SOPA, projektligji që i është paraqitur Kongresit amerikan për të luftuar piraterinë dixhitale, por që është kundërshtuar nga shumë eksponentë të Internetit, mori sot një kundërshtim të ri. Kësaj radhe, nga Shtëpia e Bardhë. Në një shkrim në whitehouse.gov, tre ekspertë të zyrës së Presidentit shprehen se "çdo ligj që synon të luftojë piraterinë në Internet duhet të marrë masa mbrojtjeje ndaj rrezikut të censurës ndaj aktiviteteve të ligjshme në rrjet dhe të mos pengojë inovacionin e bizneseve të mëdha e të vogla".

Sidoqoftë, beteja kundër SOPA-s nuk është ende e përfunduar. Për këtë arsye, një grup i madh sitesh do të organizojnë "SOPA Blackout Day" më 18 janar, për t'ju bërë të ditur lexuesve të tyre rreziqet e projektligjit, sidomos për faqe joamerikane. Lista e siteve që marrin pjesë përfshin Reddit, Wordpress etj. Peshku do të marrë pjesë gjithashtu, me një shkrim të shkurtër që do të shpjegojë rreziqet e këtij projektligji.

1 Komente

...re te zeza po duken ne horizont.....(shembulli danez siç duket po perhapet)....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).