netrebko, sopranoja e njohur ruso-austriake

 

Si per here gazetaret shqiptare jane "shume shume te fuqishem" me keto informacione ...o zoooot tha  kush ja jep titullin gazetare ketyre njerzve ??

Jam shume kurioz te di se ne cfare gjendje psiqiko-biologjike jane keto gazetare kur shkruajne artikujt e gazetave !!!

kane kreredaktore keto gazeta apo jane vetem persona qe mbajne titullin kot fare !!!

Cuditerisht te gjithe shqiptaret e medhenje (Skenderbeu, Noli, Fishta, Naimi, Konica, Gurakuqi...) eshte dashur per te shkuar jashte shqiperise per te zbuluar talentin e tyre, per te marrur vleresimin e merituar dhe sefundmi te kthehen ne shqiperi.

Kjo duhet te na tregoje qe shqiptaret kane aftesi per te qene, por kushtet dhe terreni ne Shqiperi e bejne kete teper te veshtire per te leshuar filiza. 

Sa te varfer qe jemi,i fut nje te kenume Ermonela diku anej per te fitu noj lek,dhe hudhen 70 veta e na nderoje kombin,te ishte martu Ermonela me ndonje zezak,na felliqi Kombin,ahhh Dolfi Dolfi sa vone dole knej nga ne.Kushedi ca do thote Argjentina per Mesin.

me fal Brad po je pa lidhje.qe fiton leke ajo nuk diskutohet,po ben art dhe eshte e famshme,kjo pozitive eshte apo jo?
pastaj kur rrine serbet me bregovic ne goje,c`na gjen ne ta permednim Inven,Ermonelen e te tjeret.
dolfi i thu kastr myftarajt tashi se nuk e mora veshsmiley

Po pra se kur ben Art ajo e ka mendjen tek Memedheu,Dolfi ISHTE njoni qe te fuste morrnicat,je e vogel ti mos u ngaterro me Dolfin smiley

rrofsh per komplimentinsmiley

Dhe keshtu si kallep nuk eshte keq, Mona..

ka nje pamje prej monelle, capkeneje

Ermoneles zoti i shtyfte ymrin. Shume i admirueshem suksesi i saj. BRAVO. Por personalisht ekzistenca e Ermoneles nuk me ben me patriot nga c'jam, do me bente hipokrit e kunderta.

Bravo i qofte vajzes smiley tashme grua smiley dhe i uroj sa me shum shfaqje, jo vetem ne Londer dhe Paris (ku kish dhene shfaqje) por dhe ne Vjene, Berlin, Moska, etj. 

E lexova edhe i here kte artikull, tuej kene se u ba java qi asht ktu n'krye, dhe seriozisht nuk di me kuptu se kush asht kjo Elida Bucpapaj. Kam kommentu edhe here te tjera per mnyren e cuditshme se si shqiptart bajne gazetari; lexojne the indipendent apo the nytimes e at'her shkrujn artikull mbi artikullin mbi nji dicka qi i shqetson. A thu ka kene n'royal opera kjo ate nate me shiju performancen dhe pastaj ne mnyre kritike me shkru rreth san?, ashu sic ban tan bota... Nejse, nji popull qi kndon lavde kshu, mu me irriton! 

Jam i sigurt qe Ermonela asht shum e zoja, por edhe te shkruash kshu artikujsh per nji artist (te ndjeshem), asht si me kene duke talle buthen, pa asnji fakt apo pershkrim teknik dhe professional. Ermonela asht rrite e formu ne skena t'njoftuna botnore, dhe lndej kah na nuk funksionon kshtu.

teef, ky shkrim qelloi qe u soll ketu dhe mori gjithe kete fokus. Por nuk eshte i vetmi - per me teper, vemendja ketu nga ngjarja artistike shtyhet edhe tek "mekatet" e medias sone tabloidore ne thelb.

por do te rekomandoja te lexoje shkrimet e Edlira Dedjes (me qe ra fjala, vajza e shkrimtarit Bedri Dedja), e cila i ndjek nga afer artistet me ze shqiptar (edhe S. Pirgun psh), dhe mbi te gjitha, ka kompetence te padiskutueshme professionale ne vleresim artistik.

