Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohje reciproke

 

Viti 2011 mbyllet me një skandal ndërballkanik të falsifikimit të diplomave universitare dhe që do të bartet në vitin 2012. Zbulohet se uiversitete shqiptare deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. “Ndonëse disa kanale të trafikut të diplomave janë prerë, “biznesi” i tyre nga viti në vit shënon rritje dhe fitime nga ana tjetër, pasi ka “dembelë”, të etur për prefikset: “i diplomuar”, “magjistër”, ose “doktor shkencash”.

Përvoja maqedonase e akademikëve të rremë, tashmë prej një dekade sfidë për qeverinë maqedonase, tregoi se shumica e diplomave të falsifikuara vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante në numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr.” / Akademikë të rremë, në vend të trurit punon paraja” (Преку Бугарија и Албанија до м-р и д-р / За лажните академици, наместо мозокот, работат парите), shih linkun http://www.vecer.com.mk/?ItemID=3F032F6DFB9E6B4CB2CB554CD10CADBD.

Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohjen reciproke të diplomave. Ky fakt ka tërhequr dhe vëmendjen e autoriteteve të larta bullgare, pas njoftimit të agjencisë së lajmve “Focus” të Sofjes, që i referohet gazetës “Veçer”.
Me pak para në xhep, me pak përpjekje, por me shumë vullnet për statusin e akademikut filloi afera e diplomave të falsifikuara, që u bë publike në vitin 2002, kur u zbuluan diploma të rreme nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”. Gazeta citon burime të besuara, që thonë se sekserët, të cilët punojnë në vendet fqinje kanë lidhje me universitete, por rol luan dhe teknologjia moderne kompjuterike me të cilën skanohen diplomat. 36-vjeçari tetovar I. K., i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se në Gostivar dhe Tetovë ekzistojnë grupe që nxjerrin jetesën me anë të diplomave false, kurse procedura zgjat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë dhe pagesa për një diplomë është rreth 10 mijë euro. Sipas tij, ka dy mënyra mashtrimi, ose me anë të sekserë ose nëpërmjet lidhjeve politike.

Cilado rrugë që zgjidhet, kërkon teknologji të përparuar kompjuterike për skanimin e diplomës dhe të njëjtat fonte për zëvendësimin e emrit të personit. Sipas I.K. kjo procedurë realizohet nga 7 deri në 10 persona, që lidhen me universitetet për të marrë diplomat. Po ashtu janë të nevojshme edhe lidhjet apo njerëzit në Ministrinë maqedonase të Arsimit dhe Shkencës, për verifkimin e diplomave. Shpesh, aftësia për të zbuluar mashtrimet është shumë e vogël për shkak se dokumentet e rreme janë bërë me profesionalizëm dhe të noterizuara, dhe kjo krijon vështirësi në zbulimin e akademikëve të rremë. /Tema/ 

22 Komente

smiley

gut, gut, sehr gut*... smiley

*kshu iu thoshte roja gjermon i ambasades ne tiron ne korrik te 1990-es atyne qe u hudhshin mren nga avllia. kush hynte nga dera, i thoshte nicht gut, nicht gut... smiley

jo se u ankut sikur s'kena universitet. ne universitetin jo vetem e kena, por edhe e krijojme nga hici, plazma jone eshte universitare, limfa akademike, adn-ja jone eshte arsimore safi, nuk ka popll mo dijedashes se ne. ket e kena vertetu kahone, qysh para90-tes, kur xhiroja e bulevardit deshm. e kombit ishte e mbush plot me filozofer te veckel pa br. ne by. qe diskutonin cdo gje te planetit, e tille qe cdo greqi e vjeter as e kish enderru kurre. xhiroja fale zhvillimeve te mdhoja demokratike u zhduk, por nuk u zhduk shpyrti i saj, qindra dhe mijera doktore, profesore, rula diplomash me prodhim serie... ne mos kini doktore gjeni, ia rrembeni atij qeni!

