Në 6 nëntor 2012, në SHBA zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale. Pushtetmbajtësi Barack Obama do të kandidojë për herë të dytë për demokratët. Se cili do të jetë kandidati i Republikanëve, kjo është ende e paqartë.

 

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur kandidatët presidencialë të dy partive në SHBA caktoheshin me negociata në dhomat e pasme. Bosët e partive vendosnin se kush do të ishte kandidati për president i demokratëve, përkatësisht republikanëve. Vetëm prej 1972 rregullat ndryshuan.

"Ky ishte fillimi i sistemit modern që njohim sot dhe njëkohësisht fillimi i fundit të kongresit nacional të partive."

Sepse në kongreset partiake zakonisht delegatët vetëm miratojnë atë që kanë përcaktuar zgjedhësit dhe zgjedhëset në të gjithë vendin. Kjo në një kohë, kur rregullat pë rzgjedhjet paraprake që quhen sipas mënyrës së zgjedhjeve "Caucus" ose "Primary" janë komplekse- dhe ato dallohen edhe midis demokratëve dhe republikanëve.

"Caucus" ka kuptimin "takim, mbledhje" dhe këto takime kërkojnë edhe praninë personale të zgjedhëseve dhe zgjedhësve. Ata takohen në dhoma ndenjieje, në shkolla dhe kisha, për të votuar për kandidatin e tyre presidencial - dhe për poste të tjera politike- dhe për të votuar se cilët delegatë do të dërgojnë në kongreset partiake të tyre. Këta delegatë zgjedhin pastaj presidentin ose presidenten.

Zgjedhësit konservatorë republikanë janë ata që vendosin

Ai që i lë vetes kohë që të marrë pjesë në një takim të tillë është një njeri me kohë në dispozicion - dhe shumicën e herëve ai është shumë i angazhuar.

Për demokratët, Caucus është një teatër i pazakonshëm. Deri në fund përpiqen mbështetësit e kandidatëve që t'i entuziazmojnë për kandidatin e tyre të pranishmit.  Ka grindje, debate dhe negociata. Nëse një kandidat merr më pak se 15% të votave të të pranishmëve, mbështetësit e tij mund të kërkojnë në raundin tjetër të zgjedhjeve një favorit të ri. Por viti 2012 do të jetë jospektakolar për demokratët, sepse kandidati presidencial është përcaktuar, Barack Obama do të futet pa sfidues në garë.

Përsa i përket republikanëve procesi i zgjedhjes në Caucus është më i thjeshtë: këtu votohet me letër. Pasi letra është hedhur në kuti, vota nuk mund të ndryshohet më. Por deri atëherë lejohet të kryhet punë bindëse.

 

Procedurë e gjatë

Procesi i gjatë elektoral mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe. Zgjedhjet e para paraprake, Caucus në Iowa- zhvillohen në 3 janar, në qershor votohet në Kaliforni dhe në Nju Xhersi. Por deri atëherë zgjedhjet duhet të jenë vendosur prej kohësh. 1144 vota delegatësh duhet të mbledhë ai që kërkon të kandidojë për republikanët.

Teorikisht është e mundur që asnjë nga kandidatët republikanë të mos marrë shumicën e nevojshme. Atëherë, në kongresin e partisë që do të mbahet prej 27-30 gusht në Tampa të Floridas kandidati zgjidhet me vota. 

 

Redaktoi: Angjelina Verbica

21 Komente

ca bohet ne Iowa more? Ishallah del ne krye Ron Paul... dhe Obama eshte i humbur qe tani.