po t'i bie nja dy me poshte, pa ia marre pelqimin autores; shpresoj te mos kete kundershtim:

 

Ngjarje e re artistike për Shqipërinë

Një tjetër ngjarje e madhe artistike për Shqipërinë sot, në 2 Janar 2012 në skenën e Royal Opera Covent Garden-it në Londër. « La Traviata »-n e sopranos shqiptare Ermonela Jaho, që tashmë është shndërruar në një fenomen artistik boteror, do ta vizitojë sot një spektator i veçantë : biografi i Maria Callas-it. Afishet me portretin e Jahos kanë pushtuar që prej 3 muajsh rrugët, sheshet, vitrinat e teatrove dhe metronë e Londrës. Jehona e interpretimit të saj i ka kapërcyer të 5 kontinentet dhe është duartrokitur me ovacione nga spektatorët e mbarë planetit. Po ashtu, turneu i saj i fundit në Japoni u përcoll me kronikë nga Euronews-i, ashtu si dhe mediat britanike që brohoritën njëzëri suksesin e paparë të dy muajve të fundit me rolin e « Suor Angelica »-s së Puccinit, që e vendosi Ermonela Jahon në krye të top listës së axhendave operistike të planetit.

 

 

E kam ende në veshë oshëtimën e brohoritjeve të gjata, në përfundim të shfaqes së fundit të « Luiza Miller » në Lyon të Francës në maj të vitit të kaluar. Heroina e operës, një Luizë - Ermonela Jaho, më sublime dhe më hyjnore se kurrë, kishte përfshirë me magjinë e lojës së saj auditorin dhe bubullima e duartrokitjeve shtohej gjithnjë e më shumë kur ajo përshëndeste me hijeshi sallen e elektrizuar nga emocionet. Sytë e saj ishin ende të fryrë nga drama që përcillnin ; qënia e saj përpëlitej ende nga spazmat e tragjedisë ; duart e saj shtriheshin drejt qiellit, si të pafuqishme nga pesha e dhimbjes…Nuk kisha ndjerë kurrë më parë aq dhimbje dhe dashuri prindërore njëkohësisht, që shpalosej me kaq art përpara publikut nën tingujt hyjnorë të një zëri që kalonte nga pianissimo-t deri në notat më të forta dramatike. E po ashtu, nuk kisha parë kurrë aq shumë spektatorë të përlotur në një teater e dikë që të shprehej midis turmes, me krenari e njëkohësisht keqardhje : « I kam ndjekur të 4 shfaqet e fundit e nuk ja fal vehtes të kem humbur 3 të parat… »

 

Edlira Dedja

~o~o~o~o~

 

Ngjarje  artistike  e  vitit  per  Shqiperinë

(shkruar në maj të vitit 2010)

 

Dy yjet e lirikes shqiptare, Ermonela  Jaho  dhe  Saimir  Pirgu takohen  si   protagonistet  kryesore  te  operes  “La Traviata” ne  “Royal  Opera Hause  Covent  Garden”  te Londrës

 

Në 17 janar të 2008, pas debutimit të parë të Ermonela JahosCovent Garden, mediat londineze shkruan ditën e nesërme: “Brava Ermonela Jaho; Netrebko u can go home now” (Të lumtë Ermonela Jaho; Netrebko mund të kthehesh tani në shtëpi..)

 

Pas  “Idomeneos” në “Opernhaus” të Zurich-ut në shkurt 2010, mediat zvicerane shkruan:

« …Saimir Pirgu është një nga yjet e rinj të skenës lirike: Tenori që debutoi përpara pak kohësh në MET (Metropolitan Opera-New York) dhe këndoi “Idomeneon” në Zurich me Harnoncourt-in ishte një sensacion: bukuria e timbrit të tij ishte në funksion të lojës teatrale dhe përmbante të gjitha aspektet e poezisë e teatrit me një itensitet të llogaritur si duhej. Zëri i tij lirik të kujton Tito Schipa-n dhe nëqoftëse e ruan formën e tij vokale, vetëm qielli mund të jetë limiti i tij. Nga Idomeneo, tenori shqiptar 28-vjeçar do të ngjitet  në muajin maj në skenën e Covent Garden-it  me rolin e Alfredos te “Traviata…”

 

Nuk ka se si të mos ndihesh mirë pasi lexon keto komente në shtypin e huaj për dy artistët e mrekullueshëm shqiptarë: Ermonela Jaho e Saimir Pirgu. Ecuria e karjerës së tyre artistike marramëndëse do t’i bashkojë kësaj radhe në njërën prej tribunave më të rëndësishme ndërkombëtare të artit operistik, në “Royal Opera Hause Covent Garden” të Londërs, si dy protagonistët kryesorë të operës “Traviata” të Giuseppe Verdit.