"ne mos kini doktore gjeni, ia rrembeni atij qeni!" Shiko se ne doktore kemi. Kemi edhe djem e vajza vertet te shkolluar e te mencur, jo shume po kemi. Fatkeqesia eshte se zeri i ketyre mbytet nga turma e larove me diploma fallco. Dhe kur them fallco e kam fjalen per te gjitha llojet e fallciteteve.

e huuu,  keq ti furnizosh me droge e arme, keq ti furnizosh me akademike... su gjendet karari....  xhybylet milet, do thoshte ndonje turk..

Jo se me thoshit gerr verr... keto ishin pllakat e ustallareve te medhenj?

http://img28.imageshack.us/img28/2265/gjgi.jpg

Mu qysh se erdhen Enveri me shoke prej Francet, m'ka mbete marak gjuha frange. Si thu i bahet per nji dipllome t'frangishtes? A njihni kend? Nuk asht m'duhet per pune, thjesht per permbushje e mirkenje psiqike e shpirtnore. smiley

Ne te gjithe udheheqesat prej France na kane ardhur. Dhe Enveri dhe Saliu dhe Edi. Keta qe vijne nga Amerika, sa vijne ikin prape. smiley

Ggazetë me antishqiptare se veceri nuk ka. Kjo gazeta (vecer) eshte e barabart me 55 e balliut, jane identike, antishqiptare, proqeviritare, i hymnyzojne kryeministrat, te financuar direkt nga beogradi, pronari i gazeta fiton tender milionash nga qeveria etj. Sa i perket temes, eshte e vertet qe ka diploma fallco prej Shqiperis, por jo ne ate mas sa  mundohet ta nxjer kjo gazete, ndersa kur Tema e mer per burim kete medium maqedonas (me kryeredaktor serb), e shoh ne cfare niveli ka ra gazetaria shqiptare. Gazetari m*ti, ksaj i thojne kur skam cka te shkruj, te shkruj dicka qe te duket si gazetari "investigative", "kritike", :e pavarur" dhe "profesionale", Kam pershtypjen eshte bere mode me qene investigativ, kritik, kunder te gjitheve etj. Ka gazeta shume me te mira dhe me profesionale se kjo ne maqedoni, te cilat jane shum te besueshme se veceri. 

mire, e besoj ne vend qe vëcërri eshte gazete zgjebse. du vetem me dit me cfare kontributesh ne shkence eshte bere zoti Shaban Memia "Doktor i Shkencave". Dhe ne pas, me cfare kontributesh eshte bere "Profesor".

Pyetja nuk eshte e hidhet; qelloi s'ka pak qe lexova nje interviste te zoterise me titujt e sipershenuar, dhe me lindi kurioziteti.

Tjeter pyetje: a jane Pandeli Majko dhe Ilir Meta me ndonje grade shkencore te cfaredolloji?

Koha e fallsifikatorve smiley

nje ndodhi e imja e fresket fare....

...kam nje dhendrin tim, ne fis kuptohet, qe eshte shofer me nji te modh, medemek kushtetues....ka kaq vjet me ket zanot, pra me te medhenjte.... Vete eshte me shkolle te mesme, e nusen, pra ate gocen tone me te larte, ekonomik dhe vazhdon tani edhe juridikun, pra goce e kompletume....kurse ky birboja rru lesht ne pune.... i them i dite....se po me hapesh bythesh...kam ket shok e kam ket mik mei llaf piace e nolte... i them...po meqe pasje ket mik e ket shok, pse nuk bo edhe ti i shkolle? edhe ta blesh dipllomen, nuk bo keq, se te pakten te njifet si shkolle, po te pakten boje, se me keta miq e shooke qe ke ti, mund ta zesh edhe i ven pune te mire e s''ke pse mbetesh shofer gjithe jeten...se ne fund te fundit makinen aty e ke, kularin nuk ta hheq njeri prej duuresh, po provoje i here sa te do shoqnia ? 