Ekonomia ka filluar te mekembet.cmimi i benzines ka rene qe do te thote se po te qendroje ne kete nivel qindra miliarde dollare do te rinvestohen diku tjeter.ne fushen e sigurise tani qe e palosi bin ladinin nuk e akuzojne dot per frikacak.republikanet kane per ti puthur bithen e tij te zeze ne zgjedhjet e ardhshme.meritojne te humbasin thelle sepse po sabotojne thjesht se presidenti eshte zezak.

shenjat e vogla te permiresimit ekonomik jane te paperfillshme ne kete krize qe nuk dihet se kur do mbaroje dhe sipas eksperteve 12-ta ka per te qene vit i veshtire. Do pare modeli se nuk ben dhe republikanet kane model qe stimulon biznesin e nepermjet tij stimulohet zhvillimi ne pergjithesi. Cmimi i karburanteve mund te levize nese Obama paqedashes tensionon situaten edhe me tej me Iranin ose ka trazira ne Lindje te Mesme. Ne fushen e sigurise Obama nese vendos te sulmoje Iranin vetem probleme ka per ti hapur Amerikes.

Republikanet e kane shumicen nese ju referohemi zgjedhjeve per kongres, puna eshte qe ta bejne te funksionoje kjo shumice edhe per presidentin. Nderkohe qe Obama ka humbur elektorat nga pacifistet e te tjera grupe qe e mbeshteten per here te pare se kujtuan se do shake sistemin por u zhgenjyen. Eshte nje ushtar i bindur i Izraelit, kerkon te sulmoje Iranin dhe ti hape edhe nje lufte tjeter Amerikes, mbeshtet regjime jo demokratike ne Lindjen e Mesme etj.

Media mainstream prandaj kerkon ti nxjerre ne mejdan Romney qe Obama te fitoje perseri se nese merr nominimin e republikaneve Ron Paul Obama mos te garoje fare.

Per Ron Paul kane per te votuar edhe njerez nga ata te OWS.

Ron Paul for the win.

O te lafte purtha shalet ishalla smiley
"Ne fushen e sigurise "Obama nese vendos te sulmoje Iranin vetem" probleme ka per ti hapur Amerikes." Mos ki merak mo se nuk e sulmon Vetem .Do te bejme prezent dhe ty smiley
Kush i mbulon mardheniet me Shtepine e Bardhe tek PPU te nderuar adnin. ? Shikojeni pak JU lutem .Ju siguroj se vetem Forcim Autoriteti do keni . I late ne harrese keshillat qe dha per zgjidhjen e Krizes ne Europe , Usa e Azi dhe ja gjendja . Nenvleresojeni dhe kete ....e ta shohim USA !

Ja rrun bethen obama IRANIT..Irani asht celesi ne dore te amerikes por amerika po ta veje ne vrime kete celes atehere amerika do zhduket krejtesisht nga egsistenca e dheut.Amerika me pushtimin qe beri ne irak E I KONSIDERUNEN KETO DY KOMBE VERTET TRASHANIKE nga humbja njerzore rreth 700 000 viktima iraniane,e 400 000  ne irak ne luften iran-irak .sot irani eshte i pregatitun per lufte dhe perballon AJO.AKTUALISHT  irani po perballet me nje dallge anti patriotizem e cila eshte jashta iranit (iranian ne emigrim) dhe me kete europa dhe amerika po arrijn te perfitojn moralisht ndaj iranit.personalisht une them se eshte vertet tragjike te pranojme ameriken apo korpusin armik  ku fatkeqsisht edhe  shqiperia e sali berishes u aderu ne NATO. te pretendoje te beje kete gabim vertet serioz tragjik ndaj iranit,thems e amerika ka lan bythet brenda.Irani eshte vendi ku neser me nje gjest godet izraelin por halke ne sy e ka arbine saudite.....arabia saudite eshte problemi i iranit sepse amerika eshte aty afer iranit ne arabi saudite , kuwait, emiratet arabe ectr......jam kunder amerikes sepse amerika eshte problemi dhe shqetesimi kryesor ne cdo krize qe lind ne shtete te ndryeshme.

Poshte Amerika! Rrnoft Shkodra e Lire dhe e Pavarur!

P.S.

Rrofte Irani.

Posht Arabia Saudite. 