 Dihet se në këtë skenë lirike europiane kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme emrat më të mëdhenj të artit operistik, që prej vitit 1892, në kohën kur ky  teatër hijerëndë me kolonat klasike e formën ballore të stilit neoklasik, mori emrin dhe rëndësinë që ka edhe sot. Në skenën e tij kaluan Maria Callas, Luciano Pavarotti, Carlo Bergonzi, Elisabeth Söderström, Lisa Della Casa, Mary Collier që interpretoi “Toskën” më mbresëlënëse, Joan Sutherland, etj.

 

Në historinë e këtij teatri madhështor ruhet si relike edhe vënia në skenë e “Traviatës” nga regjisori i famshëm italian Luchino Visconti, e tëra vetëm në dy ngjyra: bardhë e zi. Vetëm një lule e hedhur përtokë në aktin e parë, që të lë përshtypjen e një njolle gjaku në formën e kamelias…e më pas, kjo njollë gjaku pushton dekoret që e përzjejnë pak nga pak me ngjyrën e bardhë. Më pas, të dyja këto ngjyra përpihen nga e zeza, e cila në aktin e fundit  duket sikur sjell vdekjen mbi skenë që rrëmben Violetën…

Është pikërisht kjo hije e Violetës që ka lënë Visconti në skenën e Covent Gardenit, që do të ngjisë përsëri shkallët me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit: e paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, që me interpretimin e saj tronditës të Violetës në skenat më të mëdha operistike ndërkombëtare, i tejkalon të gjitha sopranot e epokës së saj.

Një imazh, mjafton një imazh i vetëm për të ilustruar « Traviatën » e saj: Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të Verdit… Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmeton emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht  sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëron kudo me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të çfaqes.

Nuk mund ta harroj kurrë « Addio del passato”-n e saj në aktin e fundit, kur asistova në njërën nga shfaqet e “Traviatës” në Operën e Lyon-it. Zëri i saj tronditës mishëroi me vërtetësinë më të madhe vdekjen që trokiti në derë, lamtumirën e ditëve të arta të rinisë dhe Ermonela Jaho, edhe një herë tjetër e tërhoqi me vete të gjithë audotorin, spektatorët dhe telespektatorët që e ndiqnin, deri në thellësitë më intime të kësaj drame romantike, duke përcjellë emocionet e gjalla të dhimbjes më të thellë. Ajo u ngrit sublime në notat e fundit të operës, me duart që i vibronin nga dhimbja, ngashërimat dhe spazmat e brëndshme, duke krijuar përshtypjen se u shua në skenë, së bashku me personazhin e saj. …”Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë..." – u shpreh nje artiste e njohur zvicerane.”

 Spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallës e Tetarit, nuk  pushonin duartrokitjet dhe ovacionet kur dilte të përshëndeste në skenë Ermonela Jaho, e cila edhe pse në përfundim të operës, ishte ende e mbuluar me mister nën hijen e vdekjes së personazhit të Violetës,  që vazhdonte të shuhej ende brënda saj...

Një BRAVO e pafund për këtë Diva të skenës shqiptare! 

 

« …Pa diskutim, si një nga 2 ose 3 Violetat (La Traviata) më të mëdha të kohes sonë, Ermonela Jaho është shfaqur në majat e karierës së saj : paraqitje rinore, rrezatuese në feminitetin e saj, me një sensualitet të pakrahasueshëm. Triumfuese ndaj të gjitha vështirësive që paraqet aria « Sempre Libera » dhe me mjeshtëri (çfarë timbri i artë !), sopranoja shqiptare mundet të realizojë me lehtësi gjithshka, madje edhe pëshpëritjen, me një kontroll të përsosur frymarjeje që të lë pa fjalë kur thotë « Dite alla giovine ». Ne përkulemi përpara kësaj performance, duke shprehur admirimin më të madh dhe shpresën që në një të ardhme të afërt, sopranoja e madhe Ermonela Jaho të mund t’a shfrytëzojë deri në maksimum talentin e saj të mrekullueshëm.”