ja thashe keto llafe dje ika...pas nja dy mujsh, siç duket e kisha prek ne seder, mora vesh se ishte regjistru ne vitin e dyte juridik, ne nji universitet privat, vitin e pare " e kish mor me nota te mira", do merte edhe vitin e dyte, per nja dy muj, dhe me duket se edhe vitin e trete do ta mbaronte po ket vit, ket nuk e maj men mire, po ti rrime vitit te II.....e takoj dhe pasi u perqafum me thote ...ja ta vura lllafin tat ne ven, po bohem edhe me juridik...... i them....mire bone, po ti ke kohe, se nai pune nuk ke, e merr shefin kah shpia ne pune dhe anasjellltash, mos e kalo kohen kot ne kafe e tu lujt domino me shoferet e tjere, megjithese provimet i ke te morme, kot per qef, hudhi nai sy llibrave, qe te moresh vesh se ç'bohet...dhe vete te dish nai gjo me teper......hehehe... mu pergjigj ai......i di une keto gjona, nuk kom qen kot gjithe keto vite me gjyqtare, prokurore, ministra e deputete....ca gjona i kane hy edhe kesaj radakes time...dhe vuni gishtin te koka....

komentet bojini vete tani, a e ka te drejte ai artikullshkruesi apo jo....ti leme menjane ato teorite nacionaliste apo vari lesht....a ka apo s'ka te drejte, a fabrikohen diplomat ketu tek ne apo jo....? Ja ky eshte problemi....

sigurisht qe fabrikohen diplomat ne shqiperi dhe eshte problem i madh, por ama sipas te dhenave zyrtare te ministrise se arsimit ne FYROM, shqiperia ze vendin e tret, pas bullgaris dhe serbis(kto jane tre vende nga vijne diploma falso ne maqedoni + kosova), me cudit edhe nje fakt, si e marin kete artikull ne shqiperi si "investigativ"ddhe e zene per te mireqen kur burimi eshte nje gazet zgjepse, ktu eshte problemi me i mad, imagjino si do te dukej sikur gazeto te 55 te "Zbulonte" dicka te till ne maqedoni, cfare legjitimiteti do te kishte. Problemi eshte me i thell dhe politik. Nuk ka te beje fare me Shqiprin, por me punsimin e shqiptareve ne administraten shteterore ne Fyrom,ndersa kjo gazete tenton ta delegjitmoj plotesisht kete proces. E dyta, pronari i kesaj gazete dhe i shume mediuemeve tjera ka edhe nje UNIVERSITET PRIVAT (universitetin europian)edhe ky eshte universitet zgjebes, me shume diploma te fallsifikuara. Tash i shami me te shajt me duket qesharake, plus shtoje edhe qe kjo gazete vazhdimisht mbjell vner kunder shqiptarve edhe vet ky tekst eshte perplot me tone nencmuese karshi shtetit shqiptar (jo pushtetit) dhe shqiptareve, pro duke i leno keto teorite nacionaliste (se po e shoh qe te pengojne) edhe per nga aspekti profesional eshte nje 55 e maqedonise, gazeta me e dobte ne maqedoni.

Me kete artikull senzacional, investigativ... Llatasi (bossi i Vecer) vecse deshiron te krijon alibi per doktoraturen e tij ne universitetin e mikut te tij Bojo Andreevski.

GAZEP-O-MANIA

Shkruar nga Naum Prifti

"Kompleksi Gazepi" eshte nje dukuri mjaft e perhapur ne rrethet intelektuale shqiptare, e cila koheve te fundit ka marre permasa shqetesuese, prandaj meriton te terhiqet vemendja e publikut ndaj simptomave te saj.

Ky fenomen, ne mund ta quajme te tille, u shfaq ne Tirane ne vitin 1937 dhe ka nje histori interesante qe meriton te njihet nga shkenca boterore dhe vecanerisht nga shqiptaret.