Kuvajti as posht as lart.

po me arabine saudite c'pate mer? rrofte kuvajti BTW. smiley

E keqja atje eshte qe Tea Party e ka kthyer politiken ne te djathten ekstreme, ku dhe nje revist konservative si The Economist do ju dukej shume amerikaneve si revist marksiste. Prandaj dhe Obama e ka goxha te veshtire: c'fare mund te besh kur populli te hidhet ne fyt per reformen e shendetesise. Te pakten Romney fitojti, nje njeri qe ka treguar se eshte me i moderuar nga te c'mendurit. Nga ana tjeter, nje njeri si Romney e bene me te veshtire per Obamen te fitoj, sidomos kur konsideron qe ky mund te jete nje nga rastet e fundit qe ka per tu bere president.

Me habit qe BBC mendon se Chris Christie dhe Jeff Bush jane figura te larta...

The Tea Party helped them come out of the closet.  Ose sheshit.

Sa per Romney, Obama ka nje dynja me ngjashmeri, duke filluar nga healthnotcost-bs-care reform.  

Nejse, personalisht pa pike interesi per keto zgjedhje, rrezik s'do votoj.

Meqe u ndodha:

Attorney Jesslyn Radack: More whistle blowers have been charged during Obama administration then all other presidents together.

 

Avash o Monda, mos u be kaq idealiste. Nuk ta ka fajin njeriu qe ju i ngrini shpresat kaq shume. Sic nuk duhej te bleje fjalet e Obames ne 2008, nuk duhet te bleshe te republikaneve ne 2012. Keto i ka jeta dhe duhet te mesohemi me ato. Sic dhe ajo e famshmja e gjykates se larte, eshte e lehte te kesh opinione te forta kur nuk ke fuqi, por kur ke fuqi gjerat ndryshojne. Prandaj dhe Chomsky flet si i marre, se nuk e degjon njeri me fuqi. Tani te shtoj dhe dicka une, me te rezikshmit jane ata me opinione te forta kur nuk kane fuqi, dhe gati ti mbajne ato opinione kurre ta marrin fuqin, dhe le te duken ato opinionet te mira e te bukura.

PS; Obama eshte ai qe e cojti ne kulm gjithashtu luften me "drones," nje lufte ku ka me pak pergjegjesi dhe nga ajo e Bush-it sepse jane thjeshte vrasje. Ose, si nje nga ato ironite e fatit, Bushi kishte shtyre me shume se Obama per demokraci ne lindje te mesme (ndihma per vende si Egjipti ne baz te levizjes drejt zgjedhjeve).

Avash or ti apo je tuj shit ndonje gje dhe ti? smiley.

Ncuq, nuk bleva gje une ne 2008.  There was no return policy on that junk.   Nga keta nutjobs nga ana tjeter? S'behet llaf.   

Keshtu qe Nov 6 do jem me hangover rrezik nga nje dite me pare, se ashtu kam nje sebep, edhe s'luj vendit smiley

ma shpjegoni nji gja ma zot .....si ka parti republikane ne amerike e amerika asht shtet federal???po egsiston parti republikane ne europe dmth ka shtet republike si shqipnia ,franca......e ktu prsh ne belgjik ska parti republikane, se ka mretni e njikohsisht asht shtet federal ,dmth parti republikane ska shance e ne amerike ka ??se marr vesht ket pune......

O scutaro, se po hahemi ketu kaq ore me robt: 

A mund te me thuash te lutem cfare do te thote "karaduz"? 

Se nga shkodrane e degjova per here te pare kete fjale para ca ditesh! 

Rrofsh vllajo! 

La géante citrouille de 60 kilogrammes cultivée par l’agriculture Recep Altuntas dans la commune de Karaduz à Ordu, a épaté ceux qui l‘ont vue. anadolu ajansi - mustafa biyik....... qa heka me gjet shoku frengjisht keka nji komune ne turqi karaduz ku keka rrit nje kungull i madh prej 60kg.e ne shkoder jam lind e rrit e kam me vdek e karaduz se kam ndi noj her eeee.......njaj skeka shkodran por noj i ram prej lerg n shkoder se tash edhe tropojant kajn fillu me than jam tirunc......

rrofsh plako, per pergjigjen! 

T'du fort! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).