 

Shkruar nga Arnaud Buissonin në ResMusica.com, Paris-Francë

 

“…Kam patur fatin të prezantoj përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vehte menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminitet të rrallë, duke shprehur instiktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane…”

 

Gérard Korsten, dirigjent orkestre

 

«  Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor : kjo grua e re shqiptare mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit. »

MEZZO  classic

Por le të kthehemi tek protagonisti tjetër kryesor i kësaj opere, Alfredo, interpretuar me aq mjeshtëri, bukuri e pasion nga tenori shqiptar 28 vjeçar, tashmë me fame botërore, Saimir Pirgu.. Eksperienca e Saimirit me Alfredon, u kurorëzuar në shkurtin e vitit të  kaluar me çmimin ndërkombëtar « Corelli », për  realizimin e kësaj kryevepre operistike me një thjeshtësi të madhe, me një liri të shprehuri si dhe me një autoritet të veçantë interpretimi. Mund të them pa frikë se ky rol është një nga kulmet e karrierës së tij operistike. Thjeshtësia e këtij djaloshi të ri shqiptar e mbush plot emocione sallën e teatrit që në çastet e para të daljes në skenë, ku del në pah buzëqeshja e tij plot dritë, siguria dhe personaliteti i fuqishëm artistik, ndërthurur me një zë brilant, plot jetë e ëmbëlsi.

Muzika e Verdit ishte magjepëse në tonet e zërit të tij, kur asistova për here të pare në “Traviatën” e tij në Teatrin e Operës në Lozanë. Atmosfera e teatrit dukej më e tendosur dhe të krijohej përshtypja se çdo gjë ndrronte pamje nën tingujt e këtij zëri të ëmbël e plot pasion. Të krijohej ndjesia se vetë rryma e jetës çlirohej prej saj ;  të dukej sikur nuk kishte më kufij, por vetëm shkëlqim, melodi e dashuri. Në ato çaste, konturet e sallës shkriheshin me botën përreth dhe harroje se jashtë saj kalimtarët nxitonin për t’iu shmangur temperaturës së acartë të dimrit zviceran.

Mbasi e dëgjon në skenë Saimir Pirgun, e kupton menjëherë se ke përballë një tenor të përmasave të mëdha. Interpretimi i tij karakterizohet nga një ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e bën për vehte spektatorin që në momentet e para të daljes në skenë. E pak më vonë, zëri i tij vishet nga një thellësi lirike dhe njëkohësisht dramatike, mbushur me ndjenjë dhe elegancë, duke mundur të shprehë instiktet më të thella personazhit të Alfredos, me një ngjyrë vokale sensuale si edhe me një diksion të shqiptimit të shkëlqyer të gjuhës italiane.

Frazat e tij shpaloseshin thjeshtë dhe me elegancë, duke integruar vizionin dramatik të koncentruar në muzikën dhe libretin e kësaj vepre të mrekullueshme të literaturës operistike, ashtu siç është imagjinuar prej Verdit. Por nga ana tjetër, këto fraza pasuroheshin me një shumllojshmëri nuancash, të cilat i jepnin sensin e plotë sejcilës notë muzikore e po ashtu, sejcilës fjalë e sejcilës heshtje.  Saimir Pirgu e pasuroi ketë rol, duke dhënë prej tij të gjithë forcën e ekspresivitetit dhe  origjinalitetit të tij emocional.