Me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise Mbreti Zog gradoi nje tog ushtarakesh te dalluar dhe me ate rast organizoi nje ceremoni madheshtore ne Pallat, te shoqeruar me banket te pasur. Fytyrat e oficereve te graduar shkelqenin nga hareja me shume se vezullimet e spaletave mbi supet e tyre. Nxinte vetem fytyra e togerit Osman Gazepi, adjutant i Mbretit Zog, te cilin Madheria e tij nuk e kishte graduar meqe ishte i pashkolluar dhe me zor shkruante emrin kur hidhte firmen ne bordero.

Te nesermen togeri Osman Gazepi, si fshatar i zgjuar dhe gaztor, ve mbi supe spaletat e majorit dhe hyn serbes ne zyren e Naltmadherise se tij. Zogu e sheh ne sy adjutantin duke pritur cfare kishte per te raportuar. Osman Gazepi i tha: "Naltmadheri kam ardhur t'ju pyes a me rrine mire gradat qe kam vene mbi supe?" Zogu u mendua vetem nje cast, pastaj i zgjati doren duke e uruar: "I gezofsh!" Vetegradimi i Osman Gazepit kishte patur sukses te plote.

Ne kohen e sotme mekati fillestar i Osman Gazepit duket anekdotik dhe askujt nuk ia merrte mendja se me kalimin e kohes do te mirrte permasat e nje fenomeni shoqeror ne shoqerine shqiptare ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Po sjell disa shembuj. Menjehere pas Luftes se Dyte Boterore prijesit e partise komuniste u vetegraduan nga hicer ne gjeneral-kolonela dhe gjeneral-majora duke e lene shume pas Osman Gazepin qe kaperceu vetem dy shkalle per te arrire graden e majorit. Pastaj u kujtuan se pa vartes vlera zbehej, prandaj hartuan lista te gjata dhe graduan ke deshen e si deshen qe nga aspirant deri te kolonel. Zakonisht oficeret e karrieres kryejne shkolla ushtarake pastaj gradohen, kurse partizanet trima u graduan pastaj shkuan neper shkollat e nates te mesonin shkrim e kendim.

Sipas statistikave jo te plota besohet se Shqiperia ka numerin me te madh te profesorave, doktorave dhe akademikeve per 1000 banore, duke ia kaluar Frances, Anglise, Gjermanise, Japonise, pa llogaritur Ameriken qe e le kushedi sa kilometra prapa.

Merita per kete mrekulli i perket qeverise komuniste, e cila per t'i treguar botes kapitaliste perparimet e kryera ne fushat shkencore, filloi t'u shperndante grada shkencore, doktorata, madje edhe tituj Prof. gjithe atyre qe kishin kopjuar a perkthyer ndonje veper te huaj, madje edhe atyre qe nuk kishin asnje veper, por kishin premtuar se do te shkruanin kur te ngeheshin. Dhe kesisoj u mbush vendi plot me "bashkepunetore te rinj e te vjeter shkencore," te cilet me perpjekje vetmohuese e shpune perpara shkencen e kopjimit, te kompilimit dhe te peretesimit te veprave te te tjereve. Fale atyre arritjeve u fituan plot doktorata e doktoratura, ndersa per titullin e nderuar "Prof " u desh te mbusheshin e te firmoseshin kushedi se sa dekrete. Keto ngjisnin ne epoken e partise.

