Çmimi i energjisë elektrike ka pesuar një rritje mbi 30% në 6 vitet e fundit, edhe pse ende shqiptarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëria është më i lartë sesa në vendet e tjera të rajonit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Entit Regullator të Energjisë (ERE) ku rezulton se kostoja e energjisë elektrike në Shqipëri është më e lartë se ajo e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo edhe Serbisë.

Sipas raportit të ERE-s vendi ynë ka një çmim mestar prej 7.21 euro cent/kilovat. Duke lënë pas Maqedoninë me 6.78 euro cent/kilovat, ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike vetëm 4.95 euro cent/kilovati. Kjo sa i takon konsumatorëve “fundorë”.

Ndërsa për konsumatorët familjarë çmimi peson një rritje të mëtejshme. Ku vendi ynë renditet i dyti me 6.72 euro cent/kilovati, dhe në vend të parë është Maqedonia me 7.27 euro cent/kilovati. Por kësaj shume i shtohet edhe TVSH-ja që sërish në Shqipëri është 20%, pra më e lartë se në vendet e rajonit ku është 17%.

Çmimi i energjisë elektrike ka pesuar një rritje mbi 30% në 6 vitet e fundit, edhe pse ende shqiptarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Ditët e fundit po vihet re një ndërpreje e energjisë elektrike si në kryeqytet ashtu edhe në zona të tjera të vendit.

IDEA

6 Komente

fort e lumtun po keka hana tash

Na kane vone ruralet perpara, nuk pagujne ata, rriten humbjet, rritet cmimi, pagujme ne, kamza vazhdon voton xhelalin

Rritje do kete natyrisht, persa kohe rriten edhe çmimet e karburanteve. Stoponi çmimin e karburanteve, te stopohet edhe çmimi i energjise. 

Paradoksi i ERE-s eshte se si institucion mbikqyres e ka per detyre te kontrolloje tavanin e ketyre cmimeve, dhe jo vetem te beje studime. 

C'lajm idiot. Por po te krahasosh tre vende, shqiperi, kosove dhe maqedoni, normale qe njehere do dalim te paret nje here ne mes. Perse perdor termin "ne rajon" njehere?! Rajoni eshte ballkani. Ndoshta media prestigjoze "Idea" nuk e di, dhe ne kete rajon perfshihen dhe vende te tjera. Psh Greqia e ka cmimin rreth 15c/kw ose 2 here me shume se ne dhe maqedonia. Nderkohe qe kostoja e prodhimit te energjise elektrike eshte pak a shume e njejte kudo.

Ne vend qe te meren me faktin qe qeveria ka 6 vjet qe thote po ndertojme qindra hidrocentrale dhe nuk eshte ndertuar asnje, meren me disinformime, thua ti qe kur te vij Rama do e bej energjine falas.

Problemi eshte se çez-it duket sikur po ja knojne kongen.

dhe e gjitha ne kurriz tone

skane kuptim gjithe keto nderprerje lart e poshte ne mes te tiranes.

na moren ne qafe na moren mizerjet

kur te sulen horrat , gjej vrime e futu

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).