Duke duartrokitur, m’u kujtua dita e pare kur e takova këtë djalosh të dlirë, tek i cili, gjëja e parë që më ra në sy ishe buzëqeshja e çiltër dhe thjeshtësia e madhe e komunikimit, të cilat më krijuan përshtypjen se e njihja prej një jete të tërë. Rrezatues, modest e njëkohesisht shumë dinjitoz, më tregoi për studimet e tij, për hapat e para në karrierë, që kishin nisur me vullnetin dhe zotësinë e tij, pa ndihmën dhe përkrahjen e askujt; më tregoi për takimin dhe miqësinë e tij të veçantë me Luciano Pavarotin, i cili i dha edhe shtytjen e parë drejt suksesit, ashtu si dhe bashkëpunimin e tij me Woody Allen, me projektet e tij të së ardhshmes, etj.

Por një gjë mund ta them sot me sigurinë më të madhe:

Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierën e tij ndërkombëtare në moshë shumë të re, sot bën pjesë në mënyrë të padiskutueshme në elitën e tenorëve aktualë dhe është më i suksesshmi i gjeneratës së tij.

 

Do të ishte e udhës që edhe telespektatori shqiptar të njihej me këtë eveniment artistik të përmasave botërore, mbasi do të ndihej krenar për këta dy kolosë të artit shqiptar, Saimir Pirgun e Ermonela Jahon që nëpërmjet talentit të tyre nderojnë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Edlira Dedja

Presidente e “Opéra sans Frontières”

Magnifique! Ktyne u them shkrime qi kane t'drejte t'publikohen e t'lexohen. Ai shkrimi qi kane vendos atje siper asht alla "fjal't e mira e gur't n'shtrajce"; si me e pas shkru teze e jemja e cila asht ngjendje qi me i gjete gjithkujt e gjithckaje ane pozitive, negativen e anashkalon, per kedo thote "ja maj nane mos thuej ashtu, se asht njir i mire e i asht pri mrapsht." Veprimi qe çon tek pasoja, per te nuk egziston. Per tezen teme, Zoti i din tana punet, dhe ti je duke ece ne nji rruge qe e ka caktu ai per ty me e ece dhe tjeter rruge vec saje, nuk ka. Shkon n'kishe 3here ne dite, ka raste qi shkon n'kisha evangeliste padashje; lutet per t'tane, ato musliman e t'kshten, buddist, cifut e per ata qi spranojne Zot, per ata me kancer e me sida. Problemet ndodhin jo per faj tone apo si rrezultat i veprimeve tona t'pamendume por sepse na prihet mrapsht, Zoti na don tanve dhe na gjithmone duhet me kene t'lumtun me vullnetin e tij. Ajo t'tan i don fort me zemer, enverin s'bashku me bishat e kuqe (sic qi i thrret ajo) i don pak ma pak se kta tjert (ndoshta sepse i kane vare familjart n'kanop n'kater ane vetem se kane ba biznes me venedikun e kane kene freten, ndoshta si ka fort n'qejf sepse mendon se kane kene e jane antiKrishti, ndoshta thjesht sepse kane shkatrru katedrale apo transformu ato n'pallate sporti..., kaq din ajo, analizat e thella socio-ekonomiko-politike as qi i mendon.) 

 

 

 

Ermonela Jaho, e adhuruar nga mediat britanike  escription">

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tre vjet më parë, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ishte thuajse e panjohur në Britani. Emri i saj filloi të përmendej asokohe kur e thirrën të zëvendësonte Anna Netrebkon me rolin e Violetës te ‘La traviata’, në Covent Garden, vetëm për 24 orë dhe ajo shkëlqeu. E njëjta situatë dhe vjet në vjeshtë kur e thirrën me shumë vonesë të zëvendësonte Anja Harteros në ‘Suor Angelica’, dhe ajo shndriti edhe një herë duke e kënduar rolin e murgeshës që tenton të vrasë veten, pasi i kanë vjedhur të birin, me një performancë më se prekëse.

Tani, ajo është kthyer në Covent Garden si Violeta e Traviatës së Verdit. Cast-i ka 3 çifte që e luajnë dyshen Violeta – Alfredo, por Ermonela shkëlqen mbi të tjerat duke krijuar elektricitet e kimi në skenë.