Ne kohen e demokracise, perndryshe te Prof. dr. Berishes, u vu re se diplomat dhe titujt e graduateve shkencore, doktore, profesore dhe akademike, kishin firmat, vulat dhe imzate e ish shefave te regjimit totalitar. Asnje per be me firmen e titullareve te demokracise. Per te ekuilibruar titujt shkencore me ithtare te partise demokratike, padrejtesi u rregullua duke u shperndare grada dhe tituj atyre qe sapo ishin diplomuar nga ndonje institut apo fakultet, apo edhe atyre qe nuk i kishin kryer studimet, me qellimin e mire t'i nxitnin ne rrugen e shkences dhe te arsimit. Moren titullin "prof." plot te rinj qe s'kishin vene brisk ne faqe dhe zojushe qe nuk i kishin lyer buzet me buzkuq, vec pensionisteve dhe te perndjekurve qe iu dha "honoris causa" nga qe kishin dashur te shkruanin vepra, por censura e regjimit te kaluar nuk u kishte krijuar hapesire per te punuar dhe per te botuar. Dhe natyrisht nuk munguan as ata qe u vetegraduan, sepse qe marrezi t'u falje grada e tituj te tjereve dhe te mos mbaje per vete.

Si pasoje numri i atyre me parashtesen "dr" e "prof." perpara emrit u shumefishua ndjeshem e nderkohe u shtuan edhe anetaret e Akademise. Kushedi sa burra e gra gdhiheshin qytetare te thjeshte dhe ngryseshin me tituj. Sa lezet kishte kur pas titullit ngrihej edhe rroga, edhe respekti i shoqerise. Mirepo kjo mase e drejte, ne vend t'i gezonte gjithe shqiptaret, nisi te ngjallte zili e cmir, inat dhe nderkryerje. "Si? Edhe filani paska marre titull? Po ai nuk di nga lidhet gomari, edhe pse i perket asaj race." "Cfare? U be profesore nxenesja ime para mesuesit? Kjo nuk durohet!" Dhe kesisoj nje kategori njerezish filluan te mendojne si mund te shtojne ndonje titull para emrit dhe mbiemrit. Ka lezet kur thua Dr. Maxhuni, Prof. Kallpani, Akademik Oxhaku. Mirepo me pune qe e zorshme, me hater e pamundur, me para e paarritshme, atehere c'mbetej? Shtoji vetes nje titull se askush nuk ta kerkon Diplomen ose Certifikaten. Dhe kesisoj mjaft mesues u kthyen profesore, infermieret doktore, gjeometrat ingjiniere, ish-inspektoret e Ushqimit Social profesore dietologe e keshtu me radhe. Nuk po permend emra se ju njihni me teper se sa une. I kemi patur dhe i kemi ndermjet nesh edhe ketu ne Amerike, ne "ate dheun" e dashur dhe neper Evrope.

Me modestet mjaftohen me nje dr. a me nje prof. perpara emrit, me pretenciozet i shtojne te dyja njera pas tjetres, sipas shkalles Prof. perpara e dr. pas saj. Nje kategori tjeter i pranojne kur i degjojne, por jane aq te mencur sa te mos i shkruajne vete. Ai qe e ka pervetesuar me mire praktiken e Osman Gazepit eshte kryeredaktor i Revistes "Ylberi" ne Svicer, Akademik, Profesor, doktor Kapllan Resuli. Ende nuk e dijme se cila Akademi e ka pranuar anetar Z. Resulovic (ish Resuli), cila qeveri i ka dhene dekretin "profesor" dhe ne cilin universitet e ka mbrojtur doktoraten. Ajo qe dihet mirefilli deri tani eshte se ai boton nje reviste antishqiptare dhe per botimin e saj u drejtohet per ndihma materiale shqiptareve, kurse do te ishte me e udhes te trokiste ne ndonje dere tjeter.

Sikurse shihet "Kompleksi Gazepi" sot ka marre permasa te medha ne te dy anet e Atlantikut, sa nismetari i saj duket si femije naiv. Ku gradat, ku titujt shkencore! Sidoqofte Osman Gazepi kameriten se pasuroi shkencen shqiptare me nje term te ri dhe nderkohe shtoi serine e anekdotave historike.

Osman Gazepi fli i qete

Se rruga qe hape vete

Sot eshte mbushur me tabore

Plot doktore e profesore

Madje dhe akademike.