Shtypi britanik e ka vlerësuar shumë këtë performancë të saj. ’The Indipendent’ e konsideron Ermonelën në këtë rol si “një heroinë sa të brishtë aq edhe komanduese, me një zë të errët e të mëndafshtë, si i mbështjellë në kohë, ajo të kujton  epokën e amelita galli-curci, madje duket se po shkon në atë drejtim“.Michael Church shprehet për Jahon, “nuk kam parë kurrë një portretizim kaq rrëqethës fizik e psikologjik të vdekjes së pakohë – përzierë me një të kënduar kaq të mrekullueshëm – sa këtu.” Kur e madhja Anna Netrebko të kthehet në 17 Janar për të luajtur pjesën si çifti i tretë, do ta ketë të vështirë të krahasohet.

Ndërsa Jaho shkëlqen në Londër, Shqipëria është e përmbytur me informacione për “arritje të mëdha” jashtë shtetit të atyre pseudo-artistëve që kanë kuptuar që në këtë vend mjafton pak vetrekalmim agresiv e i rremë që njerëzit të të quajnë artist të suksesshëm. Prandaj restorantet e diasporës na i shesin si skena të mëdha koncertesh, konkurset e katundeve europiane si më të mëdhenjtë në botë, shtëpitë botuese të qytezave të panjohura si botime të mëdha.

 

ilir-jan, mu meshtoll permren dhe s'me rrihet pa e thene: te ishte per shqiptaret, Ermonela nuk do kishte bo hajer kurre, ta kesh prej meje, se e di shume mire, do ishte ndonje pjestare kori, back vocal or smth, keto pistervickat e kinse-kultures tone te kultivuar anadollake nxirrnin gjuhen per kete, merr vesh, edhe kur filloi te nxirrte ndonje bubrbuqe kjo, edhe erdhi ne Tirane per te kendu, menjehere ia bon tetshin albanezet me skuthlliqe prej Lindjeje, jo vetem qe nuk i dhane ndanje vend te spikat, por edhe kur po kendonte, dhe libreti e ka qe hap nje leter, i kishin shkrujt vertet nje leter nga ato anonimet, tha, te mbushur me fyerje, merr vesh, ne mes te skenes kjo e? live, e nejse, tani t'i shofin targen, tani me vrap mo, kush te shkruj me pare, kush ta takoje me pare per icik fame dhe leverdi momenti per vete, ky milet jemi ne, dhe e kom lidhur edhe me ate muhabetin qe kush e do shqipnin rri ne shqiperi, o llah, nje nga bullshitet me kolosale ever me te cilin na cajne jo rralle trapin ca qe shkrujn nga shqipnia.

Edhe tashi qi po m'kujtohet, Ermonela ka nevoje per nji ridizenjim me temel t'faqes web, fotografi, video. 

Po La Scala e Milanos? smiley

mir, mir, po nobelin ku e ka, se? kshu thojn per kadaren kur bi llafi qe osht/s'osht shkrimtar i mir.

ku nobeli? ku ven te alidemi e ke pas shpin, tha? smiley

emigrant,e tha pak shume vet Ermonela qe celsi i suksesit eshte perkushtimi ndaj talentit, vlersimi dhe respekti ndaj cilesise se punes ndaj njeriut, larg larg larg medioktitetit, qe ne Shqiperi eshte me aq shume shumice, qe nuk eshte e veshtire ta dallosh, qe nga Kreu "elita" drejtuese qe drejton ate vend! Mediokriteti e ka mbyt inteligjencen e vertet ne shqiperi dhe per 20 vjet nuk po ngre dot koken, talenti,si fjala vjen ky Ylli i operas ..ka rrezik qe sikur pak ti "jap doren" Ermonela Berishes, rrezik ai do ta propozoje direkt per Kryetare kuvendi smiley, gje qe nuk mund te ndodhi jo besoj, por gati jane mediokrit servile, te njerzve vertet te talentuar, qe nuk duan ti shohin syte politikes se qelbur shqiptare..!

"Për mendimin tim egzistojne menyra te pafundme per t'u bere nje artist i madh dhe secila prej tyre ndërtohet mbi respektin per individin, perkushtim ndaj te perkryeres dhe perjashtim te mediokritetit", thotë soprano Jaho.

 

yes!

kjo goca ketu duhet te na tregoje qe shqiptaret kane aftesi per te qene, por kushtet dhe terreni ne Shqiperi e bejne kete teper te veshtire per te leshuar filiza.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).