E kujt eshte Akademia?

Nuk e di as perendia

pjesa per titujt ne regjimin e hoxhes eshte e ekzagjeruar! regjimi i hoxhes pati nje sterngarkese groteske me institute kerkimore - vetem per bujqesine ishte i misrit & orizit, i foragjereve, i grurit, i permeve dhe patateve, i farerave, i tokave, i panxharit, i frutikultures, i ullirit, i pyjeve, i farerave, i vreshtarise, i zooteknise, i veterinarise,  etj - ama per titujt shkencore nuk ishte ky shkaperdhimi i tanishem. Kishte nje procedure qe respektohej burokratikisht, dhe procedura ishte e ngjashme me te prendimit, me oponenca, me stadet normale ne marrjen e grades shkencore (requisitat si provime perkatese, nje gjuhe e huaj e ku di une de c'tjeter)-> theksoj dallimin midis grades dhe titullit shkencor; graden (me e larta doktor) e mbron; titulli (me i larti professor) te jepet per merita.

Shqiptaret mbase nuk e dine c'do me thene titulli professor. Kur dikush eshte professor ne Perendim, aty ku shkel ai, fillon e mbin bar NJOHJEJE (tm i) dhe pervoje. Te flasesh gjysem ore me nje professor (me titull pra) ne Perendim eshte sikur ke lexuar tre muaj intensivisht. Ne e kemi ne maje te gjuhes profesorllikun, ne i qujame profesora edhe gjithfare associate professors apo edhe adjunct profesoresh shqiptare ne universitetet e perendimit, duke treguar serisht e serisht sa alifmatraker jemi. Une degjoj qe shaban memia eshte professor doctor, qe bamir topi eshte professor doctor etj etj (per salen nuk dua te flas, se vertet nuk ia di fare aftesite professionale), dhe tromaksem perhere. Ore ishte gjithe ai F. Vranicki, nga sera e larte e Vienes, ku robi lind si i tille, ndryshe brenda nuk e qas njeri, edhe i thoshin vetem Doctor Vranicki. Eshte nje gje goxha e madhe te jesh doctor! Professor eshte nje gje madheshtore, botimet e tua dhe kontributi duhet te jete bajagi i ndjere.

C'ndodhi me titullin e nderuar "Bashkpunetor i Vjeter Shkencor-b.vj.sh" valle? smiley

ouch! this hurt! smiley

ps. kjo fqinjeronte me ligsin Mrrok smiley

smiley

 

Emo, nuk di a e mba men, po Sala ne ate kohe te pakten deri ne 1991 ka qene kandidat shkencash, se si u bo dr. prof. vetem ai e di me Shaben, se ne te tjeret nuk dime gjo....ai qysh nga 1991 e la profesionin dhe ju perkushtu politikes...

se ti e di mire se nga Kandidat shkencash, kishte dhe nja dy shkalle te tjera qe duheshin kalu per tu bo prof. dhe keto shkalle donin edhe ca vite ciper.....nejse....

Akademiket  smiley

 

[avatar]

Nga verifikimet qe u bene te gjithe ishin me vije ne mes.

Pse Bugarija i thoka k'ta loqet Bullgarise? smiley

Keta qekan mo keq se ato loqet e jona qe thone Shipnia!! 

Ah periferia periferia! T'bo edhe manec! smiley

Nga Shqypnia nuk vinjne fallco diplomat se nje diplome e rregullt bo mo pak se 5 mije Euro. Ku o qari me e fallcifiku??? Diplomat shqiptare mund te jene te pamerituara, po kurre fallco  smiley 

Very good point. Di gje te na thuash nese ka mbetur njeri pa doktorature. Mbeta me goje hapur kur degjova se te gjithe ngelesat qe kam patur ne klase jane bere jo vetem me diploma po edhe me tituj shkencore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).